Tag: spaçit

  • Minatorët e Spaçit: “TETE Albania” po na largon nga puna pse protestojmë për të drejtat tona

    Minatorët e Spaçit: “TETE Albania” po na largon nga puna pse protestojmë për të drejtat tona

    Prej më shumë se dhjetë ditësh, rreth 70 minatorë të minierës së Spaçit kanë bojkotuar punën, duke kërkuar njohjen e sindikatës që kanë krijuar dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive që do të garantonte të drejtat dhe sigurinë e tyre në vendin e punës. Ata akuzojnë kompaninë turke “TETE Albania” se po refuzon të ulet në bisedime dhe nuk njeh përfaqësinë e tyre sindikale, duke thënë se nuk plotëson kriteret ligjore.

    Minatori Dritan Lleshi deklaroi se kompania ka nisur të hakmerret ndaj punëtorëve për shkak të protestës. “Ka sjellë zarfat për largim nga puna për 16 minatorë, por s’kemi pranuar t’i marrim, dhe pastaj na kanë komunikuar vendimin përmes telefonit,” tha ai, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm dhe presion ndaj protestuesve. Lleshi theksoi se pavarësisht kësaj, minatorët nuk do të tërhiqen.

    Edhe minatori Kastriot Prenga paralajmëroi se protesta do të përshkallëzohet në grevë urie nëse situata nuk ndryshon. “Po na bëjnë shantazh dhe presion me largime nga puna, por ne nuk do të tërhiqemi. Po kërkojmë një të drejtë që na takon me ligj dhe Kodin e Punës,” u shpreh ai, duke nënvizuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar betejën deri në realizimin e kërkesave.

     

  • ‘Askush nuk është mbi ligjin’, Gjekmarkaj në mbështeje të minatorëve të Spaçit: Dënojmë indiferencën e shtetit

    ‘Askush nuk është mbi ligjin’, Gjekmarkaj në mbështeje të minatorëve të Spaçit: Dënojmë indiferencën e shtetit

    Deputeti i partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, denoncoi sot indiferencën e autoriteteve shtetërore për grevën e urisë që kanë nisur prej ditësh minatorët e Spaçit, që kërkojnë të drejtat e tyre për kushte të sigurta pune, paga dhe respektim.
    Me anë të një postimi në Facebook, ligjvënësi nënvizon me një deklaratë, se është e papranueshme që sot në vitin 2025, punëtorë dhe minatorë të protestojnë dhe bëjnë ende greva “për të kërkuar të drejtat që u takojnë me ligj”.
    Më tej ai i bën apel shtetit dhe kompanisë që të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët me minatorët e Spaçit në Mirditë, të cilët po torturohen në të ftohtë dhe shi duke kërkuar të drejtat t tyre.
    “Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur.
    Ai shpreh mbështetjen e plotë ndaj minatorëve, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
    Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkajt mbi situatën e minatorëve në Spaç:
    “Dënojmë me forcë indiferencën e institucioneve shtetërore dhe të kompanisë ndaj situatës së rëndë të minatorëve në Spaç, në Mirditë.
    Prej ditësh, dhjetëra punëtorë qëndrojnë në shi dhe në të ftohtë, duke kërkuar të drejtat e tyre më elementare, paga të drejta, kushte të sigurta pune dhe respektim të dinjitetit njerëzor.
    Është e papranueshme që në Shqipërinë e vitit 2025 punëtorët të detyrohen të hyjnë në grevë për të kërkuar atë që u takon me ligj.
    Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme.
    Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur”.

  • Minatorët e Spaçit vijojnë protestën në ditën e 13-të, ende pa përgjigje nga kompania

    Minatorët e Spaçit vijojnë protestën në ditën e 13-të, ende pa përgjigje nga kompania

    Protesta e minatorëve të Spaçit ka hyrë sot në ditën e saj të 13-të, ndërsa punëtorët kanë qëndruar të grumbulluar që prej orës 06:00 të mëngjesit, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat e tyre.

    Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të shiut, ata mbeten të vendosur për të mos ndalur protestën derisa të marrin një përgjigje konkrete nga drejtuesit e kompanisë.

    Ende asnjë përfaqësues i firmës nuk është paraqitur në vendin e protestës për të zhvilluar një bisedë me punëtorët apo për të dhënë sqarime mbi situatën.

    Minatorët kërkojnë kushte më të mira pune, pagesa të prapambetura dhe garantimin e të drejtave të tyre sipas kontratës kolektive. Ata e cilësojnë situatën si të rëndë dhe thonë se do të qëndrojnë në protestë për sa kohë kërkesat nuk merren seriozisht nga kompania.

  • “Kushte më të mira pune”/ Minatorët e Spaçit vijojnë protestën: Nuk kemi patur dialog me njeri, kërkojmë…

    “Kushte më të mira pune”/ Minatorët e Spaçit vijojnë protestën: Nuk kemi patur dialog me njeri, kërkojmë…

    Punonjësit e nëntokës të minierës së Spaçit në Mirditë vijojnë protestën e tyre edhe këtë të mërkurë. Që prej orëve të para të mëngjesit ata janë mbledhur në hyrjen kryesore të kompanisë, duke kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre për kushte më të mira pune, paga më të larta dhe nënshkrimin e kontratës kolektive me sindikatën e krijuar prej tyre.
    Ndërkohë ka shtim të forcave policore, por fatmirësisht nuk janë regjistruar incidente. Nga ana tjetër, deri tani nuk ka pasur dialog mes palëve, pasi kompania pretendon se sindikata që i përfaqëson nuk plotëson kriteret ligjore.
    Rreth 70 minatorë të minierës së Spaçit në Mirditë kanë ndërprerë punën dhe janë ngritur në protestë që prej datës 8 tetor, duke kërkuar njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, e cila, sipas tyre, do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në vendin e punës.

  • Tabaku denoncon dhunën ndaj minatorëve të Spaçit: Ata nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet!

    Tabaku denoncon dhunën ndaj minatorëve të Spaçit: Ata nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet!

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Media dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga policia ndaj minatorëve të Spaçit, të cilët prej disa ditësh protestojnë për kushte më të mira pune dhe trajtim të dinjitetshëm.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kërkesat e minatorëve janë “minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës”, ndërsa përgjigjja e qeverisë ka qenë “dhuna policore ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtat e tyre”.
    Ajo kujton se në emër të Partisë Demokratike ka depozituar vitin e kaluar në Kuvend Ligjin për Statusin e Minatorit, që njeh këtë profesion si një nga më të vështirët dhe më të rrezikshmit, duke garantuar pension dinjitoz dhe mbrojtje të merituar.
    Në fund të reagimit të saj, Tabaku thekson se: “Minatorët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet. Ata nuk janë armiq të shtetit, por shtylla e punës dhe ndershmërisë shqiptare.”

  • “Në pijetore unë jam ulur”, historia e dhimbshme e këngës së krijuar në burgun e Spaçit

    “Në pijetore unë jam ulur”, historia e dhimbshme e këngës së krijuar në burgun e Spaçit

    Serenata e krijuar mes telave me gjëmba: NË PIJETORE UN JAM UL’

    Nga Xhimi Begeja

    Jam në një mbrëmje me familjen e z. Bujar Bakallit, disident e patriot dhe një ish i dënuar politikish i Spaçit.Mes gëzimit në darkën familjare, dëgjojmë e këndojmë këngën “Në pijetore unë jam ulur” të kënduar nga vëllezërit Prifti.Mbas mbarimit të këngës, Bujari më thotë,– Kjo këngë është kompozuar në burgun e Spaçit.Më erdhi habi, dhe e pyes.– Kush janë autorët?Dhe ai vazhdon me një dhembje, që vinte nga shpirti i tij.– Muzikën e bëri Andon Vanko, korçar i dënuar me 20 vite burg, tekstin e saj poetët Astrit Delvina dhe Gëzim Medolli, edhe këta të dënuar politikisht me nga 21 vite burg.Ndez një cigare e vazhdon me nostalgji nën tingujt e bukur të serenatës:– Orkestrimin e bëri Ali Hoxha, me epitetin Li Trompa, kish mbaruar konservatorin në Pragë, Çekosllavi, për vegla frymore, i dënuar politikisht dhe ka berë mbi 17 vite burg.Origjinali i kësaj kënge është kënduar nga të burgosurit e Spaçit e përshtatur nga maestro Lluk Kaçaj, një bas i kalibrit botëror, ku mes “këngëtareve të Spaçit ” ishte Stavri Rafaeli, një nga tenorët më te shquar lirik të kohës, i dënuar me 25 vite burg dhe mes tjerëve isha dhe unë- thotë Bujari (i arrestuar në vitin e tretë në Liceun e Tiranës ku studionte për violinë dhe bëri 15 vite burg).Habitem që Vëllezërit Prifti, o nuk e dinë, o nuk e përmendin këtë të vërtetë, duke i marrë atributet e krijimit të kësaj perle. Serenatë e krijuar në vendin e telave me gjemba, në ferrin shqiptar, për t’i dhënë frymën e jetes dhe të shpresës bashkëvuajtësve të tyre.

    Mësojëni të vërtetën, nga ata që kanë sakrifikuar me jetë për të drejtën njerëzore.Mirënjohje dhe shpirti të ju ndrijë autorëve të kësaj perle të muzikës shqiptare.

    ObserverKult

    Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni këngën “Në pijetore unë jam ulur” e kënduar nga Stefi & Endri

    Teksti i këngës “Në pijetore unë jam ulur” me autorë: Astrit Delvina dhe Gëzim Medolli

    Në pijetore unë jam ulurDhe po pija vetëmPër ata dy sytë e bukur mojQë s’më lanë të qetë.

    Se ti vetëm qajeS’pranoje të qeshjePor thërrisje si e marre mojHajde, hajde.

    Dashurova sytë e bukurSytë e djallëzisëSe m’harrove më shkatërrove mojMa humbë rininë.

    Se ti vetëm qajeS’pranoje të qeshjePor thërrisje si e marrë mojHajde hajde.

    ObserverKult

    ———————————–

    Lexo edhe:

    “MOJ E VOGLA SI FLORINI”, JA CILA ËSHTË HISTORIA E BUKUR E DASHURISË QË FSHIHET PAS KËNGËS

  • Ndërhyrja në ish-burgun e Spaçit/ Pas nënshkrimit të peticionit, pezullohen përkohësisht punimet

    Ndërhyrja në ish-burgun e Spaçit/ Pas nënshkrimit të peticionit, pezullohen përkohësisht punimet

    spaç

    TIRANË-Ndërhyrjet në burgun e Spaçit në kuadër të projektit të një filmit që ka nisur që të zhvillohet në ambientet e ish-burgut janë ndërprerë! Pas nënshkrimit të peticionit me 749 firmëtarë, adresuar Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, punimet për rikonstruksionin e godinës janë pezulluar deri në një momente të dytë.
    Nga fillimi i ndërhyrjes në godinë, aktivistët kanë ngritur zërin kundër projektit të filmit që ka nisur që të zhvillohet në ambientet e ish-burgut të Spaçit. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe nënshkrues të këtij peticioni shprehen përmes një postimi se ky pezullim është një hap i rëndësishëm drejt reflektimit institucional, por mbetet vetëm një ndalesë e përkohshme, shkruan shqiptarja.
    Ata bëjnë me dije do të vijojnë me vendosmëri të kërkojnë ndalimin përfundimtar të punimeve, si dhe shndërrimin e Burgut të Spaçit në një memorial kombëtar të krimeve të komunizmit, një vend nderimi, reflektimi dhe edukimi, që i përket kujtesës kolektive dhe jo ndërhyrjeve të paplanifikuara.
    Dokumenti:
    Në vijim të kërkesës për informacion, datë 11.06.2025, administruar në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) me Nr. 1115 Prot., datë 12.06.2025, në lidhje me ndërhyrjet në objektet e ish “Burgut të Spaçit”. Ju informojmë se:
    Bazuar në Ligjin Nr. 27/2018 “Per Trashëgiminë Kulturore dhe Muzete”, VKM nr. 1125/2020 “Per miratimin e rregullave të projektimit, zbatimit të punimeve të nderhyrjeve ruajtese e mbrojtëse në pasurite kulturore materiale, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të tyre”, si dhe në vijim të inspektimit në terren me qëllim verifikimin e punimeve në datë 02.06.2025, punimet janë pezulluar deri në një moment të dytë, me qëllim vlerësimin në tërësi të situatës dhe kryerjen e procedurave të nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. 
    Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin,
    DREJTOR PËRGJITHSHËM Joli MITROJORGJI

    NJOFTIMI

    Shoqata anti-komuniste e ish-të përndjekurve politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile zhvilluan protesta në ambientet e ish-burgut, duke u shprehur se rikonstruktimet që po bëhen për të xhiruar filmin, por ndërhyjnë në godinë duke fshirë historinë që mbart. 

    Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në Burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat lidhur me ruajtjen e autenticitetit të kampit. Edhe pse projekti parashikon ndërhyrjen në tetë pika të ndryshme, përfshirë riparim e plotësim të mureve, vendosje portash e parmakësh apo ndërhyrje për rrethimin, kritikët shprehen se kështu preket historia që mbart kampi, ndër më mizorët e regjimit komunist në Shqipëri./ZËRI

  • 35 organizata dhe aktivistë peticion MEKI-t: Ndërhyrjet në Spaç bien ndesh me ligjin

    35 organizata dhe aktivistë peticion MEKI-t: Ndërhyrjet në Spaç bien ndesh me ligjin

    Ndërhyrjet në ish burgun e Spaçit ka sjellë gjatë këtyre ditëve reagime të ndryshme, ku një ditë më parë edhe 35 organizata dhe aktivistë i janë drejtuar me një peticion Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Kërkesa e peticionit është ndalimi i menjëhershëm i punimeve, derisa të zhvillohet një verifikim profesional transparent, në bashkëpunim me aktorë të shoqërisë civile, ish-të përndjekur politikë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore. “Ky peticion, i hartuar në një gjendje të jashtëzakonshme gjendje në të cilën na vuri ndërhyrja e papritur, e pakoordinuar dhe amatoreske e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Kulturës bëri që 35 organizata dhe 734 qytetarë ta firmosnin për vetëm 6 ditë. Qëllimi i tij është ndalimi i vazhdimit të punimeve dhe, për rrjedhojë, parandalimi i tjetërsimit të historisë.
    Fillimisht, jemi këtu për të kundërshtuar këtë ndërhyrje sepse ajo bie ndesh me planin e menaxhimit që vetë kjo qeveri ka miratuar. Në këtë plan thuhet qartë se nuk do të ketë ndërhyrje që tjetërsojnë kujtesën, vlerat historike apo strukturën e burgut kamp të Spaçit. Gjithashtu, kjo ndërhyrje bie ndesh me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, si dhe me VKM-në shoqëruese nr. 1099: “Për kriteret dhe mënyrat e ndërhyrjes në pasuritë kulturore”, e cila përcakton qartë direktivat për ndërhyrjet restauruese, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ndërhyrjen që po kryhet aktualisht në këtë zonë’, thuhet në deklaratë ndër të tjera.
    Ndërkohë pak ditë më parë në një reagim mbi ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe projektin filmik mbi Revoltën e vitit 1973 Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u shpreh se së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit. “Duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik, por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb”, thuhej në deklaratën e MEKI-t. Ndër të tjera MEKI shprehej se projekti i qeverisë shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh.

  • SYRI TV/ Peticion për ish-burgun e Spaçit, aktivistët: Parandaloni tjetërsimin e historisë

    SYRI TV/ Peticion për ish-burgun e Spaçit, aktivistët: Parandaloni tjetërsimin e historisë

    35 organizata dhe me shumë se 700 qytetarë kanë firmosur, për ndërprerjen e punimeve, që po kryhen në ish-burgun e Spaçit. Aktivistë, artistë, specialistë të fushës dorëzuan një peticion në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe dënuan ashpër tjetërsimin e historisë.

    SYRI TV

    Aktivistë, artistë, specialistë të fushës dorëzuan një peticion në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përmes të cilit kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve që po kryhen në burgun e Spaçit. Ky peticion, i hartuar në një gjendje të jashtëzakonshme të shkaktuar nga ndërhyrja e papritur, e pakoordinuar dhe amatoreske e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Kulturës bëri që 35 organizata dhe me shumë se 700 qytetarë ta firmosnin për vetëm 6 ditë. Qëllimi i tij është ndalimi i vijimit të punimeve dhe, për rrjedhojë, parandalimi i tjetërsimit të historisë.

    Ndërhyrjet bien ndesh me çdo parim restaures dhe me planin e menaxhimit që vetë qeveria ka miratuar. Në këtë plan thuhet qartë se nuk do të ketë ndërhyrje që tjetërsojnë kujtesën, vlerat historike apo strukturën e burgut kamp të Spaçit. GPo ashtu, kjo ndërhyrje bie ndesh me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë. si dhe me VKM-në shoqëruese nr. 1099: “Për kriteret dhe mënyrat e ndërhyrjes në pasuritë kulturore”, e cila përcakton qartë direktivat për ndërhyrjet restauruese të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ndërhyrjen që po kryhet aktualisht në këtë zonë.

     

  • Debati për Spaçin/ Lubonja: Të ruhen rrënojat! Ajazi zbardh detaje mbi filmin: S’i orientojmë ne punimet

    Debati për Spaçin/ Lubonja: Të ruhen rrënojat! Ajazi zbardh detaje mbi filmin: S’i orientojmë ne punimet

    Namik Ajazi dhe Fatos Lubonja

    TIRANË- Punimet e restaurimit në ish-burgun e Spaçit kanë ndezur një debat të fortë publik. Për këtë çështje u përballën Fatos Lubonja, publicist dhe ish-i burgosur politik në Spaç, si dhe regjisori i filmit që do të xhirohet në ambientet e godinës famëkeqe, Namik Ajazi. Të dy u përballën në emisionin “Një Shqipëri”, ku nuk mungoi as debati me njëri-tjetrin. Gjatë të gjithë fjalës së tij, Lubonja theksoi se ruajtja e vlerës historike është mbi çdo gjë. Duke risjellë “përvojën e tij” personale si ish-i burgosur në Spaç, Lubonja kërkoi që të përdoret dekor për të rikrijuar kampin dhe jo të bëhen ndërhyrje në godina për t’u prishur identitetin.
    Lubonja theksoi se vizioni i tij është ai i ruajtjes së rrënojave, pasi në këtë vend ka shenja të historisë që nuk mund të fshihen apo tjetërsohen në funksion të një filmi.
    “Unë vij nga kjo ndjeshmëri dhe mendoj se ky debat është i ngushtë, por në thelb përmban çështje të mëdha për shoqërinë shqiptare. Një prej tyre është pse Spaçi u rrënua në këtë mënyrë. Jemi të gjithë përgjegjës. Unë ngre pyetjen: Si është e mundur? Kam disa argumente. Spaçi ka pasur shumë faza dhe ka ndryshuar ndjeshëm me kalimin e kohës. Ndërtesa e kuqe nuk ka ekzistuar gjithmonë. Në vitin 1973, Spaçi kishte vetëm ndërtesën e kuqe dhe tarracën. Po të shikosh sot, nuk ka më parulla të shkruara më vonë. Revolta e Spaçit e bën të rëndësishme birucat. Kanë qenë katër biruca në një korridor të ngushtë. Pal Zefi ishte në njërën prej tyre, pasi nuk pranonte të dilte në punë. Kur shkuan ta merrnin me dhunë për ta nxjerrë në tarracë, ndodhi ajo që dihet. Këto biruca janë të rëndësishme, sepse prej aty u morën dhe u pushkatuan të burgosurit. Sot ato janë shkatërruar dhe ndërtimi aktual nuk ka më lidhje me atë të vitit 1973. Unë do të doja të rikrijoja atmosferën e birucave, tarracën, shtegun ku ngjiteshin të burgosurit për punë, por këto gjëra nuk mund të bëhen më. Vizioni im mbetet ai i ruajtjes së rrënojave. Megjithatë, historia mund të kujtohet përmes krijimit të një muzeu, ku teknologjia moderne do t’u mundësojë të gjithëve të shohin dhe të përjetojnë atë që ndodhi. Ka disa shenja të historisë që nuk mund të fshihen për hir të një filmi,”-tha në fjalën e tij Lubonja.
    Ndërkohë që sipas regjisorit Namik Ajazi për qëllimet e filmit që ai po realizon me skenar të Visar Zhitit, elemente si biruca dhe rrethimi do të duhet të rikrijohen si dekor. Por po ashtu shtoi se filmi do të mbështetet gjerësisht te efektet vizuale për të rikrijuar atmosferën e brendshme të burgut famëkeq.
    “Në momentin që shkon sot në Spaç, nuk sheh asgjë. Nuk ka asnjë lloj rrethimi. Nuk të jep përshtypjen e një burgu. Të asaj që ka ndodhur aty. Ne këto elemente, përfshirë edhe birucën, do t’i rikrijojmë si dekor. Do të përdorim vetëm këtë fazë të parë. Ky rrënim që ka Spaçi sot ka qenë një ambient vuajtjeje të tmerrshme. Terrori konsistonte në punën e detyruar në temperatura deri në 45 gradë, në dhomat ku flinin deri në 54 vetë. Ky ishte terrori. Ne hartuam skenarin dhe, kur pamë që qeveria mbështeste projektin për rivitalizimin e Spaçit, menduam që një pjesë të përdorim për të realizuar filmin. Ndërhyrja e parë është bërë në dhomën e takimeve. Pra në film do të punohet me efekte, por gjithmonë duke pasur si bazë Spaçin,”- u shpreh Ajazi.
    Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në Burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat lidhur me ruajtjen e autenticitetit të kampit. Edhe pse projekti parashikon ndërhyrjen në tetë pika të ndryshme, përfshirë riparim e plotësim të mureve, vendosje portash e parmakësh apo ndërhyrje për rrethimin, kritikët shprehen se kështu preket historia që mbart kampi, ndër më mizorët e regjimit komunist në Shqipëri. Aktualisht ndërhyrjet janë ndërprerë, por debati vazhdon./ZËRI