Tag: spajiq

  • Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Mali i Zi gati për t’u anëtarësuar në BE!

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Mali i Zi gati për t’u anëtarësuar në BE!

    “Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian është me të vërtetë pranë arritjes”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa hapi konferencën e parë për investime Mali i Zi-BE në vendpushimin turistik Lushtica, pranë Tivatit.
    Von der Leyen tha se janë bërë hapa pozitivë dhe se ka ardhur koha të investohet në Mal të Zi.

    “Ju jeni shumë ambiciozë dhe kjo na pëlqen”, tha shefja e Komisionit Evropian.

    Siç theksoi zyrtarja evropiane, duhet të përshpejtohen reformat në fushën e sundimit të ligjit, të ketë transparencë në prokurimet publike dhe në këtë mënyrë të dërgohet një sinjal se Mali i Zi është një vend i besueshëm për zhvillimin e biznesit.

    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, vlerësoi se BE-ja është partnerja më e rëndësishme strategjike dhe investuesja më e madhe në Mal të Zi.
    Ai njoftoi për një cikël investimesh që e presin Malin e Zi në vitet e ardhshme.
    “Një cikël që do t’i tërheqë mbi 3 miliardë euro. Ky është mesazhi kryesor që nga sot: Mali i Zi është i hapur për biznes dhe se tani është koha për të investuar”.
    Spajiq përsëriti qëndrimin se Mali i Zi është në prag të anëtarësimit në BE.
    “Deri në fund të vitit 2026 do t’i mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave, në mënyrë që të bëhemi anëtar i bllokut deri në fund të vitit 2028”, tha Spajiq.
    Ai theksoi, gjithashtu, se kjo është një mundësi për BE-në që të tregojë se politika e zgjerimit “është gjallë”.
    Në konferencë, e cila iu kushtua zhvillimit të qëndrueshëm, do të prezantohen katër projekte të investimeve evropiane në ekonominë e Malit të Zi dhe do të nënshkruhen dhjetë memorandume mirëkuptimi në fusha të ndryshme.
    Brukseli vlerëson politikën e jashtme të Podgoricës
    Në konferencën për media pas hapjes së konferencës, Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian e vlerëson shumë përafrimin e Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Brukselit, veçanërisht sa u përket raporteve me Rusinë.
    “Agresioni rus kundër Ukrainës e ka riformësuar kontinentin tonë. Çdo komb evropian duhet të zgjedhë vendin dhe anën e tij, dhe Mali i Zi e ka bërë tashmë këtë zgjedhje shumë qartë. Ju jeni plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. E vlerësojmë thellësisht vendimin për të dërguar ushtarë malazezë për të mbështetur misionin tonë të trajnimit për Ukrainën”, tha von der Leyen.
    Ajo e inkurajoi Malin e Zi që t’i shfrytëzojë 380 milionë eurot nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe po ashtu njoftoi se vitin e ardhshëm do të hiqet roaming-u mes Malit të Zi dhe BE-së.
    “Mali i Zi tani do t’i marrë 8 milionë euro pasi i ka përmbushur kushtet, por duhet të vazhdojë me reformat për të arritur te kushtet për shfrytëzimin e të gjithë fondit prej 380 milionësh që është paraparë për Malin e Zi”, tha zyrtarja e lartë evropiane.
    Raport i ri i Progresit i BE-së, më 4 nëntor
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se raporti i Komisionit Evropian për progresin e Malit të Zi pritet të publikohet më 4 nëntor.
    “Është një pasqyrë reale e gjendjes, do të reflektojë rezultatet e mëdha që janë arritur në periudhën e kaluar, por do të tregojë edhe sfidat dhe detyrat që duhet të përmbushim në periudhën e ardhshme”.
    Në atë raport do të vlerësohet përmbushja e kritereve për anëtarësim, me fokus në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, në fushën e demokracisë dhe përafrimit me ligjet e BE-së.
    Që nga raporti i vitit të kaluar, Mali i Zi i ka mbyllur katër kapituj negociues, i fundit në qershor, që ka të bëjë me prokurimin publik.
    Më herët, në dhjetor 2024, mbylli tre – kapitullin 7 (E drejta dhe pronësia intelektuale), 10 (Shoqëria informatike dhe mediat) dhe 20 (Ndërmarrësia dhe politika industriale).
    Mali i Zi i ka nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në para 13 vjetësh dhe deri më tani i ka mbyllur shtatë kapituj negociues nga gjithsej 33.

  • Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

    Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

    Mali i Zi i ka nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në para 13 vjetësh dhe deri më tani i ka mbyllur shtatë kapituj negociues nga gjithsej 33./ REL/ 

  • Mal i Zi/ Kundërshtohet investimi arab në plazhin e Ulqinit

    Mal i Zi/ Kundërshtohet investimi arab në plazhin e Ulqinit

    Qytetarët e Ulqinit në Malin e Zi në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masive duke ngritur zërin kundër dy marrëveshjeve që kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë, që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë. Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: “Ulqini nuk është në shitje”, “Larg duart nga Plazhi i Madh”, “Jemi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm, por duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”.Përfaqësuesit e subjekteve politike që marrin pjesë në parlamentin lokal, deputetë dhe lider partiakë si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre tri dekadave të pluralizmit në Mal të Zi folën me një gjuhë “Ulqini nuk është në shitje”. Përfaqësues të sektorit civil përsëritën që janë krah qytetarëve të Ulqinit dhe kundër marrëveshjeve që pezullojnë Ligjet e Malit të Zi e që hapin rrugën për “pastrim parash”.
    Vendosmëri për vazhdimin e protestësKryeministri Spajiq e cilëson marrëveshtjen shans që nuk duhet humbur për Malin e Zi dhe për Ulqinin. Sipas tij janë në pyetje mbi 30 miliardë euro që biznismeni arab Muhamed Alabar do të investonte në projektin e Plazhit të Madh e kjo nënkupton ndërtimin e objekteve turistike, aeroportin, spital të përmasave të mëdha, dy marina, dy universitete dhe objekte të tjerë. Mbetet të shihet nëse Ulqini dhe banorët e tij do t’ia dalin të ruajnë Plazhin e Madh nga ky investim i paralajmëruar me shumë të panjohura.
    Kryeministri Milojko Spajiq tashmë ka filluar konsultimet me partitë parlamentare për miratimin e marrëveshjes. Deri tani partia e kryeministrit “Evropa tani” dhe ajo Boshnjake i kanë thënë po miratimit të kësaj marrëveshjeje. Në fakt ai i ka numrat në parlament për miratimin e këtij dokumenti, por kanë mbetur dhe disa ditë të shihet se si do të pozicionohen subjektet e tjera në qeveri.
    Koalicionet shqiptare kanë thënë, se nuk do të votojnë pro marrëveshtjes që është në dëm të qytetit të Ulqinit dhe banorëve të tij. Protestuesit dhe vetë liderët e protestës janë të vetëdijshëm, se çdo gjë është e mundur. Ata thanë se “beteja” sapo ka filluar dhe duhet të jemi të përgatitur për surpriza por dhe për kundërshtime dhe hapa të tjerë për të penguar synimet e kryeministrit të Malit të Zi./dw

  • Deutsche Welle: Kundërshtohet me protesta popullore investimi arab në plazhin e Ulqinit

    Deutsche Welle: Kundërshtohet me protesta popullore investimi arab në plazhin e Ulqinit

    Qytetarët kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Malt të Zi për të t’iu dhënë me qira Plazhin e Madh të Uqinit investitorëve arabë.Qytetarët e Ulqinit në Malin e Zi në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masive duke ngritur zërin kundër dy marrëveshjeve që kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë, që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë. Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: “Ulqini nuk është në shitje”, “Larg duart nga Plazhi i Madh”, “Jemi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm, por duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”.
    Përfaqësuesit e subjekteve politike që marrin pjesë në parlamentin lokal, deputetë dhe lider partiakë si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre tri dekadave të pluralizmit në Mal të Zi folën me një gjuhë “Ulqini nuk është në shitje”. Përfaqësues të sektorit civil përsëritën që janë krah qytetarëve të Ulqinit dhe kundër marrëveshjeve që pezullojnë Ligjet e Malit të Zi e që hapin rrugën për “pastrim parash”.

