Tag: sondazhi

  • “Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”, tregon realitetin e PD”/ Analisti: Salianji, po i del “kundër” Berishës! Aleatët duan një parti dinjitoze

    “Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”, tregon realitetin e PD”/ Analisti: Salianji, po i del “kundër” Berishës! Aleatët duan një parti dinjitoze

    Analisti Artur Nura në “News Line” në ABC News, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”.
    Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar.
    “Sondazhi fotografon realitetin që ne e themi. Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy. Sondazhi po thotë atë që ne po e themi prej kohësh dhe e reja është se brenda PD nisën zërat e parë për të thënë të vërtetën. Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por do të dimensionohet edhe më pak”, u shpreh ai.
    Gjithashtu gjatë intervistës, Nura nënvizoi se Partia Demokratike nuk përmbushi aspiratat e dhjetorit. Analisti nënvizoi se demokratët nuk e duam Berishën dhe kjo sipas tij u tregua qartë nga pjesëmarrja e dobët në Foltore.
    “Zoti Salianji mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar, aleatët janë të interesuar për të patur një PD dinjitoze. Dhe kanë filluar të komunikojnë me personazhe që nuk janë non-grata dhe mesa duket janë në kërkim të një alternative të re në PD”, tha Nura, duke shtuar: “PS është e vetmja alternativë më e mira. 13 vite në pushtet sigurisht të konsumon. Por kur nuk ka alternativë, sepse edhe partitë e reja që frymëzon, por mënyra se si përfundoi duke u grindur me njëri-tjetrin kjo alternativë vdiq”.
     

  • “Salianji, po i del “kundër” Berishës”/ Reagon ashpër analisti: Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por…

    “Salianji, po i del “kundër” Berishës”/ Reagon ashpër analisti: Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por…

    Analisti Artur Nura i ftuar në një studio televizive, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”.
    Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar.
    “Sondazhi fotografon realitetin që ne e themi. Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy. Sondazhi po thotë atë që ne po e themi prej kohësh dhe e reja është se brenda PD nisën zërat e parë për të thënë të vërtetën. Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por do të dimensionohet edhe më pak”, u shpreh ai.
    Gjithashtu gjatë intervistës, Nura nënvizoi se Partia Demokratike nuk përmbushi aspiratat e dhjetorit. Analisti nënvizoi se demokratët nuk e duam Berishën dhe kjo sipas tij u tregua qartë nga pjesëmarrja e dobët në Foltore.
    “Zoti Salianji mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar, aleatët janë të interesuar për të patur një PD dinjitoze. Dhe kanë filluar të komunikojnë me personazhe që nuk janë non-grata dhe mesa duket janë në kërkim të një alternative të re në PD”, tha Nura, duke shtuar: “PS është e vetmja alternativë më e mira. 13 vite në pushtet sigurisht të konsumon. Por kur nuk ka alternativë, sepse edhe partitë e reja që frymëzon, por mënyra se si përfundoi duke u grindur me njëri-tjetrin kjo alternativë vdiq”.

  • Dita e Rinisë, sondazhi: 34,4% e qytetarëve 18-34 vjeç preferojnë PS-në, Berishën vetëm 22,6%!

    Dita e Rinisë, sondazhi: 34,4% e qytetarëve 18-34 vjeç preferojnë PS-në, Berishën vetëm 22,6%!

    Punësimi, arsimimi, dhe apolitizimi i rinisë së sotme
    Nga Eduard Zaloshnja
    Meqë sot është Dita e Rinisë, po ndaj me lexuesit disa rezultate të një sondazhi që zhvillova me 1000 banorë të moshave nga 18 deri 34 vjeç.
    Plot 56% e tyre nuk kishin përfunduar arsim universitar/pasuniversitar; 13.1% e tyre nuk ishin as në punë e as në shkollë; dhe 43% e tyre nuk simpatizonin asnjë nga dy partitë e mëdha.
    Rezultatet e detajuara mund t’i lexoni në tabelat e mëposhtme.

  • Publikohet sondazhi: Gjysma e europianëve e shohin Donald Trump si “armik të Europës”

    Publikohet sondazhi: Gjysma e europianëve e shohin Donald Trump si “armik të Europës”

    Një sondazh i kryer në nëntë vende të BE-së zbulon se pothuaj gjysma e qytetarëve europianë e konsiderojnë Donald Trump një rrezik të drejtpërdrejtë për kontinentin.

    Perceptimi negativ për ipresidentin amerikan është më i larti në Belgjikë (62%) dhe Francë (57%), ndërsa më i ulëti në Kroaci (37%) dhe sidomos në Poloni (19%).
    Sipas sondazhit të realizuar për platformën franceze “Le Grand Continent”, europianët ndihen gjithnjë e më të pasigurt për të ardhmen e tyre. Një shumicë relative, 51%, besojnë se rreziku i një lufte të hapur me Rusinë në vitet e ardhshme është i lartë, dhe 18% e konsiderojnë atë “shumë të lartë”.
    Megjithë frikën në rritje, qytetarët e Europës theksojnë se marrëdhënia me SHBA-në mbetet thelbësore. Opsioni më i mbështetur për mënyrën se si BE-ja duhet t’i qaset administratës amerikane është “kompromisi” (48%).
    Sondazhi konfirmon gjithashtu se qëndrimi pro-BE është i fortë: gati tre të katërtat e të anketuarve duan që vendi i tyre të mbetet në union, ndërsa shumica beson se largimi i Britanisë nga BE ka rezultuar i dëmshëm për vetë Mbretërinë e Bashkuar.
    Studiuesi Jean-Yves Dormagen, drejtues i agjencisë së sondazheve Cluster17, thotë se rezultatet tregojnë një Europë të shqetësuar dhe të vetëdijshme për dobësitë e saj. Sipas tij, perceptimi i Trump-it si kërcënim është forcuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, ndërsa frika nga një konflikt i mundshëm në kontinent “do të ishte e paimagjinueshme vetëm disa vite më parë”.

    Top Channel

  • SONDAZHI: 45.4% e shqiptarëve preferojnë PS. PD-në e duan vetëm 27.0%

    SONDAZHI: 45.4% e shqiptarëve preferojnë PS. PD-në e duan vetëm 27.0%

    Ashtu si në sondazhin e kaluar, goditjet e drejtësisë majtas e djathtas, po ulin besueshmërinë e qytetarëve te partitë e vjetra politike.
    Nga 11 maji, PS ka rënë me 7%, duke rënë poshtë 50%, në 45%. Kurse PD, po ashtu ka rënie me 7%.
    Por nëse për PS nuk ka ndryshuar asgjë, ajo vijon të jetë partia më e mbështetur. PD ka rënë për herë të parë edhe nga vendi i dytë.
    Nga sondazhi del se 27.6% nuk preferon asnjë nga dy partitë e mëdha, kurse PD e preferojnë 27%. “ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.
    Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1209 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është +/- 2.7%.

  • SONDAZHI: 53.5% e qytetarëve pro lirimit të Veliajt pas vendimit të Kushtetueses

    SONDAZHI: 53.5% e qytetarëve pro lirimit të Veliajt pas vendimit të Kushtetueses

    Një sondazh kombëtar i zhvilluar me SMS në të gjithë Shqipërinë, nga analisti i njohur Eduard Zaloshnja, ka zbuluar që opinioni publik është i ndarë, por me një prirje të qartë, lidhur me çështjen nëse kryebashkiaku Veliaj duhet të lirohet nga burgu për të vazhduar ushtrimin e detyrës.
    Sondazhi u krye menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaroi se kryebashkiaku nuk mund të shkarkohet nga detyra, raporto javanews.al
    Pavarësisht këtij vendimi, pyetja që u ngrit për qytetarët ishte nëse ai duhet të lirohet për të vijuar punën apo jo.
    Sipas grafikut të parë: 53.5% e të ankëtuarve deklaruan “Anoj Po”, duke mbështetur lirimin e Veliajt.
    Në grafikun e dytë, qytetarët pyeteshin jo për qëndrimin e tyre, por për perceptimin e mundësisë reale të lirimit: 50.3% besojnë se “Anoj Po”, pra mendojnë se ka gjasa që ai të lirohet.

  • “Këmbanat e alarmit po bien për kryeministrin”/ Sondazhi i bujshëm amerikan: Edi Rama po e humb kontrollin e PS-së

    “Këmbanat e alarmit po bien për kryeministrin”/ Sondazhi i bujshëm amerikan: Edi Rama po e humb kontrollin e PS-së

    Në një sondazh të kryer nga një institut politik amerikan në mesin e militantëve dhe votuesve të PS-së, rezulton se Edi Rama po humbet mbështetjen brenda partisë që e mban në pushtet. Socialistët e shohin Ramën të shkëputur nga baza, të distancuar nga strukturat dhe të paaftë për të marrë përgjegjësi. Erion Veliaj renditen më të besuarit në terren, ndërsa militantët kërkojnë që PS të mbrojë figurat e veta nga sulmet e SPAK-ut.
    Prej disa ditësh, në radhët e Partisë Socialiste po qarkullon një sondazh i brendshëm i realizuar nga një nga institutet më të njohura politike amerikane, i cili ka shkaktuar shqetësim serioz në selinë rozë.
    Në pamje të parë, nuk bëhet fjalë për një sondazh elektoral klasik me pyetje “po” ose “jo”, por për një studim psikologjik të temperaturës politike brenda mazhorancës; një test për perceptimin që kanë vetë socialistët ndaj lidershipit të tyre.
    Rezultatet janë të qarta dhe alarmuese për kryeministrin:
    Edi Rama ka humbur besimin e bazës së Partisë Socialiste, sidomos të militantëve aktivë. Sipas raportit, socialistët e shohin Ramën “të ftohtë, të distancuar dhe të mbyllur në një rreth të vogël njerëzish pa lidhje me strukturat reale të partisë”.
    Një pjesë e madhe e të pyeturve kanë pranuar se “nuk e kanë parë më Ramën në asnjë takim organizativ të partisë”, ndërsa mbledhjet e fundit janë përshkruar si “shfaqje me regji qendrore”, të kontrolluara deri në detaj nga kryeministria.
    Në anën tjetër, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku renditen si figurat më të pëlqyera dhe më të afërta me elektoratin socialist. Në shumicën e qarqeve, veçanërisht në Tiranë dhe jug, ata perceptohen si “politikë më njerëzorë dhe më të aksesueshëm se Rama”. Madje, një pjesë e konsiderueshme e militantëve i konsiderojnë hetimet ndaj tyre si “sulm politik”, duke kërkuar që PS t’i mbrojë publikisht në vend që t’i izolojë.
    Përgjigjet tregojnë se baza socialiste nuk e sheh më Ramën si mburojë politike të partisë, por si figurë që ruan vetëm imazhin personal. Një element interesant i sondazhit është krahasimi me liderët e opozitës. Socialistët e anketuar e vlerësojnë Sali Berishën për faktin se “mbron njerëzit e vet”, ndërsa Rama perceptohet si njeri që “sakrifikon bashkëpunëtorët për të shpëtuar veten”.
    Ky kontrast është përmendur nga shumica si arsyeja pse militantët kanë filluar të humbasin motivimin për të mbrojtur publikisht qeverinë, ndonëse opozita mbetet e dobët dhe e përçarë. Sondazhi nuk përfshin vetëm PS-në, por edhe kampin opozitar.
    Në PD, gjithashtu, ka humbje besimi ndaj lidershipit të Berishës, por tek socialistët, zhgënjimi për Ramën është më i thellë sepse lidhet me perceptimin e një qeverie që nuk dëgjon, nuk shpërblen dhe nuk mban përgjegjësi. Raporti përfundimtar, që po qarkullon në qarqet diplomatike në Tiranë, e përmbledh situatën me një fjali të vetme:
    “Lidershipi politik shqiptar është i shkëputur nga njerëzit, dhe besimi tek figurat aktuale është në rënie të pakthyeshme.”
    Në analizën që i bashkëngjitet pjesës për PS-në, theksohet se për herë të parë që nga viti 2013, Edi Rama nuk ka më kontroll moral mbi bazën e partisë. Në qytetet kryesore, militantët e konsiderojnë kryeministrin “larg strukturave dhe i painteresuar për njerëzit që i dhanë fitoren”. Në periferi, kjo ndjesi është edhe më e fortë: PS shihet si një administratë e ftohtë, jo si një familje politike.
    Sipas burimeve nga brenda mazhorancës, Edi Rama është në dijeni të plotë të këtij sondazhi. Pikërisht për këtë arsye, në zgjedhjet e fundit ai doli i pari në listë në qarkun e Tiranës, për të rikthyer kontaktin e humbur me bazën, por rezultati ishte zhgënjyes: PS mori më pak vota se në zgjedhjet e kaluara, dhe fitorja u sigurua vetëm falë rënies së opozitës.
    Në analizën e institutit, evidentohet edhe një faktor kulturor: socialistët janë ndjerë të fyer nga mosmirënjohja e Ramës për strukturat që i dhanë fitoren. Ky “deficit emocional”, siç quhet në raport, është shndërruar në “plasaritjen më serioze në marrëdhënien mes liderit dhe partisë së tij që nga viti 2013”.
    Sipas ndërkombëtarëve, Rama është sërish duke përdorur taktikën e tij klasike të “kurbanëve”, duke sakrifikuar njerëzit më të ekspozuar për të ruajtur pushtetin.
    Por, siç vëren raporti, “kësaj here, efekti mund të jetë i kundërt”: baza nuk është më e gatshme të besojë në spastrimet si shenjë morali, por i lexon ato si shenjë frike dhe humbje kontrolli.
    Në përfundim, sondazhi është më shumë se një matje statistikore; është diagnoza e krizës së brendshme të PS-së. Partia që prej një dekade sundon e bashkuar, sot po përballet me të njëjtën ndjenjë që rrëzoi dikur kundërshtarët e saj: lodhje, distancë dhe mungesë shprese.

  • Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te secili kandidat për kryebashkiak

    Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te secili kandidat për kryebashkiak

    Në emisionin televiziv janë bërë publike rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.
    Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe perceptimin që kanë qytetarët për disa figura publike që mund të shihen si kandidatë potencialë për kryetar bashkie, pas përfundimit të mandatit të Erion Veliajt.

     

     

    30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,
    51% “nuk kanë besim”,
    ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.

    Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

    28% “kanë besim”,
    50% “nuk kanë besim”,
    dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.

    Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

    11% që kanë besim,
    63% që nuk kanë besim,
    dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

    Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

    vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,
    45% nuk kanë besim,
    ndërsa 50% nuk e njohin.

     

  • Sondazhe të manipuluara/ Trump arrin fitore ligjore ndaj anketuesve mashtrues: Ndërhyrje e pastër zgjedhore

    Sondazhe të manipuluara/ Trump arrin fitore ligjore ndaj anketuesve mashtrues: Ndërhyrje e pastër zgjedhore

    Sondazhet zgjedhore përdoren nga e majta jo për ta testuar opinionin publik, por për ta ndikuar atë. Kjo ndodh në Shqipëri, por ndodh edhe në vende si SHBA. Por atje presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur një fitore ligjore ndaj një kompanie sondazhesh, e cila kishte manipuluar opinionin publik me anketat e saj parazgjedhore

    FOX NEWS

    Presidenti Donald Trump fitoi një betejë ligjore të premten me padinë e tij kundër anketueses së shtetit të Ajovas, J. Ann Selzer, dhe gazetës ‘The Des Moines Register’. Rasti tani do të kalojë në Gjykatën Shtetërore të Ajovas, pasi një gjykatë apeli u rreshtua në anën e presidentit dhe vendosi se gjykata më e ulët kishte tejkaluar kompetencat e saj.

    Ekipi ligjor i Trump i ka akuzuar të paditurit për “ndërhyrje të hapur në zgjedhje” pasi me sondazhin e tyre përfundimtar presidencial të vitit 2024 në Ajova — tregonin se Trump ishte pas demokrates Kamala Harris.

    Ky ekip kishte kërkuar fillimisht në maj që çështja të zhvendosej në Gjykatën Shtetërore të Ajovas, pasi të paditurit e kishin “transferuar” atë në gjykatën federale.

    Një gjyqtar federal e kishte refuzuar kërkesën në atë kohë, por vendimi i gjyqtarit të emëruar nga Obama, u rrëzua nga Gjykata e Apelit e SHBA-së për Qarkun e 8-të.

    Në një opinion të ashpër, Qarku i 8-të miratoi kërkesën e Trump shoqëruar me një urdhër gjyqësor të rrallë që përdoret për të korrigjuar gabime të qarta ligjore — dhe i dha udhëzime gjyqtarit të distriktit ta trajtojë çështjen “pa asnjë paragjykim”, gjë që i lejon ekipit të Trump që ta paraqesë sërish padinë.

    “Vendimi i drejtë dhe i përshtatshëm nga Qarku i 8-të siguron që çështja e fuqishme e presidentit Trump, e përqendruar te sondazhet e rreme që ndërhynë në zgjedhje dhe që u zhvilluan e u publikuan nga J. Ann Selzer, ‘The Des Moines Register’ dhe pronari i saj, do të shqyrtohet në Gjykatën Shtetërore të Ajovas, aty ku i takon,”  tha një zëdhënës i ekipit ligjor të Trump për Fox News.

    Padia ishte paraqitur fillimisht në dhjetor në Qarkun Polk të Ajovas dhe kërkonte “përgjegjësi për ndërhyrjen e hapur në zgjedhje në favor të ish-kandidates demokrate Kamala Harris, përmes përdorimit të një sondazhi të manipuluar”.

    “Sondazhi i Harris nuk ishte një ‘gabim’, por një përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024,” thuhej në padi në atë kohë, duke shtuar se “të paditurit dhe bashkëpunëtorët e tyre në Partinë Demokrate shpresonin që sondazhi të krijonte një narrativë të rreme javën e fundit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.”

    Selzer publikoi sondazhin e saj përfundimtar, të sponsorizuar nga ‘The Des Moines Register’, ku Kamala Harris rezultonte të kryesonte ndaj Trump me tre pikë në Ajova, vetëm tre ditë para zgjedhjeve.

    Ky sondazh befasues tregonte një ndryshim prej shtatë pikësh në favor të Harris krahasuar me shtatorin, kur Trump kishte një epërsi prej katër pikësh ndaj zëvendëspresidentes në të njëjtin sondazh.

    Sondazhi i Selzer u përhap gjerësisht në media në ditët para zgjedhjeve, pasi parashikimet e saj të mëparshme kishin rezultuar historikisht të sakta. Shumë komentues sugjeruan se ai nënkuptonte një ndryshim të madh në mbështetjen e rajonit të Mesëm Perëndimor për Harris, edhe në një shtet tradicionalisht republikan. Por, sondazhi doli të ishte krejtësisht i gabuar.

    Trump e mposhti Harris në Ajova me më shumë se 13 pikë përqindje — fitorja e tij e tretë radhazi në atë shtet dhe hera e parë që një kandidat fitonte me diferencë dyshifrore aty që nga viti 1980.

    Pak pas zgjedhjeve, Selzer njoftoi se po i jepte fund sondazheve zgjedhore dhe do të merrej me “nisma të tjera”.

  • Sondazhi i Reuters për Trump, vlerësimi i presidentit amerikan rritet me 2% edhe pas mbylljes së qeverisë

    Sondazhi i Reuters për Trump, vlerësimi i presidentit amerikan rritet me 2% edhe pas mbylljes së qeverisë

    Vlerësimi për Donald Trump është rritur me 2%, pavarësisht mbylljes së qeverisë dhe trazirave të pashmangshme në ekonominë amerikane.

    Sondazhi i Reuters/Ipsos, i kryer nga 15 deri më 20 tetor, tregon vlerësimin për presidentin në 42%, 2 më shumë se fillimi i muajit. Që nga prilli, vlerësimi i tij është luhatur midis 40% dhe 44%, teksa trendet e fundit që tregojnë mbështetje të qëndrueshme nga zgjedhësit e tij.
    Në të kundërt, shumica e amerikanëve fajësojnë republikanët për mbylljen e qeverisë federale, 50% fajësojnë udhëheqjen e partisë në Kongres. Gjithashtu, 43% e të anketuarve i konsiderojnë demokratët përgjegjës për mbylljen.
    Mbyllja, e cila është e treta më e gjatë në historinë e SHBA-së, vazhdon për ditën e 21-të, teksa mijëra punonjës federalë janë pezulluar. 20% e të anketuarve janë prekur financiarisht nga situata, ndërsa 40% thanë se njohin dikë që ka përjetuar pasojat.
    90% e republikanëve vazhdojnë ta mbështesin Trumpin
    Edhe pse kanë kaluar 21 ditë, konflikti politik vazhdon. Republikanët po propozojnë një zgjatje të buxhetit pa rritje të shpenzimeve. Nga ana tjetër, demokratët po bëjnë thirrje për zgjatjen e programeve të sigurimeve shoqërore për familjet më vulnerabël. Që projektligji të miratohet, të paktën shtatë senatorë demokratë duhet ta mbështesin propozimin republikan.
    Në të njëjtin sondazh, 72% e amerikanëve pajtohen që subvencionet e sigurimeve shëndetësore duhet të zgjaten, gjë që rrit presionin për të arritur një marrëveshje. Pavarësisht tensionit politik, 90% e republikanëve vazhdojnë ta mbështesin Trumpin, ndërsa 5% e demokratëve duket se e vlerësojnë presidencën e tij.

    Top Channel