Tag: sommer

  • Ajax-Inter, flet Chivu: Portierin Sommer nuk e ndryshoj vetëm pse e kërkon publiku

    Ajax-Inter, flet Chivu: Portierin Sommer nuk e ndryshoj vetëm pse e kërkon publiku

    17 Shtator 2025

    9:11

    Alfred Lleshi

    Pas humbjeve ndaj Udineses dhe Juventusit, kërkon reagim të shpejtë ndaj Ajaxit. Në debutimin e tij si trajner në Champions, Cristian Chivu foli në konferencë për mediat: Ndikimi i ADN-së së Ajax? Marr me vete kulturën e qasjes ndaj ndeshjes që u bashkua me atë italiane. Jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar atje, jo vetëm si lojtar, por edhe si person.
    Mentaliteti i skuadrës sime? Interi është i fortë, e tregoi edhe me Juventusin. Humbja e derbit nuk i fshin gjërat e mira që kemi bërë. Mungon vetëm vazhdimësia dhe motivimi nga rezultatet.
    Lautaron do ta vlerësojmë para ndeshjes. Nuk kam diskutuar për ndryshim portieri. Nuk është e drejtë të sulmohet publikisht Sommer; ka treguar vlerat e tij. Martinez dhe Di Gennaro do të kenë mundësitë e tyre, por Sommer tani duhet të mbështetet edhe humanisht”.

  • Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

    Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

    16 Shtator 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    Yann Sommer u kritikua pas paraqitjes jo të mirë në derbin ndaj Juventusit, por ish-portieri zikaltër, Gianluca Pagliuca, e mbrojti: “Është shumë e lehtë ta shpallësh fajtor Sommer. Interi ka pasur probleme në mbrojtje, humbja nuk është vetëm e portierit, edhe pse ai mund të bëjë më mirë”.
    Për golin e 4-3 nga Adzic, Pagliuca thotë se Sommer ka përgjegjësi: “Nuk më pëlqeu si u vendos, si reagoi”. Megjithatë, ai shton se portieri nuk ka qenë katastrofë, duke përmendur golin e Yildiz si veprim brilant.
    Duke folur për ndërrimin e portierit ndaj Ajax, Pagliuca këshillon Interin: “Nëse klubi dhe Chivu mendojnë se Martinez është më i besueshëm, le ta aktivizojnë. Nuk më pëlqen alternimi i portierëve ndeshje pas ndeshje. Kështu digjen dy lojtarë në vend të njërit”.

  • Chivu me vendim drastik pas humbjes ndaj Juventusit, do lërë titullarin në stol

    Chivu me vendim drastik pas humbjes ndaj Juventusit, do lërë titullarin në stol

    15 Shtator 2025

    16:53

    Telesport

    Humbja në minutat e fundit e Interit në derbin ndaj Juventusit 4-3, ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë zikaltërit dhe sidomos te trajneri Cristian Chivu.
    “Calciomercato.com” raporton se Chivu po mendon të lërë në stol për ndeshjen e radhës portierin Yan Sommer dhe të vendosë titullar Josep Martinez. Inter luan në mesjavë ndaj Ajax-it në Champions League dhe titullar në portë pritet të jetë Martinez.
    27-vjeçari u transferua në vitin 2024 nga Geona tek Inter për 15 milionë euro bashkë me bonuset, por ka luajtur vetëm 10 ndeshje me zikaltrit. Megjithatë, situata mund të ndryshojë tani, duke parë formën e dobët të Sommer në ndeshjet e fundit. Zvicerani ishte një nga më të dobëtit në fushë në derbin ndaj Juventusit.

  • Sommer, “kurban” për të gjithë? Martinez në portë kundër Ajax, rokadë si Handanovic-Onana më 2022

    Sommer, “kurban” për të gjithë? Martinez në portë kundër Ajax, rokadë si Handanovic-Onana më 2022

    15 Shtator 2025

    14:20

    Alfred Lleshi

    A ekziston mirënjohja në futboll? Shumë pak. Pas gabimeve në Juventus-Inter, portieri Sommer mund të provojë mbi shpinë rregullin e pamëshirshëm: vlen vetëm ndeshja e fundit. Zvicerani, hero i Champions-it sezonin e kaluar, është vënë në dyshim dhe Cristian Chivu po mendon t’i japë shansin Joseph Martinez në debutimin ndaj Ajax-it.
    Një skenar që kujton rokadën mes Handanovic e Onana më 2022, kur Inzaghi guxoi ta ulte në stol kapitenin slloven për t’i besuar ish-portierit të Ajax-it, vendim që ndryshoi sezonin e Interit. Sommer nuk është i vetmi fajtor i disfatës në Torino, por rrezikon të paguajë për të gjithë.
    Goli i Adzic shtoi dyshimet mbi të. Chivu e ka bërë të qartë: askush nuk është i paprekshëm, luan kush është në formë. E njëjta filozofi u pa edhe në “derby d’Italia”, kur trajneri zëvendësoi njëkohësisht Lautaro dhe Barella. Kundër Ajax-it pritet një mini-revolucion, sepse në një javë Interi ka tri sfida vendimtare, ndaj shumë titullarë janë në “balotazh”.

  • “Merr dy, paguaj një…”; Galatasaray luan me nervat e Interit në merkato

    “Merr dy, paguaj një…”; Galatasaray luan me nervat e Interit në merkato

    12 Gusht 2025

    15:12

    Alfred Lleshi

    Galatasaray e shikon me interes “pazarin” me Interin. Pas tentativës së parë jo shumë të fortë për Hakan Calhanoglu, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë kryesorë zikaltër; Benjamin Pavard dhe Yann Sommer.
    Sipas asaj që raporton “Fotomac”, Galatasaray ka kontaktuar agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas ka dorëzuar ofertë zyrtare për Interin. Ideja e klubit turk është të marrë Sommer falas dhe Pavard me huazim, por kjo ofertë nuk është pritur mirë nga Interi.
    Klubi zikaltër është i prerë; për Pavard pranon vetëm shitje të përhershme ose me detyrim blerjeje, sepse do të sigurojë të ardhura për merkaton. Huazimi pa detyrim blerjeje nuk është i preferuar.
    Gjithashtu për Sommer situata është e ngjashme. Interi nuk dëshiron ta lëshojë portierin zviceran falas, veçanërisht pa pasur një zëvendësues me cilësi të njëjtë. Nëse Galatasaray dëshiron vërtet të marrë dy lojtarët në fjalë, duhet ta rishikojë ofertën dhe të përputhet me kërkesat financiare të Interit.

  • Pagliuca: Sërish duel mes Interit dhe Napolit për titullin, por me shumë të panjohura

    Pagliuca: Sërish duel mes Interit dhe Napolit për titullin, por me shumë të panjohura

    8 Gusht 2025

    8:05

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Il Messaggero”, ish-portieri i Sampdorias dhe Interit, Gianluca Pagliuca, ka folur për garën e titullit në Serie A dhe situatën në portën e Interit mes Yann Sommer e Josep Martinez:
    “Kthehemi te diskutimi i ngjashëm me atë të Napolit, ku Meret dhe Milinkovic-Savic ndajnë rolet. Është e qartë që Yann Sommer mbetet titullar, por Cristian Chivu ka qenë shumë i qartë; do t’i japë më shumë hapësirë Josep Martinezit. Zvicerani është ende i pari, por Martinez mund të ketë disa mundësi, sidomos duke parë numrin e madh të ndeshjeve që do të luajë Interi”.
    Për sa i përket luftës për “Scudetton”, Pagliuca parashikon një skenar të ngjashëm me sezonin e kaluar: “Do të jetë sërish një duel mes Interit dhe Napolit, por me shumë variabla. Nëse Interi arrin të marrë Lookman, mund të ketë përparësi të madhe. Skuadra e Antonio Contes do të duhet të menaxhojë mirë energjitë, pasi Liga e Kampionëve do t’ia konsumojë shumë”.
    Ndërsa për zonën Champions: “Përveç Interit dhe Napolit, them se do të jenë edhe Milani e Juventusi, që do të sigurojnë një vend në Champions League”.

  • Edhe Sommer mes finalistëve për trofeun “Yashin”, por favorit është Donnarumma

    Edhe Sommer mes finalistëve për trofeun “Yashin”, por favorit është Donnarumma

    Yann Sommer, Thibaut Courtois dhe Jan Oblak janë mes 10 kandidatëve për trofeun “Yashin”, viti 2025. Ky çmim jepet nga “France Football” për portierin më të mirë të sezonit. Prania e tyre ka surprizuar, duke pasur parasysh se Interi, Real Madridi dhe Atletico Madridi nuk fituan trofe sezonin e fundit. Megjithatë, performancat individuale të shkëlqyera të këtyre portierëve bindën jurinë që t’i përfshinte në këtë listë prestigjioze.
    Ndër të nominuarit bie në sy edhe David Raya i Arsenalit, por favoriti i madh për triumf mbetet Gianluigi Donnarumma. “Gardiani” i PSG ka zhvilluar një sezon absolutisht të jashtëzakonshëm, të kurorëzuar me fitimin e Champions League dhe Ligue 1.
    Kjo është lista e plotë e finalistëve për trofeun “Yashin” 2025:
    Gianluigi Donnarumma (PSG)
    David Raya (Arsenal)
    Jan Oblak (Atletico Madrid)
    Thibaut Courtois (Real Madrid)
    Yann Sommer (Inter)
    Matz Sels (Nottingham Forest)
    Emiliano Martínez (Aston Villa)
    Lucas Chevalier (Lille)
    Yassine Bono (Al Hilal)
    Alisson Becker (Liverpool)
    Fituesi i trofeut “Yashin” do të shpallet gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”, e cila do të mbahet më 22 shtator në Paris.
     
     
     
     
     
     

  • Interi drejt goditjes së bujshme në merkato, klubi zikaltër mendon për transferimin e portierit të kombëtares gjermane

    Interi drejt goditjes së bujshme në merkato, klubi zikaltër mendon për transferimin e portierit të kombëtares gjermane

    Marc-André ter Stegen mund të jetë emri i madh që do të mbrojë portën e Interit sezonin e ardhshëm, nëse Yann Sommer pranon ofertën e joshëse të Galatasarayt.

    Sipas të përditshmes katalanase Sport, portieri gjerman ndodhet në një situatë të tensionuar me Barcelona-n, pas mbërritjes së Joan Garcia-s dhe planit për transferimin e Wojciech Szczesny-t, që do ta ulnin rolin e Ter Stegen në portier të tretë – një status i papranueshëm për një emër të tillë.
    Drejtuesit e Interit thuhet se po e ndjekin me vëmendje situatën e 33-vjeçarit, duke e konsideruar atë si zëvendësuesin ideal për Sommer nëse ai largohet. Interi kërkon një portier me përvojë dhe garanci të lartë për të mbajtur nivelin e lartë në Serie A dhe Ligën e Kampionëve – një profil që Ter Stegen e përmbush plotësisht.
    Gjermani thuhet se do të ishte i hapur ndaj një transferimi te Interi, nëse arrin një ofertë zyrtare, sepse projekti sportiv i klubit italian përputhet me ambiciet e tij për të qëndruar në elitën e futbollit evropian dhe në Ligën e Kampionëve.
    Edhe pse kontrata e Ter Stegen skadon në vitin 2028, Barcelona raportohet se do të ishte e gatshme të negociojë një ndërprerje të parakohshme, duke e lejuar atë të largohet si transferim i lirë, për të shmangur tensionet e mëtejshme dhe për të liruar fondet e pagave.

    Top Channel

  • Ter Stegen shfaqet në horizontin zikaltër, gjermani mund të zëvendësojë Sommer

    Ter Stegen shfaqet në horizontin zikaltër, gjermani mund të zëvendësojë Sommer

    Marc-André ter Stegen mund të jetë pasardhësi i Yann Sommer në portën e Interit. Sipas asaj që raporton katalanasja “Sport”, portieri gjerman është në marrëdhënie të tendosura me Barcelonën. Me ardhjen e Joan Garcia dhe transferimin (rinovimin) e Szczesny, ai ka përfunduar praktikisht në rolin e portierit të tretë, gjë që e ka shtyrë të mendojë seriozisht largimin.
    Interi po ndjek me vëmendje situatën dhe e ka futur profilin e gjermanit në listën e mundshme të pasardhësve të Sommer, në rast se zvicerani vendos të pranojë ofertën joshëse të Galatasaray. Po sipas “Sport”, portieri Ter Stegen do të ishte i gatshëm të pranonte një ofertë nga zikaltërit, duke parë që projekti i Interit përputhet me ambiciet e tij: të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta dhe të jetë protagonist në Champions League.
    Edhe pse ka kontratë me Barcelonën, që skadon në vitin 2028, klubi katalanas do të ishte gati të gjente marrëveshje për zgjidhjen e saj, për ta lënë të lirë të firmosë me një ekip të ri si lojtar i lirë.
    Ter Stegen, 33 vjeç, do t’i garantonte Interit eksperiencën që do të humbiste me largimin e Sommer. Portieri gjerman, pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, ka fituar gjithçka me blaugranat, përfshirë një Champions League dhe 6 tituj të La Liga-s. Ai numëron 44 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, ka qenë titullar edhe në “final four” e fundit të “Nations League”.

  • Gallatasaraj nuk i ndahet Inter, synon të sjellë në Stamboll edhe portierin Yann Sommer

    Gallatasaraj nuk i ndahet Inter, synon të sjellë në Stamboll edhe portierin Yann Sommer

    2 Korrik 2025

    12:42

    Telesport

    Pas Hakan Calhanoglu, ekipi i Gallatasaray po përpiqet të sjellë në Superligën turke një tjetër lojtar të inter, Yann Sommer. Ndërsa vazhdojnë të joshin Calhanoglu, klubi turk ka bërë kërkime fillestare për portierin e Inter.
    Nuk mund të përjashtohet mundësia që një përpjekje e vërtetë për një transferim të zviceranit mund të mbërrijë në javët në vijim. Qëllimi i klubit zikaltër, për momentin është ta mbajë Sommer deri në skadimin e kontratës së tij të planifikuar për 30 qershor 2026, kur ai do t’i afrohet pragut të moshës 38 vjeç.
    Sommer ishte një nga protagonistët e mëdhenj të sezonit të Inter, i cili përfundoi me 53 paraqitje dhe 22 ndeshje pa pësuar gol në të gjitha turnetë.
    Pasi mbërriti në Milano në verën e vitit 2023, pas lamtumirës së Onana, ai ishte gjithashtu vendimtar në fitimin e titullit kampion një vit më parë, duke mbyllur kampionatin 2023/24 me 19 ndeshje pa pësuar gol.