Regjisori Namik Ajazi ka ndarë detaje të reja mbi punimet që do të kryhen në ish-burgun e Spaçit dhe konceptimin e filmit që do të realizohet në këtë vend me rëndësi historike. Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, Ajazi theksoi se filmi nuk është ai që orienton punimet në Spaç, por se ato zhvillohen në varësi të projektit më të gjerë për rivitalizimin e Spaçit.
“Ne u vendosëm në plan të parë të kësaj ndërhyrjeje që po bëhet,” u shpreh Ajazi. “Nëse Spaçi do të rivitalizohet, ne mund të xhirojmë një pjesë të filmit aty. Do të ishte e pamundur të rikrijohej çdo detaj i tij. Nuk jemi ne që orientojmë punimet për filmin. Ka një kronologji ngjarjesh që duhet të sqarohen. Ne jemi në varësi të Spaçit dhe mundësive që do të krijohen.”
Ajazi shpjegoi se ndërhyrja që do të bëhet është shumë e pjesshme dhe se filmi do të mbështetet gjerësisht te efektet vizuale për të rikrijuar atmosferën e brendshme të burgut famëkeq.
“Ne hartuam skenarin dhe, kur pamë që qeveria mbështeste projektin për rivitalizimin e Spaçit, menduam që një pjesë të përdorim për të realizuar filmin. Ndërhyrja e parë është bërë në dhomën e takimeve,” sqaroi regjisori.
Ai theksoi rëndësinë e filmit si një homazh për revoltat që ndodhën në Spaç, duke shtuar se “në rastin e filmit, cilido që të ishte kryeministër, do të duhej të ndërhynte, pasi filmi i bën homazh revoltave.”
Ekipi i producentëve nga Roma, pasi u sigurua për realizimin e projektit të rivitalizimit të Spaçit, erdhi në dhjetor 2023 dhe analizoi vendin me detaje për një javë.
Regjisori shprehu shpresën se qeveria do ta çojë përpara këtë projekt dhe theksoi angazhimin e tyre për të sjellë një paraqitje autentike të ngjarjeve. “Në film do të punohet me efekte, por gjithmonë duke pasur si bazë Spaçin. Do të mundohemi të mos i qëndrojmë vetëm vitit 1973. Skenari është ndërtuar mbi materiale arkivore dhe ne kemi përmbledhur të gjitha shkrimet e rëndësishme. Do të jemi brenda të gjithë ngjarjes,” përfundoi Ajazi.
Filmi synon të sjellë në vëmendje historinë e dhimbshme të Spaçit, duke shërbyer si një dëshmi e kujtesës dhe një paralajmërim për të ardhmen.
Tag: spaçit
-

Regjisori Namik Ajazi zbardh detaje mbi filmin në Spaç: Ndërhyrja është e pjesshme, nuk jemi ne që orientojmë punimet
-

Projekti dhe ndërhyrjet në ish burgun e Spaçit, kërkohet seancë dëgjimore me ministrin Gonxhja
Për ndërhyrjet në ish burgun e Spaçit pritet që të ketë një seancë dëgjimore me ministrin Blendi Gonxhja. Ndërhyrjet në ish burgun e Spaçit gjatë këtyre ditëve janë kundërshtuar nga ish të burgosur politikë, aktivistë të mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore e më gjerë, por kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa kërkoi një ditë më parë që të mbahet një seancë dëgjimore me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja për situatën në burgun e Spaçit. Sipas saj javët e fundit po ndodh një skandal, një procedurë jashtë normales.
“Në kampin e përqendrimit, në burgun e Spaçit, po bëhen retushime, ngjyrosje, bojatisje, mermerizim, ledizime nëse mund t’i quaj këto, të cilat nuk kanë për qëllim mbrojtjen dhe trashëgiminë e asaj që ka ndodhur aty dhe atë që ne duhet t’i transmetojmë fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm, por edhe vetë bashkëkombësve tanë për tmerrin, ferrin që ishte Spaçi dhe për atë që personifikonte Spaçi si një burgim për të gjithë ata që vendosnin të ishin ndryshe nga qeveria, të mendonin ndryshe nga pushteti, të mendonin ndryshe nga diktatori, për t’i treguar atyre që liria e shprehjes, që liria e mendimit ndryshe ka kosto, ju vendosni që ta tjetërsoni, ta zbukuroni, ta ndryshoni dhe ta ktheni pak a shumë në një hotel luksi në imazhin tuaj, sesi do duhet të ishte Spaçi”, tha ajo. Ndërsa nën/kryetarja e Komisionit, Evis Kushi ndër të tjera u shpreh se ministri Gonxhja ka bërë një reagim të qartë këto ditë për çfarë po ndodh.
“Në rastin konkret ministri ka bërë një reagim shumë të qartë dhe shterues para dy ditësh në lidhje me këtë çështje dhe reagimi i tij, i cili është i shoqëruar edhe me foto nga vendi, ku duket dhe vërtetohet që, jo vetëm po respektohet projekti dhe kushtet e kontratës, por edhe objektivi kryesor për të ruajtur dhe konservuar vlerat historike të këtij objekti”, u shpreh ajo. Pas diskutimeve në komision u ra në një dakordësi parimore për një seancë dëgjimore me ministrin Gonxhja, drejtuesen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, dhe me përfaqësuesit e shoqatave të të përndjekurve politikë, teksa për datën e seancës do të diskutohet brenda kryesisë së komisionit. Ish-Burgu i Spaçit është shpallur monument kulture kategoria e dytë në vitin 2007, por ndërhyrjet restauruese tani janë kundërshtuar nga ish të burgosur politikë dhe aktivistë, ku sipas tyre nuk mund të trajtohet si një kantier i zakonshëm ndërtimi apo si dekor për filma që i nënshtrohen estetikës dhe jo së vërtetës historike. -

Blendi Gonxhja, në seancë dëgjimore për debatin në lidhje me burgun e Spaçit
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik do të zhvillojë një seancë dëgjimore me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, drejtuesen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe me përfaqësuesit e shoqatave të të përndjekurve politikë. Palët ranë në dakordësi parimisht pas kërkesës së opozitës për debatin në lidhje me restaurimin e burgut të Spaçit.
“Javët e fundit po ndodh një skandal, një procedurë jashtë normales, një procedurë jo ligjore, por mbi të gjitha jo në respekt të kujtesës historike të shqiptarëve, të dhimbjes së shqiptarëve”, u shpreh kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa në mbledhjen që zhvilloi të hënën e 9 Qershorit.
Ajo akuzoi qeverinë se në kampin e përqendrimit në Spaç po bëhen “retushime, ngjyrosje, bojatisje, mermerizim, ledizime” për ta kthyer në një “hotel luksi”.
“Nuk kanë për qëllim mbrojtjen dhe trashëgiminë e asaj që ka ndodhur aty dhe atë që ne duhet t’i transmetojmë fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm, por edhe vetë bashkëkombësve tanë për tmerrin, ferrin që ishte Spaçi dhe për atë që personifikonte Spaçi si një burgim për të gjithë ata që vendosnin të ishin ndryshe nga qeveria, të mendonin ndryshe nga pushteti, të mendonin ndryshe nga diktatori, për t’i treguar atyre që liria e shprehjes, që liria e mendimit ndryshe ka kosto, ju vendosni që ta tjetërsoni, ta zbukuroni, ta ndryshoni dhe ta ktheni pak a shumë në një hotel luksi në imazhin tuaj, sesi do duhet të ishte Spaçi”, u shpreh ajo.
Në mbrojtje të ministrit Gonxhja reagoi deputetja socialiste, Evis Kushi, e cila është njëkohësisht nënkryetare e komisionit.
“Në fakt fotot janë publike dhe duket qartë megjithatë ministri e ka deklaruar që po shqyrtohet çdo përgjegjësi mbi çfarë ka ndodhur deri tani për sa i takon zbatimit të projektit, madje dhe ka kërkuar ndjesë për alarmin, e ka quajtur të drejtë, por e rëndësishme është që aty është ndërhyrë dhe sot që flasim fotot tregojnë qartë që jo vetëm po ruhen vlerat por po merren masa edhe për sigurinë, edhe për ta zhvilluar këtë vend që të jetë edhe i aksesueshëm për turistët dhe gjithë të interesuarit”, tha ajo.
Data për seancën dëgjimore nuk është vendosur ende dhe do të diskutohet brenda kryesisë së Komisionit.
Kujtojmë se së fundmi ka nisur një debat në lidhje me restaurimin e burgut famëkeq të Spaçit. Shumë qytetarë e kanë interpretuar këtë nismë si një përpjekje për të zbehur kujtesën historike mbi krimet e regjimit komunist.
Ministria e Kulturës sqaroi se procesi i rikthimit të Spaçit në një Muze të Kujtesës ka nisur prej kohësh. Paralelisht, po zhvillohet edhe një projekt filmik që synon të dokumentojë revoltën e të burgosurve në maj të vitit 1973. -

I proceduar penalisht disa herë/ Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit
Një nga burgjet dhe kampet më famëkeqe të diktarurës, Spaçi, është rikthyer në vëmendje gjatë ditëve të fundit.
Fotot dhe videot e publikuara tregonin se godinat ku kanë vuajtur mijëra të burgosur për qëllime politike, ku janë torturuar dhe punuar në minierat vdekjeprurëse në zonë, po lyheshin dhe suvatoheshin.
Projektet dështake të institucioneve shtetërore po tentonin që të mbulonin një nga plagët më të rënda të shoqërisë sonë.
Me të drejtë, pati reagime të forta, ku aktorët më kryesorë janë padyshim ata që kanë vuajtur në atë kamp dhe burg.
Ata dëshmuan se, lyerja dhe “makijazhi” nuk i fsheh dot torturat që kanë ndodhur brenda atyre mureve.
Zymtësia e godinave sjell fare mirë atë që kanë vuajtur të dënuarit dhe të internuarit.
Por kush e bëri restaurimin?! Cili institucion apo firmë urdhëroi dhe kreu punime të kota në ato godina?!
Në muajin prill 2024, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore finalizoi tenderin për Burgun e Spaçit.
Sipas dokumenteve, firma fituese që ka bërë ato punime quhet “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” sh.p.k, me pronar Benard Martini, i cili ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate në vitin 2021.
Në dokumente shkruhet se bëhet fjalë për tenderin me objekt “ndërhyrje konservuese-restauruese në Burgun e Spaçit”.
Fondi i akorduar ka qenë 12.792.136 lekë, ose rreth 130 mijë euro. Fituesi është shpallur në fillim të muajin prill 2024.
Lidhja e kontratës u bë në mes të muajit prill, ndërsa firma kishte disa javë kohë që të kryente punimet.Ndërhyrja në një objekt të rëndësishëm, që tregon kohën që ka kaluar Shqipëria, duhet të ishte bërë nga një firmë e licensuar për ndërhyrje në të tilla vepra.
Madje, duheshin bërë projekte dhe analiza të mirëfillta, me qëllim që objektit mos t’i humbte identiteti.
Por, faktet tregojnë se firma që ka bërë ato punime ka qenë e lidhur me pushtetin, me parti politike dhe pa përvojë.
Pronari i kompanisë “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE”, quhet Benard Martini, i cili ka pasur një firmë për skela. Ai ka kandiduar për PSD-në në vitin 2021, ndërkohë që ka deklaruar se ka qenë i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Normalisht kompania ka fituar tenderin dhe ka vijuar punimet për të zbatuar edhe afatet. Por, shumë e dyshimtë mbetet vendimmarrja e këtij Instituti, i cili i beson një godinë të tillë historike një firme të panjohur, pa të kaluar në restaurim dhe për më tepër, pronari ka qenë i proceduar.Vetë Martini ka deklaruar para KQZ-së se ka pasur dosje në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2016. Dosja e parë ka qenë për shkatërrim prone”.
Dosja e dytë, në vitin 2015 po në Prokurorinë e Tiranës për “ndërtim të paligjshëm”.
Dhe dosja e tretë, në vitin 2009, për “vjedhje”.Nuk e dimë nëse dënimet e mëparshme të Martini kanë qenë kriter për fitimin e tenderit, aq më tepër në një ish-burg.
Por, ajo që është shumë e dyshimtë mbetet cilësia e punimeve dhe kryerja e tyre për të “fshirë” një pjesë të historisë së mijëra shqiptarëve që kanë humbur jetën dhe janë torturuar në Spaç.
/Voxnews.al/ -

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhe: Ndërhyrja do realizohet vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka reaguar mbi debatin e restaurimit të burgut të Spaçit.
Në një postim në profilin e tij zyrtar, ai theksoi se nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe terracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK dhe as nuk përfshihet në projekt e kontratë.
“Elementet e tjerë si një kullë metalike, një copë rrethimi, një portë dhe një fragment kangjelle të përfshira në kontratë, do të realizohen vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike si edhe do të jenë të çmontueshme në rast ndërhyrjesh të tjera në vijim sipas Planit të Menaxhimit (çdo informacion do të jetë publik), theksoi ai.
Ministri Blendi Gonxhe: Duke i uruar të gjithëve një fundjavë të mbarë, nisur nga disa debate që vijojnë edhe në mediume publike e rrjete sociale, shpresoj se pamjet nga Spaçi provojnë reagimin dhe situatën korrekte të punës konservuese.
Mbi disa pikëpyetje shtesë:Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe terracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK dhe as nuk përfshihet në projekt e kontratë!
Elementet e tjerë si një kullë metalike, një copë rrethimi, një portë dhe një fragment kangjelle të përfshira në kontratë, do të realizohen vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike si edhe do të jenë të çmontueshme në rast ndërhyrjesh të tjera në vijim sipas Planit të Menaxhimit (çdo informacion do të jetë publik).
Çdo përgjegjësi gjatë fazës zbatuese është nën shqyrtim. Sqarimi i MEKI ka qenë shterrues dhe po ashtu masat nga IKTK.
Faleminderit për mirëkuptimin tërë të interesuarve që me të drejtë u alarmuan nga dy foto të punimeve fillestare. Ndjesë për shqetësimin, edhe pse në çdo rast zbatimi do të respektonte projektin dhe kushtet e kontratës!“Revoltë në ferr” është titulli provizor i projektit kinematografik i Namik Ajazit dhe Visar Zhitit, për të cilin artistët synojnë të nisin punën në sheshxhirim brenda këtij viti në ambientet e ish-Burgut të Spaçit.
Për skenat e xhirimit, do të përdoren objektet e restauruara nga faza e parë e projektit të miratuar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore.
Pikërisht kjo ka shkaktuar një debat të ashpër në publik, për të cilin Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tha më parë se sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.
Sipas MEKI-t, plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit, përfshirë ish të burgosur politikë, artistë dhe profesionistë të kulturës.Top Channel
-

