Tag: sonila

  • Pas 9 vitesh në Kushtetuese, Sonila Bejtja lë karrigen, kush do e zëvendësojë?

    Pas 9 vitesh në Kushtetuese, Sonila Bejtja lë karrigen, kush do e zëvendësojë?

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025.
    Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka deklaruar se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Po ashtu, institucioni ka urdhëruar njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
    Ky vendim hap rrugën për plotësimin e një vendi vakant në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin procedurat pritet të ndiqen nga Presidenti i Republikës, i cili do të hapë garën për zëvendësimin e Bejtjas.
    Një javë më parë, më 16 tetor Kushtetuesja i dha të drejtë Begajt që mandati i gjyqtares Sonila Bejtja kishte mbaruar dhe tani njoftohet për vakancën institucioni i presidencës dhe Kuvendi.

  • Sonila Bejtjes i mbaroi mandati, Begaj hap garën për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

    Sonila Bejtjes i mbaroi mandati, Begaj hap garën për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese njoftoi për mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjes, pak ditë pasi dha vendimin.
    Tanimë presidenti Bajram Begaj ka hapur garën.
    Njoftimi:
    Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
    1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Nr. 1/1 (P) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025
    Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. 24.10.2025 -Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025.
    -Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës.
    -Njoftimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

  • Sonila Bejtjes i mbaroi mandati, presidenti Begaj hap garën për zëvëndësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese

    Sonila Bejtjes i mbaroi mandati, presidenti Begaj hap garën për zëvëndësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese njoftoi për mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjes, pak ditë pasi dha vendimin. Tanimë presidenti Bajram Begaj ka hapur garën.
    Njoftimi: 
    Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
    1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Nr. 1/1 (P) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025
    Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. 24.10.2025 -Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025.
    -Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës.
    -Njoftimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

    Top Channel

  • “Bënë homazhe te ‘pallati i larjes së gjynaheve’”/ Reagon avokati: Mbrojtja e objekteve të drejtësisë, këtu duhet…

    “Bënë homazhe te ‘pallati i larjes së gjynaheve’”/ Reagon avokati: Mbrojtja e objekteve të drejtësisë, këtu duhet…

    Juristi Genci Gjokutaj, i ftuar në një emision televiziv, ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën në sistemin e drejtësisë dhe mënyrën se si po përdoren mandatet për interesa të ngushta personale.
    “Holta Zaçaj kryeson një gjykatë e cila, në kohë të Enverit thoshin: ‘marsh nga ditët tona’. Këta kanë dhënë nga ditët e tyre nëpër mandate vetëm për të hequr Sonilën, Sonila Bejtjan. E kupton tani? Këta janë fiks: ‘marsh nga mandatet tona’. Edhe morën nga mandatet disa muaj vetëm që të kokolepsin punën e Sonila Bejtjas. Të ngushtosh mandatin tënd vetëm që të mos mërzitet ‘ai’,” u shpreh Gjokutaj.
    Genc Gjokutaj:
    Holta Zaçaj kryeson një gjykatë e cila, në kohë të Enverit thoshin: marsh nga ditët tona, këta kanë dhënë nga ditët e tyre nëpër mandate vetëm për të hequr Sonilën, Sonila Bejtjan, e kupton tani? Këta janë fiks: marsh nga mandatet tona, edhe morën nga mandatet disa muaj vetëm që të kokolepsin punën e Sonila Bejtjas. Të ngushtosh mandatin tënd vetëm që të mos mërzitet ‘ai’.
    Të vijmë te drejtësia, po të marr vetëm gjeneratorët lundrues që janë 100 milionë në 3 vite, janë 166 milionë inceneratori, janë 50 milionë Llogaraja. Me 270 milionë euro ti ke larë duart me drejtësinë, këto janë lekë që ikin kot.
    Ne nisemi gjithmonë te parrulla, nuk merremi me thelbin e fenomenit. Çfarë u bë për gjyqtarin, gjyqtari e mori me vete historinë e tij, bashkë me diskutimet për sigurinë në drejtësi.
    Dhe vajtën bënë homazhe te pallati i larjes së gjynaheve, dhe i bënin homazhe gjyqtarit. Homazhi më i madh për gjyqtarin e ndjerë në detyrë dhe me integritet, është që ti sot të kishe marrë në mbrojtje objektet e drejtësisë dhe këtu duhet akti normativ e të gjitha këto.
    Pse nuk bëri akt normativ ai? Të bënte akt normativ që të merreshin gjykatat, prokuroritë në mbrojtje nga policia e shtetit, që dhe krimi të mos ndalojë makinën aty, por t’i jepte gaz e të ikte, por edhe populli të shikojë që siguria ekziston.

