Tag: sondazhit

  • Kur ka zgjedhje në Shqipëri, sa % e qytetarëve votojnë? Ja shifrat e sondazhit të dytë nga “McLaughlin and Asociated”

    Kur ka zgjedhje në Shqipëri, sa % e qytetarëve votojnë? Ja shifrat e sondazhit të dytë nga “McLaughlin and Asociated”

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
    Sondazhi i Top Channel në bashkëpunim me John McLaughlin është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Pyetja e parë: Në përgjithësi, kur ka zgjedhje në Shqipëri a votoni?
    Përgjigjet në këtë sondazh janë: Gjithmonë 66.4%
    Pothuajse gjithmonë: 25%
    Shumicën e herëve: 3%
    Votues për herë të parë: 5%
    Ndonjëherë: 0.6%

  • Notosondaggi nxjerr kush janë liderët që shqiptarët kanë më shumë besim! Ja sa përqind ka marrë Rama dhe Berisha

    Notosondaggi nxjerr kush janë liderët që shqiptarët kanë më shumë besim! Ja sa përqind ka marrë Rama dhe Berisha

    News24 dhe kompaninë e njohur italiane, NotoSondaggi, e drejtuar nga Antonio Noto, publikon sot rezultatin e sondazhit të dytë të zhvilluar në rang kombëtar për garën e elektorale të 11 Majit.
    Notosondaggi ka realizuar një pyetësor në te gjithë vendin dhe ka ‘zbërthyer’ me shifra prirjen e votës së shqiptarëve, të cilët do t’i drejtohen kutive të votimit në 11 maj për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re.
    Sondazhi i kompanisë italiane i realizuar me një kampion qytetarët të cilët kanë votuar në zgjedhjet e shkuara te vitit 2021.
    Nga të intervistuarit janë pyetur se: Sa besim keni tek Edi Rama (PS), Sali Berisha (PD-ASHM), Agron Shehaj (Mundësia) dhe Adiatik Lapaj (Nisma Shqipëria Bëhet)?
    Sipas sondazhit të dytë të realizuar nga Antonio Noto, Edi Rama vazhdon të jetë lideri tek i cili shqiptarët kanë më shumë besim.
    Sipas sondazhit të dytë, rreth 37 për qind e qytetarëve janë shprehur se kanë shumë apo mjaftueshëm besim të Edi Rama dhe PS.
    Ndërkohë që krahasuar me sondazhin e parë të datës 14 prill, Edi Rama ka pësuar një rënie të besimit të qytetarëve me -5 %. Në sondazhin e parë, Edi Rama kishte rreth 42 % besueshmëri nga votuesit e anketuar.
    Ndërkohë që në këtë sondazh të dytë edhe Sali Berisha ka pësuar një ulje të besimit të qytetarëve me -2 për qind.
    Sipas sondazhit të dytë 32% e të anketuarve janë shprehur se kanë shumë dhe mjaftueshëm besim te Sali Berisha dhe PD. Ndërkohë që në sondazhin e 14 prillit, për Berishën kishin votuar 34% të të anketuarve.
    Sipas këtij sondazhi, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj kanë pësuar një rritje në besueshmërinë e sytë e të anketuarve.
    Agron Shehaj është rritur me +3 % krahasuar me sondazhin e 14 prillit të realizuar nga Antonio Noto. Ndërkohë që Adriatik Lapaj vlerësohet nga të anketuarit me +6 për qind krahasuar me sondazhin e parë të publikuar nga News24.

  • Edi Rama apo Sali Berisha? Ja kë preferojnë shqiptarët si kryeministër sipas rezultateve të sondazhit

    Edi Rama apo Sali Berisha? Ja kë preferojnë shqiptarët si kryeministër sipas rezultateve të sondazhit

    ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
    Në shifrat e treguara të sondazhit shqiptarët janë pyetur se cilin prej liderëve të dy partive kryesore në vend preferonin si kryeministër të ardhshëm. Edi Ramën apo Sali Berishën?
    64.3% e shqiptarëve shihnin kreun e PS, Edi Rama si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë dhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.
    Kurse, 35.7% e popullsisë shihte në karrigen e kryeministrit, kreun e PD, Sali Berisha.

  • SONDAZHI: 45% e shqiptarëve duan Ramën për Kryeministër, 34% Berishën

    SONDAZHI: 45% e shqiptarëve duan Ramën për Kryeministër, 34% Berishën

    Teksa partitë politike kanë përmbyllur 1 javë fushatë, Report Tv dhe instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sondazhin e 4 elektoral.
    45% e shqiptarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e qeverisë, duke ruajtur kështu të njëjtën shifër me sondazhin e një jave më parë.
    Vetëm 31% e shqiptarëve kanë besim tek opozita e Sali Berishës. Një rënie me 1% krahasuar me rezultatin e sondazhit të një jave më parë, kur besimi ishte 32%.
    Nderkohe sipas sondazhit 45% e shqiptarëve kanë besim te Rama, 34% besojnë Berishën

  • Sondazhi i italianëve: Qytetarët, ‘shuplakë’ Berishës, 62% s’i besojnë opozitës së tij!

    Sondazhi i italianëve: Qytetarët, ‘shuplakë’ Berishës, 62% s’i besojnë opozitës së tij!

    Të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli’ tregojnë një rënie të besueshmërisë së opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha, pikërisht një ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në total vetëm 32% e shqiptarëve shprehen se kanë besim tek opozita e Sali Berishës, një rënie me 1% krahasuar me të dhënat e sondazhit të 27 marsit.
    Pyetjes “Sa e konsideron të besueshme veprimtarinë politike të opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha?”, 13% e të anketuarve i përgjigjen “shumë e besueshme”, ndërsa 19% “mjaft e besueshme”.
    Ndërkohë, 62% e shqiptarëve e shohin opozitën e Berishës si “aspak të besueshme”, një rritje e mosbesimit me 3% krahasuar me rezultatet e sondazhit më 27 mars. 4% e shohin “pak të besueshme”.

  • SONDAZHI / Opozita e Berishës në pikiatë! 59% e shqiptarëve nuk kanë aspak besim

    SONDAZHI / Opozita e Berishës në pikiatë! 59% e shqiptarëve nuk kanë aspak besim

    Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” evidentojnë një tjetër rënie të besueshmërisë tek veprimtaria politike e opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha.
    Për 59%  e të anketuarve, veprimtaria politike e udhëhequr nga Sali Berisha që ka formuar koalicionin “Aleanca Shqipëria madhështore’ është ‘aspak e besueshme” me një rritje me 4 % nga rezultatet e sondazhit të 13 marsit.
    ‘Pak të besueshëm’ e shohin 6% e të anketuarve. Vihet re një rritje e lehtë me 2 %  rritja e besimit në krahasim me 2 javë më parë, por që nuk ka fare efekt, 18%
    15% e konsideron ‘mjaft të besueshme’, 2 % nuk dinë të gjykojnë.

  • Sondazhi i italianëve: Si e gjykojnë shqiptarët qeverisjen e Edi Ramës?

    Sondazhi i italianëve: Si e gjykojnë shqiptarët qeverisjen e Edi Ramës?

    Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës?
    Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me me Institutin ‘Piepoli” tregojnë se 43 % e të anketuarve janë të kënaqur, ndërsa ata që janë të zhgënjyer janë në shifrat e 56%.
    Sipas të dhënave të sondazhit, 29% e të anketuarve janë ‘shumë të kënaqur’ një rritje me 1% në krahasim me dy javë më parë.14 % janë “mjaft të kënaqur’5 % janë mjaft të zhgënjyer1% thotë se “nuk di të gjykojë”