Tag: sokol

  • Sokol Balla e bllokoi, Haris Vongli: Ja për këtë censurë e kishte fjalës Berisha

    Sokol Balla e bllokoi, Haris Vongli: Ja për këtë censurë e kishte fjalës Berisha

    Studiuesja e marrëdhënies media-politikë, Haris Vongli, ka reaguar ashpër ndaj një praktike që sipas saj përbën censurë nga ana e gazetarit Sokol Balla.

    Reagimi i Vonglit erdhi pasi Balla e bllokoi në rrjetet sociale, duke mos i dhënë as mundësinë që të redaktojë postimin e saj.

    ‘Ja për këtë lloj censure e kishte fjalën Berisha o Sokol Balla. Sepse menjëherë sapo komentova tek postimi juaj, nuk mundem më të komentoj, apo të rregulloj ndonjë gabim gramatikor, apo pse jo të replikoj me ju mbi faktet e parashtruara nga unë. Kjo është neveri,’ shkruan Vongli.

    Ajo shton se mediat dhe gazetarët në Shqipëri, edhe në vitin 2025, vazhdojnë të bllokojnë apo censurojnë zërat kritikë:

    ‘Këto media, këta gazetarë, në 2025, që bllokojnë apo censurojnë kundrejt meje, një studiuese e thjeshtë e marrëdhënies ‘media-politike’. Imagjino të kesh përgjegjësi më shumë se çfarë mund të të bëjnë këta milionerët që kanë pushtuar mediat. Mjerim ky vend. Mjerim.’

  • Përplasje e ashpër në KLP, Stojani akuza kryetares Bogdani: Nuk jemi agjenci udhëtimi “KLP Travel”

    Përplasje e ashpër në KLP, Stojani akuza kryetares Bogdani: Nuk jemi agjenci udhëtimi “KLP Travel”

    KLP

    TIRANË- Një diskutim i ashpër u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) në mbledhjen e së hënës. Bëhet fjalë për diskutimin mbi projektbuxhetin e vitit pasues, ku anëtari Sokol Stojani ka shigjetuar ashpër kryetaren e Këshillit, Mirela Bogdani, për mungesë të vizionit dhe për një drejtim katastrofik të institucionit. Stojani kritikoi ashpër faktin që si prioritet ishte vendosur “garantimi i pagave”, gjë që sipas tij, nuk është diskutuar as në ’97-ën. Ai foli gjithashtu edhe për parashikimin e 15 retreat-eve shumëditore për KLP. Ai e kundështoi ashpër këtë, duke theksuar se KLP nuk është agjenci turistike.
    “Po e konsideroj si kohë pushimesh dhe vape, si argumente të prezantuara në kohë pushimi dhe vape. Por më thua se ne kemi prioritete, dhe prioriteti ishte garantimi i pagave. Oh Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni. Pastaj thotë, se do bëjmë parashikime, 15 retreat-e. 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Çfarë jemi këtu? Si do kthehet kjo, në KLP TRAVEL?! Të lutem shumë!”, tha Sokol Stojani, anëtar i KLP.
    Anëtari i KLP akuzoi Bogdanin se gjatë verës kishte ndërhyrë në mënyrë abuzive në funksionimin e institucionit, duke bllokuar protokollimin e kërkesave dhe ankesave si dhe çfarëdo lloj gjëje tjetër. Ai e akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë se, Bogdani ka ikur në plazh, por në kundërshtimin me ligjin pasi nuk ka njoftuar zv.kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm.
    “Në mënyrë abuzive, zonjë kryetare, ju keni ndikuar te kryesekretaria që të mos protokollohen gjërat. Të mos protokollohen kërkesat, ankesat, korespondenca dhe çfarëdo lloj gjëje, qoftë nga qytetarët, qoftë nga personeli i brendshëm i institucionit. Ju, në mënyrë abuzive, keni anuluar, megjithëse ishit me leje dhe nuk kam asgjë, absolutisht, për lejet. Ai ikën në plazh, ai ikën në mal. Por ikët në plazh dhe, në kundërshtim me ligjin, nuk njoftuat zv.kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm që të vijonte normalisht institucioni. Nëse ju nuk arrini të perceptoni drejt gjëra elementare…”, tha Sokol Stojani.
    Stojani nuk u ndal me kritikat, teksa foli edhe për emërimin e magjistratëve të rinj për prokurorë. Dokumenti i shpërndarë, pa titull dhe asnjë lloj emërtimi, ku nuk ishin ftuar as familjarët, as prokurorët e rretheve dhe as personalitete të shtetit, sipas tij ishte një ‘trup’. 
    “Dokument pa titull. Dokument që nuk ka asnjë titull, asnjë lloj emërtimi. Dokument që nuk mund të quhet dokument. Ja keni dhënë atyre. Na keni vënë ne që të japim një gjë turpëruese për magjistratin. Ky është eventi më i rëndësishëm që ka magjistrati. Dhe çfarë bëhet? Si vaki. Si vaki, nuk u organizua. Nuk u morën as familjarët e tyre për të ndarë gëzimin. Nuk u ftuan as prokurorët e rretheve për t’i mirëpritur. Nuk u ftuan as personalitetet e lartë të shtetit, siç duhet të ishin”, tha Sokol Stojani.
    Ky debat vjen në një kohë ku ky Këlshill nuk ka raguar përballë sulmeve ndaj prokurorëve. Në audion 57-minutëshe të zotëruar nga A2, nuk paraqitet mbyllja e mbledhjes dhe as replika e bërë nga kryetarja. 

  • Sokol Olldashi: Këndo, miku im!

    Sokol Olldashi: Këndo, miku im!

    Poezi nga Sokol Olldashi:

    Këndoje miku im i panjohurkëngën që e preve në mes,këndojederisa të plasin shkrepat eera të thyhet kristaleve të vdekjes,këndojederisa malet të thërmohene lumenjtë të ngrihen uragandhe lisat të shembene bari të rritet vigan.Këndojederisa qiellin të mbyllësh në grushte me grushtin tjetër globit t’ia ngjeshësh,këndojederisa zhuri të kthehet në vaje burrat e dheut të qajnë.Këndojemiku im i panjohurkëngën që nuk ta shkrova kurrë!

    22 shtator, 1998

    *Titulli i origjinalit: Kënga

    ObserverKult

    ———————————-

    Lexo edhe :

    A E PARANDJEU VDEKJEN SOKOL OLLDASHI: ATA QË E VRANË, E PËRCJELLIN, E QAJNË…

    Në kortezh të përmotshëm,grumbuj dykëmbëshashpas një arkivoli që vrapon,Ata që e vranëAta e përcjelline qajnë.Gjithçka me dhe e mbulojnëPrifti bën Meshën e Funditu uron krimbave oreks…

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

    Lexo edhe:

    TESTAMENTI KRIJUES QË NA LA SOKOL OLLDASHI

    Nga: Kliton Nesturi

    Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme autorësh. Ka prej atyre që tentojnë të hyjnë qysh në fillim me bujë e zhurmë dhe ia arrisin jo në pak raste kësaj kur prej kritikës verifikohen si talente dhe autorë të vërtetë, apo prej atyre që hyjnë me zhurmë dhe mbesin pastaj në heshtje, ashtu siç ka prej atyre që hyjnë “heshturazi”, pa tentuar të bëjnë jetën e zhurmshme dhe të bujshme të autorëve, por që në fund mbesin në histori dhe kujtesë si autorë të vërtetë.

    Në ditët e sotme kjo është e rrallë, por ja që ndodh dhe është e vërtetë. Njëri prej tyre është Sokol Olldashi, i cili pas ikjes së tij nga kjo botë dhe shoqëri e ndyrë dhe hipokrite, na la si testament krijues librin e tij “Unë dhe Unë”. Ndryshe prej shumë të tjerëve, që në fund të rrugëtimit të tyre lënë fjalët dhe zhurmën, ai la veprën.

    Duke lexuar me vëmendje poezitë e përfshira në vëllimin “Unë dhe Unë”, qysh në fillim dallohet një poezi origjinale, e pandikuar shumë prej të tjerëve, autorëve dhe rrymave që vërshojnë nga të katër anët në jetën krijuese dhe kulturore. Mund të duket e çuditëshme, por kjo, sipas meje, është e vërtetë.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Sokol Meqemeja, pronar i kompanisë “Delvina Gas” dorëzohet në Polici

    Sokol Meqemeja, pronar i kompanisë “Delvina Gas” dorëzohet në Polici

    Sokol Meqemeja dorëzohet në polici, më pas lirohet: Nuk kemi ndërtuar TEC
     
    Biznesmeni Sokol Meqemeja, pronar i kompanisë “Delvina Gas”, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Policisë Sarandë,  pasi ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën dyshimet për ndërtim pa leje të një termocentrali (TEC).
    Pas verifikimeve të kryera në terren nga ana e autoriteteve, ai është liruar.
     

     
    Meqemeja: Objekti i ndërtuar nga kompania “Delvina Gas” nuk rezulton të jetë një TEC, siç ishte dyshuar në fillim, por një impiant pastrimi gazi, pjesë përbërëse e puseve ekzistuese të nxjerrjes së gazit natyror.
     
    Në deklaratën e dhënë në komisariat, Meqemeja u shpreh se “ka qenë një keqkuptim i ushqyer nga informacione dashakeqe”. Ai sqaroi se:
    “Impianti është pjesë integrale e procesit të filtrimit të gazit dhe nuk ka asnjë lidhje me prodhimin e energjisë.”
     
    Meqemeja shtoi se ndërtimi është kryer me dijeninë e autoriteteve përkatëse dhe se dokumentacioni ligjor, teknik dhe mjedisor është në rregull:
    “Të gjitha dokumentet janë të rregullta dhe ndërtimi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
     
    Ai theksoi gjithashtu se dyshimet publike për ndërtimin e një TEC-i, sipas tij, kanë qenë të pabazuara:
    “Personat që ngritën alarmin kanë dashur të dëmtojnë imazhin tim dhe të krijojnë një furtunë mediatike mbi një bazë tërësisht të pavërtetë.”
     
    Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO

     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • I shpallur në kërkim disa ditë më parë, vetëdorëzohet në Polici biznesmeni Sokol Meqemeja, çfarë deklaroi në polici

    I shpallur në kërkim disa ditë më parë, vetëdorëzohet në Polici biznesmeni Sokol Meqemeja, çfarë deklaroi në polici

    Sokol Meqemja

    TIRANË-Biznesmeni Sokol Meqemeja, i cili u shpall në kërkim disa ditë më parë nën dyshimet për ndërtim pa leje të një TEC-i është liruar pas verifikimeve që rrëzuan akuzat ndaj tij. Policia, pas inspektimit në terren, konfirmoi se objekti në fjalë nuk ishte një TEC, siç ishte dyshuar fillimisht, por një impjant pastrimi gazi, pjesë përbërëse e puseve aktive të nxjerrjes së gazit natyror.
    Në dëshminë e dhënë në komisariat, biznesmeni është shprehur: “Ka qenë një keqkuptim i ushqyer nga informacione dashakeqe. Impianti është pjesë integrale e procesit të filtrimit të gazit dhe nuk ka asnjë lidhje me prodhimin e energjisë”.
    Ai gjithashtu ka deklaruar se të gjitha dokumentet ligjore, teknike dhe mjedisore janë në rregull dhe se ndërtimi i impiantit është bërë me dijeninë e plotë të autoriteteve përkatëse. Sipas tij, personat që ngritën alarmin kanë dashur të dëmtojnë imazhin e tij dhe të krijojnë një furtunë mediatike mbi një bazë tërësisht të pavërtetë./ZËRI

  • Ishte Sokol Sadushi që bëri të tërhiqen nga drafti skandaloz i Kodit të Ri Penal

    Ishte Sokol Sadushi që bëri të tërhiqen nga drafti skandaloz i Kodit të Ri Penal

    Tani, të gjithë janë kundër drafit të Kodit të Ri Penal i hartuar nga grupi i punës drejtuar nga drejtori i shkollës së magjistraturës, ish-prokurori i përgjithshëm, Arben Rakipi.
    Reaguan të majtë e të djathtë, shoqeri civile dhe media, drejtues në sistemin e drejtësisë.

    Reagoi edhe kryeministri Rama.

    Reaguan ndërkombëtarët, duke thënë se nuk është ky Kodi që i duhet Shqipërisë.
    Por e verteta duhet thënë: Ishte Sokol Sadushi, kryetari i gjykatës së lartë, i pari që foli kundër në tryezën e draftit, ku ishin të gjithë të ftuar nga sistemi i drejtësisë dhe ambasadori i BE. Ditën e parë asnjë tjetër nuk foli!
    Me pas filloi orteku i kundërshtimeve masive.
    Tani duket se ky draft nuk ka asnjë shans të votohet.
    Dhe ishte draft skandaloz!

  • Sokol Olldashi: Mos më gënje, zemër!

    Sokol Olldashi: Mos më gënje, zemër!

    Poezi nga Sokol Olldashi

    Mos më mundo më kot, nënë!Mos më folPër pranverë,Lule,Qiej të kaltër,Zogj,Mirësi!Mos më gënje, të lutem,As për Mujër, Halilër,Që kasaphanën ta ndërrojnë me kasaphanë,Për engjëj çengelë,Ku varur rrinë kombet,Si lopë të rrjepura, me miza ndër zorrë!Mos më gënje, zemër!Të paktën ti …

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TESTAMENTI KRIJUES QË NA LA SOKOL OLLDASHI

    Nga: Kliton Nesturi

    Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme autorësh. Ka prej atyre që tentojnë të hyjnë qysh në fillim me bujë e zhurmë dhe ia arrisin jo në pak raste kësaj kur prej kritikës verifikohen si talente dhe autorë të vërtetë, apo prej atyre që hyjnë me zhurmë dhe mbesin pastaj në heshtje, ashtu siç ka prej atyre që hyjnë “heshturazi”, pa tentuar të bëjnë jetën e zhurmshme dhe të bujshme të autorëve, por që në fund mbesin në histori dhe kujtesë si autorë të vërtetë.

    Në ditët e sotme kjo është e rrallë, por ja që ndodh dhe është e vërtetë. Njëri prej tyre është Sokol Olldashi, i cili pas ikjes së tij nga kjo botë dhe shoqëri e ndyrë dhe hipokrite, na la si testament krijues librin e tij “Unë dhe Unë”. Ndryshe prej shumë të tjerëve, që në fund të rrugëtimit të tyre lënë fjalët dhe zhurmën, ai la veprën…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Të gjithë pas Sokol Sadushit!

    Të gjithë pas Sokol Sadushit!

    Drafti i ri i Kodit Penal që paraqiti kryetari i grupit të Punës, ish-prokurori i përgjithshëm, sot drejtor i shkollës së Magjistraturës, ku shkollohen prokurorët e gjyqtarët e ardhshëm, pra i quajturi Arben Rakipi, ka krijuar rrëmujë dhe pështjellim, bile reagime negative kundrejt Draftit.
    Të gjithë po reagojnë, pra ata që marrin vesh nga drejtësia, kurse sot reagoi edhe prokurori i përgjithshëm Olsi Çela. Në thelb prokurori i përgjithshëm e quan draft të rrezikshëm, duke shtuar se me mirë të diskutohej për Kodin e Procedurës Penale sepse po mbahen njerëz në burg edhe për shkak të këtij kodi procedure!

    Po kështu kanë reaguar ashpër aktorët kryesorë të profesionit të juristëve. Në kor, të gjithë. Të alarmuar. Ka reaguar edhe politika, ndonëse duhet dëgjuar, por po e lëmë menjanë atë sepse më e rëndësishme mbetet komuniteti i drejtësisë.
    Të gjithë po thonë: Draft aspak i drejtë që vetëm rrit kriminalitetin. Tani pyetja shtrohet: Kush ishte i pari njeri i drejtësisë që guxoi, foli, kritikoi, fshikulloi Grupin e Punës dhe Draftin?! Olsi Çela thotë sot se nuk shkoi në takimin e debatit për prezantimin e tij nga Arben Rakipi. Por pse nuk shkoi aty dhe t’ua përplaste në fytyrë Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Parlamentit, dhe Arben Rakipit?
    Natyrisht që reagimi i sotëm duhet vlerësuar sepse ai është piramida e akuzës shqiptare. Por kur Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë, i vetëm edhe mes “ujqërëve” të mazhorancës, foli hapur se ishte një draft që nuk është diskutuar apo debatuar me komunitetin e drejtësisë; kur akuzoi me kurajo labi ata që fshihen pas këtij Drafti, kur nuk donte tja dinte nëse ndokujt në mazhorancë iu prish qejfi, kur disa syresh, servilë të përhershëm pushteti fërkuan duart se “Sokolin nuk e kanë me sy të mirë tani me PS” etj.
    Por zyrtari i lartë i shtetit, ku futet edhe krytari i gjykatës së lartë, para se gjithash shikon shtetin ligjor dhe të mirën e njerëzve, pra këta duhen vlerësuar për profesionalizmin, kurajon dhe qytetarinë. Këta njerëz duhen patur si busull drejtësie dhe shembulli se kurajo nevojitet në momente decizive kombëtare. Kurajo ka nevojë të manifestohet në momentin e duhur dhe kur askush nuk guxon! Këtë e bëri vetëm Sokol Sadushi!
    /SP/
    Lexoni edhe:
    Sokol Sadushi oponencë të fortë profesionale dhe njerëzore draftit të Kodit të Ri Penal: Ky Kod jo si trofe por duhet si premtim për drejtësi të DREJTË!

  • A e parandjeu vdekjen Sokol Olldashi: Ata që e vranë, e përcjellin, e qajnë…

    A e parandjeu vdekjen Sokol Olldashi: Ata që e vranë, e përcjellin, e qajnë…

    Poezi nga Sokol Olldashi: FUNERAL

    Në kortezh të përmotshëm, grumbuj dykëmbëshashpas një arkivoli që vrapon,Ata që e vranëAta e përcjellinAta e qajnë.Gjithçka me dhe e mbulojnëPrifti bën Meshën e Funditu uron krimbave oreks.Jeta është një vdekje në marshim,një hipokrizi funebër nga pas.Mbi të… pshurrje në formë shiu,Njerëzit erektojnë në formë lotësh.Unë jam një funeral i gjatë, një qefin nga një maternitet:Në emër të Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë(Në emër të tim Ati, tim Biri dhe të Shpirtit të Mbrapshtë)

    ___________

    Poezia është pjesë e librit “Unë dhe unë”, një vëllim me poezi të cilat familja u kujdes t’i botoj një vit pas vdekjes së Olldashit.

    “Mjeshtëria poetike e Sokol Olldashit ka në strukturën e saj një varg të çliruar tonik, ametrik dhe arimik, por me intonacion muzikor. Vargu në poezi mund të jetë i rregullt, i çliruar, i lirë, por muzikalitetit nuk duhet të mungoje. Dhe Sokol Olldashi këtë dhunti e ka ruajtur”, shkruante Dritëro Agolli në parathënien e librit duke vlerësuar poezinë e Olldashit.

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    Lexo edhe:

    SOKOL OLLDASHI: DO TË SHKOJ NË VARREZA TË DIELËN…

    Do të shkoj në varreza të dielën,Pa dalë dielli ende në ndajnatë.S’do ta zgjoj, jo, rojen syfjetur,Qetësisht do mbyll portën prapë.

    Do eci i heshtur ndër varre,Në mes emrash, të shumtën s’i njoh.Pak vend bosh do të gjej të ngul kryqinNë dheun nga shirat bërë llohë.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen

    EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen

    Nga Boldnews.al

    Për herë të parë në historinë e “Drejtësisës ë Re”, thuajse të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për një post vakant në Gjykatën Kushtetuese, janë kualifikuar.

    Kjo po ndodh së fundmi me garën e shpallur nga Gjykata e Lartë, për plotësimin e vakancës së krijuar pas përfundimit të mandatit të anëtares dhe njëkohësisht kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

    Megjithatë, ku rezultat thuajse perfekt duket se fsheh një skemë të hollë, e cila do t’i lejojë kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, të krijojë një grup të gatshëm prej 3 emrash, për t’i emëruar në Gjykatën Kushtetuese përgjatë mandatit të tij një-vjeçar si kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), që mbaron në fund të vitit 2025.

    Skenari duket i hollë dhe po kryhet në një moment që politika, sidomos ajo parlamentare, vijon të jetë e përfshirë në ethet zgjedhore dhe post-elektorale.

