Tag: sokol

  • Parlamenti me 100 deputetë? Rama: Jam partizan i dy partive. Nuk bëhen reforma me 100 parti

    Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në ABC News, ka folur për sistemin politik dhe rolin e partive në funksionimin e demokracisë shqiptare.
    Përballë gazetarit  Sokol Balla, Rama u shpreh se është “partizan i dy partive”, duke theksuar se stabiliteti politik dhe zbatimi i reformave kërkojnë mbështetje të fortë politike, gjë që sipas tij nuk mund të arrihet në një skenë politike me shumë parti. Kryeministri theksoi se ideja se demokracia lulëzon me “100 parti” është “infantile” dhe e pabazuar në realitet, ndërsa nënvizoi se jeta institucionale ndërtohet përmes reformave dhe qeverisjes së qëndrueshme.

    Sokol Balla: I referohem faktit që jeni shprehur pro në distancë ndaj idesë që parlamenti. ndoshta parlamenti duhet të shkojë drejt 100 apo 101 deputetëve
    Edi Rama: Po por kjo nuk ka lidhje me hapjen e sistemit politik.
    Sokol Balla: Ju keni qenë gjithmonë partizan i dy partive.
    Edi Rama: Po, jam partizan i dy partive dhe unë ju ftoj të shikoni se çfarë ndodh nëpër botë sot, dhe çfarë ndodh në vendet e paqeverisshme dhe çfarë ndodh në vendet që qeverisen, qoftë edhe me koalicione, por koalicione të qëndrueshme. Ndërkohë që ideja se demokracia lulëzon kur ka 100 parti është një ide absolutisht infantile dhe që nuk është e bazuar në asnjë lloj prove të realitetit sepse lulëzimi i demokracisë do të thotë lulëzim i jetës institucionale dhe jeta institucionale ndërtohet me reforma dhe reformat duan mbështetje politike dhe mbështetja politike buron nga fuqia që ke për të ekzekutuar vullnetin në funksion të reformave. Nuk bëhen reforma me 100 parti, nuk i ka bërë ndonjëri ndonjëherë që t’i bëjne ne dhe s’kemi fare pse i hyjmë asaj rruge.
    Sokol Balla: Po vetëm në kushtet aktuale, ju keni të drejtë në teori, por në praktikë sot kemi një maxhorancë e cila nuk lëviz, është solide pavarësisht se çfarë ndodh.
    Edi Rama: Jo pse pavarësisht se çfarë ndodh?
    Sokol Balla: E diskutojmë këtë, e diskutojmë këtë.
    Edi Rama: Kjo ia vlen të disktuohet pse pavarësisht se çfarë ndodh?/

  • Garë fiktive për Kushtetuesen/ Zbardhen shkeljet gjatë procesit, Sokol Sadushi mbylli sytë dhe “pilotoi” Asim Vokshin si fitues

    Garë fiktive për Kushtetuesen/ Zbardhen shkeljet gjatë procesit, Sokol Sadushi mbylli sytë dhe “pilotoi” Asim Vokshin si fitues

    Konkurrimi për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese rezulton të ketë qenë një proces formalisht i hapur, por realisht i paracaktuar.

    Dokumentet zyrtare të analizuara nga Top Channel tregojnë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë kanë ndjekur një procedurë me shkelje të përsëritura të ligjit, që në fund e çuan rezultatin drejt emrit të gjyqtarit Asim Vokshi. Në krye të të dy institucioneve, si Kryetar i KED dhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka pasur rol kyç në procesin që, sipas dokumenteve, ka shmangur rregullat bazë të transparencës dhe barazisë në garë.
    Pas hapjes së thirrjes për aplikime nga Gjykata e Lartë, lista e kandidatëve iu përcoll Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikimin e kritereve ligjore. Pikërisht në këtë fazë ndodh shkelja e parë.
    Asim Vokshi është njoftuar dy herë për tërheqjen e formularëve të kandidimit, një praktikë e ndaluar nga rregullorja e KED, e cila lejon vetëm një njoftim brenda afatit tre-ditor nga publikimi. Fillimisht ai është informuar me shkrim dhe në mënyrë elektronike më 17 janar 2025. Por, sipas dokumenteve, KED ka kryer një njoftim të dytë më 20 janar në një adresë tjetër elektronike të deklaruar nga kandidati, pas dështimit të njoftimit të parë. Pikërisht atë ditë, Asim Vokshi tërhoqi formularët dhe autorizoi verifikimin.
    Kjo ndërhyrje administrative ngre pyetjen thelbësore: si u sigurua adresa e dytë? A ka pasur Këshilli komunikim privatisht me kandidatin, duke i dhënë mundësinë që të mos humbte afatin ligjor për shprehjen e interesit?
    Në fazën e dytë, gjatë verifikimit të integritetit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka marrë informacion zyrtar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), i cili përmbante të dhëna që, sipas ligjit, përbëjnë kriter ndalues për kandidaturën.
    AKSIK ka informuar KED se kandidati Asim Vokshi figuron me indicie për bashkëpunim ose kontakte me shërbime inteligjente. Por në vend që ky fakt të trajtohej si pengesë ligjore, Këshilli e ka konsideruar “informacion të kufizuar” dhe ka vijuar procedurën e vlerësimit.
    Në këtë pikë, ligji është i qartë. Në rastet kur vjen një informacion që mund të cenojë sigurinë kombëtare, në rast paqartësie, është vetë institucioni i sigurisë që duhet të përcaktojë nëse këto elemente përbëjnë rrezik apo jo. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka tagër ligjor të vendosë vetë se cilat elemente cenojnë apo jo sigurinë kombëtare.
    Në vendimin e KED thuhet se janë kryer “verifikime shtesë me institucione ligjzbatuese”, por nuk ka asnjë të dhënë që tregon se informacioni është vlerësuar në mënyrë të plotë. Në kundërshtim me metodologjinë e vetë Këshillit, që përcakton se në rast të treguesve për mangësi në integritet kandidati duhet të marrë 0 pikë, KED i ka dhënë Asim Vokshit 30 pikët maksimale në kriterin e “meritave morale”.
    Mes nënshkruesve të këtij vlerësimi janë edhe dy anëtarë aktualë të Gjykatës Kushtetuese, Miriana Semini dhe Ilir Toska, ky i fundit një prej anëtarëve që më herët kishte miratuar kandidaturën e Vokshit në procesin e vettingut.
    Shkeljet vijojnë edhe në fazën e fundit, gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për procesin e votimit. Procesverbali i siguruar nga Top Channel tregon se është shpallur i pavlefshëm një votim në favor të kandidaturës Naureda Llagami, e cila kishte siguruar 9 vota, shumicën e kërkuar prej 3/5 të trupës së 15 gjyqtarëve. Me anulimin e kësaj vote, fitues u shpall Asim Vokshi me vetëm 6 vota pro.
    Në audio-regjistrimin e mbledhjes dëgjohen gjyqtarë që kundërshtojnë pavlefshmërinë e fletës, por ndërhyrja e kryetarit Sokol Sadushi i ndërpret debatet, duke i lënë sekretarëve të gjykatës vendimmarrjen përfundimtare.
    Audio-përgjimi:
    Kancelarja Anisa Kulo: “Një nga shkaqet e pavlefshmërisë është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë.”
    Gjyqtarët: “E vlefshme, është shenjë te numri 2.”
    Sokol Sadushi: “Komisioni e ka fletën në dorë. Asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Vendos komisioni.”
    Në procesverbal nuk pasqyrohet diskutimi i plotë dhe mungon transkriptimi integral i audios, duke krijuar dyshime për fshehje të qëllimshme të debatit.
    Nga lejimi i kandidaturës deri në votimin përfundimtar, çdo hallkë e këtij procesi përmban elementë që cenojnë transparencën, barazinë dhe ligjshmërinë. Në fund, fituesi rezulton po ai që, sipas dokumenteve, ishte paracaktuar të ishte.
    Top Channel, si media kombëtare, nuk ka asnjë qëllim të dëmtojë individë apo institucione. Detyra jonë është të informojmë publikun mbi procese që kanë ndikim në sistemin e drejtësisë dhe besimin ndaj institucioneve kushtetuese. Ky raportim nuk është akt përplasjeje, por një ushtrim i natyrshëm i kontrollit demokratik, një formë e kontrollit dhe balancës që i shërben të ardhmes së shtetit ligjor në Shqipëri.

    Top Channel

  • Gjyqtari agjent? Si e fshehu Sokol Sadushi dosjen, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

    Gjyqtari agjent? Si e fshehu Sokol Sadushi dosjen, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

    Dyshimeve në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë i janë shtuar të tjera fakte komprometuese.

    Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi.
    Bëhet fjalë për informacionin e institucioneve të sigurisë kombëtare se gjyqtari Asim Vokshi ka qenë informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. Por shkelja nis nga hallka tjetër e rëndësishme siç është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që për këtë vit drejtohet nga Sokol Sadushi dhe që nuk funksionoi sipas ligjit.
    I krijuar si një organ kolegjial me 9 anëtarë që duhet të verifikojë kushtet e kandidatëve që konkurrojnë për në kushtetuese, KED e drejtuar nga Sokol Sadushi dyshohet se nuk e kreu detyrën për verifikimin e gjyqtarit Asim Vokshi, emri I të cilit më pas i kaloi mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve.
    Ky vendim i datës 17 qershor 2025 u dha në një kohë kur institucionet i kishin dorëzuar KED të dhëna kompromentuese që tregonin se kandidati Vokshi nuk duhet të kualifikohej më tej mbasi ekzistonte një kriter ndalues parashikuar në pikën 89/c të vendimit numër 4 viti 2019. Konkretisht të dhënat e siguruara nga TCH tregojnë se KED ju dorëzuan informacione nga institucionet e sigurisë ku përmendej se kandidati ishte bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës.
    Por me gjithë informacionin që duhet të ishte lexuar më pas nga KED si kriter ndalues, të dhënat nuk u vlerësuan, nuk u panë dhe u anashkaluan gjatë vlerësimit dhe gjyqtari Asim Vokshi u listua në datën 17 qershor 2025 për të vijuar garën.
    Dorëzimi i kësaj të dhëne thuhet se ndodhi gjatë verifikimit të integriteti që përfshin disa institucione mes tyre prokurorinë e përgjithshme, DSIK dhe autoriteti për dokumentat e ish sigurimit të shtetit të cilët ndoqën protokollin dhe dorëzuan të dhënat e tyre, por nëntë anëtarët e KED nuk panë dhe nuk lexuan duke e renditur të parin në listë Asim Vokshin.

    Top Channel

  • “Ti ikje Fatos, hapje rrugë” – Sokol Balla: Nuk ishe perfekt, por kurrë nuk i re në qafë Shqipërisë

    “Ti ikje Fatos, hapje rrugë” – Sokol Balla: Nuk ishe perfekt, por kurrë nuk i re në qafë Shqipërisë

    Gazetari i njohur Sokol Balla ka ndarë një fotografi të veçantë dhe shumë domethënëse, në ditën e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Ai e cilëson liderin historik të PS si një politikan të rrallë që nga sot do t’i mungojë Shqipërisë.
    Balla, në fotografi, shihet duke shtrënguar dorën me Sali Berishën, kurse në sfond është Fatos Nano duke ikur.
    “Lamtumire Fatos. Nuk kisha shume foto me ty. Ne shume gjera nuk isha dakort me ty. Po kjo foto eshte ajo qe do me beje te mendoj me shume per ty. Edhe ne kete foto, je duke ikur. Ti ikje Fatos, kur e ndjeje se ishe jashte kohe dhe jashte vendi. Edhe kur mendoje se nuk ishte e drejte. Por ti hapje rruge. Edhe dikujt qe te futi ne burg.
    Ike pa u ndjere, pa i rene askujt ne qafe, vec femijeve qe do t’u mungosh shume.
    Me e rendesishme: ti ndoshta nuk ishe perfekt, por nuk i re kurre ne qafe Shqiperise. Kur ajo te binte ne qafe ty, ti i jepje doren asaj dhe ikje. Per tu kthyer serish, sa here Ajo kishte nevoje per ty. Kjo foto nuk eshte per ty Fatos. Eshte per te kuptuar se do na mungosh ne kete ikjen tende te mbrame. Udhetim te lehte dhe ne paqe”, shkruan gazetari Sokol Balla.
    Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.

  • Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

    Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

    Deri tre javë më parë, Sokol Sadushi dukej një nga njerëzit më të paprekshëm në Shqipëri. Pjesë e grupit të “baballarëve” të Reformës në Drejtësi, ai u katapultua në krye të Gjykatës së Lartë, pavarësisht idesë paraprake se ekspertët e Nivelit të Lartë nuk mund të merrnin poste të larta në Drejtësinë e Re.
    Prej mëse tre vitesh, Sadushi udhëheq me dorë të fortë, të paktën në dukje, trupën e Gjykatës së Lartë. Njëkohësisht, ai vendosi nën urdhërat e tij edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë që menaxhon kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese.
    Falë pozicionit të drejtuesit në KED, Sokol Sadushi udhëhoqi një operacion kirurgjikal për ndërprerjen e parakohshme të 3 mandateve në Gjykatën Kushtetuese. Por, pikërisht, ky rast, që dukej si rezultati më spektakolar i tij, po i shndërrohet në problemin më të madh.
     
    Oreksi i shtuar i Sokol Sadushit për mandatet në Gjykatën Kushtetuese, e ka vendosur atë përballë forcave madhore politike, të cilat, duket se e kanë kuptuar disi me vonesë revanshin e tij në sistemin e drejtësisë.
    Gjatë të gjithë muajit Tetor, Sokol Sadushi është vendosur në shënjestër të televizionit më të madh kombëtar, “Top Channel”, por edhe të disa mediave të tjera. Në fokus është votimi i diskutueshëm në Gjykatën e Lartë për të zgjedhur anëtarin e ri  të Gjykatës Kushtetuese mes kandidatëve Asim Vokshi dhe Naureda Llagami.
    Ky sulm i ashpër mediatik, u pasua nga një ngjarje me të vërtetë e paprecedentë, e konsumuar të enjten e kësaj jave (23 Tetor 2025). Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) zhvilloi ceremoninë për betimin e 42 magjistratëve të rinj, por ishte “harruar” të ftohej Sokol Sadushi, i cili mban edhe pozicionin e kryetarit të Bordit të Shkollës së Magjistraturës.
    Formalisht, “harresa” mund të justifikohet me faktin që ceremonia e betimit u bë shumë shpejt, vetëm 24 orë pas emërimit të gjyqtarëve të rinj. Megjithatë, “harresa” për të ftuar Sadushin, firma e të cilit është në diplomat e magjistratëve të rinj, nuk duket aspak rastësore.
    Në pamje të parë, duket se “harresa” është një hakmarrje e kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi, për mungesën e ftesës zyrtare të tij nga Sadushi për të marrë pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
    Megjithatë, “hakmarrja” e Rusit për ftesën e munguar duket se është vetëm njëra pjesë. Kryetari i KLGJ-së, në albumin fotografik të ceremonisë kishte vendosur të paktën tre foto, ku në krah të tij gjendej i buzëqeshur Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, njeri që ka krijuar “përplasje thikash” me Sokol Sadushin. Ky mund të jetë mesazhi më domethënës që Sadushi është “jo i mirëpritur” në Polin e Drejtësisë.
    Në foto: Drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi dhe kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi, në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj
    Sadushi, nga ana e tij, u ndje shumë i limontuar nga “harresa”. Ai shfrytëzoi një urim në rrjete sociale për një prej magjistratëve të rinj, për të përcjellë reagimin e tij: “Edhe pse sot nuk kam qenë i ftuar, ndjej të njëjtim gëzim e respekt…”.
    Në të gjithë këtë furtunë 3-javore, Sokol Sadushi po sheh gjithashtu se si po injorohet edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Kreu i Shtetit po shtyn në pafundësi dekretimin si gjyqtar kushtetues të Asim Vokshit, i emëruar nga Gjykata e Lartë dhe që konsiderohet si “beniamin” i Sokol Sadushit.
    Në Shqipëri, janë shumë të paktë, në mos një njeri i vetëm, që mund të luajë njëkohësisht disa fije-të organizojë sulme mediatike, të nxisë Këshillin e Lartë Gjyqësor të “harrojë” ftesën për kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe të diktojë Presidentin që të neglizhojë dekretimin e njeriut të afërt të Sadushit.
    Të gjitha rrugët të çojnë tek kryeministri, Edi Rama.
    Biseda e tensionuar
    Një burim i nivelit të lartë, shumë pranë Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sadushi, tregon për “Boldnews.al” një bisedë të tensionuar mes të dyve, në 30 Shtator 2025, pak pasi u shpall emri i Asim Vokshti si kandidati fitues për në Gjykatën Kushtetuese.
    Në bisedën, me gjasë telefonike, të rindërtuar nga burimi i redaksisë, pretendohet se kryeministri Rama i ka kërkuar llogari Sadushit se “Përse e bëre këtë?”, duke iu referuar përzgjedhjes së Asim Vokshit.
    Në foto: Kryeministri Edi Rama
    Nga ana e tij, Sadushi nuk e ka mirëpritur tonin dhe rrjedhën e bisedës, duke iu drejtuar Ramës me shprehjen: “Nuk më shantazhon dot mua!”, duke u munduar të sqarojë me detaje procedurën e ndjekur në votimin në Gjykatën e Lartë.
    Rama, i cili njihet si një person që nuk i pëlqen sqarimet dhe justifikimet e gjata, aq më tepër kur kanë të bëjnë me procedura të ndërlikuara kushtetuese e ligjore, ka ndërprerë komunikimin, pa i lënë kohë Sokol Sadushit që të shprehë argumentat e tij.
    Biseda e supozuar është riprodhim i personit pranë dy drejtuesve të lartë shtetërorë dhe autenticiteti i saj mbetet për t’u konfirmuar.
    Megjithatë, ajo që ndodhi më pas, përforcon bindjen se përplasja Rama-Sadushi ka ndodhur realisht.
    “Revanshi” i Sadushit
    Disa ditë pas kësaj bisede të supozuar, Sokol Sadushi organizon mbledhjen “informale” të gjyqtarëve të Republikës, në formë reagimi pas vrasjes tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, në 6 Tetor 2025.
    Në mbledhjen e gjyqtarëve të 9 Tetorit, Sokol Sadushi foli për herë të parë dhe “pa dorashka”, për problemet e mëdha të sistemit gjyqësor. Ai, si kurrë më parë, guxoi të përmendte kritika, që shigjetonin drejtëpërdrejtë qeverinë e Edi Ramës dhe maxhorancën socialiste parlamentare, e cila është treguar e mefshtë për t’iu përgjigjur nevojave imediate të gjyqësorit.
    Në foto: Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve
    Më tej, në 21 Tetor 2025, Sokol Sadushi ashpërsoi gjuhën, duke ritheksuar në një takim ceremonial me ekspertët e Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, se problemet në sistemin e drejtësisë janë pasojë e zvarritjes së Reformës në Drejtësi dhe sidomos Vetingut, një shigjetim i drejtëpërdrejtë për kryeministrin Rama dhe maxhorancën e tij, tashmë prej 4 mandate qeverisëse.
    Debati përtej emrit të përveçëm
    Skenari që iu referua “Boldnews-it” nga burimi i nivelit të lartë për përplasjen Rama-Sadushi, duket se lidhet me emrat e përveçëm për në Kushtetuese. Sadushi mbështeti Asim Vokshin. Ndërsa Rama duket se mbështet Naureda Llagamin, e cila rezultoi humbëse vetëm falë një vote që u shpall e pavlefshme.
    Nëse pranohet në një moment se kjo është arsyeja e vërtetë, atëherë ajo lidhet me meritat personale të kandidatëve. Asim Vokshi, për ata që e njohin dhe bashkëpunojnë, nuk shquhet për aftësi të shkëlqyera, megjithëse, herë pas here ka dëshirë “të veprojë me kokë të vetë”, një tipar që duket se nuk pëlqehet nga Rama, i cili nuk ka dëshirë t’u lutet shumë gjyqtarëve për porositë e tij.
    Në foto: Asim Vokshi, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kandidati për në Gjykatën Kushtetuese
    Nga ana tjetër, kandidatja rivale dhe më afër interesave të Ramës, duket se është Naureda Llagami. Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) njihet gjerësisht si pjesë e “entourage” të Erion Veliajt. Llagami është një mikeshë e ngushtë e bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Ajola Xoxe. Si kryetare e KLGJ-së, Llagami ka treguar shpesh se është “njeri i bindur ndaj urdhërave politikë”, një kriter i parapëlqyer nga kryeministri Rama.
    Debati Rama-Sadushi për vetëm një emër duket se është tejet i kufizuar. Gjyqtarët e nivelit të lartë kanë treguar aftësi për të kuptuar qartësisht pushtetin e fuqishëm dhe interesat e kryeministrit Edi Rama, e për këtë arsye i vetëofrohen kreut të qeverisë me vendimet e tyre, edhe pa ua kërkuar ky i fundit.
    Në foto: Naureda Llagami, ish-kryetare e KLGJ-së dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese
    Ndaj, emrat e përveçëm, si Asim Vokshi e Naureda Llagami, nuk përbëjnë asnjë interes për Ramën.
    Arsyet e “përplasjes” së tij me Sokol Sadushin duket se janë më të thella dhe se “sherri” për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese mund të jetë pika e fundit në gotë-një gotë që ka nisur të mbushet kohë më parë, kur Sokol Sadushi shfaqi hapur oreksin e madh për të marrë në kontroll pushtete të gjera në sistemin e drejtësisë.
    Gjatë 12 viteve në pushtet, Rama ka treguar se nuk toleron asnjë “oreks të madh” apo “tentativa për pol të rëndësishëm pushteti”, përveç atij që ka krijuar vetë.
    Pasojat e “oreksit të shtuar” i kanë provuar me radhë “beu i Jugut”, Koço Kokëdhima, “ministri kampion” i Brendfshëm, Saimir Tahiri, “tigri i qeverisë”, Arben Ahmetaj apo edhe “pasardhësi”, Erion Veliaj.
    Bold news

  • Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

    Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

    Një tension i dukshëm u shfaq sot në sistemin e drejtësisë gjatë ceremonisë së betimit të 42 gjyqtarëve të rinj.
    Ceremonia u zhvillua nën drejtimin e kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi, por mes të ftuarve mungonte kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
    Sadushi ka konfirmuar në një postim publik se nuk është ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj.
    “Të dashur magjistratë të rinj, në këtë ditë të shënuar për karrierën tuaj dhe për sistemin e drejtësisë, ju uroj suksese, përkushtim dhe ndershmëri në misionin që nisni.
    Edhe pse sot nuk kam qenë i ftuar mes jush, ndjej të njëjtin gëzim e respekt për këtë moment solemn që shënon fillimin e një përgjegjësie të madhe ndaj ligjit dhe qytetarëve.
    Uroj që në të ardhmen, ngjarje të tilla të rëndësishme të pasqyrojnë gjithmonë pjekurinë, bashkërendimin dhe respektin që i detyrohemi drejtësisë.
    Me respekt, Sokol SADUSHI”, shkruhet në postimin e Sadushit.
     

  • Betohen gjyqtarët e rinj! ‘Hatërmetje’ në ceremoni-Kryetari i GJL: Nuk më ftuan, në të ardhmen pasqyroni pjekuri

    Betohen gjyqtarët e rinj! ‘Hatërmetje’ në ceremoni-Kryetari i GJL: Nuk më ftuan, në të ardhmen pasqyroni pjekuri

    Sokol Sadushi

    TIRANË-42 gjyqtarë të rinj kanë bërë betimin ditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për të marrë detyrën e magjistratëve. Në ceremoninë e betimit kreu i KLGJ, Ilir Rusi ka deklaruar se të jesh magjistratë do të thotë të kesh përgjegjësi të madhe dhe një mision që kërkon shumë punë. I pranishëm ishte dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i cili deklaroi se betimi i tyre si magjistratë do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.
    Por Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe njëherësh kryetar i Këshillit Drejtues së Shkollës së Magjistraturës nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Arsyeja nuk ka të bëjë me angazhimet e Sadushit, por nuk ishte i ftuar. Këtë fakt e ka raportuar vetë kryetari i Gjykatës së Lartë me anë të një postimi në rrjetin “LinkedIn” edhe pse ai nënshkruan diplomat që iu dorëzohen magjistratëve të sapoemëruar.
    Sadushi ka uruar magjistratët e rinj për fillimin e karrierës së tyre, duke nënvizuar se ndonëse nuk ishte i ftuar, ndiente të njëjtin respekt dhe gëzim për këtë moment solemn. Ai thekson se ngjarje të tilla duhet të pasqyrojnë “pjekuri, bashkërendim dhe respekt ndaj drejtësisë’.
    “Të dashur magjistratë të rinj, Në këtë ditë të shënuar për karrierën tuaj dhe për sistemin e drejtësisë, ju uroj suksese, përkushtim dhe ndershmëri në misionin që nisni.
    Edhe pse sot nuk kam qenë i ftuar mes jush, ndjej të njëjtin gëzim e respekt për këtë moment solemn që shënon fillimin e një përgjegjësie të madhe ndaj ligjit dhe qytetarëve.
    Uroj që në të ardhmen, ngjarje të tilla të rëndësishme të pasqyrojnë gjithmonë pjekurinë, bashkërendimin dhe respektin që i detyrohemi drejtësisë.
    Me respekt,
    Sokol SADUSHI”

    postimi

    Gjyqtarët e rinj janë akomoduar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, të Fierit dhe atë Administrative në Lushnjë, me nga 7 gjyqtarë secila, ndërsa pjesa tjetër në Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Vlorë e Sarandë.

  • Gjoni: A ka punuar Sokol Sadushi si prokuror para 90’? Pse pasuria e tij është sekret

    Gjoni: A ka punuar Sokol Sadushi si prokuror para 90’? Pse pasuria e tij është sekret

