Tag: spahia

  • Ligji i ri për gjinitë, Spahia: BE-ja nuk na e kërkon, 21 vende anëtare nuk e kanë një të tillë

    Ligji i ri për gjinitë, Spahia: BE-ja nuk na e kërkon, 21 vende anëtare nuk e kanë një të tillë

    Miratimi i ligjit për ‘barazinë gjinore’, i cili përfshin konceptin e ‘gjinisë së shumëfishtë’, ka ndezur debate të ashpra politike, ku në qendër është pyetja nëse ky akt normativ është një detyrim që buron nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Ndonëse mazhoranca argumenton se ligji është një hap i rëndësishëm në përafrimin me legjislacionin europian, duke iu referuar edhe reagimeve nga Komisioni Europian, opozita e hedh poshtë kategorikisht këtë pretendim.

    I ftuar në një intervistë në Syri TV, me Armela Ferkon, deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh Kryetari i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Bardh Spahia, u shpreh se ky ligj nuk ka absolutisht asnjë lidhje me procesin e integrimit. Për të mbështetur argumentin e tij, Spahia solli fakte konkrete, duke theksuar se 21 nga vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë një legjislacion të tillë.

    “Mjafton të përmendim faktin që janë 21 vende të Bashkimit Europian që nuk e kanë këtë ligj”, u shpreh ai. Spahia shkoi më tej duke përmendur shembuj si Sllovenia dhe Hungaria, të cilat, sipas tij, kanë ndërmarrë hapa legjislativë në drejtimin e kundërt, duke njohur ligjërisht vetëm dy gjini.

    Sipas deputetit Spahia, procesi i integrimit rregullohet përmes direktivave të BE-së, të cilat ai pretendon se janë studiuar me vëmendje. Ai sqaroi se dokumentet europiane për barazinë gjinore përdorin nocione të qarta si “barazia midis grave dhe burrave” (Equality between women and men) dhe “barazi gjinore” (Gender equality), por gjithmonë në kuptimin binar, pra duke iu referuar burrit dhe gruas.

    Në kontrast, ligji i ri i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë përdor terma të reja si “përkatësi e shumëfishtë”, i cili përsëritet 25 herë në tekst, dhe “gjini gjithëpërfshirëse”. Spahia i cilësoi këto terma si “ideologjike, majtiste dhe pjesë të një kulture Woke”, duke argumentuar se ato nuk janë pjesë e kuadrit ligjor të BE-së, por pjesë e një axhende që synon “transformimin e shoqërive”.

    Bardh Spahia: Absolutisht jo. Përkundrazi, ne e kemi theksuar vazhdimisht gjatë gjithë kësaj periudhe të shqyrtimit të këtij projektligji, që tanimë u kthye që mbrëmë në ligj, faktin që nuk ka asnjë lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë. Mjafton të përmendim faktin që janë 21 vende të Bashkimit Europian që nuk e kanë këtë ligj. Të rikujtojmë për qytetarët edhe faktin që shtete si Sllovenia apo Hungaria së fundmi ëh, kanë bërë të kundërtën e këtij ligji. Janë shprehur qartazi për njohjen e vetëm dy gjinive, për të treguar që nuk ka aspak lidhje me procesin e integrimit europian dhe nuk është kusht. Pasi proceset e integrimit europian rregullohen kryesisht nëpërmjet direktivave që Bashkimi Europian lëshon. Dhe ne i kemi studiuar me vëmendje direktivat e Bashkimit Europian për barazinë gjinore. Ne i kemi nxjerrë madje, i kemi evidentuar. Në këto direktiva përdoren vetëm tre nocione. Dhe konkretisht, ‘Equality between women and men’, pra barazia midis grave dhe burrave. ‘Gender equality’, barazi gjinore në kuptimin binar: burrë dhe grua. ‘Equal treatment in employment, occupation and pay’. Pra, trajtimi i barabartë në punë, profesion dhe paga. Dhe gjithmonë i referohet qartazi kuptimit binar, pra të njohjes së vetëm dy gjinive: burrë dhe grua. Në asnjë prej këtyre direktivave të Bashkimit Europian nuk përdoren termat që përdoren në ligjin aktual shqiptar, ku kryesoret janë, përkatësi, termat përkatësi e dyfishtë, e cila përsëritet 25 herë pothuaj në çdo nen të ligjit. Gjini gjithëpërfshirëse dhe variantet e saj, të cilat përsëriten rreth 10 herë në këtë ligj. Apo burrat dhe gratë në gjithë diversitetin e tyre dhe ky term përsëritet rreth 10 herë në të gjitha nenet e këtij ligji. Janë të gjitha terma ideologjik, majtist, të një kulture Woke, axhende Woke, e cila për hir të së vërtetës synon transformimin e shoqërive. Ne jemi njohur me këto axhenda që herët, ku patën një sponsorizim të fuqishëm nga Soros dhe shoqëritë e tij, por që aktualisht në të gjithë botën dhe veçanërisht në Amerikë po marrin një goditje të jashtëzakonshme.

