Tag: spahia

  • ‘Shëndetësia zë vetëm 2.9% të PBB-së’/  Spahia: Koncesionet në këtë sektor…

    ‘Shëndetësia zë vetëm 2.9% të PBB-së’/ Spahia: Koncesionet në këtë sektor…

    Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë Bardh Spahia në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se buxheti i vitit 2026 është i padrehrë dhe rrit vetëm shpenzimet operative të qeverisë përmes PPP-ve.
    Spahia tha se koncesionet në shëndetësi për vitin 2026 janë mbi 40 milionë euro, të barabarta me shpenzimet kapitale për spitalet në të gjithë vendin dhe shëndetësia zë vetëm 2.9% të PBB-së.
    “Ky buxhet është thellësisht i padrejtë pasi rrit shpenzimet operative të qeverisë me PPP
    Buxheti për shëndetësinë është 2.9% e PBB-së, ka rënie krahasuar me vitin 2025. Në vendet e rajonit shëndetësia financohet më shumë deri në 10% të PBB-së.
    Kjo është tërheqje nga përgjegjësia. Pesha e përgjithshme ka rënë me 9.3%, kjo do të thotë më pak fonde për spitalet rajonale, për barna, kjo do të thotë mungesë trajtimesh.
    Nuk do të ndryshojë asgjë në “Onkologjik”, ka nevojë urgjente për kushte higjeno-sanitare, ka nevojë për barna për PetScann, për brakoterapi, për shtretër.
    Pagesat e shqiptarëve janë 60% direkt nga xhepi. 5 milionë euro janë ulur financimet për pacientët spitalorë.
    PPP-të në shëndetësi janë mbi 40 milionë euro, të barabarta me shpenzimet kapitale për spitalet në të gjithë vendin.
    Pagesa mujore është 100 euro për ata me ndihmë ekonomike, kjo nuk mbulon as nevojat.
    Bonusi i pensionistëve rritet vetëm me 3%, nuk është përcaktuar minimumi jetik.
    Fondet për mirëqenien sociale rriten me 1.2% ose 2.5 milionë euro.
    Investimet për vitin 2026 në 4 qarqet e veriut janë vetëm 95 milionë euro, 5.7% të buxhetit”, deklaroi Spahia.

  • VIDEO/ Kullë-hotel brenda QSUT, Spahia zë ngushtë ministren e Shëndetësisë, heshtje totale për aferat

    VIDEO/ Kullë-hotel brenda QSUT, Spahia zë ngushtë ministren e Shëndetësisë, heshtje totale për aferat

    Deputeti i PD, Bardh Spahia gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë, ka denoncuar ndërtimin e kullës hotel brenda QSUT, ministrja dhe gjithë drejtuesit e Shëndetësisë zihen ngushtë, mbyllin gojën dhe nuk japin përgjigje.

    Reagimi i Bardh Spahisë:

    Nuk pranojnë interpelancë dhe as mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik. Nuk japin llogari për mungesë ilaçesh dhe shërbimesh.

    Omerta është i vetmi kod që njohin dhe mbyllin gojën dhe bëjnë të paditurin sa herë flitet për shpenzime dhe afera të dyshimta. Qartësisht siç shihet dhe me figurë dhe fatkeqësisht, përfaqësuesit e mazhorancës në komision dhe kudo nuk janë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve por të aferave të pafundme që përfshijnë qeverinë.

     

  • Kishte pak njerëz? Deputeti i PD Bardh Spahia: Nuk ishte protestë, e kishim ideuar ne vetë të tillë, ishte foltore

    Kishte pak njerëz? Deputeti i PD Bardh Spahia: Nuk ishte protestë, e kishim ideuar ne vetë të tillë, ishte foltore

    Deputeti i PD-Së, Bardh Spahia, u shpreh se tubimi para Kryeministrisë nuk ishte në vetvete një protestë, por një foltore parlamentaro-qytetare.Ai tha se PD-ja dhe opozita, sa herë ka qenë nevoja për t’u përfaqësuar me numra, kanë qenë në nivelet maksimale dhe sipas tij kjo nuk vihet në dyshim.Spahia sqaroi se tubimi ishte ideuar në këtë formë për t’u dhënë hapësirën e munguar përfaqësuesve të opozitës dhe qytetarëve me bindje opozitare, me qëllim zëvendësimin e hapësirës së mohuar në seancat parlamentare.“Dua ta saktësoj se kjo e sotmja nuk ishte protestë, për hir të së vërtetës, por ishte një foltore parlamentaro-qytetare, që u ideua dhe do të vazhdojë të jetë e tillë për t’u dhënë zë parlamentarëve të cilëve u është hequr e drejta e fjalës në Parlament gjatë këtyre seancave, siç e keni parë të gjithë. Ishte gjithashtu një mënyrë për të sjellë zërin e opozitës sa më pranë qytetarëve, duke i dëgjuar dhe duke i bërë pjesë të kësaj foltore”, tha ai.Sipas Spahisë, mesazhi i kësaj foltore ishte që opozitës nuk mund t’i mbyllet goja dhe nuk mund t’i mohohen diskutimet që, sipas tij, mazhoranca ua ndalon me forcën e kartonit.

