Tag: spahiu

  • Spahiu: Berisha komunisti i fundit në planet që ka 50 vite pa u larguar nga politika që nga viti 1976

    Spahiu: Berisha komunisti i fundit në planet që ka 50 vite pa u larguar nga politika që nga viti 1976

    Juristi Kreshnik Spahiu, e cilësoi Sali Berishën si komunistin e fundit në planet që ka 50 vite pa u larguar nga politika.  
    Spahiu tha se lider të tjerë janë larguar edhe me dorëheqje, ndërsa Berisha qëndron ende në krye të PD. 
    ‘8 dhjetori tregoi se antikomunistët ose kishin mision për të shkatërruar të ardhmen e pluralizmit në Shqipëri ose ishin të paaftë. Sot kemi disa protagonistë politikë që kanë qëndruar më gjatë se Raqmiz Alia. Ai u largua me dorëheqje dhe sot Berisha ka 50 vite është komuniti i fundit në të gjithë planetin dhe qëndron ende në politikë. Në një farë mënyre kjo protestë me 200 vetë sot tregon se ku ishte rinia e asaj kohe dhe ku ëhstë ajo e sotmja’, tha ai. 
     
     

  • Spahiu: 200 qytetarë tek protesta, por 20 mijë qytetarë tek kioskat e qofteve të Vitit të Ri në shesh

    Spahiu: 200 qytetarë tek protesta, por 20 mijë qytetarë tek kioskat e qofteve të Vitit të Ri në shesh

    Në Ditën e Rinisë këtë mbrëmje PD po mban protestën e rradhës tek Kryeministria, dhe numri i pakët për juristin Kreshnik Spahiu tregon qartë se kjo parti s’ka mbështetje më nga populli. Për të më shumë protestues mblidhen në protesta që bëjnë organizatat, sesa në ato që organizohen nga Sali Berisha.
    ”Protestat bëhen ose për çështje ekonomike që s’kanë motive politike ose ato organziohen politikisht. Kur ka qëllim, marrjen e pushteti ajo kërkohet me numra që të rrëzosh qeverinë, pra duhet që të tregosh që ke një mbështetje të madhe. A ka popull të mjaftueshëm ai që të rrëzojë qeverinë që të ketë zgjedhje të parakohshme për Krishtlindje?
    Një pjesë e publikut mendon se edhe sikur të ketë zgjedhje të reja s’do të kemi një ekip të ri drejtues, pjesa tjetër thotë nuk të vijë në protestë që të protestojë sepse s’dua që t’i të vish në protestë. Kur bëhet një protestë nga një organizate, protesta të taksistëve, protestat që u bënë për Palestinën janë më të larta se këta që janë para Kryeministrisë, edhe qytetarët që mblidhen tek kioskat e qofteve të vitit të ri në sheshin Skënderbej janë më shumë”.

  • Spahiu: Berisha do ta shpallë armik Ervin Salianjin edhe nëse ky nuk ja përmend emrin

    Spahiu: Berisha do ta shpallë armik Ervin Salianjin edhe nëse ky nuk ja përmend emrin

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se me këtë lëvizje që krijoi, Ervin Salianji do të shpallet tashmë armik nga Sali Berisha. 
    ‘Kjo tregon se demokratët mbështesin një diskurs tjetër të PD. Salianji do të pozicionet kundër Berishës sepse Berisha do ta shpallë armik. Salianji duhet të kuptojë ku e ka forcën e tij. Salianji sot ka raporte të mira me liderët e partive të reja dhe ka mbështetjen e atyre strukturave që janë të reja dhe s’janë konsumuar në të shkuarën me poste dhe me pushtet. Ai ka shumë antiberishistë dhe të ardhmen e tij se shoh kryetar të PD, por duhet të ndërtoje profilin e liderit të opozitës së re të bashkuar me partitë e reja që i ka munguar Shqipërisë deri tani’, tha ai. 

