Tag: social

  • ‘RREZIK I LARTË’, Trump poston mesazhin në Truth Social dhe largohet nga Shtëpia e Bardhë. Avioni presidencial drejt Alaskës

    ‘RREZIK I LARTË’, Trump poston mesazhin në Truth Social dhe largohet nga Shtëpia e Bardhë. Avioni presidencial drejt Alaskës

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka postuar në platformën e tij Truth Social: “RREZIK I LARTË!!!”

    Trump sapo u largua nga Uashingtoni për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.

    LEXO EDHE: Takimi Trump-Putin: Vijat e frontit, armëpushimet, lëshimet territoriale

    Axhenda e tij zyrtare thotë se ai duhej të nisej në orën 13:45 me orën shqiptare (06:45 EDT, 11:45 BST) – por ende nuk është larguar.

    Autokolona po shkon tani drejt Bazës së Përbashkët Andrews, nga ku Trump do të fluturojë me Air Force One për në Alaska.

     

  • Strehimi social, gati udhëzuesi për bashkitë, çfarë duhet të mbajnë parasysh në planet 5-vjeçare

    Strehimi social, gati udhëzuesi për bashkitë, çfarë duhet të mbajnë parasysh në planet 5-vjeçare

    Bashkitë në të gjithë vendin do të duhet të kenë parasysh një sërë elementësh të rëndësishëm gjatë hartimit të planeve të reja 5-vjeçare të lidhura me strehimin social.Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi udhëzuesin që do të shërbejë si orientues për drejtoritë që kanë në ngarkim këtë çështje në bashki. Dokumenti mban parasysh kontekstin aktual të strehimit në vend, si dhe politikat e lidhura me identifikimin e nevojave reale që kanë bashkitë, grupet përfituese, mënyrat e financimit, buxhetimin e drejtë sipas gjetjeve reale nga terreni.Dokumenti, që mund të përdoret nga bashkitë, por edhe nga ekspertët e planifikimit urban apo edhe palë të tjera të treta, bën një përmbledhje të programeve aktuale për strehimin social. Konkretisht, këto programe përfshijnë: banesa sociale me qira; përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese; banesa me kosto të ulët; zhvillimi i zonës me qëllim strehimi; banesa të përkohshme; banesa të specializuara për grupe të veçanta (të moshuar, PAK, viktima dhune/trafikimi, etj.).Kategoritë që mund të përfitojnë aktualisht janë: strehimi (p.sh. të pastrehë, banesa që paraqesin rrezik, banesa të mbipopulluara); familjare (familje njëprindërore, të moshuar, familje me shumë fëmijë); sociale (PAK, jetimë, viktima dhune/trafikimi, komuniteti rom/egjiptian, LGBTI+ etj.); ekonomike (të ardhura të ulëta sipas përcaktimeve ligjore).Rezultati i pritshëm i respektimit të parimeve që evidenton ky udhëzues është që bashkitë të hartojnë plane realiste, të përshtatura me territorin, për të siguruar akses të drejtë dhe të përballueshëm në strehim, duke u bazuar në diagnozë të saktë të nevojave lokale dhe në bashkëpunim me sektorin privat.Udhëzuesi parashikon disa hapa për hartimin e Programit 5-vjeçar të Strehimit Social, ku i pari është ngritja e grupit të punës & plani i punës, së dyti vendosja e kontekstit. Së treti, analiza e thelluar, e cila ndalet në elementë si: Demografi & ekonomi: trende të popullsisë, profile sociale-ekonomike, grupet vulnerabël; tregu i banesave: çmimet, disponueshmëria, qiratë; nevojat për strehim social/të përballueshëm; dhe në fund oferta & trojet: inventari i stokut të banesave, tokat potenciale për ndërtim. Një tjetër hap janë projektet & monitorimi dhe më pas miratimi & zbatimi. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ME VD- Trump “arreston” Barack Obama-n

    ME VD- Trump “arreston” Barack Obama-n

    Donald Trump

    SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka postuar një video të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale në platformën e tij të mediave sociale, “Social Truth”. Në videon e krijuar nga Intelligjenca Artificiale, duket ish-presidenti Barack Obama që vendoset në pranga nga disa agjentë të FBI-së. E gjithë skena e krijuar nga roboti zhvillohet teksa Obama ishte i ulur pranë  presidentit amerikan në Zyrën Ovale.
    Ndërkohë në sfond luhet melodia e këngës “YMCA” nga Village People, e cila u përdor gjatë gjithë fushatës së Trump.

    Publikimi i videos vjen pasi Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe ata që ai i ka quajtur “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit më të lartë” kundër presidencës së tij në vitin 2016. Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump shpërndau një intervistë të ish-kongresistes dhe aktualisht drejtores së inteligjencës, Tulsi Gabbard, dhënë për televizionin Fox Neës, në të cilën flitet për informacione të “manipuluara dhe të fshehura” lidhur me ndërhyrjet e mundshme ruse në zgjedhje nga zyrtarë të administratës Obama.
    Por të ketë lidhje videoja me deklaratën?/ZËRI

  • Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

    Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

    “Bashkia Maliq është një nga përfitueset e programit të strehimit social për vitin 2025, me 39 familje që do të përfitojnë nga ndërhyrje për përmirësimin e banesave ekzistuese.” Kështu thuhet në një postim në rrjetet sociale nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke theksuar që projekti ka një vlerë totale prej 31,183,999 lekësh, dhe synon të rrisë cilësinë e jetesës për komunitetet më të varfra dhe të pafavorizuara, duke siguruar kushte më të denja banimi për familjet në nevojë.
    “Ky është një tjetër hap konkret drejt rritjes së kohezionit social dhe barazisë në aksesin ndaj shërbimeve bazë. Programi i strehimit social mbështet bashkitë që ndërmarrin nisma të prekshme për qytetarët, duke vendosur në qendër të politikave publike dinjitetin dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare”, thuhet në njoftimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Postimi
    Bashkia Maliq është një nga përfitueset e programit të strehimit social për vitin 2025, me 39 familje që do të përfitojnë nga ndërhyrje për përmirësimin e banesave ekzistuese. Projekti ka një vlerë totale prej 31,183,999 lekësh, dhe synon të rrisë cilësinë e jetesës për komunitetet më të varfra dhe të pafavorizuara, duke siguruar kushte më të denja banimi për familjet në nevojë.
    Ky është një tjetër hap konkret drejt rritjes së kohezionit social dhe barazisë në aksesin ndaj shërbimeve bazë. Programi i strehimit social mbështet bashkitë që ndërmarrin nisma të prekshme për qytetarët, duke vendosur në qendër të politikave publike dinjitetin dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

     

  • Studimi që do të të pëlqejë: Thashethemet përmirësojnë shëndetin mendor të grave!

    Studimi që do të të pëlqejë: Thashethemet përmirësojnë shëndetin mendor të grave!

    Një kërkim i fundit i publikuar në Social Psychological and Personality Science ka zbuluar diçka që shumë prej nesh e kemi ndjerë, por nuk e kemi thënë me zë të lartë: thashethemet, kur ndahen me mikeshat, janë të shëndetshme.

    Sipas studimit, thashethemet nuk janë vetëm fjalë që qarkullojnë për të tjerët, por luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve sociale, uljen e stresit dhe rregullimin emocional, sidomos tek gratë.

    Gjatë bisedave që duken të zakonshme, ndarja e informacionit, edhe kur nuk është thelbësor, ndihmon trupin të çlirojë oksitocinën, hormonin që lidhet me ndjesinë e mirëqenies dhe përkatësisë.
    Në thelb: një bisedë e ngrohtë me mikeshat përditë mund të jetë një terapi më vete!

    Dhe ndryshe nga sa mendohet, shumica e thashethemeve janë neutrale apo pozitive, jo domosdoshmërisht keqdashëse. Ato ndihmojnë në bashkëpunim dhe përçimin e informacionit social që ndihmon për të kuptuar më mirë njerëzit rreth nesh.

    Pra, herën tjetër që kap veten duke ndarë një “llaf të mirë”, mos u ndje në faj, ndoshta po kujdesesh për shëndetin tënd mendor.

