Tag: sokol

  • Apeli lë në burg Florenc Çapjan, akuzohet se planifikoi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

    Apeli lë në burg Florenc Çapjan, akuzohet se planifikoi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

    Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkekës e të arrestuarit Florenc Çapja për të lënë qelinë e paraburgimit.

    Ai është vënë në izolim për tentativën e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.
    SPAK pretendon se Çapja ka krijuar kushtet për ta ekzekutuar Sanxhaktarin, ndërsa vetë ai thotë se akuza është ngritur vetëm mbi bazën e deklarimeve të rreme të Nuredin Dumanit.

    Florenc Çapja u ekstradua vetëm pak javë më parë nga Dubai.
    Mbi të rëndon edhe dënimi i përjetshëm i dhënë për  porositjen e vrasjes së babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin 2012, krim të cilin e zbuloi ekzekutori i tyre, Ervis Bardhi, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë.
    /vizionplus.tv

  • A do ushtrojë ndikim të paligjshëm Sokol Sadushi për llogari të Mero Bazes dhe Erion Veliajt?

    A do ushtrojë ndikim të paligjshëm Sokol Sadushi për llogari të Mero Bazes dhe Erion Veliajt?

    Sokol Sadushi është kryetar i Gjykatës së Lartë. Njeriu që në fakt nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë. Kolegët e tij kanë kaluar vettingun, prokurorë, gjyqtarë. Ndërsa Sokol Sadushi “doli nga dritarja dhe hyri nga dera”. Pa kaluar në vetting, si një dhuratë për drejtësinë e re nga Rilindja, por dhe te media.

    Pikërisht te Mero Baze. Ky i fundit është një nga isntrumentat mediatike të pushtetit, që është miliarder, pronar hotelesh, apartamentesh etj. Është pasuruar thjesht dhe vetëm duke mos bërë asnjëherë gazetari, por duke sharë Sali Berishën. Gjithsesi ka gjetur formën e tij për t’u pasuruar.

    Ai është shembulli se duke ngrënë m… ditë e natë mund të bëhesh i pasur. Le të dalë dikush dhe të na thotë se çfarë ka bërë Mero Baze të paktën 10-15 vitet e fundit në gazetari, kur ka folur për korrupsionin, për aferat, për skandalet. Thjesht dhe vetëm ka bërë avokatin e kryeministrit, hajdutërive të Ilir Beqajt, Erion Veliajt etj.

    Por çfarë e lidh Gjykatën e Lartë me Mero Bazen?

    Sokol Sadushi është një nga miqtë e ngushtë të Mero Bazes. CNA disponon materiale konkrete dhe ndërhyrje që Mero Baze bënte në media për Sokol Sadushin. Ai kërkonte që mos të shkruhej, mos të sulmohej gjatë kohës që Sadushi po shkonte në Gjykatën e Lartë dhe skemat po zbardheshin.

    Sokol Sadushi është një borxhli te Mero Baze për mbështetjen mediatike që i ka dhënë dhe tashmë është kryetari i gjykatës ku do të kalojë hapi i tentativës për të çuar në shtëpi Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës me një mal akuza, i cili jo vetëm u kap me fakte dhe prova, por ai është në situata dhe rrethana të rënduara për shkak se ka dashur të prishë provat.

    Gjithashtu në përgjime doli se çfarë mund të bënte nga burgu, çfarë mund të shpikte, si mund të sulmonte dhe të anatemonte prokurorët dhe gjyqtarët, kolegët e Sokol Sadushit të cilët kanë kaluar vetingun ndërsa Sokol Sadushi jo.

    Gjithsesi duke e lënë pak mënjanë Sadushin edhe me shall të kuq, partizan; duke lënë mënjanë Sadushin dhe me “betejën” mediatike të Mero Bazes për ta shpëtuar nga hallet e mëdha në rast se do të përballej me një veting. Të lëmë mënjanë dhe vendimet e Gjykatës së Lartë që kanë mbajtur në burg Berishën dhe Metën.

