Tag: sondazhe

  • Nga Motta te Tudor, trajnerët bëhen makth për Juven, “Zonja e Vjetër” sondazhe për Spallettin

    Nga Motta te Tudor, trajnerët bëhen makth për Juven, “Zonja e Vjetër” sondazhe për Spallettin

    Në Torino, të gjithë shpresojnë që Igor Tudor të ndryshojë fatin e tij, rrjedhimisht edhe fatin e “Zonjës së Vjetër”, kjo edhe për një arsye të fortë, të mos jenë të detyruar të shkarkojnë trajnerin, çka do të thotë se do të jenë të detyruar ta paguajnë deri në 2027, viti që i përfundon edhe kontrata. Në fakt, Juve e ka vuajtur jo pak këtë pjesë, pasi një histori e ngjashme ndodhi edhe me Thiago Motta-n një vit më parë ku e shkarkuan dhe tani janë të detyruar ta paguajnë 5 milionë euro për afro dy vite.
    Në rast shkarkimi të Tudor, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të kenë në ngarkesë dy paga për dy trajner të shkarkuar, plus atë që do t’i ofrojnë trajnerit të ri.

    Duke qëndruar në këtë pikë, në Itali, mediat shkruajnë se drejtuesit e Juves po kryesojnë sondazhe në distancë për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Luciano Spalletti të zbarkojë në Torino, gjithnjë nëse Tudor nuk ndryshon fatin e këtij sezoni. Nuk ka pasur asnjë kontakt konkret, asnjë bisedë mes palëve, thjesht sondazhe.
    La Gazzetta dello Sport shkruan se drejtues të Juves kanë kontaktuar përfaqësues të Spallettit për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një bashkëpunim të mundshëm. Sigurisht, nëse arrihet në atë pikë që të shkarkohet Tudor, nuk duan të jenë të papërgatitur, për këtë arsye Spalletti është i kontaktuari i parë, preferenca e tyre e parë nëse gjërat shkojnë keq.

  • Sondazhe në Manchester për Vlahovic, situata

    Sondazhe në Manchester për Vlahovic, situata

    Pas nënshkrimit të Matheus Cunha, Manchester United vazhdon të punojë në merkatom, teksa synimi mbetet afrimi i një sulmuesi.
    Siç raportohet nga gazeta angleze “The Sun”, Djajtë e Kuq kanë identifikuar Dusan Vlahovic si përforcimin e mundshëm.

    Vlahovic shënoi dhjetë gola sezonin e kaluar, duke bërë një edicion me ulje-ngritje.
    Profili i serbit konsiderohet tërheqës për shkak të moshës, fizikalitetit dhe çmimit të tij të përballueshëm, duke pasur parasysh se ai është duke u larguar nga Torino. Asgjë nuk do jetë e lehtë për klubin nga Manchesteri, pasi rivaliteti është i madh.

  • Izrael/ Pas dy viteve luftë në Gaza, partia e Netanyahut kryeson bindshëm në sondazhe

    Izrael/ Pas dy viteve luftë në Gaza, partia e Netanyahut kryeson bindshëm në sondazhe

    Pavarësisht muajve të gjatë të luftës në Rripin e Gazës dhe rritjes së pakënaqësisë publike ndaj strategjisë së qeverisë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe partia e tij Likud vazhdojnë të mbajnë një epërsi në sondazhe.

    Sipas një sondazhi të publikuar nga televizioni shtetëror izraelit dhe raportuar nga Deutsche Welle, Likud mbetet forca kryesore politike në vend me 22 vende në parlamentin e ardhshëm edhe pse ka shënuar një rënie të lehtë prej dy mandatesh.

    Një nga gjetjet më të rëndësishme të sondazhit është qëndrimi i shumicës së publikut ndaj çështjes së lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

    Plot 53% e të anketuarve mbështesin nënshkrimin e menjëhershëm të një marrëveshjeje për lirimin e të gjithë pengjeve, edhe nëse kjo do të kërkonte lirimin e mijëra anëtarëve të Hamasit nga burgjet izraelite dhe tërheqjen totale të trupave nga Gaza, veprime që do të nënkuptonin në praktikë përfundimin e konfliktit. Syri.net-iefimerida

  • Poloni, zgjedhjet presidenciale, një provë vendimtare për qeverinë pro-evropiane të Tusk

    Poloni, zgjedhjet presidenciale, një provë vendimtare për qeverinë pro-evropiane të Tusk

    Polonia nis sot votimet për të zgjedhur pasardhësin e presidentit në detyrë, Andrzej Duda.
    Dymbëdhjetë kandidatë janë në garë për të pasuar presidentin Duda, i cili nuk mund të kandidojë sërish pasi ka shërbyer dy mandate 5-vjeçare.

    Kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski, kryeson në sondazhe. 53-vjeçari kandidon për Koalicionin Qytetar liberal-konservator të udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk.
    Trzaskowski, i cili ka qenë kryetar bashkie që nga viti 2018, arriti një rezultat të lartë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke humbur ngushtë ndaj Duda në balotazh.
    Partia e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Duda – e cila është partia më e madhe opozitare pasi humbi pushtetin ndaj koalicionit të Tusk në vitin 2023 – po mbështet historianin 42-vjeçar, Karol Nawrocki, i cili është në vendin e dytë në sondazhe.
    Sławomir Mentzen kandidon për partinë radikale të krahut të djathtë “Konfederata”, por ka pak shanse për të fituar.
    Një balotazh zgjedhor midis dy kandidatëve më të fortë, në dy javë konsiderohet i mundshëm.
    Presidenti Duda përfaqëson Poloninë jashtë vendit. Ai ka ndikim mbi politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Polake në rast lufte. //a.i/ ATSH

  • “Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

    “Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

    Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, u shpreh se zgjedhjet u mbajnë në një terren tërësisht ta pabarabartë.
    Ai madje u shpreh se edhe “exit pollet” e publikuara pas mbylljes së procesit të votimit, sipas tij, janë të paguara nga Rama dhe thotë se i kishte në telefon 3 orë para publikimit.
    “Një proces normal duhet të jetë i lirë, i barabartë dhe i ndershëm. Ne nuk patëm asnjë prej këtyre. Kishim një mazhorancë që ka shkelë çdo ligj zgjedhor, e fundit ishte falja e gjobave. Ka një shpërblim për pensionistët… unë po them për ato që janë në fletoren zyrtare. Mund të numërohem mbi 115 shkelje vetëm gjatë fushatës elektorale. Jo vetëm që nuk janë të barabarta, por ka pasur një hendek shumë të madh.
    Unë shoh një mazhorancë në panik. Këtu janë të porositura edhe sondazhet edhe “exit pollet”. Ato që dolën unë e kisha në telefonin tim që para 3 orëve. Pjesë e stafit të tyre na e kanë shpërnda se kemi edhe ne njerëzit tonë. Magjia që bëjnë këta ustallarë, edhe votën e blerë e përfshijnë në këto sondazhe”, tha Ndoka.

  • Zgjedhjet presidenciale polake 2025: Kush është përpara në sondazhe?

    Zgjedhjet presidenciale polake 2025: Kush është përpara në sondazhe?

    Mbështetja për kryebashkiakun e Varshavës, Rafal Trzaskowski, favorit në garën presidenciale në Poloni, ka mbetur e qëndrueshme që nga fillimi zyrtar i fushatës në janar. Trzaskowski, kandidati i Platformës Qytetare të Donald Tusk, kryeson aktualisht në sondazhe me një mesatare prej 38.3%, ndërsa skena politike në vend po përjeton një dinamikë të re që mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin përfundimtar.

    Ndërkohë që Karol Nawrocki, kandidati i mbështetur nga partia konservatore Ligji dhe Drejtësia (PiS), ka humbur terren, kandidati i ekstremit të djathtë Slawomir Mentzen ka njohur një rritje të papritur. Me një mbështetje të fortë nga votuesit e rinj dhe një prani të fuqishme në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, Mentzen po pozicionohet si një sfidues serioz ndaj Nawrocki dhe po e komplikon garën për vendin e dytë në raundin e mundshëm të balotazhit.

    Më pas renditet Szymon Holownia, drejtues i Sejmit dhe lider i koalicionit qendror Rruga e Tretë, i cili qëndron më poshtë në sondazhe, pavarësisht rolit kyç të forcës së tij në sigurimin e shumicës parlamentare pas zgjedhjeve të vitit 2023. Kandidatët e së majtës, Magdalena Biejat dhe Adrian Zandberg, kanë një mbështetje minimale, me përqindje nën 3%.

    Zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 18 maj, konsiderohen vendimtare për të ardhmen e koalicionit qeverisës të Polonisë, i cili ka pasur vështirësi në miratimin e reformave për shkak të kundërshtimit nga presidenti aktual Andrzej Duda. Me Duda që po përfundon mandatin e tij të dytë dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë, gara është hapur dhe e paparashikueshme.

    Rezultati i zgjedhjeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt mbi çështje kyçe për vendin, si të drejtat sociale, politikat e migracionit dhe mbrojtja kombëtare. Nëse asnjë kandidat nuk arrin të sigurojë mbi 50% të votave në raundin e parë, një balotazh do të mbahet më 1 qershor. Presidenti i ri pritet të marrë detyrën më 6 gusht, në një sesion të përbashkët të Sejmit dhe Senatit.

    Në kushtet e një peizazhi të fragmentuar politik, fushata vazhdon me tension të lartë dhe me një rezultat që mbetet i hapur./ Euronews – Syri.Net

  • Basha tregon sondazhin që ka bërë me telefon: 30.1% e sqhiptarëve do votojnë për mua!

    Basha tregon sondazhin që ka bërë me telefon: 30.1% e sqhiptarëve do votojnë për mua!

    Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Koalicioni Euroatlantik ka bërë një sondazh me anë të telefonatave, ku 30.1% e votuesve kanë thënë se do të votonin për të. Analistët Abilekaj dhe Tela e kundërshtuan duke thënë se sondazhet e vërteta e nxjerrin nag zero deri në 1% të votave në ranga republike.
    Pjesë nga biseda
    Abilekaj: Meqë thatë se kishit sondazhe, sa deputetë mendoni se do të merrni në Tiranë?
    Basha: Edhe sot kanë publikuar sondazhe këta të trekndëshit të Bermundës. Sondazhe kushtojnë lekë. Një sondazh serioz, kombëtar kushton minimalisht 50-70 mijë euro. Një sondazh i vogël kushton 30-40 mijë euro. Dikush i paguan këto lekë që të pikturojnë një tablo  për të influencuar vendimin tuaj si votues. Shumicën e tyre deri me 11 maj e ka bërë Trekëndëshi i Bermundës. Ne nuk kemi mundësi që të bëjmë ato sondazhe, por kemi vullnetarë, 20 prej tyre paradite, 20 prej tyre pasdite që punojnë me një databazë telefonatash ditë për ditë dhe kryejnë 1500-2500 telefonata në ditë. Rezultati i këtyre telefonatave deri para pak ditësh. Rezultati i datës 8 prill, kur ne kemi pyetur 15 mijë zgjedhës në Tiranë, nga 50 mijë telefonata që janë bërë: A do ta mbështesni koalicionin euroatlantik, numrin 4 dhe 4526 janë përgjigjur po, që janë 30.1 për qind, 7216 janë përgjigjur jo që është 48 për qind dhe 3306 janë përgjigjur ndoshta që është pjesa e hapur që ne po targetojmë se pse duhet të votojnë koalicionin euroatlantik që është e vetmja votë që shkon kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj. Ky është një call center me vullnetarë që bëhet prej më shumë se dy javësh.
    Abilekaj: Po pyetja është impostuese, se ju nuk pyesni kë do të votoni, por a do të votoni partinë tonë?
    Basha: Analiza mund të bëjmë sa të duash, shumicën e këtyre njerëzve i njohim me emër dhe mbiemër.
    Tela: Unë dhe Entoni kemi qenë te sondazhi që bën Euronews dhe ky sondazh edhe në zgjedhjet e kaluara ka përcaktuar më mënyrë të saktë rezultatin. Në 2021 kur ishit në krye të PD-së bëtë një sondazh rezultate e të cilit tregonin një diferencë të madhe mes PD dhe PS në qeveri dhe doli komplet e kundërta. Pra ky i telefonatave nuk besoj se ka bazë. Sondazhi i Euronews thotë se partia e zotit Endri Hasa do të marrë nga 0-1 për qind në të gjithë Shqipërinë.

  • Lulzim Basha thotë se ka 30 % mbështetje në elektorat

    Lulzim Basha thotë se ka 30 % mbështetje në elektorat

    Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Koalicioni Euroatlantik ka bërë një sondazh me anë të telefonatave ku 30.1 e votuesve për qind kanë thënë se do të votonin për të. Por analistët Abilekaj dhe Tela e kundërshtuan duke thënë se sondazhet e vërteta e nxjerrin me vetëm 0-1 për qind të votave në ranga republike.
    Pjesë nga biseda

    Abilekaj: Meqë thatë se kishit sondazhe sa deputetë mendoni se do të merrni në Tiranë?
    Basha: Edhe sot kanë publikuar sondazhe këta të trekndëshit të Bermundës. Sondazhe kushtojnë lekë. Një sondazh serioz, kombëtar kushton minimalisht 50-70 mijë euro. Një sondazh i vogël kushton 30-40 mijë euro. Dikush i paguan këto lekë që të pikturojnë një tablo  për të influencuar vendimin tuaj si votues. Shumicën e tyre deri me 11 maj e ka bërë Trekëndëshi i Bermundës. Ne nuk kemi mundësi që të bëjmë ato sondazhe, por kemi vullnetarë, 20 prej tyre paradite, 20 prej tyre pasdite që punojnë me një databazë telefonatash ditë për ditë dhe kryejnë 1500-2500 telefonata në ditë. Rezultati i këtyre telefonatave deri para pak ditësh. Rezultati i datës 8 prill, kur ne kemi pyetur 15 mijë zgjedhës në Tiranë, nga 50 mijë telefonata që janë bërë: A do ta mbështesni koalicionin euroatlantik, numrin 4, 4526 janë përgjigjur po, që janë 30.1 për qind, 7216 janë përgjigjur jo që është 48 për qind dhe 3306 janë përgjigjur ndoshta që është pjesa e hapur që ne po targetojmë se pse duhet të votojnë koalicionin  euroatlantik që është e vetmja votë që shkon kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj. Ky është një call center me vullnetarë që bëhet prej më shumë se dy javësh.

  • “T’i largojmë tre mamuthët!”/ Shabani: Duan vota edhe nga burgu, na kanë frikë se i dalim në sondazhe..”

    “T’i largojmë tre mamuthët!”/ Shabani: Duan vota edhe nga burgu, na kanë frikë se i dalim në sondazhe..”

    Kështu është shprehur Endri Shabani nga “Nisma Shqipëria Bëhet” teksa ishte i ftuar në një studio televiziv, teksa ju referuar drejtuesve të tre partive PS, PD e LSI. Ai u shpreh se tashmë ndaj tyre kanë nisur sulmet nga radhët e këtyre partive pasi ky koalicion është duke u shfaqur në sondazhe me mbi 10 përqind të votave për zgjedhjet e 11 majit.
    “Është një përpjekje e dëshpëruar e establishmentit të vjetër politikë që të na luftojë, megjithëse tentojnë të na injorojnë, por nuk na injorojnë dot më se ju dalim në sondazhe dhe ju dalim se Nisma Shqipëria Bëhet është një faktor real, është në terren.
    Të gjitha sondazhet e deritanishme nuk e ulin Nismën Shqipëria Bëhet nën 10 apo 15 përqind të votave. Kështu praktikisht ata na sulmojnë. Kjo është dëshpëruese që këtë sulm e bën ministrja e Arsimit. Kur vjen një i ri i diplomuar në Oxford ajo duhet ta përshëndesë.
    Nëse flasim për moçal, këtë e përfaqëson PS dhe PD. Aty ke uji i ndenjur janë rritur shumë baktere. 6 deputetë të PS janë në burg, se kanë vjedhur votat dhe kanë vjedhur shqiptarët. Si mund të vendosen përballë me të rinjtë e Nismës Shqipëria bëhet. Ata janë nën hetim nga SPAK-u dhe këta i nxjerrin kandidatë. Ata janë në fund të një cikli politikë dhe ky cikël do t’i marrë përpara të gjithë”, u shpreh Shabani.

  • “T’i largojmë tre mamuthët!” Shabani: Duan vota edhe nga burgu. Na kanë frikë se i dalim në sondazhe..”!

    “T’i largojmë tre mamuthët!” Shabani: Duan vota edhe nga burgu. Na kanë frikë se i dalim në sondazhe..”!

    Kështu është shprehur Endri Shabani nga “Nisma Shqipëria Bëhet” teksa ishte i ftuar në Ditarin e Mesditës nga Denisa Pasholli në A2 CNN, teksa ju referuar drejtuesve të tre partive PS, PD e LSI.
    Ai u shpreh se tashmë ndaj tyre kanë nisur sulmet nga radhët e këtyre partive pasi ky koalicion është duke u shfaqur në sondazhe me mbi 10 përqind të votave për zgjedhjet e 11 majit.
    “Është një përpjekje e dëshpëruar e establishmentit të vjetër politikë që të na luftojë, megjithëse tentojnë të na injorojnë, por nuk na injorojnë dot më se ju dalim në sondazhe dhe ju dalim se Nisma Shqipëria Bëhet është një faktor real, është në terren. 
    Të gjitha sondazhet e deritanishme nuk e ulin Nismën Shqipëria Bëhet nën 10 apo 15 përqind të votave. Kështu praktikisht ata na sulmojnë. Kjo është dëshpëruese që këtë sulm e bën ministrja e Arsimit. Kur vjen një i ri i diplomuar në Oxford ajo duhet ta përshëndesë.
    Nëse flasim për moçal, këtë e përfaqëson PS dhe PD. Aty ke uji i ndenjur janë rritur shumë baktere. 6 deputetë të PS janë në burg, se kanë vjedhur votat dhe kanë vjedhur shqiptarët. Si mund të vendosen përballë me të rinjtë e Nismës Shqipëria bëhet. Ata janë nën hetim nga SPAK-u dhe këta i nxjerrin kandidatë.
    Ata janë në fund të një cikli politikë dhe ky cikël do t’i marrë përpara të gjithë”, u shpreh Shabani.