Tag: spajiç

  • Mali i Zi vendos viza për qytetarët turq, 45 të arrestuar

    Mali i Zi vendos viza për qytetarët turq, 45 të arrestuar

    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, njoftoi sonte se qeveria do të mbajë nesër një mbledhje urgjente për të marrë vendim mbi pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për qytetarët turq, pas një sërë incidentesh të dhunshme në Podgoricë në 24 orët e fundit.

    Sipas Spajićit, ky hap ndërmerret “me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë publike”, duke theksuar njëkohësisht se qeveria synon të ruajë marrëdhënie të mira me Ankaranë.

    “Me qëllim ruajtjen e aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënieve të mira dypalëshe, në periudhën e ardhshme do të nisim bisedime intensive me Republikën e Turqisë për të gjetur modelin më të mirë në interes të ndërsjellë, në frymën e bashkëpunimit dhe aleancës së mirë,” shkroi Spajić në platformën X.

    Incidentet në Podgoricë

    Policia malazeze raportoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa raste dhune që përfshijnë shtetas turq, duke ndaluar rreth 45 persona.
    Dy prej tyre janë identifikuar si të dyshuar për një sulm me thikë ndaj një qytetari të Podgoricës, M. J., i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmë.

    Më pas, një numër banorësh të një lagjeje të Podgoricës janë mbledhur duke brohoritur slogane përçmuese kundër turqve, gjë që ka rritur tensionet në kryeqytet.

    Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Policisë deklaroi se po shqyrton arsyet dhe ligjshmërinë e qëndrimit të shtetasve turq të ndaluar, si dhe rrethanat e dhunës së ndodhur, që mund të çojnë në masa represive, përfshirë anulimin e lejeve të qëndrimit dhe dëbimin e të huajve.

    Aktualisht, rreth 13,300 shtetas turq banojnë zyrtarisht në Mal të Zi, sipas të dhënave të policisë.

    Reagime politike e fetare

    Kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejzić, reagoi në platformën X duke ngritur dyshime për një ndikim të mundshëm politik nga Serbia:

    “Pas më pak se 20 ditësh nga deklarata e Presidentit serb Vuçiç që akuzonte Turqinë për armatosjen e Kosovës – a po e ndëshkon Beogradi Turqinë përmes Malit të Zi?”, shkroi Fejzić.

    Ndërkohë, Partia Boshnjake (BS), pjesë e koalicionit qeverisës, dënoi si aktet e dhunës, ashtu edhe gjuhën e urrejtjes që është shfaqur në publik pas ngjarjeve.

    “Thirrjet si ‘Vrite turkun’ jo vetëm që fyejnë dinjitetin njerëzor, por rrezikojnë të minojnë vlerat e paqes dhe bashkëjetesës që përbëjnë themelin e shoqërisë malazeze,” thuhet në deklaratën e BS-së.
    “Mali i Zi duhet të mbetet një vend ku dhunës nuk i përgjigjemi me urrejtje, por me drejtësi.”

    Partia u bëri thirrje institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe të ruajnë rendin publik e besimin mes qytetarëve.

  • Tensione mes Ramës dhe Spajiç/ Kryeministri bën humor për territorin e vogël të Malit të Zi (PAMJET)

    Tensione mes Ramës dhe Spajiç/ Kryeministri bën humor për territorin e vogël të Malit të Zi (PAMJET)

    Përplasje verbale midis kryeministrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi u panë gjatë një paneli të përbashkët të mbajtur në Chatham House të Londrës, një nga institutet më prestigjioze ndërkombëtare të analizave.
    Gjatë këtij takimi, ku u diskutuan çështje të rëndësishme rajonale dhe politike, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri disa komente ironike që duket se shkaktuan tension me homologun e tij malazez, Milojko Spajiç.

    Rama bëri shaka për madhësinë e Malit të Zi, duke aluduar lehtë me humor për territorin e vogël të këtij vendi, pas deklaratës së Spajiç i cili shprehu mospajtim me disa nga qëndrimet e Ramës. Ky moment duket se krijoi një atmosferë paksa të tensionuar në panel, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.