  • “Arrestimi i avokatit, terror për të mbyllur gojën”/ Berisha për mandatin e Sonila Bejtjes: Kushtetuesja shkeli ligjin

    “Arrestimi i avokatit, terror për të mbyllur gojën”/ Berisha për mandatin e Sonila Bejtjes: Kushtetuesja shkeli ligjin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të diel në SPAK ku zbatoi masën ‘detryim paraqitje’.

    Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, kryedemoktrati dha një prononcim për gazetarët, ku ndër të tjera komentoi arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, dy ditë më parë dhe për skandalin në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me mandatin e Sonila Bejtjes.
    Berisha tha se ky është terror që po u ushtrohet avokatëve që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit.
    “Arrestojnë avokatin në Elbasan, sepse guxoi t’i thotë prokurorit do të bej padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky. Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient i thotë që po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është terrori mbi avokatët që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo. Kur e dëgjova, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin dhe thashë kjo është e papranueshme, por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, kjo është turp. Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e tyre të shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminelë”, tha Berisha.
    Më tej ai foli për mandatin e Sonila Bejtjes, ku tha se ishte një akt antikushtetues. Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën dhe ligjin.
    “Çështja për mandatin e Sonila Bejtjes ishte një akt antikushtetues. Citova kushtetutën, ligjin e Kushtetuese të cilin e shkel vetë gjykata Kushtetuese. Nuk ndodh kurrë që ‘hajt të mblidhemi të gjykojmë se si na takon ne’. Po ky është konflikti më flagrant, nuk ndodh kurrë kjo, veç se në Shqipëri që ndodh çdo gjë. Që në moment që bënë gjyqin, ishte turpi i tyre. Akti i parë ishte që të thoshin se ishin në konflikt interesi.
     Bejtja kishte filluar mandatin në vitin 2020. Nuk është Presidenti që i drejtohet Kushtetueses ‘më zgjidh këtë problem me shkresë’. Nëse donte ta zgjidhte t’i thoshte Parlamentit. Nuk e bëri.”, u shpreh Berisha.
     

    Top Channel

  • “Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Puçi kushtetues u përgatit nga mafiozi Sokol Sadushi

    “Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Puçi kushtetues u përgatit nga mafiozi Sokol Sadushi

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mandati i  anëtares Sonila Bejtja përfundon në vitin 2025, duke hapur vakancën për vendin e saj.

