Tag: sotme

  • Dita e sotme me kthjellime dhe ulje temperaturash. Veriu me reshje bore

    Dita e sotme me kthjellime dhe ulje temperaturash. Veriu me reshje bore

    Ditën e sotme (7 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kryesisht në veri në pjesën e parë të ditës, të cilat do të pasohen me reshje bore me intensitet të ulët të karakterit lokal në male.

    Era do të fryjë me drejtim  verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi  18 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore -1 deri 9°C;

    Në zonat e ulëta 0 deri 17°C;

    Dhe në  bregdet 4 deri 17°C.

  • Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Ditën e sotme ne vendin tonë, parashikohet rënie graduale e vlerave barike, duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të vranët.
    Më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

    Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, kryesisht në qendër dhe juglindje të Shqipërisë.
    Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Kuçovës.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.
     

  • Këmbimi valutor 4 prill, me sa lekë blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

    Këmbimi valutor 4 prill, me sa lekë blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89 lekë dhe do shitet me 91 lekë.
    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 105 lekë.
    Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.5 lekë dhe do shitet me 118.1 lekë.

  • Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për ditën e sotme

    Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për ditën e sotme

    Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës dhe deri ato të pasdites vonë vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht ato do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
    Prej orëve të vona të mbrëmjes reshjet mbeten të izoluara dhe të dobëta në formë pikash kryesisht në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 10 / 17 °C,
    në vendet e ulëta: 9 / 18 °C,
    në vendet malore: 3 / 11 °C.

  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin jugor.
    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të shtojnë vranësirat duke gjeneruar shira në pothuajse të gjithë territorin e vendit, ku në zonat Juglindore priten edhe rrebeshe ndërsa vija bregdetare do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

  • Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

    Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Komsi-Burrel mbrëmjen e sotme ku një 41 vjeccar është gjetur pa shenja jete në zonën e quajtur “lapidari” nga banonrët e zonës.
    Burime për Maska.al bëjnë me dije se ai është Eduart Bardhi, 41 vjeç.
    Policia bën me dije se mbrëmje e sotme shtetasi Eduart Bardhi rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.
    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
     

  • I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Seanca e sotme gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë.

    Në seancën e sotme ndaj Aldo Majnishtës, Gentian Funiqit, Martin Beltës, Korado Gështenjës, Artan Doçajt dhe Geraldo Martinit, do të dëshmonte Festim Bexhdili, i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Bexhdili në Shkallë të Parë është dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020. Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
    Bexhedili do të dëshmojë,  jep pëlqimin për t’u pyetur në lidhje me ketë çështje.
    Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit. Seanca e radhës do të  mbahet në 16 prill, ora 14:00.

    Top Channel

  • Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

    Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

    Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare  deri të dendura.

    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje të territorit, në mënyrë të izoluar dhe në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon  të forcës 2-3 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    • Në zonat malore 9 deri 16°C
    • Në zonat e ulëta 11 deri 21°C
    • Në bregdet 12 deri 21°C
  • Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, ja sa do të variojnë temperaturat

    Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, ja sa do të variojnë temperaturat

    Dita e martë do të jetë sërish me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 12m/s .
    Valëzimi në det do të arrijë deri në 1-2 ballë.

  • Dita e sotme e paqëndrueshme, temperaturat nuk ndryshojnë

    Dita e sotme e paqëndrueshme, temperaturat nuk ndryshojnë

    Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje të territorit, në mënyrë të izoluar dhe në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

    Era do të fryjë me  drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon  të forcës 2-3 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Në zonat malore 9 deri 16°C;

    Në zonat e ulëta 11 deri 21°C;

    Dhe në bregdet 12 deri 21°C.