  • “E sotmja s’ishte protestë”, deputeti demokrat ‘shigjeton’ Berishën: Parlamentin e “zbritëm” në bulevard

    “E sotmja s’ishte protestë”, deputeti demokrat ‘shigjeton’ Berishën: Parlamentin e “zbritëm” në bulevard

    Deputeti i PD, Bardh Spahia, ishte i ftuar këtë mbrëmje në një emision televiziv ku komentoi tubimin e opozitës para kryeministrisë.
    Spahia u shpreh se e sotmja nuk ishte protestë, por një foltore parlamentaro-qytetare e cila u ideua dhe do vazhdojë të jetë e tillë për t’i dhënë zë parlamentarëve që iu hoq e drejta e fjalës në parlament gjatë seancave plenare dhe një mënyrë për të sjellë zërin e opozitës sa më pranë qytetarëve.
    “U bënë pjesë edhe qytetarët në këtë foltore. PD dhe opozita sa herë ka qenë nevoja të sjellë apo përfaqësohet me numra, ka qenë gjithmonë në nivele maksimale.
    Po të duam, e bëjmë dhe më masive. Kjo ishte zgjedhje e ideuar në formë të tillë. Foltore parlamentaro-qytetare për t’i dhënë hapësirën e munguar përfaqësuesve të opozitës dhe qytetarëve të popullit opozitar, për të zëvëndësuar në një mënyrë atë hapësirë të munguar gjatë zhvillimit të seancave parlamentare.”-tha Spahia.
    Se kush ishte mesazhi i foltores sot, Bardh Spahia theksoi se ishte mjaft e rëndësishme, që opozitës nuk mund t’i mbyllet goja.
    “Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja. Diskutimet që me forcën e kartonit mazhoranca ia mohoi përfaqësuesve të popullit opozitar në parlament, e kam fjalën për debatin e munguar për ligjin për barazinë gjinore, që ishte një turp dhe skandal i vërtetë. Votuam dhe votuam kundër me bindjen e plotë.
    Përveçse e argumentuam qartazi në mënyrë ezauruese domosdoshmërinë për të mohuar një praktikë të tillë që shkatërron në themel bërthamën e shoqërisë sonë, gjatë gjithë diskutimit të këtij projektligji në komisionet parlamentare, kishim vendosur të diskutonim qartazi në seancë, por me forcën e kartonit u mohua. Vendim absurd.
    Ka disa mesazhe dhe janë të qarta. Ishte mosdëshira e mazhorancës për të mos e diskutuar publikisht atë projektligj. Padyshim ka dhe mesazhe të tjera po aq të rëndësishme, e drejta e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, e drejtë kushtetuese që s’ia mohon dot mazhoranca.
    Ne nuk e diskutojmë më që ne do shkojmë në parlament. PD do shfrytëzojë çdo hapësirë për tu bërë zëri i mbrojtjes së interesit qytetar.”-tha Spahia.
    Bardh Spahia dukshëm është kundër fjalorit të Sali Berishës, i cili një orë para se të niste tubimi para kryeministrisë, tha se sot nis një valë protestash që nuk do ndalen deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa deputeti demokrat nuk e quan të tillë, por një foltore.

  • Protesta e opozitës, Spahia: Mesazhi kryesor rikthimi i fjalës së lirë në parlamentin e Shqipërisë dhe jo vetëm

    Protesta e opozitës, Spahia: Mesazhi kryesor rikthimi i fjalës së lirë në parlamentin e Shqipërisë dhe jo vetëm

    Opozita ka nisur serinë e protestave kombëtare, duke e cilësuar këtë si një formë të re të komunikimit me qytetarët, me objektiv kryesor rikthimin e fjalës së lirë dhe mbrojtjen e interesit publik. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat, BardhSpahia, theksoi se protesta synon të kthejë zërin e munguar në institucionet demokratike, veçanërisht në parlament.

    Sipas tij, mazhoranca aktuale po përdor forcën e numrave për t’i hequr opozitës të drejtën e fjalës në çdo seancë. “Është një protestë e cila synon të rikthejë edhe njëherë fjalën e lirë, të munguar tashmë në institucione si parlamenti,” deklaroi ai, duke shtuar se qëllimi është rikthimi i parlamentarizmit tek qytetarët.

