Tag: sokol

  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Sokol Malaj

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Sokol Malaj

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Sokol Malaj.
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023.

    ”Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 659, datë 12.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendim.

  • Vetingu/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin Sokol Malaj

    Vetingu/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin Sokol Malaj

    Kolegji i posacshëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Sokol Malaj.
    Njoftim vendimi
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit nr. 659, datë 12.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.07.2025.
    gijotina.com/

  • PD në depresion pas humbjes së katërt, Lefter Maliqi: Na duhet dikush si Sokol Olldashi

    PD në depresion pas humbjes së katërt, Lefter Maliqi: Na duhet dikush si Sokol Olldashi

    Lefter Maliqi ka publikuar disa fotografi krah të ndjerit Sokol Olldashi dhe thotë se opozita, Partia Demokratike dhe gjithë opozita ka nevojë për njeriun orator, intelektualin dhe liderin largpamës që ai ishte.
    “I mungon politikes, i mungon opozites, i mungon demokratëve. Orator, intelektual, kurajoz, largpamës, frymëzues, njeri i sfidave, shembull frymëzimi për të gjithë”, shkruan Lefter Maliqi.
    Ai ndan disa fotografi që i përkasin kohës kur ka qenmë kryetar i komunës më të madhe në Qarkun Berat, Otllak, dhe atje ka shkuar për vizitë Sokol Olldashi, sepse ishte ministër në Qeverinë “Berisha”.
    Po ashtu, Lefter Maliqi shihet dhe në disa pamje të tjera duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pas tij qëndron në ulëset e kabinetit ministri Sokol Olldashi. Ai ka qenë deputet gjatë legjislaturës së fundit të demokratëve në pushtet, 2009-2013.
    Në këtë situatë dëshpëruese për PD, me sa duket edhe Lefter Maliqi e kupton se iu duhet një politikan si Sokol Olldashi.

  • Sokol Kushta shënjestron Silvinjon: Gaboi, i duhet një reflektim i thellë

    Sokol Kushta shënjestron Silvinjon: Gaboi, i duhet një reflektim i thellë

    Adriatik BALLA
    Trajneri Silvinjo vijon të marrë kritika të shumta në media dhe rrjetet sociale pas dy barazimeve të fundit të Shqipërisë në grupin K eliminator për finalet e Botërorit të vitit 2026. Barazimi me Serbinë nuk ishte fundi i botës, por më shumë trajnerin e “vrau” barazimi ndaj Letonisë, ku skuadra në fushë nuk tregoi as futboll cilësor e as nuk përmbushi ndonjë objektiv në rezultat. Në këto kushte, analizat që kanë bërë specialistët kanë nxjerrë “zbuluar” Silvinjon, pasi zgjedhjet e tij dukshëm çalonin dhe këtu nuk ka vend për justifikimin që vjen si pasojë e disa mungesave të rëndësishme në mbrojtje.
    Shkurt, Silvinjo ka nisur të çedojë në krye të skuadrës, ka probleme organizimi, por me sa duket edhe të seleksionimit të formacionit, pasi angazhon dhe u jep besim lojtarëve që nuk gëzojnë formën më të mirë dhe vijnë nga dëmtimet, si Manaj, e lë në stol prej shumë kohësh Muçin e Asanin, apo dhe ndonjë tjetër, duke mos i marrë skuadrës më të mirën e vet. Listës së gjatë të specialistëve që kritikuan Silvinjon i shtohet së fundmi edhe një prej ikonave të futbollit tonë, Sokol Kushta, që e sheh analizën e tij edhe në një plan më të gjerë, pasi Silvinjo tregoi shenja arrogance pas ndeshjes me Letoninë, duke u kapur me gazetarët etj.
    Qëndrimi i Sokol Kushtës
    Në postimin e tij Sokol Kushta tregohet i drejtpërdrejtë dhe kritik me Silvinjon. “Mbas barazimit të paralajmëruar në Riga, duhet se s’bën një reflektim nga të gjitha strukturat që merren me kombëtaren. Në momentin kur doli formacioni, diskutoja me bashkëlojtarë të mi që sot trajneri sikur s’do të fitojmë, dhe argumenti është i thjeshtë. Filloi me formacionin më të keq të pjesës së parë me Serbinë, minus Hysajn që ishte lojtari më i mirë yni. Unë dhe shumë lojtarë të kombëtares na intereson kombi dhe kombëtarja jo kush është trajner, pasi janë me datë skadence. Dhe ky trajner bën veprime që unë nuk mundet t’i kuptoj. Kur Hysaj nuk loz mirë nuk e lëviz, kur Manaj është në gjendje të keqe fizike dhe psikologjike ai jo vetëm e rifut në lojë por e vë dhe kapiten. Kjo është kapriço e një arroganti që paguhet shumë për kombëtaren tonë.
    Dhe në fund del kundër të gjithëve dhe thotë një sulmues bën dhe 4 gola (dmth ju s’dini nga taktika ime). Kur dhe tifozi më normal e kuptonte që ekipi kundërshtar ishte parkuar i gjithë në mbrojtje dhe duhet të loznim me Brojën, Dakun, Muçin në sulm. Me Hysajn djathtas dhe Mitajn majtas, pasi të dy e lozin mirë krahun. Shehun dhe Asllanin në qendër, si dhe tre mbrojtësat që kemi. Shumë e thjeshtë dhe do qe shumë efektive. Ndërkohë, Uzunin, Hoxhën me Bajramin dhe Ramadanin i kishe forca të gatshme për lojë. Por jo ndërrime në min e 80-të. Pa sens logjike. Silvinjo kur jep intervista nuk duhet të hajë kapriço me gazetarët dhe ish lojtarë të Kombëtares, me terma pa bazë futbolli, por me argumente dhe respekt. Po të qe në Brazil ose në një shtet tjetër trajner dhe të jepte ato përgjigje arrogante kundrejt ish lojtareve të kombëtares ose gazetarëve 24 orë nuk do të ishte më trajner, duhet reflektim”, shkruan Kushta në profilin e tij në rrjetin social facebook

  • Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj fundosin Sali Berishën, SPAK zgjeron dosjen e vrasjeve në Tropojë me fakte të tjera…

    Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj fundosin Sali Berishën, SPAK zgjeron dosjen e vrasjeve në Tropojë me fakte të tjera…

    Elmas Bogdani
    Prokuroria e Posaçme (SPAK) vendosi mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e familjes Haklaj disa javë më parë lidhur me vrasjen e Elez dhe Cen Haklajt më 8 maj 2002 në Tropojë, duke e konsideruar të pambështetur në prova akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese”, “organizatë kriminale” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Megjithatë, SPAK ka marrë një vendim ndryshe për një tjetër ngjarje të rëndë të denoncuar nga e njëjta familje. Sipas dosjes që disponon gazeta “SOT”, prokurori Ened Nakuçi ka urdhëruar dërgimin për hetim të mëtejshëm të kallëzimit penal për masakrën e 21 qershorit 1997 te “Ura e Zogut” në Milot, ku u vranë Sokol Haklaj dhe Brahim Rrustemi.
    Dosja do t’i bashkëngjitet procedimit penal nr. 143, datë 20.12.2019, që po hetohet nga SPAK dhe që përfshin akuza për “vrasje në rrethana cilësuese”, “organizatë kriminale” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Në këtë kallëzim, Vjollca dhe Shote Haklaj, akuzojnë ish-presidentin Sali Berisha si urdhërues të atentatit, në bashkëpunim me anëtarë të Gardës së Republikës dhe struktura shtetërore të asaj kohe. SPAK vendosi që këto pretendime të vlerësohen nga prokurori i çështjes ekzistuese, duke mbajtur të hapur pistën për një hetim më të thelluar për rolin e mundshëm të Berishës në ngjarjet e përgjakshme të Tropojës në fund të viteve ‘90. Kujtojmë se beteja e parë për mosfillimin e procedimit penal lidhur me vrasjen e Elez dhe Cen Haklajt më 8 maj 2002 në Tropojë është apeluar nga avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Vendimi i SPAK
    “Në kallëzim shpjegohet fakti se me datë 21 qershor të vitit 1997 është bërë një tentative vrasje me armë zjarri ndaj shtetasit Riza Rrustemi, i cili mbeti i plagosur rëndë. Sipas kallëzimit rezulton se shtetasi Riza Rrustemi ishte vëllai i Brahim Rrustemit, i cili ishte shoku më i ngushtë i Sokol Haklaj, i cili eshtë vëllai i dy viktimave të veprave penale të përfaqësuara dhe të mbrojtura nga Av. Idajet Beqiri. Nga kallëzimi rezulton se pas plagosjes së Rizait, vëllai i tij, Agim Rrustemi, qe sot është gjallë, ka shkuar dhe ka takuar vëllain e viktimave, të ndjerin Sokol Haklaj dhe i është lutur të shkonte ne Tirane për të vëne ne dijeni për plagosjen e rënde të Rizait, vëllain e tij shtetasin Brahim Rustemin dhe ta sillte atë me automjetin e vet ne Bajram Curri, i cili jetonte në Tiranë dhe punonte si gardist në Gardën e Republikës. I ndjeri Sokol Haklaj ka pranuar pa hezitim që ta kryente ketë shërbim ndaj shokut të tij të ngushtë.

