Tag: sondazhet

  • “SPAK ka sjellë llogaridhënie”, Baçi: Retorika e Ramës është zbutur, sondazhet tregojnë rënie të mazhorancës

    “SPAK ka sjellë llogaridhënie”, Baçi: Retorika e Ramës është zbutur, sondazhet tregojnë rënie të mazhorancës

    Analisti Agim Baçi, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar klimën politike në Shqipëri vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
    Sipas tij, opozita ka arritur të detyrojë kryeministrin Edi Rama të ndryshojë tonin, ndërsa sipas sondazhet kanë treguar një rënie të mbështetjes për mazhorancën pas gjuhës “bullizuese” të socialistëve.
    “Opozita pati një tendencë për ta tërhequr Ramën drejt llogaridhënies. Nuk kam parë ndonjë reflektim të vërtetë, por retorika e tij bullizuese është zbutur. Kjo lidhet me ndjekjen e sondazheve nga ana e Ramës, që tregojnë një lloj rënieje. Nuk besoj se shumica e qytetarëve janë dakord që programi qeveritar të përqendrohet te tallja me kundërshtarin,” tha Baçi.
    Ai vlerësoi punën e SPAK-ut, duke e cilësuar një nga institucionet me mbështetjen më të madhe publike: “SPAK ka bërë të mundur një lloj llogaridhënieje që ka munguar për shumë vite në vend.”
     

     
    Megjithatë, Baçi nënvizoi se për opozitën nuk mjafton të ketë një program: “Ka nevojë për besueshmëri. Nuk mbaj mend që qytetarët të kenë qenë kaq të paqartë në arsyet pse duhet të votojnë për dikë, që nga viti 1991.”

    Ai vuri në dukje edhe dy elemente që sipas tij pritet të luajnë një rol vendimtar në këto zgjedhje: vota e diasporës dhe ajo e të pakënaqurve që kanë bojkotuar më parë.
    “Partitë e reja janë kthyer në surprizë dhe kanë shqetësuar të dyja kampet. Vota e emigrantëve duhet të jetë e lirë dhe e paprekshme – përndryshe lindin dyshime për gjithë procesin në vend,” përfundoi Baçi.

  • Rumunët votojnë mes tensioneve, rreziku i ardhjes në pushtet i një nacionalisti ekstrem kundër ndihmës për Ukrainën

    Rumunët votojnë mes tensioneve, rreziku i ardhjes në pushtet i një nacionalisti ekstrem kundër ndihmës për Ukrainën

    Qytetarët rumunë po i drejtohen sot kutive të votimit në një raund të përsëritur zgjedhjesh presidenciale, që pritet të sjellë në qendër të skenës politike një figurë të debatueshme nga e djathta ekstreme – George Simion.

    Kandidati 38-vjeçar kryeson sondazhet me një mesazh kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën, retorikë nacionaliste dhe kritika të forta ndaj Bashkimit Evropian.

    Zgjedhjet po zhvillohen gati gjashtë muaj pas anulimit të raundit të parë, mes akuzave për ndërhyrje të gjerë ruse në procesin elektoral.

    Një hetim i autoriteteve rumune zbuloi prova për një fushatë të organizuar ndikimi, sulme kibernetike dhe manipulime në rrjetet sociale në mbështetje të kandidatit të mëparshëm, Călin Georgescu. Ai u përjashtua nga gara pas akuzave për raportim të rremë të financave të fushatës dhe lidhje me grupe fashiste.

    Simion, lideri i Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR), ka përfituar nga zemërimi publik për anulimin e zgjedhjeve dhe ndalimin e Georgescu-t.

    Megjithëse është pozicionuar si më “i moderuar”, Simion ndjek një vijë të fortë sovraniste, ka kritikuar Brukselin, kërkon rikthimin e territoreve historike dhe e konsideron veten një “aleat të natyrshëm” të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

    Ai ka fituar popullaritet të madh në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku numëron mbi 1.3 milion ndjekës, duke përdorur një stil komunikimi emocional dhe drejtpërdrejt për të promovuar mesazhin e tij nacionalist.

    Pavarësisht kësaj mbështetjeje të gjerë, sondazhet tregojnë se ai ka gjasa të përballet me një nga rivalët e tij të qendrës – Nicușor Dan ose Crin Antonescu – në një raund të dytë balotazhi më 18 maj, pasi është e pamundur të fitojë mbi 50% të votave që në raundin e parë.

    Presidenti i Rumanisë ka kompetenca të rëndësishme në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe përfaqësimin ndërkombëtar të vendit, çka e bën këtë votim vendimtar për drejtimin e ardhshëm të vendit në raport me Perëndimin dhe NATO-n.

    Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në 21:00 sipas orës lokale. Sondazhet e para pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes, ndërsa rezultatet përfundimtare mund të vonohen, për shkak të votave të shumta nga jashtë vendit.

  • Rama në sulm ndaj analistëve: Pataksesh nga ata që habiten pse sondazhet na nxjerrin të parët

    Rama në sulm ndaj analistëve: Pataksesh nga ata që habiten pse sondazhet na nxjerrin të parët

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me qytetarët në Berat, ku ka komentuar zhvillimet politike dhe sondazhet që tregojnë një mbështetje të lartë për Partinë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se PS gëzon shumicën e mbështetjes popullore, pavarësisht skepticizmit të komentatorëve dhe kritikëve politikë. “Kur ju hapni TV në mbrëmje, shikoni sondazhet e pavarura që thonë njëzëri se PS ka shumicën e popullit shqiptar”, tha Rama, duke shtuar se disa komentatorë reagojnë me habi ndaj këtij fakti dhe përpiqen ta shpjegojnë me arsye si frika, blerja apo një popull “i sëmurë”.
    Kryeministri u shpreh se këto justifikime janë të pavlera dhe se e vetmja arsye e kësaj mbështetjeje është fakti që PS është alternativa më e mirë për shqiptarët. “PS nuk ka rënë nga qielli. Nuk është një parti engjëjsh, por është një parti shqiptarësh që mund të mos jetë e përsosur, por më mirë se PS nuk ka. PS nuk është e keqja më e vogël, është e mira më e madhe që shqiptarët mund të zgjedhin”, u shpreh Rama. Ai theksoi se opozita duhet të përgatitet të përjetojë “shijen e hidhur të një humbjeje të merituar”, pasi sipas tij, qytetarët do të mbështesin vetveten duke mbështetur Partinë Socialiste.
     
     

  • “7×7= 6 mln”/ Rama në Kukës: Të gjithë sondazhet na tregojnë fitues! Kush thotë të kundërtën jeton jashtë realiteti

    “7×7= 6 mln”/ Rama në Kukës: Të gjithë sondazhet na tregojnë fitues! Kush thotë të kundërtën jeton jashtë realiteti

    Kryesocialisti Edi Rama, është duke zhvilluar sot një takim me qytetarët në Kukës në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
    Gjatë fjalës së tij, ai ironizoi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën teksa foli për rritjen e numrit të të punësuarve gjatë mandatit qeverisës të PS.
    Ai tha se për Bashën 7x 7 bëjnë 42, ndërsa për Berishën 6 milionë, duke iu referuar kontratës të lobimit të PD në SHBA.
    “Numri i të punësuarve kur ne morëm detyrën ishte 1 milionë e 23 mijë persona dhe në fund të vitit të kaluar ishte 1 milionë e 327 persona dhe janë mbi 300 mijë të punësuar. Se ka ardhur një kohë e vështirë për matematikën njëri thotë që 7 herë 7 bëjnë 42 dhe tani ka dal tjetri që thotë 7 herë 7 bëjnë 6 milionë”, tha Rama.
    Rama u ndal te besimi që, sipas tij, shumica e qytetarëve kanë te puna e qeverisë.
    “Nuk është fare çudi që si po ndodh këto javët e fundit të gjitha sondazhet na nxjerrin fitues në një avantazh me të tjerët, shumica e shqiptarëve besojnë se përmirësimi do të vijojë dhe se ekonomia e tyre do të jetë më e mirë.
    Por disa të tjerë thonë se populli është i çmendur dhe nuk ndalen në një moment dhe të mendojnë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe një imazh tek i cili besojnë vet”, tha ai.

  • Trump feston 100 ditët në pushtet: Sondazhet nuk tregojnë realitetin!

    Trump feston 100 ditët në pushtet: Sondazhet nuk tregojnë realitetin!

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shënoi 100 ditët e para të mandatit të tij me një tubim të madh në Michigan, ku theksoi arritjet e administratës së tij dhe shpërfilli sondazhet që tregojnë rënie të mbështetjes popullore.
    Në një fjalim me tone të forta politike, Trump e cilësoi këtë periudhë si një “revolucion të logjikës së shëndoshë” dhe riktheu retorikën e njohur kundër demokratëve dhe paraardhësit të tij, Joe Biden. Ai premtoi mbështetje për industrinë vendase të prodhimit të automjeteve duke njoftuar një sërë masash të reja tarifore.

    “Kam vendosur me krenari një tarifë prej 25% për të gjitha automjetet e huaja që hyjnë në SHBA. Kjo do të sjellë vende pune në vendin tonë,” deklaroi Trump. “Por për fabrikat që montojnë makinat në SHBA, do të ketë zbritje tarifore nga 10 deri në 15% për pjesë të ndryshme të prodhimit.”
    Presidenti njoftoi gjithashtu nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv që u ofron këto lehtësira kompanive prodhuese, veçanërisht në sektorin e çelikut dhe aluminit, duke synuar të rigjallërojë zemrën industriale të vendit.
    Ndër të tjera, Trump përmendi si arritje uljen e çmimit të karburanteve dhe kostove të jetesës, përfshirë produktet ushqimore. Megjithatë, pretendimi i tij se çmimi i vezëve ka rënë është hedhur poshtë nga ekspertët, të cilët theksojnë se rritja e çmimit është pasojë e një shpërthimi të gripit të shpendëve në vend.
    Në planin ekonomik, Trump tha se gjatë tre muajve të parë të administratës së tij janë krijuar mbi 340 mijë vende të reja pune. Lidhur me emigracionin, ai pretendoi se muajin e fundit ka pasur vetëm tre kalime të paligjshme në kufi, ndonëse të dhënat zyrtare të publikuara nga BBC flasin për 7,181 kalime të tilla në mars – shifra më e ulët mujore që nga viti 2000.
    Trump e mbylli fjalimin me premtimin për të mbajtur të gjallë “frymën e ndryshimit” dhe për të luftuar, siç tha ai, “politikat e dështuara të së shkuarës.”

  • Partitë e reja, risia e 11 majit? Jo krejt ashtu!

    Partitë e reja, risia e 11 majit? Jo krejt ashtu!

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    Ka një kolonë të tretë në tabelat që sondazhet e ndryshme paraelektorale tregojnë në mediat kryesore, rreth preferencës së votës të shqiptarëve në 11 maj. Është hapësira që po nisin të okupojnë ato që shihen si “partitë e reja”. Katër lëvizje politike, të grupuara në tre subjekte elektorale po marrin nga 10 deri në 15 përqind të preferencës së votës në sondazhet më të fundit.

    Në pamje të parë është ky elementi dallues, e reja e këtyre zgjedhjeve. Por në fakt pas kësaj perdeje shpresëdhënëse qëndron një e vërtetë tjetër nga ajo që mundohen të shesin entuziastët e ndryshimit.

    Po asistojme de facto në aktin e parë të shembjes së partitokracisë 34 vjeçare. Kjo është risia e këtyre zgjedhjeve. Një rrënim që nuk po vjen i zhurmshëm dhe as me furtunë e stuhi. Aq më pak me alternativa që mbushin sheshet dhe trondisin nga themelet sistemin politik. Është një rënie brenda e çatisë, më shumë sesa shpërthim spektakolar i ngrehinës. Po vjen gradualisht në formën e venitjes pa kthim të një numri siglash historike dhe bjerrjes së besimit e mërzisë së publikut ndaj një elite që e ka bërë kohën e saj. Kjo dekadecë po vjen gjithashtu edhe përmes avancimit të ngadalshëm por të pandërprerë të hetimeve e dënimeve që po jepen ndaj zyrtarëve shtetërorë e partiakë të të gjitha niveleve. Është një proces që ka prekur deri tani vetëm një anë të panelit politik tradicional, atë të opozitës zyrtare PD-PL dhe aleatët e tyre më të vegjël.

    Mbi këtë mall të mbetur pa zot po përpiqen të ndërtojnë suksesin e tyre të deritanishëm, edhe ky për t’u verifikuar në 11 maj, Lapaj, Shabani, Shehaj e Qori. Një dekadë e ca më parë Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu hynin në fushën e lojës pikërisht për të thyer monopolin trepartiak të mësipërm. Nuk ja dolën, ashtu siç nuk ja kishin dalë qysh në fillimet e pluralizmit një gjysëm dyzine partish e lëvizjesh me emra e fytyra shumë të njohura në politikën shqiptare.

    Rregullisht në 30 vitet e fundit ka pasur tentativa për të thyer duopolin PS-PD në majën e politikës shqiptare. Kanë qenë tentativa jo rrallë serioze, të inicuara nga politikanë me përvojë dhe vullnet për ndryshim. Në jo pak raste kanë qenë edhe persona të papërlyer me korrupsion e krim. Por kanë të dështuar të gjithë, përveç Ilir Metës i cili arriti të depërtojë mes dy partive të mëdha me LSI në vitin 2004. Askush tjetër nuk ja ka dalë sepse partitë e mëdha ishin ende të forta, hijerënda dhe të paevitueshme.

    E vërteta e asaj që po ndodh para syve tanë është se po shembet në heshtje një krah i shtëpisë politike shqiptare, ashtu siç e kemi njohur në mbi 20 vitet e fundit. Së pari ka rënë zhurmshëm ish-LSI, sot Partia e Lirisë. Partia dikur e çiftit Meta-Kryemadhi, forca politike që rregullisht bënte ose prishte maxhorancat, ka qenë një faktor serioz elektorale, aq sa në dekadën e shkuar arriti t’i afrohet kuotës së 20 deputetëve në zgjedhjet parlamentare. Edhe në votimet e fundit politike në vitin 2021 Monika Kryemadhi dhe më në distancë Ilir Meta nga zyra e Presidentit të Republikës, arritën të marrin 107 mijë vota ose 6.81 përqind të totalit të votës proporcionale. Vetëm sistemi elektoral e penalizoi LSI duke e lënë në kuotën e katër mandateve në Kuvend.

    Sot kjo parti ndodhet praktikisht e paralizuar, me kryetarin Meta në izolim dhe çiftin të divorcuar zyrtarisht. Ka rënë shtylla që mbante në këmbë dhe justifikonte vetë egzistencën e partisë, ndërkohë që të mbeturit në parti nuk e kanë as stofin dhe as vullnetin e hekurt që dikur kishte Iliri me Monikën.

    Një histori të ngjashme tkurrjeje, por për arsye të ndryshme, ka pësuar edhe vetë Partia Demokratike, bazuar në shifrat që nxjerrin sondazhet e javëve të fundit. Nëse në vitin 2021 Lulzim Basha arriti të marrë gati 40 përqind të votës proporcionale, sot pozita e partisë së drejtuar nga Berisha është dramatike. Rrahja publike në oborrin e PD në 8 janar 2022 e shumë prej atyre që sot janë krah për krah, ishte simptoma e parë serioze se kjo forcë politike po shkonte drejt humnerës. Rikthimi i Berishës në garën e vitit 2025 e bën edhe më të ndjeshme kotësinë dhe mungesën e perspektivës për partinë më të madhe të të djathtës shqiptare.

    Katër vjet pas zgjedhjeve të vitit 2021, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e cila liston 24 parti politike, përfshirë Partinë e Lirisë, kuotohet në sondazhet kryesore të vendit mes 33 dhe 37 përqind të proporcionalit kombëtar. Një rënie me më shumë se dhjetë pikë përqindje krahasuar me vitin 2021, kohën kur Basha e Kryemadhi drejtonin opozitën shqiptare.

    Aktualisht Partia Demokratike dikur e mbajtur nën fre nga Sali Berisha, ka “prodhuar” një mozaik siglash të dala prej saj ose parti ish-aleate, të cilat e shohin vetë Berishën si problemin kryesor të opozitës. Ka lënë pa zot rrugës edhe një mal me vota të zhgënjyera. Aq sa në zgjedhjet lokale të vitit 2023 kjo opozitë mori vetëm shtatë nga 61 bashkitë në garë!

    E parë kështu, e vërteta e këtyre zgjedhjeve më shumë sesa tek fakti që tre a katër politikanë të rinj dolën dhe bënë për vete papritur 10 apo 15 përqind të votuesve, qëndron tek dizintegrimi i të djathtës historike zyrtare që e bëri të mundur këtë proces. Sepse së pari, që të jemi të realistë, një pjesë e fytyrave “të reja” nuk janë edhe aq të reja e së dyti, sepse më shumë sesa projekte politike, këto janë sfida personash që po kërkojnë të marrin mandatin vetjak parlamentar në 11 maj. Pa harruar pastaj faktin që po grinden e s’po lenë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.

    Suksesi momental i këtyre partive të reja i dedikohet faktit që ndërsa njëri krah i elitës politike, PS dhe Rama, po i mbajnë të paprekura kuotat e tyre shifrore, krahu tjetër, ai i Berishës dhe Metës, po çedojnë një porcion të madh elektorati që e kishin deri në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

     

    Stylish GIF
  • Të gjitha sondazhet e nxjerrin humbëse PD-në, çfarë duhet të bëjë Berisha?

    Të gjitha sondazhet e nxjerrin humbëse PD-në, çfarë duhet të bëjë Berisha?

    Të gjitha sondazhet e nxjerrin humbëse, çfarë duhet të bëjë Berisha?
    Deri tani të gjitha sondazhet, edhe në mediat e tij, e nxjerrin Berishën dhe koalicionin e tij jo fitues. Flasim për votuesit brenda territorit të Republikës. Ndërsa për votuesit e diasporës nuk ka sondazhe sepse është shumë e vështirë të sondozh, pasi çdo kompani serioze do të rrezikonte reputacionin e saj.

    Ndonëse votat e diasporës mund të jenë vendimtare, por nisur nga votuesit e testuar në Shqipëri, pakkusht në selinë Blu beson realisht se do të fitojnë me 11 maj. Ata kandidate që janë të lista e sigurtë në PD, sipas deputetit aktual demokrat Dashnor Sula “kanë siguruar mandatin dhe nuk punojnë me passion, por pijnë verë në drekë e darkë”.
    Po sipas tij, PD dhe Berisha nuk kanë asnjë shans të fitojnë për faktin se duhet që Berisha të kandidonte një emër tjetër për kryeministër përballë Edi Ramës.
    Edhe 20 ditë janë dhe shkojmë në votime, ndërkohë që PD-ja dhe Berisha duhej ti afroheshin Ramës, të paktën me 5 pikë diferencë. Por akoma janë 15 pikë larg tij.
    Sipas deputetit demokrat, nuk ka asnjë shans që Berisha të rikthehet në pushtet, sepse nuk ka forcë e numra për ta mposhtur kryeministrin Rama.”Me mirë të shkruajë libra e kujtime se sa të marrë në qafë PD-në”- shton Sula./A.Mati/

  • “O perëndi”,Rama për sondazhet:Trishtim, të dëgjosh në pasqyrat e kënetës mediatike…

    “O perëndi”,Rama për sondazhet:Trishtim, të dëgjosh në pasqyrat e kënetës mediatike…

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot rubrikën e tij “Sy m’Sy” nga Gjirokastra.
    Teksa foli për sondazhet në media, tha se socialistët janë më të mirët në anketime.
    Sipas tij, është trishtim i madh mënyra se si kryhen këto analiza nëpër studio televizive.
    “O perëndi e madhe, çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. Ç’a i motivon që çohen në mëngjes, me se e ushqejnë trurin gjatë ditës që shkojnë ulen atje dhe bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike sociale dhe popullit, këta! Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Një konkluzion ishte që shqiptarët janë një popull i sëmurë…
    Ose pastaj këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto lloj çmendurish. Një konkluzion tjetër ishte që Rama ka blerë gjysmën e popullit, u ka futur frikën dhe këta nga frika kur i pyet, këta që flasin nga 1200 veta sondazhi, thonë vendi po shkon në drejtimin e duhur. Si është e mundur që ka arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar?! Ç’a të them?!”, tha Rama.

  • Berisha: Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD!

    Berisha: Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Fitojmë si në 1992”, Berisha: Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhje të lira fitimtar absolut është PD

    “Fitojmë si në 1992”, Berisha: Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhje të lira fitimtar absolut është PD

    Në sondazhet e publikuara për zgjedhjet parlamentare te 11 majit rezulton humbës, por Sali Berisha preferon t’i referohet shifrave të strategut të tij amerikan, që i japin një fitore si ajo e marsit 1992, ku Partia Demokratike erdhi për herë të parë në pushtet pasi siguroi 92 nga 140 mandate.

    “Sipas manipulimeve që ka dhe ai beson gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD, dhe me zgjedhje të lira, partia e kthimit kthehet në vitin 1992”, shprehet Berisha.
    Megjithëse parashikimet e tij i japin një fitore plebishitare Sali Berisha mesa duket po merr masa për çdo skenar që mund të përmbysin parashikim ne tij.
    “Delegacione nga më të rëndësishme të OSBE-së vizituan Shqipërinë pikërisht për zgjedhjet. Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjitha atyre që po kryejnë krime zgjedhore, organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor, do të bëjmë gjithçka për ti shpallur, organizata terroriste, jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar”, tha më tej kryetari i PD.
    Arkitekti i fushatës Chris Lacivita e ka këshilluar për të mos rënë pre e provokimeve të kundërshtarit politik dhe të fokusohet tek ekonomia, ndaj kaloi shume shpejt nga kalkulimet politike tek shifrat ekonomike.
    “Ne do e zbresim buxhetin, nuk shkojmë 8 miliardë euro. Do ua lëmë bizneseve, do ua lëmë qytetarëve, do ulim taksat. Por me ato që mbeten, supozojmë se mbeten 6 miliardë apo 5 miliardë, akti i parë, t’u kthejmë paratë që u kemi marrë qytetarëve. Paratë qytetarëve u kthehen me paketën e dhembshurisë, me rritjen e pagave dhe pensioneve”, thotë ai.
    Programi  elektoral i Partisë Demokratike parashikon lehtësira për  biznesin. Ne herët Sali Berisha ishte me  prodhuesit e bimëve medicinale të cilët ju ankuan  për tarifat globale te vendosura  nga Presidenti amerikan Donald Trump.
    “Qëndrimi i PD në raport me tarifat, janë negociatat me qeverinë amerikane për zërin e tyre. ‘Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni”, përfundon Berisha.

    Top Channel