Tag: sommer

  • Sommer: Nuk është e lehtë, por Interi ndodhet këtu për të bërë historinë

    Sommer: Nuk është e lehtë, por Interi ndodhet këtu për të bërë historinë

    26 Qershor 2025

    11:43

    Alfred Lleshi

    Pas fitores kundër River Plate, portieri zikaltër Yann Sommer foli për mikrofonat e “Inter TV”: “Ndeshje e vështirë? Po, është e vërtetë. Bëmë një ndeshje të mirë, ishte e vështirë kundër një skuadre që luan fort. Argjentinasit janë të fortë dhe agresivë në duele, por ne u paraqitëm shumë mirë. Është bukur t’i luash këto ndeshje, edhe sepse nuk luajmë shpesh ndaj skuadrave të tilla”.
    Portieri helvet tregoi si po mundohet skuadra ta harrojë disfatën e thellë 5-0 në finalen e Champions League ndaj PSG-së dhe sezonin e mbyllur pa trofe: “Ditët e para ishin pak të vështira, pas një sezoni të gjatë, por tani jemi këtu për të fituar.
    Të shohim dhe ecim përpara është e rëndësishme për ne dhe klubin. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë edhe në 1/8 finale, nevojitet shumë energji. Është pak ndryshe, fushat janë ndryshe, por tani jemi këtu dhe ndeshja e radhës do të jetë një tjetër sfidë, që duhet ta përballojmë me të njëjtën energji”.

  • “Në tre javë ndryshoi gjithçka”, Sommer: Ja pse u ndëshkuam

    “Në tre javë ndryshoi gjithçka”, Sommer: Ja pse u ndëshkuam

    2 Qershor 2025

    15:44

    Telesport

    Portieri i Interit, Yann Sommer, pranon se mund ta ndiente se po u mungonte diçka përpara finales së Champions League të shtunën.
    Interi u mund 5-0 nga PSG në Mynih, duke e lënë klubin të tronditur pasi humbi edhe titullin e Serie A dhe u mund në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
    Sommer tha për BILD: “Kohët e fundit na ka munguar diçka në momentet e rëndësishme.
    “Si të shtunën, por edhe në kampionat, ku kemi humbur shumë pikë. Ky është futbolli.
    “Gjithçka mund të ndryshojë rrënjësisht brenda dy ose tre javësh. Jemi ndëshkuar rëndë për gabimet tona këtë vit.
    “Kjo dhemb”.

  • Sommer: Në finale jemi me meritë. Donnarumma? Nuk është përballje mes portierëve, por…

    Sommer: Në finale jemi me meritë. Donnarumma? Nuk është përballje mes portierëve, por…

    29 Maj 2025

    12:23

    Alfred Lleshi

    Duke folur për “Corriere della Sera” para finales së Ligës së Kampionëve kundër PSG, portieri zviceran i Interit, Yann Sommer, komentoi kthimin në finalen e madhe dhe ndryshimin e performancës së skuadrës së Inzaghit mes kampionatit e Europës:
    “Sezoni në Champions ka qenë krejtësisht ndryshe. Në kampionat kemi bërë mirë, por kemi dhuruar disa pikë të rëndësishme. Tani është një histori tjetër, duhet të kemi të njëjtin guxim dhe përqendrim si në të gjitha ndeshjet europiane. Kemi arritur në finale me meritë”.
    A është PSG në të njëjtin nivel me Barcelonën dhe Bayernin?Po, është një skuadër shumë e fortë, më e fortë se vitet e kaluara. Ka shumë lojtarë me cilësi të mëdha. Për ne është e rëndësishme të futemi me të njëjtën energji që kemi pasur në ndeshjet e tjera. Kemi edhe shumë lojtarë që ishin në finale dy vite më parë; përvoja mund të jetë një faktor i rëndësishëm.
    Sa peshon krahasimi me Donnarumma?Nuk luan Sommer kundër Donnarumma; përqendrimi im është te performanca jonë. Nuk po pres me padurim të luaj kundër tij, njihemi pak, edhe sepse trajneri im i portierëve ka punuar me të në Paris. Më pëlqen shumë Gigio, e ndjek prej vitesh dhe e shoh si një pikë referimi.

  • “Donnarumma është pasuesi im, ai dhe Sommer janë më të mirët në Europë për momentin”

    “Donnarumma është pasuesi im, ai dhe Sommer janë më të mirët në Europë për momentin”

    Gianluigi Buffon ka komentuar finalen e Champions League mes PSG dhe Interit, duke u ndalur veçanërisht te përballja mes dy portierëve: Gianluigi Donnarumma dhe Yann Sommer: “Nëse shohim sezonin, Donnarumma dhe Sommer kanë qenë numrat një të Europës. Ndoshta Gigio është më i miri në absolut, por Sommer ka pasur një vazhdimësi mbresëlënëse në paraqitjet e tij të shkëlqyera. Do të jetë një finale e portierëve”.
    Donnarumma më në fund ka fituar zemrat e francezëve. A ka qenë aq e vështirë edhe për ju të dashuroheshit në Paris?Aspak. Kam luajtur një vit te PSG dhe nga njerëzit kam marrë dashuri e respekt, ndoshta edhe më shumë sesa në Itali. Me gazetarët është pak më ndryshe. Atje merret si e mirëqenë që do fitosh gjithçka në kampionat dhe garat kombëtare, ndaj objektivi i vetëm është Champions League. Nëse nuk fiton, ndonjë penë bëhet pak e helmuar…
    Jeni mik, vëlla i madh dhe thuajse sponsor i Donnarumma, por në fund të fundit ai ishte një rival, edhe pse ju ishit drejt fundit të karrierës. Nuk ishte diçka e zakonshme…Të jesh sportist i vërtetë do të thotë pikërisht këtë. Nuk më pëlqejnë pyetjet si ‘kush ishte më i mirë, ti apo Zoff’ apo ‘ti apo Peruzzi’. Nuk më intereson aspak: secili ka historinë e vet, unë jam krenar për timen. Mendoj se kam qenë serioz dhe profesionist. Më vjen pak keq për ata lojtarë që ndonjëherë vetëshpallen si ‘më të mirët’. Më pëlqen të njoh talentin, paçka kujt i përket ai.
    Donnarumma, a është pasuesi juaj?Pa asnjë pikë dyshimi. Është një djalë flori, që di të përgjigjet kur duhet. I përulur, por me vetëbesimin e duhur. Nuk mund ta komandosh zonën e portës pa e pasur këtë vetëbesim.
    Cilat janë ndryshimet mes Donnarumma dhe Sommer?Fizikisht janë në dy pole të kundërta, kështu që kanë karakteristika të ndryshme, por janë të ngjashëm për sa i përket reaktivitetit. Kjo është një meritë e madhe për Gigio. Për Sommer nuk kishte dyshim se ishte reaktiv, por kur një njeri afro dy metra është kaq i shpejtë në reagime, kjo është diçka që të bën përshtypje.

  • Sommer: Kundër PSG-së na duhet e njëjta energji si ndaj Barcelonës

    Sommer: Kundër PSG-së na duhet e njëjta energji si ndaj Barcelonës

    Në “media day”, edhe Yann Sommer doli para gazetarëve për të folur rreth finales së Champions League kundër PSG-së, që do të luhet të shtunën e 31 majit në “Allianz Arena”: “Finalja është një ndeshje e madhe për të gjithë ne, kemi bërë shumë gjëra mirë për të arritur deri këtu si skuadër. Ka shumë gëzim, por duhet të përgatitemi mirë”.
    A mund ta ktheni zhgënjimin e kampionatit në karburant për Champions-in?Champions League është diçka krejt tjetër. Kemi bërë një sezon të mirë, por tani na kanë mbetur edhe disa ditë nga finishi, ndaj gëzimi, guximi dhe përqendrimi janë të rëndësishëm.
    A është ky momenti yt më i mirë në karrierë?Vështirë të thuhet, por ndjehem shumë mirë. Gjatë viteve të fundit kam investuar shumë në formën time fizike dhe mendore. Të luash një finale me këtë skuadër është fantastike dhe po kënaqem.
    Pasi keni eliminuar Barcelonën dhe Bayernin, ku e vendos PSG-në si nivel?Në të njëjtin nivel me të tjerët. Është një skuadër më e fortë se disa vite më parë. Do të jetë finale interesante për të dyja skuadrat. Duhet të kemi të njëjtën energji që patëm kundër Bayernit dhe Barcelonës.
    Nëse shkoni te penalltitë, kush është favorit?Nuk e di dhe nuk mendoj për këtë, ndonëse përgatitja e ndeshjes përfshin edhe penalltitë. Më e rëndësishmja është paraqitja e skuadrës.

  • Sommer si Julio Cesar ndaj Messit, ky është detaji që mund të vendosë fituesin e Champions-it (video)

    Sommer si Julio Cesar ndaj Messit, ky është detaji që mund të vendosë fituesin e Champions-it (video)

    U shpall, me plot meritë, lojtari më i mirë i ndeshjes në supersfidën e mbrëmshme mes Interit dhe Barcelonës. Pavarësisht rezultatit 4-3, Yann Sommer ishte ndoshta lojtari më vendimtar në fushë. Më shumë se Acerbi, më shumë se Frattesi. Pritjet e tij, gjatë të gjithë 120 minutave, e mbajtën Interin gjallë.