    Protesta në UlqinFotografi: Vera Katana/DW
    Vendosmëri për vazhdimin e protestësKryeministri Spajiq e cilëson marrëveshtjen shans që nuk duhet humbur për Malin e Zi dhe për UlqininSipas tij janë në pyetje mbi 30 miliardë euro që biznismeni arab Muhamed Alabar do të investonte në projektin e Plazhit të Madh e kjo nënkupton ndërtimin e objekteve turistike, aeroportin, spital të përmasave të mëdha, dy marina, dy universitete dhe objekte të tjerë. Mbetet të shihet nëse Ulqini dhe banorët e tij do t’ia dalin të ruajnë Plazhin e Madh nga ky investim i paralajmëruar me shumë të panjohura.
    Kryeministri Milojko Spajiq tashmë ka filluar konsultimet me partitë parlamentare për miratimin e marrëveshjes. Deri tani partia e kryeministrit “Evropa tani” dhe ajo Boshnjake i kanë thënë po miratimit të kësaj marrëveshjeje. Në fakt ai i ka numrat në parlament për miratimin e këtij dokumenti, por kanë mbetur dhe disa ditë të shihet se si do të pozicionohen subjektet e tjera në qeveri.
    Koalicionet shqiptare kanë thënë, se nuk do të votojnë pro marrëveshtjes që është në dëm të qytetit të Ulqinit dhe banorëve të tij. Protestuesit dhe vetë liderët e protestës janë të vetëdijshëm, se çdo gjë është e mundur. Ata thanë se “beteja” sapo ka filluar dhe duhet të jemi të përgatitur për surpriza por dhe për kundërshtime dhe hapa të tjerë për të penguar synimet e kryeministrit të Malit të Zi.
    Vera Katana

  • “Ulqini nuk është në shitje”/ Protestuesit detyrojnë Alabar-in të tërhiqet nga tenderi në Malin e Zi

    “Ulqini nuk është në shitje”/ Protestuesit detyrojnë Alabar-in të tërhiqet nga tenderi në Malin e Zi

    Qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë nga Ulqini protestuan në këtë qytet në jug të Malit të Zi, duke thënë se “Ulqini nuk është në shitje”.

    Protesta e 22 marsit u thirr për shkak të pakënaqësive lidhur me tenderin për dhënien me qira të plazheve të Ulqinit, të cilat vitet e fundit janë marrë me qira nga biznesmenët lokalë, por këtë vit oferta më e mirë e marrjes me qira të plazheve u vlerësua të ishte ajo e kompanisë arabe, Eagle Hills. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Plazhi i Madh nuk është një shkretëtirë që dikush të ndërtojë një Dubai. Plazhi i Madh është një mrekulli e natyrës, 20 kilometra bregdet i paprekur, me rërë të ngrohtë dhe shëruese. Krenaria dhe trashëgimia jonë”, tha Dijana Pellinkoviq, presidente e shoqatës “Ada Bojana”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sipas saj, banorët e Ulqinit nuk janë kundër progresit, por janë kundër projekteve megalomane që fshijnë identitetin lokal.

    “Komuniteti ynë duhet të marrë pjesë në vendimmarrje. Po ngremë zërin kundër centralizmit”, tha përfaqësuesi i qiramarrësve, Albert Kastrati.

    Ai vlerësoi se tenderi për qiramarrjen e plazheve ka diskriminuar qiramarrësit vendas dhe ka favorizuar investitorët e huaj.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Protesta në Ulqin u mbajt pavarësisht nga fakti se kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, më 20 mars njoftoi se Eagle Hills ka ndërmend të tërhiqet dhe t’ua kalojë plazhet qiramarrësve lokalë.

