Ditën e sotme (30 qershor), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesi i rinumërimit për qarkun e Fierit, për 587 kuti votimi.
Në këtë qark, Partia Demokratike mori vetëm 4 mandate, kundrejt 12 të tjerëve që fituan socialistët.
Më 27 qershor, përfundoi procesi i rinumërimit të 1207 kutive të votimit për Tiranën. Ky proces, nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit as për subjektet dhe as për kandidatët.
Dy forcat e mëdha ishin ato që pas 10 ditësh rinumërim, rezultuan të kenë marrë më shumë vota sesa ka qenë vullneti i shprehur i zgjedhësve.
Saktësisht, Partia Demokratike, që ishte dhe iniciatorja e procesit të rinumërimit, ka marrë 612 vota të pamerituara, edhe socialistët 380.
Partitë e tjera u janë llogaritur në favore jo më shumë se 50 vota, ndërsa euroatlantikët e Lulzim Bashës, LZHK e Dashamir Shehut nuk iu ishin llogaritur vota që u takonin, përkatësisht 21 dhe 7 të tilla.
Përfaqësuesit e KAS-it, i cilësuan si gabime njerëzore, por i gjithë procesi, sipas tyre, pavarësisht kostove financiare dhe lodhjes, i shërbeu fashitjes së mosbesimit dhe akuzave për manipulime.
Rinumërimi nuk solli ndryshim as për kandidatët, edhe pse për disa prej tyre solli ngushtim të diferencës mes atyre që morën mandatin e deputetit dhe atyre që nuk e kaluan dot vijën ndarëse të fituesve.
Kështu, diferenca mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, nga 140 u ngushtua në 70, pasi kësaj të fundit iu shtuan 19 vota që nuk i ishin llogaritur, dhe Xhaçkës iu hoqën nga rezultati final 51 vota të vendosura padrejtësisht.
Ngushtohet diferenca në mënyrë të papërfillshme edhe për dy kandidatët më të votuar në listën e hapur të PD-së, Tabaku dhe Alimehmeti, edhe pse të dyve komisionerët iu kishin shtuar vota të padrejta në favor.
Kështu, Tabakut iu zbritën 250 vota dhe Alimehmetit 137, dhe diferenca mes tyre shkoi në 2345 nga2458 që ishte para rinumërimit.
Mbeten për t’u parë se si do të jenë rezultatet e procesit të rinumërimit të qarkut Fier.
Tag: solli
-

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do të hapen 587 qendra votimi
-

Arrestimi i Kurtit/ Flet 13-vjeçarja që u bë nënë: Të gjithë ne martohemi të vogla
Arrestimi i Dritson Kurtit në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e mitur, vetëm 13 vjeç solli protesta të komunitetit rom atje.
Ndërkohë që sipas ligjit shqiptar, 25-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Fati i të riut është mes traditës dhe ligjit, por shqetësues është fakti se e mitura mbeti në kufijtë e mbijetesës e vetme me foshnjën. Në një intervistë për “Top Story”, ata ndalen te traditat rome dhe se çfarë presin në të ardhmen.“Ishte një padrejtësi, sepse s’jemi vetëm ne që jemi martuar të vegjël, por gjithë komuniteti romë. Po të rrija unë në burg, atëherë duhet të ishte dhe 80-90% më e pakta e dorës tonë, sepse ne kështu i kemi traditat, martohemi që në djep”, u shpreh Dritsoni.
Nga ana tjetër, bashkëjetuesja e tij tha: “Ishte shumë e vështirë. Merrnim shumë borxh për t’ia dalë, për vajzën, për ne. Është e padrejtë, sepse nuk jam vetëm unë, por të gjithë ne martohemi të vogla”.
Ajo shtoi gjithashtu se nuk e dinte moshën që kishte kur u martua, të cilën e mësoi vetëm pasi pa certifikatën e lindjes.
“Unë kam qenë 12 vjet e gjysmë. Në fakt nuk e kam ditur moshën. Unë s’di shkollë. Babi më solli disa certifikata që ka pasur atje te materniteti. Shikoi te burimet që isha 13 vjeç e gjysmë… Babi ishte dakord për martesën”, shtoi ndër të tjera bashkëjetuesja e Dritsonit.
“Planet për të ardhmen janë që të punojmë dhe të nxjerrim bukën e gojës. Siç e shikoni nga ekonomia, jemi pak copë, sepse unë isha i vetmi person që mbaja dy punë. Vajzën dua që të ndjekë shkollën, të shohë jetën e saj që mos të ketë një jetë që kisha dhe unë. Nuk e jap dot fjalën që vajzën ta martoj të vogël apo të madhe. Varet se si shkon jeta”, tha i riu. -

