Tag: social

  • Ç’ndodh me pasuritë e konfiskuara? Kryeadministratorja e AAPSK për projektin: Janë kthyer në burime të punësimit dhe zhvillimit social

    Ç’ndodh me pasuritë e konfiskuara? Kryeadministratorja e AAPSK për projektin: Janë kthyer në burime të punësimit dhe zhvillimit social

    Sot në Tiranë u zhvillua Konferenca Përmbyllëse e projektit “Toka Jonë”, një nismë novatore për ripërdorimin social të tokave të konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri.

    Projekti, i zbatuar nga COSV në partneritet me ANRD dhe CGM dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), u financua nga Komisioni Evropian dhe është zbatuar që nga viti 2022 në zona rurale si Shijaku dhe Tirana.
    Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rëndësinë strategjike që përfaqëson ky projekt për vetë misionin e agjencisë: “Projekti ‘Toka Jonë’ ka qenë më shumë se një ndërhyrje konkrete – ka qenë një eksperiencë e vlefshme mësimi, bashkëpunimi dhe rritjeje institucionale.”
    Ajo theksoi se falë këtij bashkëpunimi, toka të konfiskuara janë kthyer në burime të punësimit, zhvillimit social dhe integrimit për grupe të margjinalizuara në zonat rurale.
    Gjatë zbatimit të projektit, AAPSK është përballur edhe me sfida të rëndësishme, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar proceset e brendshme. Një prej tyre ishte përballja me problematika pronësie, e cila sipas znj. Xhaja “i dha shtysë agjencisë për të forcuar standardet e vlerësimit të riskut dhe për të garantuar më shumë siguri për organizatat dhe komunitetet që ndërtojnë mbi këto pasuri.”
    Xhaja theksoi gjithashtu se projekti ka ndihmuar në afrimin e AAPSK me standardet më të mira evropiane për qeverisjen e aseteve të konfiskuara, duke forcuar më tej partneritetin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.
    Në përfundim të fjalës së saj, Kryeadministratorja shprehu mirënjohjen për të gjithë partnerët e projektit dhe për Komisionin Evropian, duke ritheksuar angazhimin e AAPSK për të avancuar më tej në misionin e saj për përdorimin me qëllim social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe besimit qytetar tek institucionet publike.

    Top Channel

  • Strehimi social nis në korrik/ Ministri Gonxhe: Përfitojnë 1235 familje në 35 bashki, programi zgjat 2 vite

    Strehimi social nis në korrik/ Ministri Gonxhe: Përfitojnë 1235 familje në 35 bashki, programi zgjat 2 vite

    Strehimi Social, një program nga qeveria për mbështetjen me shtëpi apo rikonstruksionin e tyre, të individëve apo familjeve me të ardhura të ulëta, do të nisë zbatimin duke filluar që nga muaji korrik.

    Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, bëri të ditur se 1,253 familje do të jenë përfituese: “Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social! Me një vlerë financimi prej rreth 1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ky projekt do të adresojë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin. Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite”.
    Nga kjo mbështetje përfitojnë pensionistët e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike, familjet me një prind, familjet pa të ardhura.
    Ndër bashkitë ku do të zbatohen projektet më shumë janë Shkodër, Vau Dejës, Gjirokastër, Mat, Selenicë e Kamëz, të cilat përfshijnë mbështetje me shtëpi, rikonstruksion të banesave ekzistuese si dhe përmirësimin e infrastrukturës në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj.
    Vlera e financimit për të gjitha bashkitë në kuadër të këtij programi do të arrijë në nivelin e 1 miliardë lekëve.

    Top Channel

  • Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

    Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

    Si asnjëherë më parë, 1253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social.
    Lajmin e ndau ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Sipas tij, ky projekt do të adresojë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin dhe vlera e financimit kap shifrën e rreth 1 miliardë lekëve nga buxheti i shtetit.
    Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite.
    “Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social! Me një vlerë financimi prej rreth 1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ky projekt do të adresojë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin. Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, shkruan ministri Blendi Gonxhja.

     

  • Threads do të ketë mesazhet e saj direkte veçmas nga Instagram

    Threads do të ketë mesazhet e saj direkte veçmas nga Instagram

    CEO i Metas, Mark Zuckerberg, tha sot se rrjeti social Threads më në fund do të fillojë të testojë mesazhet direkte (DM) të dedikuar. Kjo do të thotë se përdoruesit e Threads nuk do të kenë më nevojë të përdorin Instagram-in apo të kalojnë në një aplikacion tjetër për të biseduar me dikë në platformë.

    Kompania fillimisht do ta testojë këtë veçori në disa vende të botës, përfshirë Hong Kongun, Tajlandën dhe Argjentinën, me plane për ta shpërndarë edhe në vende të tjera së shpejti. Veçoria e bisedës për momentin do të jetë e kufizuar vetëm në biseda një-më-një dhe jo në biseda në grup.
    Kjo ka të ngjarë të shihet si një zhvillim pozitiv për rrjetin social më të ri të Metas. Siç kishte vënë re më parë TechCrunch, shumë njerëz kanë ndjekës të ndryshëm në Threads krahasuar me Instagram-in. Për më tepër, ekziston mundësia që një pjesë e përdoruesve të Threads të mos e përdorin shpesh Instagram-in, nëse e përdorin fare.

    Vitin e kaluar, kompania po punonte për një prototip që lejonte përdoruesit të dërgonin mesazhe direkt në kutinë e Instagram-it nga aplikacioni Threads.
    Në vitin 2023, drejtuesi i Instagram-it, Adam Mosseri, tha gjithashtu se rrjeti social shpresonte që të mund ta bënte kutinë e mesazheve të Instagram-it të funksiononte edhe për Threads. Ai besonte se njerëzit kishin ndjekës të ngjashëm në të dy rrjetet sociale – gjë që nuk është gjithmonë e vërtetë.

    Kur Threads u lançua në korrik të vitit 2023, ishte shumë i varur nga Instagram, me opsione që i lidhnin menjëherë përdoruesit me miqtë dhe krijuesit në Instagram. Por pas më shumë se 20 muajsh ekzistence, kompania kuptoi se njerëzit po formonin lloj tjetër rrjeti në Threads, për shkak të natyrës së tij publike dhe ngjashmërisë me aplikacione të tjera me përmbajtje të shkurtër si X dhe Bluesky.
    Meta tha se vendosi të krijojë një hapësirë të dedikuar mesazhesh direkte sepse përdoruesit e Threads po kërkonin një mënyrë për të biseduar një-më-një pa pasur nevojë të kalojnë në një aplikacion tjetër.
    Megjithëse është lajm i mirë që Threads më në fund po sjell mesazhet direkte, kompania ka vonuar me lançimin e saj.
    Rivali i saj, rrjeti social Bluesky, prezantoi DM-të në maj 2024. Njoftimi i Metas gjithashtu vjen vetëm disa ditë pasi rrjeti X në pronësi të Elon Musk lansoi veçorinë e re XChat, me mbështetje për mesazhe në grup, mënyrën zhdukje (vanishing mode) dhe ndarjen e dokumenteve – për të përmirësuar eksperiencën e mesazheve direkte. /PCWorld Albanian

  • Universitet për të moshuarit, PLANI për të ngritur shkollë në Tiranë! Leksione në disa degë, pranohen deri në 80 ‘studentë’

    Universitet për të moshuarit, PLANI për të ngritur shkollë në Tiranë! Leksione në disa degë, pranohen deri në 80 ‘studentë’

    Foto ilustruese

    TIRANË- Qeveria ka vendosur të ngrejë ‘Universitetin për Moshën e tretë’. Po! Të gjithë personat mbi 50 vjeç do të mund të marrin shkollimin e lartë në Tiranë, në një universitet që do të japë mësim 80 persona në vit. 
    “Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit,”- thuhet në programin arsimor për vitin 2025-2030. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe e koordinuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) ka përgatitur “Planin Kombëtar të Veprimit për Moshën e Tretë, për periudhën 2025-2030”. Pikërisht në këtë plan shpaloset edhe vendimi për krijimin e një Universiteti për moshën e tretë.
    “Universiteti i Moshës së Tretë është një organizatë arsimore unike, inovative dhe globale për njerëzit e moshës 50 vjeç e lart. Ai u ofron të rriturve të moshuar mundësinë për të vazhduar mësimin dhe zhvillimin e tyre personal në një shumëllojshmëri të gjerë aktivitetesh dhe lëndësh përmes studimit me kohë të pjesshme dhe ndërveprimit social dhe kohezionin social. Për të moshuarit, lidhja sociale është veçanërisht e rëndësishme për të reduktuar faktorët e rrezikut si izolimi social dhe vetmia. Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit. Shembuj të ndërhyrjeve përfshijnë nismat e miqësisë me komunitetin dhe grupet mbështetëse, trajnimin e aftësive sociale, grupet e arteve krijuese, shërbimet e kohës së lirë dhe arsimore dhe programet e vullnetarizmit. Universiteti ju ofron mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, ndërveprim social dhe pjesëmarrje në komunitet. Kurset do të krijohen nga anëtarët për anëtarët dhe mbulojnë një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë artet, profesionet, gjuhët, historinë, shkencën, filozofinë, çështjet aktuale dhe më shumë,”-shkruhet në projekt.

    Sipas Ministrisë, kjo është një formë për angazhimin e të moshuarve që janë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht dhe të aftë profesionalisht, por që ndihmon shkollën dhe prindët. Vendimi është marrë pasi Ministria e Shëndetësisë se një hap i tillë, ka rezultuar i suksesshëm në Francë apo në Britani, pasi është luftuar vetmia dhe stimuluar ndërveprimi social dhe zhvillimi i njohurive të ndryshme pavarësisht moshës. Por deri më tani, plani është ende në letër pasi ende nuk ka asnjë vendim zyrtar se ku do të zhvillohet mësimi dhe cila do të jetë kurrikula nga e cila do të mësojnë të moshuarit./ZËRI
    DOKUMENTIN E PLOTË MUND TA LEXONI MË POSHTË ⇓
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Postuan filmimin e sherrit me të miturën në rrjetin social, nën hetim 5 bashkëmoshataret në Tiranë

    Postuan filmimin e sherrit me të miturën në rrjetin social, nën hetim 5 bashkëmoshataret në Tiranë

    Gjashtë vajza të mitura janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre, teksa pesë kanë publikuar edhe pamjet filmime në rrjetin social, dukshëm për të denigruar të miturën tjetër.
    Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik në Tiranë njoftuan sot se kanë marrë nën hetim në gjendje të lirë 5 vajzat e dyshuara, teksa referoi edhe materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj tyre.
    “Nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetase të mitura, pasi dyshohet se kanë publikuar në rrjete sociale një konflikt të ndodhur midis tyre me një tjetër shtetase të mitur”, bëri me dije policia e kryeqytetit.
    Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë edhe për adoleshentin F. B., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals, “me atë të cilit përdor shprehje fyese dhe denigruese për figurën e një 15-vjeçareje”.

  • Rrjeti social X lançon platformën e re të mesazheve quajtur XChat

    Rrjeti social X lançon platformën e re të mesazheve quajtur XChat

    Funksionaliteti i ri i mesazheve direkt në rrjetin social X, quajtur Xchat, ka filluar të lançohet për testuesit beta. Disa përdorues të X të cilët paguajnë për abonimet në platformë raportuan se kanë qasje në XChat.

