Tag: sociedad

  • 60 milionë euro, Bayern është gati të paguajë klauzolën e yllit të La Liga-s

    60 milionë euro, Bayern është gati të paguajë klauzolën e yllit të La Liga-s

    6 Qershor 2025

    14:46

    Telesport

    Bayern Munich është i interesuar për Takefusa Kubo të Real Sociedad, por do të duhet të shfrytëzojë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh.
    Kubo iu bashkua Real Sociedad në vitin 2022 dhe që atëherë ka qenë një nga sulmuesit e krahut më të suksesshëm në La Liga.
    Sipas EstadioDeportivo, Bayern tani ka ndërmarrë hapin e parë konkret, duke u angazhuar në kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin 24-vjeçar, duke kaluar kështu përpara klubeve të tjera të interesuara të Premier League.
    Megjithatë, Sociedad nuk do të ndahet nga ylli japonez dhe do ta lërë të shkojë vetëm nëse shfrytëzohet klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë eurosh.
    Kubo dhe Bayern thuhet se kanë pasur gjithashtu një takim të drejtpërdrejtë, por takimi kishte më shumë të bënte me njohjen e lojtarit sesa me një negociatë të plotë.
    Agjencia e re e Kubos, Sport360, ka një marrëdhënie të mirë me klubet sportive në Gjermani falë aksionarit kryesor të kompanisë, Toni Kroos, gjë që mund të rrisë shanset që Kubo të transferohet në Gjermani.

  • Mbappe gabon nga penalltia, por e korrigjon shpejt! Reali e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

    Mbappe gabon nga penalltia, por e korrigjon shpejt! Reali e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)

    24 Maj 2025

    17:09

    Telesport

    Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po luan ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga ndaj Real Sociedad. I gjithë stadiumi sot është i tejmbushur plot pasi është ndeshja e lamtumirës për Luka Modric dhe Carlo Ancelotti-n.
    Mesfushori kroat do të largohet pas 13 sezonesh, aty ku fitoi çdo trofe të mundshëm. Po ashtu dhe Carlo Ancelotti, italiani fitoi çdo trofe të mundshëm si trajner me madrilenët dhe tani është gati për aventurën e radhës, që do jetë kombëtarja e Brazilit.
    Përsa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll 1-0, falë golit të realizuar nga Kylian Mbappe nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas ndërhyrjes së VAR për një prekje të topit me dorë brenda zonës. Goditja e francezit u ndal nga portieri mik Marrero, por Mbappe u tregua i shkathët dhe e ktheu në rrjetë topin e pritur nga portieri i Sociedad.
    SHIKOGOLIN

  • ZYRTARE | Pas 6 vitesh, Real Sociedad nuk do të luajë në kompeticione europiane!

    ZYRTARE | Pas 6 vitesh, Real Sociedad nuk do të luajë në kompeticione europiane!

    15 Maj 2025

    22:45

    Telesport

    Tani është zyrtare: Real Sociedad nuk do të marrë pjesë në garat europiane sezonin e ardhshëm. Barazimi midis Rayo Vallecano dhe Real Betis e mbylli diskutimin njëherë e përgjithmonë, duke i penguar baskët të arrinin në vendin e tetë në renditje, i cili është i vlefshëm për qasje në Ligën e Konferencës.
    Pas humbjes në shtëpi kundër Celta Vigos (0-1), e cila tashmë i kishte vulosur lamtumirën e tyre nga Europa League, skuadra e Imanol Alguacil kishte vetëm një shpresë të zbehtë për të arritur në Conference League.
    Por barazimi midis Rayos dhe Betisit, i kombinuar me përplasjen direkte midis Rayos dhe Mallorcas në javen e fundit – e cila do të garantojë që të paktën njëra prej të dyjave të kalojë 48 pikë – e ka përjashtuar matematikisht Real Sociedadin nga kupat.
    Një goditje e rëndë për klubin e San Sebastianit, i sapoardhur nga pesë pjesëmarrje radhazi në garat evropiane. Formati i ri i UEFA-s, me LaLigën që krenohet me tetë ekipe të kualifikuara falë zgjerimit të Ligës së Kampionëve, e bën vendimin edhe më të hidhur!

  • Spanja me 8 bileta të UEFA-s, Sociedad mbetet jashtë Europe

    Spanja me 8 bileta të UEFA-s, Sociedad mbetet jashtë Europe

    Tani është zyrtare: Real Sociedad nuk do të marrë pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm. Barazimi midis Rayo Vallecano dhe Real Betis i ka mbyllur përfundimisht llogaritë, duke i penguar baskët të arrijnë vendin e tetë në renditje, i vlefshëm për akses në Ligën e Konferencës.

    Pas humbjes në shtëpi kundër Celta Vigo (0-1) që tashmë kishte vulosur lamtumirën e tyre nga Liga e Evropës, skuadra e Imanol Alguacil kishte vetëm një shpresë të zbehtë për të arritur në Konferencë. Por barazimi midis Rayo dhe Betis, i kombinuar me përplasjen direkte midis Rayo dhe Mallorca në ditën e fundit – e cila do të garantojë që të paktën një nga të dyja të kalojë 48 pikë – e ka përjashtuar matematikisht Real Sociedad nga kupat.