Edhe Big Basta kalon në finale, Ylli dhe Andueli ende në garë për të synuar çmimin e madh të Ferma VIP 2
Nata çerekfinale e “Ferma VIP 2”, e transmetuar mbrëmjen e së premtes në ekranin e Vizion Plus dhe në kanalet e dedikuara të platformës Tring, solli emocione të forta, përballje të ashpra dhe surpriza prekëse. Nata e 22 e spektaklit kulmoi me shpalljen e Big Bastës si finalisti i tretë i këtij edicioni.
Ndryshe nga netët e mëparshme, ku emri i finalistit zbulohej përmes zarfit, këtë herë vendimi i Agait ishte që, përmes një pishtari në arenën e jashtme, të shfaqej emri i konkurrentit që do të shkonte drejt finales së madhe më 20 qershor.
Pas një ankthi mes Big Bastës dhe Anduelit, si një nga televotimet më të forta, Big Basta u konfirmua si fermeri që do të garojë për çmimin prej 100 mijë eurosh.“Faleminderit publikut dhe Anduelit për gjithçka ka dhënë. Uroj të jetë ai finalisti i radhës.”
Ndërkohë, Andueli e pranoi me sportivitet këtë vendim të publikut, teksa tregoi vendosmëri për të vazhduar garën.
“Do të mbaj kokën lart dhe ju ftoj të më mbështesni.”
Pjesa tjetër e mbrëmjes solli sfida vendimtare. Katër të mbeturve në garë – Elinarës, Andeas, Yllit dhe Anduelit – do t’u duhej të luftonin sërish.
Një sfidë shpejtësie caktoi fatin e fermerëve. Të ndarë në grupe dyshe, ata do të duhej të sfidonin njëri-tjetrin duke treguar shkathtësi dhe shpejtësi.
Në përballjet e zhvilluara, Elinara humbi ndaj Yllit, ndërsa Andrea u mposht nga Andueli. Si pasojë, Elinara dhe Andrea kaluan në një televotim, ku njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga Ferma ditën e hënë, duke humbur mundësinë për t’u shpallur fitues i edicionit.
Ndërkohë, Ylli dhe Andueli vazhdojnë rrugëtimin drejt finales.
Në sfondin e tensioneve, mbrëmja solli edhe momente prekëse. Elinara, një prej konkurrenteve më të komentuar, ndau me publikun historinë e saj të dhimbshme nga fëmijëria, kur familja e saj u internua në Lushnjë.
Rrëfimi i saj u pasua nga një surprizë emocionuese, teksa motra e saj e vizitoi në dhomën e Njishit.
“Ferma VIP 2” po i afrohet kulmit, dhe çdo natë sjell përballje të forta, emocion dhe dramë. Finalja e madhe pritet me padurim më 20 qershor, ku do të zbulohet fituesi i çmimit të madh.
/vizionplus.tv -

Takimi i Polifonisë në Gjirokastër, një Mbrëmje Krenarie dhe Tradite Kombëtare
Nën drejtimin artistik të “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko, sheshi “Çerçiz Topulli” u mbush me tingujt e polifonisë shqiptare në një event që solli emocion, traditë dhe krenari kombëtare. Ky takim i veçantë i polifonisë mbledhi të rinj, grupe polifonike dhe artistë të apasionuar për të përçuar më tej pasurinë muzikore të vendit tonë.I mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, projekti solli në skenën e hapur një mozaik të gjallë të traditave vokale, duke bashkuar grupe polifonike nga trevat e ndryshme të Shqipërisë. Këngët isopolifonike dhe vallet popullore u performuan me pasion nga rreth 150 nxënës të tri shkollave të Gjirokastrës dhe shkollës së Libohovës.Ky aktivitet dëshmon angazhimin e brezit të ri për të ruajtur dhe përhapur isopolifoninë, një nga format më të veçanta të trashëgimisë muzikore shqiptare. Në vitin 2005, isopolifonia shqiptare u njoh nga UNESCO si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, duke vlerësuar jo vetëm bukurinë artistike të saj, por edhe forcën e saj të qëndrueshme ndër breza.Ky takim ishte më shumë se një koncert – ishte një festë e gjallë e identitetit dhe kulturës shqiptare, duke dëshmuar se tradita vazhdon të jetë zemra e artit dhe shpirtit kombëtar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Nën drejtimin artistik të “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko, sheshi “Çerçiz Topulli” u mbush me tingujt e polifonisë shqiptare në një event që solli emocion, traditë dhe krenari kombëtare. Ky takim i veçantë i polifonisë mbledhi të rinj, grupe polifonike dhe artistë të apasionuar për të përçuar më tej pasurinë muzikore të vendit tonë.I mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, projekti solli në skenën e hapur një mozaik të gjallë të traditave vokale, duke bashkuar grupe polifonike nga trevat e ndryshme të Shqipërisë. Këngët isopolifonike dhe vallet popullore u performuan me pasion nga rreth 150 nxënës të tri shkollave të Gjirokastrës dhe shkollës së Libohovës.Ky aktivitet dëshmon angazhimin e brezit të ri për të ruajtur dhe përhapur isopolifoninë, një nga format më të veçanta të trashëgimisë muzikore shqiptare. Në vitin 2005, isopolifonia shqiptare u njoh nga UNESCO si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, duke vlerësuar jo vetëm bukurinë artistike të saj, por edhe forcën e saj të qëndrueshme ndër breza.Ky takim ishte më shumë se një koncert – ishte një festë e gjallë e identitetit dhe kulturës shqiptare, duke dëshmuar se tradita vazhdon të jetë zemra e artit dhe shpirtit kombëtar.
-

Frederik Ndoci ikën nga Ferma VIP, këngëtari eliminohet nga gara pas televotimit të publikut
Mbrëmja e 18-të e spektaklit të shumëpritur “Ferma VIP 2” që u transmetua këtë të premte në ekranin e Vizion Plus, solli për publikun një natë të mbushur me emocione të forta, largime të bujshme, rrëfime të ndjera, sfida argëtuese dhe momente të papritura.
Spektakli nisi ndryshe nga zakonisht, me një njoftim të rëndësishëm në panelin e opinionistëve. Në mungesë të Kastro Zizos, Krah Luanës dhe Zhakut këtë herë u ul një figurë e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Ismajli. Artistja solli një energji të veçantë në studio, duke zëvendësuar më shumë se denjësisht opinionistin e munguar dhe duke dhënë mendimet e saj në rolin e ri.
Frederik Ndoci ishte fermeri që ndërpreu rrugëtimin e tij, si pasojë e televotimit të publikut, mes 5 të nominuarve që ishin përballë njëri-tjetrit.Frederiku ishte një nga personazhet më të spikatur të këtij edicioni, i cili menjëherë pas vendimit të publikut, Me një elegancë dhe sportivitet që e karakterizon, e cilësoi këtë eksperiencë si më të veçantën e jetës së tij.
“Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç. Unë besoj se jam i pari në botë që e kam bërë”.
Por siç e do tradita para se të largohej, Frederiku njoftoi edhe emrin e kryefermerit të ri. Zgjedhje kjo që këtë herë shkoi për Anduelin.
Në kontrast me largimin e Frederik Ndocit, mbrëmja solli edhe një moment të rrallë dhe shumë prekës. Një dasmë Live në Fermë.
Andrea i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Gertën, në prani të fermerëve të tjerë, familjarëve dhe një audience të gjerë që i ndoqi nga ekranet.
Për çiftin, që janë prindër të dy vajzave të vogla, kjo ishte një ëndërr e vjetër që u bë realitet falë mbështetjes së Agai-t dhe produksionit.
Por emocionet nuk mbaruan këtu. Një tjetër moment i shumëpritur ishte ai i sfidës së buxhetit. agai edhe kete herë u tregua zemergjerë duke u dhuruar fermërëve 70% buxhet.
Nuk munguan as momentet argëtuese, një prej tyre ishte sfida muzikore mes Frederikut dhe Erandit, të cilët sollën një performancë plot ritëm dhe humor në një “duel rap” që ndezi atmosferën dhe shkaktoi të qeshura pa fund.
“Ferma VIP 2” vazhdon të mbetet një ndër programet më të ndjekura në Shqipëri, duke sjellë jo vetëm argëtim, por edhe histori njerëzore të sinqerta dhe surpriza të veçanta që prekin teleshikuesit në çdo cep të botës ku ndodhen shqiptarët. ndaj ju mos humbisni asnjë moment në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring si dhe në përmbledhjen ditore ne orën 17.00 në ekranin e Vizion Plus.
/vizionplus.tv -

Një Homazh i Denjë për Një Mjeshtër të Madh: Dokumentari “Requiem për Skulptorin Agim Rada” vjen premierë
Një udhëtim emocional dhe artistik në jetën dhe veprën e një prej figurave më të spikatura të artit shqiptar, skulptorit Agim Rada, erdhi mbreme premiere për publikun ne Kinema Millenium, permes dokumentarit “Requiem” me Regji e Skenar te Namik Ajazi
Ky dokumentar, i realizuar me ndjeshmëri artistike dhe vëmendje per nje shpirt te lire, rebel e krijues të Radës, solli një rrëfim miqsh mbi trashëgiminë që ai la pas, nga monumentet publike që ndërthurin kujtesën kolektive me simbolikën historike, deri tek punët e lena paperfunduar per shkak te semundjes qe i mori jeten.Në një kohë kur të ishe vetja dhe të kishe kurajën për të jetuar i lirë nuk ishte e lehtë, Agim Rada zgjodhi artin e ironine si formën më të lartë të rezistencës dhe shprehjes individuale.
Përmes intervistave me bashkëpunëtorë, kritikë arti dhe familjarë, si dhe arkivave vizuale , “Requiem” solli rrugëtimin e një artisti që i dha formë artit shqiptare në gur, bronz dhe shpirt. -

Solli tre trofe që në sezonin e tij të parë, Barcelona shpërblen Flikun me kontratën e re
Hansi Flik arriti një sukses të jashtëzakonshëm me Barcelonën në këtë sezon. Trajneri gjerman ia doli të fitonte tre trofe që në sezonin e tij të parë në krye të katalanasve, Superkupën, Kupën e Mbretit dhe titullin kampion në La Liga. Fliku ka tejkaluar pritshmëritë e të gjithëve dhe klubi ka vendosur ta shpërblejë me një kontratë të re.
Zëvendëspresidenti i klubit, Rafa Juste, ka thënë se: “Mund ta njoftojmë marrëveshjen e re me Hansi Flikun javën e ardhshme”. Ndërkohë, Fabricio Romano ka zbuluar se palët kanë rëndë në ujdi për të zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2027./Sport Ekspres/ -

Berisha në Dibër: Rama solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori
Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë takimin përmbyllës elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Dibër. Sipas për të çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë.
”Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori. Miq, çdo vit dhe më shumë, i zhyti shqiptarët në varfëri gjithnjë e më të madhe. Pensionet e tyre u ngrinë, rrogat e tyre u ngrinë, çmimet u rritën me 200 përqind. Sofrat u përgjysmuan. Të rinjtë dhe kush mundi mori rrugët e dheut për të mbijetuar.Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera. Fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri”,– tha Berisha.
-

“Kush e solli këtë realitet të ri, Stamo Dumua apo Noc Rroku?”, Rama: Drejtësia ka “shpatën” për të goditur majtas e djathtas
Kreu i PS, Edi Rama ka ripërsëritur në fjalën e tij gjatë mitingut përmbyllës në Korçë se PS është forca politike që i dha drejtësisë “shpatën” për të goditur majtas e djathtas.
Duke iu përgjigjur akuzave se gjysma e qeverisë socialiste është në burg, Rama tha se pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot sepse nuk jemi këtu për pushtetin sot por për shtetin evropian të fëmijëve tanë nesër, nuk bëhesh kurrë i denjë për të hyrë te shtëpia e madhe e pasur atje.
Edi Rama: Dikur shpatën e drejtësisë e mbanin te zyra. Ne jemi të parët në histori që dorëzuam shpatën dhe e lamë të lirë drejtësinë, sepse pa një drejtësi që është e lirë të godasë majtas e djathtas, dhe pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot sepse nuk jemi këtu për pushtetin sot por për shtetin evropian të fëmijëve tanë nesër, nuk bëhesh kurrë i denjë për të hyrë te shtëpia e madhe e pasur atje.
Dhe vijnë këta që thonë që këta s’dinë aritmetikë, e thonë si mund të votohen këta që kanë gjysmën e qeverisë në burg. Këta sdinë se ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e dorës ata që kanë probleme me drejtësinë. Kush e solli këtë realitet të ri stamo dumua apo noc rroku. E solli PS. -

“Këneta nuk e kupton pse shqiptarët na besojnë”, Rama: Atyre që thonë nuk ia vlen të votosh, iu them…
Nga Gjirokastra ku zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Rama një thirrje e kishte për të pavendosur, që thonë se nuk ia vlen të votosh. Rama tha se kërkon mandatin e katërt sepse Shqipëria ka ende punë për të bërë
“Vjet Gjirokastra e mbylli vitin me 600 mijë turistë. Tani, ata që përpiqen ti thonë shqiptarëve, dhe përpiqen kot, thonë se cfarë është brë mirë e ka sjellë koha cfarë nuk është bërë është përgjegjësia jonë. Dhe njeriu pyet si ka mundësi ato që koha solli në 12 vjet nuk i solli në cerek shekulli. Si ka mundësi që koha nuk solli një Shqipëri më të mirë në 1997, nuk I solli këto transformime në infrastrukturë, rrugët mbetën rrugëve, ishin tendera por jo projekte të mirëfillta.
Atyre që thonë nuk ia vlen të votosh, iu them e para ku shqiptarët na besuan mandatin e parë kanë ndërhyrë në momëntin më kritik kur Shqipëria rrezikonte të binte në humnerë po jo për shkak të Sudes por për shkak të qeverisë nga I njëjti njeri që bekoi Suden dhe Vehbiun. Nisëm një punë që sot shihet në fytyrën e rilidur të Gjirokastrës, Këlcyrës, Tepelenës, Dropullit.
Sot problem është si t’i bindim shumë gjirokastritë, tepelenas, përmetar etj që të kthehen dhe të marrin paga më të mira se ato në Greqi. Dëgjova konkretisht, sot gjithë industria e re e turizmit është e gatshme të paguajë më mirë se në Greqi. Di që po na ndjekin nga Greqia, dhe iu them duhet ta besoni këtë gjë, mos dëgjoni zhurmën e kënetës, mos pini ujin e kënetës.
Ndaj ata nuk e kuptojnë si ka mundësi që të gjitha sondazhet thonë se shumica e shqiptarëve mendojnë se do votojnë PS, dhe Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Nuk e kuptojnë se janë kori i bretkosave që thonë se këtu ka vrasje krim, varfëri, s’ka bukë, s’ka ujë, s’ka biznes.” tha ai.