  • Spahiu: Komedia e PD-së, sot në mëngjes protestuan kundër SPAK, në mbrëmje protestojnë pro SPAK

    Spahiu: Komedia e PD-së, sot në mëngjes protestuan kundër SPAK, në mbrëmje protestojnë pro SPAK

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar protestën që zhvilloi sot për të tretën herë para Kryeministrisë Partia Demokratike.
    Në një lidhje skype për Report Tv, Spahiu tha se Berisha paradite proteston para SPAK dhe pasdite para Kryeministrisë kundër SPAK.
    Ai theksoi se Partia Demokratike duhet që të vendoset ose pro ose kundër SPAK.
    Protestat pa kauza janë të destinuara që të dështojnë. Është qesharake se si një parti paradite ka protestuar pro SPAK dhe pasdite kundër SPAK. Berisha ka qenë në SPAK dhe ka shantazhuar prokurorët e SPAK për gjykimin që bëhet ndaj tij dhe tani pasdite dalin për çështjen Ballukun dhe protestojnë pro hetimeve të SPAK. Një qyterarë në këtë rast mund të jetë i habitur nga ky teatër që të bënë vetëm të qeshësh. Këta të PD duhet që ta ndajnë mendjen nëse janë pro apo kundër SPAK’, tha ai.
    Spahiu tha se PD nuk përfaqëson asnjë kauzë, ndërsa theksoi se edhe SPAK mund të nxjerrë më shumë njerëz në shesh sesa Sali Berisha.
    ‘Pakënaqësi në Shqipëri ka, zhgënjimi me qeverinë është më i madh se protestuesit e Berishën. Nëse në shesh ai ka sot 300 njerëz, plus gazetarë dhe kameraman, njerëzit e pakënaqur në vend janë më shumë. PD nuk përfaqëson asnjë kauzë, Berisha u rikthye në PD, pasi u bë non grata. Elektoratin e nxjerr paradite tek SPAK dhe pasdite tek kryeministria.
    Si mund ti përdorësh në këtë mënyrë elektoratin. Kush është rezultati i kësaj protestë. Për ballukun, ajo është e pezulluar. Ca kërkojnë këta kur lideri është nën hetim me akuzë më të rëndës se Balluku. Në kodin penal dispozita e Berishës është më e rëndë se Balluku. Pse njerëzit duhet që të dalin dhe të duartrokasin SPAK dhe jo PD. SPAK mund të nxjerr më shumë se Berisha në bulevard’, tha ai.

  • “Është qesharake se si një parti…”/ Protesta e PD, reagon ashpër Spahiu: Kush është rezultati i këtij tubimi?

    “Është qesharake se si një parti…”/ Protesta e PD, reagon ashpër Spahiu: Kush është rezultati i këtij tubimi?

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar protestën që po zhvillon sot për të tretën herë para Kryeministrisë Partia Demokratike. Në një lidhje skype, Spahiu tha se Berisha paradite proteston para SPAK dhe pasdite para Kryeministrisë kundër SPAK. Ai theksoi se PD duhet që të vendoset ose pro ose kundër SPAK.
    ‘Protestat pa kauza janë të destinuara që të dështojnë. Është qesharake se si një parti paradite ka protestuar pro SPAK dhe pasdite kundër SPAK. Berisha ka qenë në SPAK dhe ka shantazhuar prokurorët e SPAK për gjykimin që bëhet ndaj tij dhe tani pasdite dalin për çështjen Ballukun dhe protestojnë pro hetimeve të SPAK. Një qyterarë në këtë rast mund të jetë i habitur nga ky teatër që të bënë vetëm të qeshësh. Këta të PD duhet që ta ndajnë mendjen nëse janë pro apo kundër SPAK’, tha ai.
    Spahiu tha se PD nuk përfaqëson asnjë kauzë, ndërsa theksoi se edhe SPAK mund të nxjerrë më shumë në shesh se Sali Berisha.
    ‘Pakënaqësi në Shqipëri ka, zhgënjimi me qeverinë është më i madh se protestuesit e Berishën. Nëse në shesh ai ka sot 300 njerëz, plus gazetarë dhe kameraman, njerëzit e pakënaqur në vend janë më shumë. PD nuk përfaqëson asnjë kauzë, Berisha u rikthye në PD, pasi u bë non grata. Elektoratin e nxjerr paradite tek SPAK dhe pasdite tek kryeministria.
    Si mund ti përdorësh në këtë mënyrë elektoratin. Kush është rezultati i kësaj protestë. Për ballukun, ajo është e pezulluar. Ca kërkojnë këta kur lideri është nën hetim me akuzë më të rëndës se Balluku. Në kodin penal dispozita e Berishës është më e rëndë se Balluku. Pse njerëzit duhet që të dalin dhe të duartrokasin SPAK dhe jo PD. SPAK mund të nxjerr më shumë se Berisha në bulevard’, tha ai.

  • Festat e Flamurit, Kreshnik Spahiu: Pse i shoh me rezerva mesazhet e Ramës dhe Berishës

    Festat e Flamurit, Kreshnik Spahiu: Pse i shoh me rezerva mesazhet e Ramës dhe Berishës

    Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për 29 nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
    Teksa u ndal tek mesazhet e liderëve në pushtet për këtë datë të shënuar, Spahiu i sheh me rezerva, duke theksuar se ka një lloj fallciteti.
    Ai vuri në dukje se udhëheqësit aktualë, Albin Kurti, Edi Rama, si edhe kreu i PD Sali Berisha nuk kanë festuar kurrë së bashku, por as të ndarë 28 Nëntorin në Kalanë e Gjergj Kastriotit në Krujë.
    “Mesazhet e liderëve që janë në pushtet i shoh me rezerva sepse ka një lloj fallciteti. Sepse të gjithë liderët, Kurti, Berisha dhe Rama se kanë kujtuar dhe festuar 28 nëntorin në kalanë e Gjergj Kastriot në Krujë as bashkë as veç e veç.”, tha ai.

  • Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

    Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

    Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

    Në urimin e tij, Spahiu shprehu përgëzimet më të përzemërta për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke e cilësuar këtë ditë si një kujtesë të gjallë të sakrificave dhe qëndresës së popullit shqiptar përgjatë historisë. Ai vlerësoi kontributin e etërve të shtetit shqiptar, të cilët punuan për shpalljen e pavarësisë më 1912.

    “Uroj që Zoti t’i japë popullit tonë dituri, qetësi dhe fuqinë për të vazhduar punën për ndërtimin e një atdheu përherë e më të mirë për qytetarët e vet,” tha ndër të tjera Spahiu.

    Ai theksoi se populli shqiptar, edhe pse ndër më të vuajturit në rajon, është ngritur gjithmonë mbi mllefet dhe ka punuar për paqe mes popujve. Spahiu u bëri thirrje qytetarëve që kjo ditë e shenjtë të shërbejë si frymëzim për të punuar me më shumë dashuri për vendin dhe për njëri-tjetrin.

    Në përfundim të mesazhit, kreu i KMSH-së uroi: “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët kudo që ndodhen. Urime festa!

    Urimi i plotë:

    Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë! 

    Në këtë ditë të madhe për kombin tonë, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta gjithë popullit shqiptarë anë e kënd botës!

    28 Nëntori është kujtesë e gjallë e sakrificave, qëndresës dhe dashurisë për atdheun.

    Ne sot vlerësojmë kontributin secilit prej baballarëve të shtetit tonë që ka punuar për shpalljen e pavarësisë.

    Uroj që Zoti t’i japë popullit tonë dituri, qetësi dhe fuqinë për të vazhduar punën për ndërtimin e një atdheu përherë e më të mirë për qytetarët e vet.

    Populli jonë, edhe pse është më i vuajturi në rajon përgjatë historisë, është ngritur mbi mllefet dhe ka punuar përherë për paqe mes popujve.

    Le të jetë kjo ditë një frymëzim për të gjithë ne, që të punojmë me më shumë dashuri për vendin dhe për njëri-tjetrin.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët kudo që ndodhen.

    Urime festa! 

  • “Drejtësia po kap të vegjlit”, Spahiu shpërthen: Arrestimet po shtohen, por korrupsioni rritet akoma më shumë

    “Drejtësia po kap të vegjlit”, Spahiu shpërthen: Arrestimet po shtohen, por korrupsioni rritet akoma më shumë

    Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, tha se sot nuk ka asnjë prokuror që të ketë denoncuar publikisht se ka presion politik.
    Në një lidhje skype për një emision televiziv, juristi theksoi se është sukses që nuk ka pasur raste publike ku politika të ketë ushtruar presion ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve përmes largimeve nga puna të familjarëve të tyre, një praktikë që në të shkuarën sipas tij ka ekzistuar.
    Megjithatë, sipas Spahiut, fenomeni më shqetësues mbetet fakti që shtimi i procedimeve penale dhe arrestimeve nuk ka sjellë ulje të korrupsionit, por sipas tij ka sjellë shtim.
    ‘Sot s’kemi një prokuror që të thotë kam presion për këtë çështje dhe ky është jo sukses por revolucion. Për 100 çështje pushtetarësh s’ka dalë që të thotë një prokuror që ka presion. Pra të thuhet që filan politikan i bërë këtë presion një prokurori për këtë gjë. Pra unë këtë deri më sot nuk di ndonjë rast. Deri më sot s’kemi një prokuror as një gjyqtar që qeveria t’i ketë hequr një familjarë nga puna. Presionet janë të mëdha, në një farë mënyrë por ajo që dua të them është se s’ka një presion për të shkarkuar.
    Pjesa negative është se ka 3 standarde PS thotë s’do bëhem studio avokative për asnjë person dhe pastaj bëhet gjykatë dhe prokurori. Dhe kjo është e dukshme në raste të tjera. Problemi tjetër i PS është një rast i paprecedentë, sepse ne kemi 30 vite që kemi thënë ndëshkueshmëria do luftojë korrupsionin dhe tani po shohim që sa më shumë po ndëshkohen jo që s’po pakësohet korrupsioni por është shtuar edhe më shumë. Ky është problem shqiptar’, tha ai.

  • “Berisha proteston natën, që mos ta shohë Rama”, Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ka frikë nga përballja

    “Berisha proteston natën, që mos ta shohë Rama”, Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ka frikë nga përballja

    Opozita në Shqipëri është e vetmja që proteston natën, pasi qeveria ka mbyllur zyrat dhe është në shtëpi. Kështu ka deklaruar juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar protestën që do të zhvillojë sot PD e Sali Berishës para Kryeministrisë, të cilën e ka quajtur ‘Foltorja 2’.
    I ftuar në një studio televizive, tha se kur një protestë dështon, e fuqizon më shumë qeverinë.
    ‘Opozita shqiptare është e vetmja që proteston natën kundër pushtetit kur dyert e pushteti janë të mbyllura, kur kryeministri ka ikur nga puna sepse i ka mbaruar orari zyrtar, opozita proteston kur qeveritarët janë para ekranit edhe e shohin nga ekrani dhe i shmanget përballjes me pushtetin. Del para dyerve të Kryeministrisë dhe thotë duam që të rrëzojmë Ramën, kur Rama ka ikur në shtëpi. Kë kërkojnë që të rrëzojnë natën këta?.
    Një protestë e dështuar e mbështet pushtetin më shumë. Nga çdo protestë e dështuar qeveria del më e fituar më shumë. PD e di mirë këtë, PD ka protestuar edhe me më shumë protestues në periudhat e saj më të suksesshme, opozita sot s’mund të ketë protesta më të vogla se në ‘97 dhe në vitin 2000 ose 2001. Është e papranueshme që të ketë protesta më të vogla se në 2017. Si ka mundësi që të vijë dita që të krahasohen me Bashën, me figurën më të dobët të tyre’, tha ai.
    Spahiu tha se PD nuk vjen dot në pushtet dhe se ka dal jashtë misionit të saj politikë. Ai deklaroi se PS fiton gjithmonë përballë PD pasi qytetarët këtë të fundit e shohin si të keqen më të madhe.
    ‘PD nuk po arrin dot që të vijë në pushtet dhe ka dal jashtë misionit të saj politikë edhe duke u arrestuar edhe treçereku i PS, arrestohen ministra, kryetar bashkie, deputet të mazhorancës dhe pas çdo arrestimi PS fiton më thellë dhe shpjegimi i vetëm për këtë se pavarsisht vjedhjes dhe dështimeve të PS populli e sheh si të keqen më të vogël pushtetin dhe të keqen më të madhe PD’, tha ai.

  • Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

    Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

    Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe u kthye në shtëpinë në Kosovë të premten para mesnatës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i angazhuar nga familja e tij, Arianit Koci.

    Spahiu u mbajt në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, nga 9 qershori kur gjykata në këtë qytet urdhëroi paraburgosjen e tij gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
    Koci tha të shtunën për REL-in se autoritetet serbe e liruan Spahiun pasi nuk kanë pasur asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tyre.
    “Spahiu është mbajtur panevojshëm kaq gjatë në paraburgim, sepse, siç kam thënë në fillim, nuk mund të ketë prova për një akuzë të tillë, sepse ai nuk ka qenë në Policinë e Kosovës në atë kohë”, tha Koci. Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.

    Serbia e akuzoi atë se gjoja e kishte kryer veprën penale në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur e sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë.
    Koci tha se Serbia asnjëherë nuk ka paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore. Për sulmin në Banjskë Kosova e ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.
    Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska.
    Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd.