Tag: spaçit

  • Minatorët e Spaçit mbyllin protestën pas 40 ditësh: Beteja do vazhdojë në rrugë ligjore

    Minatorët e Spaçit mbyllin protestën pas 40 ditësh: Beteja do vazhdojë në rrugë ligjore

    Pas 40 ditësh në protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit në Mirditë i dhanë fund protestës së tyre, për ta ndjekur konfliktin me kompaninë minerare në rrugë ligjore. Vendimi u mor nga Komisioni i Grevës dhe Këshilli Sindikal, pas një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit.
    Minatorët dhe sindikalistët deklaruan se do ta vijojnë betejën e tyre deri në plotësimin e 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.
    “Duam që grevën ta mbyllim këtu, për t’i hapur rrugë pretendimeve të qeverisë se në kohë greve nuk mund të bëjmë kontrolle. Ne do të vazhdojmë rrugën ligjore dhe punën tonë sindikale pa ndërprerje. Dua t’u falenderoj të gjithëvë për mbështetjen që na keni dhënë në këto 40 ditë të protestave tona,” tha Albert Bushpreni, drejtues i protestës.
    Presidenti i Konfederatës së Sindikateve të Shqipërisë, Kol Nikollaj, akuzoi qeverinë dhe insitucionet përgjegjëse për mungesën e mbështetjes ndaj shqetësimeve të minatorëve.
    “Dua të them se kjo grevë ka nisur për dinjitet dhe do ngelë gjithmonë në historinë e KSSH dhe punonësjve të Shqipërisë si një rezistence e pashoqe ndaj padrejtësive dhe abuzimit me punonjësit,” tha Nikollaj.
    Tubimi u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, të cilët garantuan mbështetje të plotë deri në zgjidhjen e problemeve të minatorëve.
    Pas mbylljes zyrtare të protestave, një përfaqësi e minatorëve, të ndërmjetësuar nga kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi dhe deputeti demokrat, Gjin Gjoni, kanë nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë të minatorëve.

  • Minatorët e SPAÇIT ia dalin të fitojnë të drejtat e tyre falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Mëlyshi

    Minatorët e SPAÇIT ia dalin të fitojnë të drejtat e tyre falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Mëlyshi

    Pas rreth dy muajsh protesta për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit në Mirditë kanë mbyllur organizimin e tyre të përditshëm protestues.

    Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore.

    Organizatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e të gjitha 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.Tubimi u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, të cilët garantuan mbështetje të plotë deri në zgjidhjen e problemeve të minatorëve.

    Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, e ndërmjetësuar nga kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe deputeti Gjin Gjoni, kane nisur negociatat me kompaninë “Tete Albania” për rikthimin në punë të minatorëve dhe më pas për plotësimin e kërkesave të tyre.

    FOTO GALERI

  • Pagat dhe siguria në punë, minatorët e Spaçit sërish në protestë, kërkojnë përgjigje nga kompania

    Ka nisur protesta e minatorëve të Spaçit në “Rrugën e Mundimeve”, pas një periudhe rezistence të gjatë pranë kompanisë Tete Albania.

    Minatorët janë të vendosur të kërkojnë paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës, duke theksuar se situata aktuale nuk i përmbush nevojat dhe sigurinë e tyre.

    Kjo lëvizje shpreh pakënaqësinë e tyre ndaj mungesës së përgjigjes nga ana e kompanisë dhe kërkon angazhimin e institucioneve për të ndërmarrë hapa konkretë në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve.

    Protesta pritet të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të minatorëve, ndërsa ata kërkojnë mbështetje nga opinioni publik dhe autoritetet përgjegjëse.

  • ‘Indiferenca është skandaloze’, Gjekmarkaj: Qeveria e zhytur në korrupsion favorizon klientët

    ‘Indiferenca është skandaloze’, Gjekmarkaj: Qeveria e zhytur në korrupsion favorizon klientët