  • Kryeministri i Malit të Zi, Spajiç: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së, objektivi i saj është realist

    Kryeministri i Malit të Zi, Spajiç: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së, objektivi i saj është realist

    Në panelin e organizuar nga “Chatham House” në Londër me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, vlerësoi progresin e vendeve të rajonit drejt integrimit europian, duke përmendur veçanërisht Shqipërinë si një shembull pozitiv. 
    I pyetur për objektivin e anëtarësimit në vitin 2028, Spajiç tha se fillimisht deklarata e Malit të Zi për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2026 u prit me skepticizëm, por rezultatet e arritura po e bëjnë gjithnjë e më të besueshme këtë synim. 
     “Rezultatet vijnë njëri pas tjetrit. Si rrjedhojë, u bë një objektiv realist,” u shpreh ai. 
    Duke folur për Shqipërinë, Spajiç tha se “Mendoj po kështu se edhe objektivi i Shqipërisë është bërë tërësisht realist, sepse Shqipëria po ecën shumë shpejt dhe po bën një punë shumë të mirë në frontin e integrimit në BE. Jam i lumtur që shohim vende të tjera që ecin mirë dhe bëjnë maksimumin e tyre.” 
    Ai theksoi se procesi i anëtarësimit nuk është një garë me fitues e humbës, por një përpjekje e përbashkët ku të gjitha vendet përfitojnë nga zgjerimi i Bashkimit Europian. 
    “Kjo nuk është një lojë me shumatorë zero. Të gjithë do të përfitojmë sa më shumë vende nga rajoni të bëhen pjesë e BE-së, të kenë të njëjtat vlera dhe të jenë pjesë e tregut të përbashkët,” tha Spajiç. 
    Kryeministri malazez vuri në dukje se Bashkimi Europian po tregohet gjithnjë e më serioz në raport me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur disa zhvillime të prekshme në rajon si shenja inkurajuese. 
    “Sfidat sigurisht që janë të mëdha, por jemi optimistë,” nënvizoi ai. 
    Ai shtoi se ekzistojnë edhe dinamika gjeopolitike dhe jo të gjitha vendet janë të lumtura me ritmin e shpejtë të Malit të Zi dhe Shqipërisë drejt BE-së, por kjo është normale për një rajon që historikisht ka qenë në qendër të interesave të fuqive të mëdha. 
     “Pavarësisht sfidave, unë jam shumë optimist se do t’ia dalim,” u shpreh Spajiç. 
    Në Britani pritet që më 22 tetor të zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderë të tjerë europianë, me fokus në stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon. 

  • Mali i Zi, ekonomi blockchain prej 2 miliardë eurosh

    Mali i Zi, ekonomi blockchain prej 2 miliardë eurosh

    Në foto – Milojko SpajićNën drejtimin e kryeministrit Milojko Spajić, qeveria e Malit të Zi synon ta shndërrojë këtë shtet të vogël ballkanik në një fuqi të teknologjisë blockchain që shkon përtej madhësisë së vet.Në prapaskenë, Agile Dynamics po luan një rol të madh në formësimin dhe nxitjen e ambicieve kombëtare.Jo shumë kohë pas marrjes së postit, Milojko Spajić, ish-bankier investimesh dhe …

  • Tenderi për aeroportet! Përplasje në qeverinë e Malit të Zi: Kërkohet të favorizohet Rinas-i

    Tenderi për aeroportet! Përplasje në qeverinë e Malit të Zi: Kërkohet të favorizohet Rinas-i

