Tag: sokol

  • Apeli i Posacëm konfirmon dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij. Ja sa dënohen

    Apeli i Posacëm konfirmon dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij. Ja sa dënohen

    Gjykata e Apelit të Posacme ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, si dhe për familjarët e tij, të cilët u dënuan disa muaj më parë nga Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Vendimi i Apelit konfirmoi dënimet e mëposhtme:

    Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku u dënuan me 11 vite burg, ndërsa në gjykim të shkurtuar morën 7.5 vite.

    Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja e tij, Elda Idrizaj, u dënuan me 8 vite burg, përkatësisht 5.7 vite në gjykim të shkurtuar.

    Vajza e madhe e Sokol Idrizajt, Egi Idrizaj, u dënua me 7 vite burg, 4.7 vite në gjykim të shkurtuar, ku u aplikua neni 59 i Kodit Penal.

    Vajza e vogël, Bora Idrizaj, u dënuar me 2 vite burg, duke i aplikuar gjithashtu nenin 59.

    Vangjush Kasharra u shpall i pafajshëm për akuzën e “fshehjes së të ardhurave”.

    Tomorr Baruti u dënua me 2 vite burg, 1.4 vite në gjykim të shkurtuar, ku u aplikua neni 59.

    Me këtë vendim, Apeli i Posacëm përforcoi masat e sigurisë ndaj të pandehurve, duke i dhënë fund një prej proceseve të ndjekura me interes të lartë publik.

  • Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarëve të tij

    Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarëve të tij

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-shoferin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Sokol Idrizaj, si dhe për disa familjarë e bashkëpunëtorë të tij, të dënuar më herët për vepra penale të ndryshme.

    Dënimet e konfirmuara janë:

    -Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, dënuar me 11 vite burg secili. Me gjykim të shkurtuar, 7.5 vite burg.

    -Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, i dënuar me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite burg.

    -Elda Idrizaj, bashkëshortja e Sokol Idrizajt, e dënuar me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite burg.

    -Egi Idrizaj, vajza e madhe e Sokol Idrizajt, e dënuar me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4.7 vite burg.

    -Bora Idrizaj, vajza e vogël e Sokol Idrizajt, e dënuar me 2 vite burg, ndërsa u aplikua neni 59 i Kodit Penal.

    -Tomorr Baruti i dënuar me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1.4 vite burg.

    -Vangjush Kasharra, u shpall i pafajshëm për akuzën e “fshehjes së të ardhurave”.

    Në këtë çështje, Apeli i Posaçëm nuk ka pranuar ankimet e të dënuarve dhe ka lënë në fuqi vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke konfirmuar masat e dënimit sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal, përfshirë edhe përfitimet nga gjykimi i shkurtuar apo pezullimi me kusht i vendimit.

  • SYRI TV/ Sokol Sadushi: Vrasja e Astrit Kalasë e paralajmëruar! Sistemi është në kolaps

    SYRI TV/ Sokol Sadushi: Vrasja e Astrit Kalasë e paralajmëruar! Sistemi është në kolaps

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja sipas kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, ishte e paralajmëruar, por anashkaloi gjuhën kërcënuese të kryeministrit Edi Rama ndaj magjistratëve. Faj sipas Sadushit është i mediave, juristëve të pavarur dhe qytetarëve, ndërsa pranoi faktin se sistemi gjyqësor është në kolaps për shkak të zgjatjes së afateve të gjykimit të çështjeve. Zv. Kryetari i Gjykatës së Tiranës Gerd Hoxha tha justifikimet e policisë rreth dështimit të sigurisë në Gjykatën e Apelit, janë injorancë, ndërsa apeloi për ndërhyrje të menjëhershme për ndërtimin e godinave të reja të drejtësisë. Kreu i GJKKO-së Erion Bani propozoi disa ndryshime dhe masa për të shtuar sigurinë dhe efikasitetin e gjyqësorit, ndërsa gjyqtari Sandër Simoni tha se një nga kërkesat e gjyqtarëve është ndërtimi i pallatit të ri të drejtësisë.

    Syri TV

    Vrasja e magjistratit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit mblodhi në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit këtë të enjte gjyqtarët nga gjithë vendi për të diskutuar rreth problematikave dhe masave të sigurisë. Teksa u konsideruan një ngjarje e paralajmëruar, kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi i anashkaloi gjuhën intimiduese dhe kërcënuese të Edi Ramës ndaj magjistratëve, por tha se faj është i mediave, juristëve të pavarur dhe qytetarëve. Më tej, në fjalimin e tij në mbledhjen me dyer të mbyllura, Sadushi evidentoi faktin se sistemi gjyqësor është në kolaps për shkak të zgjatjes së afateve të gjykimit.

    Zv.kryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha i ka cilësuar justifikimet e policisë rreth dështimit të sigurisë në Gjykatën e Apelit, si injorancë, ndërsa apeloi për ndërhyrje të menjëhershme për ndërtimin e godinave të reja të drejtësisë.

    Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Sandër Simoni tha për gazetarët që në mbledhjen me dyer të mbyllura u hodh propozimi për ndërtimin e një pallati të ri për drejtësinë.

    Kreu i Gjykatës së Posaçme Erion Bani gjatë fjalës së tij prezantoi një sërë hapash që duhen ndërmarrë për sigurinë e gjykatave dhe palëve në proceset gjyqësore.

    Zëvendës kryetarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, objekt ku edhe ndodhi masakra e 6 tetorit, tha se nuk mund të kërkohet drejtësi e sigurt në ndërtesa të pasigurta.

  • Homazhet për Astrit Kalanë, Sokol Sadushi: Siguria e gjyqtarëve është zero

    Homazhet për Astrit Kalanë, Sokol Sadushi: Siguria e gjyqtarëve është zero

    sokol sadushi

    TIRANË- Janë duke u mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, homazhet në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.
    Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi.
    “Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai.
    Homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja do të mbahen edhe në Shkodër, ku ai do të prehet në varrezat e qytetit.

  • Debati për “Diellën”/ Presidenti Bajram Begaj thyen heshtjen: Dekreti flet qartë

    Debati për “Diellën”/ Presidenti Bajram Begaj thyen heshtjen: Dekreti flet qartë

    NEW YORK- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në intervistë për emisionin “Real Story” flet për herë të parë për ministren virtuale “Diellën”, ndërsa i përgjigjet akuzave të opozitës, e cila pretendon se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar atë si pjesë të kabinetit qeveritar. 
    Ai u shpreh se nga pikëpamja kushtetuese, dekreti i tij flet qartë, ndërsa tregon se përgjegjësia i takon kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi, kreu i shtetit theksoi se nëse ka pretendime për ligjshmërinë , atëherë institucionet janë aty për të vlerësuar dhe gjykuar. 
    Gjatë diskutimit me gazetarin Sokol Balla, Presidenti Begaj tha se jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimi i saj në funksion të arritjeve shoqërore, patjetër që duhet përshëndetur dhe inkurajuar më tej. 
    Pjesë nga intervistë 
    Sokol Balla:Të flasim pak për gjënë më të përfolur që është e famshmja ministre me AI, Diella. Shumë ju kanë akuzuar sidomos nga opozita se ju keni shkelur Kushtetutën dhe keni dekretuar. Unë jam i qartë në dekretin tuaj ku thuhet se përgjegjësia i takon kryeministrit. Nëse na sqaroni diçka më shumë nga pikëpamja kushtetuese pasi është hera e parë u bë lajm botëror. 
    Presidenti Bajram Begaj: Nga pikëpamja kushtetuese dekreti flet vetë. Dhe nëse dikush mendon që ky dekret është në kundërshtim apo bie ndesh me Kushtetutën patjetër, që institucionet janë aty për ta vlerësuar dhe për ta gjykuar. 
    Sokol Balla: Po ju e vlerësuat me stafin tuaj apo jo? 
    Presidenti Bajram Begaj: Patjetër që ka qenë një diskutim shumë i gjatë në lidhje me këtë çështje dhe mund të them që jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale 
    Sokol Balla: Sepse keni folur edhe në fjalën tuaj sot në Asamble për këtë. 
    Presidenti Bajram Begaj: Jetojmë në kohë kur zhvillimet teknologjike janë të shumta dhe janë të shpejta. Teknologjia ndryshon me shpejt se sa moda sot, dhe patjetër ne duhet të jemi kreativë duhet të jemi njerëz që duhet të përshtatemi kohës. Duhet të përshtatemi me zhvillimet e reja të inteligjencës artificiale patjetër që, në këtë algoritëm mendoj që për sa kohë algoritmi nuk komandon njerëzit por njerëzit komandojnë algoritmin dhe përgjegjësia është aty. 
    Sokol Balla: Gjithë ideja është, deri në çfarë pike kjo inteligjencë artificiale është e kontrollueshme dhe a ka rrezik që ajo t’i kapërcejë kufijtë. Këtu është edhe debati, por sigurisht opozita e ka hallin diku tjetër e ka hallin që Diella është një maskim I mënyrës sipas saj se si qeveria abuzon me fondet publike. 
    Presidenti Bajram Begaj: Unë mendoj që në këto zhvillime të vrullshme teknologjike të lidhura edhe me inteligjencën artificiale ku e gjithë bota flet për një gjë të tillë, duhet të na bëjnë ne të përshtatemi dhe të punojmë fort që qoftë Kuvendi, ligjet që do miratohen, të jenë të tilla që ti paraprijnë ndërhyrjeve që ne anatemojmë apo kemi frikë se mund të ndodhin në të ardhmen. 
    Sokol Balla: Washington Post bëri një koment ku tha Shqipëria na e kaloi edhe ne. Pra, në vetvete përtej debatit ligjor kushtetues për Diellën, mendoni se ishte diçka pozitive, progresiste e administratë shqiptare që mund të jetë një përpjekje shtesë për të luftuar korrupsionin? 
    Presidenti Bajram Begaj: Mendoj se qëllimi është serioz, dhe për sa kohë algoritmi është për të ndihmuar njerëzit dhe për të ndihmuar në proceset administrative si për shembull në rrugëtimin tonë drejt BE për përkthimin e legjislacionit dhe kur ky program ka qenë i pranishëm në 95 të shërbimeve që janë dhënë nga e-Albania mendoj është një zgjidhje më e shpejtë për proceset që ne kemi në të ardhmen. 

  • “Mos dilni të votoni”, thirrja e Menduh Thaçit për shqiptarët: Ja çfarë e pret qeverinë e RMV pas zgjedhjeve lokale

    “Mos dilni të votoni”, thirrja e Menduh Thaçit për shqiptarët: Ja çfarë e pret qeverinë e RMV pas zgjedhjeve lokale

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, në  intervistë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla analizoi pulsin dhe klimën politike në vendin fqinj. 
    Ai paralajmëroi se qeverinë në Maqedoninë e Veriut e pret i njëjti fat me atë të Albin Kurtit, ku qeveria e drejtuar prej tij u ndëshkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndërprerje të dialogut. 
    Kjo ngrirje raportesh shpreh Thaçi pritet të finalizohet pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, që mbahen në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij,  ndërkombëtarëve u ka mbaruar durimi me pushtetarët në Maqedoninë e Veriut. 
    Ai theksoi se PDSH-ja do t’u bëjë thirrje votuesve që të mos dalin në votime. 
    Pjesë nga intervista e Menduh Thaçit: 
    Menduh Thaçi: Pa diskutim, pa diskutim. Dhe mendoj se kjo është një çmenduri të cilës i vjen fundi dalëngadalë, edhe pak. Për shkak se ajo që i ndodhi Albinit, me refuzimin e përfaqësuesve diplomatikë të Prishtinës që t’ia vizitojnë zyrën dhe me ndërprerjen e dialogut strategjik nga ana e SHBA, e pret edhe qeverinë e Maqedonisë pas këtyre zgjedhjeve. Edhe shumë shpejt pas Vitit të Ri. Unë jam dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve të liderëve të caktuar duket filluar prej Presidentit të parë të Maqedonisë, Grigorovit e deri te kryeministri i parafundit I VMRO-së z.Gruevksi, që e thash më herët që kishte mbi 2/3. Ajo a e dini si shkrihet? Jo si shkumë sapuni, por nuk ekziston. Mendoj se durimi i bashkësisë ndërkombëtare është sos, ka përfunduar. Por po kthehem nga ky reagim I PDSH, ne po mundohemi që ne bashkësisë ndërkombëtare t’i themi nuk jemi keq si Albini, s’na ka lënë mendja të gjithëve. Ne në një kohë të caktuar kemi qenë të pafuqishëm por ne jemi ndryshe dhe vlerësojmë se këtë proces, ju duhet ta drejtoni dhe ju duhet të na jepni notat. Se e di si është kjo punë? Edhe kjo mund të jetë e rëndë, por unë e mendoj kështu: pse Shqipëria në 1945 përfundoi në komunizëm? Se nuk kishte të tjerë, realë të vërtetë, ishull të vërtetë, ku perëndimorët do të zbarkonin, po e them me fjalor ushtarak por kjo vlen edhe politik dhe unë mendoj se kjo është arsyeja kryesore që njerëzit duhet të na besojnë. Ne u themi mos dilni të votoni! 
    Sokol Balla: Kjo është thirrja juaj në këto zgjedhje? 
    Menduh Thaçi: Po! Mos dilni të votoni! Pyesin njerëzit po pse? Po poshtëroni këta njerëz shqiptarë që janë shërbëtorë të maqedonasve se duke i poshtëruar me mosvotë, maqedonasit nuk do t’i llogarisin, bashkësisë ndërkombëtare ia hapni të dy dyert e mëdha që të ndërhyjë dhe të thotë duhet rifilluar një dialog i shëndoshë. Dhe duhet trajtuar shqiptarët e Maqedonisë si një popull i cili është me numër shumë të madh dhe do të jetë bashkëpjesëmarrës në këto procese. Përfundimisht, dëshira e Albin Kurtit që të rifillojë historia për shkak të mungesës së tij, kjo nuk ndodh është e gabuar. Kjo nuk ndodh! Dhe kjo nuk është diçka e re, apo diçka që ne disa burra shqiptarë jemi çuar në këmbë me sulmu Albin, s’është e vërtetë. Të tillë ne i kemi patur gjatë historisë, që te Haxhi Qamili dhe vazhdojmë të kemi të tillë që thonë ‘ne e kemi perspektivën në Lindje, ne pakt me Iranin, pak me Egjiptin, pakt me Turqinë, po është skandaloze. Historia e shqiptarëve ka vuajtur prej njerëzish të tillë të cilët.., 