    Tashmë pyetja është e thjeshtë: A do ushtrojë ndikim të paligjshëm Sokol Sadushi për llogari të Mero Bazes që të lirohet Erion Veliaj dhe nga burgu i Durrësit të shkojë në shtëpi?

    A do ta godasë Sokol Sadushi drejtësinë, kolegët e tij, bashkëpunëtorët e tij, njerëzit që kanë punuar dhe luftuar për të vënë drejtësi? Gjyqtarët që kanë zbardhur vendime, prokurorët që kanë gjetur fakte dhe prova dhe tashmë dosja pritet të gjykohet në gjykatën e drejtuar nga Sokol Sadushi, miku i Mero Bazes, i pushtetit të Rilindjes dhe disa të tjerëve, ish-ministra, zyrtarë apo njerëz me lidhje të forta me Partinë Socialiste, me Fatmir Xhafajn, me Arben Rakipin, që bën mbrojtjen ligjore të Erion Veliajt, pavarësisht se në hije dhe nuk del vetë përballë.

    Tani gjithçka ngelet te Sokol Sadushi. Ndikimi i paligjshëm që mund të ushtrojë ky individ apo dhe vendimet e paligjshme që mund të marrin kolegë të tij./ CNA

  • Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

    Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

    Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radhës në skenarin për rrëmbimin e mandateve në Gjykatën Kushtetuese, një plan i ideuar prej tij dhe ndonjë kandidati për deputet nga Partia Socialiste, i cili arriti me shumë vështirësi të konfirmohet edhe në Parlamentin e ardhshëm.

    Kësaj radhe, Sadushi ka ndjekur rrugën e përplasjes së drejtëpërdrejtë me Gjykatën Kushtetuese, duke e formalizuar konfliktin me një shkresë që mban datën 12 Maj 2025, vetëm një ditë pasi Partia Socialiste e Edi Ramës mori një mandat parlamentar të fortë dhe të shumë-debatuar.

    Në atë shkresë agresive, të publikuar nga “shqiptarja.com”, Sadushi sillet në një pozitat e një zyrtari shumë të shqetësuar se përse Gjykata Kushtetuese nuk po shqyrton me urgjencë çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, sipas një kërkese të dërguar më herët nga Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.Në tekstin e dokumentit, me tone të acaruara, Sadushi shprehet se “mosveprimi në kohë i Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar mandatin e gjyqtarit, emërtesë e Presidentit të Republikës, që duhet të ishte kryer para datës 25 Prill 2025, nuk rezulton të ketë ndonjë justifikim ligjor, aq më tepër kushtetues”.Çështja që ka nxitur reagimin e Sadushit lidhet me një kërkesë të Presidentit të Republikës, në 25 Janar 2025, me objekt “Deklarim i mandatit të gjyqtarit kushtetues”, por me bazë ligjore dhe shpjegime të detajuara që lidhen me kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të asaj gjykate.Në thelb, kërkesa e Presidentit të Republikës i referohet mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, e cila është emëruar në detyrë në dhjetor të vitit 2020 nga paraardhësi i tij në detyrë, Ilir Meta.Kërkesa e rrëmujshme e Begajt e vuri kreun e Shtetit në një lloj guri shahu të Sadushit. Presidenti kërkonte nga Gjykata Kushtetuese intepretimin e kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të saj, ndërkohë që Kushtetuta i ka të parashikuara qartësisht afatet kohore.

    Presidenti Begaj u përfshi me vetëdije në atë “lojë anti-kushtetuese”, ku synohej ndërprerja e menjëhershme e mandatit të Sonila Bejtjas, megjithëse kishte në zyrën e tij dekretin e Presidentit Ilir Meta që emëronte gjyqtare, si plotësuese e vakancës së krijuar nga shkarkimi i gjyqtarit Besnik Muçi.

    Gjyqtari Muçi u emërua në detyrë për një mandat të plot 9-vjeçar, nga i cili konsumoi vetëm një muaj, pasi u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sonila Bejtja, që plotësoi vakancën e tij, rrjedhimisht u emërua në detyrë për pjesën e pa-ezauruar të gjyqtarit Muçi, pra 8 vjet e 11, deri në nëntor të vitit 2028.Begaj, megjithëse i kishte në zyrën e tij këto dekrete, sërish tentoi të krijonte një precedent të rrezikshëm kushtetues, duke kërkuar ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Bejtja. Por, i bindur se kërkesa e tij ishte anti-kushtetuese, Presidenti tentoi të kamuflonte qëllimin kryesor duke e zgjeruar objektin e kërkesës së tij për në Kushtetuese, duke kërkuar verifikimin e kohëzgjatjes së mandateve për të gjithë gjyqtarët.Rastet e kërkesave nga organet e emërtesës (sipas rastit, Presidencë, Kuvend, Gjykata e Lartë) për deklarimin e mandatit të gjykatës kushtetuese shqyrtohen me përparësi. Por, në rastin konkret, baza ligjore e cituar në kërkesën e Presidentit të Republikës i referohet interpretimit në përgjithësi të kohëzgjatjes së mandateve të të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.Gjykata Kushtetuese, e cila është e detyruar të shqyrtojë kërkesat që i paraqiten vetëm mbi bazën ligjore të kërkuesit, vendosi ta shqyrtojë kërkesën e Presidentit në një procedurë normale.Në Prill të këtij viti, mbledhja e gjyqtarëve vendosi që kërkesa e Begajt të shqyrtohet në seancë plenare “mbi bazë dokumentash” në Shtator 2025. Në vijim, Gjykata Kushtetuese ftoi Presidentin e Republikës, si palë e interesuar, si edhe Parlamentin dhe Gjykatën e Lartë si “palë të interesuara”, që të shprehin qëndrimet e tyre mbi këtë kërkesë.Mbi këtë kërkesë proceduriale, kryetari i Gjykatës së Lartë, si “palë e interesuar”, shprehu qëndrimet e tij.Dokumenti i dalë nga zyra e Sadushit është publikuar këtë të mërkurë (28 maj 2025) tek “shqiptarja.com”.Duke deklaruar se qëndrimi i tij është nisur nga respektimi i parimeve kushtetuese dhe ligjore, megjithatë shkresa e Sokol Sadushit përmban disa non-sense logjike.Së pari, dhe më e dukshmja, është fakti që kreu i Gjykatës së Lartë shfaqet i revoltuar me Gjykatën Kushtetuese, për një çështje, në të cilën institucioni që drejton është periferik dhe aktori kryesor është Presidenti.Së dyti, vetë Presidenca nuk duket se ka pretendime për shqyrtimin me urgjencë të kërkesës së saj, duke mos ngritur asnjë pretendim për shqyrtimin e saj në Shtator. Burime nga Presidenca deklaruan se “nuk kanë argumenta shtesë për të paraqitur për këtë çështje”, duke rikonfirmuar se kërkesa e kreut të Shtetit lidhet me intepretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe jo për emra specifikë.Së treti, terminologjia e përdorur nga Sadushi në shkresën drejtuar Gjykatës Kushtetuese krijon përshtypjen e një raporti epror-vartës, ndërkohë që Kushtetuta i parashikon tërësisht ndryshe.Së katërti, akuzat e Sokol Sadushit kundër Gjykatës Kushtetuese janë jo-normale dhe janë në kufijtë e shkeljes së rëndë disiplinore, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrjen e Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.Së pesti, siç konstatohet nga dokumenti i publikuar në median e drejtuar nga Carlo Bollino, shkresa është e kryetarit të Gjykatës së Lartë, pra jo e Gjykatës së Lartë. Kjo lë të kuptohet se Sokol Sadushi nuk e ka konsultuar qëndrimin e tij me të gjithë trupën gjyqësore, siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji.Së gjashti, referuar elementëve teknikë të shkresës së publikuar, si edhe vetë raportimit të “shqiptarja.com”, kuptohet se dokumenti ka burim të vetëm zyrën e Sadushit, duke shkelur në këtë mënyrë parimin e fshehtësisë së akteve që janë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese.Duke i marrë në tërësi këto detaje që krijojnë idenë e shkeljeve, pikëpyetjet kryesore janë se përse Sokol Sadushi e ka marrë përsipër këtë konflikt me Gjykatën Kushtetuese dhe përse ai tregohet kaq i nxituar për ndryshimin e anëtarëve të asaj gjykate.Përgjigja mund të jetë thjesht dhe vetëm tek emri i Sadushit dhe pozita e tij si kryetar deri në dhjetor të vitit 2025 i Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED), struktura që shqyrton kandidaturat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.Gjatë mandatit si kryetar i KED-it, të marrë në janar të këtij viti, Sokol Sadushi është përgjegjës për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes në shtator të vitit 2024 së anëtares së emëruar nga Kuvendi, Elsa Toska.Në Dhjetor të vitit të kaluar, Sadushi inicioi procedurat për deklarimin e përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila ishte emëruar nga Gjykata e Lartë.Procedura për largimin e Zaçaj nisi menjëherë sapo Sokol Sadushi u shortua për të qenë kryetar i KED-t për periudhën 1-vjeçare, janar-dhjetor 2025 dhe është ende në zhvillim.Si në dy rastet e mëparshme, edhe në shqyrtimin e kërkesës së Presidentit të Republikës, ku synimi duket qartë që është mandati i gjyqtares Sonila Bejtja, shfaqet sërish emri dhe roli i Sokol Sadushit.Shkresa e tij nervoze duket qartë se fsheh dëshirën që të ketë në dorë edhe fatin e një mandati të tretë në Gjykatën Kushtetuese.Tashmë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Presidentit Bajram Begaj në shtator, duket se Sokol Sadushi e ka humbur shansin për të qenë vendimtar në atë proces, rrjedhimisht ka humbur edhe qetësinë.Për momentin, është e paqartë se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese për kërkesën e Presidenti mbi verifikimin e afateve të anëtarëve të saj nëpërmjet skemës së ripërtëritjes tre-vjeçare.Gjithësesi, Sokol Sadushi ka tentuar prej muajsh që të orientojë vendimmarrjen e gjyqtarëve kushtetues dhe, një tentativë është edhe shkresa që ai i drejtoi së fundmi Gjykatës Kuushtetuese. Më herët, ai ka bërë edhe një intepretim publik, në të cilin e përfshin emrin e gjyqtares Bejtja në listën e “mandatëve që ripërtërihen pas 3 viteve”, me synim final largimin e saj të parakohshëm nga detyra.Referuar parashikimeve kushtetuese, mandati i gjyqtares Sonila Bejtja nuk përfshihet në “skemën e ripërtëritjes”. Megjithatë, edhe në rastin se gjyqtarët vendosin t’i shkurtojnë mandatin koleges së tyre Bejtja në shtator të këtij viti, sërish Sokol Sadushi duket se do ta humbasë mundësinë për të emëruar zëvendësuesin e saj. Procedurat për plotësimin e vakancave kërkojnë disa muaj kohë, të cilat, në çdo rast, do të tejkalojnë muajin dhjetor 2025, kur Sokol Sadushi përfundon mandatin e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