    Për Berishën ky vendim i Kushtetueses është joligjor, teksa e quan si një ‘shkelmim të Kushtetutës’.
    “Dje është regjistruar shkalla më ekstreme e keqshfrytëzimit, keqadministrimit, keqpërdorimit të Kushtetutës, institucioneve kushtetuese të vendit dhe kjo është bërë me një vendim që do regjistrohet në muret e kohës, vendimi më i turpshëm në jurisprudencën e këtij vendi.
    Do regjistrohet si akti më skandaloz i monstrës sorosiane, reformës sorosiane të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e ligjit të saj. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e opinioneve zyrtare të Komisionit të Venecias.
    Gjykata Kushtetuese bëhet notere e një serie veprimesh antikushtetuese, antiligjore të eksponentit më kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, me emër Sokol Sadushi dhe presidentit antikushtetues, presidentit më të padenjë në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.
    Dje, për të larguar nga Gjykata Kushtetuese armiken Sonila Bejtja, gjykatëse kushtetuese, e emëruar në vitin 2020 me dekret të presidentit Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese vendos duke shkelmuar mbi ligjin e vet të shpallë jashtë çdo lloj kompetence ndërprerjen e mandatit të saj.
    Përcaktimi i Kushtetutës në nenin 125, pika 6, se përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet më një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj, është transkriptuar, është mishëruar në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, neni 86, pika 4, në të cilin sanksionet: Përtëritja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022 do të bëhet sipas skemës së parashikuar më poshtë.
    Pra, përtëritja me një të tretën, siç parashikon Kushtetuta, ligjvënësi e ka quajtur të drejtë ta mbajë gjer në vitin 2022. Cilido që kishte kundërshti për këtë përcaktim të ligjit, që është ligj organik, të Gjykatës Kushtetuese, kishte të drejtën t’i drejtohej parlamentit, i cili mund të amendonte ligji. Por këtë nuk e bëri as Sadushi, edhe njëherë, i marrë peng nëpërmjet vetingut, të cilin në kundërshtim me Kushtetutën nuk e bëjnë publike, e mbajnë në sirtar fshehtë KLGJ-ja. Ne sigurisht do e bëjmë publike. Qoftë vetë Bajram Limioni.
    Por edhe Gjykata Kushtetuese kishte të drejtë t’i kërkonte parlamentit jo opinion për kandidaturat, se nuk ka asnjë tagër parlamenti për këtë, siç veproi, por kishte të drejtë t’i kërkonte parlamentit si ligjvënës të përcaktonte qëndrimin ndaj legjislacionit, i cili sa kohë është në fuqi, është në zbatim”, tha Berisha.
    Tani, këtu kemi, përveç kësaj, nuk po citoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011, të qëndisur nga Sadushi, se ai nuk meriton të citohet nga asgjë në aktet e jurisprudencës, për sa kohë është autori i një puçi të vërtetë brenda institucioneve.
    Çfarë thotë Komisioni i Venecias: Duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve 9-vjeçare.Gjyqtarët Kushtetues duhet të gëzojnë një mandat të plotë 9-vjeçar. Sonila Bejtja ka filluar detyrën në vitin 2020. Jashtë çdo lloj dyshimi, përveç rrethit të kuq si armike e narkoshtetit, ajo nuk mund të prekej mandati gjer në vitin 2028.
    Dhe vazhdon Komisioni i Venecias: Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë mandat të plotë 9-vjeçar, edhe nëse janë mbledhur me njëfarë vonese. Ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe. Sonila Bejtja është zgjedhur dhe mori mandatin e Besnik Muçit, i cili u detyrua brenda një muaji apo dy të dorëzojë mandatin. Dhe është zgjedhur për një vend që ishte vakant që nga viti 2016.
    Por sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, sipas opinionit të Venecias, sipas vetë Kushtetutës, mandati i saj nuk mund të ndërpritej. Kushtetuta thotë se mandati fillon kur bëhet betimi.Por këtu gjykatësit kushtetues nuk kanë Kushtetutë. Presidenti ka xhepin dhe nuk ka Kushtetutë. Sadushi ka kodin e mafies dhe nuk ka Kushtetutë. Kurrë ndonjëherë shteti shqiptar nuk është fyer dhe poshtëruar si dje.Por ç’punë ka Gjykata Kushtetuese të interpretojë për veten e vet? Dhe pse? Sepse i thotë Bajram Limioni.E kuptoni ju? Kjo është zero tolerancë ndaj mendimit ndryshe.
    Zero tolerancë ndaj pakicës. Sepse e vërteta është, duhet ta pranojmë, zonja Bejtja ishte një zë i pavarur, një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi. Ata që mendojnë se këtu po bëhet avokati politike, gabojnë rëndë. Jo, po bëhet avokati për rendin kushtetues dhe kushtetutshmërinë. Po për sa i përket opozitës, me atë përbërje që ka Gjykata Kushtetuese, me njerëz të marrë peng, nuk ka dyshim se Edi Rama do diktojë çdo gjë.
    Ju i patë kërcënimet që bëri? Një ditë më para, njeriu që nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë apo moral, presidenti që në çdo vend të botës, Kushtetuta e ndalon të ushtrojë asnjë detyrë tjetër publike apo private përveç asaj të presidentit, dhe ky ushtron detyrat e xhepit, shkon dhe punon në privat duke shkelur në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës.
    Jo një, por dy nene, shpirtin e saj. Ky i turrej me tërbim Gjykatës Kushtetuese me fyerje, brutalitet se ato vendosën të anulojnë dekretin e tij për Erion Veliajn dhe natyrisht, duhet të themi këtu, relatore për këtë çështje ishte Sonila Bejtja.”, shtoi ai