    Spahia akuzoi qeverinë se po tenton “në mënyrë djallëzore” të shtypë dhe të mbulojë problematikat e pafundme të vendit, duke eliminuar debatet, interpelancat me ministra dhe duke hedhur poshtë çdo iniciativë të opozitës, siç është ngritja e komisioneve hetimore.

    Mesazhi kryesor i protestës, siç u shpreh Spahia, është kërkesa që mazhoranca dhe qeveria të japin shpjegime për situatën e vështirë me të cilën përballet Shqipëria, duke vënë në pah atë që ai e quajti “korrupsion galopant”.

    Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje aferën korruptive të tunelit të Llogarasë, duke pretenduar se në të janë të përfshirë drejtpërdrejt Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. “Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, të paktën 50 milionë, flitet edhe për më shumë, deri në 90 milionë euro të vjedhura nga xhepat e qytetarëve,” theksoi Spahia.

    Në përfundim, ai u shpreh se opozita nuk ka rrugë tjetër përveçse t’i drejtohet rrugës dhe diskutimit të drejtpërdrejtë me qytetarët për të mbrojtur interesin publik që, sipas tij, është “jashtëzakonisht i sulmuar”

    Spahia:

    Ne e kemi deklaruar në fakt që në organizimin, në fillimin e deklarimit të kësaj forme të re të afrimit me qytetarët shqiptarë. Është një protestë e cila synon të rikthejë edhe njëherë fjalën e lirë, të munguar tashmë për hir të së vërtetës në institucionet e fjalës së lirë, siç është parlamenti, ku mazhoranca me forcën e numrave dhe të kartonave, çdo seancë i ka hequr të drejtën e fjalës opozitës shqiptare.

    Dhe nëpërmjet opozitës, njëkohësisht edhe të qytetarëve, të cilët opozita i përfaqëson. Në këtë kontekst, mendoj se është një rëndësi e të veçantë fillimi i këtyre protestave, për ta rikthyer edhe njëherë parlamentarizmin tek qytetarët. Problematikat janë të pafundme, të cilat kërkojnë vëmendje dhe të cilat synon në mënyrë shumë djallëzore mazhoranca aktuale t’i shtyp, t’i mbulojë nëpërmjet eleminimit të debateve në parlament apo të interpelancave me ministra dhe përfaqësuesit e qeverisë, apo edhe duke hedhur poshtë çdo iniciativë të opozitës shqiptare, siç është ngritja e komisioneve hetimore, për shembull, që është një e drejtë kushtetuese e deputetëve, të opozitës dhe jo vetëm.

    E thashë më përpara, objektivi kryesor është mbrojtja e interesit qytetar dhe publik, i cili është jashtëzakonisht i sulmuar nga kjo mazhorancë dhe kjo qeveri. Nuk kemi rrugë tjetër përveçse t’i drejtohemi rrugës dhe kontaktit dhe diskutimit me qytetarëve.Mesazhi kryesor e thashë dhe pak më përpara, është rikthimi i fjalës së lirë në parlamentin e Shqipërisë dhe jo vetëm. Duhet, kjo mazhorancë dhe kjo qeveri duhet t’i japin shpjegime për problematikat jashtëzakonshme me të cilat përballet sot Shqipëria. Korrupsioni galopant.

    Dhe këtu sjell në vëmendje aferat korruptive të njëpasnjëshme, madhore, siç ishte ajo e fundit e aferës korruptive e tunelit të Llogarasë, e cila sheh të përfshirë kryeministrin Rama dhe zëvendës kryeministren Balluku. Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, të paktën 50 milionë, flitet edhe për më shumë, deri në 90 milionë euro të vjedhura nga xhepat e qytetarëve.

  • Spahia ironizon deputetët socialistë: Vetëdeklaroni gjininë që të dimë si t’ju trajtojmë

    Spahia ironizon deputetët socialistë: Vetëdeklaroni gjininë që të dimë si t’ju trajtojmë

    Një moment i pazakontë është shënuar në Komisionin e Shëndetësisë, ku kryetari Bardh Spahia i PD-së përballi deputetët socialistë me ligjin që u hap rrugën deklarimeve për më shumë se dy gjini.
    Në hapje të mbledhjes, Spahia, pasi iu drejtua kolegëve me fjalët “zonja dhe zotërinj”, shtoi me ironi djegëse: “Nëse ka gjini të tjera, ju lutem vetëdeklarohuni, që t’ju trajtojmë njësoj si burrat dhe gratë në komision.”
    Ironia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga mazhoranca. Nënkryetari socialist i komisionit, Eduard Shalsi, nisi të qeshë në mënyrë të dukshme nga sikleti, pa bërë asnjë përpjekje për të mbrojtur ligjin që vetë PS e miratoi dhe që, sipas opozitës, bie ndesh me direktivën e BE për barazinë gjinore e cila njeh vetëm dy gjini: burrë dhe grua.
    Spahia është një nga kundërshtarët më të fortë të nismës së qeverisë për “identitet të shumëfishtë gjinor”, që parashikohet të futet me detyrim edhe në tekstet shkollore.
     
     

  • Spahia zbulon dëshminë: Paditësi Mark Molla pranoi në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike

    Spahia zbulon dëshminë: Paditësi Mark Molla pranoi në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia duke folur paraditen e sotme tek SPAK, është shprehur se çështja ndaj tij është tërësisht politike.

    Gjatë deklaratës për gazetarët, Spahia u shpreh se, paditësi i tij, e ka thënë qartësisht se çështja e ngritur është tërësisht politike.

    ‘Paditësi Mark Molla pranoi në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike’, tha Bardh Spahia gjatë deklaratës për gazetarët.

    Spahia është në proces gjyqësor në SPAK, pasi Mark Molla një ish-punonjësi  bashkisë së Shkodrës, e ka denoncuar atë për largimin nga puna, në kohën kur deputeti i PD-së, mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

  • Nën hetim për shpërdorim detyre, Spahia në SPAK: Gjyq politik, akuza pa baza

    Nën hetim për shpërdorim detyre, Spahia në SPAK: Gjyq politik, akuza pa baza

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, është përgjigjur para prokurorëve të posaçëm lidhur me hetimin ndaj tij, ku akuzohet për shpërdorim detyre gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës.
    Pas marrjes në pyetje, Spahia tha se qëllimi i këtij procesi ishte politik dhe jo ligjor.
     “I thash prokurorëve që duhet të ishte thelluar më shumë në pyetjen e dëshmitarit ku qartazi pranon përdormini politik të tij në padi dhe në nisjen e këtij procesi gjyqësor. Ai ka thënë ”nuk kam pasur interes mbi vendimet, interesi im ka qenë lufta politike” e thënë nga goja e paditësit. Kjo tregon shumë se si është nisur ky gjyq dhe mbi ç’baza bëhet. Nuk duheshin shpenzuar paratë e taksapaguesve shqiptarë për të nisur gjyqe të tilla, por të përdoreshin në luftën kundër korrupsionit”, tha Spahia.
    Spahia u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, i cili pretendon se është shkarkuar në mënyrë të paligjshme dhe se në vend të tij është emëruar një anëtar i FRPD-së.

  • Gjyqi në GJKKO për Bardh Spahinë, deputeti i PD mbërrin në seancë

    Gjyqi në GJKKO për Bardh Spahinë, deputeti i PD mbërrin në seancë

    Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) për tu paraqitur në seancën gjyqësore në ngarkim të tij.
    SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti.
    SPAK thotë se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër dhe njëkohësisht si Kryetar i Bashkisë Shkodër, më 18 korrik 2022 ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të administratorit Mark Molla dhe emëroi një anëtar të FRPD-së.

  • ‘Nuk njohin Fe dhe as Zot’/ Bardh Spahia: Dhunë banditeske ndaj Xhamisë ‘Ebu Beker’ në Shkodër

    ‘Nuk njohin Fe dhe as Zot’/ Bardh Spahia: Dhunë banditeske ndaj Xhamisë ‘Ebu Beker’ në Shkodër

    Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku punonjës të bashkisë dhe forca policore ndërhynë në hapësirat e Xhamisë “Ebu Beker”. Spahia e ka cilësuar aktin si një dhunim banditesk ndaj një vendi të shenjtë dhe një tregues të mungesës së respektit të pushtetit lokal ndaj besimit fetar dhe traditave të qytetit.

    Postimi i Spahisë:

    Nuk njohin Fe dhe as Zot! 

    Të turpshme pamjet nga dhunimi banditesk që i bëhet një vendi të shenjtë si Xhamia “Ebu Beker” në zemër të Shkodrës, nga policia e shtetit dhe punonjës të bashkisë, që me urdhëra politik në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, heqin tabelën me thënie profetike. Veprime të tilla na shfaqin praktika që na kujtojnë periudha të errëta të së kaluarës, kur besimi dhe liria shpirtërore u shtypën me forcë. 

    E pamë të gjithë se si kjo mazhorancë me forcën e kartonit, miraton një ligj kundër natyrës, e nuk njeh mësimet e besimit, traditën e kombit tonë, shenjtërinë e familjes dhe injoron thirrjen e krerëve të besimit. Ndërsa sonte e shohim të shkojë më tej, me urdhërat poshtërues që Benet Beci, njeriu i marrë peng nga krimi e simbol i korrupsionit, jep nga zyra e tij, për të dhunuar hapësirat e një komuniteti fetar. Shkodra ka ditur gjithmonë të ruajë ekuilibrin, respektin dhe mençurinë përballë çdo provokimi, por ky njeri nuk njeh limite, as histori e traditë, pasi asgjë se lidh me Shkodrën, përveç interesave okulte!