    Gjoni: A ka punuar Sokol Sadushi si prokuror para 90’? Pse pasuria e tij është sekret
    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ishte i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ku ngriti dyshime të forta mbi të kaluarën profesionale dhe pasurinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
    Sipas Gjonit, Sadushi nuk ka deklaruar publikisht se ka punuar si prokuror në kohën e diktaturës komuniste, ndërsa pasuria e tij vazhdon të mbahet e fshehtë nga institucionet.
    Po t’i referohesh dhe CV-së së Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, ose tij shallit të pionierit, që për mua që aty nuk mund të ishte kryetar i Gjykatës së Lartë, janë simbole të komunizmit, që një gjyqtar i gjykatës së lartë fillon i manifeston dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor as nuk merr mundim ta thërrasë,’ deklaroi deputeti.
    Më tej, Gjoni theksoi se në CV-në e Sadushit mungon informacioni për periudhën para vitit 1990, duke nënvizuar se ai e fillon biografinë e tij profesionale nga viti 1991.
    ‘Në CV e tij thotë se, kam punuar ish-prokuror, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, lektor, avokat, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, por CV e fillon në 1991, nuk e jep atë periudhën para vitit ’90. Të tregojë që ka punuar prokuror në filan prokurori.’, u shpreh deputeti Gjoni në SYRI TV.
    Deputeti demokrat shtoi se çdo karrierë mund të ketë ulje dhe ngritje, por fshehja e së kaluarës është problematike.
    ‘Mirë apo keq, çdo karrierë ka uljet dhe ngritjet e veta, por e fshehin këtë për të thënë, pasi normalisht ish-prokurorët apo ish-hetues të para viteve ’90 nuk duhej të punonin sot në sistem.’
    Në përfundim, Gjoni ngriti edhe një tjetër shqetësim mbi mungesën e transparencës për pasurinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë.
    ‘Aq më tepër sot e kësaj dite, pasuria e Sokol Sadushit nuk është bërë publike, dhe nuk i jepet as medias, as gazetarëve dhe askujt tjetër.’, tha ndër të tjera në SYRI TV, deputeti i PD-së, Gjin Gjoni.

  • Kush po e sulmon Sokol Sadushin dhe pse?

    Kush po e sulmon Sokol Sadushin dhe pse?

    Sulmet ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nga ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe një mori taborësh politikë e mediatikë kanë një tjetër synim nga ai që pretendohet publikisht. Vendimi i KLGJ-së nr. 485 për votimin e gjyqtarëve në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë, i nënshkruar nga ish-kryetarja Llagami, ka përcaktuar qartë se komisioni i votimit përbëhet nga kancelarja, kryesekretarja dhe një sekretare, pa përfshirjen e gjyqtarëve.
    I njëjti rregull është vendosur edhe në Rregulloren e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, znj. Llagami sulmon Gjykatën e Lartë duke e akuzuar për shkelje të rregullit që vetë ka miratuar, ku komisioni përbëhet nga kancelarja, kryesekretarja dhe një sekretare gjyqësore. Nuk ka si të mos e mbajë mend këtë rregull ish-kryetarja e KLGJ-së, pasi ajo vazhdon të jetë gjyqtare me profil të njohur profesional. Por duket se disa e kanë shtyrë në një rrugë të gabuar, për interesa të tyre personale dhe jo për të sajat, me qëllim krijimin e zhurmës publike.

    Atëherë lind pyetja: Pse sulmohet Sokol Sadushi?

    Prej disa javësh, një valë e pazakontë sulmesh mediatike është drejtuar ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Emri i tij ka qenë në qendër të debateve, analizave dhe editorialeve që shpesh i kanë kaluar kufijtë e kritikës legjitime. Nga portale të lidhura me opozitën deri te media të afërta me mazhorancën, sulmet kanë qenë të njëanshme, të përsëritura dhe, në shumë raste, të sinkronizuara. Në këtë kor janë përfshirë edhe zëra të njohur, si ish-prokurorë apo funksionarë të larguar nga sistemi i drejtësisë përmes vettingut, që shfaqen si komentues për të delegjitimuar figurën e njërit prej hartuesve të Reformës në Drejtësi.

    Pse pikërisht tani?
    Përgjigjja gjendet në fjalimin që Sokol Sadushi mbajti më 9 tetor, në Mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës. Në një moment delikat për sistemin e drejtësisë, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ai zgjodhi të flasë, jo të heshtë. Në një tekst të gjatë, të argumentuar dhe të përmbajtur, Sadushi përcolli tri mesazhe të qarta:
    Autokritikë ndaj vetë sistemit gjyqësor për vonesat dhe zvarritjet procedurale;
    Kritikë të hapur ndaj politikës për ndërhyrjet dhe fyerjet ndaj gjyqtarëve;
    Denoncim të mediave joprofesioniste që kanë kthyer studiot televizive në “gjyqe publike” ndaj magjistratëve.
    Fjalimi ishte i drejtë, por i pakëndshëm për shumëkënd: për politikën që nuk dëshiron të përballet me realitetin, për mediat që ushqehen me polemika, dhe për burokracinë që ndjehet e ekspozuar përballë thirrjes për përgjegjësi dhe veprim.
    Sulmi mediatik nuk lidhet vetëm me tonin e fortë të fjalimit, por edhe me zhvillimet institucionale që pasuan, si zgjedhja e gjyqtarit Asim Vokshi në Gjykatën Kushtetuese dhe moszgjedhja e Naureda Llagamit. Procesi u zhvillua me transparencë, me votim të fshehtë dhe me miratim unanim të procesverbalit nga të gjithë gjyqtarët. Sot është publikuar edhe shkresa përkatëse me firmat e të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
    Por rezultati preku interesa konkrete: për herë të parë, një emër me profil profesional dhe pa lidhje politike fitoi përballë një figure të ekspozuar publikisht dhe të mbështetur nga struktura politike të dikurshme të reformës. Pikërisht këtu nisi dhe fushata e diskreditimit personal ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë, me synimin për të vënë në dyshim integritetin e procesit.
    Po kush është Sokol Sadushi?
    Sokol Sadushi është një nga juristët e brezit që hodhën themelet moderne të shtetit të së drejtës në Shqipëri: ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ish-drejtor i Shkollës së Magjistraturës, autor i teksteve akademike dhe monografive për gati katër dekada, pedagog i njohur i së drejtës dhe themelues i së drejtës administrative moderne shqiptare. Aktualisht, ai drejton Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë si një figurë e njohur për integritetin profesional dhe kontributin në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Pikërisht kjo pavarësi mendimi, thellësi akademike dhe qëndrueshmëri institucionale e bëjnë Sadushin një figurë të vështirë për t’u rreshtuar politikisht dhe për pasojë, një shënjestër të përshtatshme për ata që kërkojnë ndikim mbi drejtësinë.
    Sokol Sadushi nuk është kundër reformës, as kundër institucioneve. Përkundrazi, ai është një nga arkitektët e tyre. Por ai është kundër deformimit të reformës në një mjet presioni politik. Në çdo paraqitje publike, ai ka theksuar se drejtësia duhet të ketë dinjitet, standard dhe siguri jo të shërbejë si zgjatim i pushtetit apo si instrument hakmarrjeje politike. Në një vend ku shumëkush kërkon kontroll mbi sistemin, një kryetar gjykate që mbron rregullin mbi interesin personal bëhet automatikisht objektiv për t’u sulmuar.
    Në këtë klimë, sulmet nuk janë rastësore. Ato synojnë të zbehin besimin publik tek institucioni më i lartë i drejtësisë, të dëmtojnë autoritetin moral të një figure që nuk pranon të heshtë dhe që e përdor fjalën si mjet argumentimi, jo si armë. Në thelb, jemi përballë një përplasjeje mes dy kulturave: kulturës së heshtjes dhe konformizmit që ruan ekuilibrat e rremë, dhe kulturës së përgjegjësisë që guxon të thotë të vërtetën.
    Sulmi ndaj Sokol Sadushit është sulm ndaj një modeli gjyqtari që nuk ka frikë të flasë, që nuk i shërben askujt përveç ligjit. Kjo është arsyeja pse sulmet janë shtuar tani: sepse për herë të parë, një zë brenda sistemit të drejtësisë ka guxuar të flasë qartë për veten, për politikën, për median, për gjithë sistemin. Në një shoqëri që ende nuk ka mësuar të dëgjojë fjalën e pavarur, ky zë është më i rrezikshmi për ata që duan një drejtësi të heshtur. Pavarësia nuk është heshtje. Ajo është kurajo për të thënë të vërtetën, edhe kur ajo nuk u pëlqen të gjithëve. Për këtë arsye, sot sulmohet Sokol Sadushi.

  • Korrupsioni në Policinë Rrugore! SPAK çon në gjyq oficerët Roven Zeka, Sokol Novaku e Edison Tabaku

    Korrupsioni në Policinë Rrugore! SPAK çon në gjyq oficerët Roven Zeka, Sokol Novaku e Edison Tabaku

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka, duke e dërguar dosjen në gjykatë.Bashkë me Zekën në akuzë janë edhe dy punonjës të tjerë të policisë, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    SPAK ka marrë të pandehur gjithashtu Ergest Vrionin dhe Bledi Belbën.Dosja, e cila përmban akuzat për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve të drejtësisë, do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Roven Zeka dhe Sokol Novaku ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK-ut, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, në kuadër të një çështjeje korrupsioni.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Roven Zeka, Edison Tabaku (oficer i policisë gjyqësore) dhe Sokol Novaku (shef i sektorit të aksidenteve) dyshohet se kanë marrë para nga një grua që kishte shkaktuar një aksident, me qëllim që çështja të mos i referohej prokurorisë dhe të mos niseshin hetime për ngjarjen.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”