Ilir DAKO
Kryeministri shqiptar është rëndë. Këtë gjëndje e transmenton gjithandej, nga një takim në një takim. I acaruar, i pakthjellët, i mërzitur dhe i paqartë në mesazhet që përcjell sa herë del në publik.
Qeveria e drejtuar prej tij është si ajo karroca që i ka lëshuar frerët dhe po ecën drejt humnerës me një shpejtësi të skëtershme. Nga fillimi i 2025, ku skandalet, arrestimet dhe problemet korruptive e kanë gërryer thellësisht qeverisjen e tij, shihet qartë se karrocieri i ka lëshuar frerët e karrocës qeveritare e cila po ecën një rrugë pa krye. Sulejmani i madhërishëm siç kja dëshirë të drejtohet zëvendësja e tij Balluku, ka hequr dorë nga drejtimi, duke ja besuar këtë rol të apasionuarës të Ezelit.
Një telegram nga SPAK për sultaneshën Hyrrem, duket se ka tronditur në themel perandorinë e piktorit. Tradhtia e radhës e ka emrin Belindë, e cila nuk zuri mend nga paraardhësit e saj dhe ju fut bahçes të shtetit duke ngrënë gjithë plantancionin me kumbulla pas shpinës së Sulejmanit Ramë.
Gjëma e qeverisë nuk ja prishi terezinë sulltranit që me qetësinë më të madhe deklaroi se nuk është puna e tij drejtësia Sulltanesha Hyrem alias Balluku duhet të mbajë vetë përgjegjësinë, për shkatërrimin e plantancionit. Pas kurrizit mund të vidhet kushdo jo më Sulejmani Ram që po i jep mend gjithë botës. Pas talljes së Presidentit Trump dhe refuzimit për të qenë kryeministër i mbretërisë Britanike, Sulejmani Ram refuzoi të komentonte vjedhjet e sulltaneshës Hyrrem alias Bela. Sa u kthye si mysafir në vendin e tij nisi sulmet ndaj pretendentit të kënetës për kreun e Tiranës. Në një takim nga ato me jeniçerët e tij, Sulejmani Ram lëshoi një nga ato shakatë e kripura si të Duçes dhe përbuzi aktorin e Portokallisë si një humorist që ka bërë të qeshin jenicerët e tij me imitimin sulltanit kryesocialist.
Bufoni i Sorosit i hodhi dorashkën humoristit të “Portokallisë”, duke sfiduar hapur kënetën, në përzgjedhjen e humoristit. Në fund të fundit humoristi i Portokallisë përfaqëson një spektakël në nivel lokal, ndërkohë që Bufoni i Sorosit është disa shkallë më lartë dhe spektaklet e tij kanë sukses në nivel ndërkombëtar.
Bufoni i Sorosit, si figurë humoristike e spektaklit ndërkombëtar, përballet me humoristin lokal të “Portokallisë” në një duel simbolik për dominimin në kënetën politike shqiptare. Kjo përballje nuk është thjesht për të qeshur, është një luftë për legjitimitet, për kontrollin e ironisë dhe për të përcaktuar se kush ka të drejtën të tallet me pushtetin.
Në njërën anë kemi Bufonin e Sorosit, një figurë që nuk është thjesht një sajesë, por një simbol i spektaklit të sponsorizuar, i performancës politike me skenografi ndërkombëtare. Ai nuk shfaqet në studio lokale, por në samite, dasma me Alex Sorosin, takime me JD Vance, dhe skena ku Bufoni përjashtohet me shkelma nga tryezat e Trumpit. Bufoni i Sorosit është një aktor i rangut të lartë, që nuk ka nevojë të imitojë Ramën, se ai është vetë Sulejmani Ram, bashkëautor i performancës globale ku Shqipëria shfaqet si “kopshti eksperimental i Sorosit”.
Bufoni i Sorosit vazhdon spektaklin e tij në skena më të mëdha. Ai nuk ka nevojë të përballet me humoristin e Portokallisë. Ai është pjesë e një rrjeti që përfshin fluturime drejt Shqipërisë, takime të fshehta dhe një prani konstante në skenat ku politika shqiptare lidhet me organizata të strukturuara mafioze. Ai është spektakli që nuk ka nevojë për batuta, sepse vetë ekzistenca e tij është një bufonatë e madhe, është Bufoni më perfekt që po gajas ndërkombëtarët.
Tag: sorosit
-

Bufoni i Sorosit përballë humoristit të Portokallisë dhe tragjedia e Hyremit të Sulejmanit
-

Fahri Balliu: Berisha, një visar i rrallë që duhet mbrojtur. Rama ikën me një fishkëllimë, do e rrëzojmë me Trump-in
Fahri Balliu e konsideroi “një procedurë normale për një personalitet të madh” rikandidimin e Sali Berishës për kryetar të PD-së në 2026-ën.
Sipas Balliut, Rama ndodhet në një paranojë ekzistenciale, e cila sa vjen dhe rritet për shkak të korrupsionit dhe aferave.
Ai vuri në dukje se mbështetja e Ramës ka qenë gjithmonë deep state i Sorosit, i cili tanimë po goditet nga Trump në Amerikë.
“Unë e shoh një procedurë normale për një personalitet të madh historik të lëvizjes demokratike dhe gjithë zhvillimeve politike të Shqipërisë, të cilët nuk ikin nga skena me deklaratat e gjendjes civile, por ikin me deklaratat kombëtare, të votimit, votimi është baza.
Ne i kemi ata njerëz si visare të rralla dhe ata duhen mbrojtur si jo vetëm si një kujtesë, por si një nevojë emergjente për zgjedhje të pjekura dhe të nevojshme për gjendjet tepër të rënda që janë në Shqipëri.
Berisha është edhe më i nevojshëm se ç’ka qenë, përpos që me dhjetëra kryetar shtetesh dhe udhëheqës të politikës në botë janë mbi moshën e tij. Njeri (Rama) ka gjithë jetën duke vjedhur tjetri (Berisha) ka gjithë jetën duke punuar. Janë dy gjithë jeta të ndryshme. Qytetarët s’e kanë votuar këtë, qytetarët janë te vjedhur në votë.
Themeli i kësaj çështje është kapja e shtetit dhe Administratës dhe DASH nga Sorosi, që bëri që Departamenti i Shtetit i kohës ta mbajë me beton pjellën e vet, kukullën e vet të Sorosit që është Rama.
Beteja e opozitës s’ka qenë me Ramën, se Rama ikën me një të fërshëllyer, por ka qenë me DASH dhe ambasadorët që luanin biznes edhe për veten e vet, edhe për Ramën. Sorosi i shpallur kartel krimi në Amerikë, vepron në Europë.
Ky është shteti i Sorosit që ka kukull Ramën. Prokurorët janë shpikur për t’i shërbyer këtij pushteti, kësaj platforme. Ky është mbështetja ku po mbahet Rama. Goditjet që po jep Trump në Amerikë do ta përzënë këtë dhe gjithë të tjerët.
Kemi të bëjmë me gjithë këtë deep state të rrezikshëm të Sorosit, dhe kjo është baza e tij, po të bjerë kjo, bie gjithçka. Kjo ka rënë në Amerikë.
Ai s’është se s’e kishte të kapur Gjykatën Kushtetuese. Por çdo orë që kalon i rritet paranoja, dhe ka frikë për ngjarjet që do vijnë. Proceset që po ndodhin të zbulimit të korrupsionit dhe aferave… Ky njeri ndodhet përballë një paranoje ekzistenciale”, tha Balliu për MCN. -

Takimi i Davosit që i hapi Sorosit dyert e pushtetit në Tiranë, si i kaloi Sali Berisha “Spitalin Amerikan” në 2008…
Në 25 janar të 2008, Sali Berisha zhvilloi një takim me George Soros në Davos të Zvicrës, duke e shpallur Sorosin mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në njoftimin e Kryeministrisë të janarit 2008, thuhet se: “Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht. Gjatë bisedës me z. Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progresin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”. Por pas këtij takimi, Soros nuk mori vetëm komplimente , mori edhe një sërë dhuratash konkrete nga qeveria shqiptare në atë kohë.
Çfarë ndodhi në vitin 2008?
Në vitin 2008, qeveria e Sali Berishës i hapi rrugën hyrjes së rrjetit financiar të George Soros në tregun e shëndetësisë shqiptare, përmes blerjes së Spitalit Amerikan nga një kompani e lidhur drejtpërdrejt me të duke treguar se është një nga njerëzit që ka fuqizuar manjatin me investime dhe koncensione. Ky ishte momenti kur spitali më i madh privat në vend kaloi nën kontrollin e një strukture ndërkombëtare, duke vendosur themelet e një ndikimi që do të zgjaste për vite. Spitali Amerikan, i hapur fillimisht në vitin 2006 nga një grup investitorësh turq e cila ishte futur ne treg nëpërmjet njeriut më të afërt të Berishës, kaloi nën kontroll amerikan në vitin 2008. Hulumtime tregojnë se blerësi i Spitalit Amerikan në 2008 ishte kompania BedminsterCapitalManagement LLC, e cila është në pronësi të George Soros.
Kjo është konfirmuar si në dokumentet e regjistrit tregtar ashtu edhe nga vetë stafi drejtues i spitalit. Menjëherë pas kësaj blerjeje, Ronald O. Drake – Kryetar i Bordit të BedminsterCapital dhe njëherazi ish-drejtor i investimeve strategjike në Soros Fund Management – u emërua anëtar i bordit drejtues të Spitalit Amerikan. Kjo lëvizje faktikisht vulosi kontrollin e rrjetit Soros mbi spitalin (Bedminster dhe Soros Fund Management janë të dyja nën ombrellën e biznesit të Soros). Dokumenti i mëposhtëm tregon emërimin e Ronald O. Drake në bordin e Spitalit Amerikan në 2008, duke konfirmuar lidhjen direkte me strukturat investuese të Soros.
Blerja e Spitalit Amerikan nga Soros u mundësua nëpërmjet një skeme financimi interesant. Overseas Private Investment Corporation (OPIC) – agjenci qeveritare amerikane që jep kredi të buta për nxitjen e investimeve jashtë vendit – i akordoi kompanisë së Soros rreth 200 milion dollarë kredi të butë në vitin 2008. Nga këto fonde, 37.6 milion dollarë u përdorën për të blerë aksionet kontrolluese të Spitalit Amerikan. Me fjalë të tjera, Soros arriti të marrë në pronësi këtë aset strategjik në shëndetësi pa shpenzuar kapitalin e vet, por duke shfrytëzuar një financim me kushte lehtësuese nga qeveria e SHBA. Pas marrjes së Spitalit Amerikan nga duart e Soros, rrjeti spitalor u zgjerua ndjeshëm, deri në Kosovë dhe u bënë investime të mëdha në pajisje moderne. Spitali u konsolidua si ofruesi kryesor privat i shërbimeve mjekësore terciare në Shqipëri.
Nga Spitali tek Fondi “Besa”
E njëjta frymë “bashkëpunimi” mes Berishës dhe Sorosit u reflektua edhe në sektorin financiar. Në të njëjtin vit, 2008, Berisha i dha Sorosit mundësinë të shndërronte Fondacionin “Besa” – të themeluar prej tij vite më parë, në një shoqëri aksionare, duke e kthyer nga organizatë jofitimprurëse në një instrument të fuqishëm financiar. Kujtojmë se Fondacioni “Besa” u krijua në vitin 1998 nga George Soros, me qëllim dhënien e kredive të vogla për zhvillimin urban, dhe kishte filluar aktivitetin në maj 1999 me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 28.04.1999. Qeveria shqiptare e asaj kohe i kishte transferuar 309,864,911.50 lekë (rreth 3 milionë dollarë) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pra nga paratë publike, për ta kapitalizuar fondin e Sorosit.
Në vitet në vijim, “Besa” mori edhe një kredi 7 milionë euro nga Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar, gjithashtu përmes garancisë së qeverisë shqiptare. Por piku erdhi në qershor 2008, kur Bordi i Fondit “Besa” dhe themeluesi OSF-A (Open Society Foundation Albania) vendosën që institucioni të transformohej në shoqëri aksionare – Fondi “Besa” sh.a.. Në këtë proces hyri në lojë edhe qeveria shqiptare, përmes ministrit të Financave të asaj kohe Ridvan Bode, i cili ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat e Fondacionit “Besa” ndaj shtetit shqiptar të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Ky ishte një akt i paprecedent në historinë ekonomike të vendit, pasi për herë të parë një fondacion jofitimprurës kalonte pasuritë, të drejtat dhe borxhet e tij te një kompani private, duke u transformuar në një strukturë tërësisht tregtare. Borxhet dhe detyrimet e trashëguara nga Fondi “Besa” u shlyen me para të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa fitimet kaluan në duart e rrjetit të Sorosit, që tashmë kishte konsoliduar në 2008 jo vetëm ndikimin e tij në sistemin shëndetësor me Spitalin Amerikan, por edhe në sistemin financiar me Fondi “Besa” sh.a.
Berisha propozoi ligj edhe për martesat gay
Vetëm një vit më vonë, në gusht të 2009, Sali Berisha befasoi opinionin publik me një tjetër lëvizje që shihej si pjesë e afrimit me filozofinë liberale të Sorosit dhe përpjekjeve për të kënaqur Brukselin në prag të liberalizimit të vizave. Ai prezantoi një projektligj që lejonte martesat brenda të njëjtës gjini, duke bërë Shqipërinë të parën në Ballkan që propozonte një ligj të tillë. “Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë… synon vendosjen mbi baza ligjore e jo diskriminuese të një të drejte tashmë të njohur në vendet europiane”, deklaronte Berisha në gusht 2009. Mediat ndërkombëtare raportuan se propozimi kishte si qëllim të zbutte BE-në dhe të ndihmonte në procesin e heqjes së vizave për shqiptarët – një hap politik për riciklimin e Berishës në pushtet.
Por sot, i njëjti Sali Berisha që dikur mbështeste hapur projektet e Sorosit dhe politikat e liberalizmit shoqëror, është shndërruar në kundërshtarin e tyre më të zëshëm. Në kuadër të asaj që ai e quan “desorosizim”, Berisha ka njoftuar një projektligj që sanksionon njohjen vetëm të dy gjinive, mashkull dhe femër, dhe që parashikon dënime për përdorimin e termave si “Prind 1” dhe “Prind 2”. Nga një mbështetës i zjarrtë i filozofisë liberale dhe një partner politik i Sorosit, Berisha është kthyer sot në kundërshtarin e saj më të ashpër, një kthesë që nuk lidhet me ideologjinë, por me hallet politike e familjare të vet. Në 2009 mbështeti martesat gay për të zbutur Brukselin; në 2025 shpall “luftë kundër Sorosit” për të mbajtur gjallë mitin e aleancës me Trump dhe për të shpëtuar politikisht nga fundi që e pret. -

‘Pas ‘humorit tallës’ fshihet një plan ndërkombëtar’/ Vasili: Edi Rama, karagjozi i Sorosit kundër Trump!
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Petrit Vasili, ka komentuar në edicionin e pasdites në “Syri TV” veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare, ku ai u tall publikisht me presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas Vasilit, kjo nuk ishte aspak një shaka, por një veprim i qëllimshëm dhe i organizuar:
“Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh. Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, por me një detyrë të ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë,” – tha Vasili.
Ai shtoi se kjo “shaka e ashtuquajtur” e Ramës ndodhi vetëm pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të presidentit Trump, që lidhen me veprimtarinë destabilizuese të organizatave të financuara nga George Soros në SHBA.
“Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat. Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump,” – theksoi ai.
Sipas ish-deputetit, Edi Rama është “një investim shumëvjeçar personal i Sorosit” dhe për këtë arsye ai ka marrë përsipër “misionin për të stigmatizuar dhe për ta bërë qesharake figurën e presidentit Trump”.
“Këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama,” – deklaroi Vasili.
Me tej, ai shtoi se shfaqja e Ramës nuk ishte spontane, por pjesë e një reagimi të koordinuar pas goditjeve ndaj rrjeteve të Sorosit në SHBA:
“Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka. Ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.”
Vasili:
Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh.
Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, kemi të bëjmë me një detyrë, ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë.Kur vjen kjo shaka e ashtuquajtur e Edi Ramës, vjen pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të zotit Trump, lidhur me veprimtarinë destabilizuese, shumë të rëndë të organit të Sorosit në SHBA.
Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat.
Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është i gjithi në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë dhe si të mundet ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump.
Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian, kudo ndodhet, ka marrë urdhër që të bëjë provokime, të hedhë baltë, të bëjë ç’të mundet, në ato mundësitë që ka secili.Dihet që Edi Rama është një investim nga mëngjesi deri në darkë, shumëvjeçar i Sorosit personalisht, gjë që nuk është mister.
Në këtë moment i është kërkuar që për të stigmatizuar, për të bërë qesharake figurën e Trump, etj., të bëjë këtë, të bëjë këtë mision, sigurisht këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama.Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka; ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.
-

“Sulm i qëllimshëm”, Vasili për veprimin e kryeministrit ndaj Trump: Goditja ndaj Sorosit në SHBA detyroi Ramën të..
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Petrit Vasili, ka komentuar në edicionin e pasdites në një emision televiziv veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare, ku ai u tall publikisht me presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas Vasilit, kjo nuk ishte aspak një shaka, por një veprim i qëllimshëm dhe i organizuar:
“Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh. Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, por me një detyrë të ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë,” – tha Vasili.
Ai shtoi se kjo “shaka e ashtuquajtur” e Ramës ndodhi vetëm pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të presidentit Trump, që lidhen me veprimtarinë destabilizuese të organizatave të financuara nga George Soros në SHBA.
“Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat. Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump,” – theksoi ai.
Sipas ish-deputetit, Edi Rama është “një investim shumëvjeçar personal i Sorosit” dhe për këtë arsye ai ka marrë përsipër “misionin për të stigmatizuar dhe për ta bërë qesharake figurën e presidentit Trump”.
“Këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama,” – deklaroi Vasili.
Me tej, ai shtoi se shfaqja e Ramës nuk ishte spontane, por pjesë e një reagimi të koordinuar pas goditjeve ndaj rrjeteve të Sorosit në SHBA:
“Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka. Ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët.”
Vasili:
Kushdo që mendon dhe e trajton këtë rast si shaka, bën një gabim shumë të madh.Nuk kemi të bëjmë absolutisht fare me një shaka, kemi të bëjmë me një detyrë, ngarkuar Edi Ramës, në bazë të një skenari shumë të qartë.
Kur vjen kjo shaka e ashtuquajtur e Edi Ramës, vjen pak ditë pas nxjerrjes së urdhrave ekzekutivë të zotit Trump, lidhur me veprimtarinë destabilizuese, shumë të rëndë të organit të Sorosit në SHBA.Këto urdhra kanë një rezonancë të gjerë, përtej Amerikës, edhe në Europë, atje ku Sorosi ka ngulur kthetrat.Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian është i gjithi në këmbë për të reaguar në çdo mënyrë dhe si të mundet ndaj kësaj goditjeje legjitime të presidentit Trump.Në këtë moment, i gjithë establishmenti sorosian, kudo ndodhet, ka marrë urdhër që të bëjë provokime, të hedhë baltë, të bëjë ç’të mundet, në ato mundësitë që ka secili.
Dihet që Edi Rama është një investim nga mëngjesi deri në darkë, shumëvjeçar i Sorosit personalisht, gjë që nuk është mister.Në këtë moment i është kërkuar që për të stigmatizuar, për të bërë qesharake figurën e Trump, etj., të bëjë këtë, të bëjë këtë mision, sigurisht këtë do ta merrte përsipër vetëm një karagjoz si Edi Rama.
Sapo fillon një goditje masive në SHBA ndaj Soros, vjen kjo që nuk ishte shaka; ju e patë që Edi Rama u kujdes ta ripërsëriste edhe më vonë në takimin me gazetarët. -

Berisha: Kukulla e Sorosit u tall me Trump duke treguar se është kloun ndërkombëtar
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se Edi Rama u tall me Presidentin e SHBA-së gjatë Samitit Politik të Bashkimit të Europës.
Berisha e cilësoi Ramën si “kloun ndërkombëtar” dhe “kukull e Xhorxh Sorosit”, duke e akuzuar se ka përdorur samitin e Bashkimit Politik të Europës për të ironizuar një proces të suksesshëm paqeje si ai i Kaukazit.
Në deklaratën e tij, Berisha tha se Rama ka bërë një “akt të verbër” duke u tallur me presidentin Trump dhe duke e paraqitur Europën si një kontinent të paqes, ndërkohë që sipas tij, dy luftërat botërore kanë lindur pikërisht në Europë.
Ai e quajti këtë një hipokrizi të thellë dhe një përpjekje për të minimizuar rolin e SHBA-së në proceset globale të paqes.
“Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar.Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA.Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit.Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata.Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës.Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është.Kam sjellë këtu jo kllounadën e tij me paqen e Kaukazit, por kam sjellë deklaratat e tij zyrtare për të kuptuar se çfarë hipokriti dhe i pakarakter është.Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.Sipas tij, Europa-paqe nuk duhet të pyesë SHBA-luftë apo Europa-kultura e paqes, paçka se ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha botërore të të gjitha kohërave, luftën e parë dhe luftën e dytë, qenka kultura e paqes, kurse urat e zjarrit del se paskan ardhur nga përtej Atlantikut.” tha Berisha. -

“Tradhti ndaj demokratëve”, Kalaja akuzon PD-në për tre kandidatët në Tiranë: Janë vegla të Sorosit, jo të opozitës
Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja ishte e ftuar në një emision televiziv pasditen e sotme, teksa foli për votimet lokale më 9 nëntor ku opozita duhet të gjejë një kandidat përballë socialistes Ogerta Manastirliu.
Kalaja kritikoi mënyrën se si PD dhe opozita po zhvillojnë procesin për zgjedhjen e kandidatit.
Sa i përket 3 emrave të dalë së fundmi në media, si një kandidaturë e mundshme: Florian Haçka, Edlira Cepani dhe Ermal Hasimja, Kalaja shpërtheu duke thënë se të tre kanë lidhje shumë të forta me Sorosin.
Kalaja shton se ky bashkim i opozitës nuk mund të shkelë interesat e demokratëve.
Adriana Kalaja: Ato partiçkat e vogla që më shumë e ngarkuan në aspekt të mos-marrjes së votave. Nuk ka demokrat që beson në votat e pastra. Po është më e pastër të deklarojnë se thëniet tona janë politike të pabazuara. Jam futur në politikë me moralin tim. Kam shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë si kandidate. Tabaku nuk i ka votat e veta. Nëse do kishte votat e veta duhej e para të ishte në garë. Kanë përfituar mjaft nga PD-ja.
I duhet Edi Ramës një opozitë që duhet ta kontrollojë. Bashkimi o duhet bërë mbi disa parime, disa norma që nuk cenojnë interesin e demokratëve. E gjithë struktura e PD-së ka goditur kauzën e Sorosit. Ta ça shkojmë dhe pranojmë. Tabaku është njeri i Sorosit. Nuk i ka patur votat e veta. Të tre kandidaturat kanë lidhje shumë të forta me Sorosin. -

Robert Papa nxjerr prapaskenat e forta: Soros shumë shpejt i pandehur në SHBA, nëse opozita nuk heqin “mbeturinat” e…
Elmas Bogdani
Gazetari dhe analisti i njohur, Robert Papa ka zbuluar prapaskena të forta që lidhen si me zhvillimet e brendshme të opozitës në Shqipëri, ashtu edhe me lëvizjet e administratës Trump në SHBA kundër miliarderit George Soros. Ai paralajmëron se Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke përgatitur aktpadi ndaj Sorosit, i akuzuar për financimin e grupeve të ekstremit të majtë dhe ndikimin e tij politik në mbarë botën. Në këtë kontekst, Papa thekson se opozita shqiptare nuk do të ketë asnjë shans për të fituar garën për Tiranën nëse vazhdon të mbajë në gjirin e saj figura të lidhura me rrjetin e Sorosit. Po ashtu, ai ngre pikëpyetje mbi rolin e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe mënyrën si pozicionohet ndaj qeverisë Rama, duke lënë të kuptohet se nga Uashingtoni po vijnë ditë të vështira për mazhorancën socialiste.
“Sot, në këtë tetor, fillimisht do të ndalja tek gara e Tiranës, sepse është në fillim. Unë mendoj se duhet të jetë një emërim politik. PD-ja dhe LSI-ja i kanë potencialet: AliMehmeti. Pse jo? Për mua, Adriana Kalaja, Edit Harxhi, mbase dhe Albana Vokshi, për të qenë femër me femër. Por, jo hije apo rrënjë të Sorosit në Shqipëri. Sorosi është një kancer këtu. Unë nuk mund ta imagjinoj dot që opozita të ketë ende hije të Sorosit. Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka filluar të përgatisë çështjen për të marrë të pandehur 95-vjeçarin George Soros (Xhorxh Shorosh). Kështu shqiptohet. Schëartz ka qenë mbiemri i tij. Ai ka një pasuri rreth 7.5 miliardë dollarë, sipas Forbes Magazine.
Përrallat e tjera që thonë se ka më shumë nuk ekzistojnë, por ka dhënë 15 miliardë dollarë tek grupet e ekstremit të majtë në Amerikë dhe në botë. Rreth 500 milionë ka dhënë për Bidenin dhe ka dhënë shumë për organizatat e fëmijëve. Paratë e gjakësorit, paratë e zeza, kanë dëmtuar shumë Amerikën. Ka financuar prokurorë distriktesh radikalë, si Kim Fox në Çikago, Larry Krasner në Filadelfia, George Gascón në Los Anxhelos, të cilët kanë lejuar që krimi të gëlojë në këto juridiksione. Bill O’Reilly, është ndër të vetmit që për tre dekada ka luftuar ndaj Sorosit. Dhe ai thotë: “Unë nuk e kuptoj përse kjo figurë do të shkatërrojë Amerikën dhe të jetë kaq i butë në politikat e krimit dhe kërkon të vendosë nëpër zyra njerëz që janë kundër kapitalizmit”.
Mbase kjo nuk është një krim, thotë, por Sorosi ka legjione avokatësh të mirëpaguar që e mbrojnë. Kështu që një referencë kriminale duhet bashkuar, thotë Bill O’Reilly, me mënyra metodike të përpikta. Tashmë, kur Trump kërkon ta shkatërrojë netëork-un e Sorosit, i takon opozitës të bëjë diçka në Shqipëri. Nuk duhet të ketë as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, as deputetë, njerëz që janë sponsorizuar nga Soros. Pikë. Në qoftë se duam të kemi një të djathtë, në qoftë se duam që të shkojmë paralel me platformën e madhe të Trump, Rubios dhe MAGA-s”, tha ndër të tjera Robert Papa.
Paralajmërimi
Gazetari e përforcon paralajmërimin e tij duke thënë se Partia Demokratike nuk duhet të hyjë fare në garë për Tiranën nëse nuk ka kandidatë të shkëputur nga lidhjet me Sorosin. Papa thekson se çështja ndaj manjatit është vetëm çështje kohe dhe se pasojat e saj do të rëndojnë edhe mbi qeverinë Rama. “Në qoftë se nuk keni një kandidat për Tiranë, mos hyni fare në zgjedhje. Mos pranoni hije apo mbeturina të Sorosit. Mos guxoni të vendosni kandidaturë për Tiranën (nëse janë të lidhura me Sorosin). Ofendoni ata 500,000 votues besnikë. Unë besoj se PD-ja e ka këtë forcë, ka shumë njerëz. Jo njerëz të lidhur me Sorosin, i cili shumë shpejt, edhe pse 95-vjeçar, do të jetë në bankën e të akuzuarve nga Departamenti i Drejtësisë (që kërkon) Trump. Nuk ka guxuar më parë.
Dhe në qoftë se fillon e depërton tek paratë e zeza të tij, do ta nxijë më shumë qeverinë e Ramës sesa e nxori raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit”, shprehet gazetari. Në vijim, Robert Papa ndalet tek roli i Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke theksuar ndikimin e madh që ka e Ngarkuara me Punë në raportet me qeverinë dhe opozitën. Ai ngre dyshime mbi mënyrën si po përdoret prania e saj publike, duke e cilësuar si presion indirekt ndaj qeverisë dhe mesazh të qartë se Rama nuk është i preferuar nga Uashingtoni.
“Natyrisht që Ambasada Amerikane në Tiranë vëzhgon, hulumton. E Ngarkuara me Punë, e cila ka potencën e ambasadorit, është si Presidenti i Amerikës. Ajo kontrollon të gjithë ambasadën. Ashtu si kreu i inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë, po ashtu shefi i stacionit në ambasadë mbulon FBI-në dhe CIA-në. Ata informojnë çdo ditë. Nuk më pëlqen që edhe e Ngarkuara me Punë ka filluar të jetë e dashuruar pas kamerave. Është normale në protokoll që ajo të bëjë takime me ministrat, s’ka pse merr kamerën me vete. A e bën këtë në Gjermani, në Itali, në Poloni apo në Rumani? Jo.
Natyrisht është një trysni indirekte ndaj qeverisë dhe një njohje ndaj një qeverie që ka vjedhur zgjedhjet. Aq më tepër duhet të jenë transparentë me deklaratë pas takimeve, duke thënë më shumë se çfarë kanë thënë. Dhe në qoftë se dikush, partizan i të majtës, do të gëzohet: ‘Na ka njohur qeverinë”. Ramën se ka takuar ende. Nuk e ul hundën Rama, sepse ajo nuk është ambasadore, nuk është niveli i tij. Apo është mesazhi i qartë që Edvini është i padëshiruar”, shprehet ai.
-

Lufta e Trump me Soros rrezikon raportet me qeverinë sorosiane të 11 shtatorit, ja lidhjet personale të Edi Ramës me…
Lufta e Donald Trump me miliarderin George Soros në SHBA po hap një kapitull të ri shqetësues për qeverinë “Rama 4”. Për vite me radhës, Soros ka ndikuar thellë në politikat dhe institucionet e vendit, duke ndërtuar një rrjet që kontrollon pjesë të rëndësishme të qeverisë dhe sektorëve strategjikë. Me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ky rrjet është konsoliduar më tej, duke i dhënë Edi Ramës dhe ministrave të tij një lloj “mandati të huaj” për të drejtuar vendin sipas axhendës së miliarderit. Në Shqipëri, Fondacioni “Shoqëria e Hapur” është përdorur si mjet për të krijuar një elitë sorosiane që i shërben interesave të tij më shumë sesa interesit publik. Ministrat e kabinetit Rama që lidhen ngushtë me fondacionin kanë favorizuar projekte dhe politika që shërbejnë direkt interesave të Soros-it, duke konsoliduar një rrjet të fuqishëm ndikimi dhe kontrolli mbi vendimmarrjen shtetërore. Por Trump po e sfidon këtë sistem global.
Lufta Trump-Soros
Administrata amerikane ka nisur së fundmi sulme të ashpra ndaj Soros dhe organizatave të tij, duke i akuzuar për mbështetje të terrorizmit të majtë dhe dhunës politike në SHBA. Departamenti i Drejtësisë është urdhëruar të hetojë aktivitetet e tij, duke përfshirë përdorimin e Ligjit RICO për të goditur rrjetet kriminale. “Do ta shqyrtojmë rastin e Sorosit, sepse mendoj se është një rast RICO kundër tij dhe njerëzve të tjerë. Sepse kjo është më shumë sesa thjesht protesta. Ky është një agjitacion i vërtetë,” tha ai.
Trump bëri komente të ngjashme edhe më 27 gusht në platformën e tij Truth Social, ku shkroi: “Ne nuk do t’i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë!” Ligji RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act) parashikon ndëshkime të rënda për personat që drejtojnë ose janë të përfshirë në organizata të dyshuara kriminale, duke përfshirë dënime deri në 20 vjet burg dhe gjoba të mëdha financiare. Trump ka justifikuar një goditje të afërt ndaj grupeve të krahut të majtë duke përmendur dy akte dhune tronditëse të kohëve të fundit.
Së pari, vrasja e aktivistit konservator Charlie Kirk në një kampus kolegji dhe më pas sulmi me armë i kësaj jave që synonte agjentët e imigracionit në Dallas, në të cilin u plagosën dy të paraburgosur migrantë dhe një u vra. Presidenti thotë se sulmi i tij më i gjerë është i nevojshëm dhe urgjent. Hetimet e kundërshtarëve politikë, thotë ai, kanë të bëjnë me shënjestrimin e shkelësve të ligjit dhe anëtarëve të “shtetit të thellë” që dëmtuan mandatin e tij të parë presidencial. Pikërisht në ditën kur u bë e ditur se Departamenti i Drejtësisë ka udhëzuar prokurorët në mbarë Amerikën që të hetojnë rrjetin e miliarderit George Soros, Trump firmosi një memorandum për të goditur dhe shkatërruar organizatat e të majtës ekstreme. Trump deklaroi se Soros është një nga emrat që do të hetohet.
Çfarë ka ndodhur?
Ky presion i drejtpërdrejtë ndaj Soros-it mund të destabilizojë edhe marrëdhëniet e tij me qeverinë shqiptare, duke kërcënuar projektet, fondet dhe aleancat politike që kanë mbajtur pushtetin e Rilindjes në këmbë. Lidhjet personale të Edi Ramës me Soros-in nuk janë të fshehta: vizitat, takimet dhe mbështetja për projektet e fondacionit tregojnë një afërsi të thellë që shkon përtej politikës formale. Rama ka qenë madje anëtar i bordit drejtues të Fondacionit Soros në Shqipëri përpara se të bëhej kryeministër. Po ashtu, shumë nga bashkëpunëtorët e tij politikë kanë qenë të lidhur me programet e Fondacionit Shoqëria e Hapur si përfitues grantësh, bursa apo aktivistë.
Kjo tregon se Soros e ka mbështetur Ramën dhe nismat e tij që në hapat e parë të karrierës politike. Marrëdhënia personale mes Ramës dhe Sorosit është konsoliduar me kalimin e viteve. Rama e ka falënderuar publikisht Sorosin për kontributin e tij, duke e cilësuar si një mik të çmuar. Në vitin 2013, Rama ishte i ftuar edhe në dasmën e George Soros, një tregues ky i afrimit personal mes tyre. Më tej, kryeministri shqiptar është takuar rregullisht me vetë George Sorosin dhe me djalin e tij, Aleksandër Soros, në aktivitete ndërkombëtare apo vizita, ku së fundmi kryeministri i shkoi dhe në dasmë si i ftuar special dhe e ka pritur në disa takime private në jug disa javë më parë. Aleksandër Soros shpesh poston foto takimesh me Ramën, të cilin e ka quajtur “vëlla”, duke nënvizuar miqësinë e ngushtë. Këto lidhje të drejtpërdrejta kanë bërë që Soros të konsiderohet si një mbështetës i palëkundur i vizionit të Ramës për një “shoqëri të hapur” në Shqipëri.
Reformat
Në planin politik, Soros dhe Rama kanë bashkëpunuar veçanërisht në reformat madhore. Pas ardhjes së Ramës në pushtet më 2013, Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri u përfshi fuqishëm në mbështetjen e Reformës në Drejtësi. Drejtori ekzekutiv i OSF Shqipëri, Andi Dobrushi, ka pohuar se fondacioni ishte “financuesi kryesor i gjithë procesit të reformës”, duke ofruar ekspertizë dhe fonde. Soros personalisht ka lobuar për mbështetjen ndërkombëtare të Reformës në Drejtësi, duke argumentuar se pastrimi i gjyqësorit nga korrupsioni do t’i shërbejë demokracisë shqiptare. Rama, nga ana e tij, e ka vlerësuar rolin e Sorosit si katalizator në këtë proces. Ka edhe projekte të tjera ku është evident bashkëpunimi Soros-Rama. Fondacioni i Sorosit ka financuar iniciativa për përmirësimin e qeverisjes dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale të qeverisë Rama.
Një shembull është një program i zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit, me vlerë 1.5 milionë USD, për të ndihmuar reformimin e administratës publike. Sipas këshilltarit të Sorosit, Jonas Rolett, ky grant përmbante një klauzolë që i jepte Sorosit të drejtën ta ndërpriste projektin nëse politikat e qeverisë devijonin nga objektivat e fondacionit. Ky fakt ka bërë bujë, pasi sugjeron se fondacioni kishte vendosur kushte politikash në shkëmbim të mbështetjes financiare. Në përgjithësi, Soros shihet si aleat ideologjik dhe praktik i Edi Ramës. Ata ndajnë vizionin për politika liberale dhe integrimin euro-atlantik të vendit. Soros ka mbështetur axhendën reformuese të Ramës, ndërsa Rama ka promovuar vlera progresiste që përputhen me misionin e Sorosit për shoqëri të hapura.
Fakti është që Soros dhe rrjeti i tij kanë “një marrëdhënie të gjatë me shumë anëtarë të qeverisë” socialiste dhe influencojnë projekte në Shqipëri. Kjo afërsi është pranuar edhe nga vetë organizata e Soros, e cila në një analizë të brendshme pas vitit 2014 vinte re se afrimi i fondacionit me Partinë Socialiste në pushtet kishte krijuar perceptimin e njëanshmërisë politike. Në atë dokument të publikuar nga DC-Leaks, zyrtarë të organizatës së Soros pranonin se “lidhja me PS dëmtoi besueshmërinë tonë si në Tiranë, ashtu edhe në Bruksel”, megjithëse argumentonin se kjo erdhi pasi Partia Demokratike kishte qëndrim të ftohtë ndaj tyre. Ky pohim tregon vetëdijen se fondacioni Soros u perceptua si i rreshtuar me Ramën pas 2013-ës. Megjithëse faktet që kemi publikuar është se Soros ka financuar fuqishëm edhe Sali Berishën, pasi ishte ky i fundit që e solli në Shqipëri për herë të parë.
Qeveria Rama 4 në rrezik
Beteja Trump-Soros mund të jetë një sinjal paralajmërues për Shqipërinë: rrjetet e influencës të ndërthurura me qeverinë sorosiane nuk janë të pacënueshme. Çdo lëvizje amerikane mund të godasë direkt interesat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, duke ndryshuar balancën e pushtetit dhe duke sfiduar dominimin e elitës sorosiane në vend. Në këtë kontekst, shpresa se sundimi i manjatit mbi politikën shqiptare mund të thyhet duket më i afërt se kurrë dhe sinjalet kanë nisur. Ndërsa Rama përforcon raportet me Soros, diplomacia amerikane po lëshon sinjale të qarta dhe të njëpasnjëshme në një drejtim tjetër. Pas zgjedhjeve të 11 majit, SHBA nuk dërgoi asnjë urim personal për Ramën, duke ripostuar vetëm një deklaratë të DASH mbi “zgjedhje të lira dhe demokratike”. Në gusht 2025, një reagim i DASH theksoi se SHBA “nuk merren më me ndërtimin e kombeve”, duke i lënë vendet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, një formulim që lexohet si distancim i plotë nga mbështetja personale e Ramës. Madje SHBA ende nuk e ka uruar formimin e qeverisë “Rama 4”, ndryshe nga Bashkimi Evropian.
Ministrat e lidhur me fondacionin
Kryeministri ka sfiduar hapur Trumpin duke futur në qeveri emra të lidhur ngushtë me Sorosin. Një rast ilustrues është ai i Evis Salës, e cila u emërua ministre me një biografi profesionale shumë të pasur, por që ndikimi i saj real duket se lidhet ngushtë me rrjetin Soros. Evis Sala arriti në pushtet falë lidhjeve familjare të Edi Ramës me nënën e saj, Valdete Salën, e cila ka udhëhequr Fondacionin Soros në Shqipëri për 13 vite. Valdete Sala ka qenë vetë ajo që e integroi Edi Ramën në strukturat e Soros dhe e mbështeti fuqishëm në hapat e tij politikë, duke i dhënë një rol shumë të fuqishëm brenda këtij rrjeti. Vetë kryeministri është një mik i ngushtë i familjes Soros, ndërsa Elisa Spiropali, tani ministre e Jashtme, ka kaluar më herët në programe të mbështetura nga Soros. Mirela Kumbaro, që tashmë drejton Arsimin, ka qenë pjesë e projekteve kulturore të financuara nga Soros. Besfort Lamallari dhe Adea Pirdeni kanë gjithashtu gjurmë në projekte të lidhura me rrjetin e tij. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë me Ramën dhe qeverinë e tij, por sinjalet janë se “ditët e zeza” për sorosianët sapo kanë filluar. -

Berisha: Blendi Gonxhe, hajduti më i stërvitur! Koçiu, licenca e re për krimin! Lamallari dhe Evis Sala, klani i Sorosit
Kreu i opozitës, Sali Berisha i ka bërë skanerin kabinetit qeveritar ‘Rama 4’, që sipas tij janë garanti i vijimit të vjedhjeve dhe krimeve shtetërore.
Duke u ndalur te emrat e përveçëm, Berisha theksoi se ‘Blendi Gonxhe është hajduti më i stërvitur! Koçiu është licenca e re për krimin! Lamallari dhe Evis Sala janë të klanit të Sorosit’.
Berisha: Të flasësh për Blendi Gonxhen, njeriun që mbyti Tiranën, njeriun që shtoi barrën fiskale mbi automjetet në Shqipëri të paktën 6 herë, njeriun që me kompaninë e tij Albarent dhe kompaninë e djalit të tij, kanë vjedhur me dhjetëra e dhjetëra milionë euro.
Njeriun, që duke u faturuar taksa e tarifa shërbimesh qytetarësh, vazhdon bashkë me Edi Ramën vjedhjen e madhe të pistës së Formula 1 në Elbasan, që u nis me gjoja 10 milionë euro dhe thuhet se po përfundon me 230 milionë euro.
Gonxhe është hajduti më i stërvitur i të gjithë zyrtarëve shqiptarë dhe ky u mbajt me çdo kusht.
Pse po ndalem këtu?
Ndalem këtu sepse kriteri më kryesor i emërimeve të Edi Ramës ka qenë një dhe vetëm një: vjedhja, korrupsioni, korrupsioni dhe Xhorxh Sorosi. Klubi i Sorosit.
Njëlloj si Rama, ai Lamallari është një urith i klanit të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Jo vetëm Lamallari, por edhe mjekja Evis Sala, e emëruar në konflikt flagrant interesi të Edi Ramës me familjen Sala.
Anri Sala është një fenomen, një gjeni në fushën e vet, por për rrethana krejtësisht enigmatike, detyrohet të bëhet patron i shkarravinave të Edi Ramës.
I shkarravinave pa asnjë vlerë. Vendos reputacionin e tij të padiskutueshëm ndërkombëtar në shërbim të një narkodiktatori.
Kjo Koçiu është licencë e re për krimin.
Po, për krimin dhe trafiqet e drogës, e cila premton një mburojë për to.
Pirdeni është Diella prej së vërteti. A ia vlen të komentohet? Jo.
Se çfarë kishte ajo, ia mori Diella virtuale.
Pra, disa nga komentet për eksponentët, por të tjerë që nuk u përmendën, mos mendoni se janë më pak mëkatarë ose potencial për mëkatarë.
Ndaj dhe ky është kabineti më i pamëshirë që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.