Tag: sondazhi

  • Sondazhi/Belinda Balluku, më e sukseshmja nga të gjithë drejtuesit e qarqeve me 11 maj

    Sondazhi/Belinda Balluku, më e sukseshmja nga të gjithë drejtuesit e qarqeve me 11 maj

    Fushata elektorale e PS ka mbaruar dhe gjakrat kudo janë qetësuar. Ndërkohë në PD flitet për “manipulime votash”, por asnjë nuk kërkon analizë politike brenda selisë Blu se pse humbën.
    Edi Rama zgjodhi strategjinë e futjes në betejë në listat e hapura të emrave me histori në PS, sikurse caktoi drejtues politikë në 12 qarqe me të mirët si organizatorë.

    Një sondazh njëjavor se “cilin (e) nga drejtuesit politikë të PS për 12 qarqet vlerësoni si me të suksesshëm për 11 majin?” nxori fituese të padiskutueshme Belinda Ballukun e cila solli nga 9 mandate që mori PS në vitin 2021 me Gramoz Ruçin, pra me 11 maj 2025 ajo fitoi 12 mandate duke lenë PD me 4 mandate deputeti.
    Belinda Balluku (shiko listën e renditjes te sondazhi) doli e para më e sukseshme me 22777 vota dhe në vend të dytë rënditet Elisa Spiropali me 13463 vota e ndjekur direkt nga Ogerta Manastirliu me 13450 vota.

  • Sondazhi: Besimi ndaj Bashkimit Europian arrin nivelin më të lartë që nga viti 2007

    Sondazhi: Besimi ndaj Bashkimit Europian arrin nivelin më të lartë që nga viti 2007

    Besimi i qytetarëve evropianë ndaj Bashkimit Evropian ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2007, sipas sondazhit më të fundit të Eurobarometrit të publikuar nga Komisioni Evropian. Të dhënat tregojnë se 52% e qytetarëve të BE-së shprehin besim në institucionet evropiane, një rritje e ndjeshme që pasqyron një klimë pozitive në raport me funksionimin dhe rolin e BE-së në kontekstin global.
    Sipas raportit, besimi më i madh ndaj BE-së vjen nga të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç, ku 59% e tyre kanë shprehur mbështetje të qartë për Unionin. Sondazhi është realizuar mes datave 26 mars dhe 22 prill në të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, përmes 26,368 intervistave ballë për ballë.
    Në raport theksohet gjithashtu një rekord historik në mbështetjen për euron. Aktualisht, 74% e qytetarëve të BE-së mbështesin një union ekonomik dhe monetar me një valutë të përbashkët, ndërsa në vendet e eurozonës kjo mbështetje arrin në 83%. Megjithatë, perceptimi për situatën ekonomike mbetet i ndarë, pasi 44% e qytetarëve e vlerësojnë ekonominë evropiane si të mirë, ndërsa 48% e shohin negativisht. Mbi 43% e të anketuarve besojnë se kushtet ekonomike do të mbeten të qëndrueshme gjatë vitit të ardhshëm.
    Një tjetër gjetje e rëndësishme nga sondazhi është mbështetja e madhe për thellimin e integrimit evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. 81% e të anketuarve janë në favor të një politike të përbashkët të mbrojtjes mes vendeve anëtare, një përqindje që përfaqëson nivelin më të lartë që nga viti 2004.
    Ky valë pozitive në besim ndaj BE-së vjen në një moment tensionesh të shtuar ndërkombëtare, veçanërisht në marrëdhëniet transatlantike. Vetëm pak ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump shtyu për në 9 korrik vendimin për vendosjen e tarifave të rënda mbi importet evropiane, duke i dhënë hapësirë negociatave ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit. Edhe pse emri i Trump nuk është përmendur drejtpërdrejt në pyetjet e sondazhit, ndikimi i zhvillimeve politike globale mbi perceptimet e evropianëve është i dukshëm.
    Në planin gjeopolitik, pushtimi i Ukrainës nga Rusia vazhdon të mbetet tema kryesore në vetëdijen kolektive evropiane. Sipas sondazhit, 77% e qytetarëve e konsiderojnë këtë pushtim si një kërcënim për sigurinë e BE-së, ndërsa 72% e mbështesin politikat e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë. Në këtë kuadër, BE-ja ka miratuar së fundmi krijimin e një fondi prej 150 miliardë eurosh për mbrojtjen, duke u përgatitur për skenarë të mundshëm të përkeqësimit të situatës në Evropën Lindore dhe përballë pasigurive në angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e kontinentit.
    Komisioni Evropian thekson se këto rezultate reflektojnë një mbështetje të gjerë për projektin evropian dhe një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare në kohë sfidash të shumta ndërkombëtare.

  • Syri.net: PD merr 72 mandate, PS merr 64

    Syri.net: PD merr 72 mandate, PS merr 64

    Sondazhi i realizuar nga Syri.net, tregon një avantazh të ndjeshëm të PD përkundrejt PS. Sondazhi nisi në mëngjes dhe u mbyll pikërisht kur u mbyllën kutitë e votimit.
    5383 persona morën pjesë në votime, ndërsa secili tregonte se për kë kishte votuar sot. Kjo mënyrë efikase votimi, ku secili tregon vetëm votën e tij dhe nuk identifikohet, tregon se PD merr 72 mandate me 53.15 përqind.

    Ndërkohë PS merr 64 mandate me 45.12 përqind të votave. Nga partitë e tjera, Mundësia merr një mandat, Shqipëria Bëhet merr dy mandate, kurse PSD e Tom Doshit merr një mandat.

  • Sondazhi i tretë nga “McLaughlin and Asociates”/ Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë?

    Sondazhi i tretë nga “McLaughlin and Asociates”/ Si e shohin shqiptarët drejtimin e Shqipërisë?

    52.2% e të anketuarve në sondazhin e “McLaughlin & Associates”, mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur. Në këtë sondazh të realizuar në periudhën 26 prill – 3 maj, ka një rritje të lehtë me sondazhin e kaluar, që përfshinte dy javët e fundit të prillit, ku 51.5% e të anketuarve shpreheshin se Shqipëria është në drejtimin e duhur.
    Megjithatë, ka një ulje të shifrave sa i takon zgjedhësve që mendojnë se Shqipëria është në ‘drejtim fort të duhur’. 10.7% mendojnë e cilësojnë drejtimin fort të duhur, ndryshe nga sondazhi i pari, ku kështu shpreheshin 12.6% e votuesve. Nga ana tjetër, 23.9% e shohin drejtimin si “fort të gabuar”, dhe 22.3% si “disi të gabuar”.

  • SONDAZHI I SHKODRAWEB – Si ndahen mandatet në Qarkun e Shkodrës me 11 maj, cilët kandidatë preferohen

    SONDAZHI I SHKODRAWEB – Si ndahen mandatet në Qarkun e Shkodrës me 11 maj, cilët kandidatë preferohen

    ShkodraWeb ka shpallur sot rezultatin e 4- ët dhe të fundit për preferencën e votimit për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 11 maj 2025. Metodologjia e përzgjedhur ky synuar që vota të jetë sa më reale, duke identifikuar votuesit, të cilët paraprakisht, është dashur të regjistrohen në grupin e mbyllur në Facebook ShkodraWeb.com.
    Duhet thënë se edhe sondazhi i katërt ka ruajtur trendin e sondazheve të mëparshme, teksa ka patur një rënie të interesit për të votuar, nisur edhe nga numri më i ulët i pjesëmarrësve në sondazh. Për partitë politike, preferencat e votuesve janë si më poshtë, ku përfshihet numri i votave, përqindja dhe mandatet që mund të prodhohen sipas formulës.

    Në votën preferenciale brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, kandidati Marjan Ndërshtiqaj është më i preferuari, i pasuar nga Edona Bilali dhe tre emra me të njëjtin numër votash: Holta Duda, Shkelqim Sterkaj dhe Besmir Lesha. Ndërsa, 10% e votuesve nuk votojnë për asnjërin për kandidatët.

    Në votën preferenciale brenda Partisë Demokratike, më i votuari është Bardh Spahia, i pasuar nga Ted Kopliku dhe Gentjan Ndoj. Në këtë votim, 4% e votuesve nuk preferojnë asnjërin nga kandidatët.

    Në mbyllje të këtyre sondazheve, ShkodraWeb falenderon të gjithë ata që u bënë pjesë duke dhënë votat e tyre. Aq më shumë, kur preferenca “lexohej” brenda grupit ShkodraWeb.Com ku u realizuan edhe sondazhet. Të gjithë të interesuarit, mund të gjejnë sondazhet edhe për disa ditë në Facebook në grupin ShkodraWeb.Com në seksionin “të spikatura”

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kë duan shqiptarët kryeministër? Sondazhi i tretë i “McLaughlin and Associates” për TCH: 50.3% për Ramën

    Kë duan shqiptarët kryeministër? Sondazhi i tretë i “McLaughlin and Associates” për TCH: 50.3% për Ramën

    Sipas një sondazhi të realizuar nga “McLaughlin and Associates” për TCH, qytetarët shqiptarë duan sërish që kryeministër të jetë Edi Rama. Kreu i PS, kryeson me 50.3% të mbështetjes.
    Sali Berisha ndiqet me 33.2%. Nga ana tjerër, Agron Shehaj vlerësohet nga 6.8% e qytetarëve, kurse Adriatik Lapaj mbështetet nga 5.1%.

    Krahasuar me sondazhin e dytë të transmetuar në Top Story shifrat për Ramën janë rritur me 1.1% , kurse për Berishën janë ulur me 04%.
    Për sondazhin e tretë janë intervistuar 1200 qytetarë nga periudha 26 prill në 3 maj.

  • Sondazhi i McLaughlin & Associates, Partia Socialiste forcë e parë në Tiranë

    Sondazhi i McLaughlin & Associates, Partia Socialiste forcë e parë në Tiranë

    Sondazhi i tretë i realizuar nga McLaughlin & Associates për qytetin e Tiranës tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë me 47.8% të votave.
    Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 30.8%.

    Partia Mundësia merr 5.7%, e ndjekur nga Shqipëria Bëhet me 4.6%, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, ndërsa partitë e tjera mbeten nën 3%.
    3.2% e të anketuarve deklarohen të pavendosur dhe vetëm 1% thonë se nuk do të votojnë.

  • Sondazhi i McLaughlin & Associates/ Partia Socialiste, forcë e parë në Tiranë! Merr 20 mandate, 13 për Partinë Demokratike

    Sondazhi i McLaughlin & Associates/ Partia Socialiste, forcë e parë në Tiranë! Merr 20 mandate, 13 për Partinë Demokratike

    Sondazhi i tretë i realizuar nga McLaughlin & Associates për qytetin e Tiranës tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë me 47.8% të votave.
    E përkthyer në mandate, janë 20 për të majtën.
    Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 30.8%, e përkthyer në 13 mandate.
    Ndërkohë, Partia Mundësia merr 5.7%, e ndjekur nga Shqipëria Bëhet me 4.6%, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, ndërsa partitë e tjera mbeten nën 3%. 3.2% e të anketuarve deklarohen të pavendosur dhe vetëm 1% thonë se nuk do të votojnë.

  • Kush fiton, kush zhduket dhe kush lind më 11 maj, ja si do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot…

    Kush fiton, kush zhduket dhe kush lind më 11 maj, ja si do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot…

    Rigels Seliman
    Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, tre sondazhe kryesore tregojnë një garë të nxehtë mes Partisë Socialiste dhe opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike. Kështu sipas sondazhit të “News 24”, PS ruan epërsinë me 45.5%, ndjekur nga PD me 36%, ndërsa të tjerët mbeten larg. Sondazhi i “Top Channel” rrit përqindjen e PS-së në 48.9%, ndërsa PD qëndron në 34.4%, duke treguar një rënie të “Nismës Shqipëria Bëhet”.
    Nga ana tjetër, sondazhi i “ABC News” vendos PS në krye me 51.7%, ndërsa PD zbret në 36.8%. Ndërkohë “Partia Mundësia” e Agron Shehajt po konsolidohet si një prani e re, me rritje të lehtë në të gjithë sondazhet. Kurse koalicioni Euroatlantik dhe PSD janë në rënie të lehtë, ndërsa “Lëvizja Bashkë” shfaq rritje të qëndrueshme. Pra zgjedhjet e 11 majit pritet të sjellin jo vetëm përballje klasike PS–PD, por edhe lindjen apo shuarjen e forcave të reja politike.
    Sondazhi i News 24”
    Konkretisht në një kohë kur vendi ndodhet më pak se 2 javë larg nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, “News 24” në bashkëpunim me Notosondaggi kanë “fotografuar” prirjen elektorale të qytetarëve, në sondazhin e dytë kombëtar të publikuar këtë të hënë. Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit? 45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%). PS ka pësuar rënie me 0.5 krahasuar me sondazhin e 14 prillit.
    36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). Opozita është rritur me 1% në krahasim me 2 javë më parë. 6.5 do të votonin partinë Mundësia, 5.5% koalicionin Nisma-Shqipëria Bëhet, 2% PSD-në dhe po 2% Lëvizjen Bashkë. Partia Mundësia ruan të njëjtat kuota krahasuar me sondazhin e 14 prillit, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet rritet me 0.5%. PSD zbret me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë rritet me 0.5% krahasuar me 14 prillin. Me 1% zbret koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa në rënie me 0.5% është edhe Djathtas për Zhvillim. Rriten me 0.5% ata që do të votonin një forcë tjetër politike.
    Sondazhi i “Top Channel”
    Ndërkohë është janë publikuar këtë të martë të dhënat e sondazhit të dytë të realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit, ndërsa të dhënat u publikuan në emisionin Top Story. Referuar të dhënave të sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të votohej nga 48.9% e zgjedhësve, ndërsa PD do të votohej nga 34.4%.
    Krahasuar me sondazhin e parë ka një rritje të Partisë Mundësia të Agron Shehaj dhe një rënie të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ që drejtohet nga Adriatik Lapaj dhe Andri Shabani. Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit? PS – 48.9%; PD – 34.4%; Koalicioni Euroatlantik – 0.9%; PSD – 2.9%; Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%; Lëvizja Bashkë – 1.1%; Mundësia – 5%; Partitë e tjera – 0.4%; Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%.
    Sondazhi i “ABC News”
    Nga ana tjetër, këtë të hënë “ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “Angi Ricerche”, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8 mijë e 400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.
    Lidhur me votën në shkallën kombëtare, nga të anketuarit, 51.7 për qind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë Partinë Socialiste. Ndërsa, 36.8 për qind janë përgjigjur se do të votojnë Partia Demokratike dhe koalicionin e saj për Shqipërinë Madhështore. Krahasuar me sondazhin e parë të zhvilluar në ABC News, PS ka një rritje me 0.2 për qind, ndërsa PD ka rënie me 0.5 për qind.

  • Sondazhi i kompanisë amerikane te TCH: Zgjedhjet i fiton PS me 13 % diferencë kundrejt PD

    Sondazhi i kompanisë amerikane te TCH: Zgjedhjet i fiton PS me 13 % diferencë kundrejt PD

    Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
    Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.

    Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?
    PS – 48.9%
    PD – 34.4%
    Koalicioni Euroatlantik – 0.9%
    PSD – 2.9%
    Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%
    Lëvizja Bashkë – 1.1%
    Mundësia – 5%
    Partitë e tjera – 0.4%
    Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%