Tag: sonila

  • Zëvendësimi i Sonila Bejtjas, zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

    Zëvendësimi i Sonila Bejtjas, zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

    Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi mandati.

    Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:
    Alaudin Malaj
    Alban Toro
    Alma Faskaj Vokopola
    Arta Vorpsi
    Brunilda Bara
    Genci Gjonçaj
    Jordan Daci
    Lulzim Hamitaj
    Naureda Llagami
    Roland Ilia
    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    Kujtojmë se hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga Gjykata Kushtetuese.
     

    Top Channel

  • EMRAT/ Kush janë 10 kandidatët që kanë shprehur interes për vakancën e Sonila Bejtjas në Kushtetuese

    EMRAT/ Kush janë 10 kandidatët që kanë shprehur interes për vakancën e Sonila Bejtjas në Kushtetuese

    Presidenca ka zbardhur 10 emrat që kanë kandiduar për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi mandati.
     Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:
    Alaudin Malaj
     Alban Toro
    Alma Faskaj Vokopola
    Arta Vorpsi
    Brunilda Bara
    Genci Gjonçaj
    Jordan Daci
    Lulzim Hamitaj
    Naureda Llagami
    Roland Ilia
    Kujtojmë se hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga Gjykata Kushtetuese./vizionplus.tv

  • Zëvendësimi i Sonila Bejtjas! Hapet gara në Kushtetuese- LISTA, kush janë 10 kandidatët për gjyqtarë

    Zëvendësimi i Sonila Bejtjas! Hapet gara në Kushtetuese- LISTA, kush janë 10 kandidatët për gjyqtarë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Presidenca ka shpallur zyrtarisht nisjen e procedurës së aplikimit për garën për emërimin e një anëtarit të ri në Gjykatën Kushtetuese, pas largimit të Sonila Bejtjes. Dhjetë janë kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
    Kandidatët janë: Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Faskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj, Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami dhe Roland Ilia.

  • Zbardhen 10 emrat për vakancën e Sonila Bejtjas në GJK, bie në sy emri Llagamit

    Zbardhen 10 emrat për vakancën e Sonila Bejtjas në GJK, bie në sy emri Llagamit

    Dhjetë kandidatë kanë shprehur zyrtarisht interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që është krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja. Emrat janë siguriar nga Euronews Albania, ku sipas procedurës, kandidatët do t’i nënshtrohen filtrit të vlerësimit profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i cili do të kryejë edhe pikëzimin për secilin prej tyre. 
    Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas zgjedh njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. 
    Mes emrave që tërheqin vëmendje është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë në garën për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca. 
    Emrat:  
    1.Alaudin Malaj 

    Alban Toro
    Alma Faskaj Vokopola
    Arta Vorpsi
    Brunilda Bara
    Genci Gjonçaj
    Jordan Daci
    Lulzim Hamitaj
    Naureda Llagami
    Roland Ilia

  • Një Kushtetutë për Berishën, një Kushtetutë për Ramën

    Një Kushtetutë për Berishën, një Kushtetutë për Ramën

    Nga Petrit Vasili/

    Sonila Bejtja paska pasur të drejtë, të paktën ti kërkojnë falje publike!

    Kushtetuesja rrëzoi edhe veten nga frika e Ramës!

    Gjykata Kushtetuese ka hyrë në një moment vërtet të turpshëm të saj.

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar të gjykojë në themel kërkesën e Ramës për pezullimin e Ballukut duke poshtëruar veten.

    Po kjo Gjykatë Kushtetuese nuk legjitimoi 30 deputetë të opozitës, që bënë një kërkesë për Kryetarin e PD z.Sali Berisha me shpjegimin se individi vetë duhet ti drejtohej gjykatës sepse ai ishte penalizuar.

    E vetmja gjykatëse që pranoi legjitimimin e 30 deputetëve në atë kohe ishte Sonila Bejtja.

    Për faqen e zezë të tyre po të njëjtët Gjykatës Kushtetues, që rrëzuan 30 deputetët e opozitës tani rrëzuan veten dhe legjitimuan Edi Ramën që ankohet për Ballukun.

    Ja çfarë thanë po këta gjykatës kundër 30 deputetëve të opozitës:

    “kërkuesi, grupi i deputeteve nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës pasi referuar mosmarrëveshjes se pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetence apo të jetë cënuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetence. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjese e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton qe ai është subjekti kushtetues për te cilin bën fjale neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund te veproje në emër dhe me tagrat e Kuvendit.”

    Pra Gjykata Kushtetuese ka një Kushtetutë për Ramën dhe një Kushtetutë tjetër për opozitën dhe Berishën.