  • ‘Mazhoranca na ofendon’, Spahia kërkesë Peleshit: Mos mbaj anë gjatë drejtimit të seancës

    ‘Mazhoranca na ofendon’, Spahia kërkesë Peleshit: Mos mbaj anë gjatë drejtimit të seancës

    Seanca parlamentare e ditës së sotme u tensionua nga një ndërhyrje procedurale e deputetit të opozitës, Bardh Spahia, i cili ngriti shqetësimin për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme nga ana e deputetëve të mazhorancës.
    Ai akuzoi drejtpërdrejt se përfaqësues të shumicës parlamentare kanë përdorur termin fyes “lehin” në drejtim të deputetëve opozitarë, pa hasur në asnjë masë ndëshkimore nga drejtuesi i seancës.
    “Nuk ndërmerret një masë kur nga ana e mazhorancës përdoren terma ‘lehin’ për deputetët e opozitës. U përdor disa herë ky term dhe ju ju hyn në një vesh dhe ju del nga tjetri,” deklaroi Spahia, duke kërkuar me forcë paanshmëri në drejtimin e punimeve të Kuvendit.
    Ai vuri në dukje një standard të dyfishtë, duke theksuar se merren masa “krejt qesharake” ndaj deputetëve për çështje minore, ndërkohë që ofendimet e rënda kalojnë pa u vënë re.
    Në përgjigjen e tij, Kryetari i seancës pranoi se mund të mos dëgjojë çdo fjalë që thuhet në sallë, por theksoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi të. Peleshi sqaroi se deputetët kanë të drejtën dhe mekanizmin për t’iu drejtuar Sekretariatit të Etikës për të kërkuar marrjen e masave disiplinore.
    Ky incident nxjerr në pah edhe një herë klimën e tensionuar dhe debatin e vazhdueshëm mbi etikën dhe gjuhën e përdorur në parlamentin shqiptar.
    Deklarata e deputetit Spahia:
    Kryetar, kam në radhën. Dhe nuk ndërmerret një masë kur nga ana e mazhorancës, përfaqësuesit të mazhorancës, përdoren terma lehin për deputetët e opozitës.
    U përdor disa herë ky term dhe ju ju hyn në një vesh dhe ju del nga tjetri.
    Ju lutem, duam paanësinë në drejtimin e seancës. Dhe jo të merren ato masa krejt qesharake për një deputet që nuk ka lëvizur nga karrigia e vet tek e fundit. Ndërkohë që këtej flasin ofendimet për opozitën dhe ju nuk ju bëjnë aspak përshtypje. Faleminderit.

  • Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit

    Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca, shkak mungesa e avokatit

    bardh spahia

    TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia, është paraqitur këtë të hënë në GJKKO, ndërsa seanca gjyqësore është shtyrë për në datën 12 nëntor. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Spahisë, për arsye shëndetësore.
    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi. Spahia pretendon se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI

  • GJKKO shtyn seancën ndaj deputetit demokrat Bardh Spahia, zbardhet arsyeja

    GJKKO shtyn seancën ndaj deputetit demokrat Bardh Spahia, zbardhet arsyeja

    Pritej që këtë të hënë të pyetej deputeti demokrat, njëherësh ish kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, GJKKO shtyn seancën.
    Shkak mungesa e mbrojtësit ligjor të Spahisë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
    Spahia shprehu pëlqimin përpara gjykatës për tu pyetur nga prokurorja Dorina Bejko, me prezencën e avokatit të tij. Seanca e radhës në datë 12 nëntor ora 09.30.

  • Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

    Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

    bardh spahia

    TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia, është paraqitur këtë të hënë në GJKKO, aty ku do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi. Spahia pretendon se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI
     

  • Çfarë po ndodh? Disa minuta pas Berishës, deputeti demokrat paraqitet në SPAK

    Çfarë po ndodh? Disa minuta pas Berishës, deputeti demokrat paraqitet në SPAK

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është paraqitur në ambientet e SPAK.
    Spahia është i marrë i pandehur nga SPAK, pasi ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës nga një qytetar i cili pretendon se e ka hequr me të padrejtë nga puna.
    Bëhet fjalë për kohën kur Spahia drejtonte Bashkinë e Shkodrës.

