Tag: sorosit

  • Berisha: Me 5 nëntor iu shtyp koka Sorosit në Uashington, me 11 maj do t’i shtypet koka Sorosit të Tiranës

    Berisha: Me 5 nëntor iu shtyp koka Sorosit në Uashington, me 11 maj do t’i shtypet koka Sorosit të Tiranës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve nga Kavaja se, në 11 maj do i shtypet koka Sorosit në Tiranë, duke iu referuar kukullës së tij, Edi Rama.

    Më 5 nëntor iu shtyp koka Sorosit në Uashington, me 11 maj do i shtypet koka Sorosit të Tiranës’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij nga takimi madhështor në Kavajë, ku iu bashkuan miqtë ndërkombëtarë nga PPE-të dhe CDI.

    Berisha: Hidhni një sy në krahun tjetër.

    Çfarë ndodh, çfarë bën. Ka qeverisur 12 vite, nuk ka një rekord për të paraqitur para jush, se edhe atë që ka realizuar ka vjedhur 9 me 1 dhe se thotë dot.

    Nuk ka një rekord dhe përpiqet ta kalojë me batuta.

    Dhe tani, tani me mantrën e dezintegrimit të familjes, me sulmin kundër familjes, përpiqet tyë grabisë vota.

    Ne jemi parti konservatore, parti e traditës, parti e familjes, parti e dashurisë për vendin, e respektit për dinjitetin njerëzor ndaj dhe për ne familja është dhe do mbetet, sa tokësore aq dhe hyjnore.

    Dhe i them Edi Ramës se përpjekjet tuaja qesharake, banale, të padenja për të krijuar skeçe gratë kundër burrave, burrat kundër grave janë turpi i dheut, janë turpi yt.

    Nënat, motrat, gratë shqiptare janë fisnike, ato së bashku me bashkëshortët, djemtë, vëllezërit i kanë dhënë kombit gjënë më madhështore, familjen e vet.

    Ndaj dhe ju garantoj se me 11 maj Edi Rama i shtypet koka dhe bishti në Shqipëri.

    Me 5 nëntor iu shtyp Sorosit në Uashington, me 11 maj Sorosit të Tiranës do i shtypet koka. Dhe ekstremi i majtë, i mbuluar, i maskuar me etiketa të ndryshme do të përfundojë në katakombet e historisë.

    Përsëri, Shqipëria në shembullin e Kavajës do të ngrihet fuqishëm në një fillim të ri, në një udhëtim të ri drejt të ardhmes, drejt rinisë së kombit shqiptar, drejt Europës.

    Rroftë Kavaja, rroftë Shqipëria!

    Fitore, fitore, fitore!

  • Alex Soros tentoi të tallej me JD Vance-in, por iu kthye në bumerang

    Alex Soros tentoi të tallej me JD Vance-in, por iu kthye në bumerang

    Alex Soros tentoi të tallej me JD Vance-in, por iu kthye në bumerang

    Alex Soros, trashëgimtari miliarder i perandorisë së George Soros, mendoi se mund të bënte “një goditje nën brez” ndaj zëvendëspresidentit J.D. Vance.

    Por në vend të kësaj, ai u përball me një valë kritikash të ashpra online, pasi u tall me Vance-in pasi ky i fundit rrëzoi aksidentalisht një trofe të kampionatit të futbollit kolegjial të hënën.

    Soros postoi në X, me një koment ironik: “Çfarë mashkulli alfa — mbase ai nuk ka qenë kurrë aq afër një trofeu.”

    Ky koment synonte ta nënçmonte Vance-in, por solli një reagim të furishëm që Sorosi nuk e priste.

    Ironia është më e trashë se fondi i mirëbesimit i Sorosit. Vance, një njeri që e ka ndërtuar vetë jetën e tij dhe që u ngrit nga një qaytet i varfër në Ohio deri në zëvendëspresidencë, rrëzoi një trofe gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Ishte një moment njerëzor, jo një dështim karakteri. Por Sorosi, një “fëmijë nepotik” që s’ka parë asnjë ditë vështirësie, pa një mundësi për të goditur.

    Mark Hemingway i The Federalist e përmblodhi më së miri: “Është gjë e veçantë të shohësh një miliarder të lindur në luks të vërë në dyshim nëse J.D. Vance — një burrë tërësisht i vetëformuar që ka shërbyer në Marinë dhe është bërë senator e zëvendëspresident para se të mbushte 40 vjeç — ka arritur ndonjëherë diçka.”

    Një kritikë therëse që shkon në thelb të privilegjeve të Sorosit.

    Ta bëjmë të qartë: Alex Soros nuk ka aspak të drejtë të flasë për “trofe”. E gjithë jeta e tij është një trofe i dorëzuar në një pjatë argjendi, falë të atit George Soros, një njeri që ka drejtuar miliarda nëpërmjet fondacioneve “Open Society” për të ndikuar në politikën globale.

    Trashëgimia familjare e Sorosit është ajo e kontrollit, jo e arritjeve. George Soros ka qenë prej kohësh një armik i konservatorëve, duke përdorur pasurinë e tij për të financuar kauza progresiste dhe për të minuar vlerat tradicionale. Alex është thjesht brezi tjetër, që luan të njëjtën lojë.

    Dhe “luan vërtet” – duke mbledhur ligjvënës demokratë si trofetë e tij personalë:

    Një kritikë e ashpër ndaj “arritjeve” të vërteta të Sorosit.

    Postimi i Sorosit në X hapi portat për tallje të shumta.

    Ndryshe nga shumica e ditëve, interneti këtë herë nuk gaboi.

    Historia e Vance-it është histori mundimesh: veteran i Marinës, diplomuar në Yale për drejtësi, autor bestseller dhe zëvendëspresident para moshës 40-vjeçare. Sorosi? Një stereotip i gjallë i elitizmit, që jeton në hijen e të atit ndërsa përpiqet të duket i rëndësishëm.

    Ndikimi i familjes Soros është një kancer për demokracinë, duke financuar kauza të së majtës ekstreme që gërryejnë sovranitetin kombëtar. Përpjekja e Alex-it për të bërë humor me Vance-in nuk ishte vetëm ironike, por tregoi edhe më shumë shkëputjen e tij nga qytetari i zakonshëm amerikan.

    Kontrasti nuk mund të ishte më i qartë.

    Rrëzimi i trofeut nga Vance ishte një moment përulësie. Ironia e Sorosit ishte një shfaqje arrogance. Njëri është një burrë që luftoi për vendin e tij; tjetri është një trashëgimtar i llastuar që nuk ka luftuar për asgjë.

    Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një trofe. Ka të bëjë me karakterin. Vance ka me shumicë. Sorosi? Ka vetëm pasurinë e babushit.

    Reagimet me të cilat po përballet Sorosi janë plotësisht të merituara. Ai mendoi se po jepte një goditje, por vetëm sa ekspozoi zbrazëtinë e vet.

    Lexuesit tanë e njohin mirë mbiemrin Soros — një simbol elitizmi dhe manipulimesh. Gafa e Alex-it vetëm sa forcon arsyen pse janë të urryer.

    Nëse Alex Soros donte të luante kartën e “mashkullit alfa”, zgjodhi luftën e gabuar. Jeta e Vance-it është një dëshmi e forcës së fituar me mund, jo e pasurisë së trashëguar.

    Ky episod tregon çfarë është në të vërtetë familja Soros: miliarderë të shkëputur nga realiteti që mendojnë se mund të blejnë respekt. Surprizë: Nuk munden.

    Alex Sorosi u përpoq të tallej me një burrë që ka arritur më shumë nga ç’do të arrijë ai ndonjëherë. Reagimi i internetit e vërteton: bufoni i vërtetë është ai.

    Herën tjetër, Alex, merr shembull nga babai yt eremit e më mirë hesht. Nuk do të fitosh asnjë trofe me këtë. / Western Journal – Syri.net

  • “Kukull e Sorosit”, Goxhaj godet kryeministrin: Sulmet ndaj LaCivita dhe Trump janë dëshmi e izolimit të Ramës

    “Kukull e Sorosit”, Goxhaj godet kryeministrin: Sulmet ndaj LaCivita dhe Trump janë dëshmi e izolimit të Ramës

    I ftuar në një emision televiziv, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Altin Goxhaj, u shpreh se Shqipëria po përjeton një moment të pashembullt politik, ku për herë të parë në 34 vite shfaqet një sjellje e tillë nga një kryeministër në ikje.
    Sipas Goxhajt, sulmet e Edi Ramës ndaj Donald Trump janë dëshmi e panikut të tij përballë izolimit ndërkombëtar.Ai theksoi se lidhjet e Ramës me George Sorosin janë bërë tashmë pengesë serioze për marrëdhëniet e Shqipërisë me administratën amerikane. Fushata e organizuar nga mediat pranë qeverisë kundër LaCivita, një nga njerëzit më të afërt të Trump, sipas Goxhajt, tregon qartë se Rama e ka kuptuar se e ka humbur betejën me Amerikën dhe se është hedhur në sulm nga frika e izolimit.
    Altin Goxhaj:
    Është e paimagjinueshme, diçka e paprecedentë që nuk ka ndodhur në 34 vite. Është hera e parë që në Shqipëri shohim një sjellje të tillë politike, dhe kjo tregon se Edi Rama ndodhet në një hall të madh. E kam theksuar që kur erdhi LaCivita dhe mbajti qëndrimin e tij për pozicionin e Ramës, duke e cilësuar si “zog qyqe” të Sorosit. Në atë kohë, LaCivita deklaroi se Rama është një kukull, dhe menjëherë pas kësaj, Rama nisi një sulm agresiv ndaj Donald Trump.
    Kujtojmë rastin e Konferencës në Mynih, ku Rama kishte siguruar një ftesë për darkën zyrtare. Ishte pikërisht LaCivita ai që ndërhyri duke dërguar mesazhe dhe informacione në SHBA, përfshirë një fotografi ku Rama shfaqej përqafuar me Sorosin. Kjo foto shërbeu si një alarm për të identifikuar Ramën si figurë problematike dhe si rezultat, ftesa e tij u anulua.
    Vetëm tri ditë më pas, Soros publikoi sërish disa foto me Ramën që më parë ishin fshirë për të përforcuar një narrativë të re: që Rama të futet brenda qarqeve pro-Trump si “zog qyqe”, për të krijuar konfuzion e përçarje. Ne kemi monitoruar gjithë këtë zhvillim dhe kemi hartuar një raport të plotë ku evidentojmë se Rama dhe gjithë mediat afër tij kanë nisur një fushatë të fortë dhe të organizuar kundër Trump.
    Statistikat dhe të dhënat që kemi mbledhur tregojnë qartë një përpjekje të koordinuar nga Shqipëria për të sulmuar çdo veprim apo qëndrim të Trump. Fotografia aktuale e LaCivita me figura të administratës është vetëm “qershia mbi tortë” e gjithë kësaj fushate, dhe reagimi i ashpër i Ramës ndaj saj tregon frikën dhe panikun që e ka përfshirë.
    Kjo propagandë që bën Rama në Shqipëri reflekton hallin e madh në të cilin ndodhet, pasi shqiptarët tashmë e kanë kuptuar rolin e tij. LaCivita është anëtar i GOP-it, strukturës drejtuese të Partisë Republikane Amerikane, dhe është një nga njerëzit më të besuar të Trump. Alarmet e ngritura në SHBA mbi faktin që Shqipëria po shihet si “kukull” e Sorosit kanë ndikuar ndjeshëm në perceptimin ndërkombëtar për Edi Ramën.
    Në fakt, Soros ka të tilla foto intime vetëm me personat më të afërt të tij, madje asnjë politikan tjetër në botë nuk është parë në poza të tilla me të. Rama e ka humbur betejën për rehabilitimin e tij në SHBA. Fushata agresive që ka nisur kundër LaCivita është në vetvete një shprehje e dorëzimit të tij, një përpjekje e fundit për të shpëtuar ç’të mundet duke ushtruar ndikim në mediat shqiptare.
    Është e qartë se ai ka kapitulluar në raport me SHBA-në. Dhe pikërisht sepse e kupton që nuk mund ta fitojë këtë betejë, ka zgjedhur të kalojë në sulm të hapur. Ai tashmë po e zhvillon një betejë të re, e cila më shumë i ngjan një lufte dëshpërimi.

  • “Amerikanët i drejton Trump, jo kukullat e Sorosit”,  mesazhi i fortë i Këlliçit nga SHBA: PD merr 80 përqind të votave

    “Amerikanët i drejton Trump, jo kukullat e Sorosit”, mesazhi i fortë i Këlliçit nga SHBA: PD merr 80 përqind të votave

    Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte i ftuar mbrëmjen e së dielës në një emision televizizv.
    Ndër të tjera, ai foli për fluturimin e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se është kthyer i bindur se PD-ja do të marrë të paktën 80 përqind të votave të shqiptarëve që jetojnë në atë kontinent.
    “Kam katër ditë që jam kthyer nga SHBA. Në takime me diasporën, në takime me faktorin dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon prej 30 vitesh në SHBA. Ku për hir të së vërtetës mbështetja e atyre shqiptarëve që janë të regjistruar në SHBA dhe atyre që janë të regjistruar në Kanada do të jetë të paktën në masën 80 përqind për Partinë Demokratike dhe opozitën në Shqipëri, e them me bindje absolute”, u shpreh Këlliçi.
    Çfarë pret PD nga SHBA?
    “Të gjithë shqiptarët presin që PD t’i rikthehet marrëveshjeve normale. Ka ikur koha kur kërcënoheshin deputetët e PD-së se do të hanin bar nëse vendosnin vet se kë donin në krye të partisë. Sot amerikanët i drejton Trump dhe jo një kukull e Sorosit. Ne kemi thënë të vërtetën, sot po e thotë edhe zoti Trump për Sorosin”.