    Përfundimisht Sonila Bejtja paska pasur të drejtë, të paktën ti kërkojnë falje publike!

  • Lëvizja surprizë në Kushtetuese: Sonila Bejtja, vota që mund të rikthejë Belinda Ballukun

    Lëvizja surprizë në Kushtetuese: Sonila Bejtja, vota që mund të rikthejë Belinda Ballukun

    Kriza juridike për fatin e Belinda Ballukut ka hyrë në fazë tejet delikate, pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim unanim për ankimin e qeverisë ndaj pezullimit të saj nga detyra, të vendosur nga GJKKO. Kolegji prej tre gjyqtarësh – Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja – u nda 2 me 1, çka e bllokoi filtrin paraprak dhe e detyroi çështjen të kalojë në Mbledhjen e Gjyqtarëve.
    Sipas burimeve për Timoni.al vota kundër e Sonila Bejtjes nuk ka qenë rastësi, por pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të saj për të ndihmuar Belinda Ballukun në betejën juridike me SPAK. Të njëjtat burime thonë se Bejtja konsiderohet personi që po lufton më fort për të rrëzuar pezullimin e Ballukut, duke u bërë “muri mbrojtës” i ish-ministres brenda strukturës së Kushtetueses.
    Sipas burimeve, Bejtja po kërkon me çdo vendim procedural t’i hapë rrugë rikthimit të Ballukut në detyrë dhe të zbehë efektet e masës së pezullimit të vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Në qarqet pranë gjykatës përflitet se Sonila Bejtja ka pasur marrëdhënie afërsie dhe favore të dukshme me Ballukun, përfshirë përfitime ekonomike që – sipas këtyre burimeve – dyshohet se mund të kenë ndikuar në pozicionet e saj në çështje.
    Ligjërisht, procedura është e qartë: në mungesë unanimiteti, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila me shumicë vendos nëse kërkesa e qeverisë do të shqyrtohet në seancë plenare. Vetëm pas kësaj faze, trupa prej 8 ose 9 gjyqtarësh e Kushtetueses mund të marrë një vendim përfundimtar mbi pezullimin e GJKKO-së dhe kërkesën e qeverisë.
    Ndërkohë, reagimi i botës juridike dhe politikës është i ndezur: vota e Sonila Bejtjes shihet nga disa si manovra për të shpëtuar karrierën politike të Ballukut, ndërsa për të tjerë, si ndërhyrje e rëndë në një çështje që duhet të trajtohet vetëm mbi bazën e ligjit dhe standardeve të pavarësisë gjyqësore.
    Çështja Balluku po shndërrohet kështu në një nga betejat më të forta ndërmjet SPAK, qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, me Sonila Bejtjen në qendër të kritikave si njeriu që mund të ndikojë fatin e ish-ministres më shumë se kushdo tjetër.
    Trupa prej tre anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë ditën e djeshme një vendim të njëzëshëm për ankimin e qeverisë kundër pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, të vendosur nga GJKKO. Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja votuan 2 pro dhe 1 kundër, duke bërë të pamundur një vendimmarrje unanime për kalimin apo jo të ankimit në shqyrtim.
    Sipas ligjit, në rastet kur Kolegji nuk arrin unanimitet, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do duhet të vendosë nëse kërkesa do të shqyrtohet në seancë plenare. Nëse ajo pranohet, Kushtetuesja do të duhet të shprehet fillimisht për kërkesën e qeverisë për pezullimin e zbatimit të vendimit të GJKKO-së, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankimit.
    Gjykata Kushtetuese njoftoi se kishte zhvilluar mbledhjen sipas planifikimit, duke informuar:
    “Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.”
    Ndërkohë, në GJKKO, vetë Belinda Balluku ka apeluar dy masat e sigurisë të vendosura ndaj saj, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar, ndërsa SPAK ka deklaruar se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

  • Manjani i përgjigjet Sonila Meços: “Vibratorët e Benit” dhe “palloshi i Belës” nuk janë domosdoshmëri për…

    Manjani i përgjigjet Sonila Meços: “Vibratorët e Benit” dhe “palloshi i Belës” nuk janë domosdoshmëri për…

    Juristi Ylli Manjani i është përgjigjur Sonila Meços, e cila e ka cilësuar qëndrimin e Manjanit për rrjedhjen e të dhënave private të të hetuarve nga SPAK, si një skandard i papranueshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se histeria kolektive mbi thashethemet e jetës private të të hetuarve nuk janë as prova e as hetime.
    Postimi i plotë
    Se jam nëpër gjyqe sot dhe, po më sjellin disa miq një reagim të Sonila Meços, që nuk e di nëse e ka kundër meje apo jo.
    Por sidoqoftë, për aq sa e ka me mua, nuk kam se çfarë ti shtoj reagimit tim të djeshëm dhe të përhershëm (Sonila ka pas qenë dakord dikur me to) se të dhënat personale që i bien në dorë Prokurorëve për shkak të aksesit që u jep ligji, NUK MUND TË BËHEN PUBLIKE.
    Këtë standart e pranon çdo shoqëri e ligj demokratik.
    Tani që Sonilës i del “histeria” si diçka normale dhe e domosdoshme për Shqipërinë,  çfarë mund të them?!
    S’kam gjithashtu ç’të them as për gjetjen e madhe që “vibratorët e Benit” dhe “palloshi i Belës” na qenkan domosdoshmëri për transparencë dhe llogaridhënie.
    Se ç’transparencë është kjo, s’di ta them.
    Sa për llogaridhënien, u provua përtej dyshimit të arsyeshëm se edhe kur “palloshi” doli me pallosh jashtë në publik vetëm sa iu shtuan votat nga kjo “histeria kolektive” dmth.
    E kuptoj që njerëzia mbajnë nëpër gojë “vibratorë” e “palloshë”,  por histeria nuk është as gjë e mirë, as standart politik, as moral e aq më pak legal. Histeria është anomali psikologjike që manifestohet me perversitet.
    Sa i takon pyetjeve “pse nuk thua këtë që them unë”, jo Sonilës po askujt në këtë botë nuk ja pranoj si standart komunikimi.
    Mund të mos jesh dakord, por nuk ke të drejtë ti thuash dikujt thuaj këtë që them unë!
    Bye se kemi punë tani.

  • Gara për Komisionerin e Mbrojtjes ndaj Diskriminimit, aplikon edhe Sonila Bejtja. Bardhi: U tërhoq, pasi është ende në detyrë në Kushtetuese

    Gara për Komisionerin e Mbrojtjes ndaj Diskriminimit, aplikon edhe Sonila Bejtja. Bardhi: U tërhoq, pasi është ende në detyrë në Kushtetuese

    Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Sonila bejtja ka aplikuar për tu zgjedhur nga Parlamenti si komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, por brenda pak ditësh e ka tërhequr aplikimin e saj.

    Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili tha se tërheqja ka ndodhur për shkak se ajo është ende në detyrë si anëtare e Kushtetueses dhe nuk mund të kandidonte për një tjetër pozicion.
    Në të njëjtën kohë ai hodhi poshtë raportimet për në pakt me PS-në, mungesa e të cilit ka sjellë edhe shtyrjen disa herë të votimit për avokatin e popullit.
    “Znj. Sonila Bejtja ka njoftuar komisionet parlamentare për tërheqjen e saj nga gara menjëherë sa është shpallur për shkak se ka papajtueshmëri për funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetueses.  Në email që u është vënë në dispozicion deputetëve, personi në fjalë argumenton se nuk ka menduar që procedura do përmbyllet në një afat kaq të shpejtë, ka gjykuar se procedura do merrte kohën e vet prandaj ka shprehur interes.
    Për pasojë nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Dua të sjell në vëmendje që edhe legjislaturën e shkuar Avokati i Popullit nuk është zgjedhur me konsensus për një arsye të vetme.  Sa kohë të jem unë kryetar i grupit të PD nuk ka për të pasur asnjë bisedim në kafenetë e kuvendit. Çdo diskutim të bëhet në organet e kuvendit‘, tha Bardhi.

    Top Channel

  • Hapet gara për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ja kush janë 15 aplikantët

    Hapet gara për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ja kush janë 15 aplikantët

    Në përfundim të afatit për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë kandidatët si më poshtë:
    1. Arben Shkëmbi
    2. Brunilda Menalla
    3. Edison Hoxha
    4. Endri Papajorgji
    5. Ermal Hoxha
    6. Ermonela Xhafa
    7. Fatjona Male
    8. Genta Tafa
    9. Gëzim Allaraj
    10. Ismail Tafani
    11. Lulzim Hamitaj
    12. Mirela Rrumbullaku
    13. Robert Gajda
    14. Sonila Bejtja
    15. Sonila Hysi
    Mes aplikantëve dallojnë emrat e Genta Tafës apo Lulzim Hamitajt, pjesë e ish-orgenave të Vetingut; Sonila Bejtja, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, mandati i së cilës sapo ka përfunduar; apo dhe Robert Gajda, komisioneri aktual që rikandidon.

