Tag: spahia

  • “Kursimet e jetës u hodhën në lumë”, Spahia godet Ramën për prishjet në Theth: Qeveria i nxiti të ndërtonin, tani i..

    “Kursimet e jetës u hodhën në lumë”, Spahia godet Ramën për prishjet në Theth: Qeveria i nxiti të ndërtonin, tani i..

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tradhti ndaj banorëve të Thethit, të cilët iu shembën banesat dhe bujtinat e ndërtuara vitin e fundit.
    Në një emision televiziv, Spahia tha se shumica e këtyre ndërtimeve janë kryer pas thirrjeve publike të Ramës për legalizim dhe investim, por vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, qeveria u ccoi fadromat dhe policinë për t’i rrënuar ato.
    Spahia e quan këtë një akt të pastër manipulimi elektoral dhe terror institucional ndaj banorëve, që kanë investuar kursimet e një jete për të ndërtuar një strehë.
    Bardh Spahia: E kam thënë në të gjitha prononcimet e mia, që të gjitha ndërtimet që po shemben aktualisht me urdhër të Edi Ramës, janë të gjitha ndërtime të filluara, shumica të mbaruara gjatë dy vjeçarit të fundit dhe sidomos pas deklaratave të Edi Ramës gjatë qershorit të vitit të kaluar.
    Jo më kot e kam konsideruar dhe e kam quajtur si stimulim verbal i Edi Ramës ndaj atyre banorëve për të investuar një thirrje, për të investuar edhe pse në kundërshtim me ligjin. Nga ana tjetër, pa u mbushur mirë viti, menjëherë pas procesit zgjedhor të 11 majit, po Edi Rama vetë në kundërshtim me ato deklaratat e tij, u solli ruspat, policinë, IKMT, duke i hedhur në lumë investimin me kursimet e një jete të tërë atyre banorëve që për hir të vërtetës që e them vazhdimisht, janë banorë me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike.
    Këtu qëndron edhe thelbi i asaj tradhtisë së made, psi duhet të shohim dhe të vëmë veten edhe në pozicionin e atyre banorëve. Nuk është pak një premtim i kryeministrit të vendit për dhënie leje, legalizim dhe për hapje rrugë të investimeve ndaj atyre banorëve. Nuk është faji i tyre.
    Janë të gjithë banorë vendas, nuk ka të ardhur. Kanë investuar në godina banimi siç është normale për familjet e tyre apo në rastet e bujtinave, në shumicën dërrmuese pa themele dhe pa betonizim, edhe pse tek-tuk ka edhe ndërtesa me beton dhe themele. Por edhe njëherë, e them që është e trishtë kur sheh një kryeministër që i premton dhe më pas i tradhton. E kemi konsideruar si një përdorim elektoral të kryeministrit Edi Rama. U pa qartë sepse ndryshe ishte sjellja para zgjedhjeve të 11 majit. Ishte një mbyllje sysh të të gjitha institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësinë shumë të gjatë në zgjedhjet elektorale dhe shohim sot ato banorë në një terror absurd krejtësisht të paligjshëm nga ana e institucioneve qeveritare.
     
     
     

  • “Sulm barbar në Theth”/ Bardh Spahia: Është shkaktuar një dëm kolosal, banorët kanë kërkuar leje për ndërtim por…

    “Sulm barbar në Theth”/ Bardh Spahia: Është shkaktuar një dëm kolosal, banorët kanë kërkuar leje për ndërtim por…