    Një goditje e rëndë për klubin e San Sebastian, i sapoardhur nga pesë pjesëmarrje radhazi evropiane. Formati i ri i UEFA-s, me LaLiga që do të jetë në gjendje të krenohet me tetë ekipe të kualifikuara falë zgjerimit të Ligës së Kampionëve, e bën vendimin edhe më të hidhur.

    Vazhdo leximin

  • As Szczesny dhe as Ter Stegen, Barcelona do portierin 70 milionë eurosh

    As Szczesny dhe as Ter Stegen, Barcelona do portierin 70 milionë eurosh

    Barcelona ka filluar që tani të projektojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Katalanasit do të bëjnë disa përforcime dhe një nga repartet që ka nevojë për rifreskim është edhe porta.
    Edhe pse Ter Stegen është drejt rikuperimit dhe pirtet të jetë në 100% të formës së tij për sezonin e ri, po ashtu Wojciech Szczesny ka bërë perfomanca shumë të mira, sërish drejtuesit katalanas nuk janë të bindur për dy portierët e tyre dhe po kërkojnë një “gardian” të ri.
    “Catalunya Radio” raporton se Barcelona është vënë në ndjekje të portierit të Real Sociedad, Alex Remiro, i cili ka bërë një sezon fantastik.
    Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Remiro ka një klauzolë blerjeje prej 70 milionë eurosh, megjithëse sipas raportimit në fjalë përflitet se ai mund të jetë në dispozicion për një shumë më të ulët nëse plotësohen kushtet e duhura.
    Me Ter Stegen që është drejt perëndimit të karrierës dhe me Szczesny të rikthyer nga “pensionimi”, Barcelona mendon se 30-vjeçari i Real Sociedad, Remiro, mund të jetë një siguri në portën e tyre për një periudhë 4-5 vjeçare.
    Sigurisht që drejtuesit katalanas presin që Sociedad të kërkojë shumë më pak se klauzola e Remiro-s, duke parë dhe moshën e tij.

  • Inzaghi e do me çdo kusht, Inter ofron 40 milionë euro për yllin e Sociedad

    Inzaghi e do me çdo kusht, Inter ofron 40 milionë euro për yllin e Sociedad

    4 Prill 2025

    16:44

    Telesport

    Luka Sucic ka qenë një nga surprizat e bukura të këtij sezoni në La Liga. Mesfushori i ri kroat, i cili mbërriti verën e kaluar për 10 milionë euro nga Salzburg te Real Sociedad, është përshtatur shpejt te klubi i Sociedad.
    Talenti, vizioni i tij në mesin e fushës dhe aftësia e tij për të arritur në zonën e rreptësisë së kundërshtarit kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Europë, por për momentin Inter është klubi më i interesuar.
    Klubi zikaltër po mendon të bëjë një investim të rëndësishëm për të siguruar shërbimet e kroatit dhe është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë euro për kartonin e tij. Vetëm 22-vjeç, Suçiç ka treguar një pjekuri futbollistike që është e pazakontë për moshën e tij.
    Kroati pëlqehet shumë nga Simone Inzaghi, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit zikaltër të sigurojnë me patjetër transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

  • Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

    Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

    Liverpool mund të hidhet në sulm për Takefusa Kubo, yll i Real Sociedad, këtë verë.
    Klubi spanjoll mund të jetë i detyruar të shesë disa prej lojtarëve më të mirë, duke përfshirë Kubo dhe Martin Zubimendi, në rast se klubi nuk kualifikohet në kompeticionet europiane.
    Klubi bask mban vendin e dhjetë aktualisht në La Liga dhe ka pak mundësi të arrijë vendin e shtatë, i domosdoshëm për të siguruar Conference League.
    Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit kundër Real Madrid, skuadra ndodhet në një moment vendimtar të sezonit.
    Kubo, 23-vjeçar, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asiste në këtë sezon.
    Paraqitja e tij në gjysmëfinale kundër Real-it, ku ka dhënë edhe një asist, ka treguar përsëri cilësinë e tij.
    Liverpool po ndjek me vëmendje Kubo-n, të cilin e konsideron një objektiv kryesor në merkato veçanërisht për shkak të pasigurisë që ekziston për të ardhmen e Salah.
    Edhe Tottenham me Bayern Munich po e ndjekin situatën, por Liverpool-i duket se është klubi me interesin më konkret.
    Kubo ka një klauzolë 60 milionë euro për të prishur para kohe kontratën me Real Sociedad.
    Gjithashtu, Liverpool është në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit prej më shumë se një vit, gjë që mund ta lehtësojë operacionin.
    Fati i Kubo-s do të varet nga fundi i sezonit të Sociedad-it dhe nga vendimet që Liverpool-i do të marrë në lidhje me Salah.
    Gara për talentin japonez është e hapur dhe mund të ketë surpriza në muajt e ardhshëm.