  • Shkarkimi i Sonila Bejtjas/ Kushtetuesja shkel Kushtetutën, përplasje mes gjyqtarëve: Shkelet shteti i së drejtës

    Shkarkimi i Sonila Bejtjas/ Kushtetuesja shkel Kushtetutën, përplasje mes gjyqtarëve: Shkelet shteti i së drejtës

    Shkarkimi i Sonila Bejtjas/ Kushtetuesja shkel Kushtetutën, përplasje mes gjyqtarëve: Shkelet shteti i së drejtës
    Shumica e Kushtetueses vendosi ligjin e skaduar para Kushtetutës! (Vendimi skandaloz)
    Gjyqtarët kushtetues, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi, vlerësojnë se ndërprerja e parakohshme e mandatit të koleges së tyre, Sonila Bejtja, shkel hapur parimet e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike në vend. Sipas tyre, shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka tjetërsuar pa asnjë bazë një praktikë të plotë dokumentare, ka zhbërë betimin e gjyqtarit para Presidentit, si edhe ka përmbysur hierarkinë e normave juridike, duke i dhënë vlerë një parashikimi ligjor përballë Kushtetutës.
    Vendimi i marrë këtë të premte për gjyqtaren Bejtja ka shënuar një krisje shumë të fortë mes 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar një nga pikat më të errëta historike në vendimmarrjen e institucionit që, në letër, është garanti kryesor i Kushtetutës.
    Gjyqtarja Sonila Bejtja ishte emëruar në detyrë si vijuese e mandatit të plotë të ish-gjyqtarit Besnik Muçi dhe mandati i saj përfundonte në shtator 2028.
    Por shumica prej 5 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Marjana Semini, vendosi se mandati i saj përfshihej në skemën e përtëritjes 3-vjeçare dhe se ai përfundonte në vitin 2025.
    Sipas një interpretimi pa bazë kushtetuese, shumica vendosi që mandati i Sonila Bejtjas të llogaritej se ka nisur në vitin 2016, kur përfundoi mandati i gjyqtarit Sokol Berberi, vendin e të cilit e zuri Besnik Muçi në vitin 2019.
    Shumica e Gjykatës Kushtetuese ka shkuar shumë pas në vite për të justifikuar ndërprerjen antikushtetuese të mandatit të gjyqtares Bejtja. Por vendimi i shumicës, i cili është vetëm dy faqe argument, ka lënë shumë gjurmë që tregojnë për një vendimmarrje totalisht të padrejtë.
    Këtë e kanë konstatuar dy gjyqtarët e pakicës, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi, të cilët janë treguar shumë të ashpër me kolegët e tyre.
    Në mendimin e tyre, i cili zë pjesën më të madhe të vendimit prej 9 faqesh, gjyqtarët e pakicës shprehen:
    “Shumica i ka dhënë epërsi parimit të përtëritjes së pjesshme të Gjykatës ndaj një parimi tjetër po kushtetues, atij të kohëzgjatjes së mandatit, por duke mos marrë në konsideratë as parimet e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.”
    Më tej, gjyqtarët Zaçaj dhe Ibrahimi vijojnë:
    “Gjyqtarja Sonila Bejtja ka kandiduar, ka pranuar dhe është emëruar si zëvendësuese në një mandat të plotë 9-vjeçar, gjë që as në atë moment dhe as gjatë ushtrimit të këtij mandati nuk është vënë asnjëherë në diskutim, as nga organet e emërtesës, as nga ndonjë organ tjetër.”
    Sipas tyre, qëndrimi i shumicës dhe interpretimi se mandati fillon në ditën e deklarimit të mandatit kushtetues, i lidhur me datën e mbarimit të mandatit të gjyqtarit që zëvendësohet, “ka zhbërë nenin 125, pika 3 dhe nenin 129 të Kushtetutës, duke asgjësuar betimin përpara Presidentit dhe dekretin si akt, si parakusht për fillimin e detyrës — e vetmja ngjarje me pasoja kushtetuese në fillimin dhe mbarimin e mandatit/qëndrimit në detyrë për 9 vjet të gjyqtarit kushtetues.”
    Gjyqtarët Zaçaj dhe Ibrahimi konstatojnë gjithashtu se, për të ndërprerë parakohe mandatin e anëtares Sonila Bejtja, shumica e Kushtetueses ka krijuar koncepte të reja që bien ndesh me vetë Kushtetutën.
    “Kjo Gjykatë, në respekt të parimit të vetëpërmbajtjes, nuk mund të bënte përmes interpretimit të saj atë që vetë kushtetutëbërësi nuk ka dashur ta bëjë”, konkludojnë gjyqtarët në pakicë.
    Gjykata Kushtetuese u përfshi në këtë vendimmarrje dhe përplasje pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi prej saj në janar 2025 që të interpretonte kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve.