Tag: sondazhi

  • Sot ekskluzivisht në Top Story, publikohet sondazhi i dytë i McLaughlin për 11 Majin

    Sot ekskluzivisht në Top Story, publikohet sondazhi i dytë i McLaughlin për 11 Majin

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

    Marrëveshja e një niveli të lartë është firmosur nga televizioni me me një nga emrat më të njohur të sondazheve dhe strategjisë elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John McLaughlin, i cili aktualisht shërben si sondazhist dhe strateg kryesor i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
    Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Për herë të parë një ekspert i këtij kalibri ndërkombëtar përfshihet në mbulimin zgjedhor, duke sjellë një standard të ri në analizën e opinionit publik dhe parashikimin e tendencave elektorale.John McLaughlin është vlerësuar nga presidenti Donald Trump si “një nga më të mirët në këtë fushë” dhe “një mendje brilante strategjike”.
     

    Top Channel

  • Sondazhi i dytë/ Antonio Note sqaron: Deri më 11 maj, rezultati për çdo parti ndryshon maksimumi 3-4 përqind

    Sondazhi i dytë/ Antonio Note sqaron: Deri më 11 maj, rezultati për çdo parti ndryshon maksimumi 3-4 përqind

    Në emisionin Log. në News 24 u publikua sondazhi i dytë i Notosondaggi, sipas të cilit PS udhëheq me 45.5 përqind të votave, ndjekur nga PD me 36 përqind.
    Antonio Note, drejtuesi i Notosondaggi, në lidhje Skype në News 24 tha se rezultatet janë fotografi e çastit e këtij momenti. Ai shpjegoi se rezultatet më 11 maj për çdo parti mund të ndryshojnë maksimumi me 3-4 përqind dhe se është e vështirë të ndodhë një revolucion.
    “Sondazhi është fotografi e situatës së momentit. Ndryshime mund të ndodhin, por nuk mund të kemi revolucion, pra rezultati nuk mund të ndryshojë dot drastikisht. Për dy javë, maksimumi rezultati ndryshon me 3 deri në 4 përqind. Unë kam ndjekur zgjedhje, ku nuk ka ndryshuar asgjë, por ka dhe zgjedhje, kur partitë kanë rikuperuar dhe 5 përqind”, tha Noto.

  • Sondazhi i Angi Ricerche / Analisti Lami: PS drejt mandatit të nëntë në Elbasan, PD humb një mandat

    Sondazhi i Angi Ricerche / Analisti Lami: PS drejt mandatit të nëntë në Elbasan, PD humb një mandat

    Në emisionin “Real Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga ABC News dhe Angi Ricerche.
    Analisti Roland Lami, ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar. Ai u shpreh se Partia Socialiste, ka tetë mandate dhe se sipas tij shkon drejt mandatit të 9 në Elbasan. Ndërsa Partia Demokratike sipas tij humb një mandat.
    “Nëse do marrim 56 % PS ka tejkaluar përqindjen e siguruar në Elbasan në 2021. Mbron mandatin e 8 dhe është afër me votat e veta me mandatin e 9. Pra nga 2021 sot që po flasim PS ka 8 mandate të sigurta shkon te mandati i 9. PD humb një mandat dhe rrezikon një mandat tjetër. Luhet mandati i 9 nëse do ta marrë Lapaj ose, jo. Dhe ka shumë mundësi që votat e partive të vogla t’i shkojnë partisë fituese që është parti e parë”, tha ai.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Sondazhi i dytë i Angi Ricerche: PS fiton Fierin me 57.3 përqind, PD me 39.5 përqind

    Zgjedhjet e 11 majit/ Sondazhi i dytë i Angi Ricerche: PS fiton Fierin me 57.3 përqind, PD me 39.5 përqind

    Është publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhi i dytë për zgjedhjet e 11 majit, i realizuar nga “ABC News” në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche.
    Kësaj here janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.
    Lidhur me votën në Fier, nga të anketuarit, 57.3 përqind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë PS.
    Ndërsa, 39.5 përqind janë përgjigjur se do të votojnë PD dhe koalicionin e saj për Shqipërinë Madhështore.

  • Sondazhi i Angi Ricerche/ PS po bën fushatë më të mirë, e dyta ‘Shqipëria bëhet’, koalicioni i Berishës në vend të tretë

    Sondazhi i Angi Ricerche/ PS po bën fushatë më të mirë, e dyta ‘Shqipëria bëhet’, koalicioni i Berishës në vend të tretë

    Në emisionin “Real Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga ABC News, me kompaninë prestigjioze Angi Ricerche.
    Ndër pyetjet në këtë sondazh është edhe; Kush po bën fushatë më të mirë elektorale, shqiptarët janë përgjigjur
    PS- 34,2 %
    Nisma Shqipëria Bëhet 21,4 %
    Aleanca për Shqipërinë Madhështore 18, 1 %
    Mundësia 8. 2 %
    Partia Social Demokrate 7. 3%
    Lëvizja Bashkë 6, 7 %
    Koaliconi Euroatlantik 4, 1 %

  • SONDAZHI 3 SHKODRAWEB – Si do të votonin shkodranët në zgjedhjet e 11 maj 2025, preferencat për kandidatët

    SONDAZHI 3 SHKODRAWEB – Si do të votonin shkodranët në zgjedhjet e 11 maj 2025, preferencat për kandidatët

    ShkodraWeb ka zyrtarizuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të tretë për preferencat e votës në qarkun e Shkodrës, qoftë për partitë/koalicionet zgjedhore por edhe listat e hapura të partive kryesore politike.
    Ajo që vihet re, përgjithësisht në këtë sondazh të tretë, është rënia e interesit për tu bërë pjesë e votimit për subjektet politike por edhe për kandidatët e listave të hapura.
    Në këtë sondazh të tretë, siç mund ta shihni edhe në tabelat më poshtë, prodhojnë mandate në qarkun e Shkodrës vetëm 3 subjekte politike: PD, PS dhe PSD. Subjektet e tjera nuk futen fare në përllogaritje mandatesh.

    Në listën e hapur të Partisë Socialiste, më i votuari rezulton Marjan Ndërshtiqaj, i pasuar nga Shkelqiom Sterkaj dhe Edona Bilali, gjithmonë nëse me 11 maj, do të kalohet pragu prej 4 mandatesh i listës së mbyllur.

    Në listën e hapur të Partisë Demokratike, më i votuari rezulton Bardh Spahia, i pasuar nga Ted Kopliku dhe Gentjan Ndoj, edhe në këtë rast, nëse me 11 maj do të kalohet pragu i 4 mandateve të listës së mbyllur.

    ShkodraWeb do të realizojë edhe një sondazh të katërt, të fundit, teksa do të publikojë edhe një listë përmbledhëse të 4 sondazheve në ditët e fundit të fushatës elektorale. Sondazhi i tretë, do të jetë online për çdo verifikim të mundshëm në grupin ShkodraWeb.com në Facebook.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • SONDAZHI / Tirana dhe Shkodra refuzojnë ‘ofertën’ e Berishës, 61% e qytetarëve nuk besojnë tek opozita e tij

    SONDAZHI / Tirana dhe Shkodra refuzojnë ‘ofertën’ e Berishës, 61% e qytetarëve nuk besojnë tek opozita e tij

    Qytetarët shkodranë ‘ndëshkojnë’ Sali Berishën.
    Ndonëse Shkodra është një qark tradicionalisht i djathtë, rreth 61% e qytetarëve shprehen se nuk e konsiderojnë aspak të besueshme opozitën nën drejtimin e Sali Berishës.
    Nga të dhënat e publikuara nga sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, 2 javë nga fushata elektorale, tregojnë se vetëm 29% e qytetarëve shkodranë e konsiderojnë “shumë të besueshme” opozitën e udhëhequr nga Sali Berisha dhe 10% “mjaft të besueshme”.
    Shifrat për opozitën nën drejtimin e Sali Berishës nuk janë aspak në favor edhe në Tiranë!
    Sondazhi tregon sërish se për 61% të qytetarëve të qarkut të Tiranës, opozita e tij është aspak e besueshme.
    Në qarkun e Tiranës, vetëm 16% e qytetarëve e konsiderojnë opozitën shumë të besueshme dhe 18% mjaft të besueshme dhe 2% e konsiderojnë “pak të besueshme”.

  • Sondazhi i McLaughlin/ Rama, lideri më i pëlqyer në Shqipëri! Vlerësime të ulëta nga të anketuarit për Metën dhe Bashën

    Sondazhi i McLaughlin/ Rama, lideri më i pëlqyer në Shqipëri! Vlerësime të ulëta nga të anketuarit për Metën dhe Bashën

    Sondazhi i McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel tregon liderët politikë më të pëlqyer në vend, teksa jemi 20 ditë larg datës së zgjedhjeve.
    Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kryeson listën si lideri më i pëlqyer me 53.3%, ndjekur nga kryedemokrati Sali Berisha me 39.1%.
    Ndërkohë, figura të tjera politike rezultojnë me pëlqyeshmëri më të ulët: Ilir Meta dhe Lulzim Basha marrin vetëm 8.3% dhe 11.2%, ndërsa kanë një nivel shumë të lartë mosaprovimi prej 84%.
    Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj kanë një vlerësim relativisht të lartë, me përkatësisht 35.8% dhe 25.6% pëlqyeshmëri. Arlind Qori rezulton me 15.6% pëlqyeshmëri dhe 41.2% mosaprovim.

  • Sondazhi/ Kë preferojnë shqiptarët për Kryeministër? Rama më i pëlqyeri, pas tij Berisha! Lapaj në vend të tretë

    Sondazhi/ Kë preferojnë shqiptarët për Kryeministër? Rama më i pëlqyeri, pas tij Berisha! Lapaj në vend të tretë

    Edi Rama është kandidati më i preferuar për postin e kryeministrit me 50.5% të mbështetjes nga qytetarët, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel, publikuar sonte në “Top Story”.
    Në vendin e dytë renditet Sali Berisha, me 36.1% të të anketuarve që pëlqejnë kryedemokratin për drejtimin e qeverisë.
    Adriatik Lapaj vjen i treti me 8.5%, duke u pozicionuar si një alternativë e re në skenën politike.
    Agron Shehaj (1.3%), Arlind Qori (0.8%) dhe të tjerë (0.6%) kanë mbështetje të ulët. Ndërkohë, vetëm 2% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk votojnë ose kanë refuzuar të përgjigjen.
    Rezultatet tregojnë se gara për kryeministër vijon të dominohet nga figurat tradicionale.

  • SONDAZHI / 64% e shqiptarëve nuk kanë besim tek opozita e Sali Berishës

    SONDAZHI / 64% e shqiptarëve nuk kanë besim tek opozita e Sali Berishës

    Besueshmëria e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha vijon të mbetet në nivele të ulëta. Vetëm 31% e shqiptarëve kanë besim tek opozita e Sali Berishës. Një rënie me 1% krahasuar me rezultatin e sondazhit të një jave më parë, kur besimi ishte 32%. Këto janë të dhënat që vijnë nga sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, ndërsa partitë politike janë në ditën e 7 të fushatës elektorale të 11 majit.
    Por edhe pse në fushatë prej 1 jave, shifrat nuk janë në favor të Berishës dhe opozitës. Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 64% shprehen se opozita e drejtuar nga Berisha është “aspak e besueshme”, ndërsa 4% e konsiderojnë pak të besueshme,
    9% deklarojnë se e konsiderojnë “shumë të besueshme”, ndërsa 22% mjaft të besueshme. Ndërsa 1% nuk dinë të gjykojnë.