Shtyhet në datë 20 tetor ora 14.30 seanca për deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia.
Këtë të mërkurë ishte parashikuar të zhvillohej seanca në ngarkim të tij ne Gjykatën e Posaccme, ku pritej të pyetej Bardh Spahia, por ky i fundit paraqiti kërkesë për shtyrje të seancës, me argumentin se ka thyer këmbën dhe se e kishte të pamundur të paraqitej.
Avokati mbrojtës i tij u shpreh se Bardh Spahia ka thyer këmbën një muaj më parë dhe mjeku i ka rekomanduar që të mos lëvizë shumë.
Për këtë arsye, gjyqtarja Rudina Palloj shtyu seancën në një tjetër datë.
Tag: spahia
-

Bardh Spahia: Kërkoj futjen me urgjencë në kalendarin e Kuvendit të projektligjit për gjendjen civile, të njihen vetëm dy gjini!
Deputeti i PD Bardh Spahia kërkon futjen urgjente në kalendarin e Kuvendit të projektligjit për gjendjen civile, ku parashikohet njohja vetëm e dy gjinive.
Gjatë Konferencës së Kryetarëve, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Spahia theksoi nevojën e rikthimit të Parlamentit drejt ligjshmërisë dhe garantimin e të drejtës së fjalës për opozitën.
Ai kërkoi me forcë caktimin sa më parë të datës për shqyrtimin në seancë plenare të projektligjit për gjendjen civile, një nismë e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së, që synon njohjen vetëm të dy gjinive. -

‘Opozitës iu hoq e drejta për të shprehur shqetësimet’, Spahia në Kuvend: S’mund të fshihemi pas kleçkave ligjore
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se në Kuvend janë për të diskutuar çështje të rëndësishme siç programi qeveritar që u kalua javën e kaluar dhe jo të merren me “kleçka” ligjore, duke iu referuar Diellës.
“Doja të diskutonim për atë pseudo program të qeverisë dhe jo të mos kërkojnë kleçka ligjore ndërkohë që është një çështje thellësisht politike.
Këtu jemi për të diskutuar për çështje siç është programi, rendi e siguria, shëndetësia që është shqetësim kryesor i qytetarëve, por që në mënyrë absurde po i hiqet opozitës shqiptare dhe fshehemi pas kleçkave për të hequr vëmendjen nga thelbi. “, tha Spahia. -

“Sot u varros demokracia në Kuvend”, Spahia shpërthen ndaj Ramës: Shqipëria qindra vite dritë larg BE
Ligjvënësi demokrat, Bardh Spahia ka reaguar ashpër ndaj miratimit të programit qeverisës, pa asnjë diskutim nga ana e grupeve parlamentare dhe deputetëve në Kuvend.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa e ka vënë theksin te tensionet që shoqëruan seancën e së enjtes, Spahia shkruan se sot në Kuvend ‘u dogj Kushtetuta, Ligji, Rregullorja, Konventat Europiane dhe të Drejtat Universale të Njeriut’.
Spahia ka etiketuar kryeministrin Rama si ‘incenerues’ i demokracisë, ndërsa shton se sot me heqjen e së drejtës kushtetuese të opozitës për të folur në Parlament, Shqipëria është qindra vite dritë larg Bashkimit Europian.
Reagimi
Nuk është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka një incenerator. Ai është ngritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku digjet pa pushim Kushtetuta, Ligji, Rregullorja, Konventat Europiane dhe të Drejtat Universale të Njeriut! Digjet demokracia!
Inceneruesi më i madh quhet Edi Rama! Pushteti i tij i korruptuar dhe i inkriminuar po djeg në themel shpresat se Shqipëria mund të jetë një vend normal. Sot, me heqjen e së drejtes kushtetuese të opozitës për të folur në Parlament, Shqipëria është qindra vite dritë larg Bashkimit Europian. -

