Tag: space

  • Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e Tatimeve dhe Inteligjencës Financiare

    Arena Casino shitet për zero lekë nën hundën e Tatimeve dhe Inteligjencës Financiare

    Shqipëria është vend, ku çudirat janë normalitet dhe nuk çudisin më thuajse askënd. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që ato ndodhin çdo ditë.
    Pak ditë më parë, në tregun e kumarit ka ndodhur një transaksion i pazakontë. Arena Casino, kazinoja e gjendur në kullën e stadiumit kombëtar Air Albania ndërroi pronar. Çmimi i shitjes së kompanisë ishte zero lek.
    Kapitali publikon dokumentat e një transaksioni, që në çdo vend do të kishte ngritur antenat e autoriteteve fiskale për evazion të mundshëm dhe atyre të inteligjencës financiare për rrezikun e pastrimit të parave. Por në Shqipëri, e gjitha ndodh nën hundën e këtyre autoriteteve.
    Sipas dokumentave, Albstar e ka shitur kazinonë thjesht duke tërhequr kapitalin e tij në natyrë, ndërkohë që blerësi e ka zëvendësuar kapitalin e shitësit me po me kapital në natyrë.
    Hyrje-dalje kapitali, por zero transaksion
    Ligji shqiptar për lojrat e fatit i detyron kompanitë që marrin liçencë kazinoje të kenë një kapital minimalisht 1.2 miliardë lekë ose rreth 12.4 milionë euro. Por kjo kërkesë e detyrueshme e ligjit është anashkaluar thuajse nga të gjitha kazinotë e Shqipërisë, përmes marifeteve.
    Në qershor të vitit 2021, kompania Albastar themeloi shoqërinë Space+, e cila është mbajtësja e liçencës së kazinosë që gjendet tek stadiumi. Por nuk kishte para për kapital. Megjithatë ky problem u zgjidh kollaj.
    Një muaj para se të merrte liçenën, shoqëria Albstar iu drejtua gjykatës për caktimin e një eksperti vlerësues të pasurive të paluajtshme, për të vlerësuar një tokë që ajo kishte në Zharrës të Fierit. Gjykata caktoi si eksperte, Elvira Lamen.
    Prona në Zharrës konsistonte në një sipërfaqe toke bujqësore prej rreth 12.5 hektarësh, një pjesë e madhe e së cilës e degraduar pasi përdorej nga Albstar si gurore.

    Prona ne Zharrez qe u vleresua 13 mln euro
    E megjithatë zonja Lame përpiloi një raport vlerësimi duke e vlerësuar pronën me 85 euro për metër katrorë, që çuditërisht e çonin vlerën totale të saj në 1.28 miliardë lekë ose rreth 13 milionë euro. Saktësisht aq sa duheshin për të marrë liçencën, ndonëse vet Albstar e kishte blerë vetëm për 420 mijë euro.

    Vleresimi i Elvira Lames
    Kjo ishte prona që Albstar vendosi si kapital për të plotësuar kërkesën e ligjit, që detyronte shoqëritë e kazinove të kishin kapital 1.2 miliardë lekë.
    Albstar e mbajti për më shumë se 4 vjet kazinonë. Në vitin 2023, Space+ fitoi 760 mijë euro pas taksave, ndërsa vitin e kaluar fitimi neto i kazinosë kërceu në 1.75 milionë euro. Por një javë më parë, Albstar vendosi ta shesë me zero lekë këtë aktivitet fitimprurës.
    “Shoqëria do të zmadhojë kapitalin e saj nëpërmjet emetimit të aksioneve të reja, që do të nënshkruhen nga aksionari i ri, shoqëria GLG Investment Sh.p.k., dhe njëkohësisht do të zvogëlojë kapitalin e saj duke anuluar aksionet e aksionarit ekzistues Alb-Star Sh.p.k., dhe duke i kthyer atij e kontributin e paguar në kapitalin e Shoqërisë. Gjatë këtij procesi kapitali i shoqërisë Space+ Sh.a. nuk do të bjerë në asnjë moment nën vlerën minimale prej 1.200.000.000 lekë sipas sipas kërkesave të Ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë,” thuhet në kontratën e shitjes.

    Kontrata e shitjes se Arena Casino
    Pra blerësi nuk ka paguar asnjë qindarkë për të blerë kazinonë. Po ashtu shitësi nuk ka marrë asnjë qindarkë për ta shitur atë. Ajo që ka ndodhur është që Albstar thjesht ka tërhequr tokën e Zharrëzës nga kapitali i shoqërisë Space+ dhe është larguar duke ja lënë atë blerësit GLG Investment, i cili po dhe ky ka një marifet të ngjashëm me kapitalin.
    Shmangie taksash?
    Formalisht, ky është një transaksion që nuk ndalohet shprehimisht nga legjislacioni fiskal. Por kur një kazino në mes të Tiranës shitet përmes një transaksioni me kaq marifete, kjo normalisht do të duhet të kishte ngritur antenat e Tatimeve dhe Agjencisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.
    Por transaksioni është miratuar nga strukturat e shtetit, përfshirë Autoritetin e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Arsyet lidhen me njerëzit që qëndrojnë pas blerjes së kazinosë.
    Ndonëse formalisht pronari i kompanisë blerëse GLG Investment është një shoqëri e regjistruar në Wyoming të SHBA-ve me pronar sekret, gjurmët e aksionerëve të saj gjenden në emrin e vet kompanisë GLG. Një akronim, dy shkronjat e para të të cilit përkojnë më inicialet e Gerti Lumanit, njeriu që e ka themeluar GLG-në.
    Por fijet e saj vijojnë në Troy të Michiganit, aty ku zoti Lumani hyri në rrethin e duhur shoqëror. Dhe ndërsa Tatimet në Shqipëri ndjekin me zell qytetarët që shesin qumësht dhe gjizë rrugëve, një kazino në mes të Tiranës shitet me zero lekë.
    Kapitali

  • Cili ishte shkaku i vdekjes së June Lockhart, aktorja legjendare e “Lassie” dhe “Lost in Space”?

    Cili ishte shkaku i vdekjes së June Lockhart, aktorja legjendare e “Lassie” dhe “Lost in Space”?

    Aktorja e njohur amerikane June Lockhart, e cila u bë simbol i ngrohtësisë dhe forcës familjare për miliona shikues, ndërroi jetë më 23 tetor 2025 në shtëpinë e saj në Santa Monica në moshën 100-vjeçare. Sipas familjes, vdekja e saj ndodhi nga shkaqe natyrore, duke shënuar fundin e një karriere të jashtëzakonshme që zgjati gati tetë dekada.
    E lindur në New York në vitin 1925 në një familje aktorësh, Lockhart filloi karrierën që në fëmijëri dhe shpejt u bë një figurë e njohur në film, teatër dhe televizion. Ajo arriti famën e saj më të madhe me rolin e Ruth Martin në serialin “Lassie” (1958) dhe më pas si Dr. Maureen Robinson në “Lost in Space” (1965), role që e bënë të dashur dhe të respektuar nga breza të tërë shikuesish.
    Përveç këtyre roleve, Lockhart u shfaq në shumë seriale të tjera të njohura, përfshirë Petticoat Junction dhe Grey’s Anatomy, duke ndjekur evolucionin e televizionit amerikan ndër vite. Ajo ishte fituese e një çmimi Tony, dy herë e nominuar për Emmy, dhe ka dy yje në Hollywood Walk of Fame, duke konsoliduar statusin e saj si një ikonë e vërtetë e ekranit.
    Familja njoftoi se do të mbahet një ceremoni private, dhe kërkoi që, në vend të luleve, fansat të bëjnë donacione për organizata bamirëse. June Lockhart do të mbahet mend për gjithmonë si “nëna e televizionit amerikan”, një figurë ngushëlluese dhe e dashur për miliona shikues dhe breza të tërë.

  • Arrestohet turku, shfrytëzonte tre kineze për prostitucion në Durrës

    Arrestohet turku, shfrytëzonte tre kineze për prostitucion në Durrës

    Policia e Durrësit ka vijuar hetimet në kuadër të operacionit të koduar “Space”, duke arrestuar organizatorin e një rrjeti që përshtaste apartamente për ushtrim prostitucioni.
    Në pranga ka rënë shtetasi turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2 në Tiranë. Gjatë kontrollit iu sekuestruan edhe 3 aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për veprimtarinë kriminale.
    Nga hetimet rezulton se ky shtetas kishte rekrutuar 3 gra me shtetësi kineze, të arrestuara në fazën e parë të operacionit “Space”, për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.
    Operacioni “Space” nisi më 22 shtator 2025, kur u arrestuan 3 shtetaset kineze dhe u referuan materialet për hetim ndaj 5 personave të tjerë të përfshirë.

  • Dështim i ri për Starship, Space X anulon lëshimin e raketës e planifikuar për sonte

    Dështim i ri për Starship, Space X anulon lëshimin e raketës e planifikuar për sonte

    SpaceX njoftoi herët të hënën në mëngjes se po anulonte lëshimin e planifikuar sonte të Starship, sistemit më të fuqishëm të raketave të ndërtuar ndonjëherë.

    Kompania e Elon Musk ia atribuoi vendimin një problemi të sistemeve tokësore, që i referohet platformës së lëshimit dhe infrastrukturës që mbështet ngritjen. Kompania nuk njoftoi menjëherë një datë të re të synuar për Fluturimin 10, por ka ditë të lira në dispozicion të paktën deri më 26 gusht.
    Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, nëse anija Starship do të nisej, do të kryente një fluturim prove që do të zgjaste rreth një orë.

    While docked, Dragon will perform a series of burns to help the @Space_Station maintain its current altitude, using an independent propellant system and two Draco engines in the spacecraft’s modified trunk pic.twitter.com/suIdBQivUr
    — SpaceX (@SpaceX) August 24, 2025

    Programi synon t’i kthejë njerëzit në Hënë në vitin 2027 dhe më pas t’i hapë rrugën kolonizimit të Marsit.

    Standing down from today’s tenth flight of Starship to allow time to troubleshoot an issue with ground systems
    — SpaceX (@SpaceX) August 24, 2025

    SpaceX kishte njoftuar se të dielën në mbrëmje (ora amerikane) do të përpiqej një nisje të re, që do të zgjaste rreth një orë, nga objektet e saj në Teksas. Anija Starship me lartësi 120 metra, e cila dështoi në të tre përpjekjet e mëparshme për t’u nisur, do të përpiqej të arrinte qëllime kritike, siç është rinisja e motorit në hapësirë ​​dhe lëshimi i simuluesve të satelitëve. Megjithatë, do të duhet të presë derisa të zgjidhen problemet teknike dhe të kryhet nisja e saj.Programi i anijes kozmike shtyhet, projektet e mbetura të Space X janë në procesNdërsa programi Starship është vonuar disi, pasi deri më tani ka pasur një vit të vështirë 2025 me rezultatet e tij të pafat, programet e tjera të SpaceX po ecin përpara me shpejtësi.
    Deri më tani këtë vit, familja e raketave Falcon e SpaceX – e cila ka qenë në funksion për më shumë se një dekadë – ka nisur tashmë më shumë se 100 misione në orbitë. Ky total përfshin tre misione astronautësh në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, një mision të vetëm që dërgoi një miliarder në orbitë rreth poleve të Tokës dhe më shumë se 70 lëshime të satelitëve të kompanisë për transmetim në internet Starlink.
    Vetëm tre ditë më parë, raketat Falcon dërguan në orbitë një nga anijet hapësinore tepër sekrete të ushtrisë përpara se të nisnin një mision Starlink disa orë më vonë. Dhe të dielën në mëngjes herët, kompania nisi një mision mallrash që transportonte ushqim dhe furnizime për astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
    Që nga janari, Starship ka shpërthyer dy herë mbi zona të populluara në lindje të Floridës, me mbeturina që përfunduan në Ishujt Turks dhe Caicos dhe Bahamas, ndërsa në fluturimin e tij të fundit në maj humbi kontrollin dhe u rrëzua në Oqeanin Indian. Në qershor, një tjetër Starship shpërtheu ndërsa ishte i bllokuar në një platformë testimi në Teksas.
    Këto zhvillime kanë provokuar reagime nga qeveritë. Meksika ka kërcënuar me veprime ligjore për mbeturinat e gjetura në brigjet e veta, ndërsa Britania ka thënë se po punon ngushtë me autoritetet amerikane për të mbrojtur territoret e saj jashtë shtetit.
    Pavarësisht problemeve, Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në anijen kozmike Starship.
    NASA ka një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh për ta përdorur atë në misionin e saj të ri hënor, ndërsa vetë Elon Musk dëshiron të dërgojë një anije kozmike pa pilot në Mars në vitin 2026. Suksesi i programit do të forcojë epërsinë teknologjike të SHBA-së ndaj Kinës në “garën” e re hapësinore.
    SpaceX thotë se ka rregulluar të metat që shkaktuan dështimin e fundit duke përforcuar sistemin e karburantit. Por shkencëtarët paralajmërojnë se filozofia e kompanisë – “zhvillim i shpejtë përmes testimeve të shpeshta edhe nëse përfundon me shpërthime” – mund të jetë e rrezikshme.
    Ish-astronauti i NASA-s dhe konsulenti i SpaceX, Garrett Raisman, thotë: ” Është e pamundur të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të funksionojë kurrë, ose mund të revolucionarizojë plotësisht të ardhmen e aktiviteteve hapësinore dhe gjeopolitikës”.
    Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) ka dhënë dritën jeshile për lëshimin e ri, duke vënë në dukje se nuk ka pasur lëndime civile nga dështimet e mëparshme. Dy teste mbeten me gjeneratën aktuale të Starship përpara se SpaceX të kalojë në zhvillimin e versioneve më të mëdha të raketës.
    Nëse gjithçka shkon mirë, raketa “Super Heavy” do të bëjë një ulje të kontrolluar në Gjirin e Meksikës, ndërsa faza e sipërme e Starship do të vazhdojë misionin e saj në hapësirë.
    Megjithatë, shqetësimet e ekspertëve mbeten: vonesat, rreziqet teknike dhe dimensionet gjeopolitike e bëjnë Starship ndoshta sipërmarrjen hapësinore më të diskutueshme të kohës sonë.

    Top Channel