Tag: solli

  • RAVE mbyll verën me një super-eveniment në Prishtinë

    RAVE mbyll verën me një super-eveniment në Prishtinë

    Një nga netët më të paharrueshme të verës u shënua në kryeqytet, ku organizata RAVE solli një maratonë 14-orëshe muzike elektronike, nga ora 16:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit të ditës tjetër.

    Evenimenti u zhvillua në dy skena. Në Platonë e Pallatit të Rinisë performuan Hamze, Liburn, Fernando Costantini dhe në kulm, Sven Väth, legjenda e muzikës techno nga Gjermania, i cili për herë të parë solli setin e tij në Prishtinë, duke e mbyllur këtë fazë në mesnatë, shkruan KultPlus.

    Pas mesnate, energjia u zhvendos në Sallën e djegur të Pallatit të Rinisë, ku performuan Domenico Rosa, Quest, Adiel dhe Laurine, që e mbylli zyrtarisht këtë natë të gjatë plot ritëm.

    Ky super-eveniment shënoi përmbylljen e sezonit veror për RAVE, duke vulosur një verë të mbushur me përvoja të paharrueshme, bashkëpunime të suksesshme dhe një publik gjithnjë në rritje./KultPlus.com

  • Ungjilli që tronditi Portugalinë

    Ungjilli që tronditi Portugalinë

    Kur José Saramago botoi “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” në vitin 1991, nuk solli thjesht një roman, solli një shpërthim. Me një stil të fuqishëm e herë-herë ironik, shkrimtari e riktheu historinë e Krishtit në tokë, duke e parë nga një kënd krejt njerëzor. Kritika ndërkombëtare e përqafoi menjëherë: një kryevepër letrare, filozofike dhe narrative.

    Por në Portugali, vepra ndezi zemërimin e Kishës Katolike dhe solli censurë të hapur: qeveria e përjashtoi nga garat letrare evropiane, duke e quajtur blasfemi. I zhgënjyer, Saramago u largua përgjithmonë nga vendlindja, por romani mbeti si dëshmi se arti, kur është i vërtetë, nuk kërkon leje për të sfiduar.

    Në faqet e librit, Jezusi shfaqet jo si figurë e paarritshme, por si njeri me dyshime, frikëra dhe pasione. Pikërisht kjo qasje njerëzore e bëri romanin të rrezikshëm për disa, por po aq të çmuar për ata që kërkojnë letërsi që guxon të bëjë pyetje.

    Sot, “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” lexohet jo vetëm si një rishkrim biblik, por si një reflektim i thellë mbi pushtetin, moralin dhe lirinë e mendimit. E ndërsa debati mbi të nuk është shuar, ai vazhdon të mbetet një nga veprat më të guximshme të shekullit XX./KultPlus.com

  • Rikthim i magjishëm i Marigona Qerkezit, nga skenat botërore në qiellin e hapur të Prishtinës

    Rikthim i magjishëm i Marigona Qerkezit, nga skenat botërore në qiellin e hapur të Prishtinës

    Flonja Haxhaj

    Mbrëmjen e kaluar, arti operistik mori jetë në zemër të Prishtinës, aty ku tingulli u bashkua emocionin dhe e shndërroi hapësirën përballë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në një skenë të magjisë muzikore. ‘Opera Night’, e zhvilluar në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival, solli para publikut kosovar sopranon shqiptare me famë botërore, Marigona Qerkezin, shkruan KultPlus.

    Ky rikthim kishte një simbolikë të veçantë. Pas një karriere që ka marrë hov në skena prestigjioze të Evropës, Qerkezi u kthye në vendlindje jo vetëm si një artiste e suksesshme, por si një zë që i përket këtij publiku dhe që flet në gjuhën e shpirtit të saj. Emocionet e saj në skenë u reflektuan qartë edhe në përzgjedhjen e repertorit – një udhëtim muzikor përmes epokave, stileve dhe kulturave të ndryshme, që ndërthuri elegancën franceze, pasionin italian, ndjeshmërinë shqiptare dhe frymën amerikane të shekullit XX.

    Mbrëmja u hap me një nga veprat më prekëse të repertorit lirik, ‘Après un rêve’ të Gabriel Fauré. Më tej, Qerkezi solli një nga ariet më të dashura të repertorit operistik, “O mio babbino caro” nga Giacomo Puccini, e cila u interpretua me ndjeshmëri të thellë. Në vijim, u zhyt nën emocionet që u transmetuan përmes ‘Casta Diva’ nga opera Norma, e që u vu në jetë përmes zërit të Qerkezit, shoqëruar nga pianistja, Jess Rucinski.

    Pas kësaj, vëmendja u pozicionua tek pianistja Rucinski, e cila interpretoi me finesë veprën “Lied ohne Worte” të Felix Mendelssohn, duke krijuar një atmosferë melankolie përmes tingujve të pastër të pianos.

    Marigona Qerkezi u rikthye më pas me një tjetër perlë të Puccinit, “In quelle trine morbide”, pasuar nga aria e fuqishme “Vissi d’arte” nga Tosca – një interpretim që ndërthurte shpirt, kontroll teknik dhe forcë dramatike, për të vazhduar më pas me veprën e fuqishme ‘Merce, dilette amiche’ të Verdit.

    Pianistja Rucinski sërish erdhi me një interpretim solo teksa solli në piano veprën impresioniste “Sonatine, II. Animé” të Maurice Ravel.

    Pjesa e dytë e mbrëmjes mori një ton më të ngrohtë dhe modern, me interpretimin e këngës “Summertime” të George Gershëin – një përzierje e klasikes me jazz-in, që nxori në pah fleksibilitetin vokal dhe interpretativ të Qerkezit.

    Ndërkaq, me veprën “Sinfonia” të kompozitorit shqiptar Aulon Naçi, Marigona Qerkezi solli në skenë edhe frymën e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke emocionuar publikun me një ndjeshmëri të veçantë.

    Pas kësaj, ajo interpretoi këngët “Non ti scordar di me” e Ernesto Curtis dhe “I Feel Pretty” nga West Side Story të Leonard Bernstein.  Në pjesën finale të koncertit, Qerkezi interpretoi “Klänge der Heimat” të Johann Strauss II, një vals që u përcoll me mjeshtëri dhe finesë të jashtëzakonshme. 

    E momenti kulminant dhe më emocionues i mbrëmjes erdhi tek vepra e fundit, teksa Qerkezi solli perlën e muzikës shqiptare ‘Margjelo’ të Prenk Jakovës. Interpretuar me një mjeshtëri të rrallë, kjo performancë u përmbyll me ovacione të zjarrta nga publiku.

    Si surprizë e veçantë e mbrëmjes, në skenë u ngjit tenori dhe themeluesi i festivalit, Rame Lahaj, i cili bashkë me Marigona Qerkezin solli një duet nga opera Tosca e Puccinit. Ky moment i përbashkët, përveçse një dhuratë për publikun, ishte një dëshmi e vërtetë se opera në Kosovë po jeton përmes emrave që jo vetëm përfaqësojnë vendin me dinjitet në botë, por edhe i rikthehen atij me dashuri dhe përkushtim.

    Pas kësaj paraqitje dinjitoze që erdhi si një rikthim për të në Kosovë, Marigona Qerkezi tha për KultPlus se ndjehet shumë e lumtu që ishte pjesë e këtij koncerti, dhe çdo ndjenjë që ka arritur në çdo paraqitje në teatro prestigjioze, iu shtua në këtë mbrëmje teksa performoi përpara publikut të saj.

    “Ishte një mbrëmje shumë e bukur dhe shumë e veçantë që me siguri do të mbetet shumë gjatë në zemrën time, një rikthim për publikun tim të dashur, një paraqitje e parë për pesë-vjetorin e këtij festivali madhështor ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, po besoj që publiku e ka shijuar shumë po aq sa e kam shijuar edhe unë. Unë erdha nga performancat e mia në Royal Opera House në Londër prej rolit të Leonorës, kjo magjia e punës dhe e asaj që kam zgjedhur ta bëj gjatë gjithë jetës që dashurinë e publikut e mbaj gjithmonë me vete dhe e kam të freskët atë të publikut londinez, ajo mu shumfishua, mu shtua dhe mu thellua edhe më shumë me publikun tim i cili është gjithmonë i veçantë dhe ajo dashuria mbizotëron dhe vullneti për të performuar para publikut tim”, theksoi Qerkezi.

    Tutje ajo foli edhe për programin  duke theksuar se ka dashur të interpretojë vepra të periudhave të ndryshme, por duke mos lënë anash as krijimtarinë shqiptare.

    “Ka qenë një program mjaft i pasur, me kompozitorë të ndryshëm nga periudha të ndryshme stilistike dhe përveç veprave të cilat i kam interpretuar si të plota në skenë, disa prej tyre dhe të tjera do t’i interpretoj edhe në të ardhmen. Kam zgjedhur edhe vepra të kompozitorëve tanë, interpretova veprën e kompozitorit tonë Aulon Naçi, një simfoni që e kam interpretuar për vite e vite në vende të ndryshme. Gjithashtu, përmbylljen e koncertin e kam bërë me një perlë shqiptare siç është ‘Margjelo’”, tha Qerkezi, duke shtuar mes tjerash që ndjehet e lumtur edhe për prezantimin e saj në formë të surprizës, bashkë me tenorin e mirënjohur, Rame Lahaj.

    Ndërkaq, për KultPlus foli edhe pianistja Jess Rucinski, e cila përveç se e shoqëroi në piano soprano Qerkezi, dhuroi edhe momente të veçanta teksa performoi dy vepra solo.

    “Ishte shumë bukur. Më pëlqeu kjo hapësirë midis qytetit. Ishte kënaqësi të shihja se sa shumë njerëz erdhën dhe se sa shumë e vlerësojnë Marigonën. Për mua, edhe pse nuk kam qenë kurrë në Kosovë dhe kisha vetëm lidhje indirekte me Festivalin, ndihem shumë e mirëseardhur me njerëzit me të cilët kam punuar dhe jam takuar”, tha Jess Rucinski.

    Ju kujtojmë se Rame Lahaj International Opera Festival, vazhdon rugëtimin e tij duke sjellë performance të muzikës operistike nën interpretimin e muzikantëve vendor dhe të huaj, ku do të kurorëzohet më datë 2 gusht ku do të mbahet koncerti ‘Rame Lahaj & Friends’./KultPlus.com

  • Pazari i Vjetër i Korçës përdoret për të ruajtur traditat e arbëreshëve

    Pazari i Vjetër i Korçës përdoret për të ruajtur traditat e arbëreshëve

    Fundjava solli në Pazarin e Vjetër të Korçës një udhëtim muzikor nga zemra e Arbërisë, aktivitetin ArbNight – Ethno Pulse.Ky aktivitet u organizuar nga Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me COD-in (Qendra për Hapje dhe Dialog) si dhe me mbështetjen e Bashkisë Korçë.Mes tingujve të historisë dhe atmosferës magjike të rrugicave korçare, publiku u magjeps nga interpretimet e veçanta të fizarmonicistit arbëresh Pierpaolo Petta nga Piana degli Albanesi (Sicili), i shoqëruar nga këngëtari Bledi Polena dhe kitaristi Nuçiel Doko, shkruan atsh.

    Koncerti pati pjesë të rralla të folklorit arbëresh të Sicilisë, si dhe këngë të dashura të muzikës arbëreshe, duke e bërë këtë mbrëmje të paharrueshme për qytetarët dhe turistët që qëndruan për ta shijuar deri në fund. ArbNight solli në çdo hap, një kujtim ku çdo tingull fliste arbërisht.