  • 1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

    1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

    Banorët e më shumë se gjysmës së bashkive në vend, do të përfitojnë nga strehimi social për rikonstruksionin e banesës me buxhetin e shtetit.
    Nga 61 bashki në rang vendi, 35 prej tyre kanë përfituar nga programi i strehimit social për të ndihmuar familjet e varfra, banesa e të cilëve është në kushte të këqija.
    Në ministrinë e Ekonomisë, thonë se bashkitë e Shkodrës, Devollit dhe Vaut të Dejës, kanë numrin më të lartë të qytetarëve të cilët do të përfitojnë pothuajse një banesë të re të rikonstruktuar.
    “Ky program vjen në ndihmë familjeve që kanë një banesë në pronësi dhe që mund ta kenë në proces legalizimi, banesa e tyre ka probleme teknike ndërtimore, probleme të ndryshme si në çati, dyer, dritare, hidrosanitare, në termoizolim, probleme teknike ndërtimore që janë të domosdoshme që nëpërmjet buxhetit të shtetit, tashmë të gjitha këto familje i nënshtrohen restaurimit të banesës.
    Ndryshe nga vitet e kaluara shikojmë që numri i aplikuesve dhe përfituesve këtë vit është dyfishuar, 1253 familje, që i përkasin 35 bashkive të vendit”, tha Dardana Grabovaj, drejtore e Drejtorisë së Strehimit Social.
    Është 1 miliardë lekë fondi i vënë në dispozicion për rikostruksionin e plotë të banesave të përfituesve.
    Numri më i ulët i aplikuesve dhe përfituesve u përket bashkive Peqin, Sarandë dhe Tiranë.
    “Bashkitë të cilat kanë aplikuar, me numrin më të lartë janë bashkia Selenicë, Devolli, Librazhdi, Memaliaj, Mati, më pas vijnë të tjera në rënditje, me një fond prej 1 miliardë lekësh”, tha Grabovaj.
    Por kush mund të përfitojë nga ky program i cili hapet çdo vit?
    “Janë familje me ndihmë ekonomike, persona me aftësi të kufizuar, nëna kryefamiljare, emigrantë të rikthyer, familje që i përkasin minoriteteve rome dhe egjiptiane, të ardhurat e tyre janë të ulëta ose pa të ardhura fare”,sqaron Grabovaj.
    Aplikimet e reja pritet të hapen në fund të këtij viti.
    Tv Klan

  • Jetesa me ADHD dhe autizëm, ngjashmëritë dhe dallimet, një sfidë mes impulsit dhe rutinës

    Jetesa me ADHD dhe autizëm, ngjashmëritë dhe dallimet, një sfidë mes impulsit dhe rutinës

    Jetesa me ADHD dhe autizëm njëkohësisht mund të jetë një sfidë e përditshme mes nevojës për stimulim të vazhdueshëm dhe dëshirës për qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri. Këto dy gjendje neurozhvillimore shpesh bashkëekzistojnë te e njëjta person, por përballja me to kërkon kuptim të thelluar dhe mbështetje të personalizuar, sidomos në rastin e vajzave, të cilat shpesh shfaqin simptoma ndryshe nga djemtë dhe mbeten të padiagnostikuara për një kohë të gjatë.

    ADHD dhe autizmi janë çrregullime që ndikojnë mënyrën si personat mendojnë, mësojnë, ndihen dhe ndërveprojnë me të tjerët. Simptomat e tyre mund të përzihen apo mbivendosen, duke e bërë të vështirë diferencimin e saktë mes tyre. ADHD karakterizohet nga vëmendje e dobët, hiperaktivitet dhe impulsivitet, ndërsa autizmi paraqet vështirësi në komunikim social, sjellje të përsëritura dhe ndjeshmëri të shtuar ose të reduktuar ndaj stimujve sensorë.

    Dallimet mes dy gjendjeve janë të shumta, nga kontaktet me sy dhe ndërveprimi social, te përqendrimi dhe reagimi ndaj ndryshimeve. Megjithatë, ka edhe ngjashmëri të mëdha, si problemet me fokusin, emocionet intensive dhe ndjeshmëria ndaj zhurmave apo teksturave.

    Rreth 50-70% e personave me autizëm kanë gjithashtu edhe diagnozën e ADHD-së – një kombinim që shpesh etiketohet si AuDHD. Jetesa me të dyja gjendjet mund të krijojë ndërlikime shtesë, sidomos kur njëra maskon simptomat e tjetrës dhe çon në diagnoza të gabuara ose të vonuara. Kjo ndodh veçanërisht te vajzat dhe gratë, të cilat janë të prira të fshehin ose të maskojnë vështirësitë e tyre për t’u përshtatur me shoqërinë, duke i bërë simptomat më pak të dukshme për profesionistët shëndetësorë.

    Diagnostikimi kërkon një vlerësim të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë specialistë të fushës së zhvillimit dhe shëndetit mendor. Trajtimi është multidisiplinar dhe duhet të përshtatet sipas nevojave individuale të personit, përmes terapive sjellore, medikamenteve, mbështetjes arsimore dhe trajtimeve që ndihmojnë në rregullimin emocional dhe social.

    Qasja moderne ndaj jetës me ADHD dhe autizëm nuk synon “korrigjimin” e individit, por mbështetjen dhe fuqizimin e tij për të zhvilluar potencialin, duke respektuar neurodiversitetin dhe individualitetin e secilit.

  • Nxehtësia ekstreme dhe pasojat psikologjike, mjeku: Trupi zhvillon ankth dhe agresivitet, të moshuarit kanë frikë nga izolimi

    Nxehtësia ekstreme dhe pasojat psikologjike, mjeku: Trupi zhvillon ankth dhe agresivitet, të moshuarit kanë frikë nga izolimi

    Vapa e madhe sjell një ndjenjë humbje të kontrollit e cila është më e theksuar në ditë e nxehta, në të cilën gjithçka duket se na rrëshqet nga duart.

    Njerëzit, mjedisi, vetja jonë. Profesor Giuseppe Pantaleo, profesor i Psikologjisë Sociale në Universitetin Vita-Salute San Raffaele dhe drejtor i UniSR-Social.Lab, tregon për efektet e nxehtësisë ekstreme në gjendjen tonë psikologjike.

    Në kushte të tilla, mund të zhvillohen gjendje ankthi jo si frikë direkte, por si një ndjesi e thellë pasigurie. Kjo çon në një mbyllje mendore, me më pak fleksibilitet dhe elasticitet në të menduar. Është një reagim natyror ndaj një kërcënimi, që në nivel social mund ta quajmë edhe një formë egoizmi të shëndetshëm. Por nxehtësia ekstreme që zgjat disa ditë nuk është diçka që mund ta zgjidhim lehtësisht, dhe për pasojë, ankthi nuk gjen lehtësim. Ai përforcon ndjenjën e humbjes së kontrollit: na duket sikur gjithçka na del nga duart njerëzit përreth, ambienti, vetvetja.”

    A preken të gjithë njerëzit njësoj?

    “Po, edhe ata që zakonisht janë të qetë dhe nuk janë të prirur për konflikt mund të bëhen më të irrituar, më agresivë dhe më intolerantë. Nxehtësia krijon një nevojë për përgjigje të menjëhershme, sepse mendja kërkon pika referimi. Kjo buron nga pasiguria që përmenda më parë: nuk jemi në gjendje të kemi një perspektivë afatgjatë, dhe përkohësisht humbasim besimin në të ardhmen. Horizonti ynë ngushtohet gjithnjë e më shumë.”

    Si mund të reagojmë?Ndikimi

    “Është thelbësore të ndjekim këshillat e mjekëve për shëndetin fizik dhe atë mendor. Kjo na jep një ndjenjë sigurie, duke parandaluar hyrjen në një rreth vicioz: sa më shumë rritet ankthi, aq më shumë ngrihet edhe temperatura e trupit, sepse emocionet nxisin aktivizim fizik. Trupi mobilizon më shumë energji, çka çon në prodhim të shtuar të nxehtësisë e dobishme kur duhet të përballojmë një sfidë, por e dëmshme kur është e panevojshme. Sa i përket të moshuarve apo personave të vetmuar, është shumë e rëndësishme të shmanget izolimi social edhe vetëm përmes marrëdhënieve të mira me fqinjët.”

    A ndikon kjo edhe te të rinjtë?

    “Po, dhe ndjeshëm. Ajo që quhet ‘eko-ankth’ është shumë e përhapur tek të rinjtë. Ekziston një frikë reale se ndryshimet klimatike vetëm do të përkeqësohen, për shkak të mungesës së veprimeve të forta. Në të gjitha situatat që përshkruam, është thelbësore të përpiqemi të rikthejmë qetësinë mendore — vetëm kështu mund të projektojmë veten në të ardhmen me më shumë besim.”

  • 1 mld lekë për strehimin social, përfitojnë 1.253 familje në 35 bashki. Zbatimi i programit në korrik

    1 mld lekë për strehimin social, përfitojnë 1.253 familje në 35 bashki. Zbatimi i programit në korrik

    Mbi 1200 familje do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit social. Sipas ministrisë së Ekonomisë, 35 bashki janë shpallur fituese me një vlerë investimi rreth 1 miliard lekë nga buxheti i shtetit.

    “Përfitojnë 1.253 familje të ardhura nga bashkitë e vendit, të miratuar me vendim të këshillit bashkiak. Padyshim numri i tyre ka qenë dyfishi i tyre, por në zbatim të kontrollit që është bërë nga komisioni i vlerësimit ka rezultuar se 1.253 familje që do t’i nënshtrohen restaurimet të banesave. Vitet që kemi lënë pas kanë qenë vite të cilët përfitues kanë qenë rreth 700-800 familje, ndërkohë ketë vit kemi të bëjmë me një dyfishim të saj. Për 1.253 familje është miratuar një fond prej 1 miliard lekësh”, deklaroi drejtoresha e Strehimit Social, Dardana Grabovaj.

    Sipas Drejtoreshës së Strehimit Social, Dardana Grabovaj, Ministria e Ekonomisë ka përzgjedhur edhe individët përfitues të cilët vijnë kryesisht nga shtresat në nevojë.

    “Ky është një program i cili i vjen në nevojë familjeve me ndihmë ekonomike, nënave kryefamiljare, të moshuar, vetmuar, familje më persona me aftësi të kufizuar, familje, emigrantë të rikthyer, pra janë kategori sociale për të cilat të ardhurat e tyre janë të ulëta, po dhe fare. Financimi do të fillojë korrik-gusht dhe zhvillimi i projektit po në këto muaj radhazi” tha ajo.

    Për të 35 bashkitë që janë shpallur fituese do të alokohen fondet nga ministria e Ekonomisë. Më pas nis procedura nga bashkitë për prokurimet dhe tenderimet dhe menjëherë fillojnë punimet tek secila banesë e përzgjedhur.

  • Teherani reagon pas deklaratave të Trump në lidhje me Khamenein

    Teherani reagon pas deklaratave të Trump në lidhje me Khamenein

    Teherani e përshkroi si mungesë respekti dhe të papranueshme deklaratën e Donald Trump në lidhje me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e kritikoi presidentin amerikan, i cili pretendoi se, megjithëse ushtria e tij ‘i dha një goditje të rëndë’ Iranit, sipas tij, ishte Khamenei që siguroi që vendin të shpëtonte nga një ‘vdekje e tmerrshme’.

    “Nëse Presidenti Trump dëshiron vërtet të bëjë një marrëveshje, ai duhet të lërë mënjanë tonin e papranueshëm dhe mungesën e respektit ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei-t të madh, dhe të ndalojë së lënduari miliona mbështetës të tij të sinqertë,” theksoi Araghchi nëpërmjet platformës X.

    “Populli i madh dhe i fuqishëm iranian, i cili i tregoi botës se regjimi izraelit nuk kishte tjetër zgjidhje veçse të vraponte te ‘babai’ për të shmangur shkatërrimin nga raketat tona, nuk i vlerëson kërcënimet dhe fyerjet,” shtoi ministri, duke nënvizuar se “vullneti i mirë lind vullnet të mirë, dhe respekti lind respekt.”

    Kujtojmë se Trump kritikoi Teheranin përmes rrjetit social Truth Social, duke pretenduar se Irani “gënjeu” lidhur me shkallën e dëmit të shkaktuar nga bombardimet në objektet bërthamore gjatë luftës 12-ditore me Izraelin.

    “E dija saktësisht se ku ndodhej dhe nuk do ta lejoja Izraelin, as forcat amerikane – më të fuqishmet dhe më të mëdhatë në botë – të i jepnin fund jetës,” u shpreh presidenti amerikan në rrjetin social.

    “E shpëtova nga një vdekje e tmerrshme dhe as nuk ka nevojë të thotë faleminderit, President Trump!”, përfundoi ai me një ton triumfues. Syri.net-CNN.gr