Lulzim Basha, drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, ka çelur ditën e sotme në një ambient privat fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.
Basha, në fjalën e tij, iu drejtua mbështetësve të pranishëm që të votojnë alternativën e tij, për të lënë, sipas tij, në shtëpi ‘të korruptuarit e Edi Ramës’.
“Ju premtoi ndryshim në 2013, dhe ju solli Ilir Metën, Saimir Tahirin. Një tufë deputetësh që u larguan nga ligji për dekriminalizimin, për faktin se ishin të dënuar për vepra të rënda penale. Ju solli në 2017 Ilir Beqajn kur ju kishte premtuar shëndetësi falas. Ju solli në 2021 inceneratorët me Lefter Kokën, me Erion Veliajn dhe me një tufë kryebashkiakësh nga Vangjush Dako me shokë, të cilët vodhën taksat e shqiptarëve, helmuan ajrin e shqiptarëve. Ky është Edi Rama, socialistët e ndershëm e besuan dhe e panë me sytë e tyre se çfarë solli: kriminelë, hajdutë. Edhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kur gjysmën e shokëve i ka te 7×7-313. Rrugëtimi i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit. Solli më shumë dështime drejt rrugës për BE-në. Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Edi Ramës, le të rrinë ata që sollën krim dhe korrupsion në shtëpi. Në 11 maj çdo shqiptar e ka alternativën, e ka koalicionin Euroatlantik, ekipin tonë të mrekullueshëm”, tha Basha.
Tag: solli
-

LIVE/ Basha çel fushatën: Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Ramës në shtëpi, ata që i besuan e panë që solli rrënimin
-

“Kjo vizitë solli një kombinim të çuditshëm”/ Rama batuta me Kallas: Ne kemi diellin, ju sollët të ftohtin por…
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me shefen për politikën e jashtme në BE, u shpreh se Kaja Kallas është mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë dhe e unifikimit të të gjithë Evropës nën ombrellën e BE.
Edi Rama: Kaja është mbështetëse e palëkundur e këtij procesi, e unifikimit t ë të gjithë Evropës nën ombrellën e BE dhe mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë, është vlerë e shtuar për ne dhe e çmojmë shumë në aspektin institucional dhe personal. Vjen në një kohë shumë të veçantë për të gjithë ne, njëkohësisht bashkëpunimi ynë është bashkëpunim ku besojmë shumë dhe jemi të investuar çdo ditë, dhe gjithmonë të njehësuar me qasjen tonë me atë të BE.
Është një vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. ne kemi vendosur diellin, ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të ketë vetëm diell dhe s’do të ketë më vend për të ftohtin. -

Nuk ka përçmim më të madh ndaj qytetarëve të bësh atë që bën Lubi Balluku me makinën e vet
Nuk ka përçmim më të madh ndaj qytetarëve të bësh atë që bën Lubi Balluku me makinën e vet
Në takimin me qytetarë dhe simpatizantë të PD të degës numër 2 në Tiranë, lideri Berisha ka vënë theksin sërish tek korrupsioni dhe abuzimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Berisha u shpreh se, Balluku për BMW-në e vet ka prokuruar lavazhin me të cilin ndan paratë për pastrimin e makinës të çdo, se shoferi i saj nuk mundet dot t’i japë një leckë, apo një pastrim. 10 mijë euro në muaj.
“Sot, ky është kryeqyteti në të cilin për objektin publik për ndërtimin e djegësit të kryeqytetit, nga taksat e shqiptarëve janë dhënë 130 mln euro. Ai nuk ka gjurmë kund. Edhe paratë nuk kanë gjurmë, se paratë kanë shkuar në kontot e Edi Ramës dhe suitës së tij.
Sot, me një dorë vetëm në Unazën e Tiranës, për ndërtimin e 13 km të saj e ka ndarë në 14 kontrata. Ju garantoj që në botë një tenderim i tillë nuk gjindet. Dhe ndahet në 14 kontrata, sepse çdo kilometër i saj është ndërtuar me 17 milionë euro. Në çdo kilometër të saj, ju garantoj unë ju, se Edi Rama me Belinda Ballukun, ka ndarë me hajdutin nga këto 17 milionë, minimumi 12 milionë.
Segmentet e ndërtuara nga ne janë plot vepra arti, të Unazës kanë kushtuar 3.8 milionë kilometri. Por po e marrim se janë rritur 30% çmimet, dhe po e marrim që i bie pra, që tani të kushtojnë jo 3.8, por të kushtojë 4.1 milionë euro kilometri. Kurse këta e ndërtuan me 17 milionë. Ja sepse e copëtoi rrugën në mënyrën më të paimagjinueshme. Copëtuan rrugën në 14 kontrata.
Dje mediat publikuan se ky person, imagjinojeni pak, paguan për pastrimin e makinës së vet për muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë!
Sot, për BMË-në e vet ka prokuruar lavazhin me të cilin ndan paratë për pastrimin e makinës të çdo, se shoferi i saj nuk mundet dot t’i japë një leckë, apo një pastrim. 10 mijë euro në muaj.
Nuk ka përçmim më të madh se sa mund t’ju bësh qytetarëve të tu, në qoftë se ti i lejon vetes akte të tilla. Nuk kisha dëgjuar kurrë, dhe madje edhe me minuta se sa duhet të presë makina e saj.
Por kjo, sigurisht, që çdo gjë e ndan me Edi Ramën, se përndryshe ajo nuk qëndronte aty 4 minuta. Ajo kishte detyrë të mbikëqyrte, të supervizonte punimet e djegësit. Ajo kishte në ministrinë e saj një njësi të paguar me taksat tuaja, të cilët kishin detyrë të ndiqnin punimet e djegësit. 6 vite rresht ajo nuk bëri një raport, sepse e dinte që paratë zhdukeshin. Se sepse e dinte që paratë shkonin te Edi Rama.
Pra, ky është drejtimi. Unë mund t’ju jap ju me dhjetëra e dhjetëra shembuj të tjerë. Po kjo çfarë solli? Kjo solli bllokimin e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Kjo solli rrënimin e vendeve të punës. Kjo solli largimin e të rinjve nga Shqipëria, dhe jo vetëm të të rinjve. Kjo solli pasiguri të madhe në çdo familje, familjes që i ikin fëmijët dhe mbeten vetëm. Ata mbeten në vetmi, ata mbeten në pasiguri. Dhe këto të gjitha për shkak të korrupsionit”, u shpreh Berisha.
-