    FOTO ILUSTRUESE

    MALI I ZI-Tenderi për të dhënë me koncesion aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit ka shkaktuar një debat të thellë në qeverinë malazeze, ku shkak janë bërë planet e kompanive, pjesë e të cilave përmendet edhe ai i Rinas-it. Sipas raportimeve nga mediat malazeze, qeveria e Malit të Zi është ndarë në dy kampe. Nga njëra anë qëndron kryeministri Milojko Spajiç me njerëzit e tij dhe nga ana tjetër zëvendëskryeministri shqiptar Nik Gjeloshaj dhe ministrja e Transportit, Maja Vukićević.
    Kryeministri Milojko Spajiç dhe zëvendësi i tij, Nik Gjeljosaj, kanë kundërshtuar publikisht njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Spajiç beson se oferta e koreanëve u skualifikua padrejtësisht, ndërsa Gjeloshaj është kundërpërgjigjur ashpër duke akuzuar dhe IFC-në si konsulente e tenderit, për korrupsion. Përlasja ka arritur deri në pikën e paranojës, teksa zyra e kryeministrit malazez akuzon për komplot shqiptar me qëllim dështimin e koncesionit për të favorizuar aeroportin e Rinasit.
    Konkretisht kompania luksemburgo-amerikane planifikon të fillojë punën në mars të vitit 2026, ndërsa kompania koreane në janar të vitit 2027. Por një ditë më parë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i drejtuar nga zëvendëskryeministri shqiptar, Nik Gjeloshaj, skualifikoi ofertën e kompanisë koreane Incheon, duke shpallur kështu fitues kompaninë tjetër të mbetur në garë Corporation America Airports SA.
    Kompania e shpallur fiuese, CAAP synon të krijojë një bazë ajrore të destinuar për kompanitë me kosto të ulët në të dy aeroportet (tre aeroplanë Wizz Air në Podgoricë dhe dy aeroplanë EasyJet në Tivat), i pari do të jetë gati për përdorim në vitin 2029 dhe i dyti në vitin 2034.
    Ndërkohë, sipas Vijesti, kompania koreano-jugore nuk planifikon të krijojë baza të tilla, por do t’i inkurajonte kompanitë me kosto të ulët të zvogëlojnë ose të tërheqin shërbimet e tyre nga aeroportet malazeze, domethënë të ridrejtohen në aeroportet fqinje, si Dubrovniku dhe Tirana, ku janë në fuqi programe më tërheqëse nxitëse.
    Dokumenti thotë se “IIAC duket se po injoron kërkesën e mundshme për avionë të bazuar nga transportuesit me kosto të ulët në aeroportet malazeze”.
    “Propozimi për të rritur numrin e itinerareve të operuara nga transportuesit me shërbim të plotë (FSC) nuk mbështetet nga supozime të qarta ose studime tregu që tregojnë kërkesë të mjaftueshme për shërbime të tilla. Duke parë trendet rajonale në vende si Kroacia, Serbia dhe Shqipëria, ka pasur një rritje të konsiderueshme të trafikut të pasagjerëve, kryesisht falë linjave ajrore me kosto të ulët, me një pjesë në rënie të transportuesve tradicionalë. Ky trend është kryesisht për shkak të natyrës së turizmit në Ballkan, i cili tenton të tërheqë udhëtarë me buxhet të kufizuar,”-thuhet në raport.
    Kryeministri Milojko Spajiç ka reaguar gjithashtu shumë ashpër ndaj skualifikimit të koreaneve duke urdhëruar tërheqjen e njerëzve të tij nga komisioni i tenderit si dhe duke paralajmëruar kallëzim në prokurori. Një burim pranë kampit të Spajiçit tha se tre përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë nuk do të nënshkruajnë procesverbalin e komisionit të tenderit, pasi dyshojnë për paligjshmërinë e procesit të pikëzimit.
    DEBATI:
    Kampi i kryeministrit Spajiç dyshon se Gjeloshaj dhe ministrja e Transporteve Maja Vukiçeviç, e cila është edhe anëtare e komisionit, synojnë sabotimin e tenderit, sepse pa investime të mëdha, aeroportet malazeze nuk do të ishin në gjendje të konkurronin aeroportin e Tiranës dhe duke mbetur në pronësi të shtetit, do të ishin ende në subjektin e punësimit të Partisë Popullore Demokratike.
    “Do të thërrasin policinë dhe prokurorinë për të hetuar gjithçka”, tha burimi, i pyetur se kush duhet të përcaktojë paligjshmërinë e pretenduar të procedurës.
    Gjeloshaj: Ne nuk kemi besim te konsulenti
    Gjeloshaj iu përgjigj ashpër letrës së IFC-së dhe qëndrimit të Spajiç, duke thënë se “shumica dërrmuese” e komisionit nuk besonte në shumicën e veprimeve të IFC-së. Ai tha se nuk do të pranonte kurrë poshtërimin e qeverisë dhe shtetit, duke paraqitur një raport tek “konsulentët që ne paguajmë, por e kundërta, që ata të japin llogari për veprimet e tyre”.
    “IFC-ja ka gjykuar gabimisht nëse beson se anëtarët e Komisionit të Tenderit duhet të jenë vetëm figura dhe shtesa, për të konfirmuar çdo dëshirë të IFC-së, ose më mirë për të miratuar çdo urdhër që përcjell partneri i Incheon-it, Bodin Bulatović (shefi i IFC për Ballkanin),” deklaroi Gjeloshaj.
    Afati brenda të cilit komisioni i tenderit duhej të përfundonte të gjithë punën dhe të paraqiste një raport në Ministrinë e Transportit mbi vlerësimin e ofertave skadon nesër. Ministria e Transportit duhet më pas, brenda 30 ditëve, t’i propozojë Qeverisë përfundime për miratim, domethënë një listë renditjeje që tregon se cila është oferta më e mirë në tender. Qeveria mund t’i miratojë këto përfundime, por gjithashtu të vendosë që oferta më e mirë nuk i plotëson nevojat e Malit të Zi dhe ta anulojë tenderin.
    Një nga opsionet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, e cila kërcënon të destabilizojë Qeverinë dhe shumicën qeverisëse, është zgjatja e afatit për komisionin e tenderit për të paraqitur një raport në Ministrinë e Transportit me vendim të Qeverisë.

  • Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës! Spajiç: Të ofrojmë më shumë kohë për familjen

    Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës! Spajiç: Të ofrojmë më shumë kohë për familjen

    Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës. Modeli, sipas kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, do t’i kënaqë punëdhënësit, por edhe sindikatat.
    Orari i punës pritet të shkurtohet në shtatë orë në ditë. Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.
    Qëllimi, sipas Spajiç, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.

    Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi megjithatë ka thënë se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira ka thënë se e kupton kundërshtimin e bizneseve, por se beson që shteti duhet të niset në këtë drejtim.
     
     

  • Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës! Spajiç: Synimi, të përmirësojmë cilësinë e jetesës dhe të ofrojmë më shumë kohë për familjen

    Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës! Spajiç: Synimi, të përmirësojmë cilësinë e jetesës dhe të ofrojmë më shumë kohë për familjen

    Qeveria e Malit të Zi është pranë miratimit të një zgjidhjeje që do të sillte orarin shtatorësh të punës, dhe modeli që po shqyrtohet pritet të kënaqë punëdhënësit dhe sindikatat, njoftoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

    Ai theksoi se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme, raporton KosovaPress.

    Qëllimi, sipas Spajiç, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.

    Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi shprehet se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira thonë se e kuptojnë kundërshtimin e biznesit, por besojnë se vendi duhet të nisë në këtë drejtim.

    Në qeverinë e parë pas ndryshimeve politike, Spajiç ishte ministër i Financave që hartoi projektin “Evropa Tani”, i cili rriti pagat minimale në Mal të Zi nga 222 në 450 euro.

  • REL: Ulqini mes planeve dhe dyshimeve të mëdha për Plazhin e Madh

    REL: Ulqini mes planeve dhe dyshimeve të mëdha për Plazhin e Madh

    Foto ilustruese

    Dy marrëveshjet që kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, i ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të turizmit janë të papranueshme për një pjesë të sektorit joqeveritar dhe për komunitetin lokal. Këto marrëveshje hapin rrugën për dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Plazhi, i gjatë 13 kilometra, afër qytetit më jugor të Malit të Zi, Ulqinit, përfshin rreth 20 milionë metra katrorë.
    Disa ditë para nënshkrimit, Spajiç tha se Mali i Zi nuk duhet të humbasë 30 miliardë euro, që, sipas tij, biznesmeni arab, Mohamed Alabbar, është i gatshëm t’i investojë në projektin e Plazhit të Madh. Sipas këtij skenari, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë së Alabbarit, Emmar, e cila do të ndërtonte një kompleks megaturistik. Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi.
    Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS) ka deklaruar se marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe pezullon disa ligje të Malit të Zi, anashkalon procedurat e tenderimit dhe “hap rrugën për pastrim parash”.
    Marrëveshjet duhet të ratifikohen nga Kuvendi i Malit të Zi.
    Partitë e shumicës qeverisëse nuk kanë komentuar për këtë çështje. Vetëm një anëtare e ish-Frontit Demokratik prorus, partia e Millan Knezheviçit, e cila ka dy ministra në Qeveri, ka shprehur disa rezerva.
    Nga përmendja e projektit deri te nënshkrimi – një muaj e gjysmë
    Një muaj e gjysmë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 13 shkurt në Dubai, kryeministri Spajiç nënshkroi më 28 mars në Abu Dabi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të turizmit, të cilat parashikojnë investime të mëdha në jug të Malit të Zi.
    Kohën midis dy nënshkrimeve, kryeministri e ka shfrytëzuar për të prezantuar këtë megaprojekt para deputetëve në Kuvendin malazias dhe para autoriteteve të Ulqinit. Siç tha ai, projekti do të përfshinte ndërtimin e objekteve turistike, një aeroporti të madh, spitalit më modern në Ballkan, një marine, dy universiteteve…
    Gjatë diskutimit me deputetët, më 26 mars, kryeministri tha se në investimin e paralajmëruar nga Alabbar “nuk ka asgjë të fshehtë”.
    Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për korrupsion apo pastrim parash, duke thënë se Qeveria tashmë ka përcaktuar marrëveshjen me Emiratet. Deputeti nga Ulqini, Mehmed Zenka, i tha Spajiçit që “të mendojë mirë çfarë po ofron atje”.
    “Ju mendoni se ne hamë bar, e ju të na tregoni çfarë është më mirë për Ulqinin. Do të merrni përgjigjen e Ulqinit”.
    Spajiç u përgjigj se ka marrë qindra mesazhe përkrahjeje nga ulqinakët.
    “Ju, nga komunitetet lokale, shikoni mirë çfarë po bëni dhe çfarë po deklaroni. Kjo nuk është politikë e vogël, këto janë çështje të mëdha,”- tha ai.
    Ai i quajti të pavërteta pohimet se nuk do të zbatohet Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave:
    “Gjëja më e rëndësishme është se për herë të parë në histori, Emiratet garantojnë drejtpërdrejt dhe qëndrojnë pas një projekti. Me investitorë të tillë nuk ka truke, nuk do të ketë korrupsion apo probleme të kësaj natyre”.
    Pjesës së opozitës, që pretendon se krahas hoteleve në Plazhin e Madh, Alabbar do të ndërtonte edhe banesa dhe apartamente për shitje, kryeministri i tha që “të mos i trembin investitorët”.
    “Nëse Emiratet vendosin të mos investonjë në Mal të Zi, do t’i fajësoj njerëzit nga opozita, sepse me deklaratat e tmerrshme dhe aferat e rreme i keni larguar ata njerëz”, tha Spajiç.
    “Rrezik i lartë”
    MANS ka deklaruar se teksti i marrëveshjes së nënshkruar pezullon një sërë ligjesh të Malit të Zi dhe hap rrugën për pastrim parash, si dhe lejon anashkalimin e tenderëve.
    “Ekziston një rrezik jashtëzakonisht i lartë që marrëveshja me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të keqpërdoret për pastrim parash, pasi të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në atë shtet nuk janë të disponueshme për publikun”, thuhet nga MANS.
    Ata, gjithashtu, vlerësojnë se Spajiç po manipulon me informacionet për garancitë:
    “Marrëveshja parashikon që Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe garanton për investitorët që vetë i propozon, por në të njëjtin nen thuhet se ai shtet nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se ata nuk përmbushin obligimet ose përfshihen në aktivitete të diskutueshme ose të paligjshme”.
    Në rast të shkeljes së obligimeve kontraktuale nga investitorët, Mali i Zi nuk do të ketë bazë ligjore për të nisur asnjë procedurë kundër Emirateve, përfundon MANS.
    Gazetari Bërkiç bën thirrje për kujdes
    Misha Bërkiç, gazetar nga Beogradi, thotë se investimi i paralajmëruar prej 30 miliardësh në Ulqin është i tepruar.
    “Këto janë shumë para, madje edhe për Plazhin e Madh të Ulqinit, me të gjithë rrethinën e tij. Nuk e di nëse duhet të uroj apo të shpreh keqardhje,”- tha Bërkiç për Radion Evropa e Lirë.
    Duke u bazuar në përvojën në Serbi me Alabarin, i cili mori pjesë në megaprojektin ndërtimor “Beogradi mbi ujë”, ai vlerëson se ky do të jetë një projekt jotransparent.
    “Larg qoftë, do të thosha, kur e shikoj nga Beogradi. Ajo që po thotë kryeministri Spajiç, llogaritni se do të jetë shumë jotransparente. Mendoj se është terren ideal për korrupsion dhe marrëveshje në katër sy.”
    Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e një investimi të tillë, sipas Bërkiçit, nevojiten mekanizma të mëdhenj dhe shumë specifikë.
    “Ato sjellin një mundësi të paparë për korrupsion dhe nuk jam i sigurt se shoqëria malazeze dhe institucionet e pavarura janë të afta të bëjnë monitorim në projekte kaq të mëdha dhe të kushtueshme”.
    Sipas tij, informacionet e disponueshme për projektin “Beogradi mbi ujë” tregojnë se vetëm pala serbe i ka përmbushur detyrimet nga “e ashtuquajtura kontratë”.
    “Kontrata nuk është parë kurrë dhe nuk do të shihet kurrë. Është e diskutueshme nëse ekziston fare apo është një marrëveshje në katër sy. Asnjëherë nuk është thënë publikisht, nuk është bërë publike apo zbuluar nëse investitori arab i ka përmbushur detyrimet e tij. Sipas asaj që është e disponueshme për publikun, ai nuk i ka përmbushur ato [obligime]”, thotë Bërkiç.
    Ai mendon se nga projekte të tilla përfitojnë para së gjithash partitë në pushtet.
    Për planet e Alabbarit për Ulqinin informoi Spajiç
    Në Ulqin, për Alabbarin u dëgjua para rreth njëzet ditësh, kur ai dha ofertën më të mirë në tenderin për marrjen me qira katërvjeçare të nëntë prej 19 plazheve në Plazhin e Madh të Ulqinit. Kjo shkaktoi revoltë tek qiramarrësit e deritanishëm. Pas kësaj, Spajiç vizitoi Ulqinin dhe u tha banorëve se Alabbar është tërhequr nga marrja me qira e plazheve, por se është i interesuar për investime në Plazhin e Madh. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, tha se komuniteti lokal nuk është kundër investimeve, por është kundër dhënies me qira për 99 vjet.
    Qëndrimin e Nimanbegut, më pas, e konfirmoi edhe Kuvendi i Ulqinit.
    “Brengos transparenca ekstreme dhe ngutja e të gjithë procesit, gjë që nënkupton nevojën për kujdes maksimal dhe frikën e autoriteteve lokale dhe të komunitetit”, thuhet në deklaratën pas mbledhjes.
    A do ta mbështesë Parlamenti projektin?
    Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të banorëve, Qeveria miratoi, në një mbledhje telefonike, më 24 mars, propozimin e Marrëveshjes që Spajiç e nënshkroi katër ditë më vonë në Abu Dabi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Marrëveshjen duhet ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi. E, si do të pozicionohen deputetët ndaj saj, mbetet e paqartë.
    Deri tani, atë publikisht e mbështet vetëm lëvizja e Spajiçit, “Evropa tani”.
    Njëri nga liderët e ish-Frontit Demokratik të shpërbërë së voni, Millan Knezheviç, deklaroi se askush nga partia e tij nuk ka qenë i informuar për qëllimin e Spajiçit për të nënshkruar marrëveshjen.
    “Na duket problematike edhe që qiraja do të ishte për 99 vjet. Sipas Ligjit për pasurinë shtetërore, mendoj se kjo nuk ekziston si mundësi”, tha Knezheviç. Ai deklaroi se Spajiç duhet të bisedojë me liderët e shumicës parlamentare. Ministrja nga partia e tij tha se nuk ka votuar për marrëveshjen në mbledhjen e Qeverisë.
    Dritan Abazoviç, udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA, në opozitë, pretendon se marrëveshja “përmban elemente të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
    “E gjithë kjo është përgatitur me ndihmën e njerëzve nga Serbia, dhe në të janë të përfshirë Spajiq, Andrija Mandiq dhe Alleksa Beçiç”, deklaroi Abazoviç. Ai, në lidhje me marrëveshjen e Qeverisë me Emiratet, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të reagojë, dhe ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Spajiçit.
    Partitë e shumicës parlamentare – partia e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiç, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, përfaqësuesit e partive minoritare, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin për ekonomi, Nik Gjeloshaj – nuk janë prononcuar.
    Ato kanë në Kuvend 52 nga gjithsej 81 deputetë.
    Qeveria e kryeministrit Spajiç, e treta që nga rrëzimi i asaj të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviçit, që kishte qeverisur për tri dekada, u zgjodh në tetor të vitit 2023./REL