Tag: sociedad

  • Sevilja dërrmon Barcelonën, Vajekano tri pikë ndaj Sociedad

    Sevilja dërrmon Barcelonën, Vajekano tri pikë ndaj Sociedad

    Në morinë e ndeshjeve kryesore në ligat kryesore europiane sot, bën lajm rënja e Barcelonës në La Liga në duelin e luajtur në Andaluzi me Seviljen në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán”.

    Vëndasit fituan ndeshjen e parë në shtëpi në LaLiga këtë sezon me një fitore 4-1 që i dha fund serisë prej 15 ndeshjesh pa humbje të Barcelonës. Kjo bëri që sërish Reali të rikthehet në krye të klasifikimit me 21 pikë, dy më shumë se Barça.

    Ndërkohë Alaves mposhti 3-1 Elcën, ndërsa në mbrëmje Espanjol- Betis 1-2, Sociedad- Vajekano 0-1. Në 21:30 sfida e fundit e ditës (java e 8) Selta- Atletiko Madrid.

    Vazhdo leximin

  • Yamal-it i mjafton 1 minutë për të dhënë asist, Barcelona bën detyrën ndaj Sociedad dhe merr kreun (video)

    Yamal-it i mjafton 1 minutë për të dhënë asist, Barcelona bën detyrën ndaj Sociedad dhe merr kreun (video)

    Barcelona ka fituar 2-1 ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e luajtur në stadiumin olimpik të Katalonjës, e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.
    Në minutën e 30-të, ish-mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Odriozola, dërgon topin në rrjetë, pas një gjysmë pasimi, gjysmë goditje të Barrenetxea, duke i dhënë avantazhin Sociedadit.
    Barcelona barazon shifrat në minutën e 44-të me Jules Kounde, francezi shënon me kokë pas krosimit të Marcus Rashford nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
    Në minutën e 58-të, Lamine Yamal futet në fushë në vend të Roony Bardghji dhe direkt bëhet protagonist. Yamal kalon bukur kundërshtarin dhe asiston për Lewandowski-n, polaku shënon me kokë.
    Në minutën e 83-të, Real Sociedad i afrohet golit të barazimit, por goditja e Kubo ndalet nga shtylla. Një minutë më pas, Robert Lewandowski humbet shansin e artë për të shënuar golin e tretë. Barcelona fiton 2-1 dhe merr kryesimin me 19 pikë pas 7 javësh, një më shumë se Real Madridi.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona merr kryesimin, Sociedad mbetet në zonën e rrezikut me vetëm 5 pikë

    Barcelona merr kryesimin, Sociedad mbetet në zonën e rrezikut me vetëm 5 pikë

    Barcelona arriti fitoren e katërt radhazi në La Liga, duke u ngjitur në krye të tabelës. Skuadra katalanase mposhti 2-1 Real Sociedad në një ndeshje të zhvilluar në shtëpi.
    Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Odriozolës në minutën e 31-të. Para përfundimit të pjesës së parë, Kounde barazoi shifrat për Barcelonën.
    Në minutën e 59-të, Lewandowski shënoi golin e dytë që vulosi përmbysjen. Me këtë triumf, Barcelona ka tani 19 pikë në krye të renditjes. Real Madrid ndjek me 18 pikë në vendin e dytë.
    Sociedad mbetet në pozitat e fundit, duke u renditur i 17-ti me vetëm 5 pikë.

  • Flick “driblon” dëmtimet me peshë: Kemi grup fantastik lojtarësh, do të përshtatemi

    Flick “driblon” dëmtimet me peshë: Kemi grup fantastik lojtarësh, do të përshtatemi

    27 Shtator 2025

    13:30

    Alfred Lleshi

    Barcelona do të presë të dielën Real Sociedad në Montjuïc. Skuadra e Hansi Flick vjen me mungesa të reja, Joan Garcia dhe Raphinha. Gjermani pranoi situatën: “Është pjesë e punës sime si trajner, por më pëlqen, është sfidë. Kemi një ekip fantastik. Nuk është normale për ne, por dëmtimet ndodhin. Po analizojmë çdo situatë për të gjetur shkaqet dhe përshtatemi”.
    Atlético–Real Madrid: “Do ta shoh derbin. Është një pasdite e mirë për të parë dy ekipe fantastike”. Fokusi te PSG: “Ne gjithmonë jemi të përqendruar te ndeshja e radhës. Tani është Real Sociedad. Kemi 4 fitore dhe duam t’i vazhdojmë. Nuk ka rëndësi kush mungon, fokusi është tek ata që janë gati”. Lamine Yamal: “Nesër do të ketë disa minuta, patjetër. Sa i përket kombëtares, kjo është puna e trajnerit të Spanjës, jo e imja”.
    Për portën e Barcelonës: “Sigurisht nuk na pëlqen të mos e kemi Joan Garcia. Ka bërë një punë të shkëlqyer, por këto gjëra ndodhin. Tani kthehet Tek. Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar fituam pothuajse të gjitha ndeshjet dhe tre trofe me të. Është një portier dhe person fantastik, nuk kam asnjë dyshim”.

  • Arteta kërkon dy yjet e La Ligës për merkaton e janarit, për të fituar titullin këtë sezon

    Arteta kërkon dy yjet e La Ligës për merkaton e janarit, për të fituar titullin këtë sezon

    25 Shtator 2025

    20:08

    Telesport

    Edhe pse Liverpool duket i pandalshëm këtë sezon dhe pas pesë javëve të para kryeson me 5 pikë diferencë nga Arsenal, “Topçinjtë” nuk kanë aspak ndërmend të dorëzohen dhe duan të rivalizojhnë të kuqtë për titullin deri në fund.
    Për ta bërë të mundur këtë gjë, Mikel Arteta ka kërkuar dy përforcime gjatë merkatos së janarit: Lucien Agoume nga Sevilla dhe Takefusa Kubo nga Real Sociedad. Mesfushori francez ka bërë paraqtije fantastike me Sevilla-n, duke zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe Arsenalit.
    Sevilla kërkon 35-40 milionë euro për të lënë të lirë 23-vjeçarin. Takefusa Kubo, anësori i djathtë i Real Sociedad është po ashtu një tjetër objektiv i “Topçinjve” për merkaton e janarit. Arsenal është gati të ofrojë deri në 45 milionë euro për japonezin, Real Sociedad kërkon 60 milionë euro.

  • Arsenal nuk i ndahet La Ligës, 45 milionë euro për lojtarin që dështoi te Real Madrid por sot është një nga më të kërkuarit në treg

    Arsenal nuk i ndahet La Ligës, 45 milionë euro për lojtarin që dështoi te Real Madrid por sot është një nga më të kërkuarit në treg

    Arsenal ka piketuar objektivin e radhës, që është sërish nga La Liga dhe sërish nga Real Sociedad. Pasi ka bërë “bingo” me transferimin e Mikel Merino dhe Martin Zubimendi, londinezët tani duan një tjetër yll të Real Sociedad. Bëhet fjalë për Takefusa Kubo, 24-vjeçarin japonez, i cili mund të luajë si anësor i djathtë në sulm ose si mesfushor sulmues.
    Kur ishte fëmijë, ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, në moshën 19-vjeçare u transferua tek ekipi i parë i Real Madridit, por për shkak të moshës së re, mungesës së përvojës dhe konkurrencës shumë të madhe që kishte të madrilenët në atë periudhë, Kubo nuk e gjeti dot veten.
    Më pas erdhën disa huazime rresht, derisa në vitin 2022, u transferua përfundimisht nga Real Madrid te Real Sociedad për 7.5 milionë euro, aty ku rilindi dhe u bë një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në La Liga.
    “Defensa Central” raporton se Arsenal është gati të ofrojë 45 milionë euro për yllin japonez, ndërkohë që kaluzola e vendosur nga Real Sociedad është 60 milionë euro. Fillimisht, “Topçinjtë” do provojnë transferimin e Kubo gjatë merkatos së janarit, në rast se nuk ia dalin dot, do provojnë gjatë merkatos së verës.

  • Te Real Madrid nuk i dhanë kurrë mundësinë, Tottenham ofron 70 milionë euro për mesfushorin 24-vjeçar

    Te Real Madrid nuk i dhanë kurrë mundësinë, Tottenham ofron 70 milionë euro për mesfushorin 24-vjeçar

    17 Gusht 2025

    17:30

    Telesport

    Tottenham e nisi me këmbë të mbarë këtë sezon të ri në PL, duke fituar ndeshjen e parë 3-0 ndaj Burnley. Klubi i drejtuar nga Thomas Frank po mendon të bëjë edhe një goditje të fundit në merkato.
    Mediat spanjolle raportojnë se Tottenham ka nisur negociatat me Real Sociedad për transferimin e Takefusa Kubo. Aftësia e japonezit për të mbuluar disa pozicione në mesfushë, si anësor në dy krahët, por ka treguar se di të jetë i zoti edhe në qendër, e bën atë një lojtar shumë interesant.
    Kubo ka qenë dikur pjesë e Real Madrid, por për fatin e tij të keq nuk iu dha shansi dhe koha e duhur për të treguar vlerat, pasi në atë periudhë klubi madrilen kishte mesfushën më të mirë në qarkullim dhe konkurrenca ishte tejet e madhe.
    Në vitin 2022 u transferua për 7.5 milionë euro te Real Sociedad dhe sot vlera e tij e vendosur nga klubi aktual është 70 milionë euro.