    XChat është menduar si një version më i fuqishëm i mesazheve ekzistuese direkte të rrjetit social X. Disa funksionalitete që spekulohet se do të ofrohen nga XChat janë mesazhet në grup, enkriptimi fundor, modaliteti vanish, shkëmbimi i të dhënave dhe opsioni për të etiketuar mesazhet si të palexuara.
    Mesazhet gjithashtu do të mund të sigurohen me një kod PIN me katër shifra. Ditën e Enjte X njoftoi se do të ndërpriste enkriptimin fundor që siç duket sinjalizoi lançimin e XChat raportuar edhe nga disa insajderë të industrisë.

    Përdoruesit me pagesë kanë pasur qasje të kufizuar në mesazhet e enkriptuara. Që kur Musk e bleu Twitter, për ta ribranduar më pas në X, ka shprehur ambiciet për ta integruar enkriptimin fundor të nivelit të Signal në X. /PCWorld Albanian

  • Garuan të ndarë në zgjedhjet e 11 Majit! PSD ‘pajtohet’ me PS në Shkodër: Jemi bashkë!

    Garuan të ndarë në zgjedhjet e 11 Majit! PSD ‘pajtohet’ me PS në Shkodër: Jemi bashkë!

    PAMJE NGA MBLEDHJA

    SHKODËR-Sot Këshillit Bashkiak Shkodër i është kthyer normalitetit pas thuajse dy muajsh bojkoti nga PSD dhe PD. Partia Social Demokrate tashtë do të jetë në mbështetje të Partisë Socialiste. Anëtarja e PSD Rezarta Pode deklaroi se në zgjedhjet vendore të 2027 do të jenëi në mbështetje të PS.
    “PSD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të PS. Edhe pse në 11 maj garuam të vetëm, vazhdimësia do të jetë e përbashkët. Çdo projekt vendim i mirë për Shkodrën do të jetë në mbështetje të PS. Në zgjedhjet vendore të 2027 do të jemi në mbështetje të PS”, tha anëtarja e PSD Rezarta Pode.
    Në këtë mbledhje Partia Social Demokrate i ka dhënë votëbesim projekt vendimeve të bashkisë Shkodër, të cilat kishin mbetur pezull qoftë me fondet për kinema Republika, apo edhe menaxhimit të plazhit të Velipojës në krijimin e shoqërisë aksionere publike që do të menaxhojë hapësirat e plazhit.
    Këshilltarët e PS dhe PSD, me 28 vota pro i kanë hapur dritën jeshile tashmë nisjes së punës së kësaj shoqërie e cila do të bëjë menaxhimin e hapësirave për pushuesit në plazhin e Velipojës ndërkohë që opozita ka votuar kundër. Më pas këshilltarët kaluan një shtesë në buxhetin e vitit 2025, planin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor në Bashkinë Shkodër./ZËRI

  • Finiqi, Delvina dhe Saranda me numrin më të lartë për divorce në rang kombëtar

    Finiqi, Delvina dhe Saranda me numrin më të lartë për divorce në rang kombëtar

    Finiqi, Delvina dhe Saranda me numrin më të lartë për divorce në rang kombëtar
    Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e martesave në Shqipëri
     
    Në një Shqipëri ku modeli familjar po ndryshon me ritme të shpejta, bashkitë e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës kryesojnë renditjen kombëtare për nga shkalla më e lartë për divorce. Të dhënat më të fundit nga Censi i vitit 2023 mbi gjendjen civile hedhin dritë mbi një fenomen social me ndikim të thellë në strukturën e komuniteteve vendase.
     

     
    Sipas analizës së publikuar nga “Monitor”, Finiqi mban vendin e parë në rang kombëtar, me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, ndjekur nga Saranda dhe Delvina, të cilat shfaqin norma të ngjashme, rreth 22-25 divorce për 1 000 banorë. Këto shifra janë më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare, e cila llogaritet në 11-12 divorce për 1 000 banorë.
     
