Tag: socialiste

  • “Ti i bën fresk Ramës”/ Zyrtarja e FRPD debat me të riun e PS: U’a çojnë me mesazh ça do flisni nëpër studio

    “Ti i bën fresk Ramës”/ Zyrtarja e FRPD debat me të riun e PS: U’a çojnë me mesazh ça do flisni nëpër studio

    “Një pjesë e të rinjve, sidomos ata të angazhuar në Partinë Socialiste, nuk e kanë guximin dhe forcën që ta gëzojnë këtë 8 dhjetor”.
    Kështu u shpreh Desada Xhetani, zv.kryetare e FRPDSH, në një emision televiziv, deklaratë që shkaktoi debat me njërin prej të rinjve të Partisë Socialiste, Gjergji Ogreni.
    Ai u përgjigj: “8 dhjetori është Dita e Rinisë, nuk është dita e një partie të caktuar. Përmende pak më parë që kryeministri nuk na lejon të flasim e gjithë këto gjërat me radhë. Unë jam këtu për shembull…”.
    “Ju lejon që të flisni, por jo që të flisni atë që mendoni. Ju flisni atë që ju thonë dhe që ju shkruajnë me mesazhe. Ne e dimë shumë mirë se si funksionon. I kemi parë edhe të rinjtë e Partisë Socialiste se si dalin dhe flasin nëpër fjalime të ndryshme politike dhe kemi parë që gjatë gjithë kohës i bëjnë fresk kryeministrit”, ia ktheu Xhetani.
    Ogreni theksoi se të rinjtë e PS-së nuk kanë asnjë lloj censure.
    “Ne si të rinj, e para, s’kemi asnjë lloj censure ose një udhëzim të caktuar se si duhet të flasim apo çfarë të flasim. Akademia Politike ka qenë një nga iniciativat patjetër të Kryeministrit dhe të gjithë ne aty që jemi përzgjedhur kemi kaluar disa etapa. Nuk është se thjesht rastësisht vijmë nga strukturat. Një pjesë e jona s’ka pasur fare lidhje me Partinë Socialiste. Një pjesë e jona sot janë në profesionet e tyre përkatëse, ndoshta pjesë e qeverisë”, u shpreh Ogreni.

  • Zegjine Çaushi ia mbyll gojën Tedi Blushit në Kuvend: Deputetja socialiste e sfidon dhe e lë në hije sekretarin e PL-së

    Zegjine Çaushi ia mbyll gojën Tedi Blushit në Kuvend: Deputetja socialiste e sfidon dhe e lë në hije sekretarin e PL-së

    Në seancën e sotme plenare, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen e pensionistëve, ku nuk kurseu as kritikat ndaj deputetëve të mazhorancës. Në veçanti, ai iu drejtua deputetes socialiste Zegjine Çaushi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie? Keni prindër dhe familje?” deklaroi Blushi, duke shtuar se “pensionistët nuk duhet të mashtrohen sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reagimi i deputetes Çaushi erdhi menjëherë pas fjalës së tij. Ajo e orientoi kundërpërgjigjen e saj drejt kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “I dashur Tedi, për ty nuk kam asnjë koment. Komentin që do të kisha, ia jap atij personi që s’është këtu, sepse është tek vendi ku meriton të jetë. Këto mesazhet që të çon në telefon, po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është, mbase na sheh”, u shpreh Çaushi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Debati i ashpër mes palëve vijon në sfondin e diskutimeve për bonuset dhe rritjen e pensioneve, një çështje që ka ngjallur mjaft polemika politike gjatë ditëve të fundit.

  • Kush e “tradhtoi” Ballukun? Kalaja zbulon në QUO VADIS ‘Nesti Angonin’ e zv.kryeministres

    Kush e “tradhtoi” Ballukun? Kalaja zbulon në QUO VADIS ‘Nesti Angonin’ e zv.kryeministres

    Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
    Ai tha se kanë qenë vetë deputetë të Partisë Socialiste që kanë dorëzuar dosje në SPAK për zonjën Balluku.
    Kalaja u shpreh se deputetët socialistë kanë folur me oligarkë që kanë marrë tenderat e rrugëve, kanë marrë përgjigjen dhe ia kanë dërguar SPAK-ut.
    Sipas ish-kandidatit të PD-së, brenda grupit të PS-së ka shumë njerëz që e urrejnë Ballukun.
    Pjesë nga biseda:

    Kalaja: Unë di një informacion që deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar dosje në SPAK për zonjën Balluku.
    Borakaj: Domethënë, kanë folur si Nesti Angoni?
    Kalaja: Kanë folur me oligarkë të caktuar që kanë marrë këto tenderat e rrugëve, kanë marrë përgjigjen dhe ia kanë dërguar SPAK-ut. Kështu që, situata në grupin parlamentar të Partisë Socialiste nuk është aq rozë. Deputetë të Partisë Socialiste e kanë bërë këtë gjë. Problemi tani është që kjo është dorëzuar, është dorëzuar edhe përgjigjja e oligarkut. Në balancat e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shumë njerëz që e urrejnë Ballukun. Kjo është e vërteta e madhe. Këta janë agresivë dhe këta i kanë çuar në SPAK.
    Belinda Balluku sipas vendimit të së enjtes të 20 nëntorit është pezulluar si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si zëvendës kryeministre. Kjo për shkak të dyshimeve se ka kryer dy herë shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, fillimisht me tunelin e Llogarasë e më pas nga hetimet u zbuluan edhe abuzime me lotin 4 të Unazës së Madhe.
    Tenderi për ndërtimin e tunelit ka pasur një fond limit 190 milionë euro, kurse ai e Unazës së Madhe, 20 milionë euro. Sipas SPAK, autoriteti kontraktues ka paracaktuar fituesit dhe ka zgjedhur ofertën më të madhe, dhe rrjedhimisht duke  shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.
    /vizionplus.tv

  • “Presioni për votën!” BIRN: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