    Në një emision televiziv ishte i ftuar deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i cili diskutoi për aksionin e shembjes së ndërtesave në Theth i cili vazhdon prej disa ditësh. Ai tha se është e trishtë të shikosh se si fshati i Thethit i cili është vlerësuar si një simbol i turizmit malor në veriun e Shqipërisë dhe në rajon. Sipas Spahisë kjo është një tentativë e kryenministrit Edi Rama për të ndëshkuar Thethin dhe Shkodrën pas zgjedhjeve të 11 majit. Deputeti i Partisë Demokratike shtoi më tej se banorët e Thethit kanë kërkuar leje për ndërtimin e banesave por nuk kanë mundur të aplikojnë.
    “Eshtë e trishtë të shikosh se si një fshat si Thethi simbol i turizimit malor dhe jo vetëm për bashkinë e Shkodrës por edhe të rajonit ta shikosh në këtë sulm barbar e cila ka terrorizuar edhe banorët. Për vetë faktit që është një tentativë e Edi Ramës për të ndëshkuar Thethin dhe Shkodrën pas zgjedhjeve të 11 majit. Ajo që po ndodh në Theth është e turpshme, e trishtë dhe kriminale. Banorët kanë kërkuar leje për ndërtim por nuk kanë mundur të aplikojnë. Bashkia Shkodër e ka përfshirë edhe Thethin në planin vendor i cili ka përmbushur edhe detyrimet e saj. Plani ka nevojë për detajim edhe për t’i dhënë edhe zhvillimin e duhur të saj”, tha ai.
    Gjatë fjalës së tij në studio, ish kryetari i bashkisë së Shkodrës theksoi se ky ishte një operacion i panevojshëm pasi në kulmin e turizmit ka shkaktuar një dëm kolosal dhe për banorët.
    “Kam qënë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe mund të them se ky operacion ka qënë ndëshkues ndaj Thethit. Eshtë e trishtë të shikosh se shumica e atyre banesave ishin të lehta dhe të ndërtuara pa beton dhe ishte shumë e thjeshtë që të çmontoheshin. Ky ishte një operacion i panevevojshëm në kulmin e turizmit dhe se është shkaktuar një dëm kolosal edhe për banorët”, përfundoi Spahia

  • “Mos më kap me dorë…”, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen me policët në Theth: Legen, afrohu se qenke i fortë…!

    “Mos më kap me dorë…”, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen me policët në Theth: Legen, afrohu se qenke i fortë…!

    VIDEO

    Në fshatin turistik të Thethit vijon prej 6 ditësh aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e sotme ishin në Theth edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Dy drejtuesit politikë të PD-së të Shkodrës nuk janë lejuar të afrohen në vendin ku po bëheshin prishjet e radhës, ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja fizike dhe verbale, me palët që kanë shkëmbyer edhe fyese. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në pamjet shihet qartë se se policët nuk kanë lejuar dy eksponentët e PD të kalojnë rripin e sigurisë, me deputetin Luçiano Boçi që i ka kërkuar një polici: Mos më kap me dorë…! Ndërsa një tjetri i është drejtuar me fjalët: Legen, afrohu se qenke i fortë…!Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • VIDEO/ Theth, Spahia: Detyrim ligjor që banorëve tu paraqitet dokumenti për prishjen e banesave

    VIDEO/ Theth, Spahia: Detyrim ligjor që banorëve tu paraqitet dokumenti për prishjen e banesave

    SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
    Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net

  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

    VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

    Situata në Theth është tensionuar sërish këtë të shtunë teksa vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Në zonë kanë mbërritur dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë drejtuesin politik të Shkodrës, Luçiano Boçi dhe deputetin e zgjedhur të qarkut, Bardh Spahia.
    Gjatë mbërritjes së tyre është vërejtur një përplasje verbale mes përfaqësuesve politikë, qytetarëve dhe forcave të policisë në vendngjarje.
    
    “Atëherë, në fakt përfaqësues të PD-së, nga drejtuesi politik i Shkodrës Luçiano Boçi dhe deputeti i zgjedhur Bardh Spahia, kanë mbërritur në një nga objektet e familjes Koçeku, të cilët janë paralajmëruar 24 orë më parë që të largohen. Ndërsa ditën e sotme disa përfaqësues të PD-së janë këtu në mbështetje të tyre.” -ka raportuar gazetai i Euronews Albania Teodor Gjergo.
    Më tej, drejtuesi politik i Shkodrës për Partinë Demokratike, Luçiano Boçi, ka dhënë një prononcim për mediat ku është shprehur:
    “Jam i revoltuar dhe jo i acaruar. Sepse të acaruar janë drejtuesit e policisë, janë në shkelje të ligjit, janë në një veprim të terrori. Është një masakër që drejtohet ndaj qytetarëve të Thethit, por edhe ndaj turizmit familjar. Ndërkohë që janë këta që duhet t’i kishin mbrojtur dhe kanë ndërtuar shtëpiza, që janë në të drejtën e tyre dhe që nuk përputhet me atë që bën Edi Rama.”-tha Boçi.
    Boçi vijoi më tej duke theksuar se situata është e nxitur politikisht.
    “Paketën e ka bërë gati, është ajo Paketa e Maleve dhe kjo është arsyeja përse ushtrohet ky terror. Kjo është kriminale dhe që vjen me urdhër. Kemi urdhër dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese; këtu vepron dhe sundon një njeri.”-tha Boçi.
    Edhe deputeti i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia, i cili ndodhej në Theth për të monitoruar zhvillimet, deklaroi:
    “Po asistojmë, siç e shikoni, ndaj banorëve për t’i mbrojtur nga terrori i Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit.”-tha Spahia.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

    Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

    Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë [12 korrik] atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Bardh Spahia tha se pamjet aktuale zona nuk i ka provuar as përballë serbëve.
    “Për hir të së vërtetës këto pamje nuk i ka provuar kjo zonë që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriotë të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar”, tha ai.
    Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama “si një besprerë tipik”.
    “Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha ai duke e cilësuar aksionin si hakmarrje pasi zona nuk votoi Partinë Socialiste më 11 maj.
    Ndërkohë Luçiano Boçi duke komentuar aksioni tha se zhvillohet pasi “nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës.
    “Duke goditur qytetarë e Thethit kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë”, tha Boçi duke akuzuar se Rama do t’ia japë atë “klientëve të tij”./ Tv Klan

  • Tensionet në Theth/ PD në mbështetje të banorëve kundër aksionit të prishjes së ndërtimeve

    Tensionet në Theth/ PD në mbështetje të banorëve kundër aksionit të prishjes së ndërtimeve

    Situata në Theth është tensionuar sërish këtë të shtunë teksa vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Në Theth kanë mbërritur dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë drejtuesin politik të Shkodrës, Luçiano Boçi dhe deputetin e zgjedhur të qarkut, Bardh Spahia.
    Gjatë mbërritjes së tyre është vërejtur një përplasje verbale mes përfaqësuesve politikë, qytetarëve dhe forcave të policisë në vendngjarje.
    “Atëherë, në fakt përfaqësues të PD-së, nga drejtuesi politik i Shkodrës Luçiano Boçi dhe deputeti i zgjedhur Bardh Spahia, kanë mbërritur në një nga objektet e familjes Koçeku, të cilët janë paralajmëruar 24 orë më parë që të largohen. Ndërsa ditën e sotme disa përfaqësues të PD-së janë këtu në mbështetje të tyre.” -ka raportuar gazetai i Euroneës Albania Teodor Gjergo.
    Më tej, drejtuesi politik i Shkodrës për Partinë Demokratike, Luçiano Boçi, ka dhënë një prononcim për mediat ku është shprehur:
    “Jam i revoltuar dhe jo i acaruar. Sepse të acaruar janë drejtuesit e policisë, janë në shkelje të ligjit, janë në një veprim të terrori. Është një masakër që drejtohet ndaj qytetarëve të Thethit, por edhe ndaj turizmit familjar. Ndërkohë që janë këta që duhet t’i kishin mbrojtur dhe kanë ndërtuar shtëpiza, që janë në të drejtën e tyre dhe që nuk përputhet me atë që bën Edi Rama.”-tha Boçi/
    Boçi vijoi më tej duke theksuar se situata është e nxitur politikisht.
    “Paketën e ka bërë gati, është ajo Paketa e Maleve dhe kjo është arsyeja përse ushtrohet ky terror. Kjo është kriminale dhe që vjen me urdhër. Kemi urdhër dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese; këtu vepron dhe sundon një njeri.”-tha Boçi.
    Edhe deputeti i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia, i cili ndodhej në Theth për të monitoruar zhvillimet, deklaroi:
    “Po asistojmë, siç e shikoni, ndaj banorëve për t’i mbrojtur nga terrori i Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit.”-tha Spahia.