    Para se të nisej për në Tiranë, Sokol Haklaj ka shkuar në fshatin Haklaj, ku banonte xhaxhai i tij, Muharrem Isuf Haklaj, për ti treguar Shkëlzen Haklaj, vëllait të tij, i cili kishte shkuar te flinte atë naté tek xhaxhai Muharrem Haklaj, se po shkonte në Tiranë për të marrë dhe sjellë në Bajram Curri, Brahimin, vëllain e Riza Rrustemit të plagosur rënde dhe që ndodhej i shtruar ne spitalin e qytetit. Fatmir Haklaj, kushëriri i Sokol Haklaj, kur ka dëgjuar qëllimin e shkuarjes së Sokolit në Tiranë, i ka thënë se do të vinte së bashku me të, sepse nuk donte që Sokoli të udhëtonte i vetëm. Po këtë ditë që është data 21 qershor 1997 Sokol Haklaj, Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriqi, kushëriri i Fatmir Haklaj, të tre së bashku, janë nisur për në Tirane, për të marre Brahim Rrustemin. I kanë shkuar në shtëpi Brahimit dhe aty kanë gjetur bashkëshorten e Brahimit, e cila u ka thënë se burri i saj Brahimi ishte në punë, në Gardën e Republikes, duke u bere me dije orën që bashkëshorti i saj kthehej nga shërbimi në shtëpi.
    Detajet
    Kallëzuesit shpjegojnë se me datë 22 qershor 1997, në Bajram Curri do të shkonte të bënte një miting Presidenti i Republikës Sali Berisha, për të prezantuar deputetin e PD-së për zgjedhjet e vitit 1997, i cili sipas ligjit do të shoqërohej për këtë vizitë nga Garda e Republikës në kushtet e kaosit, destabilitetit dhe te gjendjes së luftës që sundonte në Shqipëri. Sokol Haklaj, Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriqi, kanë pritur për orë të tëra në pritje të kthimit nga puna të Brahim Rrustemit, në orarin që u tha bashkëshortja se ai kthehej në shtëpi, kanë shkuar, janë takuar, i kanë bërë me dije se çfarë kishte ndodhur me vëllain e tij Riza Rrustemi, dhe i kanë thënë që po plotësonin një amanet të tij për t’ia çuar atij në spital në Bajram Curri vellain Brahim Rrustemi. Brahim Rrustemi ishte gardist në Gardën e Republikes dhe këtë nate, në datën 21 qershor 1997, do të ishte pjesë përbërëse e gardistëve të tjerë, të cilët me një autokolonë ushtarake, nën drejtimin e Sokol Mulosmanit, do të niseshin nga Tirana rreth orës 21.15′ për të marre kontrollin dhe “lirimin” e rrugës Tiranë-Bajram Curri, për të garantuar sigurinë e Sali Berishës, të nesërmen në datën 22 qershor 1997.
    Brahim Rrustemi, pasi mësoi përse kishin ardhur në Tiranë Sokol Haklaj, Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriqi, u përgatit dhe së bashku me ta u nisën nga Tirana për në Bajram Curri rreth orës 23.00. Aksi i rrugës që do ndiqnin Sokol Haklaj, Fatmir Haklaj dhe Agron Gjyriqi dihej. Ai ishte Tiranë, Milot, Rubik, Shpal dhe Tropojë. Në makinën me të cilën udhëtonin, ne timon ishte Fatmir Haklaj, ne krah të tij në vend të parë ishte Brahim Rrustemi, pas Fatmirit ishte Agron Gjyriqi dhe pas Brahimit ishte Sokol Haklaj. Sapo kanë kaluar Urën Milotit, ose “Ura e Zogut”, siç njihet, në kthesën e rrugës qe të çon drejt Rrubikut, rreth orës 01:00 të datës 22 qershore 1997, në mënyre te befasishme, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë bllokim rruge, makina e tyre është qëlluar me breshëri armësh automatike për disa sekonda. Ishte një grup prej 4 apo 5 kriminelësh. Tre prej këtyre kriminelëve janë me identitet të njohur prej familjarève te viktimave të veprës penale. Fatmir Haklaj ka ndalur menjëherë makinën dhe ka dal jashtë. Brahim Rrustemi ka rezultuar se plumbat e kishin lënë të vdekur brenda në makinë.
    Nga plumbat edhe Sokol Haklaj ishte qëlluar nga armët automatike dhe kishte mbetur i plagosur. Agron Gjyriqi në momentin që të katërt ranë në prite te kriminelëve ishte në gjumë në makinë. Fatmir Haklaj pasi ka dale nga makina, i përkulur, ne qetësi te plotë dhe pa lëvizur, po orientohej të dinte se nga po vinin breshëritë e plumbave. E gjitha kjo ka ndodhur brenda disa sekondave. Një nga kriminelët ka dalë nga prita dhe me armën ne dorë i është afruar makinës nga ana ku ishte Brahim Rrustemi, tashmë i vrarë. Ka konstatuar që Brahimi nuk lëvizte, ndërsa ka pare që Sokol Haklaj ishte i plagosur dhe nuk lëvizte. Ky kriminel ka kaluar nga mbrapa makinës tek krahu i majté i automjetit dhe ka pare Agron Gjuriqin, të cilit i ka bërtitur: “Mos lëviz”! Në këtë moment qe krimineli i ka bërtitur Agron Gjuriqit “mos lëviz”, Fatmir Haklaj me armën pistolete qe dispononte, e ka qëlluar ketë kriminel duke e lënë të vrarë.

    Ngjarja
    Agron Gjyriqi ka dalë nga makina dhe është bashkuar me Fatmir Haklaj. Pas pak sekondash, një nga kriminelët që ishin në pritë ka thirrur dy apo tre herë: “Shpejt Agim, shpejt Agim”. Mirëpo Agim Vuka (kështu quhej krimineli që mbeti i vrarë ne këtë prite) nuk i është përgjigjur se kishte vdekur nga plumbat e pistoletës se Fatmir Haklaj. Në këtë moment 4 (katër) kriminelët e tjerë kanë filluar të qëllojnë pambarimisht me breshëri automatikësh mbi makinën ku ishin Sokol Haklaj, Fatmir Haklaj, Brahim Rrustemi dhe Agron Gjyriqi. Qëllimi i tyre ishte që te katër personat e ndodhur në makine të ishin te vdekur. Fakti që në makinë janë gjetur shenjat e 157 plumbave të dala nga armët e tyre, e vërteton këtë fakt. Po me zjarr të armëve të tyre u janë përgjigjur këtyre kriminelëve që bënë pritën edhe Fatmir Haklaj dhe Agron Gjuriqi.
    Bilanci i kësaj prite ishte: Brahim Rrustemi i vdekur, Sokol Haklaj i plagosur rënde, dhe pasi ka shkuar ne spital ka ndërruar jetë, nga shkëmbimi i armëve një prej kriminelëve të pritës është vrarë, ndërsa Fatmir Haklaj dhe Agron Gjuriqi kanë shpëtuar shëndosh e mirë. Pasi janë larguar në një distancë të shkurtër nga makina, 4 kriminelet që u larguan para tyre, në një distance disi të largët, kane filluar përsëri të qëllojnë me breshëri automatiku në drejtimin e tyre. Fatmir Haklaj e ka kaluar Sokolin e plagosur nga shpina e tij, te Agron Gjuriqi dhe ju është përgjigjur kriminelëve me breshëri automatiku. Ne rrugë janë përballur me auto- kolonën e Gardës se Republikës, e cila përbëhej nga dy automjete transporti dhe një fori-strade, te mbushur me ushtarakë te Gardës me uniforme policie, si dhe disa vullnetarë civile te komanduar nga Sokol Mulosmani, i cili në atë kohë ishte komandant i Gardës së Republikës.
    Grupi i gardistëve
    Sipas kallëzimit të bërë nga Vjollca dhe Shote Haklaj, pretendohet se autore të vrasjes së shtetasve Brahim Rrustemi dhe Sokol Haklaj janë shtetasit Agim Vuka i vrarë, Zef Lleshi nga Shkopeti dhe një person tjetër me mbiemrin Fufi nga Mamurrasi. Vjollca dhe Shote Haklaj, pretendojnë se Garda e Republikës me drejtues Sokol Mulosmani janë nisur nga Tiranë në orën 21:00 të datës 21.06.1997, ndërsa grupi me makinën e drejtuar nga Famtir Haklaj janë nisur nga Tirana rreth orës 23:00 të po kësaj date. Ata nuk u ndeshën askund gjatë rrugës nga Fatmir Haklaj, Sokol Haklaj, Agron Gjuriqi dhe Brahim Rrustemi, të cilët u nisën nga Tirana afro 2 (dy) orë më vonë. Ky qëndruan këto forca te Gardës së Republikës dhe Sokol Mulosmani per me shume se 3 (tre) orë, derisa u ndeshën në rrugë ne Milot me Fatmir Haklaj dhe Sokol Haklaj të plagosur rëndë?! Grupi i gardistëve që komandonte Sokol Mulosmani, per te “pastruar” rrugën e Sali Berishes për të shkuar në Tropojë, dhe që ka dyshime te arsyeshme qe janë pjesë e pritës së ngritur kundër Fatmir Haklaj, dhe mbetën të vrarë Brahim Rrustemi dhe Sokol Haklaj dhe Agim Vuka (pjesë e grupit të pritës).
