Tag: social

  • Gonzato ia thotë troç Ramës: Të rinjtë po ikin! Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

    Gonzato ia thotë troç Ramës: Të rinjtë po ikin! Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

    Kryeministri Edi Rama organizoi sërish një tjetër konferencë sot për të shpjeguar se vendi është afër Bashkimit Europian.

    Por pavarësisht propagandës bajate të Edi Ramës, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ishte më i qartë kur tha se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të pasigurisë për punën, cilësisë së arsimit dhe korrupsionit.

    Gonzato theksoi se sipas tij mungon një sistem që bazohet tek merita.

    “Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numër 3 që do të çelet shumë shpejt.

    Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim, por edhe për kohezionin.

    Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjell dëshirën për të emigruar, sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vijë edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet.

    Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit. Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës,” tha ai.

  • Takimi për Ballkanin Perëndimor, si e ndikon forcimi i dialogut social tregun e punës

    Takimi për Ballkanin Perëndimor, si e ndikon forcimi i dialogut social tregun e punës

    Vendet e Ballkanit Perëndimor po ndjekin të njëjtën rrugëtim europian ku edhe sfidat e hasura I ngjajnë në një pjesë thelbësore njëra-tjetrës. Në takim i nivelit të lartë me disa prej institucioneve kryesore të Bashkimit Europian që do të mbahet në Tiranë synon pikërisht forcimin e dialogut social në tregun e punës si dhe politikat sociale të këtyre vendeve. Në një njoftim për shtyp lidhur me foksin e këtij takimi Fondacioni Evropian I Trajnimeve bëri me dije se cilat janë objektivat që do të ketë në fokus ky takim.“Komiteti Evropian Ekonomik dhe Social (EESC), Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF) dhe Eurofound po bashkojnë forcat më 3 prill në Tiranë për një ngjarje të nivelit të lartë të fokusuar në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit social efektiv në Ballkanin Perëndimor. E titulluar “Rritja e cilësisë së punës dhe jetës përmes dialogut efektiv social në Ballkanin Perëndimor” takimi do të bashkojë palët kryesore të interesit për të eksploruar sfidat dhe mundësitë në tregjet e punës dhe politikat sociale të rajonit.Aktiviteti do të ketë pjesë të tij përfaqësues të Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe tre institucioneve organizatore. Këto do të përfshijnë Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore e Shqipërisë; Olta Manjani, Zëvendës Ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë;  Silvio Gonzato, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Oliver Röpke, President i KESE, Pilvi Torsti, Drejtore e ETF dhe Ivailo Kalfin, Drejtor Ekzekutiv i Eurofoun” thuhet në njoftim.Lidhur më këtë event, Pilvi Torsti, Drejtore e ETF, shpjegoi se kjjo iniciativë nuk mund të vinte në një kohë më të mirë – si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.“Ajo vërtet nënvizon se sa të rëndësishëm janë partnerët socialë kur bëhet fjalë për shtyrjen përpara dhe mbajtjen e momentumit të reformave. Dialogu social nuk ka të bëjë vetëm me nxitjen e ekonomisë – është gjithashtu një nga mënyrat më të mira për të vazhduar mbështetjen afatgjatë të demokracisë dhe  mbajtjen e stabilitetit. ETF-së është plotësisht e angazhuar për të vijuar mbështetjen afatgjatë në rajon që ta bëjë dialogun social një bllok ndërtimi të politikave efektive dhe të qëndrueshme të aftësive dhe kualifikimeve” tha Torsti.Për Oliver Röpke, President i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) ky takim është një hap në kohë dhe i rëndësishëm drejt forcimit të dialogut social në Ballkanin Perëndimor. “Angazhimi i KESE-së për të mbështetur vendet kandidate për në BE është i bazuar fort në një dialog social të fortë dhe efektiv. Nuk është një luks apo një mendim i vonuar – është një gur themeli i të Drejtave Sociale Evropiane në ndryshimin e modelit social evropian. për të ndërtuar elasticitet dhe për të nxitur rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme Koha për ta integruar atë plotësisht, shumë përpara pranimit, është tani” shprehet ai.Sipas Ivailo Kalfin, Drejtor Ekzekutiv i Eurofound e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësie vendimtare për Evropën, veçanërisht në kontekstin e zgjerimit të BE-së.“Puna së bashku me partnerët socialë dhe aktorë të tjerë në fushën e marrëdhënieve industriale është thelbësore dhe kjo ngjarje ofron një mundësi kyçe në këtë drejtim. Eurofound është një qendër kyçe e njohurive për rolin e kushteve të punës në partnerin aktual social. analizat tona dhe praktikat më të mira sesi organizatat e punëtorëve dhe punëdhënësve mund të kontribuojnë në adresimin e sfidave kryesore të politikave në një vend” nënvizon ai.Një platformë për shkëmbim dhe veprim në nivel rajonal“Takimi do të nënvizojë sesi dialogu social mbështet tregjet elastikë të punës, kushte më të mira pune dhe tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital. Diskutimet do të fokusohen në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të punës, sigurimin e fuqisë punëtore me aftësitë e nevojshme dhe zgjerimin e mundësive për të rinjtë përmes iniciativave të tilla si Garancia për Rininë. Nisma është në kohën e duhur, pasi dialogu social është kyç për Ballkanin Perëndimor për të lundruar në tranzicionin ekonomik dhe pranimin në BE. Duke punuar së bashku, sindikatat, punëdhënësit dhe qeveritë mund të mbështesin parimet sociale dhe ekonomike të BE-së, siç theksohet në Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale dhe në Unionin e Aftësive. Partneritetet e forta trepalëshe, si dhe përfshirja e shoqërisë civile, janë vendimtare për adresimin e sfidave të punës dhe aftësive” nënvizohet në njoftim.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kompania xAI e Elon Musk “blen” rrjetin social X

    Kompania xAI e Elon Musk “blen” rrjetin social X

    Kompania xAI e Elon Musk bleu rrjetin social X sipas një postimi të bërë nga miliarderi i teknologjisë javën e kaluar. Përveç ngjashmërisë në emërtim, kompanitë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën për shkak të integrimit të chatbotit Grok të xAI në rrjetin social X.

    X u ble nga xAI përmes një transaksioni që përfshin të gjitha aksionet. Marrëveshja vlerësonte xAI me 80 miliardë dollarë dhe X me 33 miliardë dollarë. Dy kompanitë sipas Musk synojnë të kombinojnë të dhënat, modele, rrjetet kompjuterike dhe fuqinë punëtore.
    Postimi i bërë prej Musk ofron shumë pak informacion lidhur me motivet financiare pas marrëveshjes. X, ish rrjeti social Twitter, u ble nga Musk në 2022 për 43 miliardë dollarë.

    xAI, njëlloj si kompanitë lider të kësaj industrie, kanë ngritur financime muajt e fundit. Kombinimi i dy kompanive, përveç përfitimeve të mundshme që postimet e mediave sociale mund të kenë për trajnimin e AI, ndihmon në lehtësimin e një pjese të borxhit që Musk mori për privatizimin e Twitter.
    Miliarderi bëri një marifet të ngjashëm në vitin 2016 me Tesla, kur prodhuesi i makinave u bashkua me SolarCity për 2.6 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

  • Orban mbështet Le Pen: Jam Marine!

    Orban mbështet Le Pen: Jam Marine!

    Marine Le Pen dhe Viktor Orban

    BUDAPEST- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbështetur Marine Le Pen, e cila u dënua nga një gjykatë franceze sot me akuzën për shpërdorim të fondeve publike. Në rrjetin social “X”, Orban ka shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj koleges së tij.
     
    “Unë jam Marine”, ka shkruar Orban në “X” në frëngjisht, me etiketën e llogarisë zyrtare të Le Pen në të njëjtin rrjet social.
     

  • Trump tërheq kandidaturën e zgjedhur prej tij për ambasadore në OKB

    Trump tërheq kandidaturën e zgjedhur prej tij për ambasadore në OKB

    Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr nominimin e përfaqësuesit republikan nga Nju Jorku, Elise Stefanik, si ambasador në Kombet e Bashkuara.
    Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri amerikan përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social.
    “Ndërsa ne avancojmë axhendën tonë “Amerika e para”, është kritike që ne të mbajmë të gjitha vendet e republikanëve në Kongres”, shkruan Trump.

  • “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit prezanton programin për zgjedhjet e 11 majit

    “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit prezanton programin për zgjedhjet e 11 majit

    Mbrëmjen e djeshme, “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit prezantoi programin qeverisës me të cilin do të hyjmë në zgjedhjet e 11 majit.
    “Programi ynë është produkt i punës së rreth 50 ekspertëve dhe profesionistëve, të cilët kanë punuar 15 muaj për të studiuar rrugëdaljet nga kriza permanente.Mes shumë anëtarëve dhe mbështetësve të Lëvizjes, drejtuesja e eventit Ariela Zeneli ia dha fjalën drejtuesit shkencor të punës së grupit të programit, pedagogut të shkencës politike Sofokli Meksi. Pas tij aktivistët Redi Muçi, Jani Marka, Redi Kociaj dhe Bora Mema parashtruan katër shtyllat programore: shteti zhvillimor, shteti social, shteti i së drejtës dhe pjesëmarrja demokratike.Shqipëria ka nevojë për një transformim të madh ekonomik, social dhe demokratik. Lëvizja BASHKË ka planin e detajuar të mëkëmbjes së bujqësisë, industrisë, infrastrukturës, energjetikës e turizmit të qëndrueshëm. Po ashtu, duke luftuar korrupsionin dhe informalitetin, do të rrisim pensionet dhe kujdesin social mbi minimumin jetik, do të sigurojmë arsim dhe kujdes shëndetësor universal e cilësor, do të çojmë përpara politika të strehimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit. Për ne kanë rëndësi madhore edhe fuqizimi i ndarjes së pushteteve, sundimi i ligjit dhe lufta institucionale ndaj korrupsionit e kapjes së shtetit. Të gjitha këto parime e zotime nuk mund të realizohen pa demokratizimin e sistemit politik, pjesëmarrjen qytetare, rë drejtat në punë, barazinë gjinore, të drejtat e diasporës dhe një politikë të jashtme dinjitoze.Ky program ka për të qenë udhërrëfyesi ynë jo vetëm për 11 majin, por për dekadën e ardhshme. Lëvizja BASHKË do t’i përhapë idetë e saj në çdo qytet e fshat të Shqipërisë”, shkruan Lëvizja Bashkë në një postim në rrjetet sociale.