    Sokol Balla: Kanë dashur të na lidhin pikërisht me këtë pjesë të botës me të cilën ne nuk kemi lidhje. 
    Menduh Thaçi: S’kemi lidhje dhe ajo për ne është fatalitet, zhdukje. Një kjo, orientimi jonë dhe dy, falenderues atyre që e kanë shpik këtë gjuhë, që na e kanë dhënë këtë gjuhë ne jemi me gjithë këto vështirësi që i kemi në Ballkan, popull me identitet të stabilizuar. Ju nuk udhëtoni shumë ne vendet ku jetojnë sllavë folësit, dhe nuk i njihni shumë ata, nuk e njihni kulturën e tyre, letërsinë e kështu me radhë. Unë e njoh shumë mirë ata, veç po ju them e dini me çfarë mahnitje boshnjakët e Sanxhakut, janë pak më nacionalist, flasin në Sarajevë, boshnjakëve të tjerë, ju s’e keni parë shqitarët sa dinjitozë janë, sa krenarë kam shumë miq që u kam thënë mos u ngutni se ne e kemi atë se e kemi gjuhën e veçantë prej sllavëve dhe nuk kemi shkrirje kulturash. Ne kur tolerojmë gjëra të këtilla, më falni për shprehjen të gjithë, ç’mendojmë ne se janë të marrë dhe budallenj të huajt?  Nuk i dinë ata botaxhinjtë e mi që shtypin bota? I dinë! Bile te Albini dhe të kryeministrit të Kosovës, ato komente të gërditshme, nëpër faqe, mendoni se.. jo ju, ai mendon se nuk i din ata kush i shkruan, kush komandon e kështu me radhë. Kjo duhet ndërpritet me urgjencë. Me urgjencë! 
    Sokol Balla: Si mund të ndërpritet kur ai vijon të ketë mbështetje shumë të fortë. 
    Menduh Thaçi: Nuk e ka atë mbështetje dhe nuk do ta ketë. Unë e thash edhe para emisionit dhe më pëlqeu shumë… 
    Sokol Balla: E ka siç e kishte edhe Ali Ahmeti dhe BDI-ja, pavarësisht se në rastin e Artan Grubit, morën një goditje shumë të fortë në ije. 
    Menduh Thaçi: Janë krijuar.. unë e shoh se je shumë i kujdesshëm dhe nuk do ta zbresësh nivelin e intervistës se ke plot goditje ndaj meje që mund t’i japësh. Po e them në emision te ti, figurative, diçka. Në Tetovë, bashkë me Ali Ahmetin kemi patur 17 mijë vota vetëm në qytet, si merr as gjysmat z.Ahmeti. 
    Sokol Balla: Kësaj radhe? 
    Menduh Thaçi: Jo! Për shkak se rruga është gabuar. E njëjta vlen edhe për popullin shqiptar, sidomos kosovarët pavarësisht prej pagesave që jep, qeveria e Kosovës për të bërë komente negative për amerikanët, sidomos për amerikanët, mbështesin Amerikën në përqindje shumë të madhe. Unë mendoj se kot është koketime edhe i këtij por edhe i këtyre të VLEN, por herë pas here edhe Aliu me këto vota që quhen islami politik, dita ditës po zbulohet, dhe krejt kjo del ashiqare dhe ne na bën me dije se ndryshe ne kemi fatalitet si shqiptar. Dje pati paradën ushtarake Vuçiçi, e dini kush ishte mysafiri kryesor? Bin Zaed. Këto flasin, nuk ka asnjëfarë perspektive në drejtimin tjetër. Ndërhyrja, drur I thatë e djeg edhe të njomin, ndërhyrja perëndimore unë e di mirë si është. Unë dhe shumë të tjerë po mundohemi që mos shkojnë edhe ata drunjtë që nuk kanë nevojë, që pasojat mos jenë nacionale, kombëtare. Mos jenë për Shqipërinë, mos jenë për shqiptarët. Se për figura për drejtues, punë e madhe./abcnews.al 
     

  • ‘Me Ramën mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë’

    ‘Me Ramën mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë’

    Menduh Thaçi foli për zgjedhjet në Shkup dhe sfidat e shqiptarëve atje. Ai gjithashtu foli edhe për rolin e Shqipërisë si edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se sipas tij kryeministri Rama ka përparësi, për faktin se mund të komunikosh deh gjithashtu të shprehësh dhe të kesh të drejtën për të folur për qëndrimet kundër.Pjesë nga intervista:Menduh Thaçi: Qoftë edhe pakicën shumë të vogël me një dy përqind tre përqind maqedonasit të njëjtën e bëjnë dhe normalisht na rrezikojnë shumë duke na përdor herë pas here shembullin e Kosovës. Kur thash nuk është vetëm e z.Ahmeti më lejoni të shkoj edhe një hap më tutje. Ne gjatë historisë, është vërtetuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, jemi shumë solidarë në variante të lehta dhe sipërfaqësore, kur vjen esenca jemi pak solidarë. Kësaj situate të shqiptarëve të Maqedonisë i kanë kontribuar edhe zyrtarë qeveritarë edhe kryeministra të Shqipërisë dhe Kosovës, jo me qëllim të keq.Sokol Balla: Fusni këtu edhe kryeministrin Rama?Menduh Thaçi: Jo,Sokol Balla: Sepse kam përshtypjen që ai në pamje të parë, se këto pas perdeve i dini ju më mirë, në pikëpamje të parë u mundua të arrinte atë që ju po thoni që mungon unifikimin e faktorit shqiptarMenduh Thaçi: Rama është krejtësisht ndryshe. Do flas edhe për Ramën, nuk iki. Në aplaudim, një ufori tupana dhe defa, dajre se kemi çliruar, dhe pastaj këto çështje po na kthehen në .. që gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë po pajtohemi të gjithë, dhe z. Ahmeti që ka qenë në pushtet, është e keqe. Z.Rama në dallim nga drejtuesit e tjerë, sipas meje ka dy përparësi. Me z.Rama mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe të kesh të drejtën t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë.
    Sokol Balla: Pra, pranon atë që thoni ju. Pranon argumentin kundër 
    Menduh Thaçi: Por mos u hidhëro kur ai t’i thotë të njëjtat. ‘Ndërhyrja’, dëshira për kontribut, e z.Rama, si e interpretoj unë, nuk është se unë kam muhabet me z.Rama, është më e afërt me z.Ahmeti, dua vetëm të flas realitetin. Një, dëshira e tij kontributi i tij në kohë, që nga viti 2015 ka qenë, që ne shqiptarët bashkërisht të arrijmë një shumicë parlamentare, me të moderuarit maqedonas dhe të kemi sukses. Ndodhi kjo? Unë s’e besoja. Unë kam patur shumë konflikte me z.Rama për këtë. Se unë jam parti qendër e djathtë, po ndodhi dhe kjo duhet të pranohet. 
    Sokol Balla: Aleanca me Zaevin 
    Menduh Thaçi: Padiskutim dhe një ndryshim kapital për të mirën e shqiptarëve, sigurisht edhe të maqedonas. Gjithmonë insistimi i atij, i z.Rama ka qenë vetëm në këtë drejtim, t’iu them të drejtën jo se dua të sillem si injorant apo si nënçmues se është mungesë e etikës politike kur je nënçmues ndaj partnerit politik apo kundërshtarit. Politikën e z.Kurti unë nuk e kuptoj, asesi nuk e kuptoj. Aleanca e tij dhe mbështetja e tij që i jep qeverisjes së tanishme të Maqedonisë është e pakuptueshme për mua nga aspekti ideologjik. 
    Sokol Balla: Po sepse kemi një të majtë që mbështet një të djathtë 
    Menduh Thaçi: Z.Kurti një e majtë pak më shumë se e majtë, ndërsa z. Mickoski një e djathtë pak më shume se e djathtë. Dikush do thotë është inati me dikend por nuk është politike, politika  e inatit nuk është politikë. Në anën tjetër mendoj se dëshira e tij, që Maqedoninë, apo skenën politike të shqiptarëve është ta bëjë arenë të përplasjes me z.Rama është e kotë. Përplasja e vërtetë demokratike, ndodhi në Shqipëri. Unë besoj se partia e z.Kurti kandidoi dhe kaloi ashtu siç kaloi. 
    Sokol Balla: E kaluam të gjithë me një buzëqeshje 
    Menduh Thaçi:  Padiskutim, padiskutim. Dhe përfundimisht sado që unë jam me prejardhje kosovare, unë jam shqiptar i Maqedonisë, Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë. Në të gjitha dimensionet dhe në të gjitha drejtimet. Dhe po e mbyll këtu se kur flas kështu po dua të jem i sinqertë, i drejtpërdrejtë, kjo pritet prej meje. Por dua të them, gabim i madh është dhe do të jetë nëse Shqipëria dhe Kosova ndaj shqiptarëve të tjerë bëjnë gabime të ‘paternalizmit’ për një arsye shumë të thjeshtë sic unë i kuptoj një politikan 35 vjet me përvojë. Bashkëkohanikët e mi të politikës, gjysma nuk jetojnë, gjysma tjetër janë në përgjegjësi në institucione ndërkombëtare të drejtësisë, ky proces është i drejtuar dhe komanduar prej perëndimit, ndac po them NATO-s, apo dëshira e neve shqiptarëve që të quhemi komandanti i komandantit, mund të na rrezikojë të gjithëve. Ne kemi bërë një kompromis historik. Po flas për shqiptarët që kemi jetuar në ish Jugosllavi, e kemi dashur shtetin etnik shqiptar, kanë kaluar shumë vuajtje e shumë vite, por na u tha në vitin 1990 se kjo nuk do ndodhë, harrojeni, kurrë! Dhe ne vijuam me ankesat tona, dhe atyre ankesave aleatët perëndimorë iu përgjigjën me një proces alternativ përafërisht të njëjtë. Madje madje, sipas meje që kam guximin ta them, shumë më të mirë. Çështja kombëtare, gjuha shqipe, flamuri, Shqiptaria kurrëfarë vlere nuk do të kishin pa rirenditjen, rivendosjen tonë te civilizimi perëndimor. Asnjë farë kuptimi. Dhe kështu mendoj ta mbyll këtë temë që kjo ndërhyrje jep pasoja jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por jep pasoja qoftë për Shqipërinë, qoftë për Kosovën. 
     

