Ligjvënësi i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia, konsideron përgjegjës dyshen Rama-Beci, për akuzën e banorëve të Thethit, që sipas tij tregon një të vërtetë të madhe.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia thotë se: ‘Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”
Statusi:Akuza e fortë e banorëve të Thethit është e vërteta e madhe që mbulon me përgjegjësi Edi Ramën dhe Benet Becin.Kur shteti, i cili duhet të jetë garant i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e të mbrojë interesin e qytetarëve, vepron në mënyrë të pabesë ndaj tyre, ai nuk dëmton vetëm të tashmen, por plagos rëndë të ardhmen e një kombi.Dëmi që shkakton një shtet i pabesë nuk matet vetëm me shifra të dëmit ekonomik të atyre që e vuajnë direkt në kurriz por edhe me humbje shprese, me zbrazje qytetesh, me zemërim të heshtur në sytë e njerëzve punëtorë e të ndershëm dhe sidomos të brezave të rinj.Kur pushteti ndërton kulla e rezorte për pakicën, që mund të blihen vetëm nga drejtues të korruptuar të administratës dhe rrënon mundësitë për shumicën, ky nuk është zhvillim por babëzi, është tradhëti.”
Tag: spahia
-

‘Tradhëti ndaj Thethit’, Spahia shpërthen pas revoltës së banorëve: Rama dhe Beci po shesin Shqipërinë, plagë kombëtare
-

“Qeveria u premtoi falje, sot i shemb”, Spahia: Ja çfarë fshihet pas sulmit të kryeministrit
Në një intervistë për një emision televiziv, deputeti i PD në Shkodër, Bardh Spahia, kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës lidhur me situatën në Theth.
Spahia e cilësoi veprimin e kryeministrit si një tradhti ndaj banorëve, të cilëve u kishte premtuar faljen e gjobave për ndërtimet pa leje gjatë fushatës, por që tani po shemb investimet e tyre në kulmin e sezonit turistik. Gjithashtu theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi Ramën dhe zinxhirin institucional që ka lejuar këtë situatë, duke e konsideruar si një reagim kriminal të strukturave shtetërore.“Po shohim në zbatim modelin e mirëfilltë të Edi Ramës. Në një moment të mirëfilltë të fushatës i premtoi atyre banorëve që do t’ua falte gjobat duke stimuluar ngritjen e ndërtimeve të reja pa leje. Nga ana tjetër, menjëherë pasi mori mbështetjen dhe votën e tyre, i penalizon menjëherë sot, duke i hedhur në tokë investimin e mijëra lekëve dhe eurove, të cilat janë kursimet e një jetë të tërë të atyre banorëve të asaj zone jashtëzakonisht të varfër, siç është Thethi. Në fakt, ky kryeministër aktualisht po tenton ta hedhë fajin tek banorët, ndërkohë që banorët janë të fundit të cilët duhet të fajësohen.
Është pikërisht Edi Rama i pari dhe më pas të gjithë zinxhirët e institucioneve në krijimin e kësaj situate. Sot ky kryeministër, në tradhti të atyre premtimeve që i kishte bërë atyre banorëve, zgjedh të çojë fadromat dhe të rrënojë investimet e tyre në mes të sezonit turistik. Shkeljet e institucioneve shtetërore, si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, janë ekstreme në gjithë këtë histori. Ndërtimet janë nxitur nga deklaratat e kryeministrit dhe ky është fakt. Për fat të keq ne shohim një reagim kriminal të strukturave të shtetit dhe të Edi Ramës.” – tha Spahia.
-

“Janë vjedhur dy mandate në Shkodër, faktet janë ulëritëse”, Spahia akuzon Ramën: Me këtë qeveri nuk mund të ketë..
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia tha sot se është e qartë për çdo qytetar sesi funksionon skema e vjedhjes së votave nga kryeministri Edi Ramës
I ftuar në një emision televziv, Spahia u shpreh se janë vjedhur dy mandate dhe se faktet janë ulëritëse.
Spahia tha se për opozitën nuk ka asgjë më të rëndësishme se lufta për tu rikthyer edhe njëherë votën e lirë qytetarëve shqiptarë.