    Top Channel

  • “Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Vendosi shkelmimin e ligjit

    “Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Vendosi shkelmimin e ligjit

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mandati i  anëtares Sonila Bejtja përfundon në vitin 2025, duke hapur vakancën për vendin e saj. 
    Për Berishën ky vendim i Kushtetueses është joligjor, teksa e quan si një ‘shkelmim të Kushtetutës’. 
    “Dje është regjistruar shkalla më ekstreme e keqshfrytëzimit, keqadministrimit, keqpërdorimit të Kushtetutës, institucioneve kushtetuese të vendit dhe kjo është bërë me një vendim që do regjistrohet në muret e kohës, vendimi më i turpshëm në jurisprudencën e këtij vendi. 
    Do regjistrohet si akti më skandaloz i monstrës sorosiane, reformës sorosiane të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e ligjit të saj. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e opinioneve zyrtare të Komisionit të Venecias. 
    Gjykata Kushtetuese bëhet notere e një serie veprimesh antikushtetuese, antiligjore të eksponentit më kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, me emër Sokol Sadushi dhe presidentit antikushtetues, presidentit më të padenjë në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë. 
    Dje, për të larguar nga Gjykata Kushtetuese armiken Sonila Bejtja, gjykatëse kushtetuese, e emëruar në vitin 2020 me dekret të presidentit Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese vendos duke shkelmuar mbi ligjin e vet të shpallë jashtë çdo lloj kompetence ndërprerjen e mandatit të saj. 
    Përcaktimi i Kushtetutës në nenin 125, pika 6, se përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet më një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj, është transkriptuar, është mishëruar në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, neni 86, pika 4, në të cilin sanksionet: Përtëritja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022 do të bëhet sipas skemës së parashikuar më poshtë. 
    Pra, përtëritja me një të tretën, siç parashikon Kushtetuta, ligjvënësi e ka quajtur të drejtë ta mbajë gjer në vitin 2022. Cilido që kishte kundërshti për këtë përcaktim të ligjit, që është ligj organik, të Gjykatës Kushtetuese, kishte të drejtën t’i drejtohej parlamentit, i cili mund të amendonte ligjin”, tha Berisha. 

  • Kushtetueja i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

    Kushtetueja i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas

    Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të rëndësishëm që i hap rrugë Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas. 
    Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përteritjes së pjesshme të përbërjes së saj. Ky parim vjen si rrjedhojë e nevojës për rikthimin e funksionimit të rregullt dhe të balancuar të institucionit pas krizës kushtetuese të viteve të fundit. 
    Në të ardhmen do të zbatohet parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, siç parashikohet nga Kushtetuta, por për rastet aktuale të ndërthurura me fazën e rindërtimit institucional, prevalon nevoja për përputhje me kalendarin kushtetues të përteritjes së anëtarëve. 

  • “Ndjeva zero emocion nga Qeveria e re”, Sonila Meço: Më bezdis shumë që shqiptarët janë kaq pasivë

    “Ndjeva zero emocion nga Qeveria e re”, Sonila Meço: Më bezdis shumë që shqiptarët janë kaq pasivë