  • Kupa e Mbretit/ Atletiko-Barça, Reali pret në finale

    Kupa e Mbretit/ Atletiko-Barça, Reali pret në finale

    Real Madrid-Sociedad figuroi mbrëmë një ndeshje e çmendur, spektakolare por siç mëson historia… në fund fiton Real Madrid. Në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Real Sociedad, skuadra e Ançelotit fitoi finalen pas barazimit të zjarrtë 4-4 në ‘Bernabeu’ (e vajtjes 1-0 për Los Blancos).

    Dhe protagonist absolut ishte Antonio Rudiger. Ai bëri kalimin e Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me penalltinë vendimtare, ndërsa dje goli i tij pati një peshë të madhe për Realin për kalimin në finale.

    Ata do të diskutojnë trofeun ose kundër Atletiko Madrid ose ndaj Barcelonës. Kjo ndeshje e cila vjen pas barazimit në duelin e parë 4-4, do të zhvillohet këtë mbrëmje në “Riyadh Air Metropolitano”(emri i ri i impinatit të Atletikos) me fillim orën 21:00./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ancelotti: Nuk është mirë të pësosh 4 gola nga Real Sociedad, por rëndësi ka që jemi në finale

    Ancelotti: Nuk është mirë të pësosh 4 gola nga Real Sociedad, por rëndësi ka që jemi në finale

    Carlo Ancelotti ishte pranë zëvendësimit të Viniciusit në pjesën e dytë. E gjitha kjo u pa në “Bernabéu”, kur Davide dhe vetë trajneri italian shpërthyen për shkak të qëndrimit apatik të brazilianit në shumë momente të ndeshjes, sidomos në mbrojtje. Biseda mes tyre në fushë nuk linte vend për dyshime, gjë që e konfirmoi edhe vetë trajneri pas ndeshjes.
    “Çfarë ndodhi me Vinicius? A i thatë se do ta nxirrnit nga loja nëse nuk mbronte?” – u pyet Ancelotti në konferencën për shtyp. “Po. Dhe pas asaj bisede, Vini rriti ritmin, tregoi të gjithë cilësinë e tij dhe ishte shumë i rëndësishëm në kohën shtesë. Dhuroi dy asistime”, – shpjegoi Carletto.
    Ancelotti ishte shumë i kënaqur për arritjen në finalen e “La Cartuja”. Edhe pse ekzistonte ndjesia se Realit i ishte dashur të vuante më shumë seç pritej, italiani u përqendrua tek aspektet pozitive: “Ishte një ndeshje argëtuese, me shumë gabime, por edhe me shumë gjëra të mira. E rëndësishme është që jemi në finale. Në fund e arritëm objektivin”.
    Ndeshja e 50-të e sezonit: “Mendoj se jemi në një gjendje mjaft të mirë. Ata që hynë në fushë bënë mirë dhe e mbyllëm ndeshjen me më shumë energji se Real Sociedad”.
    A e pa veten të eliminuar në ndonjë moment: “Asnjëherë. Në ‘Bernabéu’ gjithçka mund të ndodhë. Kur duhet të përmbysim, nuk dorëzohemi kurrë, veçanërisht në shtëpi, me tifozët tanë”.
    Një mendim për gjyqtarin: “Për mua ishte karton i kuq, por nuk kam asgjë më shumë për të shtuar”.
    Çfarë ndodhi në mbrojtje: “Pak fat i keq, Alaba e preku topin dy herë. Janë gjëra që ndodhin”.
    Vlerësim pozitiv për Endrick: “Luajti shumë mirë. I kërkuam të jetë gati për të bërë lëvizje pa top. Ky është Endrick, pasim në hapësirë dhe finalizim. Nuk ka luajtur shumë, ndaj kur luan 60-70 minuta në këtë nivel, është e mjaftueshme”.
    Mbi ekuilibrin e skuadrës: “Nuk është mirë të pësosh 4 gola. Jemi një ekip që nuk ka shumë ekuilibër, por kemi shumë cilësi në sulm. Shënimi i 4 golave ndaj Real Sociedad nuk është diçka e lehtë”.
     

  • David Alaba, mbrëmja “horror” në “Bernabeu”: dy autogola dhe vendosje skandaloze te goli i 3-4 (VIDEO)

    David Alaba, mbrëmja “horror” në “Bernabeu”: dy autogola dhe vendosje skandaloze te goli i 3-4 (VIDEO)

    1 Prill 2025

    23:44

    Telesport

    Ka qenë një mbrëmje horror ajo e sotmja për David Alaba te Real Madrid. Qendërmbrojtësi, i hedhur në fushë përkrah Raul Asencio, ka qenë një zhgënjim total duke marrë pjesë në 3 nga 4 golat e miqve pasi përveç dy devijimeve të tij me topin në portën e Lunin, ka ulur gjithashtu kokën te krosimi i ardhur në kohën shtesë kur Lunin nuk e priti dhe Oyarzabal shënoi me kokë lehtësisht.
    GOLI I 1-2 I SOCIEDAD (VIDEO)
    GOLI I 1-3 I SOCIEDAD (VIDEO)
    GOLI I 3-4 I SOCIEDAD (VIDEO)