    Kompania arabe, Eagle Hills, më 11 mars dorëzoi ofertën më të mirë për dhënien me qira për një periudhë katërvjeçare të nëntë nga 19 plazhet në Plazhin e Madh të Ulqinit.

    Kjo shkaktoi revoltë te qiramarrësit aktualë të plazheve dhe autoritetet lokale, të cilët deklaruan se plazhet po u jepen investitorëve të huaj “përmes marrëveshjeve të dyshimta”.

    Pas kësaj, siç e ka bërë të ditur kryeministri Spajiq, presidenti i kompanisë arabe, Mohamed Alabar, ka hequr dorë nga oferta.

    “Personalisht më ka thënë se për të gjitha plazhet ku kanë konkurruar ulqinakët, është i gatshëm të heqë dorë ose t’i japë me nënqira, siç është e mundur edhe ligjërisht”, tha Spajiq.

    Qeveria e Malit të Zi njoftoi se, sipas nismës së Spajiqit, investitori ka vendosur që plazhet që i ka fituar përmes tenderit, që më parë ishin marrë me qira nga ndërmarrësit lokalë, t’ua dorëzojë atyre me çmimin që ata kanë ofertuar në tender.

    Eagle Hills, që dha ofertën më të lartë për plazhet, është një kompani ndërtimi nga Abu Dabi i Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo kompani njihet për projekte rajonale, sikurse “Belgrade Waterfront”.

    Kompania ka përfaqësinë në Mal të Zi, që është regjistruar pas skadimit të afatit fillestar për dorëzimin e ofertave në tenderin për dhënien me qira të plazheve të Ulqinit.

    Afati për dorëzimin e ofertave, për tenderin e shpallur më 19 shkurt, ishte 4 mars, por ai u zgjat për shtatë ditë.

    Alabar regjistroi kompaninë e tij më 6 mars në Malin e Zi dhe aplikoi në tender. Afatin e zgjati kompania shtetërore që menaxhon plazhet në Mal të Zi.

    Spajiq u ka njoftuar ulqinakët se përveç tërheqjes nga tenderi për dhënien me qira të plazheve, kompania nga Abu Dabi është e interesuar që të bëjë investime në Plazhin e Madh, i cili është afër 13 kilometra i gjatë dhe ende i pa ndërtuar.

    Ai tha se kompania është e interesuar të investojnë 30 miliardë euro në një mega-projekt në Ulqin, që do të përfshinte ndërtimin e një aeroporti të madh, spitalit më modern në Ballkan, një marinë dhe rinovimin e qytetit të vjetër të Ulqinit.

    Spajiq muajin e kaluar qëndroi në një vizitë zyrtare në Dubai, ku siç u njoftua më 13 shkurt, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve, i cili parashikon shkëmbimin e përvojave për modernizimin e administratës dhe bashkëpunim ekonomik.

    Çfarë i shqetëson politikanët lokalë

    Plani për investimet në mega-projektin në Ulqin nuk ka marrë miratimin e opozitës dhe një pjese të liderëve lokalë.

    Deputeti i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, konfirmoi se gjatë një takimi, se Spajiq ka thënë se qëllimi i investitorëve arabë është të marrin me qira të gjithë Plazhin e Madh për 99 vjet.

    Ai theksoi se kjo është e papranueshme, pasi, edhe pse nuk janë kundër investimeve, “Ulqini nuk është në shitje”.

    Sipas tij, një qira për një periudhë 99-vjeçare do të thotë se për Plazhin e Madh do të vendosë dikush tjetër dhe jo komuniteti lokal. Ai shtoi se ekzistojnë edhe lokacione të tjera për investime, por jo 20 milionë metra katrorë të Plazhit të Madh dhe rrethinës së tij.

    Spajiq, siç tha Zenka, ka treguar vetëm një plan ideor të investitorëve nëpërmjet një fotografie, e cila nuk ishte e mjaftueshme për një vlerësim serioz.

