Tag: sondazheve

  • Zgjedhjet në Holandë, liberalët e qendrës kryesojnë sipas sondazheve/ Çfarë pritet të ndodhë

    Zgjedhjet në Holandë, liberalët e qendrës kryesojnë sipas sondazheve/ Çfarë pritet të ndodhë

    Liberalët e qendrës duket se po udhëheqin në zgjedhjet kombëtare të Holandës, sipas sondazheve të daljes nga kutitë të publikuara pas mbylljes së votimit.

    Megjithatë, konkurrenca mbetet e fortë, me katër parti rivale që rezultojnë shumë pranë tyre në preferencat e votuesve.
    Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë, duke lënë të hapur mundësinë e koalicioneve paszgjedhore për të formuar qeverinë e ardhshme.
    Analistët politikë parashikojnë një periudhë negociatash intensive, pasi askush nuk duket të ketë një shumicë të qartë parlamentare.
    Zgjedhjet u ndoqën me interes të madh nga qytetarët holandezë dhe ndërkombëtarët, duke reflektuar rëndësinë e tyre për stabilitetin politik dhe drejtimin e politikave qeverisëse në vend.

    Top Channel

  • 11 Maji: Midis matematikës së sondazheve dhe skeptikëve/ A treguan shqiptarët të vërtetën?

    11 Maji: Midis matematikës së sondazheve dhe skeptikëve/ A treguan shqiptarët të vërtetën?

    Foto ilustruese

    TIRANË- Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 janë më afër se kurrë. Me të gdhirë dita e nesërme, që prej orës 7 të mëngjesit, qytetarët shqiptarë me të drejtë votimi do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme! Si në çdo zgjedhje, edhe kësaj here, gara më e fortë është dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por në skenë kanë hyrë edhe parti të reja politike që premtojnë dhe njëkohësisht kërkojnë shumë. Por sesa do t’i besojnë shqiptarët, do ta mësojmë (sipas kreut të KQZ-së) pasditen e 12 majit. Me orët që kalojnë, ankthi për rezultatin shtohet. Si zakonisht, kuriozitetin e “shuajnë” sondazhet e fundit të publikuara nga mediat më të rëndësishme në vend si “Top Channel”, “News24”, “Euronews Albania” dhe “Report TV”. Të gjithë sondazhet kanë një emërues të përbashkët, fitoren e Partisë Socialiste. Sipas pyetësorve që këto kompani kanë bërë në terren tregon se Partia Socialiste vijon të mbajë avantazhin në nivel kombëtar, duke u shkëputur ndjeshëm nga opozita. 
    Tashmë që shumë pak orë na ndajnë nga mbushja e kutive të votimit, ZËRI ju sjell një vëzhgim të të gjithë sondazheve që kanë qarkulluar ditët e fundit në vendin tonë. Sesa të vërteta janë, do ta mësojmë pas më shumë se 24 orësh.
    Notosondaggi
    Lidhur me prirjen e votuesve, News24 dhe Notosondaggi kanë intervistuar 2005 persona në periudhën 11-13 prill nga i gjithë vendi dhe të grupmoshave të ndryshme. 46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në. Shumë më poshtë renditet Partia Demokratike! 
    PS- 46%PD- 35% Mundësia- 6.5%“Nisma-Shqipëria Bëhet”- 5% PSD- 2.5%Koalicioni Euroatlantik- 2%Lëvizja Bashkë- 1.5%Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”- 1% Të tjera: 0.5% 
    Piepoli
    Sondazhi ekskluziv i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, i publikuar vetëm 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, e projekton Partinë Socialiste fituese. Për këtë sondazh, marzhi i gabimit përllogaritet +/- 2.8%.

    PS- 48.4%PD- 35.4%Mundësia- 4.8%”Nisma Shqipëria Bëhet”-7.6% PSD- 2%Lëvizja Bashkë- 1.4%Koalicioni EuroAtlantik- 0.1%Djathtas për Zhvillim- 0.1%Të tjerë- 0.2%
    BAROMETRI
    “Barometri” i Euronews Albania publikoi më 5 maj matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Për këtë sondazh janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin. Edhe për këtë sondazh, fitues janë socialistët.

    PS-43.3 %PD-25.5%Mundësia- 7.3%”Nisma Shqipëria Bëhet”-10.2%PSD- 1.8 %Lëvizja Bashkë- 2%Të tjerë- 0.7%
    Edhe për sondazhistët e Top Channel, zgjedhjet parlamentare fitohen nga Partia Socialiste e Edi Ramës me 49.4% të votave në rang kombëtar, kundrejt koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të Sali Berishës, që sipas “McLaughlin and Associates”, merr 34.9% të votave. “Rezultati” është përgatitur nga të dhënat e periudhës 26 prill-3 maj, ku janë pyetur 1200 qytetarë.
    PS- 49.4%PD- 34.9%Mundësia- 5.3 %”Nisma Shqipëria Bëhet”-3.3 % PSD- 3.1 %Lëvizja Bashkë- 1.1%Të tjerë- 0.9 %
    Por e gjithë kjo panoramë është e bazuar në sondazhet që kryedemokrati Sali Berisha thotë që nuk i beson duke marrë si shembull presidentin Donald Trump, i cili sipas “exit-polleve” duhet që ta shihte nga shumë shumë larg Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, e kundërta ndodhi! Për kryeministrin Edi Rama, gjithçka është ndryshe! Kryeministri Edi Rama ka përmendur vetëm John McLaughlin – sondazhist amerikan i njohur për fushatat e Donald Trump. Kreu i qeverisë e quajti super sondazhist dhe vuri theksin te fakti që në zgjedhjet e fundit në SHBA ishte nga ata që nuk iu bashkuan sondazheve që nxirrnin përpara Kamala Harris apo flisnin për një garë të ngushtë. Por në të njëjtën kohë, Rama ngriti edhe pikëpyetjen që John McLaughlin mund ta ketë sjellë strategu amerikan i kontraktuar nga PD-ja, Chris Lacivita.
    “Aaa, që të mos harroj se po shkojmë drejt mbylljes, sondazhisti i Donald Trumpit pashë që është kontaktuar dhe kontraktuar nga Top Channel. E ka sjellë Latifi. Kush e ka sjellë? Nuk e di, nuk ka pikë rëndësie, po di që kam qenë ndjekës shumë i vëmendshëm i fushatës amerikane, ai është një super sondazhist sepse dilte edhe i binte ndesh sondazheve në përgjithësi, që jepnin Kamalën përpara ose që jepnin Trumpin prapa ngushtësisht, etj dhe i doli fare, kështu që deri tani nuk kam parë ndonjë sondazh që të dalin , që ka një vërtetësi, jo se s’janë të vërteta, të gjitha të vërteta janë ato se ata i bëjnë vërtetësish se janë me emër po që duke qenë se ne e ndjekim, e anketojmë popullin shqiptar çdo muaj prej 12 vjetësh, i kemi të gjitha kapicë trendet, gjërat,”- deklaroi Rama.
    Por sesa të vërteta janë sondazhet e amerikanit mund ta thoshte vetëm dikush…miku i tij i afërt, këshilltari i Partisë Demokratike, Chris LaCivita. Dje, në krah të Berishës që tha hapur se nuk njihte asnjë lloj sondazhi, LaCivita komentoi në Top Story sondazhin e “McLaughlin and Associates”. Ai u shpreh se McLaughlin është një mik i tij shumë i mirë dhe po ashtu, dha versionin e tij se përse Partia Socialiste del fituese në këto sondazhe.
    “McLaughlin është një mik shumë i mirë. Sondazheve në SHBA i besoj. Fakti është që sondazhet përfaqësojnë disa aspekte në kohë dhe çka ato nuk arrijnë të kapin, nuk kapin se çfarë ndodh në terren. Unë e di që sondazhet këtu në Shqipëri zhvillohen derë më derë dhe flet me çdo person. Shumë njerëz nuk duan të flasin me një të huaj që po u troket në derë dhe i pyet kë do të votojnë, kur udhëheqësi i tyre është një diktator si Edi Rama. Është një logjikë më se e arsyeshme dhe pjesa e natyrës njerëzore t’u thuash njerëzve atë që dëshirojnë të dëgjojnë.”
    Por kush ka të drejtë në këtë betejë interpretimesh?
    Rama, që i referohet përvojës së vetë dhe sondazheve afatgjata që ndjek çdo muaj?
    Berisha, që ngre dyshime mbi çdo shifër? Apo LaCivita, strategu që thotë se njerëzit në Shqipëri kanë frikë të thonë të vërtetën e votës së tyre? E vetmja e vërtetë e padiskutueshme është se fitorja e çdo pale, e madhe apo e vogël, vendoset në terren, në atë që ndodh në heshtje, në atë moment kur kutia e votimit bëhet vendi më i sinqertë në një shoqëri që ende nuk ka mësuar të besojë plotësisht as sondazhet, as fjalët.
    Socialistët duket se mbajnë epërsinë. Demokratët besojnë te vala e heshtur. Partitë e reja po tentojnë të bëjnë çarjen e parë në murin e politikës tradicionale, ndërsa votuesit janë të thirrur të zgjedhin në një garë ku, për herë të parë, nuk është vetëm pushteti që ka peshë, por edhe besimi.
    Surprizë mund të jetë vota e diasporës, një shifër prej gati 200 mijë vota që askush nuk i ka parashikuar me saktësi, por që mund të jenë përcaktuese, ashtu siç ndodhi në Kosovë. Po ashtu, shkalla e votave të pavlefshme, një plagë që rihapet në çdo cikël zgjedhor, është një faktor i errët me ndikim të drejtpërdrejtë.
    Kjo e nesërmja nuk është thjesht një proces teknik. Është një referendum i brendshëm për secilin qytetar: për atë çfarë dëshiron të mbajë, të ndryshojë, ose të harrojë. Dhe përballë kësaj të drejte, asnjë sondazh nuk ka peshë më të madhe se një votë.
    11 maji është dita e tyre. 12 maji është dita jonë për të kuptuar ku jemi nisur./ZËRI

    page 9

    1746479015 4

  • Zgjedhjet/ Balla: Sipas sondazheve, PS kryeson. “Të rinjtë”, në kërkim të hapësirave në Kuvend

    Zgjedhjet/ Balla: Sipas sondazheve, PS kryeson. “Të rinjtë”, në kërkim të hapësirave në Kuvend

    Angi Ricerche do të publikojë për tri të hëna rresht, deri javën e fundit të fushatës, të dhënat e sondazhit të komisionuar nga “Abc News”.
    Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Sokol Balla drejtues i “Real Story”, ndau disa detaje nga sondazhet e realizuara, se ku do të fokusohen dhe se çfarë pritet që të pasqyrojnë për publikun. Gjatë intervistës, Balla u shpreh se fushata për 11 majin duket e vakët, ndërsa nënvizoi se Vota e Diasporës, është risi në këto zgjedhje.
    “Ne të gjithë kemi kuriozitet, por jo vetëm për të kuptuar se cilat janë humoret e shqiptarëve në këtë fushatë që duhet thënë se është e pazakontë si fushatë. Duket pak më e vakët se herët e tjera. Edhe pse ka disa risi që nuk janë të vogla. Në radhë të parë kemi votën e Diasporës që deri tani me shifra tregon që ka shprehur një vullnet për të marrë pjesë në zgjedhje. Janë gati 250 mijë vota të regjistruara, gati 7-8 mijë ndoshta 10 mijë kanë mbërritur në Tiranë. Bëhet fjalë për një përqindje jo të vogël. Kemi një sërë partish të reja që tentojë të krijojnë hapësirën e tyre në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë dhe kemi rikthimin e përballjes së dy dinozaurëve më të vjetër të politikës shqiptarë zoti Rama dhe Berisha që kthehen në një përplasjes kokë më kokë, ndoshta që prej vitit 2009. Këtë herë kemi Berishën dhe Metën një entitet më vete, të shohim se çfarë do të thotë kjo në shifra, qoftë në sondazhe dhe zgjedhje sepse do të kuptojmë se çfarë po ndodh me Partinë e Lirisë? Do të vazhdojë të jetë faktor ndikues në koalicionin me Berishën? Ky është një tjetër eksperiment politik dhe social që një parti kërkon një mandat të katërt. Deri tani sondazhet kanë treguar që socialistët janë në kryer, dhe se partitë e reja janë kanë rrjedhimisht shifra të larta. Është interesante, për të parë nëse ka një përputhje midis sondazheve që kanë dalë deri tani apo ka diçka të re?”, u shpreh ai.

  • Sondazhet e John McLaughlin në Top Channel, Rama e quan “super sondazhist”: Mund ta ketë sjellë LaCivita? Ai parashikoi fitoren e Trump kur…

    Sondazhet e John McLaughlin në Top Channel, Rama e quan “super sondazhist”: Mund ta ketë sjellë LaCivita? Ai parashikoi fitoren e Trump kur…

    Kryeministri Edi Rama përmendi sot emrin e John McLaughlin – sondazhist amerikan i njohur për fushatat e Donald Trump – dhe faktin që ai është kontraktuar nga Top Channel për zgjedhjet e 2025-ës.

    Kreu i qeverisë e quajti super sondazhist dhe vuri theksin te fakti që në zgjedhjet e fundit në SHBA ishte nga ata që nuk iu bashkuan sondazheve që nxirrnin përpara Kamala Harris apo flisnin për një garë të ngushtë. Por në të njëjtën kohë, Rama ngriti edhe pikëpyetjen që John McLaughlin mund ta ketë sjellë strategu amerikan i kontraktuar nga PD-ja, Chris Lacivita.
    “Aaa, që të mos harroj se po shkojmë drejt mbylljes, sondazhisti i Donald Trumpit pashë që është kontaktuar dhe kontraktuar nga Top Channel. E ka sjellë Latifi. Kush e ka sjellë? Nuk e di, nuk ka pikë rëndësie, po di që kam qenë ndjekës shumë i vëmendshëm i fushatës amerikane, ai është një supër sondazhist sepse dilte edhe i binte ndesh sondazheve në përgjithësi, që jepnin Kamalën përpara ose që jepnin Trumpin prapa ngushtësisht, etj dhe i doli fare, kështu që deri tani nuk kam parë ndonjë sondazh që të dalin , që ka një vërtetësi, jo se s’janë të vërteta, të gjitha të vërteta janë ato se ata i bëjnë vërtetësish se janë me emër po që duke qenë se ne e ndjekim, e anketojmë popullin shqiptar çdo muaj prej 12 vjetësh, i kemi të gjitha kapicë trendet, gjërat”, deklaroi Rama.
    E për ti paraprirë sondazheve të John McLaughlin, kryeministri Rama ka zgjedhur sot të tregojë “sondazhet” e tij.
    “…domethënë cili do jetë numri minimal i mandateve, cili do jetë ai maksimal, por që sot mund të them që minimali është mbi atë që kemi. Që sot. Sa mbi, më duhet dhe pak kohë dhe do të dëgjojmë dhe sondazhistin e Donald Trumpit që edhe Latifi në e pastë sjellë, jam i bindur që sado të përpiqet ta…, se ka mundësi për t’i bërë këto…”, deklaroi Rama.
    Top Channel e ka bërë të njohur më herët se në zgjedhjet e 11 majit do të bashkëpunojë me John McLaughlin, i cili do të jetë “pjesëmarrës” në këtë proces zgjedhor përmes sondazheve të tij si një sy i jashtëm, një mendje e përqendruar tek të dhënat dhe jo tek partitë.
    Por kush e solli John McLaughlin? Dhe për kë punon ai? Nga sot e deri më 11 maj, ndoshta kjo do të ketë më pak rëndësi sesa një pyetje më e madhe: kush guxon të informojë drejt – kur të gjithë të tjerët guxojnë të aludojnë?

    Top Channel

  • Presidenti i “Focus Media News”, Irfan Hysenbelliu takohet me Antonio Notto të “Notosondaggi”

    Presidenti i “Focus Media News”, Irfan Hysenbelliu takohet me Antonio Notto të “Notosondaggi”

    Në një takim të rëndësishëm të zhvilluar sot paradite në Romë, pronari i “Focus Media News” z.Irfan Hysenbelliu ka diskutuar me Antonio Noto, pronarin e kompanisë prestigjioze Notosondaggi, lidhur me bashkëpunimin e ri me News24 për realizimin e sondazheve të rëndësishme mbi zgjedhjet në Shqipëri
    Më 14 prill 2024, Notosondaggi dhe News24 do të bëjnë publike sondazhet e para, të realizuara në shkallë vendi dhe gjatë bisedës, u theksua rëndësia e saktësisë dhe besueshmërisë së sondazheve që do të realizohen, duke pasur parasysh që Notosondaggi ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm të saktësisë prej 99% në të gjitha kërkimet dhe analizat e kryera.

    Notosondaggi është një kompani e njohur në fushën e kërkimeve dhe sondazheve, me një histori të gjatë të suksesshme në nivel ndërkombëtar. Kompania ka ofruar sondazhe të besueshme për zgjedhjet në shumë vende të Europës, duke përfshirë Parlamentin Evropian dhe zgjedhje kombëtare të rëndësishme. Për më tepër, ajo është e njohur për prezencën e saj në mediat kryesore, duke ofruar rezultate të sondazheve në emisione të njohura si “Porta a porta” në RAIUNO.
    Bashkëpunimi i ri me News24, ka për qëllim realizimin e sondazheve për zgjedhjet në Shqipëri, duke ofruar publikut rezultatet më të sakta dhe të besueshme. Ky partneritet është i rëndësishëm për të siguruar një pasqyrë të qartë dhe transparente të situatës politike në vend, duke mundësuar qytetarëve të kenë informacion të besueshëm për proceset zgjedhore.
    Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për të siguruar që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë zhvillimet politike dhe sociale në vend, duke mbështetur procesin demokratik në Shqipëri.