Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe e dënoi me gjashtë muaj burgim.
Por sipas Kodit Penal, ish-drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar do t’i pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim duke iu konvertuar në 60 orë punë në komunitet.
Në lidhje me të njëjtën dosje, GJKKO shpalli të pafajshëm gjashtë të pandehur, ndërsa tre të tjerë patën të njëjtin fat me Qaton, pra u dënuan me nga gjashtë muaj burgim, por që u konvertohet në 60 orë punë në komunitet.
Prokuroria e Posaçme nisi hetimin ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH-së pas shkeljeve për tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK, Qato dhe vartësit e saj favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës.
Shoqëria e favorizuar ishte krijuar formalisht në mënyrë që të fitonte procedurën, por në të vërtetë punimet do kryheshin nga një tjetër kompani, që referuar hetimeve ishte e paracaktuar nga drejtuesit dhe zyrtarët e ARRSH.
Sonila Qato dhe të pandehurit e tjerë në procesin e zhvilluar me procedurë të zakonshme, kanë mohuar akuzat e SPAK dhe kërkuan pafajësi, por vetëm një pjesë e tyre arriti ta marrë.
Tag: sonila
-

GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera, dënohet me punë në komunitet
-

Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime
Mjekja pediatre pediatrike Sonila Brati e ftuar në një intervistë televizive këshillon kujdes të veçantë për fëmijët 0–2 vjeç si mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet.
Me rritjen e temperaturave, pediatrit apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht në orët me diell të fortë, nga ora 10 e paradites deri në 5 pasdite.
“Vapa është në fakt ka më tepër rrezikshmëri se sa periudha e dimrit, kjo dhe për shkak të temperaturave ekstreme që ne po kalojmë këto ditë dhe kemi parë që fëmijët nuk kanë shpëtuar nga kjo gjë.
Janë prekur nga virozat, kanë pësuar djegie të lëkurës, por apeli jonë është gjithmonë për prindërit dhe kujdesin që duhet të kenë për minimizimin që duhet të kenë në lëvizjet në orët e pikut dhe kujdesin që ata duhet të kenë qoftë me fëmijët e vegjël fare, por edhe ata më të rritur, sepse edhe ata njëlloj si me të moshuarit preken nga sëmundjet kronike”, u shpreh mjekja Sonila Brati. -

Gjyqtarja kushtetuese Sonila Bejtja me mandat të plotë/ Ja dokumenti i Ardian Dvoranit që e konfirmon
Gjyqtarja Sonila Bejtja është emëruar për një mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, përkundër skenarit për largimin e saj të parakohshëm nga detyra, që po ndiqet nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Mandati i plotë i gjyqtares Bejtja konfirmohet nga një seri dokumentesh, përfshirë edhe akte të nënshkruara nga ish-kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Gjyqtarja Bejtja është emëruar në dhjetor të vitit 2020, duke zëvendësuar në detyrë ish-gjyqtarin Besnik Muçi, i cili qëndroi vetëm një muaj në detyrë, në periudhën tetor-nëntor 2019, për shkak se u shkarkua nga procesi i Vetingut.
Gjyqtari Muçi u kualifikua për në Gjykatën Kushtetuese në shtator 2019 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që në atë kohë drejtohej nga Ardian Dvorani.
Në vendimin e kualifikimit të Besnik Muçit, që mban datën 21 shtator 2019, Dvorani shkruante që në titull se ai kandidonte për një post në Gjykatën Kushtetuese për një vakancë të plotë, pra 9-vjeçare. (Shkarko dokumentin)
Pra, edhe gjyqtarja Sonila Bejtja, e cila vijon mandatin e gjyqtarit të shkarkuar, qëndron në detyrë për të gjithë pjesën e pakonsumuar të mandatit të Besnik Muçit, i cili, në terma konkretë është 8 vjet e 11 muaj dhe përfundon në nëntor të vitit 2028.