    Sonila Meço thotë se bezdiset shumë që shqiptarët janë kaq pasivë.
    Ajo shprehet se ata janë kthyer në spektatorë të një shou të ofruar nga Rama.
    “E dini çfarë më bezdis më shumë? Që në vitin 2025, në një kohë kur njerëzit në mbarë botën pyesin veten se çfarë do të sjellë e ardhmja, ne këtu në Shqipëri kemi ndaluar së pyeturi.
    Jo, jo se jemi të lumtur. Por sepse kemi mësuar të mos presim më asgjë.
    Dhe pyetja fjetur amnezisë sonë kolektive është: cfarë dua e meritoj unë nga një qeveri e re?
    Dikur ndryshimi i qeverisë ishte si të vinte një shef i ri në punë: do të jetë më i mirë apo më i keq? Si një lidhje e re pas një të vjetre toksike: do ta bëjë jetën më të bukur apo më të shëmtuar?
    Sot…0 emocion. Pushteti nuk na trajton si sovran, por si spektatorë të një reality shoë ku biletën e paguajmë me taksat, me varfërinë dhe me heshtjen tonë. Qeveria e re është thjeshtuar në një listë emrash, ku i vetmi kuriozitet është për të parë nësa na ka dalë ndonjë kushëri a komshi ministër…që edhe atë, s’e kemi kurrë.
    Por unë refuzoj të harroj pyetjen e parë dhe e them publikisht si e dua qeverinë e re.
    Troç, unë dua të shoh SHPRESË! Një ministër që kur e sheh, mendon: “Ok, ky/ajo e di çfarë bën.” Dua akte dhe BESIM të vërtetë.
    Qeveria që dua nuk është spektakël. Nuk është reality shoë, as kast i ricikluar figurantësh.
    Dua njerëz me integritet! Jo me dosje plot akuza.
    Dua fytyra të reja, por që ngjitjen në karrierë e kanë patur profesionale.
    Qeveria që dua është e padukshme në ekran, por e prekshme në jetën e përditshme.
    E ndjen te rruga që nuk shembet nga shiu, te spitali që nuk të le të vdesësh, tek qytetet që nuk shpopullohen, tek arsimi, që nuk lëngon në fundin e listës PISA, tek çmimet që nuk të marrin shpirtin.
    Qeveria që dua nuk ka kryeministër-shoëman, por profesionistë që japin llogari. secili me rolin e vet, askush mbi ligjin.
    Ajo nuk është pronë e kryeministrit, por kontratë me qytetarët.
    Qeveria që dua nuk i frikësohet transparencës, as kritikës, as llogaridhënies.
    Dhe mbi të gjitha, dua njerëz që dinë të kundërshtojnë. Kur shohin që puna që kanë marrë përsipër mund të dështojë, kur interesi i publikut cënohet, të kenë kurajën të thonë JO!
    A e morën shqiptarët të paktën një nga këto kur panë qeverinë e re?
    Asnjë për bé!
    Aty në sallën e prezantimit të qeverisë së re Ministrat e rinj e mësuan fatin e tyre si konkurrentë në një reality shoë: emri i thirrur nga kryeministri vlente më shumë se çdo meritë, çdo CV, çdo projekt. Ndaj dhe reagimi ngjante aq patetik. Si një reality shoë i ndërtuar me skenar.
    Ne meritojmë një qeveri që na jep arsye të shpresojmë, jo vetëm të ankohemi. Shqiptarët nuk kanë luksin të kërkojnë mrekulli. Por kanë të drejtë të kërkojnë normalitet.
    Ndoshta e vetmja logjikë normale (brenda marrisë së vet llojit të qeverisjes në mandatin e katërt) ngjan Ministria e Inteligjencës Artificiale në një vend ku inteligjenca natyrore sistematikisht është injoruar, dhunuar, poshtëruar, izoluar, përzënë e vrarë.
    Nëse publiku nuk reagon, ky shoë do të vazhdojë pafund. Por çdo reality shoë sos nje dite. Pyetja finale që sfidon amnezinë tonë kolektive është: a do ta mbyllë publiku shfaqjen, apo do të mbetet spektator i përjetshëm”, shkruan Sonila Meço.

  • Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

    Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe e dënoi me gjashtë muaj burgim.
    Por sipas Kodit Penal, ish-drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar do t’i konvertohet dënimi me 60 orë punë në komunitet.
    Në lidhje me të njëjtën dosje, GJKKO shpalli të pafajshëm gjashtë të pandehur, ndërsa tre të tjerë patën të njëjtin fat me Qaton, pra u dënuan me nga gjashtë muaj burgim, por që u konvertohet në 60 orë punë në komunitet.
    Prokuroria e Posaçme nisi hetimin ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH-së pas shkeljeve për tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK, Qato dhe vartësit e saj favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës.
    Shoqëria e favorizuar ishte krijuar formalisht në mënyrë që të fitonte procedurën, por në të vërtetë punimet do kryheshin nga një tjetër kompani, që referuar hetimeve ishte e paracaktuar nga drejtuesit dhe zyrtarët e ARRSH.
    Sonila Qato dhe të pandehurit e tjerë në procesin e zhvilluar me procedurë të zakonshme, kanë mohuar akuzat e SPAK dhe kërkuan pafajësi, por vetëm një pjesë e tyre arriti ta marrë.