    Sipas kallëzimit të bërë, spitali i Laçit i vuri në dispozicion Fatmir Haklaj nje ambulancë per t’i transportuar trupat e Sokol Haklaj dhe Brahim Rrustemit të vdekur deri në Bajram Curri. Ambulanca me dy personat e vdekur, té shoqëruar nga Fatmir Haklaj dhe Agron Gjuriqi arritën në Koman në datën 22 qershor 1997 në të njëjtën kohë që mbërriti në traget edhe Sali Berisha dhe suitën e vet qe e shoqëronin, të cilët kishin ardhur nga Tirana dhe do të merrnin tragetin e Komanit, për në Dushaj te Tropojes. Vjollca dhe Shote Haklaj, pretendojnë në kallëzimin e bërë se urdhëruesi i pritës tek ura e Milotit që ju është bërë shtetasve Fatmir Haklaj, Sokol Haklaj, Agron Gjuriqi dhe Brahim Rrustemi, ku mbetën të vrarë dy prej tyre, ka qenë Sali Berisha. Këtë urdhër për vrasjen e tyre e ka dhen Sali Berisha sepse mendonte se Fatmir Haklaj, kishte udhëtuar për në Tiranë dhe po ktheheshin në Tropojë për ti bërë keq atij.
    Kërkesa për informacion
    Në lidhje me këtë pjesë të kallëzimit që ka bëjë me vrasjen e shtetasve Sokol Haklaj dhe Brahim Rustemi me shkresën Nr. 11051 Prot datë 01.04.2025, është kërkuar informacion Zyrës së Regjistrit pranë Prokurorisë së Posaçme e cila me shkresën Nr.11601 bën me dije se: Prokuroria e Posaçme ka të regjistruar procedimin penal Nr. 143 datë 20.12.2019, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 136, dhe 326, të K. Penal, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vendin e ngjarjes, quajtur “Ura e Zogut ose Kthesa e Rubikut” Lezhë me datë 21 qershor 1997. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal 108, viti 2019, ardhur për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda.
    Procedimi penal Nr. 143 datë 20.12.2019 që lidhet me këtë ngjarje është në proces hetimi. Prokurori vendosi se: Aktet e kallëzimit penal lidhur me ngjarjen e datës 21 qershor 1997, të “Urës Milotit, ose “Ura e Zogut”, Rubik, ku janë vrarë shtetasit Sokol Haklaj dhe Brahim Rustemi, ti dërgohen prokurorit të cështjes të procedimit Nr. 143 datë 20.12.2019, të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të vlerësuar pretendimet e kallëzuesve për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Organizate kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni neni 79/dh, 333 dhe 334 të Kodit Penal”, thuhet në vendimin e SPAK.
    Dosja tjetër që po heton SPAK
    Janë 200 djem që janë vrarë për shkak të konflikteve dhe ndërhyrjes së politikës, por drejtësia ka qenë e pafuqishme të veprojë. Në SPAK, në 2021 është dorëzuar një padi nga Muharrem dhe Zylfie Haklaj, të cilët akuzojnë Sali Berishën dhe 14 emra të tjerë si të përfshirë në vrasjen e djemve të kësaj familje. Madje në SPAK për të dëshmuar erdhi në 2023 vetë nga Suedia, Aishe Haklja, vajza e madhe familjes, e cila bën përgjegjës për vrasjet, Sali Berishën.

  • “Ky trajner po djeg brezin më të mirë të dy dekadave”, Sokol Balla kritika të forta Sylvinhos: Duhet të largohet

    “Ky trajner po djeg brezin më të mirë të dy dekadave”, Sokol Balla kritika të forta Sylvinhos: Duhet të largohet

    Pas një performance zhgënjyese të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e fundit, gazetari i njohur Sokol Balla ka reaguar publikisht me kritika të ashpra ndaj trajnerit Sylvinho, duke vënë në pikëpyetje vendimet e tij taktike dhe menaxhimin e skuadrës.
    Në një postim të drejtpërdrejtë, Balla shkruan:
    “Ndryshon mbrojtjen pa pasur nevojë. Dhe çfarë ndodh? Fut Kumbullën, shkakton penallti. Fut Balliun, pëson golin. Manajt, i jep shiritin e kapitenit, kur duhet t’i ‘jepte’ stol pa afat.”
    Gazetari thekson se problemi nuk qëndron vetëm te rezultati i ndeshjes, por te drejtimi i përgjithshëm i ekipit:
    “Nuk është thjesht ndeshja. Ky trajner po djeg brezin më të mirë të futbollistëve të dy dekadave. Ky trajner duhet të ikë!” – përfundon Balla.

  • Futbollisti i mirënjohur Sokol Kushta, heroi shqiptar antiserb, po e ndjek ndeshjen nga Vlora. Nuk gjeti biletë!

    Futbollisti i mirënjohur Sokol Kushta, heroi shqiptar antiserb, po e ndjek ndeshjen nga Vlora. Nuk gjeti biletë!

    Sonte futbollisti i mirënjohur, Sokol Kushta, po e ndjek ndeshjen Shqipëri-Serbi nga Vlora, sepse nuk gjeti dot biletë për këtë supërndeshje.
    Sokol Kushta është një nga ish-futbollistët e Flamurtarit që u ka shënuar serbëve, kjo në Beograd. Në vitin 1987 Flamurtari i tij trondiste Partizanin e Beogradit duke i eliminuar nga Evropa.

    Ai po e ndjek ndeshjen me Shkëlqim Hajdarin në Lungomare, Vlorë.