Nga Zhupa, te Spahia e Boçi! Berisha cakton katër kryetarët e komisioneve parlamentare
Partia Demokratike ka caktuar katër kryetarët e komisioneve parlamentare gjatë mbledhjes së sotme të grupit, 16 shtator.
Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe SportetKryedemokrati Sali Berisha foli gjatë kësaj mbledhjes në selinë blu, për miratimin nga ana e socialistëve të strukturës së re të Kuvendit.
Pavarësisht se procesi i votimit u bojkotua nga opozita, ndryshimet u miratuan me 79 vota pro, akt që për Berishën përbën shkelje të parimeve themelore të Kushtetutës. -

“Mashtrime pa fund”, Spahia akuzon qeverinë për dështimin e furnizimit me ujë 24 orë: Miliarda shpenzime, por pa ujë
Deputeti i zgjedhur i PD, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, duke akuzuar qeverinë për mashtrime të përsëritura dhe keqpërdorim fondesh publike.
“Pas çdo fushate, pas qindra projekteve dhe kantierëve të shpallur me bujë, shqiptarët ende nuk kanë ujë të pijshëm 24 orë në ditë”, shkruan Spahia në një postim të bërë në rrjete sociale. Sipas tij, prej 12 vitesh qytetarët janë ushqyer me gënjeshtra, ndërsa miliarda lekë janë shpenzuar pa asnjë rezultat konkret.
Ai kërkon nga SPAK të hetojë menjëherë rastet ku projektet janë shpallur, fondet janë shpenzuar, por infrastruktura e ujësjellësit mungon.
Postimi i plotë në FB:
Pas premtimit në çdo fushatë elektorale,pas 12 vitesh, pas qindra projektesh, pas qindra kantieresh dhe pas qindra milionë eurosh të vjedhura në emër të furnizimit me ujë, së shpejti mashtruesi më i pafytyrë do “ndërmarrë” një hap për ujin!Fjalë e rrenë ka sa herë hap gojën.Mbase ka ndonjë shqiptar ndokund në Shqipëri ujë të pijshëm ose të papijshëm 24 orë dhe nuk e di unë!Po SPAK pse nuk vepron kur projektet dhe kantieret janë hapur, lekët janë vjedhur por ujë nuk ka akoma? -

Spahia akuzon qeverinë: Pas 12 vitesh premtime për ujësjellësin, ende s’ka ujë, vetëm vjedhje dhe mashtrime
Deputeti i zgjedhur i PD, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, duke akuzuar qeverinë për mashtrime të përsëritura dhe keqpërdorim fondesh publike.
“Pas çdo fushate, pas qindra projekteve dhe kantierëve të shpallur me bujë, shqiptarët ende nuk kanë ujë të pijshëm 24 orë në ditë”, shkruan Spahia në një postim të bërë në rrjete sociale. Sipas tij, prej 12 vitesh qytetarët janë ushqyer me gënjeshtra, ndërsa miliarda lekë janë shpenzuar pa asnjë rezultat konkret.
Ai kërkon nga SPAK të hetojë menjëherë rastet ku projektet janë shpallur, fondet janë shpenzuar, por infrastruktura e ujësjellësit mungon.
Postimi i plotë në FB:
Pas premtimit në çdo fushatë elektorale,
pas 12 vitesh, pas qindra projektesh, pas qindra kantieresh dhe pas qindra milionë eurosh të vjedhura në emër të furnizimit me ujë, së shpejti mashtruesi më i pafytyrë do “ndërmarrë” një hap për ujin!
Fjalë e rrenë ka sa herë hap gojën.
Mbase ka ndonjë shqiptar ndokund në Shqipëri ujë të pijshëm ose të papijshëm 24 orë dhe nuk e di unë!
Po SPAK pse nuk vepron kur projektet dhe kantieret janë hapur, lekët janë vjedhur por ujë nuk ka akoma? -