    “Rutina” e skualifikimeve

    Pas miratimit të Reformës në Drejtësi, në vitin 2016, Gjykata Kushtetuese thuajse u boshatis plotësisht, për shkak të efekteve të Vetingut, si edhe vonesave të gjata për krijimin dhe funksionin e institucioneve që do të kryenin verifikimin e kandidaturave për plotësimin e vakancave.

    Kushtetuta parashikon se gjyqtarët kushtetues zgjidhen nëpërmjet skemës: 3 anëtarë nga Presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë, pas verifikimit të kandidaturave prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

    Gjyqtarët e rinj kushtetues nisën të merrnin mandatet, duke filluar nga viti 2019. Për shkak të parashikimeve të ndërlikuara kushtetuese, disa prej gjyqtarëve të rinj qëndruan në detyrë për një periudhë kohore të shkurtër.

    Në vitin 2022, Gjykata Kushtetuese u plotësua me 9 anëtarë. Por, prej shtatorit të vitit 2024, trupa është me një gjyqtar më pak, për shkak të dorëheqjes “për arsye personale” të Elsa Toskës, e emëruar nga Kuvendi i Shqipërisë.

    Në një verifikim të kryer nga “Boldneës.al” në procedurat e kandidimit për gjyqtar kushtetues, rezulton se, thuajse në çdo rast, të paktën 60 përqind e listës së aplikantëve është skualifikuar.

    Ka raste, kur procedurat për plotësimin e vakancave janë anuluar, pasi të gjithë kandidatët për një post në Gjykatën Kushtetuese janë skualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

    Pak javë më parë, në 29 maj 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vendosi pezullimin e procedurës e nisur nga Kuvendi për plotësimin e vakancës së krijuar nga dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska, pikërisht për faktin se 8 nga 10 aplikantët ishin skualifikuar.

    Pra, në çdo rast të deritanishëm, listë e kandidatëve nuk ka qenë asnjë perfekte, pasi ka pasur gjithnjë më shumë se gjysma e aplikantëve që nuk plotësonin kriteret strikte për të qenë gjyqtar kushtetues.

    Por kjo “rutinë” duket se ka ndryshuar pikërisht me procedurën e shpallur nga Gjykata e Lartë për zëvendësimin e gjyqtares kushtetuese, Holta Zaçaj.

    Lista “përfekte” e Sadushit

    Në janar të vitit 2025, Gjykata e Lartë, e drejtuar nga Sokol Sadushi, njoftoi se kishin aplikuar 13 kandidatë për postin vakant të Zaçaj në Gjykatën Kushtetuese.

    Emrat e tyre janë në fazë verifikimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i kryesuar po nga Sokol Sadushi.

    Deri më tani, janë skualifikuar vetëm tre kandidatë. Ndërkohë, 8 prej tyre janë kualifikuar dhe dy të fundit, me shumë mundësi, kualifikohen në mbledhjen e radhës së KED-it, planifikuar për në 21 korrik 2025.

    Pra, nga 13 kandidatë, 10 prej tyre kalojnë filtrat e verifikimit, duke shënuar një “rekord thuajse absolut” të të kualifikuarve, krahasuar me çdo procedurë të ngjashme të zhvilluar më parë.

    Teorikisht, mund të ndodh që shumica dërrmuese e kandidatëve të plotësojnë kushtet ligjore.

    Por, praktikisht, duke parë disa prej emrave të lejuar për të vijuar garën, ka vend për të ngritur dyshime publike. Dhe jo vetëm publike, pasi “dyshime” të tilla ka edhe vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili duket se e ka pasur të vështirë të bindet për kandidatët.

    Në listën e të kualifikuarve për një vend në Gjykatën Kushtetuese gjendet Naureda Llagami, ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Llagami, referuar të dhënave publike të mëparshme, rezulton një mikeshë e ngushtë e Ajola Xoxas, bashkëshorte e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Veliaj dhe Sokol Sadushi njihen gjerësisht në rrethet politike dhe juridike si “klani i Fatmir Xhafajt” në sistemin e drejtësisë. Ekzistenca e kësaj “tresheje” dhe miqësia me Ajolën, duket se e ka joshur që më herët Llagamin për të qenë gjyqtare kushtetuese.

    Në disa komunikimeve të zbuluara në janar të këtij viti në media, por gjithësesi të mohuara nga Llagami, ajo rezulton të ketë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Kushtueses dhe këtë qëllim synonte ta realizonte nëpërmjet lidhjeve me Ajola Xoxën dhe ndikimin e bashkëshortit të kësaj të fundit në strukturat e larta të sistemit të drejtësisë.

    Përtej faktit nëse ato komunikime ishin të vërteta apo jo, tashmë rezulton se Naureda Llagami është kualifikuar për garën në Gjykatën e Lartë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i kryesuar nga Sokol Sadushi.

    Lista e të kualifikuarve në garën e shpallur nga Sadushi për në Gjykatën Kushtetuese përfshin ish-anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Alban Toro. Pikëpyetjet e forta mbi pasurinë e tij vunë në dyshim karrierën e bashkëshortes së tij, gjyqtares së Apelit, Elona Toro, e cila e kaloi me shumë vështirësi procesin e Vetingut.

    Gjithësesi, problemet e pasurisë së kandidatit Alban Toro gjatë Vetingut, u “shuan” nga verifikimi i përciptas që kreu ndaj tij së fundmi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

    Në listën e të kualifikuarve për garën në Gjykatën Kushtetuese gjenden, ndër të tjerë, edhe ish-anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Alma Faskaj dhe ish-komisioneri Publik i Vetingut, Florjan Ballhysa, të dy pjesë e strukturave që janë akuzuar më së shumti për zbrazjen e sistemit të drejtësisë me “urdhëra politikë”.

    Dy të fundit që presin kualifikimin me firmën e Sokol Sadushit janë ish-kryetarja e Komisionit të Vetingut, Genta Bungo Tafa dhe Denar Biba, kryetar në detyrë i Autoritetit të Konkurencës dhe ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i emëruar në atë post nga kryeministri Edi Rama.

    Për këta dy emra, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shtyrë nga dy herë seancën për shpalljen e rezultateve, nën argumentin se kërkohen argumenta shtesë.

    E para, Genta Bungo Tafa, ka qenë në qendër të kritikave të forta të opozitës, si “zbatuesja e porosive të Edi Ramës” për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prukurorëve që nuk kishin dashamirësi me pushtetin e socialistëve.

    I dyti, Denar Biba, rezulton se ka probleme të theksuara me pasurinë. Pikëpyetjet e forta mbi burimin e pasurisë së Bibës u shfaqën gjatë procesit të rivlerësimit të bashkëshortes së tij, ndihmëses-ligjore, Elona Kana.

    Problemet e Denar Bibës besohet se ishin aq të forta, sa bashkëshortja e tij u detyrua të japë dorëheqjen nga funksionet në sistemin e drejtësisë, para se trupa e Vetingut të shpallte gjetjet e tij.

    Tashmë, Biba, ashtu si edhe Genta Bungo, duket se pret një çertifikatë pastërtie nga Sokol Sadushi, në vendimin që pritet të merret nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në 21 korrik 2025.

    Skenari i Sadushit

    Me një listë gati perfekte, ku thuajse të gjitha kandidatët janë kualifikuar dhe nuk kanë arsye të ankimojnë në gjykatë, Sokol Sadushi fiton kohë të vlefshme për të emëruar gjyqtarin e ri kushtetues, i cili është emërtese e Gjyatës së Lartë, pra e tij personalisht, brenda korrikut 2025.

    Tre kandidatët e skualifikuar nga 13 që ishin në garë, Nurihan Seiti, Rezana Balla dhe Sinan Tafaj, tashmë e kanë kaluar fazën e ankimimeve dhe nuk e cënojnë vrapin e garës për zgjedhjen e gjyqtarit të ri kushtetues.

    Natyrisht, lista e të kualifikuarve për zëvendësimin e Holta Zaçajt është e gjatë dhe Sadushi nuk ka mundësi të plotësojë dëshirën e të gjithëve.

    Spekulimet në korridoret e drejtësisë, por edhe të politikës, flasin për një emër të preferuar nga Sokol Sadushi-Asim Vokshi, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe pjesë e listës së kandidatëve të kualifikuar për pozicionin e Zaçajt.

    Emrat “e gatshëm”

    Me zgjedhjen, e pritshme, të Asim Vokshit, emrat e tjerë nga lista e Sadushit do të mbeten të zhgënjyer. Por, kreu i Gjykatës së Lartë, njëkohësisht edhe i KED-it, duke se ka menduar edhe për “të mërziturit” e mundshëm.

    Skema e ndërtuar hollë prej tij synon që të sistemojë të paktën edhe dy emra të tjerë në Gjykatën Kushtetuese.

    Siç u citua më lart, në fund të majit 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pezulloi procedurën për plotësimin e vakancës së krijuar nga dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska dhe propozimi i Kuvendit për ta rihapur garën.

    Vendimi i KED-it, nën drejtimin e Sokol Sadushit, nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Pezullimi u argumentua me faktin që numri i kandidatëve ka rënë poshtë numrit 3 të tillë.

    Në fakt, Kushtetuta parashikon që KED-i bën vetëm vlerësimin e kandidatëve, ndërsa pezullimi apo vijimi i procedurës së plotësimit të vakancës është tagër i institucionit të emërtesës, që në rastin konkret është Kuvendi.

    Në rast se Kuvendi do të pranojë “sugjerimin” e Sadushit, gara rihapet sërish. Në këtë mënyrë, kandidatët e kualifikuar nga “lista e gatshme” e kryetarit të Gjykatës së Lartë, i kanë të gjitha kartat për të kandiduar dhe, me shumë mundësi, njëri prej tyre të emërohet.

    Pra, “skenari” i Sadushit krijon premisat që ai, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të diktojë edhe emrin e gjyqtarit kushtetues që do të zgjedhë Parlamenti, në rast se procedura aktuale do të pezullohet përfundimisht dhe do të rihapet tjetra.

    Ndërkohë, paralelisht me këto zhvillime, falë edhe një këmbënguljeje publike të Sokol Sadushit, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i drejtoi në kërkesë Gjykatës Kushtetuese në janar 2025, në të cilën kërkohej “interpretimi i kohëzgjatjes së mandave të gjyqtarëve kushtetues”.

    Në fakt, qëllimi i vërtetë i kësaj kërkese është “ndërprerja e mandatit të gjyqtarit kushtetues”, siç e citon vetë Begaj në shkresën e tij drejtuar Kushtetueses. Në brendësi të kërkesës, kreu i Shtetit e bën tërësisht të qartë se synon ndërprerjen e parakohshme të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, e emëruar nga paraardhësi i Begajt, Presidenti Ilir Meta.

    Begaj kërkon largimin e Bejtjas, nën justifikimin e “skemës së ripërtëritjes 3-vjeçare të gjyqtarëve kushtetues”, megjithëse gjyqtarja nuk përfshihet në këtë parashikim kushtetues.

    Gjykata Kushtetuese, me shumë mundësi, pritet ta shqyrtojë kërkesën e Begaj brenda vitit 2025. Në rast se shumica e gjyqtarëve kushtetues do t’i binden “kërkesës së Bajram Begajt”, por që qartësisht është e nxitur nga Sokol Sadushi, atëherë tek Kushtetuesja krijohet vendi i tretë bosh brenda këtij viti.

    Një vend bosh, i cili duhet të mbushet nga kandidatët që do të verifikohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Sokol Sadushi.

    Tashmë, Sadushi ka “kandidatë të gatshëm”, të verifikuar e të kualifikuar dhe që presin dhe shpresojnë vetëm në “dashamirësinë” e tij.

    Pra, e gjithë historia zbërthehet në një skenar të tillë- Sokol Sadushi (1) ka në dorë vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj; (2) po mundohet të kontrollojë procedurat e Kuvendit për emrin zëvendësues të gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska; dhe (3) po luan të gjithë fijet, duke përdorur presidentin Bajram Begaj, që të ndërpresë mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja.

    Synimi është që të gjithë këto lëvizje të bëhen brenda vitit 2025, kohë kur Sokol Sadushi kontrollon Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

    Pra, as më shumë, as më pak, se sa Sadushi synon të godasë një gur e të “rrëmbejë” tre mandate në Gjykatën Kushtetuese.