Tag: sovjan

  • Zjarr në Maliq/ Flakët përfshijnë banesën në fshatin Sovjan, nuk raportohet për të lënduar

    Zjarr në Maliq/ Flakët përfshijnë banesën në fshatin Sovjan, nuk raportohet për të lënduar

    Në fshatin Sovjan të Maliqit, një banesë është përfshirë nga flakët, të cilët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë banesën, duke u përhapur në dy dhoma.
    Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarri është shuar ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

    Top Channel

  • Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

    Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

    Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan, në Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në banesat përreth.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.