  • ‘Me Ramën mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe…’,Thaçi: Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë!

    ‘Me Ramën mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe…’,Thaçi: Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë!

    I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Menduh Thaçi foli për zgjedhjet në Shkup dhe sfidat e shqiptarëve atje. 
    Ai gjithashtu foli edhe për rolin e Shqipërisë si edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se sipas tij kryeministri Rama ka përparësi, për faktin se mund të komunikosh deh gjithashtu të shprehësh dhe të kesh të drejtën për të folur për qëndrimet kundër. 
    Pjesë nga intervista: 
    Menduh Thaçi: Qoftë edhe pakicën shumë të vogël me një dy përqind tre përqind maqedonasit të njëjtën e bëjnë dhe normalisht na rrezikojnë shumë duke na përdor herë pas here shembullin e Kosovës. Kur thash nuk është vetëm e z.Ahmeti më lejoni të shkoj edhe një hap më tutje. Ne gjatë historisë, është vërtetuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, jemi shumë solidarë në variante të lehta dhe sipërfaqësore, kur vjen esenca jemi pak solidarë. Kësaj situate të shqiptarëve të Maqedonisë i kanë kontribuar edhe zyrtarë qeveritarë edhe kryeministra të Shqipërisë dhe Kosovës, jo me qëllim të keq. 
    Sokol Balla: Fusni këtu edhe kryeministrin Rama? 
    Menduh Thaçi: Jo, 
    Sokol Balla: Sepse kam përshtypjen që ai në pamje të parë, se këto pas perdeve i dini ju më mirë, në pikëpamje të parë u mundua të arrinte atë që ju po thoni që mungon unifikimin e faktorit shqiptar 
    Menduh Thaçi: Rama është krejtësisht ndryshe. Do flas edhe për Ramën, nuk iki. Në aplaudim, një ufori tupana dhe defa, dajre se kemi çliruar, dhe pastaj këto çështje po na kthehen në .. që gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë po pajtohemi të gjithë, dhe z. Ahmeti që ka qenë në pushtet, është e keqe. Z.Rama në dallim nga drejtuesit e tjerë, sipas meje ka dy përparësi. Me z.Rama mund të komunikosh në nivelin më të lartë të arrogancës dhe të kesh të drejtën t’ia përplasësh të gjitha në fytyrë. 
    Sokol Balla: Pra, pranon atë që thoni ju. Pranon argumentin kundër 
    Menduh Thaçi: Por mos u hidhëro kur ai t’i thotë të njëjtat. ‘Ndërhyrja’, dëshira për kontribut, e z.Rama, si e interpretoj unë, nuk është se unë kam muhabet me z.Rama, është më e afërt me z.Ahmeti, dua vetëm të flas realitetin. Një, dëshira e tij kontributi i tij në kohë, që nga viti 2015 ka qenë, që ne shqiptarët bashkërisht të arrijmë një shumicë parlamentare, me të moderuarit maqedonas dhe të kemi sukses. Ndodhi kjo? Unë s’e besoja. Unë kam patur shumë konflikte me z.Rama për këtë. Se unë jam parti qendër e djathtë, po ndodhi dhe kjo duhet të pranohet. 
    Sokol Balla: Aleanca me Zaevin 
    Menduh Thaçi: Padiskutim dhe një ndryshim kapital për të mirën e shqiptarëve, sigurisht edhe të maqedonas. Gjithmonë insistimi i atij, i z.Rama ka qenë vetëm në këtë drejtim, t’iu them të drejtën jo se dua të sillem si injorant apo si nënçmues se është mungesë e etikës politike kur je nënçmues ndaj partnerit politik apo kundërshtarit. Politikën e z.Kurti unë nuk e kuptoj, asesi nuk e kuptoj. Aleanca e tij dhe mbështetja e tij që i jep qeverisjes së tanishme të Maqedonisë është e pakuptueshme për mua nga aspekti ideologjik. 
    Sokol Balla: Po sepse kemi një të majtë që mbështet një të djathtë 
    Menduh Thaçi: Z.Kurti një e majtë pak më shumë se e majtë, ndërsa z. Mickoski një e djathtë pak më shume se e djathtë. Dikush do thotë është inati me dikend por nuk është politike, politika  e inatit nuk është politikë. Në anën tjetër mendoj se dëshira e tij, që Maqedoninë, apo skenën politike të shqiptarëve është ta bëjë arenë të përplasjes me z.Rama është e kotë. Përplasja e vërtetë demokratike, ndodhi në Shqipëri. Unë besoj se partia e z.Kurti kandidoi dhe kaloi ashtu siç kaloi. 
    Sokol Balla: E kaluam të gjithë me një buzëqeshje 
    Menduh Thaçi:  Padiskutim, padiskutim. Dhe përfundimisht sado që unë jam me prejardhje kosovare, unë jam shqiptar i Maqedonisë, Kosova kurrë nuk do ta zërë vendin e Shqipërisë. Në të gjitha dimensionet dhe në të gjitha drejtimet. Dhe po e mbyll këtu se kur flas kështu po dua të jem i sinqertë, i drejtpërdrejtë, kjo pritet prej meje. Por dua të them, gabim i madh është dhe do të jetë nëse Shqipëria dhe Kosova ndaj shqiptarëve të tjerë bëjnë gabime të ‘paternalizmit’ për një arsye shumë të thjeshtë sic unë i kuptoj një politikan 35 vjet me përvojë. Bashkëkohanikët e mi të politikës, gjysma nuk jetojnë, gjysma tjetër janë në përgjegjësi në institucione ndërkombëtare të drejtësisë, ky proces është i drejtuar dhe komanduar prej perëndimit, ndac po them NATO-s, apo dëshira e neve shqiptarëve që të quhemi komandanti i komandantit, mund të na rrezikojë të gjithëve. Ne kemi bërë një kompromis historik. Po flas për shqiptarët që kemi jetuar në ish Jugosllavi, e kemi dashur shtetin etnik shqiptar, kanë kaluar shumë vuajtje e shumë vite, por na u tha në vitin 1990 se kjo nuk do ndodhë, harrojeni, kurrë! Dhe ne vijuam me ankesat tona, dhe atyre ankesave aleatët perëndimorë iu përgjigjën me një proces alternativ përafërisht të njëjtë. Madje madje, sipas meje që kam guximin ta them, shumë më të mirë. Çështja kombëtare, gjuha shqipe, flamuri, Shqiptaria kurrëfarë vlere nuk do të kishin pa rirenditjen, rivendosjen tonë te civilizimi perëndimor. Asnjë farë kuptimi. Dhe kështu mendoj ta mbyll këtë temë që kjo ndërhyrje jep pasoja jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por jep pasoja qoftë për Shqipërinë, qoftë për Kosovën. 
     

  • Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan ‘fituesit’, votim në konflikt interesi

    Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan ‘fituesit’, votim në konflikt interesi

    Gara e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të vlerësuar kandidatët që aplikonin për të plotësuar vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetares, Holta Zaçaj, është shoqëruar me dyshime të forta publike se po kontrollohej në mënyrë “okulte” nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

    Faza përfundimtare e këtij procesi, pikëzimi i gjashtë kandidatëve të kualifikuar, i jep një element më shumë këtij dyshimi publik.

    Në janar 2025, Gjykata e Lartë, si organ emërtese, shpalli thirrjen për aplikime për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

    Lista e kandidatëve iu përcoll për verifikim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili, përgjatë vitit 2025, drejtohet nga Sokol Sadushi, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, institucioni i cili do të emërojë gjyqtarin kushtetues.

    Mesnatën e së Mërkurës së kësaj jave (17 Shtator 2025), Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi vlerësimin me pikë të kandidatëve Asim Vokshi, Naureda Llagami, Florian Ballhysa, Alma Faskaj, Genta Bungo Tafa dhe Alban Toro.

    Vota “vendimtare” e Sadushit

    Dokumentat zyrtare tregojnë se renditja e pikëve për kandidatët është “diktuar” tërësisht nga Sokol Sadushi, i cili mban edhe postin e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.

    Të paktën dy nga tre kandidatët që janë në krye të listës, gjenden aty falë pikëve që kanë marrë pikërisht nga Sokol Sadushi.

    Asim Vokshi, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, vartës i Sadushit, është renditur kandidati me më shumë pikë në garën për të plotësuar vakancën e Holta Zaçaj.

    Sipas proces-verbalit të pikëzimit, kandidati Vokshi ka marrë në total 89.5 pikë. Nga 9 anëtarët e KED-it, rezulton se Sokol Sadushi i ka dhënë pikët më të larta, plot 93.5 pikë. Në rastin e Asim Vokshit ka edhe një detaj interesant-ai ka marrë vlerësimin më të ulët në “Ekspertizën në fushën e të drejtës”, një kriter që, si rregull, ai duhet ta kishte shumë lart, përsa kohë është anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kandidati kryesor për në Gjykatën Kushtetuese.

    Në vijim, pikët e Sokol Sadushit kanë qenë vendimtare për të përfshirë në “top listë” edhe kandidatin tjetër, Florian Ballhysa. Ish-Komisioneri Publik i Vetingut ka “bindur” kryetarin e Gjykatës së Lartë që ta vlerësojë më shumë se të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

    Sokol Sadushi i ka dhënë kandidatit Ballhysa 90 pikë. Ky vlerësim i ka shërbyer Ballhysës që të rregullojë më së miri mesataren, e cila i ulej shumë nga pikëzimi që i dha një tjetër anëtar i KED-it, vetëm 59 pikë.

    Votim në “konflikt interesi”

    Kryetari i Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED), Sokol Sadushi, i ka dhënë pikët më të larta edhe kandidatit tjetër, Alban Toro. Ky është një vlerësim që, megjithëse nuk ka dhënë peshë në rastin e Toros, krijon dyshime për konflikt interesi.

    Alban Toro ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, kur Sokol Sadushi kandidoi për një pozicion në Gjykatën e Lartë, në vitin 2020.

    Po ashtu, një tjetër situatë me sfond konflikti interesi është shfaqur gjatë procesit të pikëzimit të kandidatëve për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

    Aplikantja Genta Bungo Tafa, e renditur e pesta në listën përfundimtare, është vlerësuar me pikët më të larta nga anëtari i KED-it, prokurori i Apelit, Etjen Kapo.

    Genta Bungo është vlerësuar me 75.44 pikë. Ndërkohë, anëtari Kapo e ka vlerësuar atë me plot 91 pikë, shumë më shumë se kolegët e tjerë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

    Kandidatja Genta Bungo Tafa ka qenë anëtarë dhe, për një periudhë kohe, edhe kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vetingut).

    Ajo rezulton se ka qenë kryesuese e trupës së Vetingut për prokurorin dhe, njëkoësisht, anëtarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Etjen Kapo.

    Me vendimin e datës 13 Maj 2022, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga kryetare Genta Bungo Tafa, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Lulzim Hamitaj, ka vendosur “Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Etien Kapo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”.

    Pikët për kandidatët

    Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi mëngjesin e 18 Shtatorit përfundimin e procesit të pikëzimit për kandidatët për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

    Sipas Këshillit, “pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill, si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave”, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:

    Asim Vokshi           89.5   pikë;
    Naureda Llagami    89.3   pikë;
    Florian Ballhysa     77.83 pikë;
    Alma Faskaj            77.77 pikë;
    Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;
    Alban Toro              74.22 pikë.

    Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi thotë se “do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë”./ BoldNews

  • 33 Miliard Lekë Sokol Çupit dhe grupit, si dynden në para publike oligarkët e vendit dhe nuk hetohen

    33 Miliard Lekë Sokol Çupit dhe grupit, si dynden në para publike oligarkët e vendit dhe nuk hetohen

    Një tjetër tender publik i zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe mënyrën e dhënies së parave të popullit.
    Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Loti 2: Zhvillim dhe rikonstruksion i rrjetit TU dhe kabinës në Bilisht”, me një fond limit prej 246 milionë lekësh. Në garë u paraqit vetëm një kompani konkuruese – EVEREST Sh.p.k. që fitoi kontratën me një ofertë prej 284 milionë lekësh me TVSH.
    Pronar i kompanisë është Sokol dhe Ilir Çupi së bashku me Hyqmet, Esat, Albert dhe Kujtim Valterin.
    Drejtoria Rajonale e OSSH në Korçë ka qenë edhe më herët nën lupën e kritikave për mënyrën e menaxhimit të tenderëve me në krye Anisa Ducin, Elizeta Shehun dhe Robert Kocon.

    Sipas raportimeve të mediave, fitimet e deklaruara shkojnë deri në 1.4 miliardë lekë në vit, një shifër që e rendit ndër kompanitë më fitimprurëse në sektorin e ndërtimit dhe energjisë. Everest është shpallur fituese e shumë tenderave ku nuk ka pasur realisht konkurencë reale. Ndërkohë që pronarët deklarojnë fitime disa miliardëshe, për disa punonjës janë regjistruar paga minimale, duke ngritur dyshime për shmangie fiskale apo mosrespektim të detyrimeve ligjore.
    Nga të dhënat e Thesarit rezulton se mbi 33 Miliard Lekë janë derdhur në llogarinë e Everest nga paratë publike nga viti 2019 e deri më sot.