“Zëri im të duket si sirenë policie”, Basha i përgjigjet Ramës: Kandidatët tanë s’kanë lidhje me 313-ën
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës para strukturave.
Emrat që do të garojnë në listën e hapur janë Shpëtim Agolli, Laureta Alidinaj, Elvin Bregu, Rodolf Cenolli, Sara Çaçi, Besnik Ibi, Ilir Koro, Andi Prifti, Dhimitri Sino dhe Marinela Ziu.
Në fjalën e tij, Basha u përgjigj kryeministrit Edi Rama që në videon e fundit ka thënë se “i qenka bërë thirrja O Rame si sirenë policie”.
Basha më tej nënvizoi rëndësinë e programit të koalicionit, i cili fokusohet te rinia, sipërmarrësit, fermerët dhe të përndjekurit, dhe theksoi se lista e hapur do t’i lejojë qytetarëve të zgjedhin deputetët që i shërbejnë atyre, në kundërshtim me praktikën e “listave të mbyllura” sipas tij të Ramës dhe Berishës.
Pjesë nga fjala e Bashës:
E dini mirë ku i ka shokët, i ka tek 313-ta, aty i ka. Edhe në Durrës se po mbushen qelitë me shokët e tij. I ka atje dhe e shikoni, kishte dalë edhe sonte dhe më thoshte mua pse më tregon me gisht shokët. Po më fal, a janë shokët e tu apo janë shokët e mi. Kush i solli ata? A i solla unë? Shoku i kujt është Ilir Beqja? I Ramës. Pse më thërret o Rame, o Rame – thotë, si makinë policie. Prit mo Rame prit, se të qenka bo zëri im si sirenë policie, s’është shenjë e mirë kjo Rame.
Megjithatë meqë e nisa, po ta them, unë besoj tek pavarësia e drejtësisë kështu që kur të vij koha, nuk do jetë zëri im por do jetë me të vërtetë sirena e policisë. Kush e solli Lali Erin? E solli ndonjëri prej kandidatëve tanë këtu? Ti e solle me Ram. Kush e solli Sajmir Tahirin? Edi Rama. Po Ter Kokën e inceneratorëve, që bënte sellfi që atëherë dhe thërriste këta të tjerët të Ilir Metës, i donte këta atëhere, edhe Ilirin e donte, kemi harru dhe Ilirin.
Se dhe Ilirin një far shoku e ka, njësoj si atë tjetrin që i thotë “bufi, bufi” po si ndahet zemra nga bufi. Se vetëm ai e mban në pushtet. Kur do të lirojë të korruptuarit që i ka dënuar SPAK-u, bufit i thotë hajde të bashkojmë votat që të lirojmë të korruptuarit. Kjo pra është kryesorja që na ndan ne.
E para shikojeni, shikojeni këtë panel, shikojini kandidatët tanë anembanë Shqipërisë, janë njerëzit tuaj, janë përfaqësuesit e komunitetit, janë zëdhënësit e grupeve të interesit, të programit të parë në 35 vite.
Siç e ka thënë CDU-ja gjermane në qershor kur e shpalosëm, programi i parë i vërtetë i qendrës së djathtë, që ka në qendër familjen e shqiptare, që ka në qendër sipërmarrjen shqiptare, fermerin shqiptar, pronarët dhe të përndjekurit e haruar dhe të nëpërkëmbur në 35 vite.
Dhe mbi të gjitha ka në qendër, atë pa të cilën nuk mund të ketë as të sotme, e pa le të nesërme, ka në qendër rininë shqiptare, shpresën, dritën e syve të shqiptarëve. Me këtë program dhe me këtë ekip kemi dalë para shqiptarëve. Në listë të hapur, të gjithë jemi në listë të hapur. Ndaj do të jetë në dorën e votuesve të Korçës dhe të Pogradecit, të Maliqit dhe të Devollit, të Ersekës e të Kolonjës e të Leskovikut, se cilin dhe cilët do të çojnë në parlament me listën e hapur.
Dhe kjo na ndan me gardën e vjetër, me Edi Ramën që bashkoi votat me Sali Berishën për të mbyllur listat. Gjykata Kushtetuese i hapi, këta i mbyllën. Pse? Sepse këta nuk duan në Parlament deputetë që i shërbëjnë njerëzve. Duan në parlament një kazermë personale që t’i shërbejë kryetarëve.
Pasurohen në kurriz të qytetarëve që të vjedhin dhe të vazhdojnë të vjedhin taksat e shqiptarëve pa dhënë përgjegjësi para drejtësisë. Që t’i kundërvihen me të gjitha mjetet dhe mënyrat SPAK-ut siç e bënë para një viti kur liruan të korruptuarit që kishte dënuar SPAK-u. Prandaj u duhen listat e mbyllura.