Shkarkimi i Simon Shkrelit/ Spahia: Benet Beci vijon hakmarrjen politike dhe sulmin ndaj artit e kulturës shkodrane!
Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër, tani deputeti i zgjedhur, Bardh Spahia ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakut Benet Beci, për të shkarkuar aktorin dhe gazetarin Simon Shkreli.
‘Shkarkimi i Simon Shkrelit, aktor, gazetar dhe kryefamiljar model si dhe bashkëshort i gazetares Eliona Shkreli kryetare e PD Shkodër, nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë e paralajmëruar që në fushatën elektorale nga vetë ai që, pasi vodhi zgjedhjet, ka nisur tashmë edhe hakmarrjen personale’, shkruan Spahia në Facebook.
Postimi i plotë:
Në një kohë kur nuk jep asnjë shpjegim për akuzat për korrupsion dhe hetimet që po zhvillohen ndaj tij në SPAK, Benet Beci, me “dy klasë shkollë”, vijon hakmarrjen dhe përçmimin ndaj çdo shkodrani dhe nuk kursen as tempullin e artit, teatrin “Migjeni”.
Pasi i hoqi çdo kompetencë institucionale këtij institucioni, mbasi nxori urdhërin për shkrirjen e Teatrit Migjeni dhe më pas u detyrua ta tërheqë, sot ka nisur shkarkimet ndaj aktorëve, ashtu siç e ka mësuar padroni i tij politik.
Shkarkimi i Simon Shkrelit, aktor, gazetar dhe kryefamiljar model si dhe bashkëshort i gazetares Eliona Shkreli kryetare e PD Shkodër, nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë e paralajmëruar që në fushatën elektorale nga vetë ai që, pasi vodhi zgjedhjet, ka nisur tashmë edhe hakmarrjen personale.
Me një administratë të importuar, çdo ditë po dëshmon se është kundër Shkodrës dhe shkodranëve. Por këtë askush nuk do t’ia falë, as atij e as narko-pushtetit që ka kapur peng vendin.
-

“Edi po ushtron terror”, deputeti i PD ‘shpërthen’ ashpër: Rama po vendos fatet e qytetarëve në çdo nivel shtetëror
Deputeti i zgjedhur Partisë Demokratike, Bardh Spahia komentoi sot lidhur me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Në një emision televiziv Spahia u shpreh se tanimë askush nuk habitet me metodat e kryeministrit Rama.
Spahia akuzoi se ditët e fundit, banorët e Thethit janë gjendur para një terrori shtetëror absurd.
“Për fat të keq, tanimë askush nuk habitet me metodat e Edi Ramës, të cilin jemi mësuar ta shikojmë si kryeministër, si agjent tatimor, arkitekt, si urbanist, pra tanimë ka marrë rolin e atij që vendos fatet e çdo institucioni dhe automatikisht të çdo qytetari shqiptar.
Të vjen keq teksa shikon këto pamje, janë edhe intervista. Një prej tyre është edhe pronari i asaj kulle që u shemb sot me tritol, në një akt demonstrimi dhune të pakrahasueshme, të paimagjinueshme ndaj një popullate krejtësisht paqësore. Kanë qenë gjatë gjithë këtyre 10 ditëve. Komplet ajo zonë e Thethit, komplet banorët në një terror shtetëror absurd.
Bëhet fjalë për banorë autoktonë, të cilët janë dhunuar në mënyrë të paimagjinueshme, janë denigruar. Rikujtoj njëherë këtu edhe emërtimin e këtij operacioni, ‘Tokë e Xanun’, në një territor ku askush nuk ka zënë asnjë pëllëmbë tokë të tjetërkujt.
Janë të gjithë banorë, familje që me shumë vështirësi ekonomike mundohen të zhvillojnë pronën e tyre të trashëguar në breza, pavarësisht se u mungon titulli i pronësisë. Janë të gjithë në pronat e veta. Mungesa e titullit të pronësisë është për faj të shtetit dhe kjo duhet të na bëjë të reflektojmë të gjithë.
Dëgjoj shpeshherë mediat e orientuara politikisht majtas, opinionit që mundohen të mbajnë krahun e qeverisë teksa etiketojnë apo tentojnë të hedhin fajin tek banorët.
Ata janë banorë në një zonë ku kanë të domosdoshme, e kanë jetike nevojën për të ndërtuar. Shumica prej tyre për hir të së vërtetës edhe si zgjerim i natyrshëm i familjeve e kanë të domosdoshme ndërtimin e shtëpive. Pasi shumica dërrmuese e këtyre ndërtesave janë me objektivin primar, banesa dhe sigurisht brenda kontekstit të banesës siç është normale në zona të tilla, shpeshherë shfrytëzohen edhe si bujtina pritëse në periudhën e turizmit”,-tha Spahia.