    Partia Demokratike dënon me forcë indiferencën skandaloze të qeverisë ndaj minatorëve të Spaçit në Mirditë që vijojnë prej javësh të nëpërkëmbwn.
    “Ndërsa qeveria e zhytur në kurrupsion vazhdon të shpërndajë favore për klientët e saj politikë, minatorët, punëtorët që përballen çdo ditë me risk për jetën e tyre, trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Kërkesat e minatorëve për paga të drejta dhe kushte minimale sigurie nuk janë vetëm të ligjshme, por edhe urgjente” shkruhet në reagimin e postuar në facebook nga nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj.
    Më tej në deklaratë nënvizohet se braktisja e tyre nga qeveria tregon një papërgjegjshmëri të thellë politike dhe një shkëputje totale nga realiteti i njerëzve që mbajnë ekonominë në këmbë.
    “Partia Demokratike qëndron fuqimisht në krah të minatorëve dhe do të vazhdojë të denoncojë çdo abuzim, korrupsion dhe shpërfillje që rrezikon dinjitetin dhe jetën e tyre”
    Minatorët e Spaçit kanë njoftuar sot se më 27 Nëntor, ora 12:00, do të zhvillojnë një protestë dhe tubim të madh në sheshin pranë hyrjes së “Rrugës së Mundimeve”, në dalje të autostradës së Kombit.
    Partia Demokratike dënon me forcë indiferencën skandaloze të qeverisë ndaj minatorëve të Spaçit në Mirditë që vijojnë prej javësh të nëpërkëmbën.
    “Ndërsa qeveria e zhytur në kurrupsion vazhdon të shpërndajë favore për klientët e saj politikë, minatorët, punëtorët që përballen çdo ditë me risk për jetën e tyre, trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Kërkesat e minatorëve për paga të drejta dhe kushte minimale sigurie nuk janë vetëm të ligjshme, por edhe urgjente” shkruhet në reagimin e postuar në facebook nga nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj.
    Më tej në deklaratë nënvizohet se braktisja e tyre nga qeveria tregon një papërgjegjshmëri të thellë politike dhe një shkëputje totale nga realiteti i njerëzve që mbajnë ekonominë në këmbë.
    “Partia Demokratike qëndron fuqimisht në krah të minatorëve dhe do të vazhdojë të denoncojë çdo abuzim, korrupsion dhe shpërfillje që rrezikon dinjitetin dhe jetën e tyre”
    Minatorët e Spaçit kanë njoftuar sot se më 27 Nëntor, ora 12:00, do të zhvillojnë një protestë dhe tubim të madh në sheshin pranë hyrjes së “Rrugës së Mundimeve”, në dalje të autostradës së Kombit.

  • Minatorët e Spaçit ngrihen në protestë më 27 Nëntor: “Mbrojmë dinjitetin tonë!”

    Minatorët e Spaçit ngrihen në protestë më 27 Nëntor: “Mbrojmë dinjitetin tonë!”

    Minatorët e Spaçit njoftuan se më 27 Nëntor, në orën 12:00, do të zhvillojnë një protestë dhe tubim në sheshin pranë hyrjes së “Rrugës së Mundimeve”, në dalje të autostradës së Kombit.
    Ata bëjnë thirrje për mbështetje nga komuniteti, autoritetet, deputetët dhe mediat, duke e konsideruar qëndrimin e kompanisë koncesionare “Tete Albania Tunnel & Mining” dhe indiferencën e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit si të papranueshëm dhe antiligjor.
    “Jemi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur dinjitetin, nderin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë,” thuhet në njoftimin e tyre.

  • Kishte ëndërr të këndonte me Çelentanon, e ekzekutuan/ Lutja e 23-vjeçarit: Ma falni jetën…

    Kishte ëndërr të këndonte me Çelentanon, e ekzekutuan/ Lutja e 23-vjeçarit: Ma falni jetën…

    Foto ilustrim

    Lutja dëshpëruese e 23-vjeçarit Skënder Daja para pushkatimit: ma falni jetën se jam i ri!

    Mëngjesin e 27 janarit të viti 1953, Qemal Daja u ekzekutua nga regjimi komunist. U akuzua për veprimtari armiqësore kundër pushteti popullor. Daja la jetim katër fëmijë të cilët regjimi i shpërndau veç e veç nëpër jetimore në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

    Më i vogli i tyre ishte Skënderi, i cili mbeti jetim në moshën 3 vjeçare. U rrit me mundime nëpër jetimoret e Shqipërisë dhe në moshën 18-vjeçare, do t’i duhej të kërkonte vetë strehë e ushqim.

     Pa familje, i uritur, pa një strehë për të kaluar netët, Skënder Daja endej nga qyteti në qytet me shpresë se do të gjente një punë për të rregulluar jetën. Pasuria e tij e vetme ishte një kitarë dhe pasioni për muzikën.

    Pas përpjekjeve të dëshpëruar për të gjetur një punë në Tiranë në vitin 1964-65,  Skënderi largohet nga Tirana dhe gjen një punë si marangoz në Fier. Për katër vite ai gjen miqësitë e tij dhe nis të stabilizohet. Netëve të verës ai mblidhte rreth vetes mjaft miq e shokë për t’i dëgjuar tingujt e kitarës së tij.

    Në Vitin 1970, Skënderi detyrohet të shkojë ushtar në repartin e  punës në Ksamil. Kufiri me Greqinë i dukej kaq afër dhe befas i kujtohet ëndrra që kish parë dikur, duke kënduar me kitare me idhullin e tij, Adriano Çelentano. Biseda me shokët ku tregoi ëndrrën, do t’i ndryshonte gjithë jetën e tij.

    Për atë ëndërr ai do të arrestohej për tentativë arratisje. Pas torturash e presionesh në hetuesi ai dëshmon:

    “Desha të këndoja me Adriano Çelentanon, edhe sikur të fshija me fshesë rrugët e Romës”.

    Për këtë fjali ai do të dënohej me 10 vjet burg. Akuza: “agjitacion e propagandë, tentative arratise”.

    Nisi të vuajë dënimin në burgun e Spaçit. Kur u arrestua, kitara e tij u sekuestrua, si e vetmja pasuri që kishte. Por në burg gjeti miq e shokë të burgosur që kishin gjithashtu pasion për muzikën. Gjeti edhe kitarë në burg.

    Ishte e Gëzim Çelës, që ia kishte dhuruar këngëtarja e famshme e kohës, Vaçe Zela. Sa herë që e lejonte komanda, Skëndër Daja i binte kitarës. U kthye në njërin prej të burgosurve më të dashur për të gjithë.

    Tingujt e asaj kitare u kthyen në ngushëllim për  dhimbjet e atyre të burgosurve politik që vuanin, mungesën e lirisë. Që vuanin torturën, punën e rëndë në minierë dhe mallin për familjen. Në vitin 1973,  në revoltën e burgut të Spaçit, Skëndër Daja ishte aty me kitarë e me kitarë protestoi si askush tjetër.

    Të shtunën e 19 majit 1973, të burgosurit skllevër u kthyen si çdo ditë, të rraskapitur nga puna në minierat e Spaçit, vonë në mbrëmje. Të nesërmen, edhe pse e diel, ata ishin të detyruar të punonin përsëri gjithë ditën.

    Prej tre muajsh, nuk kishin bërë asnjë ditë pushim. Nuk kishin parë diell me sy. Gjithë ditën punonin brenda nëntokës me dy turne. Natën e kalonin brenda këtyre kazermave të akullta.

    Të dielën diskutuan me njeri-tjetrin për të mos shkuar më në punë. Ishte një revoltë e natyrshme, pasi kishte kaluar çdo cak që mund të durojë një njeri sado i fortë të jetë fizikisht. Pas përleshjeve me policët, të burgosurit morën në dorë situatën dhe komanda e burgut mbeti jashtë telave.

    Të burgosurit u bënë zot të asaj hapësirë ku vuanin dënimin. Skëndër Daja ishte një prej të burgosurve më aktiv në revoltën kundër komandës. Në fakt ishte një revoltë kundër regjimit komunist.

    Nën zhurmën e thirrjeve të policëve për t’u dorëzuar, Skënderi merr kitarën, ngjitet lart mbi tarracë dhe këndoi këngë për lirinë. Këndoi edhe këngët e idhullit të tij, Adriano Çelentano. Aty forcat e policisë nuk mundën të afrohen përkohësisht.

    Ato tri ditë ai këndoi këngët që nuk kishte mundur t’i këndonte deri atëherë. Por do të ishin këngët e fundit.

    Ditën e tretë të revoltës, horizonti nxinte nga forcat e shumta policore që kishin ardhur me urgjencë nga Tirana e rrethe të tjera, për të shtypur revoltën e Spaçit. Mijëra policë e ushtarë të armatosur me automatikë e mitralozë prisnin urdhrin për të qëlluar.

    Zëvendësministri i Brendshëm, Feçor Shehu dhe zyrtarë të tjerë të policisë e burgjeve, me kërcënimin e armëve i shpërfillën kërkesat e të burgosurve për takim me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, që të bënin të njohura padrejtësitë ndaj tyre dhe urdhëruan shtypjen e protestës me dhunë.