  • Shqipëria me nivelin më të lartë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik të varfërisë në Europë

    Shqipëria me nivelin më të lartë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik të varfërisë në Europë

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Rreth 48 për qind e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Shqipëri janë në rrezik të varfërisë vlerësoi një raport i fundit i Bashkimit Europian, i cili vlerësoi zhvillimet në arsimin e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Europë.
    Siç tregon grafiku i mëposhtëm fëmijët shqiptarë në rrezik të varfërisë janë më shumë se dyfishi i mesatares se BE-së  23,5%  me 2023.
    Sipas përcaktimeve të Eurostat, fëmijët konsiderohen të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social nëse ata jetojnë në familje me të ardhura që janë më pak se pragu 60 % i të ardhurave mesatare kombëtare.
    Gjithashtu ata konsiderohen në rrezik të varfërisë nëse vuajnë nga privimi i rëndë material dhe social, që do të thotë se familjet e tyre nuk munden të përballojë të paktën 7 nga 13 nevoja për një jetesë normale.
    Këto nevoja përfshijnë të pasurit mundësi të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta, të blejnë rroba të reja, të kenë dy palë këpucë që përshtatshme dhe te kenë mundësi të kalojnë një javë pushime larg shtëpisë.
    BE vlerëson se në mesin e fëmijëve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social është e zakonshme të gjesh familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar ose që jetojnë me një prind, ose fëmijë që kanë prindër me paga të ulëta ose të papunë.
    Krahasimi i Bashkimit Europian tregoi se Shqipëria kryesoi renditjen për nivelin e lartë fëmijëve në rrezik të varfërisë, e ndjekur nga Turqia dhe Mali i Zi.
    Ndër shtetet anëtare, në vitin 2023, përqindjet më të larta të fëmijëve nën moshën 6 vjeç në rrezik të varfërisë  e kishte Rumania  35.3%, Bullgaria 34,2% dhe Spanja 34,1%.
    Sllovenia është e vetmi vend europian që regjistron më pak se 10% të fëmijëve nën moshën 6 vjeç në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
    Në Çeki, Kroaci, Luksemburg, Holandë, Poloni, Finlandë dhe Norvegji 12-15% të fëmijëve nën 6 vjeç jetojnë në rrezik të varfërisë.
    Të dhënat tregojnë se përqindja e fëmijëve në moshën 0–5 vjeç që përballet me varfërinë ose përjashtimin social ka rënë në shumicën e vendeve evropiane që nga viti 2015. Serbia dhe Rumania spikasin me ulje prej 15.3 dhe 14.4 pikë përqindjeje përkatësisht secila .
    Rënie të treguesit kishte edhe në Bullgari, Letoni, Hungari dhe Mal të Zi. Në të kundërt, përqindja e fëmijëve në rrezik të varfërisë ose përjashtimi social është rritur me 8.9 për qind pikë në Turqi që nga viti 2015.

    Ndryshe nga Shqipëria një numër i madh vendesh në Europë promovojnë masa lehtësuese dhe  mbështetje për familjet që po rrisin fëmijë.
    Marrë nga Monitor

  • Bllokohet për disa orë X, rrjeti social i Elon Musk

    Bllokohet për disa orë X, rrjeti social i Elon Musk

    X, rrjeti social i Elon Musk i njohur më parë si Twitter , nuk funksionoi për disa orë mëngjesin e së hënës. Pati mijëra raporte të përdoruesve që nuk mund të hynin në platformë ose profilet e tyre. Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në problemin e aplikacionit, por ai filloi sërish punën në mëngjes vonë.
    A2 CNN raporton se kishte më shumë se 21,000 incidente të njerëzve që raportuan probleme me platformën në SHBA dhe më shumë se 10,800 incidente në Mbretërinë e Bashkuar, në faqen e internetit Downdetector (i cili mbledh raportet e përdoruesve në lidhje me keqfunksionimet e llojeve të ndryshme të teknologjive).
    Mosfunksionimet janë raportuar globalisht. Përdoruesit nga e gjithë bota kanë raportuar vështirësi në postimin, komentimin e përmbajtjes së të tjerëve dhe madje edhe aksesin në mjetet e menaxhimit të të dhënave në platformë.