Tag: sovrani

  • ZGJEDHJET 2025/ Vjen reagimi i parë i Berishës pas votimeve: Sovrani foli, tani radha e numëruesve! Zbatoni vetëm ligjin

    ZGJEDHJET 2025/ Vjen reagimi i parë i Berishës pas votimeve: Sovrani foli, tani radha e numëruesve! Zbatoni vetëm ligjin

    Kryedmokrati Sali Berisha ka bërë reagimin e tij të parë pas mbylljes së votimeve.
    Në një knferencë për mediat, Beisha tha se sovrani foli dhe tani është radha e numëruesve.
    Ai ju bëri thirrje komisionerëve të PD që të zbatojnë vetëm ligjin.

    “Priten rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli, vota është në duart të komisionerëve në përgjigjësinë më të madhe. Në Durrës bandat e Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhër nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar qoftë nga mediat qoftë nga PD dhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ në komisionet e numërimit është të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnji votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqiëprinë Madhështore do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do të marrin ndëshkimet më maksimale. Unë kuptoj se ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të dnikojnë ën vullnetin e sovranit, asngjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur në mënyrë vendimtare”, tha Berisha.

  • Berisha nis me akuzat: Sovrani foli, por bandat e Durrësit dhe në zona të tjera kanë vërshuar drejt KZAZ-ve

    Berisha nis me akuzat: Sovrani foli, por bandat e Durrësit dhe në zona të tjera kanë vërshuar drejt KZAZ-ve

    Në një konferencë për shtyp pas mbarimit të zgjedhjeve, Sali Berisha ka nisur me akuzat, teksa thotë se sovrani foli dhe se në qendrat e djathta elektorale pret rezultat fitoreje. Ai ka folur për zhvillimet në qarkun e Durrësit, ku pretendon edhe se bandat duan të ndikojnë në rezultat.
    “Të dhëna operative nga mbarë vendi dhe të qendrës së djathtë priten konform kësaj rritjeje dhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.

    Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-së me urdhër nga Edi Rama, se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës. Janë denoncuar qoftë nga media, qoftë nga PD. Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për gjithë komisionerët tanë është të jenë qëndrestarë”,-tha Berisha.

  • “Më shumë se kurrë për interes të qytetarit”/ Berisha: Sot sovrani jep verdikt historik

    “Më shumë se kurrë për interes të qytetarit”/ Berisha: Sot sovrani jep verdikt historik

    “Jam sot për të shprehur një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata qytetarë që deri tani kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi 18 vjeç. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufijshme për të gjithë shqiptarët që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracive dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, toka e deti e janë dyndur sot të votojnë.
    Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment në të cilin ka nevojë shumë të madhe. Së fundmi thirrja imë është për çdo shqiptar, voto, vot0, voto, për fëmijët e tu, të ardhmen tënde, rrogat, biznesin pensionet…, është një votim më shumë se kurrë për interes më të rëndësishëm të qytetarit.
    Çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar dhe kombëtar shumë serioz, secili që shkel ligjin në këtë proces do të bëhet përgjegjës. Sot sovrani jep një verdikt historik.
    Unë them sot sovrani do të japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta, por cili është ai që nuk i bindet historisë, ora kështu është kjo”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha: Sot sovrani jep një verdikt historik! Kush shkel ligjin, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute

    Berisha: Sot sovrani jep një verdikt historik! Kush shkel ligjin, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute

    Gjatë deklaratës për mediat ku u bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, ‘sot sovrani jep një verdikt historik! Kush shkel ligjin, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute’.

    Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:

    Tani, çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz.

    Dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute.

    Një gjë mund t’u them se sot sovrani jep një verdikt historik…

    …Unë them sot sovrani do japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta.

    Po cili është ai që nuk i bindet historisë?

    Pra, kështu është kjo.