  • “Ka vetëm dy gjini!” PS votoi kundër propozimit të PD, Spahia: Interesa partiake për të zhveshur individët

    “Ka vetëm dy gjini!” PS votoi kundër propozimit të PD, Spahia: Interesa partiake për të zhveshur individët

    Bardh Spahia

    TIRANË-Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia ka reaguar pas votimit kundër nga ana e PS ndaj amendamentit të Partisë Demokratike. Opozita ka kërkuar përcaktimin e gjinisë që në lindje, të vendosur biologjikisht e të pandryshueshëm, por në Komision mori pesë vota kundër nga mazhoranca.
    Spahia me anë të një postimi në rrjete sociale ka akuzuar qeverinë se tenton t’i përdorë për interesa partiake për të zhveshur individët nga dinjiteti dhe për ti përdorur si numra dhe jo si njerëz dhe këtë e konfirmuan me vota kundër. Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë theksoi se shkencërisht, biologjikisht dhe fiziologjikisht egzistojnë vetëm dy sekse
    Bardh Spahia: Shkencërisht, biologjikisht dhe fiziologjikisht egzistojnë vetëm dy sekse. Ka vetëm dy gjini: FEMER dhe MASHKULL! Ka NANË dhe BABË, MOTËR dhe VËLLA, BIR dhe BIJË, BURRË dhe GRUA, DJALË dhe VAJZË. Çdo përkufizim tjetër është anti-familje, anti-shqiptar, anti-traditë dhe vetëm në shërbim të axhendava Soros-iane, majtiste dhe woke-iste të cilat qeveria Sorosiane e narkoshtetit tonë tenton t’i përdorë për interesa partiake për të zhveshur individët nga dinjiteti dhe për ti përdorur si numra dhe jo si njerëz. E konfirmuar kjo nga vota kundër e socialistëve sot në komision.
    Pas votimit në Komision amendament do ti kalojë Kuvendit në seancë plenare për shqyrtim./ZËRI

  • Projektligji për ‘Barazinë gjinore’/ Spahia kundër: Promovon agjendën ‘UOKE’ dhe njohjen e 72 gjinive

    Projektligji për ‘Barazinë gjinore’/ Spahia kundër: Promovon agjendën ‘UOKE’ dhe njohjen e 72 gjinive

    Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka kërkuar heqjen e projektligjit per “Barazine gjinore” nga projekt kalendari i punimeve të kuvendit dhe parlamentit.

    Në fjalën e tij gjatë Konferencës së Kryetarëve, Spahia theksoi se ky projektligj promovon dukshëm axhendën “UOKE” dhe hap rrugën për njohjen e rreth 72 gjinive, apo vetëdeklarimit të gjinisë në bazë të ndjesisë së brendshme të personit i cili mund të mos përputhet me gjininë e deklaruar në lindje.

    Gjithashtu Spahia kërkoi të dëgjohen të gjithë institucionet dhe grupet që kanë shprehur interes në këtë çështje, përfshi edhe komunitetet fetare.

  • “Kam thyer këmbën”, Bardh Spahia ‘justifikohet’ dhe nuk shkon në gjyq, dështon seanca

    “Kam thyer këmbën”, Bardh Spahia ‘justifikohet’ dhe nuk shkon në gjyq, dështon seanca

    Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ishte planifikuar për sot zhvillimi i seancës gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat, Bardh Spahia, por seanca ka dështuar për shkak të mosparaqitjes së tij në gjykatë.Sot në seancë do të ishte vetë Spahia i cili do të jepte deklaratat e tij, por mungesa e tij është justifikuar nga avokatët për shkak se ka thyer këmbën prej 1 muaji dhe nuk i rekomandohet të lëvizë.
    Prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, ajo i bëri me dije avokatit se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme.
    Seanca e radhës u caktua më 10 tetor dhe në pyetje do të merret Bardh Spahia.Ndërkohë Bardh Spahia është paraqitur në seancat parlamentare të Kuvendit si dhe në mbledhjet e komisioneve apo dhe në ato të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe pse këmbën e ka të thyer.
    SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti.
    SPAK thotë se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër dhe njëkohësisht si Kryetar i Bashkisë Shkodër, më 18 korrik 2022 ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të administratorit Mark Molla dhe emëroi një anëtar të FRPD-së.

  • Dështon seanca në GJKKO/ Bardh Spahia nuk shkoi se ka thyer këmbën, prokurorja: Të vijë me paterica!

    Dështon seanca në GJKKO/ Bardh Spahia nuk shkoi se ka thyer këmbën, prokurorja: Të vijë me paterica!

    bardh spahia me paterica gjatë mbërritjes në kuvend

    TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO, në ngarkim të deputetit demokrat, Bardh Spahia, është shtyrë për shkak të mos paraqitjes së tij në Gjykatë. Avokatët e deputetit demokrat kanë justifikuar mungesën e tij, për shkak të gjendjes shëndetësore.
    Sipas palës mbrojtëse, Spahia ka thyer këmbën prej 1 muaji dhe nuk i rekomandohet të lëvizë. Nga ana tjetër, prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, ajo i bëri me dije avokatit se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme.
    Sot në seancë do të ishte vetë Spahia i cili do të jepte deklaratat e tij. Seanca e radhës u caktua më 10 tetor dhe në pyetje do të merret Bardh Spahia.

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.
    Gjatë paraqitjes së tij në SPAK, Spahia ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI