Bardh Spahia, Ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka dhënë një deklaratë për mediat përpara SPAK. Spahia falënderoi qytetarët Shkodranë për votën e tyre dhe tha se më zgjedhjet në rang vendi u bë një maskaradë, ku përgjegjës janë Rama dhe qeveria e tij.
Më tej, Spahia u shpreh se kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka vënë të gjitha institucionet në shërbim të tjetërsimit të votës. Spahia u bëri thirrje qqytëeetarëve të ngrenë zërin për rastet e tjetërsimit të votës.
Bardh Spahia:
“Qytetarët shkodranë kanë dhënë përgjigjen e tyre nëpërmjet votës. Kanë qenë koshient që ka qenë një sulm politik. Kam falenderim për të gjithë qytetarët Shkodranë. Vota e shqiptarëve është tjetërsuar në mënyrën më të turpshme të mundshme. Është bërë një maskaradë. Personat përgjegjës kanë emër dhe mbiemër, janë Edi Rama dhe qeveria e tij.
Benet Beci ka vënë të gjtiha institucionet në shërbim të tjetërsimit të votës. Ka pasur një bashkëpunim të ngushtë qeveri-krtim në tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Ka një përfshirje totale nga të gjitha institucionet, në aspekte krejtësisht joligjore. Duhet që çdo qytetar të ngrejë zërin për të drejtën madhore siç është e drejta e votës së lirë”.
Tag: spahia
-

“Beci ka vënë të gjitha institucionet në shërbim të tjetërsimit të…”/ Reagon ashpër Spahia: Është bërë një maskaradë
-

Takim me qytetarët e Shkodrës, Spahia: Me 11 Maj do të jetë një fillim i ri për qytetin tonë e Shqipërinë, fillim i shpresës!
Përtej dhunës dhe presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet dhe vlerat e tyre, duke mbështetur Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Dëshmi e frymës së fitores ishte edhe takimi në rajonin nr. 3, ku kandidati demokrat Bardh Spahia u prit nga banorë të shumtë të kësaj zone.
Më 11 maj do të jetë një fillim i ri për Shkodrën dhe Shqipërinë, fillim i shpresës, tha në fjalën e tij kandidati Spahia, duke i ftuar qytetarët të votojnë masivisht numrin 1, edhe ata socialistë që janë zhgënjyer nga keqqeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës.
Fjala e tij:
Katër ditët e mbetura deri në zgjedhjet e së dielës, më 11 maj, duhet të na shërbejnë për të punuar edhe më shumë me çdo qytetar që t’i drejtohet kutive të votimit, duke mbështetur programin e PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, ishte ftesa që kandidati Bardh Spahia u bëri të pranishmëve.
-

Spahia takim me kryefamiljaret shkodrane: Familja në krizë nga politikat e qeverisë
Me kryefamiljaret shkodrane e zhvilloi takimin e radhës kandidati për deputet i PD-së Bardh Spahia, ish-kryetar i Bashkisë Shkodër. Ai u ndal tek situata e vështirë që kalojnë familjet shkodrane e shqiptare, ku plaga më e madhe është largimi i fëmijëve në emigrim.
Politikat e këqija të qeverisjes 12 vjecare kanë goditur familjen, duke shkaktuar braktisje të qyteteve e fshatrave, rritje të varfërisë, pasiguri dhe mungesë shprese.”Duke e quajtur jetike për vendin betejën e 11 Majit, Spahia kërkoi nga kryefamiljaret që të ndëshkojnë masivisht me votë qeverinë Rama, duke i dhënë fund kësaj krize dhe duke mbështetur programin e PD, që ofron zgjidhje konkrete për këto problematika.
Vota për Partinë Demokratike, është votë për ndryshimin, votë e një Shqipërie të zhvilluar dhe që i jep fund krimit e korrupsionit të bërë një me shtetin”. -

SYRI TV/ Kandidatët e PD Shkodër vijojnë takimet, Spahia: Do rikthejmë dinjitetin e mjekut
Kandidati i Partisë Demokratike, doktor Bardh Spahia zhvilloi një takim me bluzat e bardha te qytetit të Shkodrës, ku shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre përballë sfidave të një sistemi shëndetësor të mbingarkuar dhe larg vëmendjes që duhet të ketë nga qeveria.
Në qendër të diskutimit ishte vizioni për një reformë të thellë dhe të ndershme në sistemin shëndetësor shqiptar, ku PD ka hartuar një plan të detajuar që rikthen dinjitetin e mjekut, si dhe fokusohet tek investimet strategjike në shëndetësi.
Ndërkohë Kandidati tjetër për deputet i PD në qarkun Shkodër Arben Lushaj zhvilloi takime me banorë dhe biznese të Perashit dhe lagjes Qafëhardhi duke marrë mbështetjen e tyre. Lushaj u shoqërua nga drejtuesi politik Luçiano Boçi…
Ndërkohë kandidatja Senada Mehmeti, denoncoi asfaltin elektoral që benet beci po shtron në zonat rurale e kryesisht në Anën e Malit.
-

Spahia mesazh zonjave të Shkodrës: Ju nuk meritoni që një harbut t’ju drejtohet me fjalor të turpshëm
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, përmes një postimi në Facebook iu drejtua zonjave të nderuara të Shkodrës me një thirrje për të mos toleruar gjuhën fyese dhe sjelljet e papranueshme të Edi Rames.
Spahia u shpreh se qyteti i Shkodrës nuk meriton të përfaqësohet nga një person që përçmon autizmin apo promovon imazhe të pahijshme. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe dinjitetit që karakterizojnë traditën shkodrane.
Sipas tij, gratë e këtij qyteti meritojnë respekt dhe përfaqësim dinjitoz, gjithashtu Spahia bën apel për bojkotim dhe përbuzje ndaj figurave që, sipas tij, nuk i përfaqësojnë këto vlera.
Postimi i plotë:Zonjave të nderuara të Shkodrës:
Ju nëna, motra, gra dhe bija të një qyteti me tradita e dinjitet, kam sot një thirrje nga zemra për secilën prej jush. Ju nuk meritoni një harbut që t’ju drejtohet me një fjalor të turpshëm. Bojkotoni dhe përbuzni një individ që përçmon autizmin apo u bën thirrje fëmijëve të shohin fotot e tij nudo. Shkodra, qyteti ynë djep i kulturës, i dinjitetit dhe i vlerave, nuk meriton të përfaqësohet nga askush që i nëpërkëmb këto parime.
-

Kishin listat, kërcënonin qytetarët’/ Spahia: Strukturat kriminale janë partnerë të hapur të qeverisë në fushatë
Kishin listat, kërcënonin qytetarët’/ Spahia: Strukturat kriminale janë partnerë të hapur të qeverisë në fushatë
Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Bardh Spahia, deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV se Shkodra dhe qytetarët e saj kanë qenë viktima të krimit të organizuar dhe parave të pista gjatë proceseve zgjedhore. Ai tha se qytetarët kanë përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike përmes intimidimit dhe kërcënimeve nga grupe kriminale dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Spahia theksoi se këto grupe synonin të impononin vullnetin e tyre në zgjedhje.
Ai përmendi një “industri të mirëfilltë” narkotrafiku, të mbështetur dhe të përdorur nga qeveria për qëllime elektorale. Sipas tij, rrjeti kriminal i drogës është kthyer në partner të qeverisjes, duke kontrolluar territore dhe ndikuar në vota. Spahia tha se në zgjedhjet e fundit në Shkodër, strukturat kriminale ishin të angazhuara hapur dhe nuk kishin frikë nga shteti. Ai shtoi se kërcënimet ndaj qytetarëve dhe drejtuesve të PD kishin nisur muaj para ditës së votimit. Gjithashtu, ai paralajmëroi se krimi elektoral është i lidhur jo vetëm me krimin e organizuar, por edhe me institucionet shtetërore.
Spahia: E gjithë Shkodra dhe shkodranët, për hir të së vërtetës, kanë qenë viktimë e përdorimit të krimit të organizuar dhe parave të pista të trafiqeve për efekte elektorale.Që gjithë qytetarët e Shkodrës kanë vuajtur në kurrizin e tyre të gjithë dhunën e jashtëzakonshme gjatë atij procesi zgjedhor. Dhunën psikologjike, shpeshherë edhe fizike, nëpërmjet intimidimit dhe kanosjes nga ana e këtyre grupeve kriminale, por jo vetëm.Ka qenë intimidim dhe kërcënim edhe nga drejtues të të gjitha institucioneve shtetërore të cilët impononin vullnetin e zgjedhësve në atë fushatë.
E përmblodhi shumë mirë zoti Hoxha kur tha që këtu kemi të bëjmë me atë çka është evidente tani më, me një industri të mirëfilltë, përdorimi, trafikimi, prodhimi të lëndëve narkotike, e cila është e qartë që është e ideuar, është e iniciuar, e mbështetur dhe e koordinuar nga qeveria dhe madje e përdorur pastaj po nga qeveria për ta rikthyer në favor të saj nëpërmjet përdorimit, në zgjedhjet elektorale.
Unë do ta konsideroja të gjithë atë rrjet kriminal të narkotikëve si partner tani më të faktuar në partneritet me qeverisjen, të cilëve u krijohen hapësira të mjaftueshme për të kontrolluar territorin shqiptar dhe pastaj u kërkohen favoret për efekte elektorale.
Më evidente se kudo tjetër, për mendimin tim, ka qenë përdorimi i këtyre strukturave kriminale kudo në zgjedhjet e fundit në 2023 në Bashkinë Shkodër.
Ishte një përdorim i cili të jepte të kuptoje qartë se këto grupe nuk kishin më frikë sepse nuk ndiheshin në kontestim apo në rivalitet me strukturat e shtetit, por ishin të mbështetura hapur dhe ishin partnerë në një krim elektoral që po kryhej jo thjesht gjatë ditës së votimit, jo thjesht nga ato pamje të atyre autokolonave të makinave që kanë parë shqiptarët.
Ai krim elektoral kishte filluar muaj më parë datës së zgjedhjeve, ku me lista të qarta thirreshin dhe kërcënoheshin jo thjesht demokratët, por edhe qytetarët e thjeshtë, persona influentë, deri edhe njerëz të strukturave të larta të PD, drejtuesve të PD të cilëve u kërkohej mosangazhimi, dhe kërcënoheshin haptas në rast angazhimi në zgjedhje.Unë po fokusohem vetëm te krimi elektoral i lidhur me strukturat kriminale, por mos harrojmë kemi edhe krimin elektoral të lidhur direkt edhe me strukturat e shtetit dhe institucionet e shtetit.