  • Deputetët e PD-së, Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

    Deputetët e PD-së, Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

    Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, mes përplasjeve të banorëve me autoritetet për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sot, deputetët e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përfshirë në një konfrontim me forcat e policisë gjatë një vizite në zonë për të mbështetur banorët vendas.
    Në një video të publikuar nga vetë Boçi në rrjetet sociale, ai shfaqet duke debatuar ashpër me disa efektivë policie dhe duke u përplasur verbalisht me një person që, sipas deputetit, është drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj. “Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin?”, dëgjohet të thotë Boçi në video, ndërsa më pas konfliktohet edhe me një tjetër efektiv të pranishëm në vendngjarje.

    Tensionet në fshatin turistik kanë nisur prej disa ditësh, pas fillimit të operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve të ndërtuara pa leje. Banorët kundërshtojnë veprimet e institucioneve, duke deklaruar se nuk kanë mundësi të pajisen me leje ndërtimi për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë.

     

  • “Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen”, Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

    “Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen”, Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

    Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për të mbështetur banorët që kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve në fshat.
    Deputeti demokrat është përleshur edhe me një person, i cili prezantohet se është drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj. “Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”, dëgjohet t’i thotë Boçi.
    “Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m….”, i tha deputeti i zgjedhur një tjetër efektivi. “E mendove mirë që më preke?”. “O trim hajde një minutë”, i tha Boçi, Lleshajt.
    Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë.
    Një ditë më parë situata përshkallëzoi edhe më tej, pasi disa persona hodhën molotov drejt fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte duke nxjerrë armët për të mundësuar vijimin e operacionit.

  • Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth, Spahia: Rama i preu në besë banorët, po synon të fshehë problemet e mëdha

    Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth, Spahia: Rama i preu në besë banorët, po synon të fshehë problemet e mëdha

    Kasioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistik të Thethit dhe përplasja me banorët, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit në media.

    I ftuar në Quo Vadis këtë të enjte të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka folur mbi atë që po ndodh në Theh.
    Ai tha se e gjithë kjo reprezalje është e patolerueshme. Sipas tij Rama po opret në besë banorët e Thethit, pasi ishte vetë ky i fundit që i ftoi të ndërtonin para zgjedhjeve.

    Spahia tha se pas këtij aksioni Rama po fsheh problemet e mëdha para syve të qytetarëve, siç ishte masakra zgjedhore, apo mungesa e ujit të pijshëm.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Çfarë po ndodh ne Theth?
    Spahia: Po ndodh ajo që inicioi para disa muajsh vetë Rama. Pra shkatërrimi i Thethit me mriatim e institucioneve shtetërore. Menjëherë me të kaluar fushata zgjedhore, jemi dëshmitarë të një reprezalieje të paprecedentë, i cili po shkatërron jo vetëm ekonominë e atyre banorëve por dhe imazhin e nëj prej zonave turistike. Unë e kam parë që në fillim këtë llëvizje për të hequr vëmendjen nga disa probleme të mëdha, si masakra zgjedhore e 11 majit. Por edhe menaxhimi i disa qytetarev kryesore, siç janë problemet me plehrat, uji i pijshëm. Për të hequr vëmendjne nga të gjitha këto probnlematike ka ndërmarrë një dhunim pa asnjë arsye, të legjitimuar nga vetë ai. Një dhunim i atyre banorëve që nga vetë Rama u shtynë të investonin të ardhurat e tyre.
    Borakaj: Edhe pa pasur një leje?
    Spahia: Aty ishet paligjshmëria e kryeministrit, aty qendron dhe pabesia e tij ndaj atyre banorëve. Rama e dinte fare mirë kur bëri thirrje për faljen e gjobave dhe ndërtimine  bujtinave ishte e jashtëligjshme. Ligji aktual nuk lejon ndërimin në atë zonë, pasi banorët atje nuk kanë tituj pronësie, çka i pengon të amrrin leje ndërtimi zhvillimore.
    Borakaj: Ju kundërshtoi aksionin?
    Spahia: Ne jemi qartazi për zbatimin e  ligjit dhe kundër paligjshmërisë. Ne në të gjitha diskurset tona, kemi fakton që ka qenë shtyrje e padrejtë e Ramës për banorët që të investonin paratë e tyre në mënyrë të paligjshme.