  • La Liga/ Java e parë në 5 ditë, sot tre takime

    La Liga/ Java e parë në 5 ditë, sot tre takime

    Ndeshja midis Valencias dhe Real Sociedad luajtur dje përfundoi në barazim. Ekipi vendas kaloi në epërsi me anë të Lopez në minutën e 57-të, me Kubo që barazoi tre minuta më vonë. Alaves mposhti Levanten në mbrëmje 2-1.

    Barcelona doli në fushë në orën 19-30 dhe fitoi mes polemikave në Majorkas, me ekipin vendas që e gjeti veten me nëntë lojtarë në minutën e 59-të pas kartonëve të kuq të Morlanes dhe Muriqi. Golat për katalanasit erdhën nga Rafinja, Ferran Torres dhe Jamal.

    Ndërkohë sot radha e tre takimëve të tjera të javës së parë në La Liga.

    Sot, 17 gusht17:00 Selta Vigo – Getafe19:30 Atletik – Sevilja21:30 Espanjol – Atletiko Madrid

    E premte, 15 gushtXhirona – Rajo Vajekano 3-1Vijareal – Real Oviedo 2-0

    E shtunë, 16 gushtMajorka – Barcelona 0-3Alaves – Levante 2-1Valencia – Real Sociedad 1-1

    E hënë, 18 gusht21:00 Elce – Real Betis

    E martë, 19 gusht21:00 Real Madrid – Osasuna

    Vazhdo leximin

  • Milan ka gati ofertën e parë për yllin e La Ligës, shumë larg asaj që presin në Spanjë

    Milan ka gati ofertën e parë për yllin e La Ligës, shumë larg asaj që presin në Spanjë

    2 Gusht 2025

    17:14

    Telesport

    Milan po kërkon mbrojtës të djathtë për sezonin e ri dhe objektivi kryesor i kuqezinjve është Jon Aramburu i Real Sociedad. Vetëm 22 vjeç, Aramburu ka treguar se është i aftë për aspektin ofensiv në krah, pa harruar qendrueshmërinë mbrojtëse.
    Milani është gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për Jon Aramburu dhe po përgatit një propozim formal prej 15 milionë eurosh për mbrojtësin e krahut venezuelian.
    Ndërkohë që mediat spanjolle raportojnë se Real Sociedad e vlerëson 25 milionë euro mbrojtësin e tyre dhe oferta e parë e kuqezinjve me siguri që nuk do pranohet. Gjithsesi, deri në fund të merkatos palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Vetë lojtari nga e tij raportohet se është dakord për transferimin te kuqezinjtë.

  • Milan futet seriozisht në garë për yllin e La Ligës, përforcimi ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes

    Milan futet seriozisht në garë për yllin e La Ligës, përforcimi ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes

    26 Korrik 2025

    20:09

    Telesport

    Pasi siguroi krahun e majtë me transferimin e Pervis Estupinan nga Brighton, Milan ka filluar lëvizjet e para për të gjetur lojtarin e duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes.
    Drejtuesit e Milanit e kanë të qartë nevojën për një përforcim të besueshëm për pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe i ka vënë syrin një lojtari të njohur për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e tij, Jon Aramburu.
    Venezuelani që luan me Real Sociedad ka tërhequr vëmendjen e kuqezinjve për performancën e tij të shkëlqyer gjatë sezonit të kaluar dhe profili i tij i përshtatet nevojave mbrojtëse të projektit të ri të udhëhequr nga Massimiliano Allegri.
    Kontrata e 23-vjeçarit me Sociedad skadon në vitin 2030 dhe klauzola e tij e largimit është 60 milionë euro. Një shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga Milan momentalisht, por nuk përjashtohet mundësia që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër më të ulët.
    Një tjetër mundësi që është më e favorshme për kuqezinjtë është edhe huazimi me të drejtë blerjeje pas një sezoni, por kjo është një pistë që vështirë të pranohet nga Sociedad.