  • “Intrigat nisën kur humbën ngarkesat me drogë në Angli të Çopjave”, Alibej: Ja çfarë na tha Sueli, mua dhe Endritit

    “Intrigat nisën kur humbën ngarkesat me drogë në Angli të Çopjave”, Alibej: Ja çfarë na tha Sueli, mua dhe Endritit

    Prezent në takimin te shtëpia e Suelit ka qenë edhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë, Qazim Sejdini. Alibej deklaroi se “intrigat nisën në Shqipëri” gjatë vitit 2018, kur edhe i vëllai i vra në atentat në Bradashesh, bashkë me xhaxhanë dhe kunatin turk.“Vazhdova punën fuqishëm me shitjen e kokainës në Angli, dua të shpjegoj se është e pavërtetë që lufta ka nisur për një ngarkesë prej 50 kg drogë. Ilir Lloshi është shok fëmijërie i Hajdar Çopjas, më çoi një SMS dhe më tha dua të takoj se jam shumë keq, më tha që jam te shtëpia e një djali që quhej Foksi dhe ky shok fëmijërie i Hajdarit. Ilir Lloshi me çoi foto, ishte me sy të nxirë, e kishin goditur, shkova tek shtëpia e Foksit, dhe më tha desh më vranë, i shpëtova nga duart anglezëve, i thashë të paskan masakru, më tha që erdhi një ngarkese prej mbi 50 kg e ca kokainë Francit, unë me këta Çopjat s’po flisja më në këtë kohë, më tha që kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shkuar policia tek shtëpia ku mbahej, e mora 2 javë këtë Ilirin në shtëpi, më shpjegoi se Franc Çopja kishte një ortak anglez, morëm vesh se në shtëpinë ku mbahej droga kishin lidhur një djalë nga Elbasani dhe kishin marrë çfarë kishin gjetur.
    Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person me plagos dajën tim. Sueli është marrë gjithmonë me aktivitet kriminal, përveçse me drogë dhe në këtë periudhë kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapëm i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan e Bledar Muçën.
    Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali dajës, kaluan me “Range Rover” Sueli i ati i tij dhe Sokol Sanxhaktari. Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek Tregu. I thashë Suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rëndë, doli Sokol Sanxhaktari më tha o Erion ça po flet, ishte koha që ky merrte njerëz i dhunonte te Tregu. Shkuam tek shpia e Suelit, ishte dhe e ëma e vet aty, pasi u ulëm, Sueli i tha Endritit na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishin për një ngarkesë dhe na e kanë bërë ca rumunë që janë të Hajdar Çopjas, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe për këtë doja të të pyesja. Endriti qeshi ironikisht dhe i tha s’kam lidhje me këtë punë. Ndërhyri Sokol Sanxhaktari dhe i tha Suelit “ha e dak, a të thashë që ata quksat, për Çopjat”. Shkova takova të ëmën e Suelit, Hanën, u përlot, më përqafoi, s’e kam pas shkuar te shtëpia kur Sueli ishte në burg, në Itali”.

  • ‘Ishte koha kur rrëmbenin dhe rrihnin njerëz në treg’/ Rrëfimi tronditës i ‘Krymit’ për krimin në Elbasan: Sueli hapi xhamin dhe…

    ‘Ishte koha kur rrëmbenin dhe rrihnin njerëz në treg’/ Rrëfimi tronditës i ‘Krymit’ për krimin në Elbasan: Sueli hapi xhamin dhe…

    Në rrëfimin e tij para gjykatës së Posaçme, Erion Alibej ka hedhur dritë mbi tensionet dhe konfliktet që kanë përfshirë emra të njohur të botës së krimit në Elbasan.

    Ai flet për akuzat që iu bënë Suel Çelës, për përfshirjen në një plagosje ndaj dajës së tij, për përplasjet e hapura me fisin Çapja dhe për tensionet rreth një ngarkese të humbur kokaine që dyshohej se kishte lidhje me grupin e Hajdar Çopjas.

    Erion Alibej: Në qytet filluan intrigat dhe fjalët, sikur Sueli kishte shtyrë një person të plagoste dajën tim. Sueli është marrë gjithmonë me aktivitete kriminale, përveç trafikut të drogës, dhe në këtë periudhë kishte përplasje me grupin Çapja. Ishte një konflikt i hapur mes fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan dhe Bledar Muçen.

