Tag: spahia

  • Bardh Spahia mbërrin në GJKKO, largoi nga detyra administratorin e Ujësjellësit

    Bardh Spahia mbërrin në GJKKO, largoi nga detyra administratorin e Ujësjellësit

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, mbërrin në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake ndaj tij.
    Në këtë gjykim, SPAK kërkon kalimin në gjykim të Spahisë për veprën penale të “pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.
    Sipas SPAK, nga pozicioni i kryebashkiakut Spahia ka larguar nga detyra, M.M., administrator i Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe ka emëruar një person tjetër.
    I pari ka kundërshtuar gjyqësisht këtë urdhër dhe gjykata ka pezulluar urdhrin e largimit deri në një vendim të formës së prerë. Por, referuar hetimit, edhe pse ka pasur dijeni për vendimin e Gjykatës Spahia ka emëruar një tjetër administrator.

  • Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, ja për çfarë akuzohet

    Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, ja për çfarë akuzohet

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00.
    Bardh Spahia është marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.
    Ai është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.
    Vetë ish-kryebashkiaku nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

  • Seanca paraprake/ Bardh Spahia paraqitet në GJKKO-VIDEO

    Seanca paraprake/ Bardh Spahia paraqitet në GJKKO-VIDEO

    Ish-Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për seancën paraprake.

    Kjo seancë zhvillohet pas kalimit të dosjes hetimore ndaj Spahisë, për akuzën e korrupsionit dhe abuzimin me detyrën.

    Më herët, Bardh Spahia, ka mohuar  çdo akuzë dhe ka shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë për të hedhur dritë mbi hetimin e nisur ndaj tij.

  • Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia paraqitet në Gjykatën e Posaçme

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia paraqitet në Gjykatën e Posaçme

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme mëngjesin e kësaj të mërkure.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kjo është një seancë paraprake, në lidhje me akuzën pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
    Çështja që ka vënë në lëvizje SPAK, nuk ka lidhje as me tenderat, as me dyshime korrupsioni por me vendimin e asaj kohe për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit të qytetit Mark Molla, i cili ishte emëruar prej kohësh kur bashkinë e drejtonte Voltama Ademi.
    Ai është paraqitur disa herë në SPAK, ku ka bërë deklarimet e tij mbi detyrën qe ka mbajtur si kryetar bashkie në Shkodër.
    “Në hetimet e bëra, SPAK thekson se pas analizës së akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera, rezulton e provuar se i pandehuri, Bardh Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë, Shkodër ka marrë vendimet nr.16 dhe nr.17, dt.18.07.2022 për të liruar nga detyra shtetasin M.M., në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe duke emëruar në këtë detyrë shtetasin, A. B.
    Këto vendime janë ankimuar nga shtetasi M.M., në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila me vendimin nr. 16 (2984), dt. 19.07.2022 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës, sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr.16 datë 18.07.2022, vendimit nr. 17 datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, Shkodër deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të vendimit që do të zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë”.
    Nga ana e të pandehurit Bardh Spahia, duke qenë në dijeni të vendimit nr.16 (2984), dt. 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë, pavarësisht faktit se ka patur një vendim gjyqësor të qartë dhe të ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershëm për Asamblenë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër për pezullimin e vendimeve nr.16 dhe nr.17, dt. 18.07.2022, me të cilat ishte shkarkuar shtetasi, M.M., dhe emëruar A.B., (si rrjedhojë nga Gjykata është urdhëruar rivendosja në detyrë e shtetasit M.M., deri në përfundim të procesit gjyqësor), nga ana e tij, është anashkaluar ky urdhërim gjyqësor duke nxjerrë shtatë (7) ditë më vonë, në dt.25.07.2022, tre vendime të tjera me nr.18, nr.19, nr.20, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin, M.M., dhe ka emëruar A.B si administrator, veprime këto të kryera me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr. 16 (2984), datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
    Në thelb rezulton se vendimet nr.18, 19 dhe 20 të dt.25.7.2022 të kenë të njëjtën vendimarrje (si vendimet nr.16 dhe 17 dt.18.7.2022), me të njëjtin objekt, por me numër dhe datë të ndryshme, përmes të cilëve, i pandehuri ka anashkaluar urdhërimet e vendimit nr.16 (2984) datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë.
    Mosrespektimi i vendimit gjyqësor që përbën titull ekzekutiv cënon në thelb shtetin e së drejtës dhe shkakton pasiguri juridike. Organet/nëpunësit publikë, të cilëve, një vendim gjyqësor iu drejtohet me urdhërime, duhet vetëm ta zbatojnë dhe jo të bëjnë interpretime apo diskutime ligjore nëse është i mbështetur ose jo në ligj“, thuhej në njoftimin e SPAK, pas përfundimit të hetimeve.

    Top Channel

  • Sot mbahet seanca paraprake, Bardh Spahia paraqitet në Gjykatën e Posaçme

    Sot mbahet seanca paraprake, Bardh Spahia paraqitet në Gjykatën e Posaçme

    Ish-kryetari i Bashkisë , Bardh Spahia, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për seancën paraprake.
    Kjo seancë zhvillohet pas kalimit të dosjes hetimore ndaj Spahisë, për akuzën e korrupsionit dhe abuzimin me detyrën.
    Ai është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.
    Më herët, Bardh Spahia, ka mohuar  çdo akuzë dhe ka shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë për të hedhur dritë mbi hetimin e nisur ndaj tij.
     

  • Bardh Spahia paraqitet në GJKKO

    Bardh Spahia paraqitet në GJKKO

    Bardh Spahia

    TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në GJKKO. Mësohet se Saphia do të jetë prezent në një seancë paraprake. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër.
    Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.
    Gjatë paraqitjes së tij në SPAK, Spahia ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI