Tag: soros

  • “Sali, pastro urgjentisht PD-në”, Gjokutaj nxit Berishën: S’do na hyjë askush në derë nëse…

    “Sali, pastro urgjentisht PD-në”, Gjokutaj nxit Berishën: S’do na hyjë askush në derë nëse…

    Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, ka kritikuar shefin e vet, se nuk e ka pstruar Partinë Demokratike nga njerëzit e Sorosit.
    Sipas tij, ata bashkëpunojnë fshehurazi me Ramën.
    Postimi i Gjokutajt
    Xhorxh Soros & sons & co janë një sekt politiko financiar keqbërës kudo ku kanë shkelur nëpër botë dhe posaçërisht në Shqipëri!
    Të afërt dhe bashkëpunëtorë me shqipfolësit e Qeverisë dhe Rilindjes në bashkëpunin dhe bashkëfinancim ata shpopulluan Shqipërinë, po ligjërojnë prindin 1 dhe prindin 2 nëpërmjet homomartesave, po luftojnë kundër identitetit tonë kombëtar dhe krimi më makabër që projektuan dhe po e zbatojnë është burgosja, atrofizimi deri në asgjësim i Opozitës!
    Kjo platformë e Soros nuk mund të realizohej pa kontributin e sorosjanëve këtu në Shqipëri!
    Me ardhjen në pushtet të Ramës dhe Rilindjes sorosjanët dolen nga muret e Fondacionit dhe hynë në Qeveri! Por mbetje të tyre i gjen fatkeqësisht sot edhe në Opozitë!
    Desorosifikimi i shoqërisë shqiptare është një plan perspektiv i cili kerkon domosdoshmërisht rotacion politik!
    Por desorosifikimi i Opozitës dhe posaçërisht i PD është plan emergjent pasi zgjedhjet e Tiranës nuk presin dhe nuk durojnë dot asnjë firo!
    Pastrimi i shtëpisë si detyrë e caktuar nga Lideri Berisha ditën e lirimit të tij nga arresti sorosjan po ecën ngadale për të mos thënë fare!
    Kjo ndodh ne një kohë kur aleati ynë strategjik konservator Presidenti Trump dhe ShBA kane filluar pastrimin ligjor dhe praktik te shtëpisë së tyre nga tumori Soros!
    Ndersa në Tiranë po miratohet ligji prindi 1 dhe 2!
    Të nderuar Demokratë!
    Vetëdeklarimi i pjesëmarrjes në Fondacionin “Shoqëria e Hapur” të Xhorxh Soros duhet të kthehet në obligim për çdo anëtar dhe simpatizant të Opozitës dhe PD!
    E lëre pastaj për kandidatët e saj në nivel qendror apo lokal!
    Nëse nuk bëjmë këtë shtëpinë tonë Opozitare do ta lemë pa pastruar! E midis atij pisllëku nuk do të na hyjë kërkush në derë as i huaj e as shqiptar madje do të dalim edhe vetë jashtë duke braktisur shtëpinë e duke e lënë edhe pis edhe me turp!
    Lufta me seanca dhe pazare me hasmin nuk ekziston logjikisht dhe ndershmërisht!
    Ajo ka një shkak madhor kur fillon dhe duhet medoemos ti shkohet deri në fund dhe me fitore!
    Për Shqipërinë dhe brezat e mbetur mes 4 rrugëve nga Kompania Sorosjane në pushtet!
    Ti thuash sorosjan Xhorxh Sorosit nuk bën asnjë gabim!
    Por ti thërrasësh sorosjan shqipfolësve tanë në pushtet dhe të bashkëpunosh hapur apo fshehurazi me ta është tradheti kombetare qe duhet ndeshkuar çdo minutë madje edhe në ëndrra duke fjetur gjumë!
    Ndryshe lodhemi kot!

  • Hetimet në SHBA, Hoxhaj: Soros ndihmoi që drejtësia të kapej nga Rama i cili po e përdor kundër opozitës

    Hetimet në SHBA, Hoxhaj: Soros ndihmoi që drejtësia të kapej nga Rama i cili po e përdor kundër opozitës

    Ne bisedë me moderatorin Bled Marku ishte i ftuar ishte Julian Hoxhaj, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit pas vendimeve të Presidentit të SHBA në lidhje me organizatat terroriste që kanë infektuar shtetin amerikan. Hoxha ka folur edhe për urdhrin e Trump për hetimin e Geroge Soros.
    Julian Hoxhaj: Së pari unë do të thoja që ka dy zhvillime të rëndësishme që po ndodhin në muajt e fundit në SHBA. E para është që Presidenti i SHBA e ka bërë me urdhër ekzekutiv, tashmë e ka shpallur grupe terroriste grupet e trafikut ndërkombëtar të drogës që kanë infektuar SHBA, apo që janë shtete që preken drejtpërdrejt nga grupet e drogës në Amerikën Latine. Dhe sigurisht lajmi tjetër i madh që vjen nga SHBA dhe që sigurisht kanë të dy interes për Shqipërinë është vendimi i ditëve të fundit i Presidentit Trump që të hetohet fondacioni, “Shoqëria e Hapur” e militimiliarderit George Soros. Po e nis nga ky rast. Pasi ky është një nga ato momentet për ne është historik sepse Soros në Shqipëri ka ndoshta ndikimin më të madh që ka në ndonjë vend të botës për sa i përket ndikimit politik, ekonomik por edhe kapjes së sistemit të drejtësisë.
    Të paktën gjatë dy viteve të fundit ne kemi denoncuar me fakte dhe me prova që persona të caktuar, kryesisht njerëz të lidhur, ose njerëz të sistemit të ri të drejtësisë kanë qenë direkt të financuar apo të mbështetur nga fondacioni i Soros.
    Kujtojmë këtu se nuk është vetëm një lidhje mes personash të sistemit të drejtësisë por është një lidhje nëpërmjet politikës. Sepse kanë qenë këtu, njerëzit e politikës, përfshi këtu edhe ish kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka qenë një nga drejtuesit e lëvizjes Mjaft i cili ka sponsorizuar persona kyç të reformës në drejtësi.
    Fonadcioni Soros ka financuar edhe shoqatat e Ajola Xoxës të cilat ne i kemi denoncuar në Syri tv në emisioni Plug. Shoqata që lidheshin me sistemin e drejtësisë. Një numër i lartë personazh që kanë bërë reformën në drejtësi, atë reformë që ekspertet e pavaruar e kanë rrëzuar janë sponsorizuar nga Fondacioni Soros e që u përdor të godasë opozitën.
    U kap drejtësia që ti jepej në dorë Edi Ramës që ta përdorte për të goditur kundërshtarët e tij politikë.

  • “Drejtësia në duart e Edi Ramës”/ Personat kyç, reagon gazetari: I përfshirë edhe Erion Veliaj, si një nga njerëzit…

    “Drejtësia në duart e Edi Ramës”/ Personat kyç, reagon gazetari: I përfshirë edhe Erion Veliaj, si një nga njerëzit…

    I ftuar në një studio televizive gazetari Julian Hoxha ka komentuara zhvillimet e fundit pas vendimeve të Presidentit të SHBA në lidhje me organizatat terroriste që kanë infektuar shtetin amerikan. Hoxha ka folur edhe për urdhrin e Trump për hetimin e Geroge Soros.
    Julian Hoxha:
    Së pari unë do të thoja që ka dy zhvillime të rëndësishme që po ndodhin në muajt e fundit në SHBA. E para është që Presidenti i SHBA e ka bërë me urdhër ekzekutiv, tashmë e ka shpallur grupe terroriste grupet e trafikut ndërkombëtar të drogës që kanë infektuar SHBA, apo që janë shtete që preken drejtpërdrejt nga grupet e drogës në Amerikën Latine. Dhe sigurisht lajmi tjetër i madh që vjen nga SHBA dhe që sigurisht kanë të dy interes për Shqipërinë është vendimi i ditëve të fundit i Presidentit Trump që të hetohet fondacioni, “Shoqëria e Hapur” e militimiliarderit George Soros. Po e nis nga ky rast. Pasi ky është një nga ato momentet për ne është historik sepse Soros në Shqipëri ka ndoshta ndikimin më të madh që ka në ndonjë vend të botës për sa i përket ndikimit politik, ekonomik por edhe kapjes së sistemit të drejtësisë.
    Denoncimet me fakte dhe me prova që persona të caktuar, kryesisht njerëz të lidhur, ose njerëz të sistemit të ri të drejtësisë kanë qenë direkt të financuar apo të mbështetur nga fondacioni i Soros.
    Kujtojmë këtu se nuk është vetëm një lidhje mes personash të sistemit të drejtësisë por është një lidhje nëpërmjet politikës. Sepse kanë qenë këtu, njerëzit e politikës, përfshi këtu edhe ish kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka qenë një nga drejtuesit e lëvizjes Mjaft i cili ka sponsorizuar persona kyç të reformës në drejtësi.
    Fonadcioni Soros ka financuar edhe shoqatat e Ajola Xoxës të cilat ne i kemi denoncuar në Syri tv në emisioni Plug. Shoqata që lidheshin me sistemin e drejtësisë. Një numër i lartë personazh që kanë bërë reformën në drejtësi, atë reformë që ekspertet e pavaruar e kanë rrëzuar janë sponsorizuar nga Fondacioni Soros e që u përdor të godasë opozitën.
    U kap drejtësia që ti jepej në dorë Edi Ramës që ta përdorte për të goditur kundërshtarët e tij politikë.

  • “Rama dashuri të përjetshme për Soros”, Nesho: Kryeministri i hapur kundër Trump

    “Rama dashuri të përjetshme për Soros”, Nesho: Kryeministri i hapur kundër Trump

    Diplomati Agim Nesho, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar lidhjet mes kryeministrit Edi Rama dhe fondacionit të George Soros, duke theksuar se marrëdhënia me Aleks Soros, birin e miliarderit, është e ngushtë dhe e afishuar hapur në publik.
    Sipas Neshos, një nga shembujt më të qartë të veprimtarisë së organizatës së Soros është pikërisht bashkëpunimi i Aleks Soros me Edi Ramën.
    ‘Një nga rastet par-ekselencë të veprimtarisë së organizatës së Soros, është bashkëpunimi i Aleks Soros me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Veprimtaria nuk fshihet fare, por në mënyrë të hapur sfidohet dhe SHBA.
    Kemi patur raste që në mënyrë të përsëritur, Rama ka shprehur se, me vëllain e tij Aleks Soros është në një dashuri të përjetshme, ka marrë pjesë në dasmën e tij, ku ka qenë edhe promotor i një fjalimit ku pak lider edhe të SHBA-së kanë guxuar të flasin.,’ u shpreh Nesho.
    Diplomati theksoi më tej se kryeministri Rama është pozicionuar hapur si kundërshtar i administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump.
    ‘Ky ka marrë rolin edhe një të kundërshtari të administratës Trump, dmth që ky nuk pyet. Nuk pyet sepse mendon se është i siguruar nga paratë e korruptuara nga mbështetja që i jep krimi i organizuar, por akoma si një njeri që nuk percepton forcën e SHBA’.
    Duke analizuar më tej ndikimin e fondacionit Soros në vend, Nesho u shpreh se, Rama e ktheu Shqipërinë në një vend për eksperimente.
    ‘Ky karshillëk ka bazë reale, sepse Shqipëria ka qenë një platformë eksperimentale nga Soros, sidomos për të aplikuar drejtësinë, për ta bërë një armë në dorë të pushtetit politik.’, u shpreh diplomati Agim Nesho.

  • VIDEO-‘Rama dashuri të përjetshme për Soros’/ Nesho: Ka dalë hapur si kundërshtar i administratës Trump

    Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, ka komentuar lidhjet mes kryeministrit Edi Rama dhe fondacionit të George Soros, duke theksuar se marrëdhënia me Aleks Soros, birin e miliarderit, është e ngushtë dhe e afishuar hapur në publik.

    Sipas Neshos, një nga shembujt më të qartë të veprimtarisë së organizatës së Soros është pikërisht bashkëpunimi i Aleks Soros me Edi Ramën.

    ‘Një nga rastet par-ekselencë të veprimtarisë së organizatës së Soros, është bashkëpunimi i Aleks Soros me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Veprimtaria nuk fshihet fare, por në mënyrë të hapur sfidohet dhe SHBA.

    Kemi patur raste që në mënyrë të përsëritur, Rama ka shprehur se, me vëllain e tij Aleks Soros është në një dashuri të përjetshme, ka marrë pjesë në dasmën e tij, ku ka qenë edhe promotor i një fjalimit ku pak lider edhe të SHBA-së kanë guxuar të flasin.,’ u shpreh Nesho.

    Diplomati theksoi më tej se kryeministri Rama është pozicionuar hapur si kundërshtar i administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

    ‘Ky ka marrë rolin edhe një të kundërshtari të administratës Trump, dmth që ky nuk pyet.

    Nuk pyet sepse mendon se është i siguruar nga paratë e korruptuara nga mbështetja që i jep krimi i organizuar, por akoma si një njeri që nuk percepton forcën e SHBA’.

    Duke analizuar më tej ndikimin e fondacionit Soros në vend, Nesho u shpreh se, Rama e ktheu Shqipërinë në një vend për eksperimente.

    ‘Ky karshillëk ka bazë reale, sepse Shqipëria ka qenë një platformë eksperimentale nga Soros, sidomos për të aplikuar drejtësinë, për ta bërë një armë në dorë të pushtetit politik.’, u shpreh diplomati Agim Nesho në SYRI TV.

  • Presidenti Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

    Presidenti Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

    Administrata e presidentit Donald Trump ka nisur një fushatë të re ligjore kundër një Fondacioni Shoqëria e Hapur, të financuar nga miliarderi George Soros. 
    Sipas një raportimi të publikuar nga New York Times, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche ka dërguar një direktivë në të paktën gjashtë zyra të prokurorëve federalë, në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Maryland, duke i udhëzuar ata të shqyrtojnë akuzat ndaj degëve të Open Society Foundation. Fondacioni, i themeluar dhe financuar nga Soros, akuzohet për mbështetje të terrorizmit, mashtrim financiar dhe shkelje të tjera të rënda, përfshirë zhvatje. 
    Një raport i konservatorëve të Capital Research Center citohet si bazë e hetimit, duke pretenduar se fondacioni ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në organizata të lidhura me dhunë ose terrorizëm. Një shembull i përmendur është grupi palestinez për të drejtat e njeriut al-Haq, i cilësuar nga Izraeli në vitin 2022 si mbulim për aktivitete terroriste. 
    Open Society Foundation e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke e quajtur sulmin “politikisht të motivuar dhe të rrezikshëm për lirinë e fjalës”. “Kur pushteti keqpërdoret për të sulmuar disa, në rrezik futen të drejtat e të gjithëve”, thuhet në reagim. 
    Trump prej kohësh ka sulmuar publikisht Soros dhe ka kërkuar burgosjen e tij, duke e akuzuar si figurë që financon “kaos politik” dhe kundërshtarë të administratës së tij. 

  • Sorosi pushtet absolut mbi politikën shqiptare në 35 vite, ja si i dha Sali Berisha “Spitalin Amerikan” në 2008…

    Sorosi pushtet absolut mbi politikën shqiptare në 35 vite, ja si i dha Sali Berisha “Spitalin Amerikan” në 2008…

    Në vitin 2008, qeveria e Sali Berishës i hapi rrugën hyrjes së rrjetit financiar të George Soros në tregun e shëndetësisë shqiptare, përmes blerjes së Spitalit Amerikan nga një kompani e lidhur drejtpërdrejt me të duke treguar se është një nga njerëzit që ka fuqizuar manjatin me investime dhe koncensione. Ky ishte momenti kur spitali më i madh privat në vend kaloi nën kontrollin e një strukture ndërkombëtare, duke vendosur themelet e një ndikimi që do të zgjaste për vite. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, ky ndikim mori një dimension të ri, pasi Spitali Amerikan u bë përfitues i koncesionit të shërbimit të hemodializës, duke kthyer në fitim politikën e Partneriteteve Publike-Private të mbështetur nga vetë Fondacioni Soros. Faktet që do të renditim më poshtë hedhin dritë mbi mënyrën se si politika dhe interesat e biznesit u ndërthurën në një prej aferave më të komentuara të sektorit shëndetësor.
    Si nisi historia?
    Spitali Amerikan, i hapur fillimisht në vitin 2006 nga një grup investitorësh turq e cila ishte futur ne treg nëpërmjet njeriut më të afërt të Berishës, kaloi nën kontroll amerikan në vitin 2008. Hulumtime  tregojnë se blerësi i Spitalit Amerikan në 2008 ishte kompania BedminsterCapitalManagement LLC, e cila është në pronësi të George Soros. Kjo është konfirmuar si në dokumentet e regjistrit tregtar ashtu edhe nga vetë stafi drejtues i spitalit. Menjëherë pas kësaj blerjeje, Ronald O. Drake – Kryetar i Bordit të BedminsterCapital dhe njëherazi ish-drejtor i investimeve strategjike në Soros Fund Management – u emërua anëtar i bordit drejtues të Spitalit Amerikan. Kjo lëvizje faktikisht vulosi kontrollin e rrjetit Soros mbi spitalin (Bedminster dhe Soros Fund Management janë të dyja nën ombrellën e biznesit të Soros). Dokumenti i mëposhtëm tregon emërimin e Ronald O. Drake në bordin e Spitalit Amerikan në 2008, duke konfirmuar lidhjen direkte me strukturat investuese të Soros.

    Dokumente që tregojnë emërimin e Ronald O. Drake – një drejtues i lartë në kompanitë e Soros – si anëtar i bordit të Spitalit Amerikan pas blerjes së tij në 2008. Kjo provon kalimin e kontrollit te rrjeti investues i Soros.
    Skema
    Blerja e Spitalit Amerikan nga Soros u mundësua nëpërmjet një skeme financimi interesant. Overseas Private Investment Corporation (OPIC) – agjenci qeveritare amerikane që jep kredi të buta për nxitjen e investimeve jashtë vendit – i akordoi kompanisë së Soros rreth 200 milion dollarë kredi të butë në vitin 2008. Nga këto fonde, 37.6 milion dollarë u përdorën për të blerë aksionet kontrolluese të Spitalit Amerikan. Me fjalë të tjera, Soros arriti të marrë në pronësi këtë aset strategjik në shëndetësi pa shpenzuar kapitalin e vet, por duke shfrytëzuar një financim me kushte lehtësuese nga qeveria e SHBA. Pas marrjes së Spitalit Amerikan nga duart e Soros, rrjeti spitalor u zgjerua ndjeshëm, deri në Kosovëdhe u bënë investime të mëdha në pajisje moderne. Spitali u konsolidua si ofruesi kryesor privat i shërbimeve mjekësore terciare në Shqipëri. Përfshirja e Soros në shëndetësinë shqiptare nuk u kufizua vetëm te pronësia e spitaleve, por shtrihet edhe tek politikat publike për këtë sektor.
    Rama e “qerasi” me koncesionin e hemodializës
    Sipas dokumenteve, pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës në 2013, Fondacioni Soros asistoi qeverinë në hartimin e një plani reformash ekonomike, ku u përfshinë edhe ndryshime në sektorin e shëndetësisë. Një objektiv i rëndësishëm ishte futja e modelit të koncesioneve publike në shëndetësi (Partneritet Publik-Privat). Pikërisht, fondacioni hartoi projektin për koncesionimin e disa shërbimeve mjekësore publike. Spitali Amerikan, si rrjeti më i madh privat (në pronësi të Soros), rezultoi përfitues i koncesionit të shërbimit të hemodializës. Kjo do të thotë se institucionet e Soros fillimisht ndihmuan në modelimin e politikave që hapnin rrugën për partneritete privatë, dhe më pas vetë kompania e tij private (Spitali Amerikan) fitoi të drejtën e ofrimit të atyre shërbimeve me fonde publike. Kujtojmë se katër kontratat koncesionare (Hemodializa, Laboratorët, Kontrolli Bazë-Check Up dhe Sterlizimi) janë prej disa vitesh nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
    Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi konfliktin e interesit dhe ndikimin që Soros ka ushtruar njëkohësisht si filantrop që këshillon qeverinë dhe si investitor që përfiton financiarisht.

  • Emrat qarkullojnë korridoreve të PD/ Kalaja: Kanë marrëveshje me Yuri Kim dhe Soros

    Emrat qarkullojnë korridoreve të PD/ Kalaja: Kanë marrëveshje me Yuri Kim dhe Soros

    Ndërkohë në media ka nisur të lakohen disa emra, si një mundësi e opozitës për bashkinë e Tiranës, në PD, me sa duket, shumëkujt nuk i ka pëlqyer.
    Dhe si gjithmonë, gjendet një emër, në gojën e së cilës të vihet mendimi që qarkullon korridoreve të PD-së.
    Si gjithmonë, në dispozicion për vigjilencën në PD është Adriana Kalaja
    “Kur të propozoni emra, minimalisht shihni profilin në të kaluarën të kandidates/it.
    Mos na detyroni të nxjerrim prova për përfshirjen në projektet e Fondacionit Soros dhe inceneratorët.
    Aq më shumë, në marëveshtjet dhe planet me mafiozen Yuri Kim kundra PD dhe opozitës shqiptare. Dhe Ju e dini që unë gjithmonë akuzoj me prova.
    Kaq.” – shkruan Kalaja në një postim.

  • Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA për kryeministrin…

    Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA për kryeministrin…

    Rigels Seliman
    Anëtari i Kryesisë së Organizatës Shqiptare në Michigan “Vatra” dhe aktivisti i diasporës shqiptare, Valentin Lumaj, ka deklaruar dje në një intervistë televizive se shmangia e kryeministrit Edi Rama nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York lidhet drejtpërdrejtë me hapjen e dosjes së ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal. Lumaj tha se Departamenti i Shtetit ka nisur një hetim administrativ të kësaj dosjeje, dhe sipas tij, procesi është pjesë e presionit të administratës Trump për të ndjekur organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin në SHBA. Aktivisti vuri në dukje se kjo ka lidhje edhe me investimet e George Soros dhe indikacione të reja që lidhen jo vetëm me marrëdhëniet e McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe me dyshimet për korrupsion në lidhje me Kinën. Lumaj tha se çështja kineze është shumë e ndjeshme në realitetin amerikan dhe se kryeministri Rama, përmes Dorjan Duçkaj, mund të ketë krijuar lidhje me kompani kineze të McGonigal. Ai shtoi se ky është një moment kyç dhe mund të përbëjë rrezik për pozicionin e Ramës, duke theksuar se procesi do të ndiqet deri në fund nga autoritetet amerikane dhe se financimet e Sorosit janë nën vëzhgim nga presidenti Trump. Sipas Lumajt, Rama ndodhet aktualisht në një pozicion shumë të vështirë në marrëdhëniet me Departamentin e Shtetit amerikan.
    Reagimi i plotë
    “Une e mora vesh në rrjetet sociale për shmangien e ardhjes së zotit Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York, dhe zëvendësimin në ardhjes së tij me presidentin Bajram Begaj. Une mendoj se kjo ka lidhje direkt me hapjen e dosjes së Charles McGonigal. Dihet se Departamenti i Shtetit ka filluar një hetim substancial, një hetim administrativ të kësaj dosjeje. Kjo dosje, e cila u mbyll nga administrata Biden me dashje pasi McGonigal kishte mbështetje në atë administratë, vjen edhe në rrymën edhe në presionin e administratës Trump për të ndjekur të gjitha organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin dhe akte terroriste në Amerikë. Kjo sigurisht ka lidhje edhe me George Soros, por une mendoj se ka lidhje me fakte të reja ose me indicie të reja që kanë dalë jo vetëm për lidhje të McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe me lidhjet dhe korrupsionin e tij të dyshuar me Kinën. Çështja kineze është një çështje shumë e ndjeshme sot në realitetin amerikan, po diskutohet gjerë e gjatë, këtu ka lidhje vetë kryeministri Edi Rama i cili, nëpërmjet, mendohet Dorjan Duçkaj, ka krijuar lidhje me kompanitë kineze të Charles McGonigal. Ky është një moment kyç, ndoshta është momenti i rënies së zotit Rama, pas ‘shkëlqimit’ që mori me mbështetjen nga Soros, dhe vetë Soros është nën lupën e presidentit Trump për të gjitha ato financime që ka bërë për organizata terroriste. Lajmi i keq për Edi Ramën është se ky proces do të shkojë deri në fund; sa do të vazhdojë, muaj apo vite, kjo do shihet, por une mendoj se Rama është në një pozite shumë të keqe me DASH”, deklaroi dje Lumja në një media.

  • Soros hiqet sikur mbron lirinë e shprehjes, por në fakt financon grupe pro censurës mediatike

    Soros hiqet sikur mbron lirinë e shprehjes, por në fakt financon grupe pro censurës mediatike

    Një postim i Open Society Foundations në X thotë: Përpjekjet për të heshtur fjalën e lirë dëmtojnë demokracinë tonë dhe dëmtojnë të gjithë amerikanët. Ne kemi nënshkruar një letër me mbi 120 organizata për të qëndruar për këtë liri themelore. Vrasjet e fundit të Charlie Kirk dhe Melissa Hortman nuk kanë vend në demokracinë tonë.

    Në dritën e mbështetjes së Sorosit për grupet pro-censurës, kjo është ironike.

    Dhe të nënshkruash një letër që përmend Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës, Melissa Hortman, është e çuditshme. Në automjetin e vrasësit të Hortman u gjetën fletushka ‘No Kings’, të lidhura me demonstrata anti-Trump nga grupet e financuara nga Soros si Indivisible dhe MoveOn.

    Soros ndihmon në financimin e Global Disinformation Index, Inc. (GDI). Është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Londër që përpiloi një listë të zezë mediatike për reklamuesit, që rastësisht përfshinte të gjitha mediumet konservatore, duke përfshirë Neë York Post, Federalist, American Conservative, One America Neës dhe Ëashington Examiner. Sipas bazës së të dhënave ‘Aëards Granted’ të OSF, Disinformation Index, Inc. mori një grant prej 250,000 dollarësh ‘për të edukuar publikun mbi dezinformimin dhe dëmët e tij’ në Shtetet e Bashkuara.

    Në maj 2023, Këshilltari i NLPC Paul Kamenar depozitoi një ankesë 11-faqëshe kundër filialit amerikan të GDI, Disinformation Index, Inc., pranë IRS, duke detajuar një sërë shkeljesh të rregullave të deklarimit të IRS, përfshirë mosdeklarimin e burimeve të financimit, fshehjen e identiteteve të zyrtarëve dhe pagesën e kompensimeve të tepruara ekzekutivit për presidentin e saj.

    Soros ka qenë gjithashtu mbështetës i Poynter Institute for Media Studies, një grup i madh pro-censurës që sponsorizon të ashtuquajturin International Fact-Checking Netëork. Ashtu si GDI, Poynter përpiloi një listë të ‘burimeve të pabesueshme të lajmeve’ që përfshinte kryesisht konservatorë. U detyrua të kërkonte falje pasi pranoi se metodologjia e tij ishte e gabuar. Sipas bazës së të dhënave të OSF, Poynter ka marrë një gjysmë milioni.

    2 milion dollarë shkuan për një organizatë jofitimprurëse me bazë në Bruksel të quajtur Aspiration ‘për të siguruar zbatimin efektiv të Rregullave të Përgjegjësisë së Mediave Sociale gjatë Zgjedhjeve të BE-së 2024 për të reduktuar dhe zbutur përhapjen e dezinformatave.’ Këto rregulla u shpallën nën Aktin e Shërbimeve Digjitale të BE-së, i cili u miratua në shkurt 2024 si përgjigje ndaj Elon Musk që bëri X një platformë ‘lirie shprehjeje’.

    Mijëra përmbajtje u hoqën, thuajse të gjitha postuar nga komentues dhe politikanë konservatorë. Aspiration merr gjithashtu fonde nga vetë BE-ja, duke minuar çdo pretendim për pavarësi ose neutralitet.

    Vitin e kaluar, Soros ofroi 650,000 dollarë për Reset Tech Action me bazë në Uashington, D.C., e cila është quajtur ‘lobimi i censurës.’ Reset Tech advokon për rregulla kufizuese mbi platformat e Big Tech, që synojnë në mënyrë disproporcionale konservatorët.

    Këto raste të mbështetjes së Sorosit për censurën nuk janë gjithëpërfshirëse. Ka më shumë.

    Për vite me radhë, të ashtuquajturat Open Society Foundations kanë pasur një ekzistencë të privilegjuar, të izoluar nga kritikat, por ato ditë po mbarojnë. Kryetari i saj, Alex Soros, 39 vjeç, i cili nuk ka mbajtur kurrë një punë jashtë bizneseve dhe fondacioneve të të atit, është i papërgatitur për të përballuar stuhinë e ardhshme të shqyrtimit. Kur fondet mega-miliardëshe mund të angazhohen në një gënjeshtër dhe hipokrizi të tillë rreth lirisë së shprehjes, stuhia vetëm do të rritet.

    *National Legal and Policy Center