    Pasi u ktheva në Shqipëri, ishim te lokali i dajës. Aty kaluan me një Range Rover Sueli, i ati i tij dhe Sokol Sanxhaktari. Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: “Hajde pak te tregu.” I thashë Suelit: “S’ke turp që drejton gishtin?” I fola ashpër. Doli Sokol Sanxhaktari dhe më tha: “O Erion, çfarë po flet”? Ishte ajo periudhë kur ky merrte njerëz dhe i dhunonte te tregu.

    Shkuam te shtëpia e Suelit, aty ishte edhe nëna e tij. Pasi u ulëm, Sueli i tha Endritit: “Na ka ndodhur një problem me rrugën që kishim për një ngarkesë. Na e kanë bërë disa rumunë që janë të Hajdar Çopës, por ai e mohon dhe thotë se ka lidhje Endriti. Për këtë dosje doja të të pyesja.” Endriti qeshi ironikisht dhe i tha: “S’kam lidhje me këtë punë.” Ndërhyri Sokol Sanxhaktari dhe i tha Suelit: “Hë, e dakord? A të thashë që ata quksat janë për Çopjat.”

    Më pas shkova dhe takova nënën e Suelit, Hanën. U përlot dhe më përqafoi, sepse nuk kisha shkuar më në shtëpinë e tyre që kur Sueli ishte në burg në Itali./Raporton nga GJKKO – Fatjon Gjinaj/Syri TV

  • I ka shënuar serbëve dhe e di mirë si i tundet rrjeta, këshilla e Sokol Kushtës: Futuni për futboll dhe fitoni, pastaj bëhet vet politike… 

    I ka shënuar serbëve dhe e di mirë si i tundet rrjeta, këshilla e Sokol Kushtës: Futuni për futboll dhe fitoni, pastaj bëhet vet politike… 

    Sokol Kushta e di shumë mirë sesi i shënohet serbëve, e ka bërë në të kaluarën. Në një prononcim për emisionin “Max Sport” që transmetohet në “MCN TV”, Kushta ka folur sa i përket ndeshjes Shqipëri-Serbi që na pret, duke dhënë edhe një këshillë të vlefshme. Ai i ka kërkuar lojtarëve që të mos hyjnë me mendime patriotike dhe të harrojnë se çfarë duhet të bëjnë në fushë, por ta marrin ndeshjen sportivisht, të fitojnë dhe më pas gjërat do të shkojnë padyshim edhe në krahun politik të mundjes së Serbisë. 
    “Presioni nuk duhet të jetë negativ, por pozitiv. Presioni duhet të jetë pozitiv, jo të futemi me idenë se serbi duhet rrahur se është i keq, të shohim anën sportive. Ta kthejnë në forcë dhe motivim presionin, të shohin anën sportive dhe nëse fitojmë, të nesërmen gjërat kanalizohen vet edhe në anën politike. Duke qenë se luajmë në shtëpi, ne kemi 60% shanse të fitojmë. I kemi të gjitha favoret në anët tona, por më pas në fushë duhet të flasin lojtarët”, tha Kushta. /Sport Ekspres/ 

  • “Sokol Kushta duhet t’i mbaj fjalim lojtarëve para Serbisë”, Ilir Alliu i jep një mendim Silvinjos: Duhet ta ftoj, nuk kemi pasur si ai 

    “Sokol Kushta duhet t’i mbaj fjalim lojtarëve para Serbisë”, Ilir Alliu i jep një mendim Silvinjos: Duhet ta ftoj, nuk kemi pasur si ai 

    Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”. Alliu ka hedhur një ide të vecantë duke i bërë një thirrje Silvinjos për të ftuar Sokol Kushtën që të mbaj një fjalim para ekipit duke qenë një figurë që ka përballur një presion dhe emocion të tillë, në një ndeshje si ajo kundër Serbisë, për t’ia lehtësuar sadopak barrën futbollistëve. 
    “Do të jetë shumë e mirë dhe e domosdoshme që të përdorim modelin kundër Serbisë, lojtarët që kanë luajtur në ndeshje të tilla dhe me ngarkesa të tilla. Do isha shumë pro idesë që Sokol Kushta të mbante një fjalim para lojtarëve para ndeshjes me Serbinë, do flasi me forcën e shembullit që ka përballuar ndeshje të këtij intensiteti dhe në një periudhë shumë më të vështirë se tani.  
    Atëherë futbolli jugosllov ka qenë në formë shumë më të mirë sesa ekipi që ka Serbia tani. Në kujtesën time, futbollist me mentalitetin e duhur për të hyrë në fushë si Sokol Kushta as nuk kemi pasur dhe as nuk kemi, me aq sa e kam njour unë”, tha Alliu. /Sport Ekspres/ 
     

  • ‘Apeli’ lë në burg shefin e Rrugores, Roven Zeka, lirohet Sokol Navaku

    ‘Apeli’ lë në burg shefin e Rrugores, Roven Zeka, lirohet Sokol Navaku

    TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga qelia ish-shefin e Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore në Tiranë, Sokol Novakun. Apeli caktoi masën “arrest shtëpie” për Novakun, ndërsa la në burg Roven Zekën, ish-shefin e Qarkullimit. Novaku u lirua me argumentin se kishte probleme familjare.
    Roven Zeka bashkë me shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, sipas SPAK janë përfshirë në korrupsion pasiv.  Ata akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit. Kjo për shkak se akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident.
    Sipas dosjes hetimore, duke qenë se polici Tabaku e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar para për të mos e arrestuar të shoqen, Anisa Vrionin. Kështu, biznesmeni i ka dhënë 1000 euro Tabakut pranë banesës së tij. Më pas, vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të Policisë Rrugore duke i kërkuar edhe para të tjera me pretendimin: Kam edhe të tjerë mbi kokë! 
    Urdhri i ndalimit të drejtorit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, shefi i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro./ZËRI

  • Drejtësia shqiptare në fokus. Sokol Sadushi prezanton rolin e Shqipërisë në Kongresin Botëror të Ligjit 2027

    Drejtësia shqiptare në fokus. Sokol Sadushi prezanton rolin e Shqipërisë në Kongresin Botëror të Ligjit 2027

    Gjatë Kongresit të këtij viti në Republikën Domenikane, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, paraqiti përvojën shqiptare në transformimin e gjyqësorit: nga rivlerësimi i gjyqtarëve dhe forcimi i pavarësisë së sistemit, tek përqafimi i teknologjisë në funksion të transparencës, efikasitetit dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi. Ai solli në vëmendje vendime të rëndësishme ku Gjykata e Lartë ka treguar gatishmëri për të përballuar sfida të reja me standarde të larta profesionale dhe kushtetuese.
    “Shteti i së drejtës nuk është statik. Është një parim i gjallë që duhet të rritet së bashku me shoqërinë, shkencën dhe teknologjinë.“Lajmi se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, është një ngjarje madhore për ne dhe një vlerësim i qartë për rrugëtimin reformues që vendi ynë ka ndërmarrë vitet e fundit”, tha Sadushi në fjalën e tij.

    Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e dixhitalizimit si një nga shtyllat kryesore të reformës, përmes:
    Sistemeve të menaxhimit të çështjevePlatformave të hapura për publikunKomunikimit të vazhdueshëm me qytetarët nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe rrjeteve sociale.
    Sadushi theksoi se në vitin 2027, Tirana do të mirëpresë juristë, akademikë, gjyqtarë dhe liderë nga mbarë bota.“Shqipëria është gati të ndajë përvojën e saj dhe të kontribuojë në vizionin e një drejtësie globale moderne dhe të aksesueshme”, shtoi Sadushi.