    “Presioni për votën!” BIRN: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

    Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive.
    “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”!
    Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i administratës publike në Tiranë.
    Por për 50-vjeçarin e larguar prej gati 30 vitesh nga Shqipëria, i cili foli në kushtet e anonimatit për të mos rënduar një konflikt brenda fisit, vota përfaqëson një histori të dhimshme familjare që prek tre breza.
    Me gjyshin e arratisur pas ngjitjes në pushtet të komunistëve në mesin e viteve ’40 dhe babanë e rritur si “armik i popullit”, Leonardi u largua drejt Belgjikës kur ishte ende i ri, në fillim të viteve ’90, për të mos u kthyer më pas. Ndryshe nga ai, djali i xhaxhait të tij mbeti në Shqipëri dhe ndërtoi një karrierë si nëpunës pubik në kryeqytet.
    Edhe pse Shqipëria mundësoi për herë të parë votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, shumë emigrantë nuk arritën që ta ushtrojnë lirisht të drejtën e zgjedhjes, pavarësisht se ndodheshin mijëra kilometra larg vendit të tyre të origjinës.
    Përmes një pyetësori të publikuar online, dhjetëra votues të diasporës i thanë BIRN se kishin marrë telefonata dhe mesazhe intimiduese nga prindërit, të afërmit e tyre në administratë apo rrethi i tyre shoqëror në Shqipëri për të votuar kryesisht në favor të Partisë Socialiste në pushtet.
    Të tjerë votues në diasporë pohuan ekzistencën e formave të tërthorta të ndikimit; nga aplikacionet jozyrtare që i ftonin ata të regjistroheshin në zgjedhje tek telefonatat bezdisëse nga shtabet elektorale, të cilët keqpërdorën të dhënat e tyre personale.
    Dëshmitë e mbledhura nga BIRN sugjerojnë se sistemi famëkeq i patronazhimit u zgjerua përtej kufijve të vendit në zgjedhjet e këtij viti, duke shfrytëzuar kryesisht punonjësit e administratës publike në Shqipëri dhe lidhjet e tyre të gjakut në diasporë.
    Përmasat reale të ndikimit nuk janë të qarta, por të dhënat e siguruara përmes pyetësorit online sugjerojnë se mbi 38 për qind e votuesve u përballën të paktën me një formë presioni që kishte për qëllim orientimin e votës së tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Mekanizmat e presionit mbi votën janë gjerësisht të njohura në Shqipëri, por zgjatimi i tyre drejt votuesve që jetojnë jashtë vendit përbën një zhvillim shqetësues për vëzhguesit e zgjedhjeve.
    Sipas Afrim Krasniqit, drejtues i Institutit për Studime Politike, vota e diasporës eksportoi ndryshe nga pritshmëritë, modelin shqiptar të zgjedhjeve në Perëndim.
    “Sistemi patronazhist pati të njëjtin efekt si brenda ashtu edhe jashtë vendit, përsa kohë përfituesi ishte i njëjtë dhe fokusi dhe oferta ishin të njëjtat; vendi i punës, karriera, aksesi në shërbime shtetërore apo statusi social i familjes,” tha Krasniqi.
    “Si konkluzion mund të thuhet se me përvojën në këto zgjedhje, vota e diasporës nuk e zgjeroi dhe as e forcoi praktikën e zgjedhjeve demokratike, por legjitimoi status quo-n,” shtoi më tej ai.
    Këshilli i Ministrave dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.
    Efekti domino
    Pas shumë vitesh diskutime, shqiptarët jashtë kufijve e fituan të drejtën e votës për herë të parë pas rënies së regjimit komunist në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Mes shqiptarëve të diasporës u regjistruan për të votuar rreth 246 mijë persona dhe votuan gati 200 mijë prej tyre përmes sistemit postar.
    Edhe pse u konsiderua si risia kryesore e zgjedhjeve, vota e diasporës ndoqi të njëjtin trend si vota brenda vendit, madje me një përqindje më të lartë në favor të mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.
    Përfaqësuesit e opozitës dhe vëzhgues të sistemit zgjedhor e shpjegojnë këtë rezultat me taktikën e ndjekur nga mazhoranca për të ngritur një sistem patronazhimi edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Sipas tyre, kjo u bë e mundur përmes presionit të ushtruar ndaj punonjësve të administratës për të garantuar pesë, dhjetë ose më shumë vota mes rrethit të tyre familjar apo shoqëror në diasporë.
    Ted Kopliku, koordinator i diasporës për Partinë Demokratike në qarkun e Shkodrës, i tha BIRN se shumë punonjës të administratës i ishin ankuar gjatë fushatës elektorale se ishin vënë nën presion për të siguruar vota në favor të Partisë Socialiste.
    Për këtë qëllim, sipas Koplikut, Partia Socialiste kishte krijuar edhe një aplikacion të quajtur “Vendi im”, ku nëpunësit publikë vendosnin emrat e personave që u kishin premtuar votën.
    Kopliku thotë se e kishte testuar vetë aplikacionin dhe ishte bindur se ai ushqehej automatikisht nga sete të dhënash personale në pronësi të shtetit shqiptar për t’u siguruar se emrat e patronazhuar ishin të saktë.
    “Ky aplikacion ishte i aksesueshëm vetëm për ata që merrnin linkun nga Partia Socialiste dhe në këtë llogari, secili nga punonjësit e administratës detyrohej që të plotësonte listën e tij,” tha Kopliku.
    “Ky është rasti më flagrant ku PS ka lënë gjurmë dhe SPAK do të duhej të kishte nisur tashmë një hetim për këtë krim elektoral,” theksoi ai.
    Edhe bashkëdrejtuesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, i tha BIRN se presioni ka qenë i gjithëpërhapur dhe pati një efekt domino nga punonjësit e administratës tek të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit. Por Haçkaj shtoi se marrëdhënie të tilla ishin shumë të vështira për t’u denoncuar.
    ”Njërit prej nesh, djali i xhaxhait i kërkoi konfirmimin e votës pasi ishte në presion për ta hequr nga puna. Ka të tjerë që janë ndeshur me kërkesa të tilla nga familjarë, por edhe nga miq, shokë, apo komshinj,” tha Haçkaj për BIRN.
    “Kam kërkuar t’i denoncojmë publikisht… por në raste të tilla vjen ajo përgjigja: Po jo se nuk dua t’i vijë e keqja nga unë,” shtoi ai.
    Në një rast, “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” denoncoi në Prokurorinë e Posaçme një listë në Bashkinë e Lushnjes, përmes së cilës njerëz brenda administratës detyroheshin që të plotësonin një numër të caktuar personash të gatshëm për të votuar Partinë Socialiste nga diaspora.
    Në një rast të dytë, lëvizja denoncoi ndërtimin e kishës së Vermoshit në këmbim të votave nga diaspora.
    “Për mendimin tim ky është korrupsion i pastër dhe drejtësia duhet të kishte vepruar,” thotë Haçkaj i zhgënjyer nga hetimet.
    Rrjete të tilla i shembën kufijtë dhe e zgjeruan praktikën e votës së porositur edhe jashtë vendit, duke zhgënjyer pritshmëritë për të votë të lirë dhe të pavarur nga diaspora.
    Ermal Hasimja, pedagog dhe studiues i shkencave politike i tha BIRN se në zgjedhjet e 11 majit munguan gjithashtu garancitë e plota për numërimin e saktë të votës së diasporës.
    “Me aq sa kam vënë re, ka patur një angazhim të konsiderueshëm të patronazhistëve edhe në diasporë,” tha Hasimja.
    “Angazhimi i tyre për të ndikuar votën nuk është i paligjshëm, por shqetësues është fakti që është përdorur edhe presioni i familjarëve të punësuar në administratë,” shtoi ai.
    Presioni për votën
    Përgjatë tre dekadave të trazicionit, qeveritë e majta dhe të djathta në Shqipëri kanë dështuar me pak përjashtime që të organizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Në zgjedhjet e 11 majit, misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR vërejti një sërë parregullsish, të cilat kryesohen me përdorimin e administratës publike për të mbledhur vota në favor të partisë në pushtet.
    “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pushtetit. U raportuan gjithashtu shumë raste presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve publikë,” thuhet në raport, ku vërehet gjithashtu se zgjedhjet u mbajtën në një situatë të polarizuar politike.
    Shijen e hidhur të presionit e provuan edhe shumë emigrantë shqiptarë, të cilët vazhdojnë të ruajnë lidhje të ngushta me të afërmit e tyre në Shqipëri.
    Xhenis Shehu po studionte fushatën elektorale në Rumani, vendin ku jeton prej dhjetë vitesh, kur mori një mesazh intimidues për zgjedhjet në vendin e saj të origjinës. Studiuese dhe eksperte e shkencave politike, Shehu u targetua si një votuese potenciale nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.
    Përmes mesazhit, një i njohur i saj i kërkonte një nder; të votonte Partinë Socialiste në pushtet për shkak të lidhjeve të tij miqësore me një kandidat. Shehu i tha BIRN se u ndje e fyer dhe e zemëruar.
    “Sigurisht që ndjeva irritim të madh,” kujton ajo për BIRN disa muaj më pas.
    “Pretendoja të tregohej më tepër respekt për punën time dhe të kuptohej që vota ime ishte e pamanipulueshme, pikërisht për faktin se e di sa e vlefshme është shprehja e lirë e votës,” shtoi ajo.
    Mbi 1500 kilometra në Perëndim të Rumanisë, Sokoli* u ndje gjithashtu i frustruar në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kur nisi të merrte telefonata gjithnjë e më të shpeshta nga prindërit e tij – pronarë të një biznesi të vogël në një qytezë në qarkun e Fierit.
    Emigrant prej 10 vitesh në Gjermani, Sokoli i tha BIRN se gjatë gjithë fushatës zgjedhore prindërit e tij ishin kontaktuar nga persona të njohur, të cilët kërkonin me ngulm që djali i tyre emigrant të regjistrohej në zgjedhje dhe të votonte në favor të Partisë Socialiste.
    Ai theksoi me keqardhje se prindërit dhe ai vetë iu nënshtruan presionit nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme ndaj biznesit.
    “Sa herë shkonin te dyqani i prindërve kërkonin votën në mënyrë të pacipë. Ne ndjemë presion për të votuar kë donin ata, pasi dihet që votuesit monitorohen dhe dihet kush pritet te votojë kë, në një qytet të vogel jashtë Tiranës,” tha Sokoli për BIRN.
    “Ndjesia ishte një acarim i brendshëm dhe frustrim, se qeverisja e padrejtë ishte po ashtu një arsye pse e lashë Shqipërinë,” shtoi ai.
    Nga Britania e Madhe, Besa ndjeu një presion të një lloji tjetër.
    Besa i tha BIRN se ishte larguar e zhgënjyer nga Shqipëria pas shumë përpjekjesh për të kontribuar në qytetin e saj të lindjes, në Gramsh. Në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, ajo nisi të merrte telefonata dhe mesazhe nga persona të panjohur në numrin e saj privat.
    Njëri prej mesazheve vinte nga një numër i panjohur, por në foton e profilit kishte logon e Partisë Socialiste.
    “U kontaktova në WhatsApp nga një numër që pretendonte të ishte Partia Socialiste, dega Elbasan. Më pyetën nëse e kisha dorëzuar votën dhe kur i përgjigja që e kisha dorëzuar më uruan ditën e mirë,” tha ajo.
    Duke e përjetuar telefonatën si intimidim, Besa tha se e kishte pyetur personin përtej telefonatës se nga e kishte gjetur numrin e saj, duke e vënë në dijeni se përdorimi i numrit të telefonit pa lejen e saj përbënte shkelje.
    Ajo shkoi edhe më tej, duke dorëzuar një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të të dhënave personale, por përgjigja që mori ishte gjithashtu zhgënjyese.
    “Kërkonin më shumë informacion brenda 24 orëve, informacion që unë e kisha dorëzuar njëherë kështu që nuk e ndoqa më tej,” shtoi ajo për BIRN.
    Mes shqiptarëve të diasporës me të cilët BIRN komunikoi, jo të gjithë kishin përshtypje negative nga procesi i votimeve.
    Kelvin Zifla, resident në Austri tha se kishte votuar i lirë dhe i pandikuar nga ndonjë parti apo kandidat për orientimin e votës, ndonëse kishte dëgjuar nga shumë të njohur që ishin ndeshur me presione.
    Edhe Luan Zyka, i cili jeton prej 20 vitesh në Greqi, thotë se nuk e ka kontaktuar askush para zgjedhjeve, pasi siç thotë ai, “njerëzit dhe miqtë i dinë idetë e mia”.
    “Unë nuk jam emigrant. Ikja ime është protestë ndaj politikës dhe mentalitetit otoman shqiptar,” tha Zyka me një përvojë zhgënjyese si një zyrtar i lartë i administratës shqiptare në vitet 2002-2004.
    “Mua askush nuk më ka kontaktuar, por dëgjova nga të njohur të mitë se ndodhte ky fenomen,” shtoi ai.
    ‘Partia ka punuar për ty”
    Pa filluar ende fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, qindra punonjës të administratës në role të larta drejtuese udhëtuan drejt diasporës për të angazhuar mbështetësit e tyre.
    Por fushata e Partisë Socialiste u përqendrua kryesisht në Greqi dhe Itali, dy vendet fqinje që kanë strehuar numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë ndër vite.
    Pa asnjë hezitim për shkelje të ligjit dhe etikës së nëpunësit civil, një pjesë e drejtuesve të administratës u shfaqën me foto dhe video në rrjetet sociale ndërsa bënin fushatë për votën e diasporës.
    Njëri prej tyre, zyrtar në Bashkinë e Matit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se gjatë një periudhe tre mujore përpara zgjedhjeve parlamentare kishte udhëtuar çdo fundjavë drejt Athinës në Greqi për të mobilizuar komunitetit matjan që jetonte atje.
    Zyrtari i tha BIRN se angazhimi i tij kishte filluar pas një urdhri të eprorit, i cili i kishte thënë: “Partia ka punuar për ty, tani është radha t’ia kthesh me vota”.
    Me shpenzimet e tij, ai udhëtoi shpesh drejt Greqisë, ku ngriti një shtab elektoral edhe me ndihmën e të afërmve të tij që jetonin në vendin fqinj.
    “Nuk kam ndikuar në orientimin e votës, vetëm se kam ndihmuar qindra emigrantë që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit,” i tha zyrtari BIRN.
    “Angazhova edhe familjarët e mi në Greqi, duke krijuar një shtab elektoral në funksion të kandidatit të mazhorancës,” përfundoi ai.
    *Emrat e zgjedhësve u ndryshuan me kërkesën e tyre për të mbrojtur anonimatin./ Reporter.al

  • Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

    Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumë prej shqiptarëve të diasporës nuk arritën që ta ushtrojnë lirisht të drejtën e votës për shkak të ndikimit nga të afërmit e tyre në administratë apo rrethi i tyre shoqëror.

    Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në Parkun Olimpik, ku po numërohen votat e diasporës. Foto: LSA.

    *Emrat e zgjedhësve u ndryshuan me kërkesën e tyre për të mbrojtur anonimatin./ BIRN

  • Presioni për votën, si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

    Presioni për votën, si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

  • “Fotorja 3”! PD rreshton para Kryeministrisë manekinat e zyrtarëve socialistë me rroba burgu

    “Fotorja 3”! PD rreshton para Kryeministrisë manekinat e zyrtarëve socialistë me rroba burgu

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË-Opozita mban sot protestën e tretë para Kryeministrisë. Ndryshe nga dy protestat e kaluara, përveç pankartave në duart e demokratëve dhe militantëve, para godinës janë rreshtuar disa manekina të zyrtarëve socialistë. Konkretisht vihen re manekinat e ish-zyrtarëve të dënuar apo ata në hetim, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj, ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e Ilir Beqaj, me në mes Edi Ramën.

    PD ka mbajtur më herët dy protesta përpara Kryeministrisë, me 17 dhe 24 nëntor, të cilat kanë qenë kryesisht të qeta dhe pa incidente. Tubimi i 17 nëntorit që zgjati më shumë se 90 minuta, ishte i pari që pas zgjedhjeve të 11 majit dhe që çeli një sezon protestash, tashmë para kryeministrisë. Lideri demokrat Berisha mbajti fjalën e tij në këtë protestë, nga ku hodhi akuza drejt kryeministrit Rama për projektligjin e Barazisë Gjinore dhe lënien në harresë të trajtimit të të sëmurëve me kancer./ZËRI

    whatsapp image 2025 12 01 at 175835 385×280 1

    whatsapp image 2025 11 24 at 183409 770×433

  • “Fundi i Ramës, i pashmangshëm”/ Pazaret e errëta të pushtetit e dosja Balluku, reagon gazetari: Ata kanë bërë pazarin

    “Fundi i Ramës, i pashmangshëm”/ Pazaret e errëta të pushtetit e dosja Balluku, reagon gazetari: Ata kanë bërë pazarin

    Dosja “Balluku”, ku e pandehur është marrë numri dy i qeverisë jo vetëm që ka tronditur themelet e qeverisjes, por ka ekspozuar edhe një model të përsëritur të menaxhimit të skandaleve brenda mazhorancës.
    I ftuar në një studio televizive, gazetari Ardit Zeneli, shprehet se strategjia e kryeministrit në rastet e hershme të hetimeve të zyrtarëve të lartë, të vënë nën akuzë është një skemë të qartë, e cila tashmë duket se ka arritur në një pikë bllokimi.
    Zeneli theksoi se ndryshe nga rasti i fundit, në skandalet e mëparshme që përfshinin figura si Saimir Tahiri, Ilir Beqja apo Lefter Koka, kryeministri ka vepruar me qetësi, duke u dhënë kohë dhe mbrojtje bashkëpunëtorëve të tij.
    Kjo qasje, sipas gazetarit, ka kulmuar me një “pazar” të heshtur: zyrtarët pranojnë të vuajnë dënimin me burg, por në këmbim pasuritë e tyre nuk preken. “S’kemi parë asnjë nga këta figura që janë dënuar të cilit t’i jetë sekuestruar pasuria. Ata kanë pranuar lekët, edhe po mbajnë burgun”, u shpreh Zeneli, duke sugjeruar se ky model ka shërbyer për të mbyllur çështjet pa prekur pasurinë e përfituar në mënyrë të paligjshme.
    Megjithatë, situata aktuale përshkruhet si një kurth “Catch-22” për kryeministrin, një term që përshkruan një situatë pa dalje. Nga pikëpamja juridike, provat, përfshirë mesazhet e zbardhura, konsiderohen tejet të rënda dhe implikuese. Politikisht, ndryshe nga rastet e tjera ku ka pasur një debat të hapur, çështja “Balluku” është shoqëruar me një heshtje thuajse totale mediatike, një tregues që sipas Zenelit, pushteti e kupton se e ka betejën të humbur në këtë front.
    Kjo krizë e brendshme thellohet edhe nga një izolim në rritje ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, ku takimet e nivelit të lartë për kryeministrin janë bërë të rralla. Përballë këtij presioni të shumëfishtë, lëvizja e paprecedentë e Këshillit të Ministrave për të ankimuar një vendim të GJKKO-së në Gjykatën Kushtetuese, për gazetarin Zeneli, shihet si një përpjekje për të fituar kohë, por që sipas tij, fundi i kësaj qeverisjeje, është i pashmangshëm.
    Dosja Balluku që ka tronditur jo vetëm themelet e qeverisë, por dhe të opinionit publik, duhet parë pak edhe më larg, pak më përpara për të arritur te kjo pjesë. Duke iu referuar edhe figurave të tjera të Partisë Socialiste apo të kolegëve të Edi Ramës që ai i ka promovuar gjatë gjithë kohës. Duke e marrë që nga fillimi, nga Saimir Tahiri, nga ministri i Brendshëm, më i suksesshmi i Edi Ramës, duke vazhduar dhe me Ilir Beqën, apo duke vazhduar dhe me Lefter Kokën, apo duke ardhur edhe tek Erjon Veliaj, shikojmë që në rastin e dosjes Balluku, Edi Rama nuk është, nuk ka vepruar njësoj. Se po ta shikosh te të gjitha personazhet e tjerë ka pasur një linjë veprimi, ka qenë i qetë, i ka dhënë kohë, i ka marrë në mbrojtje, i ka dhënë mundësinë që si duket të pastrohet pjesët ku ai ka qenë i përfshirë. Edhe në fund ata kanë bërë ujdinë, pazarin që kanë vazhduar, kanë bërë burgun.
    Këta të ruajnë pasurinë, sepse s’kemi parë asnjë nga këta figura që janë dënuar nga, figura të Partisë Socialiste, kolegë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të zotit Rama, nuk kemi dëgjuar akoma që t’i jetë sekuestruar dikujt pasuria. Ato lekët që këta akuzohen dhe që dyshohet, të flasim në aspektin e fakteve, nuk, nuk janë gjetur, nuk dihet ku janë, nuk kanë pasur asnjëherë një adresë, apo të kenë pasur një sekuestrim nga ana e institucioneve shtetërore apo drejtësisë që ne presim. Prandaj, domethënë ata kanë bërë pazarin, ujdinë që kanë pranuar lekët edhe po mbajnë burgun dhe si duket fund për ata, pavarësisht në aspektin e Shqipërisë apo si ka ndikuar tek, tek shqiptarët. Rasti i Ballukut, rasti i Ballukut është shumë i veçantë. Edhe në aspektin, do ta quaja, quhet një Catch-22, është një shprehje angleze që tregon që ti, lëvizjet e tua që ti mund të bësh, opsionale, nuk të japin asnjëherë zgjidhje, nuk të afrojnë te zgjidhja, por gjithmonë të zhysin më thellë dhe të mbajnë tek ai rrethi vicioz, që ti në fund fare të ekspozojnë dobësinë tënde dhe nuk mund të, nuk mund të marrësh mbrapsht një feedback që të realizohesh.
    Catch-22 mund ta shohim edhe në tre aspekte. Edhe në aspektin juridik, apo dhe në aspektin politik, po edhe në aspektin cinik që Edi Rama e ka shumë qejf ta përdorë, e ka përdorur shpeshherë nëpër justifikimet e tij. Ta fillojmë te aspekti juridik. Në aspektin juridik kemi parë dosjen, nga ato, nga ato pasazhe që kanë dalë në media, kemi parë që akuzat janë shumë të rënda. Ka prova, mesazhet që, mesazhet deri në momentin që provohen quhen prova, përderisa prokuroria i ka dorëzuar, do të thotë që ato mesazhe ekzistojnë. Edhe ato tregojnë një, një lloj degradimi total në aspektin shtetëror, apo në aspektin institucional, apo në aspektin e hierarkisë shtetërore apo, edhe një gjë e tillë për shembull, ato lloj akuzash që ka Balluku, shumë shpejt, nuk, janë shumë të mëdha më duken, për shpatullat e një zëvendëskryeministri. Dhe Rama këtë gjë e ka kuptuar që këto akuza shumë shpejt do i afrohen dhe atij dhe mund të jenë dhe për atë nesër.
    Në aspektin politik, Catch-22 i Ramës është se ne kemi parë që në diskursin publik, nëpër panelet televizive, ndryshe nga rasti i Veliajt që edhe atje kishte një lloj censure, nuk ishte, nuk ishte shumë të dhëna, shumë fakte, nuk diskutohej shumë, por në një moment të caktuar filloi dhe plasi situata dhe për Veliajn edhe të gjithë flisnin. Edhe Partia Socialiste flisnin, edhe të tjerët flisnin, edhe analistët që ne pretendojmë se janë të paanshëm flisnin. Po në rastin e Ballukut kemi parë një, një situatë shumë, shumë të, të bllokuar, që kjo ka krijuar dhe një lloj shqetësimi, me sa duket brenda për brenda tyre, po e po, por edhe në aspektin e feedback-ut politik që marrin qytetarët. Nuk po shohim asnjëri që të flasë për Ballukun. Nuk ka emisione, nuk ka, shumë pak, këto ditët e fundit mund të shohësh ndonjë emision specifik për rastin e Ballukut. Pra edhe në aspektin politik, Rama këtë gjë e ka, e ka kuptuar që e ka të humbur, është i bllokuar edhe në aspektin politik.
    Në aspektin cinik pastaj, që e ka më shumë qejf. Kolegët tanë të emisionit Plug, emisionit investigativ Plug, kanë bërë disa, një punë shumë të mirë, shumë të shkëlqyer, kanë gjetur të dhëna fantastike për ne, pjesën e gazetarisë, se ato janë të dhëna dramatike për pjesën e shqiptarëve, se po i vidhen lekët me një dorë, me një të rënë të vjedhësh 50 milionë euro, janë shifra që ne i flasim tani kështu po ne shumë pak njerëz mund t’i kenë parë sa janë 50 milionë euro. Prandaj dhe ne nuk na duket se ne nuk e kemi idenë se çfarë, se sa është, se ç’ndodh. Tek ky projekti, mbas daljes nga njëra anë e tunelit. Edi Rama këtu ka qenë i involvuar vetë totalisht, duke shkuar, ka bërë nja dy-tre herë inaugurimin e asaj, atij tunelit atje, ka bërë reklamimin e atij, asaj pune atje, e ka mbrojtur atë punë atje. Dhe në këtë aspekt, është një pyetje e thjeshtë për Ramën. Ku është ura? Kemi dëgjuar tani edhe disa gazetarë të tjerë që po, po tregojnë që e kanë parë ata që kanë ndryshuar procedurat, po që edhe ura është hequr te procedurat e tjera. Po fakti që nuk e bëjnë transparente dhe pse duhet t’ua tregojnë gazetarëve individualisht një lloj fakti të tillë, sepse është akuzë shumë e rëndë.
    Edi Rama e ka kthyer qeverisjen e vet gjatë gjithë këtij 13 viteve, e ka qeverisur me anë të barcaletave. Se kemi dhe barcaletat e famshme ne që këtu duhet të ishte një urë, tha, e po i kishte dhënë lekët një tjetri. Tha, ma trego tha, ku është ura? Peja, tha, këtu tha. Po s’ka urë tha. Po e kishte marrë te shtëpia e vetë ai. Shiko te, po shiko më dhe jemi te shtëpia ime dhe kjo është ura. Si tha, po unë s’ishte heq kjo urë tha, s’do kishe shtëpi. Edhe në këtë rast, muhabeti i Ramës në këtë aspekt, e shoh që edhe cinizmi i tij në këtë rast ka, ka mbaruar. Është, është i mbaruar te ky aspekt.
    Shiko, çështja tani është se Rama nga veprimet që ai ka ndërmarrë, duket se po kërkon kohë. E vetmja, e vetmja lëvizje e Ramës që është duke bërë në këto momente është për të fituar kohë. Ku bazohet kjo? Kjo bazohet tek vendimi që nuk kishte ndodhur ndonjëherë që kryeministri, domethënë Këshilli i Ministrave, të ankimonte në Gjykatë Kushtetuese një vendim të gjykatës, të GJKKO-së në këtë rast, Gjykatës Speciale, e cila ishte shumë specifike, shumë e qartë te kërkesat, shumë ligjore dukej edhe në aspektin, biles u krijua dhe një konfuzion i madh që është apo s’është ligjore, cenim i pushtetit. Kur ti aty, aty ke të bësh me një hajdute. Është një hajdute sade, pavarësisht pjesës që për ne është shumë e rëndë…
    Kjo është edhe lëvizja në këtë rast, sepse për çfarë po fiton ai kohë? Ai po fiton kohë edhe në aspektin sepse nuk po dihet se si të reagojë, sepse një gjë e tillë i shkon, do i shkojë, ai po, po teston deri ku do i arrijë ky lak që po i ngushtohet dhe i ka vajtur deri te dera e kryeministrisë, apo deri te zyra e vet brenda, te zëvendësi i vetë. Kështu që në këtë aspekt, në çfarëdo lloj lëvizje, në çfarëdo lloj kohe largimi i tij është, nuk është, domethënë nuk është më një opsion politik. Është e pashmangshme domethënë nga qeveria që ai ka ndërtuar deri tani, ky lloj degradimi është i pashmangshëm dhe çdo ditë që kalon i shton kostot dhe jo zgjidhjet Ramës në këtë lloj situate që është.
    Ideja është duke marrë parasysh edhe të gjitha këto lëvizje që ju referuat dhe pak më herët, për shembull goditja e Erjon Veliajt që u përdor si term goditje, të gjitha këto kanë ardhur mbas periudhës Trump, mbas momentit që Trump ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë. Pra, qeveria republikane në SHBA, me sa duket e ka izoluar dhe këtë e kemi parë edhe nëpërmjet elementeve të tjerë, ne ka ardhur duke izoluar, izoluar, izoluar Ramën deri aty sa nuk po takohet më Rama. Rama nuk po takohet as me të ngarkuarën me punë që është në ambasadën e SHBA-së apo as me të dërguarin tjetër që ishte në një vizitë, në thonjëza, sekrete, që nuk u publikua, nuk bëri bujë në asnjë lloj medie. Më vonë u kuptua që kishte ardhur. Edhe deri te lëvizja e sotme që ndodhemi sot me, me dosjen që ka përparuar, ka ec, ka shtuar, është domethënë ritmi sa vjen edhe po, po, po rritet dhe Rama këtë gjë me sa duket e ka kuptuar. Qejf ne do kishim të ndodhte dje. Në mekanizmin analitik ngelet vetëm në vullnetin e Ramës.
    Rama në qoftë se do jetë aq i pjekur sa ta kuptojë situatën e vet që duhet të largohet tani apo nuk ka më çfarë i jep kësaj Shqipërisë, përveçse këtyre skandaleve, që këto skandale kanë sjellë dhe një degradim të Partisë Socialiste në vetvete. Mos ta harrojmë këtë gjë. Domethënë Edi Rama ka marrë në qafë përveç pjesën e shtetit që ka krijuar një, një parti-shtet, ku e ke politizuar administratën. Vjen edhe problemi që kur të bjerë Rama do na bjerë edhe shteti, sepse duke pasur gjithë elementët e punësuar në shtet, ka një farë, një farë problemi aty te kjo pjesë. Po edhe pjesa e Partisë Socialiste, Partia Socialiste është aset kombëtar i këtij shteti dhe në momentin që ky me sa duket do ta marrë me vete në rrënim e sipër edhe Partinë Socialiste, deri në momentin që këta zëra kritikë që kanë ekzistuar deri diku do marrin atë forcën dhe atë spunton që t’i, t’i dalin për zot për ta marrë edhe ata këtë, në dorë këtë, këtë gjë që do lërë Rama, që nuk është, nuk është gjë e mirë faktikisht për asnjërin.

  • Pazaret e errëta të pushtetit e dosja Balluku/ Zeneli: Rama po blen kohë, fundi i pashmangshëm!

    Pazaret e errëta të pushtetit e dosja Balluku/ Zeneli: Rama po blen kohë, fundi i pashmangshëm!

    Dosja “Balluku”, ku e pandehur është marrë numri dy i qeverisë jo vetëm që ka tronditur themelet e qeverisjes, por ka ekspozuar edhe një model të përsëritur të menaxhimit të skandaleve brenda mazhorancës.I ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, nën moderimin e Adi Krastës, gazetari Ardit Zeneli, shprehet se strategjia e kryeministrit në rastet e hershme të hetimeve të zyrtarëve të lartë, të vënë nën akuzë  është  një skemë të qartë, e cila tashmë duket se ka arritur në një pikë bllokimi.Zeneli theksoi se ndryshe nga rasti i fundit, në skandalet e mëparshme që përfshinin figura si Saimir Tahiri, Ilir Beqja apo Lefter Koka, kryeministri ka vepruar me qetësi, duke u dhënë kohë dhe mbrojtje bashkëpunëtorëve të tij.Kjo qasje, sipas gazetarit, ka kulmuar me një “pazar” të heshtur: zyrtarët pranojnë të vuajnë dënimin me burg, por në këmbim pasuritë e tyre nuk preken. “S’kemi parë asnjë nga këta figura që janë dënuar të cilit t’i jetë sekuestruar pasuria. Ata kanë pranuar lekët, edhe po mbajnë burgun”, u shpreh Zeneli, duke sugjeruar se ky model ka shërbyer për të mbyllur çështjet pa prekur pasurinë e përfituar në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, situata aktuale përshkruhet si një kurth “Catch-22” për kryeministrin, një term që përshkruan një situatë pa dalje. Nga pikëpamja juridike, provat, përfshirë mesazhet e zbardhura, konsiderohen tejet të rënda dhe implikuese. Politikisht, ndryshe nga rastet e tjera ku ka pasur një debat të hapur, çështja “Balluku” është shoqëruar me një heshtje thuajse totale mediatike, një tregues që sipas Zenelit, pushteti e kupton se e ka betejën të humbur në këtë front.Kjo krizë e brendshme thellohet edhe nga një izolim në rritje ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, ku takimet e nivelit të lartë për kryeministrin janë bërë të rralla. Përballë këtij presioni të shumëfishtë, lëvizja e paprecedentë e Këshillit të Ministrave për të ankimuar një vendim të GJKKO-së në Gjykatën Kushtetuese, për gazetarin Zeneli, shihet si një përpjekje për të fituar kohë, por që sipas tij, fundi i kësaj qeverisjeje, është i pashmangshëm.
    Dosja Balluku që ka tronditur jo vetëm themelet e qeverisë, por dhe të opinionit publik, duhet parë pak edhe më larg, pak më përpara për të arritur te kjo pjesë. Duke iu referuar edhe figurave të tjera të Partisë Socialiste apo të kolegëve të Edi Ramës që ai i ka promovuar gjatë gjithë kohës. Duke e marrë që nga fillimi, nga Saimir Tahiri, nga ministri i Brendshëm, më i suksesshmi i Edi Ramës, duke vazhduar dhe me Ilir Beqën, apo duke vazhduar dhe me Lefter Kokën, apo duke ardhur edhe tek Erjon Veliaj. Shikojmë që në rastin e dosjes Balluku, Edi Rama nuk është, nuk ka vepruar njësoj. Se po ta shikosh te të gjitha personazhet e tjerë ka pasur një linjë veprimi, ka qenë i qetë, i ka dhënë kohë, i ka marrë në mbrojtje, i ka dhënë mundësinë që si duket të pastrohet pjesët ku ai ka qenë i përfshirë. Edhe në fund ata kanë bërë ujdinë, pazarin që kanë vazhduar, kanë bërë burgun.

    Këta të ruajnë pasurinë, sepse s’kemi parë asnjë nga këta figura që janë dënuar nga, figura të Partisë Socialiste, kolegë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të zotit Rama, nuk kemi dëgjuar akoma që t’i jetë sekuestruar dikujt pasuria. Ato lekët që këta akuzohen dhe që dyshohet, të flasim në aspektin e fakteve, nuk, nuk janë gjetur, nuk dihet ku janë, nuk, nuk kanë pasur asnjëherë një adresë, apo të kenë pasur një sekuestrim nga ana e institucioneve shtetërore apo drejtësisë që ne presim. Prandaj, domethënë ata kanë bërë pazarin, ujdinë që kanë pranuar lekët edhe po mbajnë burgun dhe si duket fund për ata, pavarësisht në aspektin e Shqipërisë apo si ka ndikuar tek, tek shqiptarët. Rasti i Ballukut, rasti i Ballukut është shumë i veçantë. Edhe në aspektin, do ta quaja, quhet një Catch-22, është një shprehje angleze që tregon që ti, lëvizjet e tua që ti mund të bësh, opsionale, nuk të japin asnjëherë zgjidhje, nuk të afrojnë te zgjidhja, por gjithmonë të zhysin më thellë dhe të mbajnë tek ai rrethi vicioz, që ti në fund fare të ekspozojnë dobësinë tënde dhe nuk mund të, nuk mund të marrësh mbrapsht një feedback që të realizohesh.

    Catch-22 mund ta shohim edhe në tre aspekte. Edhe në aspektin juridik, apo dhe në aspektin politik, po edhe në aspektin cinik që Edi Rama e ka shumë qejf ta përdorë, e ka përdorur shpeshherë nëpër justifikimet e tij. Ta fillojmë te aspekti juridik. Në aspektin juridik kemi parë dosjen, nga ato, nga ato pasazhe që kanë dalë në media, kemi parë që akuzat janë shumë të rënda. Ka prova, mesazhet që, mesazhet deri në momentin që provohen quhen prova, përderisa prokuroria i ka dorëzuar, do të thotë që ato mesazhe ekzistojnë. Edhe ato tregojnë një, një lloj degradimi total në aspektin shtetëror, apo në aspektin institucional, apo në aspektin e hierarkisë shtetërore apo, edhe një gjë e tillë për shembull, ato lloj akuzash që ka Balluku, shumë shpejt, nuk, janë shumë të mëdha më duken, për shpatullat e një zëvendëskryeministri. Dhe Rama këtë gjë e ka kuptuar që këto akuza shumë shpejt do i afrohen dhe atij dhe mund të jenë dhe për atë nesër.

    Në aspektin politik, Catch-22 i Ramës është se ne kemi parë që në diskursin publik, nëpër panelet televizive, ndryshe nga rasti i Veliajt që edhe atje kishte një lloj censure, nuk ishte, nuk ishte shumë të dhëna, shumë fakte, nuk diskutohej shumë, por në një moment të caktuar filloi dhe plasi situata dhe për Veliajn edhe të gjithë flisnin. Edhe Partia Socialiste flisnin, edhe të tjerët flisnin, edhe analistët që ne pretendojmë se janë të paanshëm flisnin. Po në rastin e Ballukut kemi parë një, një situatë shumë, shumë të, të bllokuar, që kjo ka krijuar dhe një lloj shqetësimi, me sa duket brenda për brenda tyre, po e po, por edhe në aspektin e feedback-ut politik që marrin qytetarët. Nuk po shohim asnjëri që të flasë për Ballukun. Nuk ka emisione, nuk ka, shumë pak, këto ditët e fundit mund të shohësh ndonjë emision specifik për rastin e Ballukut. Pra edhe në aspektin politik, Rama këtë gjë e ka, e ka kuptuar që e ka të humbur, është i bllokuar edhe në aspektin politik.

    Në aspektin cinik pastaj, që e ka më shumë qejf. Kolegët tanë të emisionit Plug, emisionit investigativ Plug, kanë bërë disa, një punë shumë të mirë, shumë të shkëlqyer, kanë gjetur të dhëna fantastike për ne, pjesën e gazetarisë, se ato janë të dhëna dramatike për pjesën e shqiptarëve, se po i vidhen lekët me një dorë, me një të rënë të vjedhësh 50 milionë euro, janë shifra që ne i flasim tani kështu po ne shumë pak njerëz mund t’i kenë parë sa janë 50 milionë euro. Prandaj dhe ne nuk na duket se ne nuk e kemi idenë se çfarë, se sa është, se ç’ndodh. Tek ky projekti, mbas daljes nga njëra anë e tunelit. Edi Rama këtu ka qenë i involvuar vetë totalisht, duke shkuar, ka bërë nja dy-tre herë inaugurimin e asaj, atij tunelit atje, ka bërë reklamimin e atij, asaj pune atje, e ka mbrojtur atë punë atje. Dhe në këtë aspekt, është një pyetje e thjeshtë për Ramën. Ku është ura? Kemi dëgjuar tani edhe disa gazetarë të tjerë që po, po tregojnë që e kanë parë ata që kanë ndryshuar procedurat, po që edhe ura është hequr te procedurat e tjera. Po fakti që nuk e bëjnë transparente dhe pse duhet t’ua tregojnë gazetarëve individualisht një lloj fakti të tillë, sepse është akuzë shumë e rëndë.

    Edi Rama e ka kthyer qeverisjen e vet gjatë gjithë këtij 13 viteve, e ka qeverisur me anë të barcaletave. Se kemi dhe barcaletat e famshme ne që këtu duhet të ishte një urë, tha, e po i kishte dhënë lekët një tjetri. Tha, ma trego tha, ku është ura? Peja, tha, këtu tha. Po s’ka urë tha. Po e kishte marrë te shtëpia e vetë ai. Shiko te, po shiko më dhe jemi te shtëpia ime dhe kjo është ura. Si tha, po unë s’ishte heq kjo urë tha, s’do kishe shtëpi. Edhe në këtë rast, muhabeti i Ramës në këtë aspekt, e shoh që edhe cinizmi i tij në këtë rast ka, ka mbaruar. Është, është i mbaruar te ky aspekt.

    Shiko, çështja tani është se Rama nga veprimet që ai ka ndërmarrë, duket se po kërkon kohë. E vetmja, e vetmja lëvizje e Ramës që është duke bërë në këto momente është për të fituar kohë. Ku bazohet kjo? Kjo bazohet tek vendimi që nuk kishte ndodhur ndonjëherë që kryeministri, domethënë Këshilli i Ministrave, të ankimonte në Gjykatë Kushtetuese një vendim të gjykatës, të GJKKO-së në këtë rast, Gjykatës Speciale, e cila ishte shumë specifike, shumë e qartë te kërkesat, shumë ligjore dukej edhe në aspektin, biles u krijua dhe një konfuzion i madh që është apo s’është ligjore, cenim i pushtetit. Kur ti aty, aty ke të bësh me një hajdute. Është një hajdute sade, pavarësisht pjesës që për ne është shumë e rëndë…

    Kjo është edhe lëvizja në këtë rast, sepse për çfarë po fiton ai kohë? Ai po fiton kohë edhe në aspektin sepse nuk po dihet se si të reagojë, sepse një gjë e tillë i shkon, do i shkojë, ai po, po teston deri ku do i arrijë ky lak që po i ngushtohet dhe i ka vajtur deri te dera e kryeministrisë, apo deri te zyra e vet brenda, te zëvendësi i vetë. Kështu që në këtë aspekt, në çfarëdo lloj lëvizje, në çfarëdo lloj kohe largimi i tij është, nuk është, domethënë nuk është më një opsion politik. Është e pashmangshme domethënë nga qeveria që ai ka ndërtuar deri tani, ky lloj degradimi është i pashmangshëm dhe çdo ditë që kalon i shton kostot dhe jo zgjidhjet Ramës në këtë lloj situate që është.

    Ideja është duke marrë parasysh edhe të gjitha këto lëvizje që ju referuat dhe pak më herët, për shembull goditja e Erjon Veliajt që u përdor si term goditje, të gjitha këto kanë ardhur mbas periudhës Trump, mbas momentit që Trump ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë. Pra, qeveria republikane në SHBA, me sa duket e ka izoluar dhe këtë e kemi parë edhe nëpërmjet elementeve të tjerë, ne ka ardhur duke izoluar, izoluar, izoluar Ramën deri aty sa nuk po takohet më Rama. Rama nuk po takohet as me të ngarkuarën me punë që është në ambasadën e SHBA-së apo as me të dërguarin tjetër që ishte në një vizitë, në thonjëza, sekrete, që nuk u publikua, nuk bëri bujë në asnjë lloj medie. Më vonë u kuptua që kishte ardhur. Edhe deri te lëvizja e sotme që ndodhemi sot me, me dosjen që ka përparuar, ka ec, ka shtuar, është domethënë ritmi sa vjen edhe po, po, po rritet dhe Rama këtë gjë me sa duket e ka kuptuar. Qejf ne do kishim të ndodhte dje. Në mekanizmin analitik ngelet vetëm në vullnetin e Ramës.

    Rama në qoftë se do jetë aq i pjekur sa ta kuptojë situatën e vet që duhet të largohet tani apo nuk ka më çfarë i jep kësaj Shqipërisë, përveçse këtyre skandaleve, që këto skandale kanë sjellë dhe një degradim të Partisë Socialiste në vetvete. Mos ta harrojmë këtë gjë. Domethënë Edi Rama ka marrë në qafë përveç pjesën e shtetit që ka krijuar një, një parti-shtet, ku e ke politizuar administratën. Vjen edhe problemi që kur të bjerë Rama do na bjerë edhe shteti, sepse duke pasur gjithë elementët e punësuar në shtet, ka një farë, një farë problemi aty te kjo pjesë. Po edhe pjesa e Partisë Socialiste, Partia Socialiste është aset kombëtar i këtij shteti dhe në momentin që ky me sa duket do ta marrë me vete në rrënim e sipër edhe Partinë Socialiste, deri në momentin që këta zëra kritikë që kanë ekzistuar deri diku do marrin atë forcën dhe atë spunton që t’i, t’i dalin për zot për ta marrë edhe ata këtë, në dorë këtë, këtë gjë që do lërë Rama, që nuk është, nuk është gjë e mirë faktikisht për asnjërin.

  • Shkarkohet kryetari i Partisë Socialiste në Delvinë Izet Silaj, emërohet Nertil Boçi

    Shkarkohet kryetari i Partisë Socialiste në Delvinë Izet Silaj, emërohet Nertil Boçi

    Në Degën e Partisë Socialiste në Delvinë ka ndodhur një ndryshim i papritur në drejtim. Kryetari i deritanishëm i PS-së Delvinë Izet Silaj është shkarkuar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Nertil Boçi. Ende nuk dihen zyrtarisht arsyet e kësaj lëvizjeje, si edhe detajet mbi procedurën e ndjekur për zgjedhjen e kryetarit të ri.
     
    Nertil Boçi u prezantua sot në një takim të zgjeruar të strukturave të Partisë Socialiste në Delvinë, takim ku mori pjesë edhe deputeti i zonës, Ardit Bido. Pas prezantimit, deputeti Bido publikoi një reagim në rrjetet sociale, ku foli për arsyet e ndryshimit dhe qëllimet e reorganizimit të degës së PS në Delvinë.
     
    Ardit Bido shkruan:
     
    “Në Delvinë zhvilluam mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste, ku prezantuam kryetarin e ri të PS-së, Nertil Boçi. Ky ndryshim vjen me synimin për të rigjallëruar strukturat, për të forcuar organizimin dhe për të sjellë energji të re në punën e përditshme të partisë.
    Në këtë periudhë të vështirë për komunitetin, strukturat e PS Delvinë janë në terren, duke dëgjuar nga afër shqetësimet e qytetarëve dhe duke u qëndruar pranë për çdo zgjidhje.
    Qëllimi ynë është i qartë: të jemi afër njerëzve dhe të adresojmë nevojat e tyre me përgjegjësi dhe veprim.”
     
    Deri më tani,  nuk janë dhënë sqarime shtesë mbi arsyet e shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, ndërsa mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme nëse do ketë komunikime të tjera zyrtare.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb