Tag: sommer

  • Sommer midis të ardhmes dhe spektaklit: Jo trajner, me Michelle Hunziker krijuam skena të bukura

    Sommer midis të ardhmes dhe spektaklit: Jo trajner, me Michelle Hunziker krijuam skena të bukura

    5 Dhjetor 2025

    12:57

    Alfred Lleshi

    Yann Sommer, portieri i Interit që më 17 dhjetor mbush 37 vjeç, zbuloi anët më private në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke folur për familjen, hobet dhe të ardhmen, që me shumë gjasa nuk e sheh në pankinë. Ai tha qartë: “Nuk mendoj të bëhem trajner, është një punë shumë stresuese. Nuk e kam menduar, në jetë ka shumë gjëra për të bërë”.

    Ndërkohë, bota e spektaklit mund të jetë një alternativë interesante. Sommer kujtoi eksperiencën e tij si “aktor” në disa video promovuese për Zvicrën, së bashku me showgirl-in Michelle Hunziker, nga vendi i përbashkët. Ai rrëfeu me buzëqeshje: “Me Michelle krijuam një kimi të bukur, u argëtuam duke bërë gjëra në natyrën e Zvicrës sonë”.

    Videoja, e realizuar për të promovuar turizmin zviceran, pati sukses të madh në rrjetet sociale, duke treguar një Sommer të pazakontë, i qetë dhe i natyrshëm para kamerës. Tani është portier, por e ardhmja e tij pas futbollit mbetet e hapur.

  • Inter “siguron” përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, vjen nga Premier League

    Inter “siguron” përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, vjen nga Premier League

    3 Dhjetor 2025

    16:24

    Telesport

    Inter duket se ka gjetur pasuesin e Yann Sommer, pasi zvicerani do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë dhe nuk mund të ketë rinovim, duke parë formën aspak të mirë që ka treguar deri tani.
    Në këtë situatë, “Calciomercato” raporton se Inter ka piketuar pasuesin e Sommer dhe bëhet fjalë për Guglielmo Vicario, portierin italian të Tottenham, i cili po ashtu është kritikuar shpesh këtë sezon për formën e tij.
    Italiani është gati të rikthehet në Serie A, pas 3 sezonesh në Londër, edhe pse kontrata aktuale skadon në vitin 2029. Marrëveshja mes dy klubeve pritet të arrihet për një shifër rreth 20-25 milionë euro. Nga lista e gjatë e kandidatëve të përfolur për të zëvendësuar Sommer, Vicaro duket më i arritshmi dhe i mundshmi, pasi emrat e tjerë të përmednur shpesh kohët e fundit, kanë një kosto më të lartë.

  • Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër

    Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër

    2 Dhjetor 2025

    10:57

    Alfred Lleshi

    Interi po mendon seriozisht për portierin e ri. Pas Sommer, klubi ka identifikuar Guglielmo Vicario, i cili po zhvillon sezonin e tretë në Premier League me Tottenham. Sezoni nuk ka qenë i favorshëm për portierin aktual zikaltër; Sommer ka pasur disa momente të dobëta që kanë ndikuar në performancën e tij, ndërsa Martinez u përfshi në një ngjarje tragjike që ka ndikuar në qetësinë psikologjike.
    Kjo e bën logjike idenë e të investuarit te Vicario. Ai është një nga portierët më të mirë italianë, pjesë e kombëtares, dhe sipas disa zërave do të ishte i lumtur të kthehej në Itali. Agjenti i tij ka rikthyer komunikimin me Interin, edhe pse konkurrenca në Itali mbetet e fortë. Diskutohej edhe tre sezone më parë për ardhjen e tij tek Interi, kur Onana u shit te Manchester United dhe Vicario u transferua nga Empoli në Angli.
    Negociatat nuk janë të thjeshta; Vicario fiton 2.5 milionë paund në sezon dhe ka kontratë deri më 2028 me “Spurs”. Problemi kryesor është shpenzimi prej rreth 30 milionë eurosh për një 29-vjeçar, jashtë parametrave ekonomikë të “Oaktree”. Megjithatë, mund të vlerësohet si investim për të siguruar një portier të nivelit të lartë, që sjell shumë pikë në renditje.

  • Fajtori kryesor për humbjen në derbi, Inter ka dy alternativa për të zëvendësuar Sommer

    Fajtori kryesor për humbjen në derbi, Inter ka dy alternativa për të zëvendësuar Sommer

    24 Nëntor 2025

    16:55

    Telesport

    Pas humbjes në derbi ndaj Milanit mbrëmë, ku Yann Sommer bëri një paraqitje tejet të dobët dhe fajtor në golin e pësuar, klubi zikaltër duket se është lodhur me portierin zviceran dhe po shqyrton dy alternativa të tjera për portën, për merkaton e janarit.
    Emri i parë në listë është Emiliano Martinez, portieri argjentinas i Aston Villa-s, i cili edhe më parë është lidhur me një transferim të mundshëm tek zikaltrit. Duke ditur moshën e tij jo shumë premtuese, 33 vjeç, marrëveshja me Aston Villa-n mund të arrihet për shifrën 15-20 milionë euro.
    Emri i dytë, i cili shihet edhe si një përforcim afatgjatë, është portieri i Parmës, Zion Suzuki. Japonezi vlerësohet rreth 25 milionë euro në treg dhe momentalisht konsiderohet si një nga portierët e rinj më premtues në Serie A.

  • Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar

    Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar

    22 Nëntor 2025

    19:32

    Telesport

    “Football Insider” raporton se drejtuesit e Interit po monitorojnë nga afër situatën e Emiliano Martinez dhe do të provojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
    Trajneri i Interit, Cristian Chivu, thuhet se nuk është plotësisht i kënaqur me Yann Sommer, dhe ndaj ka kërkuar ndërhyrje në portë. Kontrata e portierit zviceran skadon në fund të këtij sezoni, ai pritet të largohet si lojtar i lirë në qershor.
    Në anën tjetër, Aston Villa është e gatshme ta shesë Martinez këtë dimër, megjithëse tarifa e transferimit mbetet e pazbuluar. Martinez është nën kontratë me Aston Villa deri në vitin 2029, por 33-vjeçari ashtu si edhe në merkaton e verës është në kërkim të një ekipi dhe destinacioni të ri.

  • Sommer drejt largimit, Inter gjen portierin e ri në Bundesligë

    Sommer drejt largimit, Inter gjen portierin e ri në Bundesligë

    7 Tetor 2025

    17:21

    Telesport

    Yann Sommer me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me fanellën e Interit. Portieri zvicercan do të largohet si lojtar i lirë pas 30 qershorit, kohë kur i mbaron kontrata me klubin zikaltër.
    Në anën tjetër, drejtuesit e Interit po shqyrtojnë disa emra për të gjetur pasuesin ideal të Sommer. Mediet italiane raportojnë se objektivi kryesor i zikaltërve për portën është Noah Atubolu, portieri 23-vjeçar i Freiburg.
    Mosha e tij e re dhe hapësira për rritje e bëjnë Atubolu-n një kandidat ideal për projektin e Interit, pasi klubi zikaltër kërkon një portier të ri për një plan afatgjatë.
    Një nga arritjet e më të spikatura të Atubulu deri tani është rekordi i tij i pritjes të pesë penalltive radhazi. Shumë shpejt pritet të nisin bisedimet zyrtare mes palëve, vlera e kartonit të Atubulu mendohet të jetë 18-20 milionë euro.

  • Inter gjen zëvendësuesin e Yann Sommer, kushton vetëm 20 milionë euro

    Inter gjen zëvendësuesin e Yann Sommer, kushton vetëm 20 milionë euro

    24 Shtator 2025

    18:14

    Telesport

    Rrugëtimit të Yann Sommer tek Inter duket se po i vjen fundi. Portieri zviceran, tashmë 36 vjeç, nuk ofron më sigurinë e dikurshme dhe palët mund të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Kontrata e Sommer skadon në qershor të këtij viti, ndaj ai do të largohet si lojtar i lirë nga zikaltrit.
    Në anën tjetër, drejtuesit e Interit po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë të Sommer për portën. “Sport Mediaset” raporton se objektivi kryesor i Interit është portieri i Cagliari-t, Elia Caprile.
    24-vjeçari që ka luajtur deri tani 49 ndeshje në Serie A, duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Cagliari e vlerëson rreth 20 milionë euro, shifër mëse e pranueshme për zikaltrit. Për Elia Caprile ka interes edhe nga Milan, pasi pritet të largohet Mike Maignan, por ziklatrit janë më afër tij për momentin.

  • Një italian për portën zikaltër: Inter ka gati zëvendësuesin e Sommer, të shtunën rival në fushë

    Një italian për portën zikaltër: Inter ka gati zëvendësuesin e Sommer, të shtunën rival në fushë

    24 Shtator 2025

    12:12

    Telesport

    Inter është në kërkim të një portieri që do të zëvendësojë Yann Sommer sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit zikaltër duket se janë të vendosur të transferojnë Elia Caprile, i cili aktualisht është te Cagliari.
    Ausilio e ka ndjekur portierin për njëfarë kohe dhe duket se ai ka një profil që i përshtatet kërkesave aktuale të Interit: Është i ri (rreth 25 vjeç), italian dhe me çmim të arsyeshëm (rreth 20 milionë euro).
    Të shtunën në mbrëmje, kur Cagliari përballet me Inter, shumë do ta shikojnë atë. Alternativat ndaj Caprile, për arsye të ndryshme, duken të pamundura: Carnesecchi, i vlerësuar me 40 milionë euro nga Atalanta, do të kërkonte një shpenzim financiar të paqëndrueshëm. Ndërsa Napoli nuk ka gjasa ta shesë Meret te një konkurrent i drejtpërdrejtë.

  • Inter i habit të gjithë, ky do të jetë zëvendësuesi i Sommer?

    Inter i habit të gjithë, ky do të jetë zëvendësuesi i Sommer?

    21 Shtator 2025

    20:03

    Telesport

    Duke parë pasigurinë e shfaqur nga Yann Sommer në fillim të këtij sezoni, drejtuesit zikaltër po mendojnë të përforcohen në portë gjatë merkatos së janarit.
    Portieri i dytë, Josep Martinez, po ashtu nuk bind, ndaj lind nevoja për një portier të ri. Bazuar në informacionin e dhënë nga Inter Live, Inter po monitoron situatën e portierit të dytë të Manchester City, Stefan Ortega.
    32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Qytetarët” dhe do ishte i gatshëm për të provuar një aventurë të re. Gjithsesi, Ortega duket si një zgjiedhje afatshkurtër duke parë dhe moshën e tij.
    Por, duke qenë mundësia për një transferim falas, drejtuesit zikaltër e shikojnë këtë si një lëvizje të mirë. Ortega mund të jetë një alternativë e mirë për t’u alternuar me Sommer, derisa zikaltrit të gjejnë vërtet një portier të denjë.

  • Akanji i sinqertë: Ajo pritje e Sommer ishte përcaktuese, na dha fitoren ndaj Ajax

    Akanji i sinqertë: Ajo pritje e Sommer ishte përcaktuese, na dha fitoren ndaj Ajax

    18 Shtator 2025

    12:45

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 2-0 ndaj Ajax-it në Amsterdam, Manuel Akanji foli për kanalet e UEFA-s: “Jemi shumë të lumtur për këtë fillim. E mbajtëm portën të paprekur dhe shënuam dy gola nga goditjet standarde. Jemi stërvitur te këndoret, shoh me kënaqësi që goditjet standarte po japin rezultat. Përmes tyre mund t’i fitojmë ndeshjet”.
    Mbrojtësi zikaltër vlerësoi pritjen vendimtare të Sommer ndaj Mika Godts: “Nëse ai top do të hynte në rrjetë rezultati do të ishte 1-0, ndeshja do të bëhej shumë më e vështirë. Yann na ndihmoi shumë dhe jam i lumtur për të. Ishte shumë e rëndësishme që nuk pësuam gol, sepse kjo iu jep besim sulmuesve për të bërë punën e tyre”.