Prej katër javësh minatorët e Spaçit në Mirditë po zhvillojnë protesta çdo ditë për plotësimin e kërkesave të tyre. Teksa ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, deputeti i PS Erion Braçe kritikon pronarin e ‘Tete Albania’, duke u shprehur se ky i fundit shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare.
Në një postim në Facebook, Braçe thotë se do t’i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, seancë urgjente dëgjimore me punëtorët, minatorët e Spaçit. Ndër të tjera deputeti i PS nënvizon se pasi i ka shfrytëzuar pafund tani po i poshtëron ata.
Postimi i plotë:
BOOOOLL! Tani u bë boool!
Pronari turk i një kompanie që shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare, vijon të pushoj punëtorë nga puna!
Pasi i ka shfrytëzuar pafund e pa zë, tani po i poshtëron!
Në një vend që është në hall e për punëtorë, ky që po bën ky pronari është krim i madh!!
Ndaj është boooooll!
Do i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, punës e financuar seancë urgjente dëgjimore me punëtorët, minatorët e Spaçit!!
Vetëm një ditë më parë në ditën e 27 të protestës së minatorëve, kompania largoi nga puna 40 punonjës me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë.
Megjithatë minatorët të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.
Tag: spaçit
-

Minatorët e Spaçit prej 4 javësh në protestë, Braçe i revoltuar: Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron
-

Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat
Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të.
Ende nuk ka reagim nga kompania “Tete Albania”, ndërsa edhe 40 të tjerë janë shkarkuar nga puna.
Minatorët shprehen se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Minatorët, të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen. Ata kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës. -

Minatorët e Spaçit 27 ditë në protestë, mungon dialogu, kompania largon nga puna 40 punonjës
Protesta e minatorëve të Spaçit në Mirditë ka hyrë në ditën e 27-të, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve. Pavarësisht kushteve atmosferike edhe mëngjesin e kësaj të marte (4 nëntor) punonjësit janë mbledhur në hyrjen kryesore të minierës, duke kërkuar plotësim të kërkesave të tyre. Por situata është tensionuar më tej pasi rreth 40 punonjës të tjerë janë shkarkuar nga puna gjatë ditëve të fundit, me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë.
Por minatorët të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.
Por këto kërkesa janë refuzuar nga kompania konçensionale “Tete Albania”, me pretendimin se sindikata nuk plotëson kriteret ligjore dhe pavarësisht ndërhyrjes të institucioneve vendore dhe qendrore deri tani ka munguar dialogu mes palëve. -

Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend lidhur me protestën e minatorëve të Spaçit, të cilët po kërkojnë mbrojtje të të drejtave të tyre. Ajo theksoi se minatorët janë duke protestuar jashtë sallës për dy arsye të rëndësishme.
Tabaku theksoi se e drejta e punës është e shenjtë dhe nuk mund të lejohet që një kompani private të pengojë minatorët në ushtrimin e saj.
Deputetja demokratike bëri thirrje për një rregullim të statusit të minatorëve, një kërkesë që qeveria e refuzoi më parë.
“Minatorët e Spaçit janë duke protestuar jashtë kësaj salle, për dy arsye të rëndësishme, e para për trajtimin çnjerëzor që policia e shteti i bëri atyre dy javë më parë dhe unë nuk kam dëgjuar absolutisht asnjë koment nga Ministria e Brendshme dhe është e pa konceptueshme që minatorët të tërhiqen zvarrë nga policia dhe e dyta ministrja e ekonomisë duhet të takohet menjëherë të takohet me përfaqësinë e tyre e drejta e punës është ë shenjtë në këtë vend. Nuk mundet një kompani private ti pengojë këto minatorë. Në emër të PD, kam depozituar në sesionini e kaluar dhe do ta ri depozitoj sërish statusin e minatorit, që qeveria refuzoi ta marri parasysh. Është çështje e rëndësishme sepse ato janë grupi që penalizohen më shumë, që punojnë më shumë, me kushte më të vështira dhe ato njerëz po shfrytëzohen”, tha Tabaku. -

Minatorët e Spaçit protestojnë përpara Kuvendit: Na njihni kontratën kolektive
protesta e minatoreve
TIRANË- Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç kanë protestuar sot përpara godinës së Kuvendit, duke përshkallëzuar qëndrimin e tyre, që vijon prej disa javësh.
Minatorët kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune.
Me pankarta në duar, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejtat e tyre, kushte më të mira pune si edhe pensione dinjitoze për punën që kanë bërë ndër vite.
“Duam të drejtat tona”, brohorasin protestuesit jashtë Kuvendit, ndërsa brenda në Parlamentit mbahet sot seanca e radhës plenare.
Minatorët shprehen se do të vazhdojnë protestën derisa kërkesat e tyre të merren në konsideratë dhe të nisin bisedimet formale për kontratën kolektive.
Kompania, ndërkohë, këmbëngul në respektimin e procedurave ligjore për njohjen e sindikatës përpara çdo negociate.Prej disa javësh minatorët e Spaçit kanë dalë në protesta të vazhdueshme, ku nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.
Minatorët shprehen se protesta e tyre do të vazhdojë deri në një reagim nga kompania turke. “TETE Albania”, që administron minierën. Kjo e fundit nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për dialog me përfaqësuesit e sindikatës, të cilët janë shprehur se kompania po hakmerret me shkarkime kolektive të padrejta ndaj punëtorëve.
Kompania ka refuzuar të ulet në bisedime me sindikatën, duke argumentuar se ajo nuk plotëson kriteret ligjore. Ndërkohë, minatorët e konsiderojnë këtë qëndrim si të paligjshëm dhe theksojnë se janë në të drejtën e tyre për të protestuar. Greva, sipas tyre, do të vazhdojë derisa të arrihet një marrëveshje për dialog me kompaninë turke. /ZËRI -

‘Duam të drejtat tona’/ Minatorët e Spaçit zbarkojnë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune
Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç përshkallëzuan protestën e tyre këtë të enjte, duke u pozicionuar para Kuvendit të Shqipërisë.
Me pankarta në duar, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejtat e tyre, kushte më të mira pune si edhe pensione dinjitoze për punën që kanë bërë ndër vite.
“Duam të drejtat tona”, brohorasin protestuesit jashtë Kuvendit, ndërsa brenda në Parlamentit mbahet sot seanca e radhës plenare.
-

Minatorët e Spaçit prej 17 ditësh në protestë, ende asnjë reagim nga kompania
Protesta e minatorëve të Spaçit ne Mirditë ka hyrë në ditën e 17-të, por kompania turke “Tete Albania” ende nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj kërkesave të tyre.
Pavarësisht kësaj, minatorët janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje, duke paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Punonjësit e nëntokës të minierës së bakrit në Spaç kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre. -

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri
Prej më shumë se dhjetë ditësh, rreth 60 minatorë të Spaçit janë ngritur në protestë përballë kompanisë “Tete Albania”, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe njohjen e kontratave kolektive.
Minatorët pohojnë se punojnë në kushte të vështira, me paga të pandryshuara prej vitesh dhe pa siguri teknike të mjaftueshme.
“Kompania nuk njeh kontratat kolektive dhe nuk pranon që ne të jemi pjesë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë,” – thanë protestuesit, të cilët shtuan se protesta nisi pas pushimit nga puna të një brigadieri në mes të turnit.
Sipas tyre, gjatë ditëve të protestës, shumë prej punëtorëve kanë marrë njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me arsyetimin “për braktisje të vendit të punës”. Në dokumentet zyrtare thuhet se kontratat janë ndërprerë për këtë arsye, çka minatorët e konsiderojnë veprim hakmarrës ndaj pjesëmarrjes së tyre në protestë.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, në një intervistë për Fiks Fare, deklaroi se minatorët kanë të drejtë ligjore të anëtarësohen në sindikatë dhe të mbrojnë interesat e tyre përmes kontratave kolektive.“Ata punojnë në kushte shumë të vështira. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe të kërkojmë që kërkesat e tyre të merren parasysh,” – u shpreh ai.
Edhe kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, konfirmoi se është në dijeni të situatës dhe ka zhvilluar takime si me përfaqësuesit e minatorëve, ashtu edhe me drejtuesit e kompanisë.“Punëtorët kanë të drejtë. Anëtarësimi i tyre në konfederatë është ligjor. Bashkia nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta, por do të ndërmjetësojë për të gjetur një gjuhë të përbashkët,” – tha Melyshi për Fiks Fare.
Nga ana tjetër, Inspektori i Inspektoriatit të Punës konfirmoi për emisionin se kompania “Tete Albania” është gjobitur disa herë më parë për shkelje të kushteve të punës.
“Janë marrë masa në të kaluarën, por nuk mbaj mend saktësisht cilat kanë qenë shkeljet. Pas nisjes së protestës nuk kam kryer inspektim, sepse nuk jam urdhëruar ta bëj këtë,” – tha ai, duke shtuar se kompania ka një mjek të brendshëm dhe kartela shëndetësore për punëtorët, por nuk di nëse bëhen kontrolle periodike për sëmundjet profesionale.
Në një reagim zyrtar për “Fiks Fare”, përfaqësuesit e kompanisë “Tete Albania” e cilësuan protestën si të paligjshme, duke theksuar se ajo ka shkaktuar dëme ekonomike.“U bëjmë thirrje 43 punonjësve që të rikthehen në punë. Nuk kemi ndërmend të pengojmë anëtarësimin e punëtorëve në sindikatë, por ata duhet të jenë pjesë e një sindikate ligjore,” – thuhet në reagimin e kompanisë.
Protesta e minatorëve të Spaçit vazhdon ende, ndërsa palët mbeten të ndara mes kërkesave për të drejta sindikale dhe pretendimeve për shkelje të ligjit. Në mungesë të një marrëveshjeje, situata në Spaç pritet të mbetet e tensionuar në ditët në vijim./Emisioni “Fiks Fare”