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit: Projekti respekton kujtesën historike
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet restauruese në burgun e Spaçit, duke i cilësuar si “tymnajë e panevojshme”, nxitur sipas tij nga keqinformimi dhe dashakeqësia.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Gonxhja thekson se Spaçi do të restaurohet për t’u kthyer në një Muze Kombëtar të Kujtesës, dhe se projekti është zhvilluar me konsultime të gjera me ekspertë të trashëgimisë, artistë, përfaqësues të institucioneve të kujtesës dhe ish-të përndjekur politikë.
“Shpresoj se pamjet nga Spaçi provojnë qartë situatën reale të punimeve konservuese”, shprehet ministri, duke theksuar se çdo ndërhyrje po bëhet me kujdes dhe transparencë.
Ai shton se nuk është pjesë e ndërhyrjes rikonstruksioni i banjove dhe tarracës së dikurshme mbi to, ndërsa këto elemente nuk janë aprovuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IKTK) dhe nuk përfshihen në projekt apo kontratë.Sipas sqarimit të MEKI, ndërtimet e përkohshme si një kullë metalike, një fragment rrethimi, një portë dhe një copë kangjelle do të realizohen vetëm pas dokumentimit të detajuar me dëshmi dhe fotografi historike, dhe do të jenë elemente të çmontueshme në të ardhmen sipas Planit të Menaxhimit.
Gjithashtu, ministria konfirmon se çdo përgjegjësi në fazën e zbatimit është nën shqyrtim të vazhdueshëm.
“Ndjesë për shqetësimin që mund të jetë shkaktuar nga dy foto të fazës së parë të punimeve. Çdo zbatim do të respektojë kontratën dhe projektin e miratuar”, përfundon Gonxhja reagimin, duke falënderuar të gjithë ata që u interesuan për projektin. -

Restaurimi në Burgun e Spaçit, Berisha: Duan të shuajnë gjurmët e xhelatëve të diktaturës
Kryedemokrati Sali Berisha reagoi mbi restaurimin e burgut të Spaçit.
Sipas tij po tentohet fshirja e gjurmëve të xhelatëve të diktaturës.
Berisha: Indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët për të mbrojtur xhelatët e diktaturës, shkelmim për së dyti i atij klavari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë, është thjesht përpjekje e Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve. Dëshmi se si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste përpiqet të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi.Top Channel
-

Ministri Gonxhja nxjerr pamjet nga burgu i Spaçit: Ja si do të behet restaurimi
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram për debatin publik dhe shqetësimet e ngritura lidhur me ndërhyrjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit, një vend simbol i kujtesës historike të dhunës komuniste.
Postimi i plotë:Duke i uruar të gjithëve një fundjavë të mbarë, nisur nga disa debate që vijojnë edhe në mediume publike e rrjete sociale, shpresoj se pamjet nga Spaçi provojnë reagimin dhe situatën korrekte të punës konservuese.Mbi disa pikëpyetje shtesë:Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe terracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK dhe as nuk përfshihet në projekt e kontratë!Elementet e tjerë si një kullë metalike, një copë rrethimi, një portë dhe një fragment kangjelle të përfshira në kontratë, do të realizohen vetëm pas zbërthimit të detajuar bazuar në foto e dëshmi historike si edhe do të jenë të çmontueshme në rast ndërhyrjesh të tjera në vijim sipas Planit të Menaxhimit (çdo informacion do të jetë publik).Çdo përgjegjësi gjatë fazës zbatuese është nën shqyrtim.
Sqarimi i MEKI ka qenë shterrues dhe poashtu masat nga IKTK.
Faleminderit për mirëkuptimin tërë të interesuarve që me të drejtë u alarmuan nga dy foto të punimeve fillestare. Ndjesë për shqetësimin, edhe pse në çdo rast zbatimi do të respektonte projektin dhe kushtet e kontratës! -

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha
Analisti Fatos Lubonja e cilëson një shkatërrim të kujtesës kolektive dhe historike rikonstruksionin që po i nënshtrohen godinat e rrënuara në ish-burgun e Spaçit.
Lubonja u shpreh në News24 se aty duhet të ishte një muze i së kaluarës dhe jo të shkatërrohet për të bërë një film. Analisti shton se aty tashmë është një kompani turke që bën punime, teksa kamionët kalojnë aty gjithnjë duke prishur qetësinë e një peisazhi që duhej të ruhej i qetë, për të përcjellë të kaluarën.
Fatos Lubonja: Jam takuar herët me rrënimin e Spaçit dhe ngjyra e bardhë më ka dhënë goditjen e parë. Ishte prishur një pjesë e kampit dhe në vend të barakave ku u transferuam ne në vitin 83, pashë një gjë si plastike si zyrë, kishin ardhur për të bërë investime në minierën e Spaçit një kompani kanadeze. Aty ka një fabrikë të madhe tani, ca turq, që shkatërron gjithë atë peizazhin ë duhej ruajtur, vendi i vuajtjes së të burgosurve. Duhej të ishte një vend i qetë.
Aty kalojnë kamionët që nxjerrin materialin. Gjithnjë është një vuajtje. Tani është një lloj tjetër. Shkatërrimi duke prishur është një gjë, tani bëjnë rindërtimin duke shkatërruar ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha. Jo vetëm periudha e komunizmit. Është një ndjenjë e keqe, e prishjes së kujtesës. Këtu u fol për një film. Nuk e kam me ndjenjë inati, por do argumentoja pse nuk duhet bërë kjo që kanë dashur të bëjnë. -

“Revoltë në ferr”, projekti kinematografik që ka nxitur debatin për restaurimet në ish-burgun e Spaçit
“Revoltë në ferr” është titulli provizor i projektit kinematografik i Namik Ajazit dhe Visar Zhitit, për të cilin artistët synojnë të nisin punën në sheshxhirim brenda këtij viti në ambientet e ish-Burgut të Spaçit.
Për Top Channel, regjisori tregon se Revolta viti 1973 në Spaç do të jetë në fokus të filmit, për të cilin janë marrë dëshmitë e vetë ish të përndjekurve politikë që ishin pjesë e asaj kryengritjeje.
“Do të kërkojmë të sjellim me realizëm në film të gjithë atë situatë të jashtëzakonshme, atë shtypje, atë shfrytëzim barbar të të dënuarve, që ndonëse nuk ishin të dënuar për punë të dënuar, i çonin të punonin nëpër miniera në një temperaturë që arrinte nëpër fronte pune mbi 50 gradë”, u shpreh Namik Ajazi, regjisor.
Ajazi synon që ky film të mbetet si homazh për të gjithë ata që lanë jetën dhe vuajtën pas telave me gjemba në burgun famëkeq.
“Aktorët do të jetë nga aktorët më të mirë shqiptarë që ne i kemi piketuar me drejtorin e këstit Alfred Trebicka. Është parashikuar të kemi 120 figurantë. Në Revoltën e Spaçit kanë qenë rreth 400 të dënuar, por ne kaq kemi mundësi edhe për arsye të lokacione. Do të jenë efektet speciale ato që duke bërë këtë fazë të parë të punimeve, duke përfituar ne nga kjo fazë e punimeve për ta shndërruar në muze të kujtesës, do ta kthejmë në bazë të efekteve speciale siç ka qenë në ato vite burgu famëkeq i Spaçit”, tha Ajazi.
Për skenat e xhirimit, do të përdoren objektet e restauruara nga faza e parë e projektit të miratuar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore, por pikërisht kjo ka shkaktuar një debat të ashpër në publik, për të cilin sot reagoi Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë, thuhet në reagimin zyrtar.
“Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi.”
“Nga ana tjetër projekti i Qeverisë Shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Sipas MEKI-t, plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit, përfshirë ish të burgosur politikë, artistë dhe profesionistë të kulturës.
“Qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të reflektojë mbi historinë e saj të fundit. Por degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese”, thuhet në reagimin e ministrrisë.
Sipas Ministrisë, ndërhyrjet janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë.
Top Channel