    Një Jug që po ndahet: emigracioni dhe turizmi si faktorë destabilizues
     
    Rritja e divorceve në këto tre bashki të Jugut nuk është e rastësishme. Ekspertët e shoqërisë civile dhe sociologët theksojnë se ky fenomen është pasojë e disa faktorëve të ndërthurur si:
     

    Emigracioni afatgjatë, që ka çuar në ndarje fizike dhe emocionale të familjeve.
    Flukset e mëdha turistike, që sjellin sezonalisht rritje të ritmit të jetës urbane, por edhe një destabilitet në marrëdhëniet familjare për shkak të natyrës kalimtare dhe shpesh stresuese të punës sezonale.
    Urbanizimi i përshpejtuar në këto zona, që shoqërohet me zhvendosje të vlerave tradicionale dhe prishje të mekanizmave mbështetës brenda komunitetit.

     
    Në krahasim, bashkitë e veriut të vendit si Hasi (2.9 divorce për 1 000 banorë) dhe Pusteci (4.3) shfaqin një realitet të ndryshëm, ku kultura tradicionale familjare, kohezioni shoqëror dhe mungesa e dinamikës urbane e mbajnë të ulët numrin e ndarjeve martesore.
     
    Bashkitë e mëdha ruajnë një mesatare të qëndrueshme divorci
     
    Nëse Tirana, Durrësi dhe Fieri shfaqin shifra që lëvizin pranë mesatares kombëtare, kjo lidhet me karakterin metropol të këtyre qyteteve. Në këto zona, divorci shihet si pjesë e një realiteti më të hapur social, ku roli i gruas në tregun e punës, pavarësia ekonomike dhe ekspozimi ndaj modeleve të ndryshme jetese e bëjnë më të zakonshme ndarjen e martesave.
     
    Pasojat sociale dhe nevoja për ndërhyrje institucionale
     
    Rritja e divorceve veçanërisht në Finiq, Delvinë dhe Sarandë shtron nevojën për rritjen e kapaciteteve të shërbimeve sociale, si:
     

    Mbështetje ligjore dhe psikologjike për prindërit e vetëm
    Strehim social dhe asistencë ekonomike për gratë dhe fëmijët që mbeten të pambrojtur financiarisht
    Fushata ndërgjegjësuese për menaxhimin e krizave në çift dhe promovimin e stabilitetit familjar

     
    Divorci nuk është thjesht një statistikë. Ai sjell pasoja të drejtpërdrejta në strukturën ekonomike të familjes, në mirëqenien e fëmijëve dhe në stabilitetin e komuniteteve të vogla. Studime të mëparshme kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar përballen me më shumë vështirësi në shkollë, rrezikohen nga izolimi social dhe janë më të ekspozuar ndaj sjelljeve problematike gjatë adoleshencës.

    Finiqi, Delvina dhe Saranda nuk janë vetëm destinacione turistike – ato janë gjithashtu tregues të transformimeve të thella sociale që po përjeton Shqipëria. Ndërsa këto zona modernizohen dhe hapen ndaj botës, sfidat e mbajtjes së familjes si një institucion i qëndrueshëm bëhen gjithnjë e më të mëdha. Dhe siç tregojnë shifrat, ndarja po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në jug të vendit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit

    Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit

    Sipas specialistëve, të moshuarit sot përballen me shumë sfida, që nga sëmundshmëria e lartë e deri te izolimi social.
    “Te të moshuarit, sëmundjet shfaqen në mënyra të ndryshme, mund të kesh pneumoni pa temperaturë. Mbivendosja e patologjive, humbja e aftësive funksionale, izolimi social është një nga faktorët më të mëdhenj të riskut. Geriatri merret me trajtimin e sëmundjes biologjike, por dhe jetesën sociale”, tha Ylli.
    Deri tani, në disa raste, ka qenë mjeku i familjes ai që ka kryer edhe rolin e mjekut geriatër.
    Aktualisht, në Shqipëri, mbi 20% e popullsisë mbi 65 vjeç, krahas sëmundjeve bashkëshoqëruese, kanë humbur edhe një aftësi, në të ecur apo shikim, ndërsa te ata mbi 80 vjeç, kjo përqindje shkon deri në 50%.
    Tv Klan