“Unë jo rastësisht e kam thënë se dy mandate, janë vjedhur apo janë tjetërsuar në forma të ndryshme. Nuk është vetëm vjedhja, duhet të kemi parasysh që ka qenë një sulm ndaj votës së lirë në planin miltidimensional. E kam fjalën për vjedhje, e kam fjalën për blerje, e kam fjalën për kërcënime, për presion dhe përdorim të administratës publike dhe të gjithë institucioneve shtetërore, për përdorim të krimit të organizuar dhe parave të pista të tyre. Por realisht mendoj dhe besoj se e kam edhe tagrin ta them si njohës i mirë i fushatave edhe i situatës në territorin e jo vetëm të bashkisë Shkodër por edhe të komplet qarkut. Kam bindjen absolute që të paktën dy mandate i hiqen PD dhe opozitës nëpërmjet këtij modeli që tashmë Edi Rama e ka kthyer në një institucion.
Faktet janë aty faktet janë ulëritëse. Është e qartë për çdo qytetar se si ka funksionuar skema dhe si funksionon skema e Edi Ramës. Dhe jo më këto kam thënë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Dhe duke ju përgjigj edhe pyetjes suaj se cili do të jete aksioni apo veprimet tona konkrete mendoj se asgjë më të rëndësishme, dhe nuk e them për retorike politike, asgjë më të rëndësishme se lufta për të rikthyer edhe njëherë votën e lirë qytetarëve shqiptarë, apo qytetarëve shkodranë në rastin e përfaqësuesve, deputetëve të Shkodrës, nuk ka për opozitën shqiptare dhe Partinë Demokratike.
Është emergjente lufta. Duhet të fillojë jo sot, dje duhet të kishte filluar, Ka filluar për hir te së vërtetës duke ju referuar asaj pune kolosale që po bën PD dhe kryetari Berisha për të dokumentuar, tjetërsimin në forma të ndryshme të votës së qytetarëve shqiptarë qoftë edhe nëpërmjet paraqitjes së atyre fakteve të pakundërshtueshme të atyre videove të cilat tashmë po u japin të kuptojnë çdo qytetari shqiptar se si ka funksionuar dhe se si është tjetërsuar vota e tyre. Se si ka ndërhy shteti dhe strukturat e tij, Partia Socialiste. Partia shtet të themi, se tanimë, partia dhe shteti janë bërë një në tjetërsimin e votës së tyre, në shkatërrimin e një procesi i cili do të duhej të ishte një proces që të reflektonte vullnetin e qytetarëve, por në fakt tashmë kontrollohet komplet nga Edi Rama. Kësaj duhet ti gjejmë zgjedhjen dhe ky duhet të jetë objektivi ynë”,-tha Spahia -

Bardh Spahia: E pakta dy mandate i janë vjedhur PD-së në Shkodër
Bardh Spahia, deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës ka komentuar farsën elektorale, sipas tij, të 11 majit dhe manipulimet gjigante të bërë nga rilindja në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë.
“Unë jo rastësisht e kam thënë se dy mandate, janë vjedhur apo janë tjetërsuar në forma të ndryshme. Nuk është vetëm vjedhja, duhet të kemi parasysh që ka qenë një sulm ndaj votës së lirë në planin miltidimensional.
E kam fjalën për vjedhje, e kam fjalën për blerje, e kam fjalën për kërcënime, për presion dhe përdorim të administratës publike dhe të gjithë institucioneve shtetërore, për përdorim të krimit të organizuar dhe parave të pista të tyre. Por realisht mendoj dhe besoj se e kam edhe tagrin ta them si njohës i mirë i fushatave edhe i situatës në territorin e jo vetëm të bashkisë Shkodër por edhe të komplet qarkut.
Kam bindjen absolute që të paktën dy mandate i hiqen PD dhe opozitës nëpërmjet këtij modeli që tashmë Edi Rama e ka kthyer në një institucion.Faktet janë aty faktet janë ulëritëse. Është e qartë për çdo qytetar se si ka funksionuar skema dhe si funksionon skema e Edi Ramës. Dhe jo më këto kam thënë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Asgjë më të rëndësishme, dhe nuk e them për retorike politike, asgjë më të rëndësishme se lufta për të rikthyer edhe njëherë votën e lirë qytetarëve shqiptarë, apo qytetarëve shkodranë në rastin e përfaqësuesve, deputetëve të Shkodrës, nuk ka për opozitën shqiptare dhe Partinë Demokratike.
Është emergjente lufta. Duhet të fillojë jo sot, dje duhet të kishte filluar. Ka filluar për hir te së vërtetës duke ju referuar asaj pune kolosale që po bën PD dhe kryetari Berisha për të dokumentuar, tjetërsimin në forma të ndryshme të votës së qytetarëve shqiptarë qoftë edhe nëpërmjet paraqitjes së atyre fakteve të pakundërshtueshme të atyre videove, të cilat tashmë po u japin të kuptojnë çdo qytetari shqiptar se si ka funksionuar dhe se si është tjetërsuar vota e tyre.
Se si ka ndërhy shteti dhe strukturat e tij, Partia Socialiste, partia shtet të themi, se tanimë, partia dhe shteti janë bërë një në tjetërsimin e votës së tyre, në shkatërrimin e një procesi, i cili do të duhej të ishte një proces që të reflektonte vullnetin e qytetarëve, por në fakt tashmë kontrollohet komplet nga Edi Rama. Kësaj duhet t’i gjejmë zgjedhjen dhe ky duhet të jetë objektivi ynë”, u shpreh Spahia.
-

Ndërhyrja e partisë-shtet, Spahia: Dy mandate i janë vjedhur PD në Shkodër
I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Bardh Spahia Deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar farsën elektorale të 11 majit dhe manipulimet gjigante të bërë nga rilindja në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë.
Bardh Spahia: Unë jo rastësisht e kam thënë se dy mandate, janë vjedhur apo janë tjetërsuar në forma të ndryshme. Nuk është vetëm vjedhja, duhet të kemi parasysh që ka qenë një sulm ndaj votës së lirë në planin miltidimensional. E kam fjalën për vjedhje, e kam fjalën për blerje, e kam fjalën për kërcënime, për presion dhe përdorim të administratës publike dhe të gjithë institucioneve shtetërore, për përdorim të krimit të organizuar dhe parave të pista të tyre. Por realisht mendoj dhe besoj se e kam edhe tagrin ta them si njohës i mirë i fushatave edhe i situatës në territorin e jo vetëm të bashkisë Shkodër por edhe të komplet qarkut. Kam bindjen absolute që të paktën dy mandate i hiqen PD dhe opozitës nëpërmjet këtij modeli që tashmë Edi Rama e ka kthyer në një institucion.
Faktet janë aty faktet janë ulëritëse. Është e qartë për çdo qytetar se si ka funksionuar skema dhe si funksionon skema e Edi Ramës. Dhe jo më këto kam thënë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Dhe duke ju përgjigj edhe pyetjes suaj se cili do të jete aksioni apo veprimet tona konkrete mendoj se asgjë më të rëndësishme, dhe nuk e them për retorike politike, asgjë më të rëndësishme se lufta për të rikthyer edhe njëherë votën e lirë qytetarëve shqiptarë, apo qytetarëve shkodranë në rastin e përfaqësuesve, deputetëve të Shkodrës, nuk ka për opozitën shqiptare dhe Partinë Demokratike.
Është emergjente lufta. Duhet të fillojë jo sot, dje duhet të kishte filluar, Ka filluar për hir te së vërtetës duke ju referuar asaj pune kolosale që po bën PD dhe kryetari Berisha për të dokumentuar, tjetërsimin në forma të ndryshme të votës së qytetarëve shqiptarë qoftë edhe nëpërmjet paraqitjes së atyre fakteve të pakundërshtueshme të atyre videove të cilat tashmë po u japin të kuptojnë çdo qytetari shqiptar se si ka funksionuar dhe se si është tjetërsuar vota e tyre. Se si ka ndërhy shteti dhe strukturat e tij, Partia Socialiste. Partia shtet të themi, se tanimë, partia dhe shteti janë bërë një në tjetërsimin e votës së tyre, në shkatërrimin e një procesi i cili do të duhej të ishte një proces që të reflektonte vullnetin e qytetarëve, por në fakt tashmë kontrollohet komplet nga Edi Rama. Kësaj duhet ti gjejmë zgjedhjen dhe ky duhet të jetë objektivi ynë.
-

SPAK mbajti të fshehtë rastin e Becit/ Spahia: Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve, larg hajnisë e krimit
Pas daljes së dokumentit kur rezulton se Bent Beci ishte nën procedim penal para zgjedhjeve të 11-Majit, por SPAK e fshehu për t’i dhënë kohë të ndikojë në farsën elektorale, ka reaguar ish-kryebashkiaku i Shkodrës, aktualisht deputet i zgjedhur nga lista e hapur, Bardh Spahia.
Përmes një postimi në Facebook, Spahia thotë se Beci është kurbani i radhës, por mesa duket me datë skadence pas datës 11. Ai bën thirrje gjithashtu për rikthimin e Shkodrës qytetarëve të saj.
Postimi i Spahisë:
Procedimi penal për korrupsion nr. 196. Kurbani i rradhës: mish beci. Me sa duket Benet Beci paska qënë mbetje e riciklueshme me datë skadence 11 maj.
Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve, larg hajnisë dhe krimit.
-

“Spahia nisi ‘luftën’ me metoda komuniste”, Mark Molla jep dëshminë e tij në GJKKO: Nuk më lanë të hyja…
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, ku SPAK i ka ngritur akuzën e “pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.
Mark Molla, personi që ka paditur Bardh Spahinë është paraqitur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit të kërkuar nga Prokuroria. Ai ka qenë me herët drejtori i ujësjellësit Shkodër dhe me firmë të Spahisë u largua nga puna. Molla deklaron se është shkarkuar nga detyra pa asnjë vërejtje dhe pa vendim asambleje.“Gjatë vitit 2022 kam qenë administrator tek ujësjellësi. Kam bërë detyrën mirë. Ujësjellësi ka qenë ndër më të mirët në Shqipëri. Ka pasur 0 fonde. Kam bërë kallëzim penal se ish-kryebashkiakja në detyrë më ka emëruar tre vjet më parë. I jam drejtuar Prokurorisë Shkodër, se jam njohur me shkresa zyrtare dhe jam njohur si njeri pa vlerë. Unë nuk jam lejuar me hyrë në ujësjellës. Kryetari ka shpërdoruar detyrën me largimin nga puna të menjëhershëm pa asnjë qortim, as vërejtje dhe pa vendim asambleje.”, thotë Molla.
Ai thotë se vendimin për largimin nga puna e ka marrë me postë. Molla shprehet se Spahia e nisi “luftën” me metoda komuniste, ndërsa pretendon se gjatë kohës që qëndronte në detyrë nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët. Ai gjithashtu shprehet se Spahia vijon edhe sot nëpër media akuzat ndaj tij.
“Fillimisht ka larguar anëtarët e stafit mbikëqyrës rreth muajit qershor. Unë do kisha avokatin tim dhe të konsultohesha, dhe mendoj se duhet të isha palë në proces. Fillimisht jam njohur me një urdhër largimi që më ka ardhur me postë. Janë tre vendimmarrje nga ish kryetari Bardh Spahia. Përveç meje, dhe dy anëtarët e tjerë të stafit të ujësjellësit i janë drejtuar gjykatës. Unë jam vazhduar një periudhë kohe, teksa një ditë ka ardhur në zyrë Ardi Cylybyli me disa njerëz të bashkisë dhe më ka thënë me liruar zyrën. Institucioni atë ditë u ruante nga policia bashkiake dhe policia e shtetit. Atë ditë jam ndjerë keq dhe jam shtruar në spital tre ditë. Nga 320 punonjës ka nxjerrë një urdhër që do futen vetëm 62 persona. Unë s’kam bërë asnjë dorëzim, zyra është thyer me shkresë. Për largimin nga puna jam njoftuar nga posta dhe ma ka sjellë sekretaria e asamblesë. Këto vendimmarrje nuk janë bërë të ditur punonjësve të ujësjellësve. Unë merakun tim e kam pas me shku Bardhi kryetar bashkie dhe filloi luftën jo me burrni por me metodat e tij të ngjashme komuniste. Doja ta shikoja ballë për ballë. Unë mendoj se asambleja ka pasur dijeni për largimin tim. Gjatë vitit 2022, nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët. Në lidhje me rrogat i ka marrë nga data 1 deri në 5 çdo muaj. Edhe në lidhje me klorin asnjë problematikë. Në lidhje me proceset gjyqësore vijon vetëm dëmi ekonomik dhe nuk heq dorë. Edhe sot po shpif në media. Porcese të tjera që lidhen me punën nuk kam hap akoma”, ka deklaruar Molla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë
Mark Molla, ish-administratori i Ujësjellësit të Shkodrës, ka dëshmuar këtë të enjte në GJKKO, në procesin që zhvillohet ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia.
Sipas tvklan, Molla ka deklaruar se në vitin 2022 është njoftuar për largimin e tij nga detyra e administratorit të Ujësjellësit me anë të postës.
Ai iu drejtua gjykatës dhe kjo e fundit nuk e njohu vendimin për shkarkimin nga detyra.
Megjithatë, sipas kallëzuesit, ish-kryebashkiaku lëshoi një urdhër të dytë për largimin e tij nga detyra. Herën e tretë, dëshmoi Molla, njoftimin e mori nga një punonjës i Bashkisë së Shkodrës.
“Në vitin 2022 kam qenë administrator i Ujësjellësit Shkodër. Në maj të atij viti jam njohur me një urdhër largimi, që ka ardhur me postë. Unë i jam drejtuar gjykatës. Gjykata nuk e ka njohur si vendim. Spahia ka bërë një tjetër urdhër largimi. Edhe atë e padita në gjykatë, e cila po ashtu nuk e njohu vendimin e kryebashkiakut.
Ndërkohë, pas vendimit të tretë të largimit, erdhi një person nga Bashkia dhe më kërkoi të liroja zyrën. I thashë që do ta liroja vetëm nëse më thoshte gjykata. Atë ditë shkova në Postribë për çështje pune. Ndërkohë, godina e Ujësjellësit u rrethua nga policia dhe policia bashkiake”, mësohet të ketë dëshmuar Molla në gjykatë.
Në prill të këtij viti (2025), ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, u mor i pandehur nga GJKKO për dyshimet se ka penguar zbatimin e një vendimi gjyqësor në kohën kur ishte në detyrë.
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe e mori të pandehur atë, ndërsa Spahia mohoi akuzat. Për mediat ai tha se kallëzimi ndaj tij ishte porosi politike dhe po përdoret në kohë fushate.
Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku, në atë kohë në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, ka liruar nga puna administratorin e Ujësjellësit.
Ky i fundit fitoi të drejtën e rikthimit me vendim gjykate, por Spahia e shkarkoi sërish 7 ditë më vonë. -

Spahia: T‘i japim fund maskaradës elektorale që ka vetëm një përgjegjës, Edi Ramën
Ish-kryebashkiaku i Shkodres, Bardh Spahia, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, u shpreh se qytetarët shkodranë kanë dhënë një mesazh të qartë përmes votës së tyre, duke u treguar më të ndërgjegjshëm se kurrë në mbrojtje të interesit publik dhe demokracisë.
Spahia theksoi se zgjedhjet nuk u zhvilluan në kushte të barabarta, duke akuzuar mazhorancën për përdorim të shtetit dhe të të gjitha burimeve publike në funksion të tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve.
Sipas tij, kemi të bëjmë me një ‘maskaradë elektorale’ të mirëorganizuar, që nuk lejonte qytetarët shqiptarë të shprehnin lirisht vullnetin e tyre nëpërmjet votës.
Ai shtoi se kjo situatë nuk është thjesht një problem lokal, por pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm në të gjithë vendin, ku sipas tij, prej 12 vitesh mazhoranca ka punuar për të asgjësuar të drejtën e votës së lirë dhe për të kapur çdo institucion.
Spahia kërkoi reflektim të thellë institucional dhe politik, dhe theksoi se kjo ‘masakër elektorale’ duhet të marrë fund, duke përmendur si përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.
“Unë kam përshtypjen se më mirë se askush tjetër, qytetarët shkodranë kanë qenë të ndërgjegjshëm dhe kanë dhënë përgjigjen e tyre përmes votës. Ka qenë një sulm politik ndaj një personi që ka mbrojtur gjithmonë interesin publik dhe qytetar. Unë falënderoj të gjithë qytetarët shkodranë për mbështetjen e tyre dhe që kanë zgjedhur të votojnë Partinë Demokratike në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe me një batërdi elektorale, e cila ka nevojë për shqyrtim dhe reflektim të thellë.
Unë mendoj se qytetarëve shqiptarë duhet t’u rikthehet e drejta e votës, e cila është eliminuar dhe asgjësuar nga një mazhorancë që prej 12 vitesh nuk lejon që qytetarët shqiptarë të shprehen përmes votës së lirë. Vota e shqiptarëve është tjetërsuar në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ka pasur një maskaradë elektorale, për të cilën jemi të gjithë të vetëdijshëm, dhe ka nevojë për reagim dhe reflektim nga ata që kanë marrë përsipër të tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Ka qenë një luftë e jashtëzakonshme në kushte të pabarabarta, me shtetin të bërë njësh me krimin dhe përdorimin e të gjitha resurseve publike e shtetërore në funksion të tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve shkodranë. Do të kishte krejt tjetër rezultat – dhe Shkodra, padyshim, do të kishte një rezultat tjetër – ashtu si e gjithë Shqipëria. Kjo është një masakër elektorale që duhet të marrë fund, dhe përgjegjës për këtë janë persona me emër dhe mbiemër: Edi Rama dhe qeveria e tij”, tha Bardh Spahia.