  • Sokol Sadushi, mikpritës i Konferencës XV të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore

    Sokol Sadushi, mikpritës i Konferencës XV të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore

    Të hënën, më 9 qershor 2025, në qytetin e Vlorës, Shqipëria do të jetë mikpritëse e Konferencës XV të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, një ndër ngjarjet më të rëndësishme rajonale në fushën e drejtësisë.
    Konferenca organizohet nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute (Central and Eastern European Law Initiative), dhe do të mbledhë mbi 20 kryetarë gjykatash të larta dhe gjyqtarë nga vende të ndryshme të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sokol Sadushi, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, është mikpritësi i këtij edicioni, i cili thekson rëndësinë e dialogut gjyqësor rajonal në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, transparencës dhe standardeve evropiane të drejtësisë.
    Kjo konferencë nuk është vetëm një aktivitet simbolik, por një platformë e rëndësishme për shkëmbimin praktik të përvojave, adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal në fushën e drejtësisë. Në një realitet ku sistemi gjyqësor përballet me sfida të shumta, si ngarkesa e tepërt dhe nevoja për më shumë transparencë, këto takime janë thelbësore për të nxitur zgjidhje të qëndrueshme dhe të mbështetura në eksperiencë.
    Vendet pjesëmarrëse përfshijnë: Shqipërinë, Bullgarinë, Kosovën, Lituaninë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë, Slloveninë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Kjo është hera e dytë që Shqipëria mirëpret këtë konferencë, pas edicionit të parë të mbajtur në Tiranë në vitin 2012, çka dëshmon qartë përkushtimin e sistemit shqiptar të drejtësisë ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, dialogut rajonal dhe procesit të integrimit evropian.
    Nga pala shqiptare do të flasë kryetari i gjykatës së lartë, Sokol Sadushi dhe gjyqtari i kësaj gjykate, Asim Vokshi, i cili njihet për kualifikimet e tij perëndimore.

     

  • Sokol Sadushi po krijon ‘skemë korporatizimi’ në drejtësi/ Synohet ndërprerja antikushtetuese e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja

    Sokol Sadushi po krijon ‘skemë korporatizimi’ në drejtësi/ Synohet ndërprerja antikushtetuese e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja

    Emisioni “Plug” zbuloi në puntatën e së mërkurës një skemë puçi kushtetues, me qëllim rrëmbimin e mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe krijimin e një strukture të re korporative në sistemin e drejtësisë.

    Një sërë dokumentesh zyrtare dëshmojnë se figura qendrore e këtij skenari është Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe aktualisht drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.

    Në qendër të kësaj skeme është përpjekja për të krijuar kushtet që Sokol Sadushi, në rolin e tij si kryetar i KED-it, të përzgjedhë tre emra të rinj për në Gjykatën Kushtetuese: pasuesin e gjyqtares së dorëhequr Elsa Toska, zëvendësuesin e gjyqtares me mandat të përfunduar Holta Zaçaj dhe gjyqtarin që do të marrë vendin e Sonila Bejtjas, për të cilën synohet ndërprerja antikushtetuese e mandatit.

    Sadushi nxiti një kërkesë të diskutueshme nga Presidenti Bajram Begaj, duke përfshirë mandatin e Bejtjas në skemën e rotacionit 3-vjeçar për përbërjen e Gjykatës Kushtetuese – një interpretim që bie ndesh me frymën dhe shkronjën e Kushtetutës.

    Të gjitha dokumentet zyrtare konfirmojnë se Sonila Bejtja nuk përfshihet në këtë skemë rotacioni. Kushtetuta parashikon qartë se mandatet e përkohshme i takojnë vetëm atyre gjyqtarëve që kanë zëvendësuar paraardhësit e tyre, të cilëve u përfundoi mandati përkatësisht në vitet 2017 dhe 2020 – përkatësisht Holta Zaçaj dhe Sandër Beci.

    Ndërkohë, gjyqtarja Bejtja është emëruar në vend të një gjyqtari që kishte përfunduar mandatin në vitin 2016. Ajo është caktuar në detyrë për një mandat të plotë, fakt ky i dokumentuar si nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, gjatë kohës që drejtohej nga Ardian Dvorani, ashtu edhe nga Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta.

    Një parim i njohur në jurisprudencë është: “Ajo që nuk e ka bërë Kushtetuta, nuk mund ta bëjnë organet e tjera.”

    Megjithatë, Sokol Sadushi, me mbështetjen e Presidentit Bajram Begaj, po synon të bëjë pikërisht atë që Kushtetuta nuk e ka parashikuar – ndërprerjen e një mandati kushtetues në mënyrë të njëanshme dhe antikushtetuese.

    Qëllimi përfundimtar është që Sadushi të ketë kontrollin mbi përzgjedhjen e tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, përpara përfundimit të mandatit të tij si kryetar i KED-it në dhjetor të vitit 2025.

    Dhjetë vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, jemi në prag të një realiteti të ri: një “shtet i Sokol Sadushit”, ku skemat antikushtetuese dhe të centralizuara synojnë të krijojnë një korporatë të drejtësisë – të kontrolluar nga pak duar.

     

  • Preznatohet në ‘Vatër”, “Fan Noli, Rebeli” vëllimi i dytë nga Ilir Ikonomi

    Preznatohet në ‘Vatër”, “Fan Noli, Rebeli” vëllimi i dytë nga Ilir Ikonomi

    Vëllimi i dytë i trilogjisë “Fan Noli, Rebeli” nga studiuesi Ilir Ikonomi, i cili sjell fakte të papublikuara më parë, u prezantua në Nju Jork nën kujdesin e Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra.Vatra u zgjodh si vendi i këtij aktiviteti për shkak të lidhjes së ngushtë të Fan Nolit me këtë organizatë, të cilën ai e bashkëthemeloi 113 vjet më parë, me patriotë si Faik Konica, Kristo Floqi, Llambi Çikozi, Elia Tromara, Kristo Kirka, Naum Cere, Koço Kota dhe Paskal Aleksi.Në prezantim morën pjesë një grup vatranësh, përfshirë sekretarin e Vatrës, Dr. Pashko Camaj, editorin e gazetës “Dielli”, Sokol Paja, editoren e versionit në anglisht, Rafaela Prifti, anëtarin e Vatrës, Ilir Cubi, si dhe disa aktivistë dhe kolegë të tjerë të komunitetit.Ngjarja u hap me një fjalë përshëndetëse nga mikëpritësi, Sokol Paja, editor i “Diellit”. Më pas, gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj, foli për trilogjinë dhe punën e palodhur të autorit Ilir Ikonomi.Prezantimi u drejtua nga Sokol Paja në formën e një bashkëbisedimi. Ky eveniment mbahet dy javë para promovimit të librit nga dega e Vatrës në Boston.Gjatë bashkëbisedimit, pyetje dhe komente u bënë nga Dr. Pashko Camaj, Asllan Bushati, Rafaela Prifti, Age Ivezaj, Nuredin Seci, Ramadan Gashi, Gjek Gjonlekaj, Klara Buda, Valdete Cenalia, Jurgen Vladi dhe të tjerë.Aktori, interpretuesi, instrumentisti dhe recituesi Shaban Lajçi, me shumë pasion, interpretoi poezinë e Nolit “Anës Lumenjve”.Ilir Ikonomi diskutoi për aspekte të reja të jetës së Fan Nolit, veçanërisht për periudhën intensive 1920–1924, kur Noli u shndërrua nga një figurë fetare dhe patriotike në një reformator politik. Ai përmendi disa prirje të Nolit drejt bolshevizmit, përfshirë një dokument të vitit 1923, i cili tregon interesin e Nolit për sistemin bolshevik gjatë vizitave në ambasadat sovjetike në Vjenë dhe Berlin.Ikonomi zbuloi gjithashtu përpjekjet e Nolit për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, një nismë e penguar nga ndërhyrjet e ministrave anglezë dhe italianë.Gjatë bashkëbisedimit, autori foli edhe për planet e tij për vëllimin e tretë të trilogjisë, i cili do të trajtojë periudhën nga 1925 deri në vdekjen e Nolit në 1965, duke përmendur sfidën e përfshirjes së një materiali të gjerë në një libër të vetëm.Aktiviteti në Vatër u përqendrua te lidhja e Nolit me çështjen kombëtare dhe përpjekjet e tij për të ndikuar në politikën shqiptare, duke ofruar një perspektivë të re mbi rolin e tij si “rebel”.