    Një ditë para protestës, u mbajt edhe një mbledhje e Kuvendit të Ulqinit, ku u miratuan në parim projektet e reja për këtë qytet.

    Ndër të tjera, u miratua që të gjitha investimet të jenë në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke respektuar dokumentet planifikues dhe strategjike të komunës dhe shtetit, si dhe duke marrë parasysh qëndrueshmërinë ekonomike, ekologjike dhe shoqërore.

    Abazoviq kërkon që Prokuroria Speciale të reagojë

    Ish-kryeministri Dritan Abazoviq, i cili është nga Ulqini, ka kërkuar që Prokuroria Speciale e shtetit të hetojë rastin e dhënies së qirasë për Plazhin e Madh, duke pretenduar se bëhet fjalë për një vepër korruptive.

    Ai tha se kryeministri Spajiq “ka premtuar pasuri shtetërore dhe komunale pa iu nënshtruar procedurës përkatëse”.

    “Spajiq ka prezantuar një projekt që nuk është parashikuar në Planin Hapësinor të Malit të Zi, dhe është paraqitur si përfaqësues i kompanisë që fitoi qiranë. Procedura e tenderit ishte e dyshimtë dhe rregullat për garancinë bankare u ndryshuan në momentin e fundit”, tha Abazoviq për gazetën “Vijesti”.

    Mali i Zi nuk ka Plan Hapësinor që nga viti 2020.

    Ai shtoi se sipas informacionit që ka, Mohamed Alabar është i pakënaqur, duke theksuar se duke u tërhequr nga qiraja, do të humbiste 100 mijë euro garanci.

    “E vendosën në një pozicion të vështirë. Është shumë i zemëruar dhe i gatshëm të humbasë para për të ruajtur reputacionin e tij”, tha Abazoviq.

    Dyshimet për parregullsi në tenderin për dhënien me qira të plazheve i kishin shprehur që në fillim edhe sipërmarrësit lokalë, të cilët thonë se nuk janë kundër investitorëve.

    “Përmes tenderit, afati i të cilit u shty, në të cilin mori pjesë Eagle Hills Montenegro, ndodhi një sulm i paprecedent i organizuar, i sinkronizuar me institucionet e sistemit”, tha më 18 mars, kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.

    Nga Qeveria e Malit të Zi pohuan se tenderi është realizuar në mënyrë ligjore dhe se çdo veprim tjetër i ofertuesve, përfshirë mundësinë e tërheqjes, është një vendim që u përket atyre.

    Ulqinakët kanë nisur një peticion, i cili është nënshkruar edhe gjatë protestës, dhe përmes tij kërkohet, veç tjerash, anulimi i tenderit për qiradhënie.

    Plazhi i Madh, i gjatë 13 kilometra dhe me një gjerësi mesatare prej 60 metrash, ndodhet pesë kilometra nga Ulqini, qyteti më jugor i bregdetit malazez, që ndodhet në kufi me Shqipërinë./REL

  • “Ulqini nuk është në shitje”, qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë, në protestë

    Qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë nga Ulqini protestuan në këtë qytet në jug të Malit të Zi, duke thënë se “Ulqini nuk është në shitje”.
    Protesta e 22 marsit u thirr për shkak të pakënaqësive lidhur me tenderin për dhënien me qira të plazheve të Ulqinit, të cilat vitet e fundit janë marrë me qira nga biznesmenët lokalë, por këtë vit oferta më e mirë e marrjes me qira të plazheve u vlerësua të ishte ajo e kompanisë arabe, Eagle Hills.

    “Plazhi i Madh nuk është një shkretëtirë që dikush të ndërtojë një Dubai. Plazhi i Madh është një mrekulli e natyrës, 20 kilometra bregdet i paprekur, me rërë të ngrohtë dhe shëruese. Krenaria dhe trashëgimia jonë”, tha Dijana Pellinkoviq, presidente e shoqatës “Ada Bojana”.

    Sipas saj, banorët e Ulqinit nuk janë kundër progresit, por janë kundër projekteve megalomane që fshijnë identitetin lokal.
    “Komuniteti ynë duhet të marrë pjesë në vendimmarrje. Po ngremë zërin kundër centralizmit”, tha përfaqësuesi i qiramarrësve, Albert Kastrati.
    Ai vlerësoi se tenderi për qiramarrjen e plazheve ka diskriminuar qiramarrësit vendas dhe ka favorizuar investitorët e huaj.
    Protesta në Ulqin u mbajt pavarësisht nga fakti se kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, më 20 mars njoftoi se Eagle Hills ka ndërmend të tërhiqet dhe t’ua kalojë plazhet qiramarrësve lokalë.
    Kryetari i Barit, Dushan Raiçeviq dhe ai i Ulqinit, Genci Nimambegu gjatë protestës në Ulqin më 22 mars.
    Pakënaqësia nisi nga tenderi
    Kompania arabe, Eagle Hills, më 11 mars dorëzoi ofertën më të mirë për dhënien me qira për një periudhë katërvjeçare të nëntë nga 19 plazhet në Plazhin e Madh të Ulqinit.
    Kjo shkaktoi revoltë te qiramarrësit aktualë të plazheve dhe autoritetet lokale, të cilët deklaruan se plazhet po u jepen investitorëve të huaj “përmes marrëveshjeve të dyshimta”.
    Pas kësaj, siç e ka bërë të ditur kryeministri Spajiq, presidenti i kompanisë arabe, Mohamed Alabar, ka hequr dorë nga oferta.
    “Personalisht më ka thënë se për të gjitha plazhet ku kanë konkurruar ulqinakët, është i gatshëm të heqë dorë ose t’i japë me nënqira, siç është e mundur edhe ligjërisht”, tha Spajiq.
    Qeveria e Malit të Zi njoftoi se, sipas nismës së Spajiqit, investitori ka vendosur që plazhet që i ka fituar përmes tenderit, që më parë ishin marrë me qira nga ndërmarrësit lokalë, t’ua dorëzojë atyre me çmimin që ata kanë ofertuar në tender.
    Eagle Hills, që dha ofertën më të lartë për plazhet, është një kompani ndërtimi nga Abu Dabi i Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo kompani njihet për projekte rajonale, sikurse “Belgrade Waterfront”.
    Kompania ka përfaqësinë në Mal të Zi, që është regjistruar pas skadimit të afatit fillestar për dorëzimin e ofertave në tenderin për dhënien me qira të plazheve të Ulqinit.
    Afati për dorëzimin e ofertave, për tenderin e shpallur më 19 shkurt, ishte 4 mars, por ai u zgjat për shtatë ditë.
    Alabar regjistroi kompaninë e tij më 6 mars në Malin e Zi dhe aplikoi në tender. Afatin e zgjati kompania shtetërore që menaxhon plazhet në Mal të Zi.
    Plane për investime në Ulqin
    Spajiq u ka njoftuar ulqinakët se përveç tërheqjes nga tenderi për dhënien me qira të plazheve, kompania nga Abu Dabi është e interesuar që të bëjë investime në Plazhin e Madh, i cili është afër 13 kilometra i gjatë dhe ende i pa ndërtuar.
    Ai tha se kompania është e interesuar të investojnë 30 miliardë euro në një mega-projekt në Ulqin, që do të përfshinte ndërtimin e një aeroporti të madh, spitalit më modern në Ballkan, një marinë dhe rinovimin e qytetit të vjetër të Ulqinit.
    Spajiq muajin e kaluar qëndroi në një vizitë zyrtare në Dubai, ku siç u njoftua më 13 shkurt, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve, i cili parashikon shkëmbimin e përvojave për modernizimin e administratës dhe bashkëpunim ekonomik.
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë protestës në Ulqin.
    Çfarë i shqetëson politikanët lokalë
    Plani për investimet në mega-projektin në Ulqin nuk ka marrë miratimin e opozitës dhe një pjese të liderëve lokalë.
    Deputeti i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, konfirmoi se gjatë një takimi, se Spajiq ka thënë se qëllimi i investitorëve arabë është të marrin me qira të gjithë Plazhin e Madh për 99 vjet.
    Ai theksoi se kjo është e papranueshme, pasi, edhe pse nuk janë kundër investimeve, “Ulqini nuk është në shitje”.
    Sipas tij, një qira për një periudhë 99-vjeçare do të thotë se për Plazhin e Madh do të vendosë dikush tjetër dhe jo komuniteti lokal. Ai shtoi se ekzistojnë edhe lokacione të tjera për investime, por jo 20 milionë metra katrorë të Plazhit të Madh dhe rrethinës së tij.
     
    Spajiq, siç tha Zenka, ka treguar vetëm një plan ideor të investitorëve nëpërmjet një fotografie, e cila nuk ishte e mjaftueshme për një vlerësim serioz.
    Një ditë para protestës, u mbajt edhe një mbledhje e Kuvendit të Ulqinit, ku u miratuan në parim projektet e reja për këtë qytet.
    Ndër të tjera, u miratua që të gjitha investimet të jenë në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke respektuar dokumentet planifikues dhe strategjike të komunës dhe shtetit, si dhe duke marrë parasysh qëndrueshmërinë ekonomike, ekologjike dhe shoqërore.
    Abazoviq kërkon që Prokuroria Speciale të reagojë
    Ish-kryeministri Dritan Abazoviq, i cili është nga Ulqini, ka kërkuar që Prokuroria Speciale e shtetit të hetojë rastin e dhënies së qirasë për Plazhin e Madh, duke pretenduar se bëhet fjalë për një vepër korruptive.
    Ai tha se kryeministri Spajiq “ka premtuar pasuri shtetërore dhe komunale pa iu nënshtruar procedurës përkatëse”.
    “Spajiq ka prezantuar një projekt që nuk është parashikuar në Planin Hapësinor të Malit të Zi, dhe është paraqitur si përfaqësues i kompanisë që fitoi qiranë. Procedura e tenderit ishte e dyshimtë dhe rregullat për garancinë bankare u ndryshuan në momentin e fundit”, tha Abazoviq për gazetën “Vijesti”.
     
    Mali i Zi nuk ka Plan Hapësinor që nga viti 2020.
    Ai shtoi se sipas informacionit që ka, Mohamed Alabar është i pakënaqur, duke theksuar se duke u tërhequr nga qiraja, do të humbiste 100 mijë euro garanci.
    “E vendosën në një pozicion të vështirë. Është shumë i zemëruar dhe i gatshëm të humbasë para për të ruajtur reputacionin e tij”, tha Abazoviq.
    Dyshimet për parregullsi në tenderin për dhënien me qira të plazheve i kishin shprehur që në fillim edhe sipërmarrësit lokalë, të cilët thonë se nuk janë kundër investitorëve.
    “Përmes tenderit, afati i të cilit u shty, në të cilin mori pjesë Eagle Hills Montenegro, ndodhi një sulm i paprecedent i organizuar, i sinkronizuar me institucionet e sistemit”, tha më 18 mars, kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.
    Nga Qeveria e Malit të Zi pohuan se tenderi është realizuar në mënyrë ligjore dhe se çdo veprim tjetër i ofertuesve, përfshirë mundësinë e tërheqjes, është një vendim që u përket atyre.
    Ulqinakët kanë nisur një peticion, i cili është nënshkruar edhe gjatë protestës, dhe përmes tij kërkohet, veç tjerash, anulimi i tenderit për qiradhënie.
    Plazhi i Madh, i gjatë 13 kilometra dhe me një gjerësi mesatare prej 60 metrash, ndodhet pesë kilometra nga Ulqini, qyteti më jugor i bregdetit malazez, që ndodhet në kufi me Shqipërinë.