Tag: sondazhet

  • Sondazhi i pabesueshëm i Berishës për zgjedhjet

    Sondazhi i pabesueshëm i Berishës për zgjedhjet

    Ndërsa sondazhet nxjerrin sërish fitues Ramën, si gjithë këto vite para zgjedhjeve, lokale apo të përgjithshme, Berisha ka llojin e sondazhit të tij, atë me “të thënë”.
    “Në Vlorë më thanë që nga çdo tetë persona, gjashtë ishin për opozitën dhe dy për Edi Ramën. Shikoj një klimë shumë pozitive”, tha kreu i opozitës në A2 CNN.
    Kujtojmë se sondazhet, më saktë Exit Poll-et e zgjedhjeve, startuan në Shqipëri me Gani Bobin e Kosovës në zgjedhjet e 2005-ës. Pas mbylljes së kutive të votimit, u parashikua rezultati që nxirrte fitues PD-në. Kjo solli dhe një irritim nga selia socialiste me TV Klan në atë kohë, organizuesi i Exit Poll-it në fjalë. Dhe doli që PD fitoi.
    Nga ana tjetër, Rama thotë se qyshkur nisi të merrej me politikë, pra me zgjedhje, ka aktivizuar sondimin e oponionit gati njëherë në muaj, duke e shndërruar atë në vite në një praktike gati shkencore të parashikimit të një rezultati elektoral.
    Tej sondazheve është dhe perceptimi. Rezultatet zgjedhore në Shqipëri, që nga 1991 shumica e tyre janë parandjerë në ajër se si do dalin, me shumë pak përjashtime, siç zgjedhjet për referendumin kushtetues në 1994-ën dhe Lokalet e 2007-ës. Nisur nga kjo përvojë, nuk ekziston asnjë ndjesi perceptuese se më 11 maj do ketë ndryshim pushtetesh. /tesheshi.com/         

  • Mesazhi i LaCivita për Ramën: Unë turist në Shqipëri pas 11 majit, kur Berisha të bëhet kryeministër

    Mesazhi i LaCivita për Ramën: Unë turist në Shqipëri pas 11 majit, kur Berisha të bëhet kryeministër

    Mesazhi i LaCivita për Ramën: Unë turist në Shqipëri pas 11 majit, kur Berisha të bëhet kryeministër

    Strategu i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike e ka një plan për të sjellë opozitën në pushtet me votën e 11 majit. Duke bindur shqiptarët të shkojnë drejt kutive të votimit sepse Rama i druhet votës kjo është arsyeja pse kryeministri pak ditë më parë u bëri thirrje shqiptarëve të mos shkojnë të votojnë.

    “Roli im është që të sigurohem se doktor Berisha dhe kandidatët të cilët po garojnë për deputet të fitojnë dhe se ai do të bëhet kryeministri i ardhshëm……Këshilloj kandidatët. Flas me doktor Berishën. Diskutojmë për strategjinë, diskutojmë për mesazhin dhe rëndësinë e mesazhit dhe rëndësinë e të qenit aktiv në terren e të folurit me votuesit në mënyrë që të sigurohesh që njerëzit do të votojnë. Edi Rama dilte dhe u thoshte njerëzve që të mos votonin. E bën diçka të tillë sepse nuk e përballon dot votën e qytetarëve. Po përpiqemi që t’i inkurajojmë njerëzit që të shkojnë të votojnë sepse ndiejmë që kjo do të ndihmojë doktor Berishën”tha LaCivita në një intervistë mbrëmë për emision “Opinion”

    Beson se programi i PD-ASHM i drejtuar nga lideri Sali Berisha është solid dhe do i japë zgjidhje shumë problemeve të mëdha me të cilat përballet Shqipëria

    Mendoj se kanë një program shumë solid. Jo vetëm që flasim për pagën minimale, flasim për minimum jetik, flasim për vëmendjen që duhet kushtuar në mënyrë që familjet shqiptare të mos copëtohen ngaqë të rinjtë largohen duke shkuar në Itali, në Shtetet e Bashkuara apo në Greqi për të gjetur punë. Mund të qëndrojnë këtu. Familja është shumë e rëndësishme. Të siguruarit që familja do të qëndrojë së bashku. Edhe një herë, ka të bëjë me ofrimin e shpresës dhe mundësive dhe votuesit e rinj… votuesit e ri në Shqipëri kanë një mundësi shumë të mirë për të vendosur të ardhmen e tyre e si kanë për të ecur gjëra”

    La Civita ka dhe një argument bindës për të rrëzuar sondazhet mediatike të cilët e nxjerrin PD forcë të dytë.

    “Kam 35 vite përvoje politike në të gjithë botën dhe sondazhet mediatike… nuk janë të vërteta. Ka pasur shumë sondazhe që thoshin se Donald Trump nuk do të fitonte. E kam jetuar, parë, përjetuar. Të gjitha sondazhet thonin se Donald Trump do të humbiste me 8 – 10 %. Të vetmet sondazhe që i besoj janë ato për të cilat paguajmë. Nuk mbështetemi tek sondazhet mediatike. Ne kemi sondazhet tona por nuk flas për ta”

    Si mundet që Partia Demokratike të shkatërrojë numrin kaq të madh të votave të Edi Ramës?

    LaCitiva: “Ky është realiteti i zgjedhjeve të kaluara… Mënyra është shumë e thjeshtë. Ka të bëjë me përcaktimin e këtyre 12 viteve të fundit. Ka të bëjë me përcaktimin e dështimeve të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Jo vetëm te korrupsioni, por edhe te mënyra se ku e ka çuar ekonominë, e cila është shumë e paqëndrueshme. Njerëzit nuk ndihen shumë mirë për të ardhmen e tyre dhe ka të bëjë jo vetëm me të folurit se çfarë është, por po ashtu me të ofruarin e mundësisë për t’i rregulluar gjërat. Doktor Berisha ka në plan t’i bëjë të dyja”

    Fevziu: Megjithatë kemi 2 probleme këtu. Numri i njerëzve të cilët janë kundër Ramës janë më shumë se 50% e votuesve, diku te 52-53% sipas zgjedhjeve të fundit. Megjithatë, njerëzit që votojnë për opozitën e sidomos për Partinë Demokratike është gjysma e këtyre njerëzve. Pse ekziston ky hendek midis atyre që nuk e kanë qejf Ramën dhe atyre që votojnë opozitën?

    LaCivita: Sistemi me partitë dhe sistemi në vetvete është një prej truqeve të zgjedhjeve parlamentare. I bën gjërat pak të vështira. Megjithatë unë mendoj se duke i motivuar njerëzit të votojnë jo vetëm për të ndryshuar, por po ashtu për një ardhme më të mirë, është një arsye shumë e mirë motivuese dhe do ta sjellë Partinë Demokratike, aty ku duhet të jetë, te fitorja….

    Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se përballë Berishës energjik dhe me shumë energji e gjallëri, është Rama që rri ulur e flet para kompjuterit

    Fevziu: Ka shumë njerëz që mendojnë se Rama punon shumë keq, etj., por nga ana tjetër Berisha është 81 vjeç, 20 vite më i madh se Rama, e ka mbyllur ciklin e tij 1991 në 2013. Pse të votosh për dikë që është 80 vjeç në krahasim me dikë që është 61 vjeç?

    LaCivita: Doktor Berisha ka më shumë energji dhe gjallëri se Edi Rama që rri ulur dhe shikon ekranin e kompjuterit dhe flet para kompjuterit të tij gjatë gjithë ditës. Ndërkohë që doktor Berisha është vazhdimisht rrugës duke u takuar me qytetarë dhe duke u angazhuar me to. Sinqerisht, gjithë ajo eksperiencë që ai mbart ndryshon gjithçka. Po ashtu mendoj se zgjedhjet kanë të bëjnë me atë që ka politikat më të mira për të ardhmen. Qartazi, këto janë të doktor Berishës.Për strategun e fitores së Donald Trump gara është shumë e ngushtë nga çfarë mendon Rama dhe PD është në një pozicion shumë të mirë.

    …Gara është shumë e ngushtë nga çfarë mendon Edi Rama e çfarë tregojnë sondazhet. …Jemi në një pozicion shumë shumë të mirë”

    E pasi ti ketë dhënë fitoren PD-së e Berisha të bëhet kryeministër atëherë do të shijojë bukuritë e Shqipërisë

    “Do të jem një turist i vërtetë pasi të fitojë doktor Berisha” tha ai

  • LaCivita i bindur për mbështetjen absolute të shqiptarëve për Berishën/ Sondazhet: Të pavërteta, edhe në SHBA…

    LaCivita i bindur për mbështetjen absolute të shqiptarëve për Berishën/ Sondazhet: Të pavërteta, edhe në SHBA…

    Chris LaCivita është mëse i bindur për mbështetjen absolute ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha drejt zgjedhjeve parlamentare. Në studion e “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e vuri përballë sondazheve të publikuara në media, ku shihet një diferencë e madhe mes dy forcave më të mëdha në vend. Sondazhet, LaCivita i quajti të pavërteta duke shtuar se në 35 vite përvojë politike, nuk beson tek të dhënat që paraqiten në media.

    “Sigurisht që jo. Jo nuk besoj. Ka pasur kam shumë sondazhe që tregonin që Donald Trump-i nuk do të fitonte. E kam jetuar, e kam parë, e kam përjetuar. Të gjitha sondazhet tregonin që Donald Trump do të humbiste me 8-10%. Të vetmet sondazhe që ne besojmë janë ato për të cilat ne paguajmë. Sigurisht që nuk mbështetemi te media…Realiteti i zgjedhjeve të kaluara…?

    Mënyra është shumë e thjeshtë. Është shumë e thjeshtë. Ka të bëjë me përcaktimin e këtyre 12 viteve të fundit. Ka të bëjë me përcaktimin e dështimeve të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Jo vetëm te korrupsioni, por edhe te mënyra se ku e ka çuar ekonominë, e cila është shumë e paqëndrueshme. Njerëzit nuk ndihen shumë mirë për të ardhmen e tyre dhe ka të bëjë jo vetëm me të folurit se çfarë është, por po ashtu me të ofruarin e mundësisë për t’i rregulluar gjërat. Doktor Berisha ka në plan t’i bëjë të dyja”, tha ai.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Lami: Sondazhet e thonë qartë, PD dukshëm më pak mbështetje se PS

    Zgjedhjet e 11 majit/ Lami: Sondazhet e thonë qartë, PD dukshëm më pak mbështetje se PS

    Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story“, i cilësoi të rrezikshme dhe aspak ligjore fjalët e Sali Berishës, i cili premtoi se nëse fiton më 11 maj do të lirojë të burgosurit.
    Ai theksoi se Sali Berisha edhe në sondazhe del shumë herë më poshtë se Partia Socialiste.
    “Ne futemi tani në ditët e nxehta të fushatës dhe premtimet elektorale intensifikohen. Kur diferencat janë të mëdha, trendet janë të dukshme dhe japin shifra që është e vështirë të përmbysen. Diferenca mes partisë së parë dhe të dytë është shumë e madhe përtej marzhit të gabimit, që kanë sondazhet.
    Ka një shqetësim ekspertësh, se ka një numër të madh njerëzish, që nuk janë në proces gjykimi, por hetimi. Kur shkon drejt formave populiste, por që janë dhe të dëmshme. Janë të dëmshme, sepse janë forma bipartizane, janë forma që nuk kanë të bëjnë me respektimin e ligjit.”, theksoi ai.

  • SONDAZHET – ShkodraWeb nis organizimin e votimit për preferencat e zgjedhësve për qarkun e Shkodrës

    SONDAZHET – ShkodraWeb nis organizimin e votimit për preferencat e zgjedhësve për qarkun e Shkodrës

    Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet politike të 11 maj 2025, ShkodraWeb ka nisur realizimin e disa sondazheve lidhur me preferencat e zgjedhësve në qarkun e Shkodrës, atyre që votojnë nga brenda vendit por edhe atyre të disaporës.
    Në grupin tonë ShkodraWeb.com në Facebook, janë publikuar sondazhet e para, të cilat do të jenë periodike deri ditën e zgjedhjeve, për të parë tendencën e zgjedhësve qoftë për partitë politike pjesëmarrëse por edhe kandidatët në listat e hapura të subjekteve.
    Për tu dhënë opinionin tuaj, mjafton të futeni në grupin tonë ShkodraWeb.com në Facebook dhe të shprehni preferencën tuaj. Për ti dhënë seriozitet dhe vlerë votimit tuaj, duhet të antarësoheni në këtë grup për të votuar. Dërgoni kërkesën tuaj dhe ne e pranojmë menjëherë.
    Sondazhet e deritanishme, të cilat janë të dukshme për këdo dhe do të publikohen periodikisht duke nisur nga data 11 prill 2025, mund ti gjeni duke klikuar në linqet më poshtë:
    SONDAZHI- Nëse do të votohej sot, cila do të ishte preferenca juaj? Votoni vetëm një parti politike.
    SONDAZHI- Cilin kandidat për deputet do të votinit në listën e hapur të PD Qarku Shkodër?
    SONDAZHI- Cilin kandidat do të votonit nga lista e hapur e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër?
    SONDAZHI- Cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e 11 maj 2025 në Qarkun e Shkodrës?

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Benz. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!