    Mëngjesin e 23 majit, ndërsa të burgosurit kishin 3 ditë pa bukë e pa ujë, forca të shumta policore hynë në kamp dhe pa mëshirë, ushtruan dhunë barbare mbi të gjithë të rebeluarit.

    Rreth 370 të dënuar, të lidhur me pranga e zinxhirë, u nënshtruan në oborrin e kampit. Po atë mbrëmje, u zhvillua një gjyq special për 12 të arrestuarit e parë, katër prej të cilëve u dënuan me vdekje, pushkatim dhe u ekzekutuan menjëherë: Skënder Daja ishte njëri prej tyre.

    Bashkë me të u dënuan me pushkatim edhe të burgosurit Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj.

    Pas vendimit, secili prej tyre kishte mundësinë të bënte një lutje për falje të jetës. Skëndër Daja e shfrytëzoi këtë mundësi dhe iu drejtua me një letër Kuvendit Popullor. Ishte një lutje për t’i falur jetën sepse ishte i ri, vetëm 23 vjeç.

    “Unë, Skënder Qemal Daja, i datëlindjes 1950, me arsim 8-vjeçar, lindur në Tiranë, me origjinë fshatar i varfër, i dënuar në Kampin e Spaçit me 10 vite për tentativë arratisjeje, sot i dënuar me vdekje, i akuzuar me nenin 72-7, 6 dhe 73.

    Në fakt, kam pranuar se i revoltuar kam bërë propagandë atë ditë, ashtu siç bërtitën të gjithë në kamp dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj grupazhi e nuk jam bërë pengesë për sabotim ekonomik dhe të frymëzoj ndonjë person.

    Kur mbaroi revolta ne kishim frikë se do të na rrihnin, prandaj u grindëm me ta. Me kaq e mbyll këtë letër lutjej, me shpresë që të më falni jetën si i ri që jam”.

    Kjo është letër lutja e Skënder Dajës, drejtuar regjimit, që Kujto.al e ka gjetur në Arkivën e Shtetit.

    Padyshim, lutja dëshpëruese e 23-vjeçarit nuk mund të prektë shpirtin e egër të diktaturës komuniste që ato ditë kishte ndjerë kërcënimin nga revolta. Ndëshkimi do të ishte i egër për të shtypur çdo mundësi për përsëritje të kryengritjes së të burgosurve kundër regjimit komunist./kujto.al

    ObserverKult

    ————————-

    Lexo edhe:

    LUTJA QË E KISHTE BËRË PAVLINA MANI: LËRENI TË QETË PIRRON …

    FAMILJA U DETYRUA T’I SHISTE PIKTURAT E SAFO MARKOS, JA CILA ISHTE LUTJA E ARIANITËS…

    FAIK KONICA: LUTJA E SHKRIMTARIT

    ObserverKult

  • Investigimi/ Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

    Investigimi/ Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

    Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë
    Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mustafa Ilbak, prej vitesh kryen aktivitetin e saj të kërkim–zbulimit të mineraleve me vlerë në vendin tonë, mirëpo jo në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Zonat ku kjo firmë operon janë të ndryshme, por “Piranjat” udhëtuan kësaj here në zonën e Perlat-Shebës, 20 km larg Rrëshenit, aty ku “Tete Albania” është duke kryer shpime me sonda për të zbuluar minerale me vlerë, kryesisht bakër.
    Sapo mbërrin, grupi i xhirimit bëhet dëshmitar i një aksidenti në punë, ku një punonjës shqiptar është duke lënguar pasi është goditur me një çelës në bark, ndërsa ambulanca ende nuk kishte mbërritur. Ai transportohet me një automjet pune për në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gazetari Freard Rista përpiqet të komunikojë me një punonjës turk lidhur me mungesën e dokumentacionit të kësaj firme.
    Komunikimi është i pamundur për shkak të gjuhës.
    Gjatë pritjes për ndonjë sqarim të mundshëm nga ndonjë përfaqësues i firmës, “Piranjat” komunikojnë me punonjësit shqiptarë aty, duke mësuar se, pavarësisht mungesës së dokumentacionit, sondat vijojnë punën 24 orë. Lidhur me aksidentin e ndodhur në ato çaste, një nga punëtorët dëshmon se nuk është hera e parë, por rasti i tretë. Megjithatë, gjërat do t’u bëhen të qarta publikut dhe institucioneve përgjegjëse.
    Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel and Mining“ është zotëruese e Lejes Minerare të Kërkim–Zbulimit nr. 1954, datë 26 korrik 2023, për mineralin bakër, në objektin Perlat-Shebë, në Mirditë. Mirëpo, nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, më datë 1 shtator të këtij viti është propozuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë revokimi i kësaj leje, për arsye se, pas inspektimeve në terren nga strukturat përgjegjëse, është konstatuar se shoqëria nuk ka realizuar volumet fizike dhe investimet e miratuara në projektin e zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim–zbulimit. Në përgjigjen zyrtare të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar bëhet me dije se kompania “Tete Albania“ ka realizuar vetëm 1.43% të investimit total të planifikuar në dy vite.
    Por Shërbimi Gjeologjik dhe Ministria e Infrastrukturës nuk janë të vetmet institucione që kanë urdhëruar ndalimin e punimeve nga kompania turke në zonën e Perlat-Shebës. Më datë 25 shtator 2025, në njoftimin drejtuar këshilltarëve lidhur me mbledhjen e datës 30 shtator të Këshillit Bashkiak Mirditë, vihet re se në rendin e ditës ishte parashikuar diskutimi për dy pika që lidhen me “dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor” subjektit “Tete Albania Tunnel and Mining”, në njësinë administrative Orosh, zona e Gurth-Spaçit, ku ndodhet edhe miniera e Spaçit, si dhe në njësinë administrative Kthellë, zona e Perlat-Shebës.
    Mirëpo, në mbledhjen e datës 30 shtator 2025, këto dy pika u tërhoqën nga kryetari i bashkisë, çka do të thotë se shoqëria “Tete Albania” nuk e ka miratimin as nga Këshilli Bashkiak për vijimin e punimeve në atë zonë.
    Miniera e Spaçit
    Pika e dytë problematike e kësaj kompanie është zona e Spaçit, aty ku ndodhet miniera e Spaçit, të cilën e shfrytëzon prej 7 vitesh kjo shoqëri aksionare. Kjo ka detyruar minatorët vendas, prej më shumë se një muaji, të nisin protestat për përmirësimin e kushteve të punës dhe rishikimin e pagave dhe, për këtë shkak, dhjetëra punonjës janë pushuar nga puna.
    “Pika e vlimit ka qenë në momentin kur më kanë hequr mua si përgjegjës turni në mes të turnit të dytë dhe e kanë lënë komplet brigadën nëntokë pa drejtuesin teknik. Jam hequr unë i pari, pastaj janë hequr 16 të tjerë, pastaj janë hequr 46 të tjerë, janë 62 veta të larguar”, thotë minatori Albert Bushpreni.
    Kompania e ka bazuar urdhrin e pushimit te mosparaqitja e punonjësve për ditë me radhë në vendin e punës, pavarësisht se ata ishin në një grevë të ligjshme për kushtet atje. Situatë kjo që vuri në alarm institucionet, të cilat një javë më parë zbarkuan në minierën e Spaçit.
    “Ajo fleta është pushim nga puna. Derisa të dalë nëse greva është e ligjshme apo e paligjshme nga gjykata, ty do të të lërë pa rrogë, familjen tënde do ta lërë pa rrogë”, u tha minatorëve znj. Irida Qose, zv.kryeinspektore e Inspektoratit të Punës së Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se ata duhet të heqin dorë nga greva.
    Minatorët janë anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve të Shqipërisë, duke formuar Sindikatën e Minatorëve, por kompania turke nuk e njeh këtë akt dhe nuk pranon të flasë me përfaqësuesit e minatorëve. Nga ana tjetër, institucionet e shtetit shqiptar dështuan në ndërmjetësimin e palëve, duke i lënë minatorët aty, të zhgënjyer, të lodhur, por të sigurt se do të vijojnë të jenë pa punë, në protestë, para derës së kompanisë.
    Problemet me shtetin turk
    Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining” figuron me flamur të kuq për shkak të mosdepozitimit të pasqyrave financiare vjetore, mbajtja e të cilave sipas ligjit është e detyrueshme. Në muajin mars 2025, mediat turke raportuan se aksionerët e Ilbak Holding u arrestuan për mashtrime financiare, tendera korruptivë dhe akuza terrorizmi. Aktualisht, me masë arresti nga shteti turk janë Murat Ilbak dhe Mustafa Ilbak, dy aksionerët e grupit Ilbak Holding. Shumë prona, llogari bankare dhe asete kompanish të grupit Ilbak Holding muajt e fundit janë sekuestruar nga shteti turk.
    Skandali merr përmasa të mëdha, pasi në vitin 2016, pak para marrjes së minierës së Spaçit me koncesion, zyrat e administratorit të kësaj kompanie, z. Eyup Batal, u bastisën nga policia turke. Sipas mediave atje, ai akuzohet për një mashtrim financiar mbi 3 milionë euro kundrejt televizionit shtetëror turk, TRT.
    Pyetja që ngrihet është: A kanë filtra institucionet tona për përzgjedhjen e kompanive të huaja që kërkojnë të operojnë në Shqipëri?/piranjat

  • Minatorët e Spaçit në ditën e 32-të të protestës/ Punëtorët ende në pritje, pa një vendim të qartë për fatin e tyre

    Minatorët e Spaçit në ditën e 32-të të protestës/ Punëtorët ende në pritje, pa një vendim të qartë për fatin e tyre

    Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e 32, ndërsa tensioni mes punëtorëve dhe institucioneve përgjegjëse vijon të rritet. Deri më tani, 62 minatorë janë larguar nga puna, ndërsa 14 të tjerë ndodhen ende në pritje, pa një vendim të qartë për fatin e tyre.
    Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe shirave të ditëve të fundit, minatorët vazhdojnë të qëndrojnë në protestë, duke kërkuar një reagim zyrtar nga Ministria përkatëse. Ata shprehen se do të qëndrojnë në terren derisa të marrin një përgjigje të qartë për kërkesat e tyre, të cilat lidhen me sigurinë në punë, pagat dhe garancitë për vendet e punës.
    Aktualisht, Ministria ende nuk ka dalë me një qëndrim publik mbi situatën, ndërsa protestuesit paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë veprimet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

  • Minatorët e Spaçit në ditën e 32-të të protestës/ 62 të larguar nga puna, 14 ende në pritje të vendimit

    Minatorët e Spaçit në ditën e 32-të të protestës/ 62 të larguar nga puna, 14 ende në pritje të vendimit

    Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e 32, ndërsa tensioni mes punëtorëve dhe institucioneve përgjegjëse vijon të rritet. Deri më tani, 62 minatorë janë larguar nga puna, ndërsa 14 të tjerë ndodhen ende në pritje, pa një vendim të qartë për fatin e tyre.

    Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe shirave të ditëve të fundit, minatorët vazhdojnë të qëndrojnë në protestë, duke kërkuar një reagim zyrtar nga Ministria përkatëse. Ata shprehen se do të qëndrojnë në terren derisa të marrin një përgjigje të qartë për kërkesat e tyre, të cilat lidhen me sigurinë në punë, pagat dhe garancitë për vendet e punës.

    Aktualisht, Ministria ende nuk ka dalë me një qëndrim publik mbi situatën, ndërsa protestuesit paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë veprimet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

  • “Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron”/ Braçe reagon për protestën në minierën e Spaçit: Boll, tani u bë boll…

    “Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron”/ Braçe reagon për protestën në minierën e Spaçit: Boll, tani u bë boll…

    Prej 27 ditësh minatorët e minierës së bakrit në Spaç po protestojnë.
    Edhe pse kanë kaluar gati katër javë nga nisja e grevës, kompania nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e punonjësve dhe nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për ta.
    Megjithatë dje situata është tensionuar edhe më tej, pasi kompania ka shkarkuar nga puna edhe 40 punonjës të tjerë, me argumentin se kanë munguar në detyrë për shkak të protestës. Për këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i PS Erion Braçe.
    Postimi i Braçes
    Booooll!
    Bani u be boool!
    Pronari turk i nje kompanie qe shfrytezon e ben para nga nje pasuri shqiptare, vijon te pushoj punetore nga puna!
    Pasi i ka shfrytezuar pafund e pa ze, tani po i poshteron!
    Ne nje vend qe eshte ne hall e per punetore, ky qe po ben ky pronari eshte krim i madh!!
    Ndaj eshte boooooll!
    Do i kerkoj sot komisionit te ekonomise, punes e financavr seance urgjente degjimore me punetoret, minatoret e spaçit!