TCH ka publikuar sondazhin e dytë të realizuar nga kompania amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Pyetja: Sondazhi për Shkodrën/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për kë parti do votonit?
Partia Socialiste – 36.1%
Partia Demokratike/ASHM – 43.1%
Koalicioni Euroatlantik – 1.6%
PSD – 11.1%
Shqipëria Bëhet – 2.5%
Lëvizja Bashkë – 0.3%
Partia Mundësia – 0.7%
Të tjerët – 0.1%
Të pavendosur – 3.3%
Nuk do të votoj – 0.6%
Nuk e di/Refuzoj – 0.7%
Sipas sondazhit, ndryshe nga Durrësi, ku dy PS dhe PD do të ndajnë mes njëra-tjetrës mandatet, në Shkodër është edhe efekti Tom Doshi që renditet parti e tretë dhe pritet të marrë mandate.