    Një nga më ikoniket ishte ajo në minutën e 113-të, kur rezultati ishte tashmë 4-3 për zikaltrit. Në atë moment, Lamine Yamal çmend edhe një herë mbrojtjen interiste dhe lëshon një goditje të harkuar e të prerë, që dukej se po shkonte drejt lavdisë.
    Por jo për zviceranin, i cili me një kërcim të jashtëzakonshëm arrin ta prekë topin dhe ta devijojë në këndore. Ajo pritje, përkrah golave, është një nga imazhet më të bukura të mbrëmjes madhështore të San Siros.
    Dhe menjëherë, në zemrat zikaltër, u rikthye në mendje pritja po aq madhështore e Julio Cesar ndaj Leo Messit në vitin 2010, në sfidën e “Camp Nou”-t që i çoi më pas drejt finales kundër Bayern Munchen.

    Një gjest teknik i nivelit më të lartë, që sot si 15 vite më parë, mund të kthehet në momentin vendimtar të një sezoni, të një historie, të një Champions League. Refreni i përhershëm i trajnerëve dhe lojtarëve në këto nivele është: “këtë lloj ndeshjeje e vendosin detajet”. Ja, ky është ai detaji. Ndoshta më i rëndësishmi në historinë e fundit të Interit.

  • “I vogël në Mynih, i madh në Milano”. Mediat gjermane: Si e la Bayern të shkonte tek Inter?

    “I vogël në Mynih, i madh në Milano”. Mediat gjermane: Si e la Bayern të shkonte tek Inter?

    7 Maj 2025

    16:39

    Telesport

    Portieri Sommer ishte heroi i Interit në gjysmëfinalen e Champions League kundër Interit. Zikaltrit kanë një trajner fantastik dhe treguan se porta e tyre është e blinduar, pavarësisht moshës së zviceranit.
    Mediat spanjolle nisën t’i thurin lavde portierit Sommer, sidomos pas pritjes spektakolare kundër Yamal, e cila dukej e pamundur. “Duhet të jetë kandidat për Topin e Artë”, shkroi Marca.
    Mediat gjermane, ndërkohë, shprehën keqardhje sesi e la Bayern të transferohej tek Interi. “Sommer, i vogël në Mynih, i madh në Milano. Pse Bayern e largoi?” shkruan TZ.

  • Rooney mahnitet nga Sommer: Nuk jam tip që lavdëron portierët, por çfarë pritjesh!

    Rooney mahnitet nga Sommer: Nuk jam tip që lavdëron portierët, por çfarë pritjesh!

    7 Maj 2025

    8:14

    Alfred Lleshi

    Edhe një ikonë si Wayne Rooney nuk mund të qëndronte indiferent ndaj paraqitjes së jashtëzakonshme të Yann Sommer. Pas kualifikimit të Interit në finalen e Champions League, legjenda e Manchester United dhe kombëtares angleze komentoi për BBC momentet vendimtare të ndeshjes epike ndaj Barcelonës.
    “Pas barazimit të Interit, dukej sikur ishte skuadra që do të shtynte më tej. Barcelona në fund e kishte humbur qartësinë. Nuk jam një njeri që lavdëron portierët, por disa nga pritjet e Yann Sommer ishin thjesht të shkëlqyera”, – u shpreh Rooney, duke vënë në pah kontributin vendimtar të zviceranit në portën zikaltër.

  • Sommer për Bayern Munich-Inter: Pres ndeshje intensive, të dyja skuadrat ushtrojnë presion të lartë

    Sommer për Bayern Munich-Inter: Pres ndeshje intensive, të dyja skuadrat ushtrojnë presion të lartë

    8 Prill 2025

    8:43

    Alfred Lleshi

    Yann Sommer, portieri i Interit, foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së “Allianz Arena” kundër Bayern Munich, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League: “Sigurisht që do të jetë një ndeshje intensive, përballen dy skuadra që e duan topin dhe kanë shumë cilësi. Të dyja ushtrojnë presion të lartë, kështu që do të jetë një ndeshje interesante”.
    Bayerni dhe Interi e nisin të barabarta për sa iu përket mundësive për t’u kualifikuar…Po, do të shohim, por të dyja palët kemi skuadra të thella. Atyre iu mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por edhe neve. Jemi të barabartë, do ta tregojë fusha e lojës forcën e secilit.
    A ka diçka në kokën tuaj, që ju bën të mbroni më mirë në Champions sesa në Serie A?Është e vështirë të shpjegohen këto gjëra. Nuk jemi të kënaqur me ndeshjet e fundit në kampionat, sonte është shumë e rëndësishme të jemi skuadër në fushë, që mbron mirë dhe e bën të vështirë për kundërshtarin të krijojë raste. Në Parma ishte shumë e lehtë për ta, tani jemi shumë të përqendruar për sot.
    A ke folur me ndonjë ish-shok skuadre?Jo shumë para kësaj ndeshjeje, por i njoh të gjithë dhe gjithçka. Jemi të përqendruar.