  •  Pjesë të rralla të folklorit arbëresh të Siçilisë, si dhe këngë të muzikës arbëreshe në një mbrëmje muzikore

     Pjesë të rralla të folklorit arbëresh të Siçilisë, si dhe këngë të muzikës arbëreshe në një mbrëmje muzikore

    Nga Julia Vrapi
    Folklori, por dhe këngë të muzikës arbëreshe erdhën në një mbrëmje muzikore në Pazarin e Vjetër në Korçë. Kjo mbrëmje muzikore solli për të pranishmit një program të pasur, ndërsa pjesë e saj ishte edhe fizarmoniçisti arbëresh Pierpaolo Petta nga Piana degli Albanesi (Siçili). Fundjava që lamë pas solli në Pazarin e Vjetër të qytetit të Korçës një udhëtim muzikor nga zemra e Arbërisë, aktivitetin “ArbNight – Ethno Pulse”. Qendra për Hapje dhe Dialog shprehet se solli interpretime të veçanta. “Mbrëmja e 26 korrikut solli në Pazarin e Vjetër një udhëtim muzikor nga zemra e Arbërisë, mes tingujve të historisë dhe atmosferës magjike të rrugicave korçare.
    Publiku u magjeps nga interpretimet e veçanta të fizarmonicistit arbëresh Pierpaolo Petta nga Piana degli Albanesi (Siçili), i shoqëruar nga këngëtari Bledi Polena, kitaristi Nuçiel Doko dhe bateristi Edison Labi”, thuhet nga Qendra për Hapje dhe Dialog -COD. Në këtë mbrëmje muzikore u risollën pjesë të rralla të folklorit arbëresh të Siçilisë, si dhe këngë të dashura të muzikës arbëreshe, duke e bërë sipas COD këtë mbrëmje të paharrueshme për qytetarët dhe turistët që qëndruan për ta shijuar deri në fund. “Një natë ku çdo hap kishte një kujtim dhe çdo tingull një origjinë – një natë që foli arbërisht!”, thuhet nga organizatorët për këtë mbrëmje. Ky aktivitet këtë mbrëmje korriku u organizua nga Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me COD-in (Qendra për Hapje dhe Dialog) si dhe me mbështetjen e Bashkisë Korçë.
    Kjo mbrëmje muzikore në Korçë solli fizarmonicistin arbëresh Pierpaolo Petta nga Piana degli Albanesi (Siçili), i cili është i njohur për aktivitetin e tij muzikor. Pierpaolo Petta, një muzikant dhe kompozitor arbëresh ka lindur në Palermo në vitin 1978, por jeton midis qytetit të Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) dhe qytetit të Palermos me të cilin është i lidhur fort. Hora e Arbëreshëvet ( Piana degli Albanesi) është një qytezë arbëreshe në krahinën e Palermos, të rajonit të Siçilisë në Itali. Ajo njihet si një nga bashkësitë më të mëdha e komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Siçilisë.
    Mbrëmja arbëreshe në vijim të aktiviteteve të tjera
    Pjesë të rralla të folklorit arbëresh të Siçilisë, si dhe këngë të muzikës arbëreshe erdhën në një mbrëmje muzikore, që është në vijim dhe të tjera aktiviteteve që janë zhvilluar këtë sezon në qytetin e Korçës. Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ndau në rrjet sociale  foto të kësaj mbrëmje muzikore. “Pazari i Vjetër u mbush me tingujt e traditës dhe emocionin e një historie të përbashkët, aty ku guri mban kujtesën dhe muzika zgjon shpirtin.“ ArbNight – Ethno Pulse” solli një atmosferë unike, ku të gjithë së bashku kënduam në gjuhën e të parëve. Një natë që dëshmoi edhe një herë se Korça është djep i kulturës dhe një vend ku identiteti ruhet, rritet dhe frymëzon brezat”, shprehet Filo për këtë mbrëmje muzikore.  Përgjatë sezonit turistik të verës qyteti i Korçës tërheq dhe vëmendjen e qindra turistëve dhe në vijim të aktiviteteve këtë verë ishte dhe festivali i muzikës elektronike “Lumina”, që u rikthye  në edicionin e tij të dytë. Ai u mbajt në Parkun Rinia të qytetit.

  • Luan Rama: Më puthi si e çmendur…

    Luan Rama: Më puthi si e çmendur…

    Luan Rama

    Letra që nuk erdhi kurrë, poezi nga Luan Rama

    Më puthi si e çmendurduke më kafshuar ëmbël buzët dhe shpirtin,duke më mbyllur sytë me gojën e sajme një frymë ëngjëlli,«Do të shkruaj shpejt më tha» dhe iku,me krahë ere,dhe unë e prita duke vrarë vetminë,dita dehej me ditëndhe nata puthte agun në delir,yjet e mi i kishin humbur trajektoret e tyrendërsa unë prisja letrën që s’do vinte,fillikat atje, në kryqëzimin e botës,ku pemët e mardhura lotët vjeshtake hidhnindhe ku era nuk i solli më zogjtë e mi,deti nuk ma solli anijen por veç një llohë dëbore…dita shkonte kuturu, e mjegullt,si në sytë e një të verbëri,e unë prisja ashtu si ushtarët në front letrat e të dashurave të tyreqë nuk do të vinin kurrë…

    ObserverKult

    ———————————

    Lexo edhe:

    FJALËT EMOCIONUESE TË LASGUSHIT PËR TË BIJËN: ATË NATË TË KISHA TY PRANË, VDISJA NË DUART E TUA…

    Marie Poradeci, e bija e poetit Lasgush Poradeci, ka postuar kohë më parë në profilin e saj në Facebook, një letër që i ati i ka nisur vajzës tjetër, Konstandinës.

    LETRAMerr. Kostandina Lasgush PoradeciLagja e Mburimave, rruga Çeta e Mokrës nr 56Pogradec.Tiranë e Mërkurë 17 tetor 1979,Kostandinë bijë e dashur edhe trimëreshë e babajt, dola të Hënën më 15 Tetor prej spitalit, Pavjoni XIV ku më suall pas operacionit të kataraktit të syrit t’im të djathtë prej Doktor Ylli Shtyllës.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • VIDEO/ Gjysma e stadiumit ishte bosh, Arsenali mund Milanin në Singaporë me golin që solli protesta

    VIDEO/ Gjysma e stadiumit ishte bosh, Arsenali mund Milanin në Singaporë me golin që solli protesta

    Arsenali luajti sot kundër Milanit në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Singapor, në turin e Azisë. Topcinjtë fituan në shifrat minimale 1-0, teksa pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Saka do të shënonte golin e fitores.
    Një gol që solli protesta të mëdha te Milani, pasi italianët pretendonin një pozicion jashtë loje të Saka. Në fakt nuk ishte kështu dhe ky gol mjaftoi për t’i dhënë fitoren Arsenalit. Një dështim për pjesëmarrjen e tifozëve pasi në një stadium prej 55.000 vëndesh ishin vetëm 22.000 të pranishëm. Megjithatë kjo i adresohet më shumë Arsenalit pasi në ndeshjen e ardhshme Liverpul-Milan thuhet se do të jetë stadium i tejmbushur. /Sport Ekspres/

  • “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

    “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

    Përmes një interviste, gazetarja Mola Luku tha se rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive.
    Ajo shtoi se kishim një Parti Demokratike që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit, pasi PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën që kërkonte pushtetin.
    Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive. Kishim një PD që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit. PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën, teksa opozita në rinumërim tregoi se disa nga deputetët kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.
    Po ashtu ka pasur vota të pavlefshme që janë cilësuar si të vlefshme. Ky rinumërim është bërë me kompetencë të KAS-it që kanë vlerësuar nëse votat janë të vlefshme apo jo, ndërsa në 11 maj ishin komisionerët e politikë.

  • Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

    Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

    Ditën e sotme (30 qershor), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesi i rinumërimit për qarkun e Fierit, për 587 kuti votimi.
    Në këtë qark, Partia Demokratike mori vetëm 4 mandate, kundrejt 12 të tjerëve që fituan socialistët.

    Më 27 qershor, përfundoi procesi i rinumërimit të 1207 kutive të votimit për Tiranën. Ky proces, nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit as për subjektet dhe as për kandidatët.

    Dy forcat e mëdha ishin ato që pas 10 ditësh rinumërim, rezultuan të kenë marrë më shumë vota sesa ka qenë vullneti i shprehur i zgjedhësve.
    Saktësisht, Partia Demokratike, që ishte dhe iniciatorja e procesit të rinumërimit, ka marrë 612 vota të pamerituara, edhe socialistët 380.
    Partitë e tjera u janë llogaritur në favore jo më shumë se 50 vota, ndërsa euroatlantikët e Lulzim Bashës, LZHK e Dashamir Shehut nuk iu ishin llogaritur vota që u takonin, përkatësisht 21 dhe 7 të tilla.
    Përfaqësuesit e KAS-it, i cilësuan si gabime njerëzore, por i gjithë procesi, sipas tyre, pavarësisht kostove financiare dhe lodhjes, i shërbeu fashitjes së mosbesimit dhe akuzave për manipulime.
    Rinumërimi nuk solli ndryshim as për kandidatët, edhe pse për disa prej tyre solli ngushtim të diferencës mes atyre që morën mandatin e deputetit dhe atyre që nuk e kaluan dot vijën ndarëse të fituesve.
    Kështu, diferenca mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, nga 140 u ngushtua në 70, pasi kësaj të fundit iu shtuan 19 vota që nuk i ishin llogaritur, dhe Xhaçkës iu hoqën nga rezultati final 51 vota të vendosura padrejtësisht.
    Ngushtohet diferenca në mënyrë të papërfillshme edhe për dy kandidatët më të votuar në listën e hapur të PD-së, Tabaku dhe Alimehmeti, edhe pse të dyve komisionerët iu kishin shtuar vota të padrejta në favor.
    Kështu, Tabakut iu zbritën 250 vota dhe Alimehmetit 137, dhe diferenca mes tyre shkoi në 2345 nga2458 që ishte para rinumërimit.
    Mbeten për t’u parë se si do të jenë rezultatet e procesit të rinumërimit të qarkut Fier./tvklan

  • Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

    Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

    Ditën e sotme (30 qershor), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesi i rinumërimit për qarkun e Fierit, për 587 kuti votimi.
    Në këtë qark, Partia Demokratike mori vetëm 4 mandate, kundrejt 12 të tjerëve që fituan socialistët.

    Më 27 qershor, përfundoi procesi i rinumërimit të 1207 kutive të votimit për Tiranën. Ky proces, nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit as për subjektet dhe as për kandidatët.

    Dy forcat e mëdha ishin ato që pas 10 ditësh rinumërim, rezultuan të kenë marrë më shumë vota sesa ka qenë vullneti i shprehur i zgjedhësve.
    Saktësisht, Partia Demokratike, që ishte dhe iniciatorja e procesit të rinumërimit, ka marrë 612 vota të pamerituara, edhe socialistët 380.
    Partitë e tjera u janë llogaritur në favore jo më shumë se 50 vota, ndërsa euroatlantikët e Lulzim Bashës, LZHK e Dashamir Shehut nuk iu ishin llogaritur vota që u takonin, përkatësisht 21 dhe 7 të tilla.
    Përfaqësuesit e KAS-it, i cilësuan si gabime njerëzore, por i gjithë procesi, sipas tyre, pavarësisht kostove financiare dhe lodhjes, i shërbeu fashitjes së mosbesimit dhe akuzave për manipulime.
    Rinumërimi nuk solli ndryshim as për kandidatët, edhe pse për disa prej tyre solli ngushtim të diferencës mes atyre që morën mandatin e deputetit dhe atyre që nuk e kaluan dot vijën ndarëse të fituesve.
    Kështu, diferenca mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, nga 140 u ngushtua në 70, pasi kësaj të fundit iu shtuan 19 vota që nuk i ishin llogaritur, dhe Xhaçkës iu hoqën nga rezultati final 51 vota të vendosura padrejtësisht.
    Ngushtohet diferenca në mënyrë të papërfillshme edhe për dy kandidatët më të votuar në listën e hapur të PD-së, Tabaku dhe Alimehmeti, edhe pse të dyve komisionerët iu kishin shtuar vota të padrejta në favor.
    Kështu, Tabakut iu zbritën 250 vota dhe Alimehmetit 137, dhe diferenca mes tyre shkoi në 2345 nga2458 që ishte para rinumërimit.
    Mbeten për t’u parë se si do të jenë rezultatet e procesit të rinumërimit të qarkut Fier./tvklan